rimbursim Archives - Albeu.com

Nuk ka kompensim 480 apo 1000 euro: Tatimi do të rillogaritet dhe diferenca rimbursohet me kërkesë
Nuk ka kompensim 480 apo 1000 euro! Do ketë rillogaritje tatimi. Kush del me tepricë kreditore (tatim të mbipaguar) do t’i kthehet diferenca e lekëve të paguar për tatim, por nëse bën kërkesë në tatimet rajonale.

Sipas sistemit e-Tax, pas datës 22 janar 2026 nis gjenerimi për plotësimin e Deklaratës Individuale të të Ardhurave (DIVA) për vitin 2025, ku për herë të parë do të aplikohet zbritje tatimore për tatimpaguesit me fëmijë në ngarkim nën 18 vjeç. Afati për plotësimin e deklaratës është deri më 31 Mars 2026.

Zbritja prej 48,000 lekësh apo 100,000 lekësh për prindërit e fëmijëve dhe për shpenzimet e arsimimit nuk është kompensim direkt.

Kompensimi do të llogaritet si diferencë mes tatimit të ri (pas aplikimit të zbritjeve) dhe tatimit të paguar gjatë vitit 2025.

Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” përcakton që vlerat 48 mijë lekë apo 100 mijë lekë (sipas rasteve) do të ulen nga baza e tatueshme, dhe kompensimi do të llogaritet si rezultat i diferencës së tatimit të ri (pasi janë bërë zbritjet e shpenzimeve sipas shkallës të të ardhurave të individëve) dhe tatimit që është paguar në 2025.

Pra nëse individi do të rezultojë me tatim të mbipaguar, pasi t’i zbriten shpenzimet, shumën e tepricës do ta kërkojë për rimbursim nëpërmjet një kërkesë që do t’i bëjë drejtorive rajonale të tatimeve.

Administrata Tatimore sqaroi për Monitor se është duke u hartuar udhëzimi përkatës me procedurat e për plotësimin e deklaratës, dokumentacioni që nevojitet dhe si do të bëhen kërkesat pranë drejtorive rajonale të tatimeve.

Shembull

Zbritjen e shpenzimesh në vlerën e 48 mijë lekëve apo rreth 480 euro nga totali vjetor i të ardhurave bruto, do ta përfitojnë të gjithë individët pavarësisht nivelit të të ardhurave, nëse kanë fëmijë në ngarkim të moshës deri 18 vjeç.

Ndërsa zbritjen e shpenzimeve me vlerë maksimale deri 100 mijë lekë apo rreth 1,000 euro për arsimin e fëmijëve do të përfitohet nëse të ardhurat vjetore bruto të deklaruara janë deri në 1.2 mln lekë.

Njëri nga çifti i prindërve që kanë fëmijë nën 18-vjeç, pra ai që ka të ardhurat më të larta, do t’i zbriten 48 mijë lekë, nga tatimi e paguara mbi pagën gjatë këtij viti në momentin kur do të plotësojnë Deklaratën Individuale të të Ardhurave Personale.

Nëse të ardhurat bruto vjetore të një individi A janë 150 mijë lekë apo 1,8 mln lekë në vit.

Tatimi i paguar çdo muaj është:

Deri në 30,000 lekë- tatim 0

Pjesa 30,001–130,000 (130,000 − 30,000) × 13% = 100,000 × 13% = 13,000 lekë

Pjesa mbi 130,000 → (150,000 − 130,000) × 23% = 20,000 × 23% = 4,600 lekë

Tatimi mujor i paguar është 17,600 lekë. Tatimi vjetor është 211,200 lekë.

Individi ka një fëmijë të moshës 7 vjeç. Pra numri i personave nën 18 vjeç në kujdestarinë e deklaruesit është 1.

Si fillim të ardhurat vjetore të këtij individi janë mbi 1,2 mln lekë. Automatikisht i lind detyrimi për plotësimin e Deklaratës Individuale të të Ardhurave.

Me hyrjen në fuqi të zbritjes së shpenzimeve për fëmijët, nga totali i të ardhurave bruto të këtij individi do të zbriten shpenzimet prej 48 mijë lekë.

Duke qenë se të ardhurat e deklaruara janë mbi 1.2 mln lekë nuk do të përfitojë zbritjen e shpenzimeve prej 100 mijë lekë për arsimimin.

Tatimi i rillogaritur pas zbritjes së shpenzimeve:

Të ardhurat mujore pas zbritjes së shpenzimeve prej 48 mijë lekë do të jenë 146 mijë lekë apo rreth 1,7 mln lekë në vit.

Deri në 30 mijë lekë tatimi është zero

Pjesa 30,001 – 130,000 (130,000 − 30,000) × 13% = 100,000 × 13% = 13,000

Pjesa Mbi 130,000 (146,000 − 130,000) × 23% = 16,000 × 23% = 3,680

Tatimi mujor i rillogaritur = 13,000 + 3,680 = 16,680 lekë apo 200,160 lekw nw vit.

Tatimi i paguar gjatë vitit (pa zbritje) = 211,200 lekë

Gjendja kreditore – 211,200 lekw tatimi i paguar gjatw vitit 2025 -200,160 lekw tatimi i rillogaritur = 11,040 lekë

Kjo është shuma që individi mund ta kërkojë për rimbursim pas plotësimit të DIVA-s.

Kërkesë do të dorëzohet brenda 3 muajve nga plotësimi i DIVA, në drejtoritë rajonale tatimore.

Llogaritja e tatimit pas zbritjes së shpenzimeve rreth 1000 euro për arsimin

Po ashtu nga viti 2026 prindërit me të ardhura vjetore jo më shumë se 1,2 mln lekë në vit, do të përfitojnë edhe zbritje për shpenzimet për arsimimin e fëmijëve deri në vlerën 100 mijë lekë.

Pra nëse merr më pak se 100 mijë lekë (apo rreth 1000 euro) në muaj pagë, përmes faturave të ruajtura për shpenzimet e bëra për arsimimin e fëmijës mund të përfitosh deri në 100 mijë lekë zbritje nga tatimet. Edhe këtë zbritje e merr pasi të plotësosh DIVA-n.

Shembull: Individi X ka të ardhura nga punësimi 70,000 lekë në muaj apo 840,000 lekë në vit.

Tatimi i paguar në çdo muaj është (70,000 – 30,000)*13% = 5,200 lekë dhe në vit 62,400 lekë. Individi për të përfituar zbritjet për arsimin e fëmijëve duhet të plotësojë dhe dorëzojë deklaratën e të arshurave personale deri në 31 mars 2026.

Shuma maksimale që zbritet për arsim është 100,000 lekë pavarësisht nga numri i fëmijëve në moshë nën 18 vjecc. (840,000 – 100,000)/12 = 61,667 lekë/muaj. Tatimi 4,117 lekë (vjetor 49,400 lekë).

Individi do të rezultojë në Deklaratën Individuale të të Ardhurave me gjendje kreditore 13,000 lekë (e rrumbullakosur ).

Këtë gjendje kreditore do ta kërkojë brenda një afati 3 muaj nëpërmjet një kërkesë pranë Drejtorive Rajonale të Tatimeve.

The post Nuk ka kompensim 480 apo 1000 euro: Tatimi do të rillogaritet dhe diferenca rimbursohet me kërkesë appeared first on Albeu.com.

Rimbursim për arsimin e fëmijëve nga 2026-ta pas rillogaritjes të tatimit me DIVA/ Ja cilat kategori përfitojnë
Nga viti 2026 për arsimin e fëmijëve, prindërit më të ardhura vjetore bruto më pak se 1,2 milionë lekë do t’u njihen 100 mijë në vit shpenzime për arsimimin e fëmijëve.

Pavarësisht numrit të fëmijëve, vlera e shpenzimeve që do të zbriten nga totali i të ardhurave vjetore do të jetë 100 mijë lekë.

Po ashtu për çdo fëmijë në ngarkim të moshës nën 18-vjeç, pavarësisht nivelit të të ardhurave vjetore të siguruara, prindërit do të përfitojnë 48 mijë lekë në vit zbritje shpenzimesh.

Kjo do të sjellë rillogaritje të tatimit për të ardhurat, që pas zbritjes të shpenzimeve për kategoritë përfituese tatimi do të rezultojë më i ulët.

Për këta individë, do të krijohet tepricë kreditore që më pas pritet të rimbursohet pas 3 muajsh, pas dërgimit të kërkesës në tatime.

Pra, zbritjen e shpenzimeve me vlerë 48 mijë lekë në vit për çdo fëmijë në ngarkim të moshës deri 18 vjeç, do ta përfitojë çdo individ, pavarësisht nivelit të të ardhurave.

Ndërsa shpenzimet fikse për arsimin me vlerë 100 mijë lekë në vit, pavarësisht numrit të fëmijëve, do ta përfitojnë vetëm individët me të ardhura deri 1,2 milionë lekë në vit.

Shpenzimet do të njihen përmes plotësimit të DIVA deklaratës vjetore të të ardhurave që për të ardhurat e siguruara në 2025, deklarimi bëhet në muajin mars 2026.

Njohja e shpenzimeve për arsimin e fëmijëve dhe njohja e shpenzimeve për fëmijët në ngarkim përcaktohen në ligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat.

Si do të rillogaritet tatimi

Skema në praktikë do të funksionojë në këtë mënyrë.

Së pari, në një çift bashkëshortësh të drejtën për zbritjen e shpenzimeve të fëmijëve në ngarkim dhe për arsimimin nëse plotësohet kufiri i të ardhurave e ka anëtari me të ardhura më të larta vjetore.

Pra zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga baza vjetore e tatueshme, nuk përfitohet nga të dy prindërit e fëmijëve në ngarkim, por vetëm ai që ka të ardhurat më të larta të deklaruara.

Për të ardhurat vjetore të 2025 është paguar tatimi çdo muaj. Me deklarimin e DIVA-s individëve përfitues të njohjes së shpenzimeve për rritjen e fëmijëve dhe arsimin e tyre do t’u rillogaritet tatimi.

Pas zbritjes së shpenziemeve baza e tatatueshme, pra totali i të ardhurave vjetore do të jetë më i ulët, çka automatikisht edhe tatimi do të jetë më i ulët.

Ndërkohë tatimi për të ardhurat për 2025 është paguar. Diferenca e krijuar nga rillogaritja e tatimit individëve përfitues do t’u kthehet si rimbursim.

Por kujdes nëse njohjen e shpenzimeve për çdo fëmijë në ngarkim me vlerë 48 mijë lekë në vit, e përfiton çdo individ pavarësisht të ardhurave vjetore bruto të deklaruara, shpenzimet fikse për arsim me vlerë 100 mijë lekë do t’i përfitojnë vetëm ata që kanë të ardhura nën 1,2 milionë lekë.

Po ashtu, kjo kategori duhet t’i ketë të dokumentuara shpenzimet për arsim nëpërmjet kontratave me institucionet arsimore.

Kontratat nuk ngarkohen elektronikisht në momentin e plotësimit të DIVA, por ruhen në raste të kontrollit tatimor.

Sa ulet tatimi nga zbritja e shpenzimeve fikse prej 100 mijë lekë në vit për arsimi

Shembull

Së pari, individi me të ardhurat personale nga punësimi dhe/ose biznesi me më shumë se 1,200,000 lekë në vit nuk përfiton nga zbritje shpenzimesh për arsim.

Nëse një individi X ka të ardhura nga punësimi 70,000 lekë në muaj apo 840,000 lekë në vit.

Tatimi i paguar në çdo muaj është (70,000 – 30,000)*13% = 5,200 lekë dhe në vit 62,400 lekë.

Individi për të përfituar zbritjet për arsimin e fëmijëve, duhet të plotësojë dhe dorëzojë deklaratën e të ardhurave personale deri në datë 31 mars të vitit pasardhës (viti i fillimit që përfiton zbritjet për arsim dhe kompensimin për fëmijë është vitit 2025), pra deri në 31 mars 2026.

Shuma maksimale që zbritet për arsim është 100,000 lekë pavarësisht nga numri i fëmijëve në moshë nën 18 vjeç.

(840,000 – 100,000)/12 = 61,667 lekë/muaj. Tatimi 4,117 lekë (vjetor 49,400 lekë). Në këtë rast sipas pikës 1 të nenit 22, përveç shpenzimeve për arsim nga baza tatimore është zbritur një shumë prej 360, 000 lekësh nëse të ardhurat vjetore janë mbi 720, 000 lekë, ose një shumë prej 30,000 lekësh në muaj nëse të ardhurat mujore janë mbi 60,000 lekë.

Individi do të rezultojë në Deklaratën individuale të të Ardhurave me gjendje kreditore 13,000 lekë (e rrumbullakosur ).

Këtë gjendje kreditore e kërkon brenda një afati 3 muaj./Monitor

The post Rimbursim për arsimin e fëmijëve nga 2026-ta pas rillogaritjes të tatimit me DIVA/ Ja cilat kategori përfitojnë appeared first on Albeu.com.

Ua morën lekët në shkelje të ligjit/ Tatimet: Gati të rimbursojmë profesionistët e lirë, saktësoni llogaritë bankare
Administrata Tatimore njoftoi se është gati për të rimbursuar brenda dhjetorit tatimpaguesit, që ofrojnë shërbime profesionale dhe që kanë kryer pagesën e kësteve paraprake të tatim fitimit dhe tatim fitimit të thjeshtuar.

Tatimet njoftuan se bizneset duhet të kenë kujdes dhe të saktësojnë të dhënat e llogarive bankare në e-Filing deri në datën 10 dhjetor.

Llogaria bankare duhet të jetë në monedhën Lek

Llogaria bankare duhet të jetë aktive në një nga bankat e nivelit të dytë.

Kthimi i kësteve po bëhet pasi Gjykata Kushtetuese vendosi më 27 Qershor 2024 unanimisht rrëzimin e nenit 69 që diskriminonte profesionistët e lirë nga tatimi prej 15%. Tatimi i profesionistëve të lirë do të fillojë në vitin 2029, njësoj me bizneset e tjera.

Gjykata Kushtetuese vendosi në mënyrë unanime pranimin e çështjes që është brenda juridiksionit të saj dhe rrëzoi diskriminimin e profesionistëve të lirë, duke u bazuar tek argumentet që paraqitën palët paditëse.

Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” parashikonte që zbatimi do të niste për profesionistët e lirë nga 1 janari 2024 dhe për bizneset e tjera në vitin 2029.

Nga ky ligj do të prekeshin rreth 29 mijë profesionistë të lirë. Një pjesë e tyre parapaguan këstet e tatimit 15%, të cilat u përllogaritën në bazë të fitimeve të vitit 2023, duke shkaktuar dhe debate të shumta, pasi qeveria nuk njohu shpenzimet e zbritshme prej 30%. Pas debateve të shumta që shkaktoi moszbatimi korrekt i ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, administrata tatimore rishikoi më 28 maj me ulje këstet e parapagimit të tatimit për profesionet e lira.

Në njoftimet e dërguara që më 28 Maj nga Drejtoria Rajonale e Tiranës, rezultoi se për llogaritjen e tatimit për muajin Maj dhe muajt qershor-dhjetor, u zbritën shpenzimet 30%, të parashikuar në ligj për të vetëpunësuarit me xhiro deri 10 milionë lekë. Pas korrigjimit kësti i parapagimit për muajin Prill mbeti i pandryshuar.

Ndërsa detyrimi për muajin Maj dhe muajt e tjerë ishte 30% më i ulët. Qeveria parashikonte që të arkëtonte 75 milionë euro nga 29 mijë profesionistët në vitin e parë të zbatimit të ligjit, bazuar në fitimet e deklaruara prej tyre në 2023-n.

Një pjesë e madhe e tyre nuk i kishin paguar ende këstet, sepse po prisnin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ata që i kanë paguar, tashmë do t’u kthehen mbrapsht shumat e paguara brenda muajit dhjetor. Llogaritet që nga tatimi i parapaguar janë arkëtuar rreth 5 mln euro. /Monitor

The post Ua morën lekët në shkelje të ligjit/ Tatimet: Gati të rimbursojmë profesionistët e lirë, saktësoni llogaritë bankare appeared first on Albeu.com.