revolta Archives - Albeu.com

Bushati i kundërpërgjigjet Ramës: Nuk ka ndërhyrje iraniane në protesta, Shqipëria është e vendosur në krah të SHBA-së, lëvizja popullore do të formësojë fatin e kombit
Protestat masive që synojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, nga pushteti kanë tërhequr vëmendjen e së përditshmes prestigjioze amerikane, The Atlantic.

Sipas raportimit, vala e demonstratave në Shqipëri shpërtheu në fund të muajit maj, pasi u bë publik një filmim ku rojet private të sigurisë godisnin me grushta dhe tërhiqnin zvarrë një qytetar përgjatë bregut në Zvërnec, aty ku parashikohet të ngrihet një pjesë e kompleksit të lidhur me familjen Trump.

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e përshkroi atë moment si një ndarje të ujërave.

“Ajo që nisi si një përplasje për të drejtën e hyrjes në det dhe në natyrë, brenda pak ditësh u shndërrua në një revoltë mbi atë se kush e ka autoritetin të vendosë për të ardhmen e vendit”, deklaroi ai.

Në kryeqytetin Tiranë, mijëra qytetarë dolën në rrugë duke mbajtur pankarta me mbishkrime si “Shqipëria nuk shitet” dhe “Nuk e duam Shqipërinë si Dubai”.

Nga ana e tij, Rama u përgjigj me vendosmëri, duke theksuar se nuk ekziston asnjë mundësi që projekti të ndërpritet për aq kohë sa ai qëndron në detyrë.

Me zgjerimin e lëvizjes, ajo u kthye në një terren pjellor për spekulime të ethshme dhe narrativa konspirative. Disa demonstrues krijuan lidhje me mbështetjen e dhënë nga Kushner për një të ashtuquajtur “Riviera të Gazës”, duke shprehur shqetësimin se territori shqiptar mund të përdorej për të zhvendosur palestinezët.

Në hapësirën online, komentues e cilësuan zhvillimin si “një tjetër ishull Epstein”, duke aluduar për pronat e abuzuesit seksual Jeffrey Epstein në Ishujt Virgjër.

Një tjetër pikë debati u bë plani i mbështetur nga qeveria për një koncert të Kanye West në periferi të Tiranës, që shtoi pakënaqësinë e përgjithshme.

Interesi për situatën erdhi nga e gjithë harta ideologjike. Senatori Bernie Sanders i përshëndeti protestat si një qëndresë kundër “oligarkisë globale”, ndërsa teoricieni i konspiracionit të krahut të djathtë, Alex Jones, u shpreh me entuziazëm për një “luftë civile” të pashmangshme.

Kryeministri Rama, ka hedhur poshtë natyrën autoktone të lëvizjes, duke pretenduar se ajo ishte rrëmbyer nga forca të jashtme. Ai ka fajësuar “armiqtë e Izraelit dhe Shqipërisë”, si dhe “urrejtësit e Trumpit”.

Shqipëria, ku rreth gjysma e popullsisë i përket besimit mysliman, ka një aleancë të fortë me Izraelin, të bazuar në mirënjohjen historike.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, të udhëhequr nga kodi tradicional i nderit, besa, shqiptarët fshehën mijëra refugjatë hebrenj, duke e bërë vendin të vetmin në Europë që kishte më shumë banorë hebrenj pas Holokaustit sesa përpara tij. Në këtë shekull, Shqipëria u bë objektiv i regjimit iranian pasi ra dakord, me kërkesë të SHBA-së dhe OKB-së në vitin 2013, të strehonte anëtarët në mërgim të grupit disident Mujahedin-e-Khalq (MEK).

Në vitin 2022, autoritetet shqiptare dëbuan diplomatët iranianë pasi arritën në përfundimin se Teherani qëndronte pas një serie sulmesh kibernetike kundër infrastrukturës kritike dhe institucioneve shtetërore.

Gjatë javëve të fundit, Rama ka akuzuar Iranin se po orkestron një “luftë hibride” duke shpërndarë dezinformata rreth projektit turistik dhe duke nxitur opozitën ndaj planeve të qeverisë së tij. Irani i ka mohuar kategorikisht këto akuza.

Ndërkohë, pjesëmarrësit në protesta janë të vendosur të dëshmojnë se kryengritja e tyre është e mirëfilltë dhe e lindur nga brenda.

Ish-ministri Bushati i ka cilësuar demonstratat si; “investimi më i mirë në imazhin tonë si popull dhe në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian”.

Ai raportoi se deri në 200,000 persona u mobilizuan gjatë fundjavës së 4 korrikut dhe hodhi poshtë pretendimet për një komplot të huaj. “Irani nuk ka asnjë lloj ndikimi në Shqipëri”, theksoi ai. “Ky është një vend që qëndron i lumtur në orbitën e Shteteve të Bashkuara.”

Megjithatë, për të destabilizuar planet e resortit nuk duket se nevojitet ndonjë influencë iraniane. Pronësia e tokës ku parashikohet një pjesë e projektit është objekt konflikti. Ishulli i Sazanit është në pronësi të shtetit, çka nënkupton se një kontratë qiraje do të ishte përfundimisht e nevojshme; për momentin, konsorciumi i lidhur me Trump mban statusin e “investitorit strategjik”, i cili lehtëson procesin e lejeve dhe të negociatave për një marrëveshje afatgjatë. Nga ana tjetër, toka bregdetare në Zvërnec është pronë private.

Subjektet e lidhura me çiftin Trump e blenë atë nga një sipërmarrës me seli në Miami, Artur Shehu, i cili këmbëngul se e drejta e familjes së tij mbi këtë truall e ka origjinën që nga periudha osmane. Banorët lokalë të Zvërnecit argumentojnë se ata janë pronarët e ligjshëm. Situata është e turbullt sepse toka u shtetëzua gjatë regjimit komunist dhe kur pronat iu rikthyen individëve në vitet ‘90, e drejta e pronësisë mbeti shpesh e kontestuar.

The post Bushati i kundërpërgjigjet Ramës: Nuk ka ndërhyrje iraniane në protesta, Shqipëria është e vendosur në krah të SHBA-së, lëvizja popullore do të formësojë fatin e kombit appeared first on Albeu.com.

Revolta kundër qeverisë nuk ndalet, 40 ditë qëndresë, qytetarët sërish sot në shesh: Rama jep dorëheqjen
Protesta qytetare për largimin e kryeministrit Edi Rama, ka hyrë sot në ditën e saj të 40-të. Prej 40 ditësh, mijëra qytetarë mblidhen çdo pasdite në mënyrë paqësore në shesh, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshime në politikën shqiptare.

Përveç largimit të kreut të qeverisë, protestuesit kërkojnë edhe një ndryshim të klasës politike, duke argumentuar se vendi ka nevojë për një model të ri qeverisjeje, me më shumë përgjegjësi, transparencë dhe llogaridhënie.

Një nga sloganet që dëgjohet vazhdimisht gjatë protestave është “Rama në burg, Berisha në burg”.

Lëvizja qytetare nisi si reagim kundër ndërtimit të një resorti turistik në Zvërnec. Me kalimin e ditëve, protesta është zgjeruar, duke u shndërruar në një tubim me kërkesa më të gjera politike dhe institucionale.

Protestuesit akuzojnë qeverinë për korrupsion, mungesë transparence dhe keqqeverisje, ndërsa shprehen se pakënaqësia e tyre lidhet me mënyrën se si është administruar vendi gjatë viteve të fundit.

Pavarësisht kalimit të 40 ditëve, pjesëmarrësit deklarojnë se do të vazhdojnë të dalin çdo ditë në shesh, në mënyrë paqësore, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

The post Revolta kundër qeverisë nuk ndalet, 40 ditë qëndresë, qytetarët sërish sot në shesh: Rama jep dorëheqjen appeared first on Albeu.com.

Këlliçi nxjerr fotot: Rama i shton luksin zyrës, ndërsa qytetarët mbushin sheshet kundër korrupsionit dhe arrogancës
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë publike sot denoncimin për luksin që Edi Rama po i shton zyrës së tij, ndërsa në sheshe mijëra qytetarë vazhdojnë protestën kundër korrupsionit dhe arrogancës së tij, si edhe të qeverisë që ai drejton. Këlliçi ka shpërndarë disa fotografi që tregojnë punimet luksoze të kryera në ambientet e Kryeministrisë.

Reagimi

Ndërsa populli qëndron në shesh kundër korrupsionit dhe arrogancës, Edi Rama po shton luksin në zyrën e vet. Mes fyerjeve dhe etiketimeve ndaj të rinjve që kanë mbushur sheshet, në daljen e fundit Rama deklaroi se po dëgjonte dhe po shënonte disa prej kërkesave. Shkaku kryesor që i ka shtyrë njerëzit në protestë mbetet korrupsioni dhe arroganca, si dhe mënyra se si buxheti dhe pasuritë e vendit trajtohen sikur të ishin pronë private e Edi Ramës.

Shkaku kryesor i revoltës në sheshe është varfëria dhe pamundësia e shumicës së njerëzve përballë luksit të pakontrolluar të qeveritarëve. Dhe pikërisht kësaj kërkese Edi Rama po i përgjigjet në këtë mënyrë. Punimet që shihen në foto po zhvillohen në hollin e Kryeministrisë dhe vlerësohen si tepër të kushtueshme. Ato kapin shifrën e qindra mijë eurove. Ndërkohë që prej 36 ditësh protestohet para zyrës së tij, autokrati e ka të përqendruar vëmendjen te luksi personal.

Kjo tregon qartë dallimin mes fjalëve dhe veprimeve të një autokrati të korruptuar. Pasi me paratë e taksapaguesve ndërtoi një kopsht privat me kosto mbi 4 milionë euro, për të pushuar, tani Edi Rama po shpenzon edhe disa qindra mijë euro të tjera për hollin e zyrës së tij… Çmenduri!!! Ai nuk ka asnjë lidhje me shqetësimet e përditshme të qytetarëve. Nuk i intereson që në spitale mungojnë shtretërit dhe ilaçet. Vëmendjen e ka vetëm te privilegjet dhe shpenzimet faraonike. Edi Rama nuk e meriton të qëndrojë asnjë ditë më shumë në detyrë. Ai po i përbuz shqiptarët në çdo çast të qëndrimit të tij si Kryeministër.

The post Këlliçi nxjerr fotot: Rama i shton luksin zyrës, ndërsa qytetarët mbushin sheshet kundër korrupsionit dhe arrogancës appeared first on Albeu.com.

Revolta e Dashamir Shehit: Dënoni hajdutët me votë, korrupsioni është futur në shoqëri, ai që vjedh 2 mijë lekë, njësoj me atë që vjedh 2 miliardë
Gjatë një interviste në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN, kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, deputeti Dashamir Shehi, u ka bërë thirrje shqiptarëve që në zgjedhjet e 11 majit, të dënojnë me votë të korruptuarit.

Shehi tha se për fatin e keq, korrupsioni nuk është një çështje që vendos fatin e zgjedhjeve.

Kjo pasi sipas tij, një pjesë e madhe e shoqërisë janë vetë të korruptuar. Shehi shtoi gjithashtu se, si ai që vjedh 2 mijë lekë, si ai që vjedh 2 miliardë, janë njësoj, hajdutë!

“Berisha ishte më i moralshëm në sulmin ndaj SPAK. Plus që kishte 12 vite në opozitë dhe nuk kishte firmosur asnjë letër. Ndërsa për PS nuk ka asnjë lloj justifikimi. Ky është kryeministri në detyrë dhe i drejtohet SPAK në atë mënyrë. Keni kaluar vijën e kuqe u thotë. Pse ky e vendos vijën e kuqe?

Shqiptarët duan njerëz që të mos fusin duart në xhepat e shtetit. Mos u merrni me të majtë e të djathtë. Fatkeqësisht nuk ka të djathtë e të majtë në Shqipëri, sepse vijmë nga një regjim barazitar që kishte për bazë gjëra të tjera, jo prirjet ideologjike. Për zgjedhjet nuk është vetëm një faktor, ka shumë faktorë. Unë po u bëj thirrje shqiptarëve që të votojnë për këtë që është i dukshëm. Korrupsioni në Shqipëri nuk është tema që peshon më shumë te vota. Duhet të ishte, që shqiptari të dënojë hajdutin me votë.

Jo nuk e bën dhe e di pse? Sepse një pjesë e shoqërisë sot është e korruptuar. Ai që s’paguan energjinë elektirke, a po vjedh shtetin? Ai dyqanxhiu që nuk i paguan taksa qeverisë, a është një i korruptuar i vogël? Pra korrupsioni është futur brenda shoqërisë. Shoqëria nuk reagon se janë të korruptuar vetë dhe thonë ai që është sipër do vjedhi më shumë. Se vjedh 2 miliardë lekë, se vjedh 2 mijë lekë, i korruptuar je”, shprehet Shehi.

The post Revolta e Dashamir Shehit: Dënoni hajdutët me votë, korrupsioni është futur në shoqëri, ai që vjedh 2 mijë lekë, njësoj me atë që vjedh 2 miliardë appeared first on Albeu.com.

Revoltohet aktivistja: Ku thërret qameti, vajza që rriten me ambicien për të marrë një copë burrë
Rastet e fundit që kanë qarkulluar në media, si martesa e 14-vjeçares në Divjakë me 34-vjeçarin, apo abuzimit seksual të kardiokirurgut Dervish Hasi, 42-vjeç me 16-vjeçaren, që e prezantonte si gruan e tij të tretë, kanë shkaktuar debate të forta mbi marrëdhëniet dhe martesat me të mitur.

Gjatë një interviste, aktivistja Suela Koçibellinj, thekson se mekanizmat që mund të ndihmojnë janë mbrojtja ligjore, shtrëngimi i masave dhe ndërgjegjësimi.

Lidhur me këtë të fundit, Koçibellinj thotë se është një proces i gjatë.

Megjithëse fëmijët kanë nisur të flasin, zonat jashtë kryeqytetit jetojnë në një realitet krejt të ndryshëm.

Suela Koçibellinj: “Nëse dalim jashtë Tiranës, vajzat në klasën e nëntë janë të fejuara. E shoh që në klasën e nëntë një ndër ambiciet kryesore të vajzave që sigurisht mungon gjithçka në zonën ku ato jetojnë, u mungon socializimi, u mungon ndoshta ushqimi, rrobat, jeta e bukur, qejfet, maksimumi që ato kanë në ambicien e tyre është të gjejnë, t’ua gjejnë prindërit një partner, diku emigrant, kryesisht po themi në Angli dhe kjo është ambicia më e madhe. Mua kjo më dhemb, që ne po rrisim ende sot vajza që ambicia më e madhe e tyre është për të marrë një copë burrë dhe kjo është ku thërret qameti, më vjen keq që e them kështu sepse sigurisht që partneri i jetës është një zgjedhje e cila duhet të merret nga njerëz që dinë të marrin vendime dhe prandaj mosha 18 vjeç po themi është mosha minimale ku ti mund të martohesh sepse pretendohet që ti ke arritur atë pjekuri emocionale, psikologjike edhe biologjike, në të gjithë të tërën tënde për të marrë vendime dhe kur ne mendojmë që një 15-vjeçare do të marrë vendimin për jetën, këtu pastaj jemi te “ku jemi?” Jemi akoma keq”.

Koçibellinj sjell në vëmendje edhe ‘shfajësimin’ e abuzuesve që e justifikojnë sjelljen dhe veprën e tyre përmes viktimës.

Suela Koçibellinj: “Shpeshherë dëgjoj edhe pjesën tjetër që burrat se edhe burra nuk u thua dot me thënë të drejtën, ndonjëherë ke edhe revoltë dhe nuk e thua dot, përdorin faktin dhe thonë “hë se 15 vjeçe është e rritur ajo, ajo është çikë e përdredhur, është çikë vajzë e hedhur” dhe ndërkohë mund të themi për një 15-vjeçare “është vajzë e hedhur?” Jo, më vjen keq. Ke ti probleme me trurin tënd që po shikon një vajzë 15-vjeçare e cila ka dëshirë të shijojë jetën, kaq dhe ti duhet të distancohesh nga kjo sjellje dhe mundohen gjithmonë kjo gjini mashkullore për të gjetur justifikimin e veprave të tyre dhe sjelljeve të tyre devijante pikërisht te viktima”.

The post Revoltohet aktivistja: Ku thërret qameti, vajza që rriten me ambicien për të marrë një copë burrë appeared first on Albeu.com.

“Reago”, revoltohet Klodiana Lala dhe ka një thirrje urgjente për të gjithë qytetarët
Ditën e sotme çmimi i naftës ka shënuar një rritje rekord, duke arritur 230 lekë të reja për litër.

Kjo rritje galopante dhe në një kohë kaq të shkurtër, ka revoltuar gazetaren Klodiana Lala, e cila i ka bërë thirrje qytetarëve për një reagim të mënjëhershëm.

“Zgjoju popull zgjoju. Reago”, shkruan Lala në një postim në rrjetet sociale.

“Cmimi i naftes ka prekur qiellin, shqiptaret ne gjume te thelle. Zgjoju popull zgjoju. Reago!”, shton gazetarja./albeu.com/

The post “Reago”, revoltohet Klodiana Lala dhe ka një thirrje urgjente për të gjithë qytetarët appeared first on Albeu.com.