Rindertimi i Ukraines Archives - Albeu.com

Ministrja gjermane: Duhet të nisë rindërtimi i Ukrainës
Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, ka thënë se duhet të nisin përgatitjet për rindërtim të Ukrainës dhe riparim të dëmeve të luftës.

Ajo i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media me ambasadorin ukrainas, Oleksii Makeiev.

“Secili që beson në një të ardhme më të mirë, që punon në këtë drejtim, do t’i përjetojë më lehtë këto kohë të vështira”, ka thënë Schulze teksa e ka prezantuar një platformë në internet me qëllim të ofrimit të ndihmës për organizatat për ndihmë, sektorin privat dhe iniciativa tjera.

“Nga përvojat e rindërtimit në gjithë botën, ne e dimë që përgatitja e mirëfilltë është jashtëzakonisht e rëndësishme, ashtu që ndihma emergjente të përshtatet me nevojat afatgjate të rindërtimit”, ka thënë Schulze.

Krijimi i një faqeje të përbashkët në internet synon të jetë pikë kontakti për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në rindërtim.

“Dëmi i shkaktuar nga pushtimi rus është i madh dhe aktualisht arrin në 135 miliardë dollarë”, ka thënë Makeiev.

Sipas tij, Ukrainës do t’i duhen më shumë se 400 miliardë dollarë, ka shtuar ai.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Makeiev ka thënë se Ukraina do të garantojë shfrytëzim të mirë të fondeve dhe do ta luftojë korrupsionin.

Schulze ka thënë se puna e autoriteteve ukrainase për luftim të korrupsionit është e vërejtshme.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel

The post Ministrja gjermane: Duhet të nisë rindërtimi i Ukrainës appeared first on Albeu.com.

Ukraina dhe aleatët miratojnë parimet për rindërtim
Dhjetëra shtete u zotuan më 5 korrik që të mbështesin Ukrainën në atë që presin të jetë një rimëkëmbje e gjatë dhe e shtrenjtë, teksa u pajtuan se ka nevojë për reforma më të gjera për të rritur transparencën dhe për të luftuar korrupsionin.

Në përfundim të konferencës dyditore në Lugano të Zvicrës, liderët e afër 40 shteteve nënshkruan Deklaratën e Luganos, e cila paraqet një sërë parimesh për rindërtimin e Ukrainës.

Nënshkruesit e deklaratës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën dhe Japoninë, dënuan fuqishëm agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës dhe i bën thirrje Moskës që të tërheqë trupat e saj pa vonesa.

Presidenti i Zvicrës, Iganzio Cassic, i cili me Ukrainën bashkëkryesoi konferencën, tha se deklarata e nënshkruar është “hapi i parë kyç në rrugën e gjatë të rimëkëmbjes së Ukrainës”.

“Puna jonë na përgatit për kohën pasi të përfundojë lufta edhe pse lufta ende po vazhdon”, tha ai në ceremoninë mbyllëse të konferencës.

“Kjo duhet t’u japë njerëzve në Ukrainë shpresë dhe siguri se ata nuk janë vetëm”, shtoi ai.

Nënshkruesit mirëpritën zotimet për të ofruar ndihmë politike, financiare dhe teknike dhe lansuan Parimet e Luganos për të udhëhequr përpjekjet e rindërtimit, që sipas Kievit do të kushtojnë deri në 750 miliardë dollarë.

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, tha më 5 korrik se deklarata e nënshkruar “definitivisht është fillimi i procesit tonë të gjatë”.

“Ne duhet që çdo gjë që është shkatërruar ta bëjmë më mirë seç ka qenë më herët”, tha ai.

Në Parimet e Luganos thuhet se “procesi i rimëkëmbjes duhet të kontribuojë për përshpejtimin, thellimin dhe zgjerimin e përpjekjeve të Ukrainës për reforma dhe të jetë në përputhje me rrugën evropiane të Ukrainës”.

“Procesi i rimëkëmbjes duhet të jetë transparent dhe të ketë llogaridhënie”, thuhet në dokument.

Po ashtu thuhet se procesi i rimëkëmbjes duhet të jetë “gjithëpërfshirës, duke përfshirë barazinë gjinore” dhe në dokument bëhet thirrje që Ukraina të rindërtohet “në një mënyrë të qëndrueshme”./REL

The post Ukraina dhe aleatët miratojnë parimet për rindërtim appeared first on Albeu.com.

Lufta, Von der Leyen: Do të krijojmë platformë për rindërtimin e Ukrainës
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi sot se qëllimi i Kremlinit është shkatërrimi ushtarak, politik dhe ekonomik i Ukrainës.

Ajo tha se Rusia donte të minonte vetë ekzistencën e Ukrainës si shtet dhe kjo nuk mund të lejohej të ndodhte.

BE do të krijojë një platformë për të bashkërenduar rindërtimin e Ukrainës sapo të përfundojë lufta, shtoi ajo.

Platforma do të përdoret për të hartuar nevojat për investime, për të koordinuar veprimet dhe burimet, tha ajo në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës në Zvicër.

BE-ja ka mobilizuar rreth 6.2 miliardë euro në mbështetje financiare që nga fillimi i pushtimit rus, tha presidentja e KE.

“Dhe… më shumë do të vijnë. Ne do të angazhohemi në mënyrë thelbësore në rindërtimin afatmesëm dhe afatgjatë”, thekosi ajo./albeu.com

The post Lufta, Von der Leyen: Do të krijojmë platformë për rindërtimin e Ukrainës appeared first on Albeu.com.

Rindërtimi i Ukrainës, liderët botërorë mblidhen në Lugano
Liderë nga dhjetëra vende, organizata ndërkombëtare dhe sektori privat do të mblidhen sot në Zvicër për të hartuar një ‘Plan Marshall’ për të rindërtuar Ukrainën e shkatërruar nga lufta, shkruan The Guardian.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili do të marrë pjesë virtualisht, më herët paralajmëroi se puna në zonat që janë çliruar vetëm ishte “me të vërtetë kolosale”.

“Dhe ne do të duhet të çlirojmë mbi 2,000 fshatra dhe qytete në lindje dhe jug të Ukrainës,” tha ai.

Vlerësohet se më shumë se 120,000 shtëpi në Ukrainë janë shkatërruar gjatë pushtimit rus, duke nxitur nevojën për të mbledhur miliarda të ardhura për të rindërtuar vendin ekonomikisht. Shqetësimet e vazhdueshme për korrupsionin e përhapur në Ukrainë do të thotë se reformat me shtrirje të gjerë mbeten në fokus dhe do të jenë një kusht për çdo plan rimëkëmbjeje.

Lugano nuk është një konferencë premtuese, por në vend të kësaj do të përpiqet të parashtrojë parimet dhe prioritetet për një proces rindërtimi. Në praktikë, shkalla e rindërtimit do të varet nga rezultati dhe kohëzgjatja e luftës, dhe nëse Ukraina lindore – ku ka pasur shkatërrimin më të madh do të kthehet në Kiev apo do të mbetet në duart e Rusisë.

Kostoja e luftës llogaritet në 1 trilion dollarë nëse zgjat deri në fund të vitit. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar se hendeku i bilancit të pagesave të Ukrainës deri në qershor është afërsisht 14.3 miliardë euro.

Një nga çështjet më të ndjeshme do të jetë programi i deoligarkizimit dhe mënyra se si të forcohen institucionet e fuqishme kundër korrupsionit në një kohë kur ka të ngjarë të ketë flukse të mëdha parash nga SHBA dhe Europa. Në total, rreth 1,000 njerëz janë planifikuar të marrin pjesë në konferencë, duke përfshirë Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, disa shefa qeverish dhe ministra të shumtë, sipas AFP.

Rindërtimi i Ukrainës pritet të kushtojë qindra miliarda dollarë Shkolla e Ekonomisë e Kievit (KSE) ka vlerësuar dëmin e shkaktuar deri më tani në ndërtesa dhe infrastrukturë në rreth 104 miliardë dollarë.

Ai vlerësoi se të paktën 45 milion metra katrorë banesa, 256 ndërmarrje, 656 institucione mjekësore dhe 1,177 institucione arsimore ishin dëmtuar, shkatërruar ose konfiskuar, ndërsa ekonomia e Ukrainës kishte pësuar tashmë humbje deri në 600 miliardë dollarë.

The post Rindërtimi i Ukrainës, liderët botërorë mblidhen në Lugano appeared first on Albeu.com.

Këshilli Europian miraton shumën: 9 miliardë euro për rindërtimin e Ukrainës
Këshilli Europian pritet të miratojë 9 miliardë euro për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës, shkruan The Guardian.

“Këshilli do të “vazhdojë të ndihmojë Ukrainën së bashku me G7”, tha presidenti i Këshillit Europian Charles Michel.

“Më vjen mirë që sonte liderët ranë dakord në parim për paketën e gjashtë të sanksioneve. Ky është një hap i rëndësishëm përpara.

Ne ramë gjithashtu dakord të punojmë për një mekanizëm për t’i ofruar Ukrainës një paketë të re, të jashtëzakonshme ndihme makro-financiare deri në 9 miliardë euro”, shkroi në Tëitter Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen./albeu.com/

The post Këshilli Europian miraton shumën: 9 miliardë euro për rindërtimin e Ukrainës appeared first on Albeu.com.

Kuleba kërkesë vendeve të G7: Dorëzoni në Kiev asetet e konfiskuara ruse, për të rindërtuar Ukrainën
Ukraina u ka kërkuar vendeve të G7 që të konfiskojnë asetet ruse dhe t’ia dorëzojnë ato Kievit për të ndihmuar në rindërtimin e vendit, tha ministri i saj i jashtëm, Dmytro Kuleba.

Duke folur me gazetarët ndërsa ministrat e jashtëm të G7 u takuan në Gjermaninë veriore, Kuleba shtoi se shpresonte që Hungaria të binte dakord me partnerët e BE-së për një embargo ndaj naftës ruse.

“Kanadaja e ka bërë tashmë këtë dhe kam një ndjenjë që të tjerët do ta arrijnë atë pikë më shpejt se sa vonë. Po flasim për qindra miliarda dollarë. Rusia duhet të paguajë”, shkruan ai në Twitter./albeu.com

Following @ZelenskyyUa’s talks with G7 leaders, today I asked G7 to seize Russian sovereign assets and give them to Ukraine for rebuilding our country. Russia must pay. Politically, economically, and financially. I appreciate the positive reaction of G7 countries to our request. pic.twitter.com/DpUoanoEtW

— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) May 13, 2022

The post Kuleba kërkesë vendeve të G7: Dorëzoni në Kiev asetet e konfiskuara ruse, për të rindërtuar Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Sa do të kushtojë rindërtimi i Ukrainës?
The Economist

Pas përfundimit të luftës, vendi i ngjante një djerrinë. Pothuajse të gjitha strukturat industriale dhe infrastruktura ishin shkatërruar nga sulmet ajrore, dhe qytetet e mëdha ishin bombarduar.

Forcat e udhëhequra nga Rusia pushtuan lindjen, me miliona që u larguan për ti shpëtuar agresionit. Por ekonomia e Gjermanisë Perëndimore u rimëkëmb pas vitit 1945, në atë që së shpejti u quajt Wirtschaftsëunder (mrekullia ekonomike).

Ndryshe nga Gjermania naziste, Ukraina nuk është agresori dhe ende mund të fitojë.

Megjithatë, rindërtimi do të jetë një detyrë kolosale. Lufta e Vladimir Putinit deri më tani ka shkaktuar mijëra viktima dhe ka zhvendosur miliona; ka shkatërruar shtëpi dhe spitale, ura dhe porte. Por ndërsa lufta vazhdon ende, pasojat do të jenë shumë të mëdha.

Zyrtarët dhe ekonomistët po vlerësojnë dëmin dhe, duke mësuar nga Gjermania dhe vendet e tjera, po shqyrtojnë mundësitë se si të menaxhojnë rimëkëmbjen eventuale. Studiuesit nga Qendra për Kërkimin e Politikave Ekonomike (CEPR), një rrjet ekonomistësh, vlerësojnë se kostoja totale e rindërtimit të Ukrainës do të jetë 200 miliardë-500 miliardë euro.

Mënyra se si do të nisë rindërtimi dhe reformat që do të ndërmerren, do të jenë po aq të rëndësishme sa edhe paratë e shpenzuara. Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WIIW), një institut kërkimor, tha se rajonet e prekura së bashku përbëjnë rreth 29% të prodhimit të Ukrainës. Konsumi i energjisë elektrike është ulur me rreth një të tretën në krahasim me një vit më parë, raporton abcnews.al.

Sipas një sondazhi të bankës qendrore, 30% e firmave në të gjithë vendin kanë ndaluar së prodhuari dhe 45% të tjerë kanë ulur prodhimin e tyre. Banka Botërore llogarit se PBB-ja do të tkurret me 45% këtë vit.

Qeveria po përpiqet të kufizojë dëmin aty ku ka mundësi. Ndihma nga Perëndimi, prej rreth 7 miliardë dollarë deri më tani, ka ndihmuar deri diku ekonominë e vendit. Fermerët kanë marrë 20 miliardë hryvnia (675 milion dollarë) në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë të punojnë në fushat e tyre.

Prodhuesit mund të aplikojnë për ndihmë për t’u zhvendosur brenda Ukrainës. Me Rusinë që ka bllokuar rrugën kryesore të eksportit të Ukrainës përmes Detit të Zi, qeveria po punon me BE-në për ta lehtësuar tregtinë përmes rrugëve tokësore.

Ai thotë se 80% e prodhimeve të vendit ende mund të eksportohen. Megjithatë, rindërtimi i rajoneve të shkatërruara nga lufta do të ketë një çmim të lartë.

Tre janë detyrat kryesore.

Njëra është pastrimi i zonave nga minat tokësore. Përpara fillimit të luftës, ministria e mbrojtjes së Ukrainës vlerësoi koston e çminimit të rajonit të Donbasit, i cili u pushtua nga Rusia në vitin 2014, në 650 milionë euro. Një përpjekje për çminim në shkallën e Irakut do të kushtonte afërsisht 1 miliard dollarë gjatë një dekade.

Sipas një studimi, çminimi i Mozambikut, i cili zgjati më shumë se dy dekada arriti në rreth 20% të PBB-së. Kostoja e ushqimit dhe strehimit do të jenë shumë të mëdha. Si prodhuese e drithërave dhe mallrave të tjera bujqësore, Ukraina ndoshta do të jetë në gjendje të ushqejë ata që kanë nevojë.

Por numri i personave të zhvendosur brenda vendit do të vazhdojë të rritet. Sipas të dhënave deri më tani, vlera e shtëpive të shkatërruar shkon në 29 miliardë dollarë. Çështja më e madhe është se rindërtimi i infrastrukturës së dëmtuar dhe objekteve industriale. Shkatërrimi nga termocentralet dhe fabrikat tek urat dhe rrugët deri më i tejkalon 50 miliardë dollarë.

Por humbja e prodhimit, mungesa e mirëmbajtjes dhe mungesa e investimeve do të thotë se edhe infrastruktura që është ende në këmbë do të ketë nevojë për përmirësime. Një studim tjetër nga WIIW zbulon se, pas pushtimit të Donbasit në 2014, një zhvlerësim i tillë përbënte 60% të humbjeve të infrastrukturës të lidhura me luftën deri në fund të vitit 2019.

Sipas vlerësimit të kryeministrit, dëmi vlerësohet në 119 miliardë dollarë. Rindërtimi do të kërkojë një plan, financa dhe një proces për ndarjen e parave për projektet. Qeveria e Ukrainës ka krijuar një fond rimëkëmbjeje. Me humbjen e të ardhurave nga ministria e financave prej rreth 2 miliardë dollarë në muaj, do të nevojiten disa para për të mbështetur financat publike.

Qeveria, e cila tashmë ka shumë borxhe, mund të mos marrë dot hua ose të shlyejë kreditë e saj. Një kombinim i lehtësimit të borxhit dhe granteve ka të ngjarë të jetë i nevojshëm. Financimi do të duhet të vijë nga qeveritë perëndimore, organizatat ndërkombëtare dhe investitorët privatë. Financimi i granteve, veçanërisht nga BE, është gjithashtu në tryezë.

Polonia, me një popullsi të ngjashme në madhësi me atë të Ukrainës, mori 106 miliardë euro në fonde bujqësore dhe investimesh midis 2014 dhe 2020. Financimi për bizneset private mund të marrë formën e kredive të subvencionuara, si nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Ajo ka investuar rreth 18 miliardë dollarë në Ukrainë gjatë viteve.

Çështja tjetër është shpërndarja e parave, një detyrë e ndërlikuar në një ekonomi që ka qenë prej kohësh e dominuar nga interesat e veta. Faza e fundit e rindërtimit të Ukrainës do të përfshijë ndihmën që ekonomia e saj të lulëzojë për një periudhë afatgjatë.

Në vitin 2019 PBB-ja për person, në terma realë, ishte më e ulët se sa ishte në rënien e Bashkimit Sovjetik – një dëshmi për mungesën e gjatë të reformave në vend. Shumë nga 1500 ndërmarrjet shtetërore funksionale të Ukrainës janë me humbje ose me fitime të pakta. Edhe para luftës, FMN-ja i kishte kërkuar qeverisë të forconte kuadrin e saj kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit.

Mbështetja politike e ukrainasve për reformat e vështira dhe shqyrtimi i procesit të investimeve të pasluftës do të jenë vendimtar për ta bërë rindërtimin me sukses të vendit. Ndërkohë, nëse i referohemi rindërtimeve të së kaluarës na sugjerojnë se suksesi mund të vijë edhe nga integrimi në Europë, siç ndodhi me Gjermaninë Perëndimore dekada më parë.

Rritja e shpejtë e ekonomisë së Polonisë i atribuohet gjithashtu integrimit: në 15 vitet pas anëtarësimit në BE, PBB-ja e saj për person u rrit me më shumë se 80%. Ukraina tashmë po kthehej drejt perëndimit. Eksportet në BE u rritën nga afërsisht 30% në 2014 në 36% në 2020, ndërsa në Rusi ra nga 18% në 5.5%.

Një mënyrë për të inkurajuar reformat do të ishte të bënin një kërkesë për integrim të mëtejshëm në tregjet dhe zinxhirët e furnizimit europian – le të themi, përmes një rruge drejt anëtarësimit në BE.

Asnjë nga këto nuk do të jetë e lehtë. Reformimi i institucioneve të rrënjosura kërkon vullnet politik. Sa më gjatë të vazhdojë lufta, aq më shumë dëme do ti shkaktojë Ukrainës dhe aq më i vështirë do të jetë rindërtimi.

As shumat e mëdha të parave nuk do të mund të kompensojë kurrë tmerret e luftës. Megjithatë, planifikimi i kujdesshëm, të paktën, mund të sigurojë një të ardhme më të ndritshme dhe më të begatë./abcnews.al

The post Sa do të kushtojë rindërtimi i Ukrainës? appeared first on Albeu.com.