ringrohje Archives - Albeu.com

Kujdes! Këto ushqime nuk duhet t’i ringrohni
Sipas “Agjencisë së Standardeve të Ushqimit”, ushqimet më mira janë ato që shërbehen të ftohta, se sa të nxehen përsëri, raporton Mirror, kjo pasi mund të helmoheni nga ringrohja e tyre.

Sipas kësaj agjencie, është e rëndësishme që ushqimi të zihet, pasi largon bakteret e dëmshme që janë të pranishme në to. Por e njëjta nuk vlen edhe nëse e ringrohni ushqimin.

Gatimi modern është shumë i lidhur me mikrovalën, pasi na mundëson ngrohjen e ushqimeve të lëna më parë. Agjencia e ushqimit, ka marrë shembullin e orizit, i cili është njëri nga ushqimet që nuk duhet të ringrohet.

“Orizi i papjekur mund të përmbajë spore të baktereve që mund të prishin ushqimin. Kur orizi gatuhet për herë të parë, sporet mund të mbijetojnë. Pastaj, nëse orizi i mbetur është lënë në temperaturën e dhomës, sporet mund të shumohen dhe mund të krijojnë helme që shkaktojnë të vjella apo diarre.”

Ja ushqimet që nuk duhet t’i ringrohni

Pasi hani darka dhe ju ka tepruar ushqim, pjesën e mbetur e vini në frigorifer dhe të nesërmen e ngrohni në mikrovalë. Por, studimet kanë treguar se ringrohja e disa ushqimeve të preferuara mund të jetë e dëmshme për shëndetin, sidomos nëse nuk ruhen si duhet.

Selino, spinaqi dhe panxhari – Nxehtësia mund të shkaktojë që nitratet e këtyre perimeve të kthehen në toksike, apo të kenë veti kancerogjene kur ngrohen për herë të dytë. Prandaj është mirë që këto ushqime të mos ngrohen sërish.

Kërpudhat – Zakonisht kërpudhat duhet të konsumohet menjëherë pas gatimit. Proteinat e tyre shpërbëhen që në momentin që priten dhe kjo nuk është gjë e mirë për stomakun.

Vezët – Nëse ringrohja vezën e zier apo të skuqur, mund të keni rrezik që të helmoheni, si dhe do të keni probleme me sistemin tretës.

Patatet – Patatet janë pak të ndërlikuara – nëse i mbani në një vend me temperaturë të ngrohtë, në vend që t’i fusni menjëherë në frigorifer, atëherë temperatura mund të shkaktojë rritjen e botulizmit, një baktere e rrallë. Botulizmi mund të zhduket me një ngrohje të shpejtë të patateve në mikrovalë, prandaj është mirë që t’i mbani ato të freskëta, që mos të keni probleme kur t’i ngrohni sërish.

Orizi – Edhe mënyra se si e ruani orizin para ngrohjes mund të ketë pasoja. Sipas Agjencisë së Standardeve të Ushqimit, “orizi i pagatuar mund të përmbajë baktere që mund të shkaktojnë helmim. Kur orizi është i gatuar, bakteret mund të mbijetojnë… Por, nëse orizi lihet në temperaturë dhome, bakteret mund të shumohen dhe të prodhojnë një lloj helmi, i cili shkakton të vjella ose diarre. Ndaj dhe ringrohja e orizit nuk ju shpëton nga mospërballja me këto lëndë helmuese.

Studimet kanë treguar se orizi përmban aminoacide dhe grupin e vitaminave B, si dhe sasi të kalciumit, fosforit, magnezit, hekurit etj, të gjithë këta elementë shumë të domosdoshëm për trupin. Nga ana tjetër, orizi ka pak kalori dhe yndyrna, përmban karbohidrate që të japin ndjesinë e ngopjes, që mund të kurojë obezitetin.

Pula – Kompozimi i proteinave në një darkë të zakonshme ndryshon kur një pulë e ftohtë ngrohet për herë të dytë. Kjo, në fakt, mund të shkaktojë probleme me tretjen, prandaj, nëse do ta ngrohni për herë të dytë mishin e pulës, apo çdo lloj tjetër mishi, më parë sigurohuni që është gatuar mirë.

The post Kujdes! Këto ushqime nuk duhet t’i ringrohni appeared first on Albeu.com.

Rrezikoni të helmoni të gjithë familjen nëse ringrohni këto ushqime
Janë të shumta pjatat që mund të rezultojnë toksike nëse i fusni në mikrovalë për t’i ringrohur. Në këto raste, ushqimin që ka tepruar mund ta përdorni në sallata të ftohta. Kur themi sallata, e kemi fjalën pikërisht për pulën që nga njëra anë mund të ruhet në frigorifer por nga ana tjetër, nuk duhet ringrohur në mikrovalë. Prandaj, duke e copëzuar mund ta shpërndani në sallatë të shoqëruar me një salcë. Janë bërë studime të shumta për të dalë në përfundimin se ushqime të caktuara shndërrohen në toksike kur ringrohen dhe mund të jenë jo pak të dëmshme për shëndetin.

Selino, spinaqi dhe panxhari: Nxhetësia mund të shkaktojë që nitratet e këtyre perimeve të kthehen në nitrate toksike! Niveli i lartë i nitrateve mund të ndikojnë në nivelin e oksigjenit në gjak!

Kërpudhat: Kërpudhat janë një tjetër produkt që nuk bëjnë për mikrovalën. Përveç se i largon shijen dhe vlerat ushqyese, mund t’i shfaqen edhe toksina për organizmin. Proteinat e tyre shpërbëhen që në momentin që ringrohen dhe kjo nuk është gjë e mirë për stomakun.

Pula dhe vezët për të njëjtën arsye si kërpudhat përmbajnë proteina të cilat shpërbëhen kur ringorhen.Këto të fundit shkaktojnë jo pak probleme me aparatin tretës, ndaj është mirë të mos lihen në frogorifer për t’u ngrohur në një moment tjetër

Orizi: Edhe mënyra se si e ruani orizin para ngrohjes mund të ketë pasoja për organizmin. Lënia e orizit jashtë në temperaturë dhome për një kohë të gjatë mund të bëjë që bakteret të shumohen dhe të prodhojnë një lloj helmi, i cili shkakton të vjella ose diarre. Ndaj dhe ringrohja e orizit nuk ju shpëton nga mospërballja me këto lëndë helmuese.

Vajrat gjithashtu si ai i ullirit, i farave të rrushit, i avocados etj është mirë të mos ringrohen.

The post Rrezikoni të helmoni të gjithë familjen nëse ringrohni këto ushqime appeared first on Albeu.com.

Ushqimet që nuk duhet t’i ringrohni në mikrovalë
Mikrovala është një pajisje e mrekullueshme që na kursen shumë kohë. Ushqimi nxehet më shpejt në të, sesa në sobë ose në furrë dhe nuk keni nevojë ta kontrolloni fare. Thjesht zgjidhni sa minuta dhe temperaturën dhe prisni për vaktin tuaj të ardhshëm. Por jo të gjitha ushqimet duhen ringrohur. Ja ushqimet që nuk duhet t’i ringrohni sepse janë të dëmshme për shëndetin.

1- Mishi, peshku dhe shpendët e pjekur më parë.

Mishrat e përpunuara përmbajnë konservantë dhe kur ekspozohen ndaj rrezatimit elektromagnetik, shndërrohen në përbërje kimike të rrezikshme siç është kolesteroli i oksiduar.

2- Disa perime, fruta dhe kërpudha

Në mikrovalë, brokoli humbet shumicën e vetive të tij të dobishme. Është më mirë ta avulloni. Zarzavatet (si gjethet e panxharit) kanë veti të caktuara dhe ato mund të marrin flakë kur ringrohen në mikrovalë. Rrezatimi elektromagnetik shkakton formimin e nitrosaminave të dëmshme në spinaq dhe panxhar. Këto substanca mund të jenë kancerogjene. Kapsaicina, e cila gjendet te specat djegës, fillon të avullojë kur specat gatuhen në mikrovalë. Sapo të hapet dera e mikrovalës, dhoma do të mbushet me një tym mbytës. Rrushi i freskët shndërrohet në copa plazme në mikrovalë, një eksperiment piktoresk, por i rrezikshëm, informon dritare.net

3- Pica, ushqimi kinez dhe orizi

Pica mund të jetë ushqimi që ngrohim më shpesh në mikrovalë. Kur e fusim në mikrovalë, cepat e freskët shndërrohen në diçka të butë, të lagët e ngjitëse dhe djathi merr forcën e betonit dhe strukturën e gomës. Ushqimi kinez e ruan shijen dhe bukurinë e tij, edhe kur është i ftohtë. Pjata të tilla mund të ngrohen përsëri nëse doni, por jo në mikrovalë. Problemi qëndron te vetë përbërësit. Mikrovala e kthen këtë ushqim të shijshëm, në të pashijshëm. Nëse orizin e keni lënë në temperaturë ambienti për një ditë ose disa orë, bëni mirë ta hidhni, jo ta ringrohni. Kokrrat e orizit përmbajnë bakterin Bacillus cereus, i cili mund të qëndrojë në ushqim pas përgatitjes së tij. Mikrovala nuk ka aq temperaturë të lartë sa ta vrasë këtë bakter dhe kjo mund të çojë në helmim. E njëjta gjë vlen për shumë ushqime që përmbajnë niseshte.

4- Supa e trashë

Supa me ujë mund të ringrohet në mikrovalë pa problem. Por supa e cila ka përbërës të tjerë dhe lëngu është i trashë, është një histori tjetër. Pas një kohe, pjata do të fillojë të shpërthejë si fishekzjarrët dhe pikat e saj do të lyejnë gjithë pajisjen. Kjo sepse lëngu në të nxehet në mënyrë të pabarabartë. Për të shmangur këtë efekt, përziejeni supën një herë në minutë. Ju gjithashtu mund të vendosni një lugë druri në tasin e supës.

The post Ushqimet që nuk duhet t’i ringrohni në mikrovalë appeared first on Albeu.com.