rezolutën Archives - Albeu.com

Kuvendi i PD miraton rezolutën: 11 maji ishte farsë elektorale, do të bëjmë çdo përpjekje për qeveri teknike
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë, në të cilën denoncon procesin zgjedhor të 11 majit si një “farsë elektorale” dhe akuzon qeverinë për instalimin e një regjimi autokratik dhe kleptokratik në Shqipëri. Në dokumentin e miratuar nga demokratët, theksohet se vendi ndodhet në një udhëkryq historik, ndërsa misioni kryesor i opozitës mbetet rikthimi i demokracisë dhe garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Sipas rezolutës, pushteti aktual mbahet në këmbë përmes manipulimit të procesit zgjedhor, ndërthurjes së partisë me shtetin, përdorimit të administratës dhe ndikimit të krimit të organizuar në zgjedhje.

Demokratët argumentojnë se këto fenomene janë evidentuar edhe në raportet e organizmave ndërkombëtarë, të cilat sipas tyre kanë ngritur shqetësime serioze për standardet demokratike në vend.

Në dokument ngrihet alarmi edhe për situatën ekonomike dhe sociale, emigracionin, korrupsionin dhe pastrimin e parave, ndërsa Shqipëria cilësohet si një vend ku krimi i organizuar dhe interesat klienteliste kanë depërtuar në funksionet kryesore të shtetit.

PD akuzon qeverinë se ka penguar kontrollin demokratik dhe ka kufizuar rolin kushtetues të opozitës, si në Kuvend ashtu edhe në proceset e integrimit evropian.

Një nga pikat kryesore të rezolutës është kërkesa për krijimin e një qeverie teknike që, sipas PD-së, do të mundësonte zhvillimin e zgjedhjeve me standarde të pranueshme demokratike.

Në fund të dokumentit, Kuvendi Kombëtar u bën thirrje forcave opozitare dhe faktorëve shoqërorë të bashkohen në një front të përbashkët për atë që e cilëson si përmbysje të regjimit autokratik dhe ndërtimin e një Shqipërie demokratike dhe evropiane.

REZOLUTA

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, mbledhur sot më datë 30.05.2026, pasi mori në shqyrtim situatën politike dhe shoqërore në Shqipëri, konstaton se: Shqipëria ndodhet sot në një udhëkryq historik. Në vend është instaluar një regjim autokratik dhe kleptokratik, në të cilin të gjitha pushtetet përqendrohen në një dorë, shteti ligjor është zëvendësuar me narkoshtetin, zgjedhjet me farsën zgjedhore;

Regjimi qëndron në pushtet nëpërmjet zgjedhjeve farsë. Raportet ndërkombëtare kanë provuar përfundimisht shuarjen e kufijve midis partisë dhe shtetit, patronazhimin që ushtron presion të skajshëm politik ndaj votuesit, përdorimin e krimit të organizuar për mbledhjen e votave si dhe ekzistencën e një administrate shumë të fryrë politike!

Shqipëria po zbrazet çdo ditë e më shumë! Vendi po kalon një situatë depresive ekonomike dhe shoqërore, të mungesës së shpresës dhe besimit për të ardhmen! Pamundësia për të jetuar me punë të ndershme dhe mungesa e perspektivës, shtrenjtimi i skajshëm i jetesës, papunësia dhe rënia e prodhimit vendas, mungesa e shanseve të barabarta, mungesa e një sistemi arsimor dhe shëndetësor dinjitoz, mungesa e shërbimeve bazike veçanërisht për shqiptarët që jetojnë në zonat rurale, po prodhojnë çdo vit emigracion masiv të rinisë dhe pjesës më të kualifikuar të forcës prodhuese.

Shqipëria është një narkoshtet! Ajo është kthyer në epiqendrën e krimit të organizuar dhe larjes së parasë së pisët. Krimi i organizuar kontrollon funksionet kryesore të shtetit, korrupsioni është i kudondodhur, agjencitë shtetërore të rendit dhe të sigurisë janë kompromentuar rëndë, sistemi gjyqësor është në kolaps, prona është e pambrojtur dhe aspak e sigurtë.

Ekonomia e furnizuar nga narkoeurot si dhe burimet kombëtare janë përqendruar në duar të personave të lidhur drejtpërdrejtë me qeverinë dhe krimin, nëpërmjet PPP megakorruptive dhe prokurimeve publike me fitues të paracaktuar. Biznesi për të mbijetuar duhet të gjunjëzohet. Kush nuk e bën shantazhohet. Paratë e krimit të organizuar pastrohen haptazi, veçanërisht në sektorin e ndërtimit. Në këmbim, me to blihen vota për të mbajtur narkoshtetin në pushtet. Kjo ka bllokuar rotacionin normal politik, në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve;

Maxhoranca socialiste dhe drejtuesi i saj Edi Rama, pasi nuk ia dolën ta zhbëjnë apo ta blejnë Opozitën dhe Partinë Demokratike, po ndërmarrin çdo hap për të tkurrur rolin e saj kushtetues të kontrollit të pushtetit! Në Kuvend, hapësira legjislative dhe mbikëqyrëse që i takon Opozitës është tkurrur në maksimum. Opozita është përjashtuar tërësisht nga procesi i integrimit të vendit dhe ai mbikëqyrës institucional. Ndërkaq, mediat në shumicë të kontrolluara, tentojnë çdo ditë të shuajnë zërin e saj!

Maxhoranca socialiste dhe drejtuesi i saj Edi Rama i ka ofruar mbrojtje maksimale megakorrupsionit, nëpërmjet mbrojtes së megakorrpsionit me imunitet parlamentar dhe moszbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Këto janë standard unikale për një vend që synon të bëhet pjesë e Evropës, në shkelje flagrante të ligjit dhe moralit politik dhe shoqëror evropian!

Në këtë kontekst të vështirë, Partia Demokratike ia ka dalë të ekspozojë tërësisht realitetin e hidhur shqiptar. Raporti OHDIR që shkërmoqi Partinë-Shtet, dy misione vëzhgimi nga institucionet ndërkombëtare, 8 rezoluta ndërkombëtare që rendisin të gjitha gjetjet dhe shqetësimet si dhe 34 kushtet e reja të imponuara nga BE në procesin e integrimit evropian, tregojnë qartë se realiteti shqiptar i fasadës demokratike dhe opinioneve të komisionuar, tashmë është përpara syve të opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar.

PËR KËTË ARSYE, KUVENDI KOMBËTAR I PARTISË DEMOKRATIKE DEKLARON SE:

Misioni i saj madhor ka qene dhe mbetet ‘Shqipëria Evropiane’ dhe ‘Shqipëria si e gjithë Evropa’. Për këtë, ndalimi i menjëhershëm i shpopullimit të Shqipërisë si kërcënimi më serioz që përballet Shqipëria, nëpërmjet shkëputjes së Shqipërisë nga shtetkapja dhe krimi i organizuar, lufta pas asnjë kompromis kundër pastrimit të parave, korrupsionit dhe keqqeverisjes, janë prioritete absolute të saj; Falënderon Misionin e OHDIR, Partinë Popullore Evropian dhe Unioni Ndërkombëtar Demokrat për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Partisë Demokratike në luftën e saj të pareshtur për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme, në përputhje me standardet më të mira të OSBE/OHDIR-it.

Konsideron zgjedhjet e lira dhe të ndershme si mekanizëm thelbësor që garanton pluralizmin politik dhe vlerat e familjes evropiane ku duam të bëhemi pjesë. Për këtë arsye Partia Demokratike do beje çdo përpjekje për një qeveri teknike, për të garantuar minimumin e standardeve të pranueshme zgjedhore, si parakusht për rotacionin politik që presin shqiptarët.

Mbështet me të gjitha forcat dhe mundësitë e saj procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, si interes madhor kombëtar që shpreh aspiratat shekullore të shqiptarëve. Por njëkohësisht deklaron se Shqipëria në Evropë duhet të shkojë për meritë të saj, duke plotësuar të gjitha standardet evropiane drejtësisë dhe të shtetit ligjor. Ne kundërshtojmë më forcën më të madhe çdo projekt paralel që lë mënjane plotësimin e standardeve në këmbim të një anëtarësimi gjysmak;

Deklaron se në të gjithë aktivitetin e saj politik, nëpërmjet Grupit të saj Parlamentar në Kuvend dhe strukturës së saj kudo në Shqipëri, do të angazhohet në çdo akuze të drejtë në mbrojtje të qytetarëve të saj, të shtetit ligjor, të mirëqeverisjes, dhe transparencës, të normave demokratike, të lirisë së shprehjes dhe besimit. Kudo ku ka një kauzë për të mbrojtur, aty do të jetë Partia Demokratike, drejtuesit dhe strukturat e saj!

Për të realizuar misionin e saj, Kuvend Kombëtar i Partisë Demokratike bën një thirrje të sinqertë për bashkimin e të gjithë faktorëve politikë dhe shoqërorë në një front të vetëm opozitar, duke lënë mënjane çdo dallim, në emër të objektivit tonë të përbashkët: përmbysjes së regjimit autokratik dhe kleptokratik, si dhe mundësimit të së ardhmes së Shqipërisë tonë Evropiane!

The post Kuvendi i PD miraton rezolutën: 11 maji ishte farsë elektorale, do të bëjmë çdo përpjekje për qeveri teknike appeared first on Albeu.com.

Komisioni i Jashtëm i PE miraton rezolutën për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim serioz! Të forcohen hetimet dhe dënimet e niveleve të larta
Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian, ka miratuar raportin për Shqipërinë për vitin 2025, me 58 vota pro, 7 kundër dhe 7 abstenim.

Sipas raportit korrupsioni mbetet shqetësim serioz në vendin tonë ndërkohë që kërkon forcim të hetimeve dhe dënimeve, sidomos në nivele të larta.

“Kërkohet forcimi i organeve të qeverisjes së drejtësisë dhe investime në infrastrukturë e dixhitalizim. Korrupsioni mbetet shqetësim serioz dhe kërkon forcim të hetimeve dhe dënimeve, sidomos në nivele të larta”.

Ndërkohë një vend e veçantë i dedikohet medias, ku rekomandohet mbrojtje më e fortë e lirisë së shprehjes dhe pluralizmit mediatik.

Në raport shprehet shqetësim edhe mbi keqpërdorimin e burimevë të administratës dhe polarizimi politik e diskursin përplasës që dëmton funksionimin e institucioneve demokratike.

“Vëren se kuadri zgjedhor konsiderohet përgjithësisht i përshtatshëm, por shpreh shqetësime për barazinë e kushteve, keqpërdorimin e burimeve administrative, akuzat për blerje votash dhe presion mbi votuesit; bën thirrje për reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe zbatim të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias”, thuhet në raport.

RAPORTI:

Parlamenti Evropian,

– duke pasur parasysh Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Komuniteteve Evropiane dhe Shteteve Anëtare të tyre, nga njëra anë, dhe Republikës së Shqipërisë, nga ana tjetër,

– duke pasur parasysh aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE, paraqitur më 24 prill 2009,

– duke pasur parasysh Rregulloren (BE) 2021/1529 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të 15 shtatorit 2021 për krijimin e Instrumentit për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA III),

– duke pasur parasysh Rregulloren (BE) 2024/1449 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të 14 majit 2024 për krijimin e Mekanizmit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor,

– duke pasur parasysh komunikimin e Komisionit të 5 shkurtit 2020 “Forcimi i procesit të anëtarësimit – Një perspektivë e besueshme e BE-së për Ballkanin Perëndimor”,

– duke pasur parasysh komunikimin e Komisionit të 8 nëntorit 2023 “Plani i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor”,

– duke pasur parasysh Agjendën e Reformave të Shqipërisë të paraqitur në kuadër të Mekanizmit të Reformës dhe Rritjes së BE-së, siç është miratuar nga Komisioni më 23 tetor 2024,

– duke pasur parasysh komunikimin e Komisionit të 8 korrikut 2025 “Raporti për Shtetin e së Drejtës 2025”, i shoqëruar me dokumentin e punës së shërbimeve të Komisionit “Raporti për Shtetin e së Drejtës 2025 – Kapitulli për situatën e shtetit të së drejtës në Shqipëri”,

– duke pasur parasysh komunikimin e Komisionit të 4 nëntorit 2025 “Komunikimi 2025 për Politikën e Zgjerimit të BE-së”, i shoqëruar me dokumentin e punës “Raporti për Shqipërinë 2025”,

– duke pasur parasysh raportin përfundimtar të 23 tetorit 2025 të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it të OSBE-së mbi zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë të 11 majit 2025,

– duke pasur parasysh deklaratën e Samitit BE–Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel më 17 dhjetor 2025,

– duke pasur parasysh rezolutat e mëparshme për Shqipërinë,

– duke pasur parasysh nenin 55 të Rregullores së tij,

– duke pasur parasysh raportin e Komisionit për Punët e Jashtme (A10-0000/2026),

A. duke qenë se zgjerimi i BE-së mbetet një investim strategjik në paqe, siguri, stabilitet dhe zhvillim demokratik e socio-ekonomik në të gjithë kontinentin evropian;

B. duke qenë se Shqipëria ka ruajtur një orientim të qartë strategjik drejt anëtarësimit në BE dhe ka demonstruar përputhje të plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë (CFSP) të BE-së;

C. duke qenë se Shqipëria është vend kandidat që nga viti 2014, ka nisur negociatat e anëtarësimit në korrik 2022, ka përfunduar me sukses procesin e “screening”-ut në nëntor 2023 dhe ka hapur të gjitha grup-kapitujt e negociatave ndërmjet

15 tetorit 2024 dhe 17 nëntorit 2025;

D. duke qenë se Raporti i Komisionit për vitin 2025 konfirmon se vendi vazhdon të bëjë progres në shumicën e fushave të lidhura me anëtarësimin, ndërsa thekson nevojën për reforma më të thella, më të qëndrueshme dhe të pakthyeshme;

E. duke qenë se besueshmëria e procesit të zgjerimit varet nga kushtëzimi i rreptë, progresi i bazuar në meritë dhe zbatimi efektiv i reformave, jo vetëm nga miratimi formal i legjislacionit;

F. duke qenë se forcimi i institucioneve demokratike, pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit, liria e medias dhe të drejtat themelore mbeten thelbësore për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit;

G. duke qenë se rekomandimet e OSBE/ODIHR për përmirësimin e procesit zgjedhor ende nuk janë zbatuar plotësisht;

1. Përshëndet angazhimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për integrimin në BE, të bazuar në konsensusin mes forcave politike dhe mbështetjen e gjerë qytetare, si dhe faktin që u hapën të gjitha grup-kapitujt brenda vetëm 13 muajve;

2. Përshëndet ambicien për të përmbyllur negociatat deri në fund të vitit 2027 dhe progresin e shpejtë të viteve të fundit; thekson nevojën për zbatim të plotë të legjislacionit;

3. Vëren se kuadri zgjedhor konsiderohet përgjithësisht i përshtatshëm, por shpreh shqetësime për barazinë e kushteve, keqpërdorimin e burimeve administrative, akuzat për blerje votash dhe presion mbi votuesit; bën thirrje për reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe zbatim të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias;

4. Shpreh shqetësim për polarizimin politik dhe diskursin përplasës që dëmton funksionimin e institucioneve demokratike;

5. Inkurajon forcimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit, transparencën legjislative dhe konsultimin me shoqërinë civile;

—## Shteti i së drejtës, gjyqësori dhe lufta kundër korrupsionit

6. Përshëndet vijimin e reformës në drejtësi dhe procesin e vettingut; vëren sfida si vonesat në çështje dhe përpjekjet për ndikim të padrejtë;

7. Kërkon forcimin e organeve të qeverisjes së drejtësisë dhe investime në infrastrukturë e dixhitalizim;

8. Thekson se korrupsioni mbetet shqetësim serioz dhe kërkon forcim të hetimeve dhe dënimeve, sidomos në nivele të larta;

9. Insiston në adresimin e korrupsionit në të gjitha nivelet për të rritur besimin e qytetarëve;

10. Thekson rëndësinë e luftës kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimit me agjenci të BE-së si Europol dhe Eurojust;

—## Të drejtat themelore dhe liria e medias

11. Kërkon mbrojtje më të fortë të lirisë së shprehjes dhe pluralizmit mediatik;

12. Inkurajon forcimin e mbrojtjes së minoriteteve dhe grupeve të cenueshme, përfshirë romët, egjiptianët, personat me aftësi të kufizuara, punëtorët migrantë dhe personat LGBTIQ+; shpreh shqetësim për retorikën antigjinore;

13. Nënvizon nevojën për përmirësimin e aksesit në drejtësi;

—## Reforma në administratën publike

14. Vlerëson progresin, por kërkon depolitizim dhe rekrutime mbi bazë merite;

15. Kërkon planifikim më të mirë të politikave dhe transparencë buxhetore;

—## Reforma socio-ekonomike dhe mjedisi

16. Përshëndet angazhimin në Planin e Rritjes së BE-së, por vëren dobësi strukturore si informaliteti dhe produktiviteti i ulët;

17. Thekson rëndësinë e investimeve në arsim dhe inovacion;

18. Nënvizon rëndësinë e dialogut social dhe përfaqësimit sindikal;

19. Shpreh shqetësim për mungesën e progresit në mjedis dhe klimë;

—## Politika e jashtme dhe bashkëpunimi rajonal

20. Përgëzon për përputhjen e plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së;

21. Thekson rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë;

—## Mbështetja e BE-së

22. Përshëndet ndihmën financiare dhe teknike të BE-së, duke theksuar lidhjen e saj me zbatimin e reformave;

23. Ngarkon Presidentin e Parlamentit që ta përcjellë këtë rezolutë institucioneve përkatëse të BE-së dhe autoriteteve të Republikës së Shqipërisë.

The post Komisioni i Jashtëm i PE miraton rezolutën për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim serioz! Të forcohen hetimet dhe dënimet e niveleve të larta appeared first on Albeu.com.