rinia Archives - Albeu.com

Blushi: Rinia ka zgjedhur, se cila është partia që i jep zë, forcë dhe mundësi për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka postuar në faqen e tij në facebook një mesazh mirëseardhje per te rinjtë që janë anëtarësuar në PL.

“Rinia shqiptare ka zgjedhur! Ajo e di se cila është partia që i jep zë, forcë dhe mundësi për të ndërtuar të ardhmen që meriton në Shqipëri”, shkruan Blushi.

Postimi i Blushit:

MIRËSEVINI në partinë e Rinisë!

Pata kënaqësinë e madhe t’u dorëzoja kartën e anëtarësimit Klavias, Danielit, Klevisit, Stejsit, Samuelit, Manuelës, Erandit dhe dhjetëra të rinjve të tjerë që për herë të parë i bashkohen me besim Partisë së Lirisë!

Rinia shqiptare ka zgjedhur!

Ajo e di se cila është partia që i jep zë, forcë dhe mundësi për të ndërtuar të ardhmen që meriton në Shqipëri.

Shtohemi, vitalizohemi dhe fuqizohemi çdo ditë! Me energji dhe vlera të reja, ne mezi presim ta rikthejmë Shqipërinë në shtëpinë e të rinjve!

Dyert tona janë të hapura për çdo të ri që dëshiron të jenë pjesë e vendimmarrjes dhe të realizojë ëndrrat nëpërmjet 5 Prioriteteve tona madhore për 4 milion shqiptar plus.

Bashkë vrapojmë të sigurtë drejt fitores më 11 Maj, kur Ndryshimi do të vuloset edhe nga votuesit për herë të parë!

The post Blushi: Rinia ka zgjedhur, se cila është partia që i jep zë, forcë dhe mundësi për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Sot, Dita e Rinisë, por ku janë të rinjtë?! 570 mijë më pak në dy dekada
8 Dhjetori, Dita e Rinisë në Shqipëri, kujtohet si një moment historik, kur një grup studentësh e pedagogësh të Universitetit të Tiranës, në vitin 1990, u bënë protagonistë të kthesës së madhe historike, për ndryshimin e regjimit diktatorial.

Ishin kohë ëndrrash dhe shpresash të mëdha. Në fakt, shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë. Vendi, shumë më i lirë se më parë, ka ecur përpara, është hapur me botën, ekonomia është rritur e diversifikuar. Të rinjtë e sotëm janë shumë më ndryshe se në atë kohë, kanë pa fund mundësi e zgjedhje se më se 30 vite më parë. Ambiciet e tyre janë shtuar, por edhe pritshmëritë për të ardhmen gjithashtu. Dhe aspiratat e të rinjve janë thelbësore për investimet e tyre në kapitalin njerëzor, zgjedhjet arsimore dhe rezultatet e tregut të punës.

Por, në këto tri dekada, realiteti nuk duket t’i jetë afruar ambicies së të rinjve. Ata, me shumicë, po rezultojnë se kanë zgjedhur t’i përmbushin ato diku tjetër. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2022, grupmosha 0-24 vjeç përbënte vetëm 30% të popullsisë, nga gati 50% që ishte në 2011 (e dhëna më e hershme që është e disponueshme nga INSTAT). Në shifra janë rreth 570 mijë të rinj e fëmijë më pak se dy dekada më parë (nga 1.42 milionë në 2001 në 827 mijë në 2022- shiko grafikun).

Arsyet janë të shumta. Një prej tyre është plakja graduale e popullsisë, një tendencë deri diku normale që ka ardhur me zhvillimin e vendit dhe ndryshimin e stilit të jetesës. Efektin më të lartë po e jep emigracioni, i cili, jo vetëm që nuk është ndalur, por pas vitit 2016 është përshpejtuar, me mbi 70% të të ikurve që janë të moshës nën 24 vjeç, siç ka rezultuar nga të dhënat e azilkërkuesve që raporton Eurostat. Largohen familjet me fëmijë e krahas tyre, edhe të rinjtë që përndryshe do të kishin krijuar familje në vend. Një studim i fundit tregoi se janë rreth 17 mijë studentë që studiojnë jashtë dhe nuk kanë ndër mend të kthehen.

Shkaqet duhet të shihen të ndërlidhura zinxhir. Ato fillojnë që me sistemin e edukimit. Të dhënat e fundit të “PISA 2022”, një studim ndërkombëtar që u fillua nga OECD në 1997, gjeti se Shqipëria pozicionohet e parafundit në rajon për aftësitë e nxënësve për lëndën e matematikës, leximit dhe shkencës, të cilat janë përkeqësuar, duke lënë pas vetëm Kosovën, që është një shtet i ri dhe pa shumë traditë për vetë të kaluarën e tij historike.

Pandemia është vetëm një justifikim, pasi nga vlerësimi i ecurisë së nxënësve në matematikë krahasuar me programin PISA 2018, Shqipëria ka një rënie prej 69 pikësh, më e larta ndër 80 shtetet e testuara. Shumë familje të shtresës së mesme po largohen, duke zgjedhur të sakrifikojnë për të arsimuar fëmijët e tyre jashtë vendit. Edhe financimet e qeverisë për arsimin, duket se paraprijnë rënien e cilësisë së shkollimit.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se shpenzimet për këtë sektor, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), ranë me 0.2 pikë përqindje në 2022 me bazë vjetore, duke zbritur në 2.9% të PBB, nga rreth 5% që është mesatarja e Bashkimit Europian.

Fondet për kërkim e zhvillim, një instrument që krijon mundësi për të rinjtë, janë më të ulëtat në Europë në raport me madhësinë e ekonomisë. Mungesa e investimeve në kapitalin human është një nga arsyet kryesore, që jo vetëm po demotivon të rinjtë, por dhe po ndikon negativisht në produktivitetin e ekonomisë.

Kjo na çon te faktori tjetër, ai i tregut të punës. Shqipëria vijon të ketë pagën mesatare më të ulët në Europë, që është një reflektim i modelit ekonomik të deritanishëm, ku avantazhi kryesor ka qenë krahu i lirë i fuqisë punëtore.

Vendet e reja të punës vijojnë të jenë më së shumti në sektorë të pakualifikuar, që po refuzohen nga të rinjtë e sotëm ambiciozë. Punonjësit e kualifikuar, sipas agjencive të rekrutimit dhe ekspertëve të tregut të punës, po largohen në emigracion.

Politika, e vjetër apo e re, është zhgënjimi i radhës i të rinjve. Klasa politike, e mbërthyer në skandal pas skandali, nuk po ngjall më shpresë.

Është e vërtetë që Shqipëria e sotme është më mirë se Shqipëria e fillim viteve 1990. Por, po kaq e vërtetë është që Shqipëria e sotme është shumë larg asaj që priste një student i vitit 1990.

Ndryshe nga energjia e viteve ’90, reagimi i heshtur që ata po zgjedhin është emigracioni. Justifikimi që kjo ndodh në të gjithë vendet e Europës Lindore dhe se nuk mund të konkurrojmë me pagat e Gjermanisë zbehet në momentin që krahason shifrat e ikjes në raport me popullsinë, ku Shqipëria renditet me vendet që sot janë në luftë!

Të rinjtë janë burimi i parë i shpresës për një të ardhme më të mirë, janë shtylla kurrizore e çdo shoqërie, përfaqësojnë më të mirën e së tashmes dhe të asaj që do të vijë.

Atyre duhet t’u ofrohet perspektivë, duke përfshirë punë cilësore dhe mundësi arsimimi dhe trajnimi për Shqipërinë e së ardhmes dhe të mbështetet pjesëmarrja e të rinjve në shoqëri, si forma më e mirë për të ndalur hemorragjinë që ka përfshirë sot vendin. /Monitot

The post Sot, Dita e Rinisë, por ku janë të rinjtë?! 570 mijë më pak në dy dekada appeared first on Albeu.com.

Sekreti i rinisë fshihet pas kësaj recete, mësoni si të dukeni më e re në mënyrë natyrale
Përpara se të aplikoni maskën e mëposhtme në fytyrë , duhet ta kontrolloni fillimisht në pjesën e brendshme të krahut. Në rast se nuk ka pasur reagim negativ nga maska ​​gjatë ditës, do të mund ta aplikoni lirshëm në fytyrë.

Këtu janë përbërësit për recetën, si dhe udhëzime të hollësishme për ekzekutimin dhe përdorimin e saj.

Përbërësit e recetës

1 deri në 2 tableta aspirinë

Pak ujë

1 lugë çaji mjaltë

Shkrini pluhurin e aspirinës në një tas qelqi.

Shtoni disa pika ujë dhe përzieni.

Më pas shtoni një lugë çaji mjaltë dhe përzieni mirë të gjithë përbërësit.

Përdorimi i saj

Aplikojeni maskën në një fytyrë të pastër dhe mbajeni për rreth dhjetë minuta.

Pas kësaj lani fytyrën me ujë.

Në fillim të trajtimit duhet ta përdorni këtë maskë 2-3 herë në javë.

Më vonë do të jetë e mjaftueshme vetëm një herë në javë.

Pas dhjetë ditësh, do të vini re rezultate fantastike: lëkura e fytyrës tuaj do të restaurohet, inflamacioni dhe njollat ​​do të zhduken dhe poret do të fshihen.

Nuk do ta shihni efektin e plotë të kësaj maske menjëherë, por 3-4 orë pas aplikimit.

Jini të durueshëm, përdorni rregullisht dhe lëkura juaj do të jetë e pastër dhe me shkëlqim si kurrë më parë!

The post Sekreti i rinisë fshihet pas kësaj recete, mësoni si të dukeni më e re në mënyrë natyrale appeared first on Albeu.com.

Trondit Artan Hoxha: Të rinjtë shqiptarë janë lënda e parë e grupeve kriminale
Gazetari i ABC, Artan Hoxha i futuar në Vetting ka bërë një thirrje për një ndërhyrje urgjente, pasi sipas tij nuk mjaftojnë vetëm orët sensibilizuese nëpër shkolla, por janë shembujt e rrjeteve sociale ato që ndikojnë negativisht tek të rinjtë.

“Më është dashur që ta shoh me sytë e mi anë e kënd globit shqiptarë dhe për të kuptuar që ne nuk mund të përballemi me policë që mund të paguajmë 500 dollarë në muaj me trafikantë të këtij niveli që bëjnë karshillik qyteteve tona, resorteve tona që kanë makina më të bukura, që kanë lokale me të bukura luksoze që kanë vilat më të bukura. Padiskutim ekspozimi i jetës së tyre është marketing më i mirë për botën e krimit, pra në një situatë të tillë ne duhet që në mënyrë emergjente në mënyrë urgjente të ndryshojmë qasjen ndaj kësaj situate. Duhet sa nuk është vonë një minutë e më orare të marrim frenat e situatës dhe minimalisht të fillojmë të kurojmë një sëmundje e cila po merr përmasat e tumorit që të mos përfundoj në një tumor sëmundje e pashërueshme ne do të reagojmë ende sa kemi kohë dhe duhet bërë sa më parë. Nuk bëhet me propagandë nuk bëhet me ato reagimet shabllone nëpër shkolla që persona nga jeta publike shkojnë e ju flasin atyre dhe sapo të dalin nga dera e shkollës fëmijët hyjnë të gjithë nëpër rrjetet sociale e shikojnë videot, klipet e njerëzve që vijnë nga bota e krimit apo që financojnë nga bota e krimit. Nuk mund të bëjmë një orë leksion të kujtdo personazhi publik në një ambient shkolle të zëvendësojë 23 orët e tjera të cilat ata kanë marrë informacion në mënyrë të vazhdueshme, të padiskutueshme dhe këtë herë janë bombarduar nga marketing që lëshon bota e krimit”.

Sipas gazetarit Hoxha rinia shqiptare sot ndodhet e paorientuar dhe në mes të 4 rrugëve: “Më vjen keq duhet ta bëj këtë prognoz që më teper është disfatiste por realiteti është për fat të keq me këtë ngjyrë por është drejt ngjyrës ster të zezë. Nuk e di sa shanse kemi aktualisht por nëse do të vazhdojmë në këtë formë do ti minimzojmë edhe ato pak shanse që kemi për ta shpëtuar të ardhmen e vendit tonë pra duke shpëtuar vendin sot ne do të shpëtojmë të ardhmen e vendit tonë. Duke e lënë rinin sot në dëshpërim pa zgjidhje me ëndrra të parealizuara dhe në mes të 4 rrugëve dhe dashur pa dashur e kemi dhënë lëndën e parë krimit të organizuar”.

The post Trondit Artan Hoxha: Të rinjtë shqiptarë janë lënda e parë e grupeve kriminale appeared first on Albeu.com.

Këto ushqime ju bëjnë të dukeni më të rinj
Plakja është një pjesë e jetës dhe nuk mund të shmanget. Gjithsesi, ushqimet qe ju konsumoni ndihmojnë që këtë fazë të jetës ta kaloni sa më shëndetshëm. Ja disa ushqime që ju ndihmojnë të dukeni më të rinj.

Vaj ulliri ekstra i virgjër

Vaji i ullirit është një nga yndyrnat më të shëndetshme në botë. Shumë studime të kryera rreth efekteve që ai ka tek shëndeti i organizmit kanë vërtetuar se konsumimi i tij parandalon sëmundjet që lidhen me plakjen. Vaji i ullirit arrin të ulë tensioni e gjakut, eliminon rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, si dhe ndihmon sistemin tretës dhe mund të funksionojë në luftimin e qelizave turmoriale. Përveç këtyre vetive, vaji i ullirit nëse përdoret dhe si një hidratues për lëkurën e bën atë më të shndritshme dhe të shëndetshme. Madje mund ta mbrojë dhe nga ekspozimi i rrezeve të dëmshme të diellit.

Çaji jeshil

Çaji jeshil është si një paketë e mbushur me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e trupit ndaj radikalët e lirë. Gjithashtu ky produkt është i pasur me polifenolë, të cilët ndihmojnë në parandalimin e diabetit, rezistencën ndaj insulinës, inflamacionin dhe sëmundjet e zemrës. Nga ana tjetër këto substance arrijnë të ruajnë përqindjen e kolagjenit në trup, që është proteina e cila mbron lëkurën.

Salmoni

Peshqit si salmoni janë të pasur me omega 3, një substancë e cila ndihmon trupin kundër sëmundjeve të zemrës, inflamacionin dhe ulcerës së kolitit. Gjithashtu salmoni ka substanca të cilat ndihmojnë në rininë e lëkurës.

Çokollata e zezë

Antioksidantët që gjenden tek çokollata e zezë janë më të fortë sesa ato që përmbajnë boronicat apo thanat. Studimet vërtetuan që përdorimi i saj arrin të ndihmojë trupin në uljen e presionit të gjakut, rrit sensivitetin e insulinës dhe përmirëson funksionimin e arterieve. Gjithashtu flavonoidëd që gjenden tek çokollata e zezë ruajnë lëkurën nga ekspozimi i diellit, që është një nga faktorët kryesorë të plakjes së lëkurës.

Perimet

Perimet janë të mbushura me substance të shëndetshme dhe nuk kanë shumë kalori. Ato përmbajnë dhe antioksidantë të cilët ulin rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës, kataraktit dhe qelizave kanceroze. Disa perime përmbajnë karoteniode si beta karroteni. Këto substanca mbrojnë lëkurën nga radiatimi ndaj diellit dhe radikalët e lirë të cilët ndikojnë tek plakja e lëkurës. Perime gjithashtu përmbajnë vitaminën C, që ndikon tek prodhimi i kolagjenit.

Farat e linit

Farat e linit nëse konsumohen shpesh arrijnë ti japin organizmit lignane që ndihmon në uljen e kolesterolit, nivelin e lartë të sheqerit dhe ulin probabilitetin e prekjes nga tumoret e gjirit dhe prostatës.

Shega

Shega është një nga frutat më të shëndetshme. Antioksidantët që përmbajnë shegët madje janë më të fuqishme sesa ato që ndodhen në çajin jeshil. Shegët ndihmojnë në uljen e inflamacionit, dhe dëmet që shkakton niveli i lartë i gjakut

Avokadot

Avokadot janë të pasur me fibër të shëndetshme, dhe shumë vitamina dhe minerale që luajnë rol kyç në shëndetin e organizmit. Për më tepër, avokadot përmbajnë polihidroksilate që ndihmojnë në reduktimin e prekjes nga inflamacioni. Gjithashtu konsumimi i avokados mbron lëkurën nga dielli dhe rregullojnë AND-në e dëmtuar./albeu.com

The post Këto ushqime ju bëjnë të dukeni më të rinj appeared first on Albeu.com.

Këngëtarja shqiptare zbulon “sekretin” e rinisë, ikonë e skenës dhe e modës në vitet ’80-’90 (FOTO LAJM)
Liljana Kondakçi është një ndër këngëtaret më të pëlqyera nga shumë breza. Artistja është një prej atyre që janë vlerësuar gjithmonë për stilin e veçantë në vitet ’80 – ‘90. Ashtu si shumë personazhe të tjerë publikë që në ato vite ishin shembull për shumë gra dhe vajza në Shqipëri, edhe Liljana ka shënuar një lloj revolucioni në modë me veshjet e skenës dhe kinemasë.

Artistja është etiketuar sikur ka dalë nga revista e modës “Vogue” nga stilistja shqiptare, Stela Sallaku.

Fillimisht ka qenë e vështirë, sepse televizioni nuk ka pasur gardërobë, më pas u krijua një e tillë. Kinostudio kishte gardërobën e saj. Unë kam zgjedhur gjithnjë copa dhe ngjyra vetë. Dikur shikonim edhe revista, kisha shumë kuriozitet, s’mund të dilja çdo natë me të njëjtën veshje”, – tregon Liljana për “Rudina”, duke treguar edhe veshjen që i ka mbetur peng.

“Më ka mbetur në mendje një fustan që e kam veshur në një koncert recital ku kam qenë me Kozma Dushin, por nuk ekziston si filmim. Ai ishte me pala korrenti, ishte material i derdhur, ngjyrë bojëqielli me lule të vogla. Ka qenë me mëngë me frudha. Një tjetër fustan kam pasur edhe në një festival ku kam kënduar me Ema Qazimin, kanë qenë veshje shumë të bukura”,- tha Kondakçi.

Mes tyre, kishte shumë veshje që artistet i siguronin vetë dhe që ishin modele për të gjitha vajzat dhe gratë. Liljana, dikur dhe sot, është një model stili, gjithmonë në formë. Komplimenteve të Rudinës për look-un dhe linjat, Liljana i përgjigjet modestisht. Sekreti, tha ajo, qëndron te gjeni, palestra, ushtrimet fizike, kujdesi për ushqimin, por edhe muzika – ajo që e mban gjithmonë në formë.

Ndonëse vitet ikin pa kuptuar, ajo merr gjithmonë vëmendje për pamjen e saj të jashtme.

Liljana është po aq e re sa në daljen e parë në ekran, kur këndonte në Festivalin e Këngës.

E pyetur me pare, se kush është sekreti që nuk ka asnjë rrudhë në fytyrë. Liljana u përgjigj se një faktor i rëndësishëm sipas saj është dhe ana gjenetike.

Këngëtarja u shpreh se ajo ka rrudha, por ndoshta fansat e saj nga pëlqimi që kanë për të nuk ja vënë re.

The post Këngëtarja shqiptare zbulon “sekretin” e rinisë, ikonë e skenës dhe e modës në vitet ’80-’90 (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Si ndjehet rinia pas dy vitesh pandemi?
Në të gjithë botën janë dyfishuar sëmundjet psikike në këto dy vite pandemie. Edhe vetëvrasjet janë shtuar, sidomos mes të rinjve. Henning Rösner veproi menjëherë pas keqësimit të gjendjes.

Në të gjithë botën janë dyfishuar sëmundjet psikike në këto dy vite pandemie. Edhe vetëvrasjet janë shtuar, sidomos mes të rinjve. Henning Rösner veproi menjëherë pas keqësimit të gjendjes.Nga pandemia kanë vuajtur këto dy vite shumë njerëz, një pjesë ishte e rrezikuar nga seriozisht nga virusi, të tjerë për shkak të probemeve financiareve. Por sidomos për të rinjtë që nuk mund të takonin miqtë, e u desh të përballen me lokdaunet e njëpasnjëshme dhe mbylljen e aktiviteteve të kohës së lirë këto kanë qenë kohë të vështira.Henning Rösner është një student që vuan nga atakë paniku që nga koha e pandemisë.

Historia e studentit 21 vjeçar

Ai e ndjen frikën sidomos, kur ndodhet mes njerëzve, aty e ndjek një presion i brendshëm – ta ketë mirë me të gjithë, të pëlqehet nga të gjithë, të jetë i pranuar nga të gjithë! Që në moshën 15 vjeç, Henning filloi të kishte probleme kur gjendej me të tjerët në grup, por këtë verë për herë të parë pati goditje të fortë paniku. “Zakonisht ke ndjesinë, se do të duhet të vjellësh menjëherë. Të përzihet, dridhesh, të kapin drithma. Je si…po në rastin tim, unë isha shtrirë në shtrat, as nuk mund të lëvizja, dhe as nuk qetësohesha dot. Vërtet që të duket, se humb lidhjen me veten, thjesht për shkak se ndjehesh i strapacuar”, rrëfen ai.

Po si ndodhi shpërthimi i panikut? Në muajt para atakut të panikut, 21-vjeçari kishte kaluar shumë kohë në shtëpi. Ardhja e pandemisë në fillim nuk iu duk ndonjë problem i madh Henningut. Ai mendoi, se ishte mirë, që nuk takoheshe me njeri, nuk duhej të shkonte në universitet, presioni social ra. Por papritur ai filloi të ndjeheh shumë herë më keq se më parë. “Besoj vërtet, se fakti që u zbeh jeta sociale e bëri edhe më të vështirë, që të përshtatesha kur verën e kaluar u liruan kufizimet. Ndoshta prej kësaj, u shtuan gjendjet e nervozizmit shumë më keq se më parë”, thotë Henning.

Shtimi në nivel botëror i sëmundjeve psikike

Studenti 21 vjeçar ka një të përbashkët me shumë të rinj të tjerë gjatë pandemisë. Ata kaluan shumë kohë në shtëpi, duke “lundruar” gjithë ditën nëpër një botë perfekte mediash sociale. Ndërkohë tani po dalin në dritë pasojat e izolimit: Numri i të rinjve me simptoma depresive është rritur ndjeshëm në Gjermani në vitet e pandemisë. Sipas “Der Spiegel”, (13.02)sëmundjet psikologjike në të gjithë botën janë shtuar. Revista e njohur i referohet profesores, Meryam Schouler-Ocak, kryemjeke e Klinikës Psikiatrike të Spitalit Charite St. Hedvig.

“Metaanalizat të thonë, se në të gjithë botën mesatarisht janë më shumë se dyfishuar simptomat depresive, problemet me frikën dhe pagjumësinë si edhe probleme posttraumatike në pandemi”, thotë Schouler-Ocak. Edhe sjella suicidale është rritur ndjeshëm gjatë pandemisë, sidomos mes studentëve. Schuler-Ocak e lidh këtë me izolimin e vetmimin, sidomos tek ata të rinj që kanë shkuar në një vend tjetër për studime apo në një qytet tjetër. “Njerëzit kanë nevojë për lidhje, kontakte, prekje. Kur kjo nuk është e mundur ata vuajnë” , thotë ekspertja. Edhe frika nga e ardhmja shton dëshpërimin; kështu vetëvrasja është arsyeja kryesore e vdekjes tek djemtë e rinj në Spanjë.

Henning vendosi të kërkojë ndihmë. “Këtë gjendjen e pambrojtur, pafuqisë nuk e doja më. Nuk doja të bija sërish në pagjumësi, e dija, se nuk isha mirë. Prandaj shkova tek mjeku familjar”, thotë ai. Ndërkohë studenti ka filluar me terapinë, dhe flet hapur për problemet e tij. “Është vërtet e çuditshme, që pjesërisht kur flet për këtë me të tjerët, dëgjon pak a shumë të njëjtat probleme. Edhe ata fillojnë të tregojnë, e vërtet ndjehesh pak më mirë, kur kupton, se nuk je vetëm. Nuk do të thotë se ke vdekur shpirtërisht, kur ke një depresion. Kjo mund të prekë edhe njeriun më gazmor.”

Një gjë e ka mësuar Henning nga pandemia. Kur ajo të marrë fund, ai dëshiron ta shijojë jetën me sa më shumë miq. Përgatitjen për këtë po e bën që tani: çdo javë një seancë terapie!/DW

The post Si ndjehet rinia pas dy vitesh pandemi? appeared first on Albeu.com.