retorika Archives - Albeu.com

Gjuha e Beogradit ndaj Kosovës ringjall narrativat e viteve ’90
<html><head></head><body>

Ndërsa në Kalludër të Zupçit vijojnë kërkimet për varreza masive, nga të cilat mund të dalin prova të reja për krimet e Serbisë në Kosovë, zyrtarët në Beograd po i rikthehen retorikës së dikurshme me kërcënime dhe pretendime territoriale.

Gjuha zyrtare serbe po ashpërsohet gjithnjë e më shumë. Aleksandar Vuçiç dhe Ana Bërnabiç vazhdojnë ta paraqesin Kosovën si pjesë të Serbisë, Snezhana Paunoviç ka folur për “spastrim etnik” të shqiptarëve, ndërsa Petar Petkoviç ka ngritur pretendime për përndjekjen e serbëve në Kosovë. Aleksandar Vulin, ndërkaq, e ka cilësuar Kosovën si “Jeruzalemi i Serbisë”.

Se partia e Vuçiçit nuk është distancuar asnjëherë nga politika kriminale e së kaluarës, por vetëm e ka përshtatur atë me mënyrën e sotme të qeverisjes, e ka pranuar madje edhe një deputet serb në Parlamentin e Serbisë.

Sipas profesorëve dhe ekspertëve të sigurisë, kjo retorikë shkon përtej propagandës politike. Ata e shohin atë si pjesë të një narrative të ndërtuar me qëllim që projektet destabilizuese të Beogradit të marrin justifikim politik.

Profesori i gjeopolitikës, Dorajet Imeri, tha se spastrim etnik nuk mund të ketë pa vrasje, veçanërisht pa vrasje masive, përndjekje dhe shkatërrim të territorit apo të vendbanimeve. Sipas tij, Serbia i ka kryer të gjitha këto: ka vrarë njerëz, ka fshehur provat dhe ka krijuar varreza masive për të zhdukur gjurmët e krimeve të saj. Për këtë arsye, ai vlerësoi se retorika e tanishme është vazhdimësi e asaj që Serbia ka pretenduar dhe bërë më herët.

Gurakuq Kuçi nga Instituti Octopus deklaroi se synimi është nxitja e një urrejtjeje sa më të madhe ndaj Kosovës, si dhe përgatitja e mobilizimi psikologjik i popullit serb për të reaguar kundër saj në një moment të caktuar. Ai tha se kjo është vërejtur veçanërisht në deklaratën e Vuçiçit dhe në intervistën e fundit të Vulinit, i cili është shprehur se “ne po presim zgjedhjet në Serbi dhe të shohim çfarë do të bëjmë kundraj Kosovës”.

Ekspertë të tjerë kërkojnë që bashkësia ndërkombëtare të përgjigjet më fuqishëm ndaj kësaj gjuhe të Serbisë.

Drejtori i Institutit për Hulumtimin në Drejtësi dhe Siguri, Fatmir Çollaku, tha se nevojitet një qasje më e ashpër, e shoqëruar me kritika dhe sanksione. Ai kujtoi se Kosovës iu vendosën masa padrejtësisht dhe pa bërë asgjë, ndërkohë që Serbia, pavarësisht të gjitha veprimeve të saj, vazhdon të trajtohet në një formë apo tjetër me përkëdheli. Sipas Çollakut, problemi qëndron te mungesa e një qëndrimi unik nga bashkësia evropiane dhe ajo ndërkombëtare në përgjithësi.

Në këto rrethana, njohësit paralajmërojnë se heshtja ose përgjigjja e zbehtë ndërkombëtare ndaj retorikës kërcënuese të Beogradit mund ta bëjë normale një narrativë me pasoja të drejtpërdrejta për stabilitetin rajonal.

</body></html>

The post Gjuha e Beogradit ndaj Kosovës ringjall narrativat e viteve ’90 appeared first on Albeu.com.

Avni Islami: Vuçiqi ndjek të njëjtat synime si Millosheviqi
Eksperti i sigurisë Avni Islami vlerëson se qasja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq ndaj Kosovës është vazhdim i politikave që dikur i zbatonte regjimi i Slobodan Millosheviqit, me ndryshime vetëm në paraqitje dhe jo në thelb.

Sipas tij, retorika nacionaliste dhe përdorimi i simboleve si Vidovdani janë pjesë e një lufte hibride që synon ta mbajë të ndezur gjendjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Islami nënvizoi se, pavarësisht këtij diskursi, realiteti mbetet i pandryshuar: Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, ndërsa institucionet e sigurisë së vendit, në bashkërendim me KFOR-in, kanë kapacitetet e nevojshme për të mbrojtur integritetin territorial dhe për t’iu kundërpërgjigjur çdo rreziku.

Shkrimi i plotë:

Reagim me shkas,

Politikat e Vuçiqit ndryshojnë vetëm në pamjen e jashtme, por jo në përmbajtjen e tyre, sepse synimet e tij mbesin të njëjta me ato të Millosheviqit.

Qasja e jashtme politike e Aleksandar Vuçiqit ndaj Republikës së Kosovës përbën një vazhdim të drejtpërdrejtë strategjik të doktrinës destabilizuese të regjimit të Millosheviqit.

Në ceremonitë zyrtare, përfshirja e njësive elitare, si Xhandarmëria Serbe, në lavdërimin e teksteve me përmbajtje irredentiste – si refreni “Kur do të kthehemi në Kosovë” – nuk paraqet një rast të veçuar, por një operacion të koordinuar psikologjik. Ky përdorim i elementeve fetare dhe kulturore, sidomos rreth narrativës së Vidovdanit, shfrytëzohet si instrument i luftës hibride për ta mbajtur të tensionuar ambientin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Megjithëse kjo retorikë synon të projektojë forcë, realiteti gjeopolitik nuk ka ndryshuar: Kosova është shtet sovran dhe i pavarur. Institucionet e Sigurisë së Kosovës, në sinkronizim të plotë operacional me KFOR-in (NATO-n), i posedojnë të gjitha kapacitetet e inteligjencës, parandalimit dhe reagimit taktik për të garantuar integritetin territorial dhe për të neutralizuar çdo kërcënim asimetrik apo konvencional.

The post Avni Islami: Vuçiqi ndjek të njëjtat synime si Millosheviqi appeared first on Albeu.com.

Retorika e dhunshme po e bën Amerikën një vend të rrezikshëm
Nga Armstrong Williams “The Hill”

Përktheu: Alket Goce- Albeu.com

Kujdes:Përçarja politike në SHBA, po kërcënon ta shkatërrojë mënyrën tonë të jetesës. Askush nuk është i sigurt në një Amerikë, ku retorika e dhunshme politike shndërrohet në sulme serioze në jetën reale.

Të përhapësh verbalisht urrejtje është e neveritshme, por ta shndërrosh atë urrejtje në akte

dhune konkrete, është një shenjë e tmerrshme se sa keq ka degraduar shoqëria jonë. Ne po rrezikojmë të lejojmë që mënyra jonë e jetesës të shndërrohet në një sinonim të jetës së një gangsteri.

Sulmi me çekiç në orët e para të mëngjesit të pak ditëve më parë ndaj 82-vjeçarit Paul Pelosi, bashkëshortit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi,  është një provë se askush nga ne nuk është i sigurt askund.

Bashkëshorti i Pelosit u shtrua në spital me një kafkë të thyer, pasi një burrë thuhet se bërtiti “Ku është Nancy ?”, teksa hyri në shtëpinë e çiftit në San Francisko në orët e vona të mbrëmjes së 28 tetorit. Përpjekja për të dëmtuar kryeparlamentaren Pelosi dështoi, thanë autoritetet, pasi në atë kohë ajo nuk ishte në shtëpi.

I dyshuari David DePape, 42 vjeç, përballet tani me akuza për tentativë vrasje, sulm, tentativë rrëmbimi dhe krime të tjera në lidhje me incidentin. Pra duket se retorika e dhunshme politike ka pasoja, dhe ne po i shohim ato të manifestuara në akte të dukshme terrori.

Ndërsa Paul Pelosi po e merr veten pas një operacioni kirurgjikal, si pasojë e një frakture të kafkës dhe plagëve të tjera, ne të gjithë duhet të ndihemi të turpëruar. A është kjo ajo që kemi lejuar të bëhet SHBA-ja, “toka e njerëzve të lirëve dhe shtëpia e njerëzve trimave”?

Siguria është një iluzion; dhe sulmi ndaj Pelosit është dëshmi e kësaj. Ne e gënjejmë veten duke menduar se jemi disi të mbrojtur nga dyert e blinduara. Por nga incidentet e profilit të lartë në të kaluarën, e dimë se e kundërta është e vërtetë.

Mjerisht, problemi nuk kufizohet vetëm në Shtetet e Bashkuara. Vetëm pak muaj më parë, në korrik, ish-kryeministri japonez Shinzo Abe u qëllua për vdekje nga një burrë me një armë zjarri të prodhuar vetë. Shinzo u qëllua me armë zjarri në një distancë të afërt gjatë një tubimi politik që supozohej të shoqërohej me të gjitha masat e sigurisë.

Ai u transportua me helikopter në spital, ku u shpall i vdekur. Shembulli ndoshta më tronditës i një vrasësi politik që shmangu masat e sigurisë, ndodhi në nëntorin e vitit 1995 kur kryeministri izraelit Yitzhak Rabin u qëllua për vdekje gjatë një tubimi politik në Tel Aviv. Një ekstremist i krahut të djathtë, që kundërshtonte propozimet e Rabin për paqe me palestinezët, e qëlloi për vdekje nga një distancë e afërt, pavarësisht nga reputacioni i Izraelit për pasjen e forcave më të mira të sigurisë në botë. Në fund, nuk kishte rëndësi asgjë.

Askush prej nesh nuk është i sigurt, për sa kohë që shoqëria e lejon dhe promovon një retorikë të dhunshme. Dhe ne duhet ta pranojmë se në shoqëritë tona ka shumë individë të sëmurë që “do ta hanin karremin”, dhe do të vepronin në mënyrë radikale duke shkaktuar pasoja katastrofike.

Sulmi ndaj Paul Pelosi, përbën një kujtesë se duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur flasim, dhe të kemi parasysh atë që themi, pasi fjalët kanë pasoja serioze. Në vend të retorikës së urrejtjes, ne duhet të rikthehemi në kohët kur ishte e pranueshme të mos binim dakord për shumë gjëra.

Amerikanët duhet ta mirëpresin sërish debatin. Është e lejueshme që të kemi këndvështrime të ndryshme, dhe në disa raste ta pranojmë të mos pajtohemi mbi jo pak gjëra. Republikanët dhe demokratët mund të ndryshojnë rrënjësisht midis tyre sa i përket përcaktimit të rrugës më të mirë për të ardhmen e vendit tonë, pa e cilësuar njëri-tjetrin si armiq për vdekje, apo pa i nxitur bazat e tyre të mbështetësve për të fituar pikë në sondazhe.

Për çdo republikan konservator në Kongres që e kalon kohën duke krijuar përmbajtje bombastike, duke u futur para syrit të demokratëve për të rrëmbyer mbështetësit e tyre, ka demokratë progresistë që bëjnë të njëjtën gjë.

Dhe kjo sjellje është e turpshme, sepse do të thotë se shumicës së heshtur të amerikanëve, që përbëhet nga njerëz të denjë, që besojnë në këtë vend, që duan të ardhmen më të mirë të mundshme për fëmijët tanë dhe nipërit tanë, po i bëhet një shërbim i keq.

Dhe për të qenë të qartë, problemi nuk janë armët. Problemi kryesor janë njerëzit që janë

të gatshëm të kalojnë nga retorika, në dëmtimin real të dikujt vetëm për shkak të mosmarrëveshjeve dhe dallimeve politike. Dhe nuk ka asgjë më thelbësisht jo-amerikane sesa përdorimi i dhunës për të ndikuar tek rezultatet politike.

Këtë e pamë plotësisht gjatë sulmit të 6 janarit 2021 të një turme njerëzish ndaj Capitol Hill, një akt që ishte sa i dënueshëm aq edhe i frikshëm. Urrejtja e pakujdesshme dhe shkatërrimi që ndodhi atë ditë ishte në thelb jo-amerikane.

Unë e pashë me sytë e mi atë ngjarje, duke mbuluar sulmin ndaj selisë së demokracisë sonë  bashkë me ekipin e televizionit tim. Ne duhet të rikthehemi në një kohë kur amerikanët ishin në gjendje të mos binin dakord mbi dallimet politike, por pa iu drejtuar sulmeve fizike. Ne mund të sillemi më mirë sesa sot, dhe këtë duhet ta fillojmë që sot./albeu.com

The post Retorika e dhunshme po e bën Amerikën një vend të rrezikshëm appeared first on Albeu.com.

Kremlini: Retorika e Perëndimit për armë bërthamore, provokuese
Kremlini tha këtë sot se retorika e liderëve perëndimorë mbi përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore ishte e dëmshme dhe provokuese.

“Ne shprehim keqardhjen tonë të përditshme që krerët e shteteve perëndimore përfshihen çdo ditë në retorikë bërthamore,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke shtuar se një praktikë e tillë ishte “provokuese”.

Peskov shtoi se nuk kishte pasur asnjë përpjekje nga asnjëra palë për të diskutuar një takim të mundshëm me presidentin amerikan Joe Biden.

Ndërkohë, Kremlini tha gjithashtu se shpresonte se G7 do të mbante “regjimin e Kievit” përgjegjës për krimet që ka kryer.

Edhe Peskov sqaroi se nuk kishte asnjë “valë të re” burrash që po thirreshin në ushtri, pasi disa zyrtarë rajonalë raportuan se po shtonin përpjekjet për mobilizimin dhe u tha gazetarëve të kontrollonin me guvernatorët rajonalë në lidhje me planet e tyre./albeu.com

The post Kremlini: Retorika e Perëndimit për armë bërthamore, provokuese appeared first on Albeu.com.