rezoluta per srebrenicen Archives - Albeu.com

Kuvendi miraton rezolutën dënon gjenocidin serb në Srebrenicë, hedh poshtë amendamentet e Berishës
Kuvendi ka miratuar sot me asnjë votë kundër projekt rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë.

Në votim kanë marrë pjesë 113, të cilët kanë votuar të gjithë pro.

“Projekt rezoluta për Srebrenicën. 113 deputetë morën pjesë. 113 vota pro”, tha kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Ndërkohë, Kuvendi ka hedhur poshtë 4 amendamente të propozuara nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Tritan Shehu.

The post Kuvendi miraton rezolutën dënon gjenocidin serb në Srebrenicë, hedh poshtë amendamentet e Berishës appeared first on Albeu.com.

“Turp të kesh, gënjeshtar”, rezoluta për Srebrenicën përplasën Ballën dhe Shehun në Kuvend
Ditën e sotme në Kuvend është diskutuar projekt rezolutga për gjenocidin serb në Srebrenicë, i propozuar nga Partia Socialiste.

Diskutimi për këtë projekt rezolutë ka shkaktuar debate mes kreunt tëq Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla dhe deputetit të PD Tritan Shehu.

Balla:Amendamentet që sapo u prezantuan do të rrëzohen, do të votohen kundër se nuk kanë asnjë lidhje me dokumentin. Dokumenti rezoluta që miraton sot Kuvendi është një rezolutë për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë. Shqipëria e ka dënuar gjenocidin që në momentet e para kur u ngritën dhe aktakuzat mbi autorët realë të këtij gjenocidi. Shqipëria sot miraton një rezolutë në frymë dhe 100% sipas përmbajtjes së Parlamentit Evropian të vitit 2015. Unë ju sfidoj, ja u thashë dhe po ja u them rezoluta e Parlamentit Evropian quhet rezolutë për përkujtimin e Srebrenicës, rezoluta e Parlamentit shqiptar quhet “Rezolutë për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.” Tani më thoni mua kush është një hap mbara. Po turp nuk ke që gënjen. Gënjen, gënjeshtar. E vërteta është që rezoluta e Shqipërisë është një hap para. Të thuash gënjeshtar është konstatim, jo fyerje. Amendamentet e katranit të naftës së kontrabandës, që ti drejtor Tritani i kompanisë Shqiponja drejtoje bashkë me pronar Saliun nuk kanë për tu miratohen kurrë në Kuvendin e Shqipërisë. Katrani me bojë ka të mbyllur derën e çdolloj dokumenti që mund të vijë me firmën e tij në Kuvendin e Shqipërisë.

Shehu në kundërpërgjigje kërkoi që të dënohen ata që ofendojnë.

Shehu: Kërkoj të dënohen në bazë të rregullores së Kuvendit ata që përdorin shprehje jo etike. Nuk i kemi borxh askujt të durojmë këto shprehje kur mbrojmë idenë dhe qëndrimin tonë. Jemi s’jemi dakord ky është problem tjetër, por nuk ka askush të drejtë të ofendojë. Nëse nuk ndërhyni ngjarjet mund të përshkallëzohen. Veproni që në fillim, vendosni rregullin, edhe për mua bashkë nëse do ofendoj njeri.

The post “Turp të kesh, gënjeshtar”, rezoluta për Srebrenicën përplasën Ballën dhe Shehun në Kuvend appeared first on Albeu.com.

Rezoluta për Srebrenicën, Shehi: Duhet kujtesë politike dhe jo tufë lulesh mbi varret e shuara
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit ku po diskutohet në lidhje me Projekt rezolutën e Srebrenicës, u shpreh se kujtesa ndaj ngjarjes nuk duhet të jetë formale, aq më tepër që në një situatë të tillë e ka kaluar edhe Kosova.

“Mos harrojmë se në ‘95 pas masakrës së Bosnjes u vetëndërgjegjësua perëndimi, në luftën në Kosovë Klinton tha se Milosheviçi nuk ka licencë për të vrarë në Ballkan.

Srebrenica ishte një nga aktet e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Kjo rezolutë nuk është një detyrim formal. Jetojmë në Ballkan, do jetojmë kemi jetuar 1500 vjet dhe do jetojmë sërish me sllavët. Duhet të gjejmë një mënyrë për të bërë paqe. Askush nuk do ekstrimizim të situatës, por si shqiptar çdo gjë kalon nëpërmjet Kosovës që ka një kaluar një situatë të ngjashme.

Kur marrim vendime mbi Serbinë duhet t’i marrim jo se i urrejmë serbet dhe sllavët, por duhet të kemi një partner serioz në raport me Europën, me një partner që e ka bërë të qartë që nuk e njeh NATO-n ndaj gjykoj që duhet të reflektojmë në Rezoluë dhe hapat e ardhshme në politikën e jashtme. Duhet të ecim drejt Europës, çdo gjysmë hap tjetër vë stërkëmbësha dhe nuk çojnë në një bashkëjetesë paqësore.

Respekt për viktimat dhe kujtesa të jetë politike jo një tufë lulesh mbi varret e shuara”, tha ai.

The post Rezoluta për Srebrenicën, Shehi: Duhet kujtesë politike dhe jo tufë lulesh mbi varret e shuara appeared first on Albeu.com.

Taulant Balla depoziton rezolutën për Srebrenicën, miratohet më 7 korrik
Rezoluta kundër gjenocidit serb në Srebrenicë është depozituar  sot në Kuvend nga kryeparlamentari i PS, Taulant Balla dhe do të miratohet më datë 7 korrik.

Aty ku konfirmohet qëndrimi i Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake në Srebrenicë nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Projekt rezoluta:

PROJEKT-REZOLUTË

PËR PËRKUJTIMIN DHE NDERIMIN E VIKTIMAVE TË

GJENOCIDIT NË SREBENICË

• Duke mbajtur parasysh Kartën e Kombeve të Bashkuara, Konventat e Gjenevës dhe protokollet shtesë, Konventën mbi Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, Statutin e Romës, Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, Aktin Final të Helsinkit, Paktin për të Drejtat Civile dhe Politike, Konventën Evropiane dhe dokumentet e tjera të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe të Bashkimit Evropian për të Drejtat e Njeriut;

• Duke iu referuar Aktgjykimit të Apelit, Rasti Nr.: IT-99-33, 19 prill 1993 nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, ku masakra në Srebrenicë është njohur dhe e pranuar si gjenocid; Vendimit të apelit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë 26 shkurt 2007, që konstaton se aktet e kryera në Srebrenicë dhe rrethinë rreth datës 15 korrik 1995, janë akte të gjenocidit dhe se të njëjtat duhet të quhen me emrin e vërtetë: Gjenocid; Aktgjykimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Rastin Nr. IT-09-92-T, 22 nëntor 2017 dhe vendimin e Apelit të Mekanizmit të Përhershëm Ndërkombëtar për Gjykatat Penale për rastin MICT-13-56-A, 8 qershor 2021;

• Bazuar në Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB 827 të datës 25 maj 1993, 1551 të datës 9 korrik 2004 dhe 1575 të datës 22 nëntor 2004;

• Në përputhje të plotë me rezolutat e Parlamentit Evropian të datës 7 korrik 2005, 15 janar 2009 dhe të atë datës 15 korrik 2015 për Përkujtimin e Gjenocidit në Srebrenicë si dhe me vlerësimet e raportit të Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës të Këshillit të Evropës, ECRI, miratuar në 22 mars 2017;

• I njëzëshëm me deklaratat e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë e njëkohësisht Zëvendëspresident i Komisionit Evropian, zotit Josep Borrell, si dhe të Komisionerit Olivér Várhelyi mbi gjenocidin në Srebrenicë;

• Në mbështetje dhe zbatim të përparësive të Republikës së Shqipërisë të përcaktuara për mandatin në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për periudhën 2022 -2023 si dhe programit e punës së Presidencës Shqiptare të Këshillit të Sigurimit për muajin qershor 2022, që ka në qendër respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe forcimin e llogaridhënies për shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare dhe në frymën e Debatit të Hapur të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi “Forcimin e Llogaridhënies dhe Drejtësisë për Shkeljet e Rënda të së Drejtës Ndërkombëtare”, të zhvilluar me datën 2 qershor 2022;

• Me vullnetin e palëkundur për të kontribuar në ruajtjen dhe forcimin e paqes, sigurisë dhe vlerave demokratike në Evropë, e veçanërisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor;

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

– Konfirmon qëndrimin e Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake në Srebrenicë nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar, nxit fenomenin e pandëshkueshmërisë ndaj krimeve të luftës si dhe shkel mbi dinjitetin e më shumë se 8 mijë civilëve që u masakruan në Sreberenicë, të mbijetuarave dhe familjeve të tyre, por edhe ndaj rreth 10 mijë shqiptarëve të vrarë gjatë spastrimit etnik në Kosovë dhe 20 mijë grave të dhunuara nga regjimi serb i Slobodan Miloshevicit;

– Shpreh dhimbjen e thellë për viktimat dhe traumat njerëzore të shkaktuara nga gjenocidi në Srebrenicë, si dhe mirëkuptimin e plotë dhe simpatinë e sinqertë ndaj tërë të lënduarve gjatë luftës së përgjakshme në Bosnjë dhe Hercegovinë;

– Dënon fuqimisht çdo prirje dhe veprim për të mohuar publikisht me qëllim ose jo, gjenocidin e kryer në Srebenicë, fshehjen e motiveve, lavdimin e autorëve, ideatorëve dhe mbështetësve të këtij gjenocidi, si dhe konsideron të papranueshme e tejet të rrezikshme vazhdimin dhe përshkallëzimin e retorikës politike nacionaliste, nxitjen e urrejtjes etnike si pasojë e mohimit të gjenocidit të kryer në Srebrenicë, masakrave dhe krimeve të tjera kundër njerëzimit kryer në të gjithë hapësirën e ish Jugosllavisë nga disa individë, grupime, e aktorë politikë e mediatikë brenda e jashtë rajonit të Ballkanit;

– Bashkohet me vlerësimin se qëndrimet e kandidatëve për anëtarësim në BE duhet të përputhen plotësisht jo vetëm me acquis të BE-së, por edhe me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, në linjë me ato parime e vlera të vendosura nga Bashkimi Evropian dhe të gjitha vendet demokratike, sipas të cilave mohimi dhe mosdënimi publik i gjenocidit në Srebenicë është i papajtueshëm me vlerat dhe aspiratat evropiane;

– U bën thirrje të gjitha vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe organeve ndërkombëtare e kombëtare të drejtësisë të rrisin angazhimin dhe përpjekjet e tyre serioze për ndjekjen penale dhe ndëshkimin e kriminelëve të luftës dhe bashkëpunëtorëve të tyre përgjegjës për gjenocidin dhe krimet e tjera të luftës.

U bën thirrje Bashkimit Evropian, NATO-s dhe secilit prej vendeve të tyre anëtare, të punojnë me intensitet për të përshpejtuar proceset e zgjerimit, si një garanci për konsolidimin e vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Evropë e më gjerë.

– Shpreh mbështetjen e plotë për qëndrimet, veprimet dhe masat e marra nga Qeveria shqiptare në mbështetje të parimeve mbi të cilat është ndërtuar siguria evropiane, dhe rendi global i marrëdhënieve midis shteteve.

– Duke vlerësuar dhe përkrahur angazhimin serioz, profesional e në frymë të lartë përgjegjësie të Qeverisë shqiptare në përmbushje të rolit të Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2022-2023, i kërkon Qeverisë që:

– Të vazhdojë angazhimin e saj në mbrojtje të parimeve dhe normave të së drejtës ndërkombëtare dhe forcimin e llogaridhënies për shkeljet e rënda të saj, në bashkërendim të ngushtë me të gjitha vendet aleate dhe partnere të Këshillit të Sigurimit, BE, OSBE dhe Këshillit të Evropës;

– Të nderojë viktimat e gjenocidit në Srebrenicë dhe, duke iu referuar vendimit të Parlamentit Evropian, të shpallë datën 11 korrik si Ditën e Përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë;

– Të japë tërë kontributin e saj në mbështetje të thellimit të reformave dhe proceseve demokratike për konsolidimin e një shoqërie ku sundon ligji, drejtësia dhe mbrojtja e dinjitetit njerëzor, fryma e bashkëpunimit rajonal, fqinjësisë së mirë dhe integrimit Evropian, si rruga e vetme për të kapërcyer urrejtjen dhe ndarjet, për të promovuar drejtësinë mbi bazën e të cilës ndërtohet paqja, siguria dhe pajtimi mes popujve në rajon, Evropë e më gjerë.

– Të punojë parreshtuar për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me vendet e tjera të Ballkanit Përendimor, në frymën e respektit reciprok, parimeve të barazisë, frymës së pajtimit dhe mirëkuptimit për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët të drejtë, duke forcuar lidhjet politike, ekonomike dhe tregtare mes vendeve si dhe kontaktet mes njerëzve, në të mirë të paqes, sigurisë, përparimit ekonomik e shoqëror për cdo vend dhe rajoin në tërësi.

The post Taulant Balla depoziton rezolutën për Srebrenicën, miratohet më 7 korrik appeared first on Albeu.com.

Çfarë do të ndodhë në ditën e protestës së PD? “Zbërthehet” Taulant Balla: Berisha bashkëpunëtor i Millosheviçit
Kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, ka treguar se rezoluta kundër krimeve serbe në Srebrenicë do të mbahet më 7 korrik.

Kjo ditë përkon edhe me protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në Tiranë, kundër rritjes së çmimeve dhe zhvillimeve në rajon.

“Zotëria që zgjohet vonë dhe vjen këtu të rikujtojë bashkëpunimin e tij të vjetër me Millosheviçin dhe që kërkon që të përdorë çështje të rëndësisë kombëtare për arsye personale, natyrshëm që Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të bëhet pis.

Shqiptarët e kanë kuptuar që kur ne të mblidhemi këtu në 7 korrik për të kujtuar viktimat e masakrës në Srebrenicë, zotëria (Berisha) ka thirrur protestë. Besoj e kuptoni të gjithë sinqeritetin që ka bashkëpunëtori i Millosheviçit për çështje që lidhen me interesin kombëtar”, është shprehur Balla./albeu.com/

The post Çfarë do të ndodhë në ditën e protestës së PD? “Zbërthehet” Taulant Balla: Berisha bashkëpunëtor i Millosheviçit appeared first on Albeu.com.