rezultate te autopsise Archives - Albeu.com

Zhdukja e biznesmenit Rexhepi: Familja ende në pritje, s’ka rezultate të autopsisë
Misteri i zhdukjes së biznesmenit Bedri Rexhepit po shkon duke u zbardhur. Një vit e gjysmë pas zhdukjes, janë gjetur disa mbetje mortore të dekompozuara në Novëbërdë, që dyshohet se janë të tij. Rezultatet e autopsisë s’kanë dalë ende, por familja beson se janë eshtrat e tij.

Prokuroria s’ka pranuar të flas për rastin, duke thënë se cenohet integriteti i hetimeve.

Ende nuk dihet nëse mbetjet mortore që u gjetën në Novërbërdë para dy javësh, janë të biznesmenit Bedri Rexhepi, i cili është raportuar si i zhdukur qe një vit e gjysmë.

Më 30 shtator, Prokuroria Themelore e Prishtinës doli me një komunikatë ku njoftoi se mbetjet mortore që janë gjetur dyshohet se kanë të bëjnë me rastin e zhdukjes së biznesmenit dhe se do të bëhen ekzaminime mjekësore për të konstatuar idenitetin. Nga ajo ditë, s’ka pasur më ndonjë njoftim për rezultatet e këtyre ekzaminimeve.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, i ka thënë Gazetës Express se s’mund të japin detaje në këtë fazë, për shkak të cenimit të integritetit të hetimeve.

“Referuar pyetjeve tuaja, për shkak të cenimit të integritetit të hetimeve, në këtë fazë nuk mund të japim detaje lidhur me këtë rast. Do t’iu mbajmë të informuar për zhvillimet e radhës”, thuhet në përgjigjet e Ulajt.

Gazeta Express ka provuar që ta kontaktojë direkt edhe Prokurorin e rastit, Armend Hamitin, por i njëjti s’e ka hapur telefonin.

Ndonjë informacion të ri rreth rastit s’kanë as familja Rexhepi. Vëllai i Bedri Rexhepit, Vedati i ka thënë Gazetës Express se zyrtarisht ende nuk dihet nëse mbetjet mortore që janë gjetur janë të vëllait të tij, duke shtuar se çdo minutë po presin ndonjë lajm nga Prokuroria.

Por, edhe pse rezultatet e ekzaminimeve ende s’kanë dalur, Vedati beson se mbetjet janë të vëllait të tij.

“Jo, akoma jo. Jemi çdo minutë në pritje, për qata edhe nuk jena prononcu, se s’po dijmë asgjë zyrtarisht. Faktikisht, thujse po dihet po po i pritëm ato rezultatet e AND’së dhe Mjekësisë Ligjore-IML’së. Jo, përveç që janë në pritje prej forenzikës, nuk kanë përgjigje tjetër ata deri të dalin rezultatet e sakta. Në fakt, ajo është gjithcka e konfirmume në atë kuptimin e situatës që u kanë, po e dijmë që është ashtu, mirëpo prapë pa kanë zyrtarisht, s’kemi dasht me u prononcu. Jo, nuk është e vërtëtë (që kemi hap të pame), meqë s’dihet ende zyrtarisht. S’mundemi me hap të pame pa përfundu procedurat e varrimit dhe procedurat tjera. Normalisht na jemi pak kallabllak, njerëzit vijnë, s’mundemi me I ndalë, por të pame jo”, ka deklaruar ai për Express.

Për detajet tjera, ai ka thënë se do të përgjigjen pasi të dalin rezultatet e autopsisë.

Çka dihet deri më tani për zhdukjen e Bedri Rexhepit?

Bedri Rexhepi është zhdukur më 8 prill të vitit të kaluar. Një ditë më vonë, në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit u gjet vetura e tij, e braktisur.

Lidhur me zhdukjen e Bedriut, policia arrestoi Jeton Vllasaliun, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në rrëmbimin e tij.

Më vonë janë arrestuar edhe vëllai dhe kunata e Vllasaliut.

Pas zhdukjes së Bedriut, vëllezërit e tij patën deklaruar për Express se i dyshuari Jeton Vllasaliu ka qenë klient i 38-vjeçarit, pasi ky i fundit kishte në pronësi një kompani të veturave me qira.

“Ka qenë klient i vëllait, deri në kohën kur është arrestuar ka qenë me veturë të vëllait. Ka qenë i rregullt me pagesa, pak me vonesa, por ka qenë. Për këtë s’kanë pasur ndonjë problem”, pati deklaruar deklaruar Adnan Rexhepi.

Ai kishte treguar se vëllai i tij e ka pasur me vete një shumë të parave, por familja nuk e di sa kanë qenë.

“Shumë të parave ka pasur, por sasinë nuk e dimë as ne. Dyshimet janë të gjithanshme, në çdo anë dhe çdo send po dyshojmë, por s’po dimë konkret diçka hala”, kishte deklaruar ai. /Gazeta Express/

The post Zhdukja e biznesmenit Rexhepi: Familja ende në pritje, s’ka rezultate të autopsisë appeared first on Albeu.com.