revolta e spacit Archives - Albeu.com

50-vjetori i revoltës së Spaçit, Berisha: Të përndjekurit politikë, rol vendimtar në PD në momentet e saj më kritike
Sot shënohet 50-vjetori i revoltës së Spaçit dhe ish-kryeministi Sali Berisha, në takim është shprehur se në momente kritike për PD-në, të përndjekurit politikë kanë luajtur rol vendimtar në mbijetesën e kësaj partie.

“Frymëzimi nga kjo ngjarje, inspirimi i njeriut nga kjo ngjarje, nga sakrifica sublime dhe heroizmi i Skënder Dajës, Dervish Pekës dhe heronjve të tjerë është i përjetshëm për njeriun.

Sot ne i nderojmë ata në 50-vjetorin e rënies dhe ndërkohë që në krye në pushtet, qëndrojnë pasardhësit e atyre xhelatëve që ekzekutuan me gjyq special në kampin e Spaçit heronjtë e kësaj revolte. Dhe që i dënuan mbi 80 prej tyre me dënime nga më të rëndat.

Në 32 vite, e kam thënë dhe e them, në momente kritike për PD-në, të përndjekurit politikë kanë luajtur rol vendimtar në mbijetesën e kësaj partie.

Në këtë kontekst, unë dua t’u siguroj ju, dua të siguroj këtë shtresë se PD mbetet pafundësisht mirënjohëse për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm.

Sikundër, si parti e vlerave konservatore, e lirisë dhe dinjitetit të njeriut, e lirisë kombëtare, PD konsideron lumenjtë e sakrificave të të burgosurve dhe përndjekurve politike, si themelet e saj. Si trashëgiminë e saj më të ndritur.

Në këtë kontekst, pa diskutim PD, me gjithë përpjekjet që ajo ka bërë, në programin e saj, do ridimensionojë fuqishëm të gjithë qëndrimet ndaj kësaj sakrifice kombëtare që u bë nga qindra-mijëra shqiptarë, të cilët ranë për t’u bërë të pavdekshëm. Ose kaluan rininë apo jetën e tyre në burgjet apo kampet e përqendrimit të diktaturës më të egër që Europa kishte njohur ndonjëherë.

Kam vlerësimin më të madh për të gjithë ata të përndjekur, të burgosur, që në parimin e madh ‘rrno për me tregue’, po shkruajnë, kanë shkruar, kanë publikuar dhe publikojnë dëshmitë e tyre. Ato janë dhe do jenë një monument madhështor i shpirtit të pamposhtur të shoqërisë shqiptare. Se pjesa tjetër u nënshtrua, kjo është fakt.

Por me historitë, me veprat e tyre po krijojnë, po mbushin një boshllëk të tmerrshëm që ekzistonte. Natyrisht, e gjithë historia e falsifikuar, letërsia e glorifikimit të të keqes, arkivohet në arkivat e antivlerave të një kombi”, tha Berisha./albeu.com

The post 50-vjetori i revoltës së Spaçit, Berisha: Të përndjekurit politikë, rol vendimtar në PD në momentet e saj më kritike appeared first on Albeu.com.

“Bëhet i gjallë” Lulzim Basha dhe kujton revoltën e Spaçit: Ngritën flamurin pa yllin komunist! (FOTO LAJM)
Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka përkujtuar revoltën e Spaçit.

Basha ka përkujtuar ngritjen e flamurit shqiptar rreth 49 vite më parë, i cili ishte pa yllin që simbolizonte komunizmin.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ish-kryedemokrati shkruan se qëndresa e të burgosurve politikë është një frymëzim edhe sot për një vend të kthyer në një burg edhe pse në qiell të hapur.

Postimi i Plotë nga Lulzim Basha:

49 vite më parë, një grup të burgosurish politikë ngritën në Spaç flamurin kuqezi, pa yllin komunist, dhe shpallën aty një zonë të lirë nga diktatura. Ato 3 ditë lirie ishin një shkëndijë në terrin e diktaturës komuniste, që i treguan Shqipërisë dhe botës se rezistenca mbijetonte, pavarësisht dhunës dhe represionit të diktaturës.

Qëndresa brenda burgut më famëkeq të komunizmit, në një vend të kthyer në një burg në qiell të hapur për të gjithë shqiptarët, e ka kthyer Revoltën e Spaçit në një nga simbolet e rezistencës antikomuniste, që frymëzon edhe sot për guximin dhe patriotizmin e atyre burrave që në orët më të errëta, ngritën krye për liri.

Lavdi martirëve të Revoltës së Spaçit!/albeu.com/

The post “Bëhet i gjallë” Lulzim Basha dhe kujton revoltën e Spaçit: Ngritën flamurin pa yllin komunist! (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.