rikthim Archives - Albeu.com
David Fadairo rikthehet te Partizani pas paraqitjes së shkëlqyer në Conference League
<html><head></head><body>
David Fadairo do të jetë sërish pjesë e Partizanit, pas përfundimit të aventurës europiane me Dinamon në Conference League.
I afruar nga Teuta gjatë merkatos së dimrit (2026), sulmuesi nigerian u bashkua me Dinamon në formën e huazimit për ndeshjet e Kupave të Europës.
Në 7 paraqitje me skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja, 25-vjeçari shënoi 3 gola, duke u renditur si golashënuesi më i mirë i dinamovitëve në këtë kompeticion.
Pas eliminimit në Play Off-in e Conference League, Fadairo do të kthehet te “Demat e Kuq”, tashmë me një profil më të konsoliduar dhe pritshmëri të mëdha për repartin ofensiv.
Trajneri Florin Bratu do të ketë një alternativë të rëndësishme në sulm, ndërsa forma e treguar nga Fadairo ka rritur entuziazmin e tifozëve të Partizanit, të cilët shpresojnë për fitimin e titullit në Superiore pas 4 vitesh pritje.
</body></html>
The post David Fadairo rikthehet te Partizani pas paraqitjes së shkëlqyer në Conference League appeared first on Albeu.com.
KEK rikthen në punë njësinë A3: Tym më i dendur mund të vërehet për disa orë
<html><head></head><body>
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) bëri të ditur se njësia A3 ka nisur procesin e startimit, pas përfundimit me sukses të sanimeve të nevojshme, ndërsa sinkronizimi me rrjetin elektroenergjetik pritet të ndodhë së shpejti.
Sipas KEK-ut, gjatë kësaj faze, për arsye teknologjike, mund të vërehet emetim më i theksuar i tymit për disa orë. Korporata e cilësoi këtë si një dukuri të përkohshme, të lidhur me procesin e startimit të njësisë.
KEK kërkoi mirëkuptimin e Komunës së Obiliqit dhe të qytetarëve gjatë kësaj periudhe të shkurtër, duke i falënderuar për mirëkuptimin.
KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS – KEK Sh.A.
</body></html>
The post KEK rikthen në punë njësinë A3: Tym më i dendur mund të vërehet për disa orë appeared first on Albeu.com.
Njësia A4 e KEK-ut nis rikthimin në funksion
Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se njësia A4 ka hyrë në fazën e rikthimit në operim, pasi janë përmbyllur me sukses punimet e nevojshme të sanimit.
Sipas KEK-ut, procesi i startimit tashmë ka filluar dhe njësia pritet të lidhet së shpejti me rrjetin elektrik përmes sinkronizimit.
Korporata ka paralajmëruar se gjatë startimit, për shkak të proceseve teknologjike, mund të vërehet tym më i dendur për disa orë.
KEK-u u ka kërkuar mirëkuptim Komunës së Obiliqit dhe banorëve të saj gjatë kësaj periudhe të shkurtër.
Funksionalizimi i njësisë A4 pritet të ndikojë në shtimin e kapaciteteve për prodhimin e energjisë elektrike.
</body></html>
The post Njësia A4 e KEK-ut nis rikthimin në funksion appeared first on Albeu.com.
Linja e trenit Prishtinë–Pejë rifillon qarkullimin pas ndërprerjes së përkohshme
<html><head></head><body>
Trenat në linjën Prishtinë–Pejë kanë nisur sërish qarkullimin gjatë mesditës, pasi shërbimi u pezullua përkohësisht pas ngjarjes tragjike të ndodhur sot, ku një grua humbi jetën pasi u godit nga treni.
Lajmi u bë i ditur nga Behxhet Haziri, zëdhënës i Trainkos.
Haziri shpjegoi se ndërprerja ishte bërë për shkak të rastit të rëndë, me qëllim verifikimin e makinistit dhe përmbushjen e procedurave të tjera të nevojshme.
Sipas tij, pas përfundimit të këtyre veprimeve, qarkullimi i linjës së mesditës vijoi normalisht.
</body></html>
The post Linja e trenit Prishtinë–Pejë rifillon qarkullimin pas ndërprerjes së përkohshme appeared first on Albeu.com.
Pas një mungese të gjatë, rikthehet Korab Shaqiri: Ishte një kohë e vështirë për muzikantët e mirë
Këngëtari dhe producenti i njohur, Korab Shaqiri, është rikthyer pas një periudhe mungese në ekranet televizive, ku ka folur hapur për karrierën e tij muzikore dhe arsyet që e shtynë të tërhiqej për një kohë nga skena.
I ftuar në emisionin “Sol”, artisti ndau mendimet e tij për zhvillimet në industrinë muzikore ndër vite, duke theksuar se një nga arsyet kryesore të largimit të tij ishte ndryshimi i frymës që po dominonte tregun muzikor.
“Sepse, të them, dhe po bindem ditë për ditë, se ishte një kohë jo e mirë për muzikën e mirë. Ishte një kohë jo e mirë për muzikantët e mirë, ishte një kohë e vështirë për muzikantët e mirë, sepse ishte fryma e tillë”.
“Ishin disa zhanre që vetëm art nuk kishin dhe mendoj që është duke kaluar”, shtoi mes tjerash.
Shaqiri la të kuptohet se gjatë viteve të fundit muzika cilësore shpesh ka mbetur në hije përballë trendëve të reja, të cilat sipas tij nuk kanë pasur vlera të mirëfillta artistike.
Megjithatë, beson se situata po ndryshon gradualisht dhe se publiku po rikthehet sërish drejt muzikës me përmbajtje dhe cilësi.
I njohur për stilin e tij autentik dhe për kontributin e gjatë në muzikën shqiptare, Shaqiri vazhdon të jetë një nga emrat më të respektuar të skenës vendore.
The post Pas një mungese të gjatë, rikthehet Korab Shaqiri: Ishte një kohë e vështirë për muzikantët e mirë appeared first on Albeu.com.
Murinjo hedh hapin e parë për rikthimin e tij te Real Madridi, është vetëm çështje kohe që…
Një muaj e gjysmë më parë, nuk ishte pjesë e planeve, por e vërteta është se emri i tij ka qarkulluar gjithmonë nëpër zyrat e Valdebebas, veçanërisht pasi Horge Mendesh i ofroi Zhoze Murinjos të ishte pjesë e bordit të Real Madridit.
Gjatë kësaj kohe, situata ka kaluar nga “është e pamundur që Murinjo të kthehet” në pranimin se operacioni është tashmë në zhvillim e sipër.
Hapi i parë u ndërmor nga trajneri, por hapi i dytë, dhe me sa duket vendimtar, erdhi nga bordi i Real Madridit, i cili tani e konsideron Murinjon si opsionin e vetëm të mundshëm për të rindërtuar një ekip dhe për të rivendosur ekuilibrin në një dhomë zhveshjeje që aktualisht është mjaft e çorganizuar.
Nuk ka asnjë marrëveshje apo angazhim të nënshkruar për momentin, por të dyja palët janë të vetëdijshme për qëllimet e njëra-tjetrës. Është vetëm çështje kohe, pikërisht koha e mbetur para përfundimit të sezonit të klubeve për të dyja ekipet.
Tani Florentino Perez dhe Murinjo duhet të rilidhen për të shmangur problemet e përditshme të një ekipi aq kompleks sa Real Madridi.
Ekziston bindja e plotë dhe absolute se “Special One”, është njeriu ideal për të drejtuar një dhomë zhveshjeje jashtë kontrollit. Nuk ka dyshim për aftësinë e menaxherit për ta arritur këtë.
Benfika siç raportohet nga AS, po punon për të gjetur zëvendësuesin e Murinjos me Amorimin si kandidatin kryesor. Çmimi fillestar i portugezit është vendosur në 3 milionë euro, një shumë e përballueshme, veçanërisht duke pasur parasysh nevojën e Real Madridit për të zgjidhur krizën e tyre aktuale.
Dekada e fundit ka parë rikthimet e suksesshme të Zidan dhe Ançelotit. Tani, përveç ndonjë ndryshimi të papritur, një raund i tretë negociatash është duke u zhvilluar.
Gjithçka varet nga një bisedë midis trajnerit dhe presidentit, por e vërteta është se ndjenja e publikut ndaj Murinjos ka ndryshuar plotësisht. Pyetja tani është se si rikthimi i trajnerit aktual të Benfikës, do të përshtatej në rutinën e përditshme të një ekipi aq kërkues sa Real Madridi.
The post Murinjo hedh hapin e parë për rikthimin e tij te Real Madridi, është vetëm çështje kohe që… appeared first on Albeu.com.
Pas eksperiencës njëjavore në “Grande Fratello”, Dolce rikthehet në Big Brother Kosova (VIDEO)
Dolce, banore e Big Brother VIP Kosova, përfundoi një eksperiencë njëjavore në versionin italian të programit, Grande Fratello.
Ky ishte një lajm i veçantë, pasi është hera e parë që një pjesëmarrëse e BBVK viziton shtëpinë e GF.
Gjatë qëndrimit të saj në “Casa” të Grande Fratello, Dolce u prit me shumë kureshtje nga banorët italianë.
Ajo e përshkroi eksperiencën si unike dhe theksoi se ishte emocionuese dhe e pasur me përvoja të reja.
Rikthimi i saj në Big Brother Kosova normalisht që do të jetë ndryshe, me përvojën që ka fituar.
Publiku ka treguar interes të madh për kombinimin e dy formateve reality shou, duke e parë rikthimin e Dolces si një mundësi për surpriza dhe ngjarje të papritura.
Sidoqoftë, mbetet për t’u parë ditëve në vazhdim.
The post Pas eksperiencës njëjavore në “Grande Fratello”, Dolce rikthehet në Big Brother Kosova (VIDEO) appeared first on Albeu.com.
Kushtetuesja e ktheu në detyrë, reagojnë avokatët e Erion Veliajt: Priti 9 muaj për të folur 9 minuta! Fitore për shtetin e të drejtës
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e ish-kryebashkiakut Erion Veliaj në detyrë, kanë reaguar avokatët e tij, konkretisht përfaqësuesit nga zyra ligjore “Kasowitz LLP”, me seli në Nju Jork, dhe “Mishcon de Reya LLP”, me seli në Londër, që përfaqësojnë kryetarin Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Në reagim thuhet se ky vendim përbën një përparim të madh pas një beteje nëntëmujore ligjore dhe politike si dhe ‘riafirmon parimin themelor kushtetues se mandati i një zyrtari të zgjedhur nuk mund të ndërpritet pa respektuar procesin e rregullt ligjor’.
Deklarata e plotë:
Të hënën, më 3 nëntor 2025, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë rrëzoi vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e Erion Veliajt dhe e rivendosi zyrtarisht atë në detyrën e Kryetarit të Bashkisë, duke ndaluar zgjedhjet e planifikuara dhe duke shënuar një moment kyç për qeverisjen demokratike në Shqipëri.
Ky vendim përbën një përparim të madh pas një beteje nëntëmujore ligjore dhe politike, e cila ka nisur me ndalimin e Veliajt dhe më pas, me shkarkimin e tij nga detyra.
Gjykata vendosi se Këshilli Bashkiak kishte vepruar në kundërshtim me Kushtetutën, kur kishte përdorur si arsye për shkarkimin e tij ndalimin e pavullnetshëm të Veliajt.
Vendimi i Gjykatës riafirmon parimin themelor kushtetues se mandati i një zyrtari të zgjedhur nuk mund të ndërpritet pa respektuar procesin e rregullt ligjor.
Duke u paraqitur publikisht për herë të parë që pas arrestimit, Veliaj mbajti një fjalim emocional prej nëntë minutash përpara Gjykatës.
“Kam pritur nëntë muaj për të folur për nëntë minuta”, e nisi ai, përpara se të theksonte natyrën pretekstuale të përpjekjes së shtetit për ta larguar nga detyra:
“Mund ta fusni një person në burg, por jo të vërtetën e tij. Dhe e vërteta është se mungesa ime nuk ka qenë një zgjedhje, por pasojë e një izolimi të imponuar nga shteti, përmes një vendimi joproporcional… i cili më ka privuar jo vetëm nga liria, por edhe nga qyteti im, përpara se të provohej çdo fajësi… A duam vallë të legjitimojmë idenë se çdo zyrtar i zgjedhur mund të hiqet nga detyra përmes një arrestimi të përkohshëm, pa një vendim fajësie, duke ia marrë njerëzve mandatin që ata vetë e kanë dhënë me votë të lirë”?
Veliaj dënoi gjithashtu procesin që i hoqi mandatin, duke vënë në dukje se; “dy padrejtësi nuk prodhojnë drejtësi”.
Ai u bëri thirrje anëtarëve të Gjykatës që “të mbrojmë bashkë demokracinë që po vihet në provë”.
Daniel Fetterman, nga Kasoëitz LLP, këshilltar ndërkombëtar i Kryebashkiakut Veliaj, deklaroi: “Ky është një triumf i jashtëzakonshëm për Erionin. Por jo vetëm për të. Është një fitore për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe një fitore për shtetin e së drejtës dhe demokracinë në mbarë botën.”
Vëzhguesit e shohin vendimin e Gjykatës Kushtetuese si një gur kilometrik përcaktues në përpjekjet e Shqipërisë për të forcuar angazhimin e saj ndaj shtetit të së drejtës, si dhe në betejën e Kryebashkiakut Veliaj për të vijuar t’u shërbejë qytetarëve të Tiranës dhe për ta shndërruar atë në një qytet të nivelit botëror dhe në një destinacion mikpritës evropian.
The post Kushtetuesja e ktheu në detyrë, reagojnë avokatët e Erion Veliajt: Priti 9 muaj për të folur 9 minuta! Fitore për shtetin e të drejtës appeared first on Albeu.com.
VIDEO/ Rikthehet Napoli i frikshëm, skuadra e Kontes kthen me “këmbë në tokë” Interin dhe i merr kreun Milanit
Napoli është rikthyer te fitorja pas humbjeve në Serinë A javën e shkuar dhe disfatës së thellë në Champions. Skuadra e Kontes triumfoi me rezultatin 3-1 kundër Interit në stadiumin “Maradona”.
De Bryjne ishte ai që zhbllokoi shifrat për vendasit falë një penalltie të fituar nga Di Lorenco, por më pas ai u detyrua të linte fushën i dëmtuar. Kështu u mbyll pjesa e parë. 45 minutat e dyta folën më shumë për “axurrët” që shënuan dy gola me Mek Tominej dhe Angisa. Goli i vetëm për Interin erdhi nga Çalhanoglu me penallti në të 59-ën.
Me këtë fitore Napoli ul euforinë e Interit dhe i merr kreun e kampionatit Milanit.
NAPOLI 3-1 INTER
GOLI I ANGISAS
PENALLTIA E ÇALHANOGLU
<a href="https://sPENALLTIA E DE BRYJNE
The post VIDEO/ Rikthehet Napoli i frikshëm, skuadra e Kontes kthen me “këmbë në tokë” Interin dhe i merr kreun Milanit appeared first on Albeu.com.
Zhoze Murinjo gati për një rikthim në Premier Ligë? “Special One” mund të zëvendësojë…
A është Zhoze Murinjo gati për një rikthim të madh në Premier Ligë? Sipas një raporti të sotëm nga “The Sun”, “Special One” është shfaqur si një kandidat i mundshëm për të zëvendësuar Nuno Espirito Santo si trajner i Notingam Forest, nëse klubi vendos ta shkarkojë trajnerin aktual.
Këto nuk janë vetëm thashetheme transferimesh, të paktën jo kur bëhet fjalë për pozicionin e paqëndrueshëm të Espirito Santos te Forest, veçanërisht pas shpërthimit të fundit të 51-vjeçarit në lidhje me marrëdhënien e tij të vështirë aktuale me pronarin Evangelos Marinakis.
Marinakis pranoi se shprehu habi për komentet e Espirito Santos për Sky Sports UK , duke i siguruar ata se nuk ka ndërmend të ndryshojë menaxhimin.
Kjo është veçanërisht e vërtetë, duke pasur parasysh rikthimin e Notingam Forest në garat evropiane falë tij.
Megjithatë, sipas The Sun, Forest tashmë e ka konsideruar Murinjon, kampionin tre herë të Premier Ligës që aktualisht është në krye të klubit turk Fenerbahçe.
Nuno Espirito Santo, foli së fundmi për ndryshimin e marrëdhënies së tij me pronarin Evangelos Marinakis: “Marrëdhënia ka ndryshuar. Ajo që dikur ishte shumë e ngushtë, pothuajse çdo ditë, për fat të keq këtë vit, pas ngjarjeve të caktuara, nuk është më e njëjta”, tha ai për BBC Radio Notingam.
“Thashetheme për largimin tim? Nuk kam dëgjuar asgjë, përveç nga shtypi. Nuk më është thënë asgjë. Po e përmend vetëm sepse po e diskutojmë publikisht, dhe kur diçka bëhet publike, mendoj se duhet të flitet për të. Si ndihem për këtë? Më vjen keq. Po mendoj për lojtarët, sepse edhe ata e kanë mësuar situatën dhe e kam parë në fytyrat e tyre”.
The post Zhoze Murinjo gati për një rikthim në Premier Ligë? “Special One” mund të zëvendësojë… appeared first on Albeu.com.