ribashkimi me tajvanin Archives - Albeu.com

“Zero tolerancë”, Kina nxjerr dokumentin: Si do të arrihet ribashkimi me Tajvanin
Kina është zotuar të mos lërë “asnjë liri veprimi” për mbështetësit e pavarësisë së Tajvanit, duke theksuar se “përdorimi i forcës ushtarake” për të rimarrë ishullin mbetet në tryezë si “zgjidhja e fundit”.

Paralajmërimi i ri vjen pas stërvitjeve të mëdha ushtarake të Kinës ditët e fundit në perimetrin e ishullit në përgjigje të një vizite të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi.

Vizita u pa nga Pekini si një provokim, pasi Shtetet e Bashkuara janë zotuar se nuk do të kenë marrëdhënie formale me Tajvanin. Byroja e Çështjeve të Tajvanit, një agjenci e qeverisë kineze, publikoi sot një dokument që detajon se si Pekini planifikon të rimarrë ishullin kryesisht përmes stimujve ekonomikë.

“Ne jemi të gatshëm të krijojmë një hapësirë të madhe (bashkëpunimi) për të arritur ribashkimin paqësor”, thuhet në dokumentin e Pekinit.

“Por ne nuk do të lëmë vend për veprime separatiste që synojnë pseudo-pavarësinë e Tajvanit në çfarëdo forme”.

Kina e konsideron Tajvanin, një republikë prej 23 milionë banorësh që ka ndjekur rrugën e saj të pavarur që nga përfundimi i Luftës Civile Kineze në 1949, si provincën e saj, e cila nuk ka mundur të ribashkohet me Kinën kontinentale.

Vijat e kuqe

Në shtatë dekadat e kaluara, ushtria komuniste nuk ka qenë në gjendje të rimarrë ishullin e Tajvanit, i cili mbetet nën kontrollin e Republikës së Kinës.

“Ne nuk premtojmë të braktisim përdorimin e forcës ushtarake ”, thuhet në dokumentin e Pekinit, i pari i botuar në Tajvan që nga viti 2000.

“Forca ushtarake do të përdoret si mjeti i fundit, në rast emergjence. Ne do të detyrohemi të marrim masa drastike kundër provokimeve nga separatistët apo fuqitë e huaja nëse shkelin vijat tona të kuqe”.

Në dokument premtohet gjithashtu prosperitet ekonomik dhe “ribashkim.”

Kina sugjeron forcimin e marrëdhënieve kulturore, marrëdhëniet në fushën e mirëqenies sociale dhe shëndetit dhe gjithashtu inkurajimin e “integrimit” të mëtejshëm ekonomik përmes “politikave preferenciale”.

“Me një atdhe të fortë ku mund të mbështetemi, bashkëkombasit tanë tajvanez do të jenë më të fortë, më të sigurt dhe më të respektuar në skenën ndërkombëtare”, thuhet në dokument./abcnews.al

The post “Zero tolerancë”, Kina nxjerr dokumentin: Si do të arrihet ribashkimi me Tajvanin appeared first on Albeu.com.