Rindertim Archives - Albeu.com

Rindërtohet pallati i Gjermanisë Lindore, 35 vjet nga rënia e Murit të Berlinit
Gjermania feston këtë vit 35 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Për të shënuar këtë moment të historisë, është hapur një ekspozitë kushtuar ndërtesës ikonë komuniste “Pallatit të Republikës” që ngrihej dikur në Berlinin Lindor. Ekspozita është hapur në një godinë të sapondërtuar, që ndodhet në të njëjtin vend ku ngrihej dikur godina e shkatërruar.

Ky është Pallati i Berlinit, tashmë shtëpia e institucionit kulturor ‘Humboldt Forum’. Për shkak të stilit të saj, pajisur me statuja me trumbeta të arta, mund të mendohet se është një ndërtesë e vjetër. Por nuk është e tillë. Objekti përfundoi vitin e kaluar. Ky pallat është një imitim i pallatit të vjetër mbretëror prusian, që qëndroi në këtë vend deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Autoritetet e Gjermanisë Lindore e shkatërruan kështjellën e bombarduar në vitin 1950.

Për një kohë të gjatë vendi mbeti bosh derisa Gjermania Lindore komuniste ndërtoi në atë zonë një pallat të ri, Pallatin e Republikës, i cili u përfundua në 1976. Pallati i infektuar me asbest u shkatërrua në vitin 2006, pas ribashkimit të Gjermanisë, për t’i hapur rrugë rindërtimit të kështjellës së vjetër prusiane.

Tashmë këtu është hapur një ekspozitë kushtuar Pallatin komunist të Republikës. Një nga çështjet me të cilat u përball kuratorja Anke Schnabel ishin mendimet e ndryshme mbi Pallatin komunist të Republikës. Vendimi për prishjen e tij hasi në debate, pavarësisht niveleve të larta të asbestit.

“U zhvillua një debat tepër i ashpër se çfarë të bëhej me ndërtesën. Sigurisht që ishin të shumtë ata që protestuan kundër prishjes së pallatit dhe në të njëjtën kohë ishin të shumtë ata që ishin në favor të tij apo rindërtimit të Pallatit të Berlinit”, thotë ajo.

Këtë vit shënohen 35 vjet nga rënia e Murit të Berlinit, më 9 nëntor të vitit 1989. Vendi u ribashkua zyrtarisht një vit më vonë. Vitet e ndarjes mund të ndihen ende në Berlin, me shumë monumente dhe ndërtesa komuniste që vazhdojnë të jenë ende në ish-Berlinin Lindor. Megjithatë, Pallati i Republikës, ku ndodhej parlamenti i Gjermanisë Lindore, si dhe teatri, prodhimet muzikore dhe ekspozitat e artit, ka humbur pa lënë gjurmë.

Kjo është një nga arsyet se pse ‘Forumi Humboldt’ donte të organizonte një ekspozitë për pallatin e vjetër, me objekte të tilla si piktura dhe mobilje që i përkisnin dikur asaj ndërtese.

“Kanë kaluar 35 vjet nga rënia e Murit të Berlinit dhe përvjetorët gjithmonë nxisin reflektim. Shumë të rinj janë të interesuar për të kaluarën dhe e vizitojnë ekspozitën. Gjyshërit shpesh sjellin nipërit dhe mbesat e tyre për të mësuar prej saj”, thotë zonja Schnabel.

Por, Pallati i ri i Berlinit ka nxitur debate kryesisht për shkak të përzierjes së një stili të vjetër e të ri arkitekturor. Disa mure janë të zbukuruara e të ndërtuara sipas stilin barok të shekullit të 19-të, ndërsa të tjerë janë modernë dhe minimalistë. Por shumë njerëz e vlerësojnë këtë kombinim.

“Shumë bukur. Është bukur të shohësh të renë dhe të vjetrën së bashku. Këtë mund ta shihni në shumë vende”, thotë Claudia Lehle, një turiste nga Zvicra.

“Kanë bërë një punë të shkëlqyer duke kombinuar të vjetrën me të renë. U futëm brenda dhe u ngjitëm deri në majë, ku kishte një pamje të mrekullueshme. Gjë e jashtëzakonshme”, thotë Roland Lehle, një tjetër vizitor. Ekspozita mbi Pallatin e Republikës do të jetë e hapur deri më 16 shkurt të vitit 2025./ VOA

The post Rindërtohet pallati i Gjermanisë Lindore, 35 vjet nga rënia e Murit të Berlinit appeared first on Albeu.com.

Kush do të paguajë për rindërtimin e Gazës?
Pavarësisht se luftimet, vdekja dhe shkatërrimi vazhdojnë, kanë filluar debatet se si mund të bëhet rindërtimi i Gazës. Çmimi njerëzor i konfliktit në Gaza është i pallogaritshëm, por kostot e rindërtimit pas shkatërrimit nga bombardimet izraelite janë të llogaritshme.

Vlerësimet e para flasin për më shumë se 50 miliardë dollarë. Izraeli nga ana e tij nuk ka paraqitur një plan, se kush do të qeverisë Gazën, nëse arrihet qëllimi i shkatërrimit të Hamasit, megjithëse kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka përjashtuar çdo lloj transferimi të pushtetit tek Autoriteti Palestinez. Ndërkohë ai ka adresuar çështjen e rindërtimit të Gazës.

Së fundmi mediat izraelite kanë raportuar, se ai ka biseduar me politikanë të afërt, se Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite do të ishin të gatshëm të ndihmonin rindërtimin.

Ka edhe një propozim, që europianët po ashtu të mbështesin rindërtimin e Gazës. BE dhe Gjermania në veçanti kanë qenë prej kohësh donatorë të rëndësishëm për ndihmën humanitare në territoret e pushtuara palestineze. SHBA është një donator i fuqishëm dhe me gjasë mund të bëjë edhe thirrje për krijimin e një fondi rindërtimi. Por të dyja palët, si SHBA edhe europianët, në prapaskenë janë duke pyetur, pse duhet të japin milionat e taksapaguesve të tyre për të rindërtuar një infrastrukturë që mund të bombardohet sërish në një të ardhme të afërt.

Do të paguajë Izraeli?

Ka pasur thirrje që Izraeli të paguajë për dëmet që janë bërë gjatë operacionit ushtarak në Gaza. Në vitin 2010 Izraeli ra dakord të kompensojë agjencinë e OKB-së që punon në Gaza, “Agency for Palestinian Refugees in the Near East”, e njohur si UNRWA. 10,5 milionë dollarë për rindërtimin e ndërtesave të shkatërruara në operacionin e shtatorit 2009 në Gaza. Kjo solli debate tek të dyja palët, tek pala izraelite, nëse pagesat nënkuptonin, se ata ishin duke pranuar fajin, kurse nga ana tjetër organizatat humanitare kërkonin që t’u paguhej më shumë viktimave.

Qëkur Hamasi që është klasifikuar si organizatë terroriste nga SHBA, BE, Gjermania e vende të tjera sulmoi Izraelin më 7 tetor, Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës, vatra e më shumë se 2 milionë palestinezëve. Izraeli filloi edhe një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës, e si pasojë e luftimeve janë shkatërruar më shumë se 50.000 shtëpi, kurse më shumë se 200.000 të tjera janë dëmtuar.Po ashtu janë shkatërruar dyzina spitalesh, qindra shkolla dhe ndërtesa qeveritare, shumë të ndërtuara me donacione ndërkombëtare.

“Niveli i dëmit strukturor dhe shkatërrimit është i paprecedentë”, është shprehur Marta Lorenzo, drejtoreshë e Përfaqësisë së UNRWA-s për Europën. “Kjo nuk është e krahasueshme me ndonjë luftë tjetër në Gaza.” Lorenzo thotë për DW, se është shumë e vështirë aktualisht të dihet, se sa do të kushtojë, por nuk do të jetë përgjegjësi vetëm për një donator”. Ajo përfytyron, se pas fundit të luftimeve do të ketë një konferencë të posaçme, “gjatë së cilës ne presim që komuniteti ndërkombëtar të ndajë përgjegjësinë.”

Financimi i Gazës si futboll politik

Kështu kush do të jetë i gatshëm të japë fondet për një faturë që po rritet gjithnjë e më shumë? Përgjigja është e vështirë, pasi financimi i ndihmës dhe rindërtimi i Gazës, territoreve të pushtuara palestineze dhe projekteve të tjera palestineze kanë gjithmonë çështje të tensionuara për dekada. Fakti që Hamasi qeveris Gazën nga viti 2007 ka qenë problematik për donatorët, që kanë menduar si si të çojnë ndihmat tek ata që kanë vërtet nevojë. Bllokada 16 vjeçare e Gazës nga Izraeli dhe Egjipti si edhe injorimi nga ana e qeverisjes së Hamasit e kanë shkatërruar ekonominë e Gazës.

Në vitin 2022, rreth 80% e banorëve të Gazës ishin të varur nga ndihmat, sipas OKB-së. UNRWA ka siguruar një ndihmë të madhe për Gazën para krizës aktuale, përfshirë ndihmat humanitare, shëndetësore dhe arsimin. Ajo është punëdhënësja e dytë më e madhe në Gaza. Por gjithmonë ka pasur kritika për anësi. Ish-ministra të qeverisë izraelite kanë thënë, se nuk do donin ta kishin aty këtë organizatë, ndërkohë që të tjerë e konsiderojnë UNRWA si të rëndësishme.

Një shembull tjetër që tregon për grindjet në lidhje me rindërtimin është i ashtuquajturi “Gaza Reconstruction Mechanism”, GRM, Mekanizmi i Rindërtimit të Gazës. I krijuar në vitin 2014, si masë e përkoshme për të ndaluar Hamasin për të pasur një “përdorim të dyfishtë” të materialeve të ndërtimit, që mund të përdoren për ndërtesa, por edhe për tunele, për shembull, ai është ndërkohë një sistem kompleks burokratik që çon në vonesa të ndjeshme deri sa të çohen materialet në Gaza. Po ashtu i ka rritur kostot e rindërtimit me 20%.

Asnjë zgjidhje në horizont

Të gjitha këto probleme nuk do të zhduken, thjesht sepse nevojitet një rindërtim i jashtëzakonshëm dhe më i madh, parashikon Nathan Brown, një studiues në Institutin Carnegie për Programet e Lindjes së Mesme. Ai vëren, se kjo gjendje madje mund të keqësohet. “Nuk ka për të qenë problemi financimi, por politika”, tha Brown për DW. “Nëse nesër të gjithë aktorët, Izraeli, palestinezët, faktorët rajonalë, aktorët perëndimorë, thonë ‘ja kjo është e ardhmja, e do të ketë këtë pamje’, pavarësisht, nëse do të ketë një zgjidhje me dy shtete apo një zgjidhje me një shtet, atëherë paratë nuk kanë për të qenë problemi.” Shumë donatorë do të ishin të gatshëm të jepnin para, nëse do të kishte një perspektivë të zgjidhjes së problemit përfundimisht, vëren eksperti.

Ditët e fundit ka pasur raportime, se Emiratet e Bashkuara do të paguanin për rindërtimin e Gazës, por kjo nëse garantohet zgjidhja me dy shtete. “Ndryshe ata do të financonin atë që në popullatën e tyre konsiderohet si një ripushtim i Gazës nga Izraeli. Brown thotë, se nuk shikon një zgjidhje për momentin. Ka shumë pyetje pa përgjigje, konstaton edhe Yara Asi, politologe në Qendrën Arabe të Uashingtonit. “Nëse nuk ka një qeverisje legjitime në Gaza, a do të jenë donatorët të gatshëm të dërgojnë dhjetëra miliona dollarë?” pyet ajo. “Mendoj, se do të nevojiten disa garanci për një të ardhme politike, për të dërguar më pas para.” Po ashtu duke iu referuar europianëve dhe amerikanëve, Asi thekson, se ata nuk janë të kënaqur, që shkollat e spitalet që kanë rindërtuar ata shkatërrohen. Edhe Izraeli nga ana e tij nuk mund të bëjë rindërtimin pa ndihmën e vendeve të tjera, prandaj “habitem që nuk merren hapa për të zgjidhur këtë problem”, thekson Asi./DW/

The post Kush do të paguajë për rindërtimin e Gazës? appeared first on Albeu.com.

Banka Botërore i jep Ukrainës 1.5 miliardë dollarë, fondet për rindërtimin dhe rimëkëmbjen
Ukraina do të marrë 1.5 miliardë dollarë nga Banka Botërore për të mbështetur rindërtimin dhe rimëkëmbjen, tha sot kryeministri Denis Schmihal.

Fondet do të garantohen nga qeveria japoneze dhe do të kanalizohen për të mbështetur sigurimet shoqërore dhe zhvillimin ekonomik, tha Schmihal në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram.

“Në përgjithësi, kredia do të ndihmojë në mbështetjen e subvencioneve për njerëzit që kanë ndryshuar vendbanimin brenda vendit dhe pagesat e pensioneve”, tha Schmihal.

Ukraina mbështetet në ndihmën financiare të partnerëve të saj të huaj për të qenë në gjendje të mbulojë deficitin buxhetor. Ministria e Financave njoftoi se ka marrë në qershor shumën prej 3 miliardë dollarësh për mbështetje buxhetore nga partnerët e Ukrainës, me 40% në formën e granteve.

Dje administrata e Fondit Monetar Ndërkombëtar përfundoi kontrollin e kredisë ukrainase, duke lejuar që Kievi të marrë menjëherë shumën prej 890 milionë euro për mbështetjen fiskale.

Qeveria shpreson për një rimëkëmbje të arsyeshme ekonomike këtë vit pasi ekonomia u tkurr me rreth një të tretën në vitin 2022 për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë dhe po punon me partnerët e huaj për të siguruar fonde për një rimëkëmbje të ashtuquajtur “të shpejtë”.

Ukraina po rindërton shkollat, spitalet, rrugët dhe urat dhe po bën riparime në sektorin e energjisë, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme në jug dhe lindje të vendit.

The post Banka Botërore i jep Ukrainës 1.5 miliardë dollarë, fondet për rindërtimin dhe rimëkëmbjen appeared first on Albeu.com.

Banka Botërore: Rindërtimi dhe rimëkëmbja e Ukrainës do të kushtojë 411 miliardë dollarë
Nevojat për rindërtim dhe rimëkëmbje të Ukrainës janë rritur në 411 miliardë dollarë, ka thënë Banka Botërore.

Vlerësimi, i bërë së bashku nga qeveria e Ukrainës, Banka Botërore, Komisioni Evropian dhe Kombet e Bashkuara, është një rritje nga 349 miliardë dollarë të vlerësuar në një raport të publikuar në shtator.

Vlerësimi i fundit pret që Kievi të kërkojë 14 miliardë dollarë për investime kritike dhe prioritare për rindërtimin dhe rimëkëmbjen në vitin 2023.

“Infrastruktura e energjisë, strehimi, infrastruktura kritike, ekonomia dhe çminimi humanitar janë pesë prioritetet tona për këtë vit”, tha kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal në një deklaratë të mërkurën. Ai shtoi se një pjesë e punës së rindërtimit tashmë është kryer.

Por Shmyhal paralajmëroi se sasia e dëmit dhe nevojave për rikuperim aktualisht nuk përfshin të dhëna për humbjen e infrastrukturës, banesave dhe bizneseve në territoret e pushtuara.

Kur forcat e mbrojtjes t’i lirojnë, autoritetet do të fillojnë punën e restaurimit në këto territore, tha ai.

Raporti thoshte se vlerësimet “duhet të konsiderohen si minimale pasi nevojat do të vazhdojnë të rriten për sa kohë që lufta të vazhdojë”.

Dëmet e drejtpërdrejta të ndërtesave dhe infrastrukturës arrijnë në më shumë se 135 miliardë dollarë. /albeu.com

The post Banka Botërore: Rindërtimi dhe rimëkëmbja e Ukrainës do të kushtojë 411 miliardë dollarë appeared first on Albeu.com.

G-7 zotohet të rindërtojë Ukrainën nga shkatërrimi i luftës
Udhëheqësit e vendeve të Grupit të Shtatëshes rikonfirmuan mbështetjen e tyre të palëkundur dhe solidaritetin me Ukrainën të hënën, duke u zotuar të plotësojnë nevojat e saj urgjente për pajisje ushtarake për t’u mbrojtur nga agresioni i Rusisë.

Në një deklaratë të qarkulluar nga Shtëpia e Bardhë, G-7 dënoi “sulmet e vazhdueshme çnjerëzore dhe brutale të Rusisë ndaj infrastrukturës jetike, në veçanti rrjeteve të energjisë dhe ujit në qytetet në mbarë Ukrainën”.

Deklarata i quan këto sulme krime lufte dhe dënoi ata që “mbështesin luftën e paligjshme të Putinit”.

Deklarata vjen vetëm një ditë përpara takimit të G-7 në Paris me tematikë rindërtimin e Ukrainës pas luftës. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mori pjesë në takimin virtual.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, aktualisht edhe president i G-7, u angazhua për ringritjen e stabilitetit financiar të Ukrainës dhe e krahasoi rindërtimin e Ukrainës me Planin Marshall të Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar në rindërtimin e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkohë, forcat ruse goditën Ukrainën lindore dhe jugore të hënën me raketa, dronë dhe artileri. Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal bëri thirrje për dërgimin e raketave Patriot dhe sistemeve të tjera të teknologjisë së lartë për mbrojtjen ajrore ndaj sulmeve të Rusisë.

Të paktën tetë civilë u plagosën më 12 dhjetor nga sulmet me raketa të forcave ruse në qytetin Hirnyk, në rajonin lindor Donetsk, njoftoi guvernatori Pavlo Kyrylenko.

“Të gjithë të plagosurit u dërguan në spital dhe po vlerësojmë përmasat e dëmeve”, njoftoi ai në rrjetin Telegram.

Zona në Hirnyk, rreth 50 kilometra në perëndim të qytetit të pushtuar Donetsk, u godit nga raketa të shumta të llojit Uragan, tha guvernatori.

Moska “vazhdon të terrorizojë ukrainasit paqësorë”, tha zoti Kyrylenko dhe u bëri thirrje banorëve t’i largohen rajonit Donetsk. Zona është epiqendër e luftimeve të ashpra dhe infrastruktura e dëmtuar energjitike ka lënë miliona njerëz pa energji, ndërsa temperaturat janë nën zero.

Të gjitha termocentralet dhe hidrocentralet e Ukrainës janë dëmtuar nga sulmet e fundit të Rusisë që kanë në objektiv rrjetin e furnizimit të vendit, tha të dielën kryeministri i Ukrainës.

Presidenti Zelensky tha gjatë fjalimit të tij të dielën se ekipet e emergjencave kishin arritur të rikthenin pjesërisht energjinë në qytetin jugor Odesa, ku sulmet ruse goditën të shtunën dy centrale energjitike dhe ndërprenë energjinë për 1.5 milionë njerëz.

Sipas një zyrtari të lartë të Pentagonit, Rusia do të ketë harxhuar pjesën më të madhe të rezervave të municionit në fillimet e vitit 2023. “Kanë tërhequr nga rezervat e vjetëruara të Rusisë, gjë që sinjalizon se janë të gatshëm ta përdorin atë municion, një pjesë e të cilit është prodhuar edhe 40 vjet më parë”, tha zyrtari në kushte anonimiteti.

Jan Egeland, sekretari i përgjithshëm i Këshillit Norvegjez të Refugjatëve tha të hënën se pritet një tjetër valë prej qindra mijëra refugjatësh nga Ukraina drejt Evropës gjatë dimrit, për shkak të kushteve “të pajetueshme”.

“Do të ketë qindra mijëra më shumë, ndërsa bombardimet e tmerrshme dhe të paligjshme të infrastrukturës civile e bëjnë jetën të pajetueshme në zona të shumta”, i tha zoti Egeland agjencisë së lajmeve Reuters.

Në informimin e përditshëm, shtabi i përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat ukrainase kishin zmbrapsur sulmet e forcave ruse në katër pjesë të rajonit lindor Donetsk dhe në tetë zona në rajonin fqinj Luhansk. Këto dy rajone janë ndër katër rajonet që Moska pretendon t’i ketë aneksuar pas “referendumeve” që u quajtën të paligjshme nga Kievi.

Ukraina ka thënë se forcat ruse po pësojnë humbje të mëdha në frontin lindor gjatë luftimeve të ashpra që po dëmtojnë edhe forcat ukrainase.

“Ka ditë kur ka shumë të plagosur rëndë; katër apo pesë të gjymtuar së bashku”, i tha agjencisë së lajmeve Reuters një mjek ushtarak.

Të paktën dy veta u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën të hënën në Khersonin e çliruar rishtazi, nga goditje masive me artileri nga forcat ruse, tha Guvernatori Yaroslav Yanushevych.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian po shqyrtojnë vendosje sanksionesh të reja ndaj Rusisë dhe fonde të mëtejshme për ushtrinë e Ukrainës gjatë një takimi të hënën, ndërsa Shtetet e Bashkuara garantojnë vazhdimësinë e mbështetjes për Ukrainën ndërkohë që vazhdojnë sulmet ruse ndaj infrastrukturës jetike.

Paketa e propozuar e BE-së që po diskutohet në Bruksel, mund të ofrojë dërgesa armatimesh për Ukrainën me vlerë 2.1 miliardë dollarë.

BE-ja ka vendosur tashmë tetë herë sanksione ndaj elitës dhe industrisë ruse në përgjigje të sulmit që filloi në muajin shkurt. Në raundin e nëntë do të përfshihen zyrtarët e qeverisë, si dhe industria ruse e mbrojtjes dhe bankat.

Presidenti amerikan Joe Biden bisedoi me telefon të dielën me Presidentin Zelensky, një ndër disa telefonata që presidenti ukrainas pati me udhëheqësit botërorë, përpara mbajtjes së bisedimeve të BE-së dhe takimeve të tjera kryesore të kësaj jave.

Ndërkohë në Ukrainë ka mbërritur drejtuesi për operacionet e ndihmave të OKB-së, Martin Griffiths, i cili gjatë një qëndrimi katërditor do të ndalet edhe në qytetin Mykolaiv për të parë situatën e strehimit të njerëzve të zhvendosur nga sulmet e forcave ruse, si dhe në Kherson për të parë se si zyrtarët lokalë dhe të OKB-së po punojnë për të ngritur qendra ngrohjeje për njerëzit që kanë mbetur pa ngrohje, energji dhe ujë në shtëpitë e tyre.

Një deklaratë e OKB-së thotë se zoti Griffiths “do të shohë ndikimin e përgjigjes humanitare dhe sfidat e reja që kanë lindur ndërsa rriten dëmet ndaj infrastrukturës në mes të ngricave të dimrit”.

Që nga tetori, Rusia ka goditur rrjetin e furnizimit me energji të Ukrainës. Presidenti ukrainas Zelensky thotë se këto sulme janë krime lufte ndaj jetesës së civilëve, ndërsa Moska thotë se janë objektiva legjitime ushtarake./VOA

The post G-7 zotohet të rindërtojë Ukrainën nga shkatërrimi i luftës appeared first on Albeu.com.

BE paketë ndihme për Ukrainën, 18 miliardë euro për forcimin e institucioneve dhe rindërtim
Bashkimi Europian ka propozuar një tjetër paketë ndihme për Ukrainën. Paketa makro-financiare për financimin e Ukrainës në vitin 2023 ka një total prej 18 miliardë € e propozuar nga Komisioni Evropian dhe ofron “fleksibilitet të lartë dhe kushte shumë të favorshme për Ukrainën, duke marrë parasysh situatën aktuale të vendit.” Fondet do të disbursohen nëpërmjet kredive shumë të subvencionuara, për t’u shlyer për një periudhë maksimale prej 35 vjetësh, duke filluar nga viti 2033. Në një shprehje të mëtejshme solidariteti, BE-ja propozon gjithashtu mbulimin e kostove të normave të interesit të Ukrainës, përmes pagesave të mëtejshme të synuara nga shtetet anëtare në buxhetin e BE-së.

“BE vazhdon të qëndrojë në solidaritet me Ukrainën.Ne propozojmë një paketë mbështetjeje prej 18 miliardë eurosh për vitin 2023. Financimi në këste të rregullta për të ndihmuar rimëkëmbjen afatshkurtër dhe forcimin e institucioneve. Përgatitja e terrenit për një rindërtim të Ukrainës që përparon në rrugën drejt BE-së”, shkruan në Twitter presidentja e KE, Ursula von der Leyen.

The EU continues to stand in solidarity with Ukraine.

We propose an €18 billion support package for 2023.

Funding in regular tranches to help recovery in the short-term and strengthen institutions.

Preparing the ground for a reconstruction of ?? progressing on the EU path.

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) November 9, 2022

The post BE paketë ndihme për Ukrainën, 18 miliardë euro për forcimin e institucioneve dhe rindërtim appeared first on Albeu.com.

LUFTA/ Ushtria e Ukrainës: Rusia përpiqet të rindërtojë dhe rigrupohet
Në përditësimin e saj të përditshëm të mëngjesit, ushtria e Ukrainës thotë se në vend të nisjes së ofensivave të reja, forcat ruse u përqendruan kryesisht në rimbushjen e humbjeve të tyre dhe riparimin e pajisjeve të dëmtuara gjatë të shtunës.

Gjithashtu akuzoi Rusinë për “krijimin e qëllimshëm të kushteve për një krizë humanitare” në zonat që forcat e saj po pushtonin, duke penguar një autokolonë ndihmash të arrinte në Kherson mbrëmë.

Në një postim të mëparshëm, ushtria pretendoi se kishte rivendosur linjën e saj të mbrojtjes në jug në disa zona dhe tha se kishte ndalur me sukses një ofensivë ruse pranë Izyum në lindje./BBC

The post LUFTA/ Ushtria e Ukrainës: Rusia përpiqet të rindërtojë dhe rigrupohet appeared first on Albeu.com.

Zelensky: Do të rindërtojmë Ukrainën
Presidenti Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim duke u kërkuar partnerëve të Ukrainës në mbarë botën që të ofrojnë zgjidhje të bazuara në realitet, jo në opinione abstrakte.

Ai thotë se liderët po mblidhen për të diskutuar luftën dhe anëtarësimin e Ukrainës në NATO  dhe thekson se ai e di se cilët nga ata liderë po mbështesin Ukrainën.

Për luftën, ai thotë se burrat dhe gratë ukrainase po mbrojnë shtetin e tyre për të pesëmbëdhjetën ditë  dhe kanë zmbrapsur sulmet në zona kyçe.

Ai konfirmon se tre persona, duke përfshirë një fëmijë, u vranë në bombardimin e maternitetit në Mariupol dhe thotë se pretendimi i Rusisë se nuk kishte pacientë në spital është një gënjeshtër.

Rusët kanë krijuar një “katastrofë humanitare”, thotë ai, duke shtuar: “Më është thyer zemra nga ajo që pushtuesit u kanë bërë qyteteve tona, shtetit tonë”.

Ai thotë se Rusia dëshiron të poshtërojë popullin ukrainas dhe “t’i bëjë ata të gjunjëzohen dhe të marrin bukën dhe ujin nga duart e tyre”.

Zelensky shton: “Ne nuk u bëmë skllevër dhe nuk do të bëhemi kurrë  sepse ky është shpirti ynë dhe ky është fati ynë”.

Duke parë përpara, ai thotë se pas luftës, gjithçka do të rindërtohet në standardet më të larta dhe planifikimi nga qeveria tashmë është duke u bërë. “Nuk do të mbetet asnjë gjurmë nga pushtimi rus”.

The post Zelensky: Do të rindërtojmë Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Rinis shembja e shtëpive te “ 5 Maj”, banorët: E kemi me dokumente
Mëngjesin e sotëm IKMT ka nisur aksionin e prishjes së 4 banesave të tjera në lagjen “ 5 Maj” në kuadër të procesit të rindërtimit.

Banorat vazhdojnë të jetë të revoltuar dhe kërkojnë të bëhet një marrëveshje sipas ligjit.

Në një prononcim për mediat ata thonë se po u merren shtëpitë me forcë edhe pse janë të pajisur me të gjitha dokumentet e nevojshme. Mësohet se nga 4 shtëpitë e planifikuara për tu shembur, vetëm njëra ka rënë dakort me marrëveshje.

“Nuk po shkëmbehet pronë këtu, po vidhet”-u shpreh një nga banoret.

Banorët e lagjes “5 maj”: Ataa duhet të më trokasin në derë me avokat dhe të shkëmbehet prona. Kjo është vjedhje e pronës, të dal unë pas 40 vitesh e të pres të marr banesë sociale. Çfarë kërkojnë këta njerëz në pallat?

Shtëpinë e kam me dokumente, po e shembin pa vendim.

Është shtëpia ime mor zotëri!

-Ka ardhur një ushtri të na prishë shtëpitë me forcë, kanë ardhur që në 6 të mëngjesit. Jemi në process gjyqesor, nuk kemi rënë dakort me firmën ndërtuese.

Aty është dhe një biznes dhe nuk e vlerësojnë si të tillë. Unë e kam me hipotekë e tapi të vitit 1991.

-Kjo është luftë me civilët, kam 40 vjet këtu, është masakër! I kam lënë të gjitha brenda.

The post Rinis shembja e shtëpive te “ 5 Maj”, banorët: E kemi me dokumente appeared first on Albeu.com.