rexhep taip erdogan Archives - Albeu.com

Revanshi i Imamoglu, çfarë e shkaktoi humbjen historike të Erdoganit në zgjedhje
Shumica e mediave ndërkombëtare e cilësojnë si historike humbjen e partisë së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në zgjedhjet lokale të së dielës, me humbjen më të madhe të shkaktuar në Stamboll, ku Ekrem Imamoglu u rikonfirmua me 11% diferencë nga kandidati i AKP, Murat Kurum.

Bloomberg në një analizë pas publikimit të rezultateve finale, e përshkruan kryebashkiakun aktual të Stambollit si një “armik” të Erdoganit, duke kujtuar se ishte ai që në vitin 2019 i kishte dhënë fund kontrollit 25-vjeçar të qendrës financiare turke nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP).

“Rezultati i së dielës do të jetë një nxitje e madhe për popullaritetin e Ekrem Imamoglu, pasi kryebashkiaku i Stambollit fitoi me më shumë se 11 pikë ndaj të zgjedhurit të Erdoganit, Murat Kurum , ndërsa sondazhet po flisnin për një betejë votë për votë në zgjedhjet për qytetin më të madh turk”, shkruan Bloomberg.

“Ky është vetëm fillimi”, tha Imamoglu të dielën përpara një ‘deti’ me flamuj të kuq turq, me kryebashkiakun e Stambollit që festoi nën zhurmën e këngëve patriotike.

Duke dashur, në fakt, të shfaqej unifikues, përballë vizionit për të qenë kundërshtari i madh i Erdoganit në zgjedhjet e 2028-ës, Imamoglu të hënën në mëngjes postoi një video të shkurtër në platformën X me mesazhin: “Fituan 16 milionë Stambollinjë”.

Sipas Bloomberg, disfata e Erdoganit i atribuohet gjendjes së ekonomisë. Nga njëra anë, inflacioni i pakontrolluar dhe nga ana tjetër, kostot më të larta të huamarrjes që nga ardhja në pushtet e presidentit aktual të Turqisë.

Rezultatet tregojnë se turqit ia kthyen shpinën AKP-së në pjesën më të madhe të vendit, por disfata për partinë e Erdoganit ishte më dramatike në zonat urbane. “Votuesit duket se e kanë ndëshkuar AKP-në dhe kandidatët e saj për vështirësitë financiare me të cilat po përballen”, tha drejtori i çështjeve evropiane të Eurasia Group, Emre Peker. Sipas tij, “Erdogan nuk është më imun ndaj shqetësimeve të votuesve për ekonominë, të cilën ai e anashkaloi në maj 2023 për t’u rizgjedhur President”.

AKP fitoi në 24 bashki, nga 39 që kishte në 2019. Në total, CHP fitoi 36 bashki nga 81 provincat e Turqisë, duke hyrë në disa nga bastionet e partisë së Erdoganit. Partia kryesore opozitare fitoi 37% të votave kombëtare, krahasuar me 36% që mori partia e Presidentit, duke shënuar fitoren më të madhe elektorale të CHP që kur Erdogan mori pushtetin dy dekada më parë.

Analiza e Bloomberg ia atribuon gjithashtu një pjesë të humbjes së Erdogan vendimit të Partisë Islamike të Mirëqenies për të paraqitur kandidatët e saj, duke i dhënë fund kështu aleancës së saj me AKP-në. Kandidatët nga Partia e Prosperitetit, e cila ka kritikuar politikat ekonomike të Erdoganit si dhe tregtinë e vazhdueshme me Izraelin, mblodhën më shumë se 6% të votave.

Megjithatë, sipas bashkëkryetarit të konsulencës Teneo, Wolfgang Piçoli, rezultati i zgjedhjeve nuk ka gjasa të përcaktojë distancën midis Erdoganit dhe grupit të politikëbërësve kryesorë ekonomikë, të kryesuar nga Ministri i Financave Mehmet Simsek. Siç shpjegon Piçoli, rreziku kryesor sipas planit politik të Simsek, i cili përfshin disiplinën fiskale dhe normat e larta të interesit për të zbutur inflacionin, është se Erdogan do të luftojë për të mos rritur pagën minimale dhe pagat e pensionistëve në gjysmën e dytë të vitit 2024.

Megjithatë, rruga e Imamoglu nuk do të jetë e qartë pasi edhe pas fitores së dytë radhazi në Stamboll, atij i duhet të bëjë një betejë tjetër – gjyqësore këtë herë – pasi akuzohet për fyerje ndaj anëtarëve të Këshillit të Lartë Zgjedhor, e cila mund të çojë në ndalimin e ushtrimit të të drejtave të tij politike.

Erdogan, mesazh rigrupimi duke pranuar humbjen

Erdogan pranoi humbjen e tij zgjedhore në një fjalim të mbajtur nga ballkoni i pallatit presidencial, duke thënë se “31 marsi për ne nuk është fundi, është një pikë kthese”.

Ai siguroi gjithashtu se vlerësimi i rezultateve të zgjedhjeve të 31 marsit do të bëhet në organet e partisë “me zemër të hapur” dhe autokritika do të bëhet “me guxim”. Megjithëse ende nuk janë finalizuar, rezultatet tregojnë se AKP ka “humbur terren në të gjithë vendin”. Këtë e pranoi dhe Erdogan, edhe pse hodhi poshtë skenarët e zgjedhjeve të parakohshme, duke thënë se “Turqia ka më shumë se katër vjet përpara” për zgjedhjet, “që vlejnë sa një thesar”.

Në të njëjtën kohë, ai u përpoq të qetësonte tregjet, duke siguruar se qeveria deri më tani ka zbatuar me vendosmëri programin afatmesëm dhe planin e 12-të të zhvillimit.

“Ne qëndruam larg populizmit që do t’i kushtonte vendit tonë, kombit tonë dhe brezave të ardhshëm”, tha ai. “Efektet pozitive të programit tonë ekonomik, veçanërisht në inflacion, do të fillojmë ti shohim nga gjysma e dytë e vitit. Të gjithë, nga bota jonë e biznesit deri te burokracia, nga tregtarët te fermerët, tregtarët, punëtorët dhe studentët, do të jenë në gjendje të fokusohen në atë që ka vërtet rëndësi për ta”, premtoi ai.

The post Revanshi i Imamoglu, çfarë e shkaktoi humbjen historike të Erdoganit në zgjedhje appeared first on Albeu.com.

Erdogan: Turqia do të vazhdojë bisedimet me Rusinë dhe Ukrainën për ti dhënë fund luftës
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë bisedimet me Rusinë dhe Ukrainën për t’i dhënë fund luftës në vazhdim.

Këto deklarata Erdogan i ka bërë në një samit trepalësh midis Turqisë, Azerbajxhanit dhe Turkmenistanit, duke përmendur marrëveshjet e ndërmjetësuara nga Turqia midis të dyve anët.

“Ne dëshmuam, së bashku me marrëveshjen e grurit dhe shkëmbimin e të burgosurve, rruga drejt paqes mund të hapet nëse diplomacisë i jepet një mundësi,” tha Erdogan.

Erdogan tha se ata vazhdojnë bisedimet e tyre me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në këtë drejtim. Ai shtoi se shpreson se fillimisht do të arrijnë një armëpushim dhe më pas paqe të qëndrueshme në rajon.

The post Erdogan: Turqia do të vazhdojë bisedimet me Rusinë dhe Ukrainën për ti dhënë fund luftës appeared first on Albeu.com.

Rusia pezulloi marrëveshjen e grurit, Erdogan: Ne do të vazhdojmë përpjekjet për funksionimin e saj
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë përpjekjet e saj për marrëveshjen e eksportit të grurit në Detin e Zi.

Sipas Guardian, Erdogan deklaroi se Turqia do të vazhdojë përpjekjet e saj pavarësisht hezitimit rus, pasi Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në nismë në fundjavë.

“Edhe nëse Rusia sillet me hezitim sepse nuk mori të njëjtat përfitime, ne do të vazhdojmë me vendosmëri përpjekjet tona për t’i shërbyer njerëzimit”, tha Erdogan.

Më vete, një zëdhënës i OKB-së tha se i pari nga 40 inspektimet e planifikuara të anijeve të hënën ishte përfunduar në ujërat e Stambollit me një ekip prej vetëm anëtarësh të OKB-së dhe turq, në vend të ekipeve të mëparshme me katër anëtarë, duke përfshirë rusë dhe ukrainas përpara pezullimit të Moskës.

Moska pezulloi pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e Detit të Zi të shtunën në përgjigje të asaj që e quajti një sulm të madh me dron ukrainas në flotën e saj në Krimenë e aneksuar nga Rusia.

The post Rusia pezulloi marrëveshjen e grurit, Erdogan: Ne do të vazhdojmë përpjekjet për funksionimin e saj appeared first on Albeu.com.

Këshilltari i Erdogan: Një takim mes Zelenskyyt dhe Putin është i pamundur për momentin
Një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas Vladimir Zelensky nuk është ende i mundur, megjithëse propozimi i liderit turk Rexhep Taip Erdogan për të organizuar bisedimet e tyre në vendin e tij mbetet në fuqi, tha kryekëshilltari i presidentit turk Ibrahim Kalin.

“Propozimi i presidentit tonë është ende në tavolinë”, theksoi Kalin.

Sipas Tass, Kalin tha se pas vendimit për të mbajtur referendume në republikat Popullore të Donetsk dhe Lugansk, si dhe në rajonet Zaporozhye dhe Kherson, Putin e shikon këtë perspektivë negativisht dhe pala ukrainase nga ana e saj tha “se nuk do të negociojë deri në fund të aneksimit”.

“Turqia është i vetmi vend që bën përpjekje për një zgjidhje paqësore në Ukrainë,” shtoi Kalin, duke shprehur mendimin se konflikti në Ukrainë ka të ngjarë të zvarritet.

Erdogan ka sugjeruar vazhdimisht Turqinë si një platformë për bisedimet mes presidentëve të Rusisë dhe Ukrainës. Zgjidhja e krizës ukrainase dhe misioni ndërmjetësues i Ankarasë në këtë proces u diskutua në një takim mes Erdoganit dhe Putinit në Astana më 13 tetor.

The post Këshilltari i Erdogan: Një takim mes Zelenskyyt dhe Putin është i pamundur për momentin appeared first on Albeu.com.

U takua sot me Guterres dhe Erdogan, Zelensky tregon kërkesën që ka
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky është takuar ditën e sotme me presidentin turk Rechep Tayip Erdogan si edhe me sekretarin e Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Takimi u zhvillua në Lviv dhe në fokus ishin eksportet e grurit, luftimet pranë termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, duke u fokusuar edhe tek një zgjidhje diplomatike e luftës.

Zelensky vuri në dukje se OKB duhet të garantojë sigurinë e këtij objekti strategjik, si edhe çlirimin e plotë nga trupat ruse. Ndërkohë sulmet dhe bombardimet ruse nuk kanë të ndalur.

Kujtojmë se së fundmi Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se Moska do të përdorë arsenalin e saj bërthamor vetëm në rrethana emergjente, dhe se sipas saj nuk ka në interes një konfrontim të drejtpërdrejtë me NATO dhe SHBA.

The post U takua sot me Guterres dhe Erdogan, Zelensky tregon kërkesën që ka appeared first on Albeu.com.

Takimi i dytë brenda muajit, çfarë u diskutua mes Putin dhe Erdogan në Soçi
Presidenti rus Vladimir Putin u takua më 5 gusht me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, në qytetin rus të Soçit, në Detin e Zi. Ky është takimi i dytë midis dy liderëve në më pak se një muaj.

Përfundimi i luftës në Ukrainë dhe perspektiva e një inkursioni turk në Siri pritet të dominojnë bisedimet, me Erdoganin që vjen në këtë takim pas suksesit të tij diplomatik, në orkestrimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja për të rifilluar dërgesat e grurit ukrainas nëpër Detin e Zi.

Në nisjen e takimit, Putin i tha Erdoganit se ai priste të nënshkruante një marrëveshje për të rritur lidhjet tregtare dhe ekonomike mes dy vendeve.

“Shpresoj që sot do të jemi në gjendje të nënshkruajmë një memorandum përkatës për zhvillimin e lidhjeve tona tregtare dhe ekonomike”, tha Putin ndërsa të dy udhëheqësit u ulën për bisedime.

Presidenti turk, i cili është përpjekur të shfrytëzojë marrëdhëniet e tij me Ukrainën dhe Rusinë për të luajtur një rol në përfundimin e luftës së nisur nga Kremlini më 24 shkurt, i tha homologut të tij rus se ai shpresonte që ata të dy të hapnin “një faqe të ndryshme” në lidhjet dypalëshe.

Sipas medias shtetërore turke “TRT”, ndër temat kryesore të diskutimit është gjithashtu edhe plani i Ankarasë për një inkursion ushtarak në Siri me synim për të sulmuar milicinë kurde në Sirinë veriore.

Moska, e cila ka mbështetur presidentin sirian Bashar al-Assad në luftën civile në Siri, kohët e fundit kishte këshilluar kundër një ofensive të tillë.

Ankaraja e konsideron milicinë kurde siriane të mbështetur nga SHBA-ja, Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG) një grup terrorist dhe dyshon se janë lidhur me kryengritësit në Turqi.

Ofensiva e planifikuar e Turqisë në veri të Sirisë u shty në vitin 2019-të pas dy marrëveshjeve të armëpushimit të ndërmjetësuara nga Uashingtoni dhe Rusia.

Sipas Kremlinit, shitja e mundshme e dronëve luftarakë pa pilot nga Turqia anëtare e NATO-s, në Rusi është gjithashtu në axhendë.

Ushtria ukrainase ka përdorur dronët Bayraktar kundër forcave ruse që nga fillimi i pushtimit në shkurt.

The post Takimi i dytë brenda muajit, çfarë u diskutua mes Putin dhe Erdogan në Soçi appeared first on Albeu.com.

Putin viziton Iranin, takim dhe me Erdogan
Presidenti rus Vladimir Putin viziton Teheranin, Iran të martën për një takim me liderin suprem Ayatollah Ali Khamenei, e cila do jetë udhëtimi i parë i shefit të Kremlinit jashtë ish-Bashkimit Sovjetik që nga pushtimi i Ukrainës. Putin e konsideron përpjekjen e Perëndimit për të dëmtuar ekonominë e Rusisë me sanksionet më të rënda në historinë e fundit si një shpallje të luftës ekonomike dhe thotë se Rusia po largohet nga Perëndimi drejt Kinës, Indisë dhe Iranit.

Vetëm tre ditë pasi presidenti amerikan Joe Biden përfundoi një vizitë në Arabinë Saudite, Putin ka mbërritur në Teheran për të mbajtur takimin e tij të pestë me Khamenei, lideri i dytë suprem i Iranit që erdhi në pushtet në 1989. “Kontakti me Khamenein është shumë i rëndësishëm. Një dialog besimi është zhvilluar mes tyre për çështjet më të rëndësishme në axhendën dypalëshe dhe ndërkombëtare. Për shumicën e çështjeve, qëndrimet tona janë të afërta ose identike”, u tha gazetarëve në Moskë Yuri Ushakov, këshilltari i Putinit për politikën e jashtme.

Vizita e Putinit në Iran do të përkojë me një vizitë të Tajip Erdogan të Turqisë dhe të dy liderët do të takohen në Teheran për të diskutuar një marrëveshje që synon rifillimin e eksporteve të grurit të Ukrainës në Detin e Zi dhe kërcënimin e Erdoganit për të nisur një operacion tjetër në Sirinë veriore, të cilin Moska e kundërshton, raporton Reuters.

Duke u nisur për në Republikën Islamike për udhëtimin e tij të parë të madh jashtë vendit që nga lufta në Ukrainë, Putin po i dërgon një mesazh të qartë Perëndimit se Rusia do të kërkojë të ndërtojë lidhje me Iranin, një armik i Shteteve të Bashkuara që nga Revolucioni i vitit 1979. Para udhëtimit, zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia dhe Irani kanë qenë prej kohësh subjekt i sanksioneve perëndimore: çmimi, tha ai. Për Teheranin, ndërtimi i lidhjeve me Rusinë e Putinit është një mënyrë për të balancuar ndikimin e Shteteve të Bashkuara dhe aleancave të saj në të gjithë Gjirin me sundimtarët arabë dhe Izraelin.

Putin do të takohet me presidentin iranian Ebrahim Raisi, i cili u zgjodh vitin e kaluar. “Ne kemi nevojë për një aleat të fortë dhe Moska është një superfuqi”, tha një zyrtar i lartë iranian, i cili kërkoi të mos identifikohej. Rusia, Ukraina, Turqia dhe Kombet e Bashkuara pritet të nënshkruajnë një marrëveshje më vonë këtë javë që synon rifillimin e transportit të grurit nga Ukraina përmes Detit të Zi./albeu.com

The post Putin viziton Iranin, takim dhe me Erdogan appeared first on Albeu.com.

Arsyet dhe vendi! Putin takon nesër Erdogan
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Rexhep Taip Erdogan do të takohen të martën në Teheran për të diskutuar mbi eksportin e grurit ukrainas.

Rusia, Ukraina, Turqia dhe Kombet e Bashkuara pritet të nënshkruajnë një marrëveshje gjatë kësaj jave, e cila synon rifillimin e dërgesave detare të grurit nga Ukraina përmes Detit të Zi, të cilat u ndërprenë pas vendimit të Rusisë për të dërguar forcat e saj të armatosura në Ukrainë, në muajin shkurt.

Putinit dhe Erdoganit do t’i bashkohet të martën edhe presidenti iranian Ebrahim Raisi për të diskutuar krizën në Siri, ku të tri shtetet janë të përfshira në operacione ushtarake.

Çështja e dërgesave të grurit ukrainas do të diskutohet me presidentin Erdogan…Ne jemi gati të vazhdojmë të punojmë për arritjen e një marrëveshjeje”, tha të hënën Yuriy Ushakov, këshilltar i politikave të jashtme të Rusisë.

Portet ukrainase që ndodhen në Detin e Zi, që përbënin rrugët kryesore të eksporteve bujqësore të vendit, janë bllokuar që nga nisja e pushtimit rus. Si Rusia ashtu edhe Ukraina janë furnizues kryesore të drithërave në tregjet botërore. Rusia është gjithashtu edhe një prej eksportuesve më të mëdhenj të plehrave kimike, ndërsa Ukraina është një prej prodhuesve kryesorë të vajit të misrit dhe atij të lulediellit./REL

The post Arsyet dhe vendi! Putin takon nesër Erdogan appeared first on Albeu.com.

Putin “i mbyll” telefonin Erdoganit dhe Zelenskyt
Teksa presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan kishte planifikuar një bisedë telefonike me homologët e tij Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin, ky i fundit nuk e ka pranuar komunikimin.

Pra sipas të gjitha gjasave, telefonata trepalëshe për paqen nuk do të ndodhë.

Në vend të saj, konsultimet do të zhvillohen në formatin bilateral, shpjegon zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke komentuar gatishmërinë e kreut të shtetit ukrainas për të marrë pjesë në telefonatën trepalëshe. “Formati do të jetë bilateral”, nënvizoi Peskov.

Kjo tregon edhe njëherë që palët janë shumë larg nga organizimi I takimit të nivelit të lartë mes presidentëve, Putin dhe Zelensky, gjë e cila nga Ukraina konsiderohet si çelësi për të sjellë paqe dhe përfunduar luftën e nisur nga Rusia më 24 shkurt. Ndërkohë, nga Moska vijnë dhe shpjegime sa I përket gjendjes së shefit të Kremlinit.

Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, përgënjeshtron zërat për një sëmundje të mundshme të presidentit Putin dhe thekson se këtë e konfirmon fakti se ai shfaqet çdo ditë në publik. “Nuk besoj se personat me mendje të shëndoshë mund të shohin shenja të ndonjë sëmundje apo shqetësimi”, konfirmoi kryediplomati rus në një intervistë për mediat franceze.

The post Putin “i mbyll” telefonin Erdoganit dhe Zelenskyt appeared first on Albeu.com.

“Godet” lideri i opozitës turke: Erdogan do të arratiset jashtë vendit, po transferon paratë
Lideri i opozitës turke, Kemal Kılıçdaroğlu, është shprehur se presidenti turk Rexhep Taip Erdogan po përgatitet për t’u arratisur nga vendi.

Kemal Kılıçdaroğlu tha se Erdogan po e planifikon arratisjen së bashku me disa nga shoqëruesit e tij, përfshirë edhe familjen.

“Ata po përshpejtojnë përgatitjet për arratisjen e tyre. Erdogan po transferon shuma të mëdha parash jashtë vendit përmes strukturave paralele me bazë në Turqi që veprojnë si institucione.

Anëtarët e familjes Erdogan janë në ballë të këtyre strukturave. Në vendet e huaja, përmes këtyre strukturave po tentojnë të marrin leje qëndrimi dhe pune. Ata janë me nxitim për të krijuar Pensilvaninë e tyre”, tha politikani turk, duke paralajmëruar paraprakisht se do të bënte më shumë zbulime gjatë ditës.

“Erdogan, mos u mundo ta mohosh, ne dimë gjithçka, i kemi të gjitha dokumentet. Do të themi lamtumirë sonte”, tha presidenti i Partisë Popullore Republikane nga foltorja e Kuvendit të Turqisë, duke premtuar… zbulime të tjera.

Duke u përgjigjur, zëdhënësi i Erdogan pretendoi se deklaratat e Kılıçdaroğlu nuk janë politikë, por fushatë shpifjeje./albeu.com/

The post “Godet” lideri i opozitës turke: Erdogan do të arratiset jashtë vendit, po transferon paratë appeared first on Albeu.com.