Restorante Archives - Albeu.com

Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasurive të paluajtshme, vijimi i aksioneve të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për grupet kriminale për pastrim parash, po ndihet edhe te konsumi i bareve dhe restoranteve.

Shoqata e Bareve dhe Restoranteve pohon se për muajin qershor konsumi në baret dhe restorante ka rënë nga 30 deri 35% krahasuar me vjet.

Në tërësinë e konsumit, sipas shoqatës së Bareve dhe Restoranteve ka ndikuar ulja veçanërisht në zonat bregdetare.

Enri Jahja kryetar i shoqatës tha për Monitor se përveç hetimeve të SPAK, te tkurrja e konsumit kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë, përfshirë shtimin e hoteleve me shërbim “all inclusive” bregdet apo edhe turistët low cost që vijojnë të dominojnë në vend edhe për këtë sezon.

Në bare dhe restorante konsumi edhe për këtë sezon turistik vijon të shfaqet me rënie që arrin deri në 35%. Përjashtuar muajin maj, ku tendenca e konsumit u shfaq me rritje krahasuar me muajin maj 2025, në muajin qershor pati rënie të konsiderueshme. Pritshmëritë për përmirësim mbeten të vakëta për muajin korrik.

Shkaqet kryesore të rënies së konsumit janë disa.

Së pari, hetimet që po kryen SPAK ndaj grupeve kriminale për pastrim parash, kanë stepur shumë individë të ekspozohen në bare dhe restorante, pra individë që gjernerojnë para me origjinë të dyshimtë. Kjo po ndihet veçanërisht në zonën e jugut, në bregdet. Disa prej tyre për t’u ekspozuar në bare dhe restorante kërkojnë ambiente “prive” që restorantet apo baret e konsoliduara nuk e ofrojnë. Kjo situatë ka dhënë efekt te konsumi. Ky grup shquhet për konsum të lartë për frymë dhe shpenzime pa limit për pije të shtrenjta.

Faktor tjetër, është rritja e ofertës së strukturave akomoduese në jug të vendit që ofrojnë shërbim “all inclusive”, pra me 3 vakte ushqimi apo 2 (mëngjes dhe darkë). Për rrjedhojë kjo ka sjellë rënie të konsumit të vaktit të drekës apo darkës në restorante. Veçanërisht efekti po ndihet në zonën e Ksamilit.

Së treti, në Shqipëri vijon të dominojë turisti low cost, i kujdesshëm në shpenzime për restorante dhe më tepër konsumon brenda ambienteve të apartamentit ku është akomoduar”.

Për sa i përket çmimeve, Jahja pohon se këtë sezon turistik nuk ka pasur rritje të tyre. Sipas tij shpenzimet mesatare për individ në restorant variojnë nga 20 deri 40 euro.

Konsumi në bare dhe restorante shënoi rënie edhe gjatë periudhës janar–shtator 2025, duke u ulur me 10 deri në 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahja rënia u ndikua prej faktorëve ekonomikë dhe demografikë.

Në vend janë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës.

Problematikë për sektorin vijon të mbetet edhe vështirësia për gjetjen e punonjësve, por edhe informaliteti për pagat e tyre. Pavarësisht punësimeve të punonjësve të huaj, Shoqata e Bareve dhe Restoranteve llogarit një vakancë vendesh nga 10 mijë deri në 20 mijë punonjësish. /Monitor.al

The post Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK appeared first on Albeu.com.

Nuk zënë mend, edhe restoranti në LA do të “mbyllë” dyert për Kanye dhe Bianca
Bianca Censori i shokoi të gjithë kalimtarët në Los Angeles, teksa shfaqej gjysmë e zhveshur krah reperit Kanye West, në një restorant ku kishin vendosur të darkonin.

Arkitektja australiane, 29 vjeçe kishte veshur streçe të shkurtra “nude”, ndërsa në pjesën e gjoksit ishte komplet e ekspozuar. Për shkak të pamjes së saj eksplicite, restorantet janë zotuar të ndalojnë çiftin të hyjë në ambientet e tyre.

“Nuk do t’i kisha në restorantin tim. Krejtësisht e papërshtatshme dhe jo një model i mirë për fëmijët e vegjël që ta shohin këtë. Çfarë nuk shkon me ta?”, një tjetër ra dakord.

“Ajo duket absolutisht qesharake. Si mundet një restorant i mirë të pranojë një klient që e vesh atë? Edhe supermarketet kryesore kanë tabela gjatë verës që këshillojnë se bluzat duhet të vishen për qëllime higjienike kur bëni pazar, pasi po hynin burrat pa bluza. Kjo është shumë më keq”, tha njëri.

“Dikur të refuzohej hyrja në një restorant për shkak të kodeve të veshjes nëse nuk vishje kravatë, Sa kanë ndryshuar kohët, tani mund të hysh dhe të darkosh pothuajse lakuriq”, ka shkruar një i tretë.

The post Nuk zënë mend, edhe restoranti në LA do të “mbyllë” dyert për Kanye dhe Bianca appeared first on Albeu.com.

8 restorantet që duhen provuar një herë në jetë
Kur flasim për restorante që duhen provuar një herë në jetë, nuk themi vetëm për menunë, por sepse shijet kombinohen me atmosferën dhe pamjen që e bëjnë atë një eksperiencë të paharrueshme. Nëse e doni turizmin e ushqimit dhe verës

Ka vende ku udhëtimi gastronomik shkon përtej shijes, duke transportuar këdo në një udhëtim ndijor. Janë skena reale ku traditat përzihen me inovacionin. Nëse e doni turizmin e ushqimit dhe verës kemi përzgjedhur 8 restorante, nga fundi i detit nëpër pyje dhe shkretëtirë deri në majën e malit për të provuar një përvojë të jashtëzakonshme.

Në rërë

Lundroni në perëndim të diellit nga vendpushimi Constance Halaveli i grupit Constance Hotels & Resorts, në detin e Maldiveve, drejt një rripi të largët rëre. Këtu, nën një gazebo, shtrohet një tryezë për darkën tuaj private nën dritën e qirinjve.

Në savanë

Ndërsa darkoni në një tarracë në Epako Safari Lodge & Spa Relais & Châteaux, në Namibi, ju dëshmoni një spektakël unik të rinocerontëve, gjirafave dhe leopardëve, që pinë në pishinat e ujit poshtë.

Nën ujë

Nën ujë është versioni i parë evropian i restorantit nënujor, 5 metra nën nivelin e Detit Norvegjez në oqean. Struktura e jashtme është projektuar për t’u integruar me mjedisin detar. Në fakt, vrazhdësia e betonit lejon që struktura të bëhet, me kalimin e kohës, një strukturë e ngjashme me shkëmbinj koral.

Në një shpellë

Në La Table de la Grotte, një nga tre restorantet e Domaine de Murtoli, në Korsikën jugore, ju hani nën dritën e qirinjve në një shpellë natyrore me tarraca me pamje nga një panoramë e mrekullueshme. Këtu shërbehen pjata nga një terroir vendas dhe receta tradicionale korsike.

Mes pemëve

Të ulur rehat në një kapsulë bambuje, ju ngriheni butësisht lart në gjethet tropikale të pyllit të lashtë tropikal të Koh Kood. Ju do të jeni në gjendje të vëzhgoni oqeanin, ndërsa shijoni shijet dhe verërat të shërbyera nga një kamarier personal që mbërrin në linjë zip. E gjithë kjo në Soneva Kiri në Tajlandë.

Në duna

Në hotelin Zannier Sonop, në Namibi, darkat organizohen nga feneri dhe drita e qirinjve në dunat e shkretëtirës. Ju shërbehet nga një kamerier me doreza të bardha, i cili ju çon në një udhëtim epikurian.

Në një igloo (shtëpi bore)

Arktik Snoëcastle, në Lapland të Finlandës, është një restorant i bërë tërësisht nga akulli. Çdo vit që nga viti 1996, ajo është rindërtuar me dorë, sipas një dizajni të ri. Brenda, muret janë zbukuruar me skulptura të gdhendura nga akulli.

Në Mont Blanc

Kartell Bistrot Panoramic ndodhet në Punta Helbronner (3,466 m), maja më e afërt me majën e Mont Blanc, nga e cila mund të shijoni një nga pamjet më të bukura në botë. Mund të arrini atje nëpërmjet teleferikut Skyëay Monte Bianco që niset nga Courmayeur. Tavolinat dhe karriget transparente të Kartell përzihen me peizazhin përreth.

The post 8 restorantet që duhen provuar një herë në jetë appeared first on Albeu.com.

Baret dhe restorantet “në hall”, u largohen edhe të punësuarit nga Azia
Nuk janë vetëm punonjësit nga Bangladeshi dhe India që përdorin Shqipërinë si vend trampolinë për të shkuar drejt Europës.

Në sektorët e shërbimit, veçanërisht në bare dhe restorante, problematika po shfaqet e mprehtë edhe me punonjësit aziatikë, kryesisht punësimet nga Filipinet.

Enri Jahja nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve tha për Monitor se edhe punonjësit nga vendet aziatike po largohen ashtu siç ndodhi me punësimet nga Bangladeshi dhe India.

Jahja shton se rendimenti i punonjësve të tjerë aziatikë është më i mirë krahasuar me indianët, pavarësisht se kanë kosto më të lartë page, por edhe këta punonjës po e përdorin Shqipërinë si trampolinë për ikje.

“Mungesa e theksuar e fuqisë punëtore ka detyruar shumë biznese të bareve dhe restoranteve të punësojnë punonjës nga Bangladeshi, India dhe vendet e tjera aziatike.

Nga bizneset e pyetura konstatohet se punonjësit nga India e shohin vendin tonë jo për të qëndruar si të punësuar, por për kapërcim drejt shteteve të tjera.

Largohen në mundësinë e parë që gjejnë. Gjithashtu rendimenti i punës së tyre nuk është i njëjtë me shqiptarët. Pra punësimi i tyre është humbje kohe për biznesin”.

Kosto për punonjësit aziatikë, ku kryesisht në bare dhe restorante janë punësuar nga Filipinet është 400 USD paga minimale, dukë përfshirë fjetjen dhe ushqimin për 10 orë punë në ditë. Për punonjësit e kualifikuar paga është më e lartë.

Edhe për këtë vit sektori i bareve dhe shërbimeve në nisje të sezonit turistik u gjend sërish me një mungesë prej 15,000 punonjësish.

Jahja rekomandon se duhet të gjendet një zgjidhje me politika stimuluese ndaj punonjësve vendas.

Së pari, ai rekomandon përfshirjen e komunitetit rom në shërbime jo vetëm në kryerjen e punëve të rëndomta. Gjithashtu lind nevoja sipas për forcimin e ligjit të përfitimit të ndihmës sociale, për mos dhënien e saj pa vlerë, po orientimin drejt tregut të punës.

“Së dyti, sipas tij në planin afatgjatë të masave është e domosdoshme ngritja e shkollave profesionale, në qytete sipas kërkesës së bizneseve. P.sh në Berat shkollë për guida etj., në Vlorë për shef kuzhine, shef salle, recepsion, menaxher hoteli, somelier etj

Se treti ndihmë për sa i përket biznesit sezonal në mbajtjen e stafeve dhe zgjatjen e sezonit”.

Fasonët për 6 muaj kanë punësuar 450 gra nga Nepali dhe Filipinet

Ndryshe nga çfarë po ndodh me baret dhe restorantet, për ndërmarrjet fason nisma për punësimet e të huajve po rezulton më e suksesshme. Kryetari i Proeksport Albania Edvin Prençe thotë se numri i të larguarve është shumë i vogël, pasi shumica e të punësuarave janë gra.

“Numri i të larguarve bie ndjeshëm ne momentin qe merr gra. Në këto 6 muaj që kemi pasur rreth 450 persona të punësuar nga Nepali dhe Filipinet. 98% e tyre janë gra. Maksimumi 5% e tyre janë larguar dhe shumica janë deportuar nga bizneset sepse nuk ishin në pritshmërinë e tyre, pa asnjë njohuri në sektor dhe jo të gjithë përshtaten”.

Për sa i përket rendimentit në punë sipas Prençes rezulton se është 155 më i lartë se punonjëset shqiptare, ndërsa paga minimale është në vlerën e 450 USD në muaj.

“Kjo është një shtysë për rritje të produktivitetit, pasi ndihet konkurrenca mes punonjësve. Pra një shtyse për mirë flasim gjithmonë dhe po integrohen mjaft mire me punonjëset tanë”./monitor

The post Baret dhe restorantet “në hall”, u largohen edhe të punësuarit nga Azia appeared first on Albeu.com.

Krizë për punëtorë, restorantet e baret po punësojnë pensionistë
Me sa duket nuk do të jetë e largët dita kur qytetarët do t’i drejtohen serviseve për kontrollin e automjeteve dhe nuk do të gjejnë teknik apo të kërkojnë shërbime të tjera dhe të mos gjejnë specialistë.

Pasojat e mungesës së fuqisë punëtore po i vuajnë më së shumti bizneset.

Baret dhe restorantet, por edhe kompanitë e transportit pohojnë se problematika e mungesës së fuqisë punëtore për këta sektorë është thelluar.

Ndërsa janë të shumta kompanitë që thonë se nuk po kërkojnë më punëtorë nga vendet aziatike, për shkak të largimit të shqiptarëve në Europë.

Situata paraqitet kritike edhe kompanitë e transportit. Vështirësia në gjetjen e drejtuesve të kamionit dhe stafit teknik për serviset pohohet nga përfaqësues të kompanisë së transportit “Shega Trans”.

Sipas tyre problematika po krijohet për shkak të largimit të punonjësve vendas në emigracion, kryesisht në Gjermani, shtet i cili ka lehtësuar kushtet për lidhjen e kontratave të punësimit.

Përfaqësues të kompanisë pohuan për Monitor se si zgjidhje po shihet marrja e punonjësve nga vendet aziatike, pavarësisht rrezikut për largimin e tyre, ndërsa është e vështirë gjetje e punonjësve nga shtete europiane, si Rumania apo Bullgaria.

Sipas Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve edhe në këtë nisje të sezonit të mungesa e fuqisë punëtore vijon të jetë prej 15 mijë vende të lira pune. Vjet për shkak të mungesës së theksuar të fuqisë punëtore shumë struktura shërbimi kërkuan punonjës nga Filipinet apo vendet aziatike.

Përfaqësuesi i shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahja tha për Monitor se nisma për punësime nga vendet aziatike nuk ka funksionuar, pasi punonjësit largohen drejt Europës pas 2 apo 3 muajve qëndrim.

Jahja thotë se për shkak të kësaj situatë shumë biznese gjenden përballë një situate në të cilën po punësojnë punonjës të pakualifikuar apo si staf mbështetës për pastrim, për baçevan (mirëmbajtësi i lulishtes) hidraulik, elektricist etj po punësohen pensionistë.

Deri në 2019 sipas të dhënave të INSTAT të punësuar në bare dhe restorante ishin rreth 45,000 persona, ku megjithatë vlerësohet se sektori ka informalitet të lartë.

Në vend janë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%.

Tq dhëna të tjera të Eurostat bënë të ditur se pesionistët gjithnjë e më shumë po i drejtohen tregut të punës. Në fund të treujorit të parë, se nga të moshuarit mbi 65 vjeç, rreth 16% e tyre punonin. /monitor

The post Krizë për punëtorë, restorantet e baret po punësojnë pensionistë appeared first on Albeu.com.

Vlora, Gjirokastra dhe Tirana me numrin më të madh të bareve dhe restoranteve për banorë
Baret dhe restorantet janë bizneset më popullore në vendin tonë.

Shqipëria renditet ndër vendet e para në Europë për numrin e lartë të kafeneve dhe restoranteve në raport me popullsinë, por disa qarqe kanë dendësi më të madhe të këtyre bizneseve në raport me numrin e banorëve.

Të dhënat e INSTAT të prodhuara për herë të parë për vitin 2021 tregojnë se Vlora, Gjirokastra dhe Tirana kanë numrin më të lartë bareve dhe restoranteve në raport me popullsinë, në të kundërt Dibra dhe Kukësi kanë numrin më të ulët të bizneseve të bareve për banor.

Të dhënat e INSTAT të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se në Vlorë ka 106 bare dhe restorante për 10 mijë banorë, Gjirokastra ka 81.9 bare dhe restorante për 10 mijë banorë dhe në vend të tretë renditet Tirana me 67.8 bare dhe restorante për 10,000 banorë.

Në të kundërt Dibra ka vetëm 33 bare dhe restorante për 10 mijë banorë dhe Kukësi vetëm 34 të tilla.

Durrësi, që është qyteti me i frekuentuar nga turitët në vend, ka numrin më të ulët të bareve dhe restoranteve në raport me popullsinë me vetëm 50 të tilla për 10 mijë banorë. Kjo vjen për shkak se popullsia e qarkut të Durrësit është e përqendruar në bregdet, ndryshe nga Vlora që ka një vijë më të gjatë bregdetarë dhe ka shtrirje në disa bashki.

Sektori i bareve dhe restoranteve vitet e fundit po vuan rënien e konsumit si rrjedhojë së emigrimit të popullsisë së re në moshë dhe rritjes së çmimeve. Inflacioni i lartë i vitit të fundit ka ulur disi frekuentimin në bare dhe restorante ka pohuar shoqata e këtyre bizneseve.

Nga ana tjetër rritja e vizitoreve të huaj vit pas viti është një burim i madh e i kërkesës për baret dhe restorantet në Shqipëri. Produktet kryesore si kafeja, çaji, pijet dhe vaktet në restorante janë ndër më të lirat në Europë. Çmimet ende të ulëta bashkë me bukuritë natyrore mbeten katalizatorët kryesore të turistëve të huaj.

Rritja e kostove, nga çmimet më të larta lëndëve të para, trysnia për paga më të larta dhe nga ana tjetër mungesa e klientëve gjatë gjithë vitit po çon në rritjen e çmimeve vit pas viti.

Shqipëria vuan nga mungesa e ekonomisë së shkallës dhe sektori i barëve dhe restoranteve e reflekton mungesën e këtij organizimi.

Vitet e fundit, aktiviteti i bareve dhe restoranteve ka ardhur në rënie për shkak të shtrenjtimit të çmimit dhe emigrimit të popullsisë. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%.

Në vend kanë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës.

Gjithashtu sektori po përballet edhe me një tjetër krizë atë të mungesës së fuqisë punëtore. Deri në 2020-n, sipas të dhënave të INSTAT, të punësuar në bare dhe restorante ishin rreth 45,000 persona, ku megjithatë vlerësohet se sektori ka informalitet të lartë.

Shumë subjekte bare dhe restorante e kanë të vështirë të gjejnë punonjës të rinj. Edhe ata pak punonjës që kanë mbetur në vend kërkojnë pagesa të larta.

Kjo gjendje vështirësoi edhe më tepër aktivitetin e këtyre strukturave për vitin e kaluar. Në bare dhe restorante sipas të dhënave të shoqatës ka mungesa prej 15,000 vende punësh.

Rënia e konsumit po reflektohet dhe në importe. Sipas Ministrisë së Financave, për dy mujorin e parë të këtij viti, importet e kafesë ishin rreth 1 mijë ton, me një tkurrje prej 28.5% me bazë vjetore..monitor/

Burimi: INSTAT

The post Vlora, Gjirokastra dhe Tirana me numrin më të madh të bareve dhe restoranteve për banorë appeared first on Albeu.com.

Rriten deri në 30% çmimet në restorante
Shoqata: Janë shtuar kostot nga rritja e pagave dhe mallrave furnizuese…

Të drekosh në restorant në Tiranë tashmë të kushton shumë më shtrenjtë se vjet.

Çmimet e larta në restorante po rëndojnë jo vetëm xhepat e konsumatorëve, por edhe emocionet e tyre.

Përfaqësues të Shoqatës së bareve dhe Restoranteve thanë për Monitor se çmimet në restorante janë rritur 20 deri 30%. Tendenca më e lartë e çmimeve është për restorantet në zona të caktuara të kryeqytetit si, ish Blloku apo Komuna e Parisit.

Arsyet e shtrenjtimit mbeten rritja e lartë e çmimeve të produkteve furnizuese, pagat e punëtorëve për shkak të mungesës së tyre. Sipas shoqatës së bareve dhe Restoranteve pagat e kamerierëve deri tani janë rritur 30% më shumë. Ata shtojnë se tendenca e çmimeve po normalizohet për strukturat e shërbimit, që deri tani kanë operuar me çmime të ulëta krahasuar me shtetet europiane.

“Në shërbime, si restorante çmimet janë rritur 20 deri 30% nga shtrenjtimi pa fre i mallrave furnizuese dhe rrogat mbi 30% të punonjësve të shërbimit, që nuk gjenden. Pra është reflektim i gjithë faktorëve që kanë rënduar këtë sektor. Gjithashtu deri më sot restorantet kanë funksionuar me njerëz që nuk janë të sektorit dhe çmime të ulëta. Çmimet po shkojnë drejt nivelit që të drekosh në restorant nuk është më lirë se sa të drekosh në shtëpi. Pra po shkohet drejt një normaliteti të tregut”, pohuan përfaqësues të shoqatës.

Sakaq Shoqata e bareve dhe Restoranteve kishte paralajmëruar më herët se nga marsi pritet rritje e fortë çmimeve, për shkak të kostove të larta nga rritja e pagave dhe shtrenjtimi i mallrave furnizuese.

Sektori i shërbimit të bareve dhe restoranteve, si edhe sektorë të tjerë të ekonomisë po vuajnë problematikën e mprehtë të fuqisë punëtore. Për sektorin e bareve dhe restoranteve sipas të dhënave të shoqatës ka një mungesë prej 15,000 punonjësish, ku shkaku kryesor i vakancave të burimeve njerëzorë, është largimi i popullatës në emigracion. Deri në 2019 sipas të dhënave të INSTAT të punësuar në bare dhe restorante ishin rreth 45,000 persona, ku megjithatë vlerësohet se sektori ka informalitet të lartë.

Krizën e fuqisë punëtore sektori e vuajti edhe periudhën e verës, ku shumë bare dhe restorante të zonave bregdetare u detyruar të punësojnë punonjës nga vendet e rajonit si Mali i Zi, Kosova apo Maqedonia e Veriut, si dhe të rrisin pagat e vendaseve.

Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit, që mat ndryshimet vjetore, për grupit bare, restorante (katering) ka shënuar rritjen më të lartë gjatë muajve të fundit të paktën që nga viti 2007, kur INSTAT raporton të dhënat. shtrenjtimi më i fortë ishte në periudhën gusht- nëntor 2022, me mbi 6%.

Në vend, sipas INSTAT ka rreth 15 mijë subjekte që ushtrojnë aktivitet në shërbimin ushqimor dhe pije, por rreth 70% e tyre janë barë, që shërbejnë vetëm pije./monitor

The post Rriten deri në 30% çmimet në restorante appeared first on Albeu.com.

Çmimet në bare dhe restorante për 2022 shënuan rritjen më të lartë në 6 vjet, paralajmërohet tjetër shtrenjtim nga marsi
Nuk ndalet rritja e çmimeve të kafes, pijeve në bare dhe ushqimit në restorante. Për 2022 çmimet e mallrave dhe shërbimeve në bare dhe restorante kanë pësuar rritjen më të lartë të shënuar në 6 vitet e fundit.

Indeksi i çmimeve të konsumit në bare dhe restorante për vitin 2022 është 5,4%. Indeksi vjetor i çmimeve të konsumit në këto struktura për 2022, sipas të dhënave më të fundit të INSTAT u rrit 12 herë se viti paraardhës. Krahasuar me indeksin vjetor të çmimeve të konsumit të 2017-s, rritja është 53 herë.

Rritja e fortë e çmimeve ka vijuar edhe për muajin janar 2023. Indeksi i çmimeve të konsumit në bare dhe restorante për janar 2023 është 5,7% nga 3% që ishte në janar 2022 (rritja 90%).

Shoqata e Bareve dhe Restoranteve pohoi me herët se shtrenjtimi i çmimeve është ndikuar, së pari nga rritja e lartë e tyre nga importi, kryesisht për mallrat si kafe, çaj  dhe produkte ushqimore dhe nga shtimi i kostos për shkak të mungesës së theksuar së fuqisë punëtorë.

Vendet e lira të punëtorisë, që sipas të dhënave të shoqatës arrijnë deri në 15,000 ka sjellë rritje të herëpashershme të pagave. Në sektor në 2019 sipas të dhënave të INSTAT ishin të punësuar 45,000 punonjës.

Shoqata e Bareve dhe Restoranteve paralajmëroi se nga muaji mars do të ketë rritje të fortë të çmimeve nga i gjithë sektori, për shkak të kostove të larta nga shtrenjtimi i çmimeve të importit të kafes apo çajeve.

“Deri tani çmimet e kafes në bare janë rritur tek-tuk 10 deri 20 lekë. Nga marsi parashikohet të ketë rritje të fortë të çmimeve. Importuesit e kafes, çajrave apo produkteve të tjera kanë paralajmëruar rritje të çmimeve 7-8% më shumë se vjet.

Nga ana tjetër është edhe kostoja e lartë e rrogave të punonjësve. Rritja e pagave për shkak të mungesës së fuqisë punëtore është shumë e fortë. Krahasuar me vjet në sektorin e bareve dhe restoranteve nuk ka më paga të kamerierëve nën 50,000 lekë të dhe pastrueseve nën 40,000 lekë. E gjitha kjo kosto do të amortizohet të çmimet”, nënvizuan përfaqësues të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve.

Në vend janë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%./monitor/

The post Çmimet në bare dhe restorante për 2022 shënuan rritjen më të lartë në 6 vjet, paralajmërohet tjetër shtrenjtim nga marsi appeared first on Albeu.com.

Shtetet e Europës ku hotelet dhe restorantet janë më të lirat e të shtrenjtat, si renditet Shqipëria
Janë ditët e fundit të vitit. Shumë persona planifikojnë ta kalojnë fundin e vitit në shtëpi, apo në lokal brenda vendit, të tjerë nuk ngurrojnë të udhëtojnë.

Europa ka shumë alternativa, disa të lira, mesatare apo dhe shumë të shtrenjta.

Eurostat ka publikuar indeksin e çmimeve të restoranteve dhe hoteleve, të matura sipas fuqisë blerëse, ku si bazë krahasimi merret mesatarja e Bashkimit Europian (BE=100).

Shteti më i shtrenjtë në Europë është Zvicra, ku hotelet dhe restorantet kushtojnë sa 168% e mesatares europiane.

Shpenzimet nominale për banor për hotele e restorante në vitin 2021, sipas Eurostat, në Bashkimin Europian ishin 1067 euro, ndërsa në Zvicër i kalojnë 2,200 euro.

Në nivele të ngjashme me Zvicrën janë dhe shtetet nordike dhe Islanda, ku duhet të paguani 32-66% më shumë sesa mesatarja e Bashkimit Europian.

Më shumë sesa mesatarja duhet të paguani edhe në Belgjikë (123%), Francë (121%), apo Austri ( 116%).

Në Itali, Angli, apo në Gjermani, çmimet e hoteleve e restoranteve luhaten rreth mesatares së Bashkimit Europian.

Në Qipro dhe Maltë treguesi zbret në rreth 90% të mesatares europiane dhe në Greqi dhe Kroaci, luhatet në rreth 81-84%.

Portugalia është një nga vendet më të lira të Bashkimit Europian për të qëndruar në hotel dhe për të shkuar në restorante, me rreth 73% të mesatares europiane. Për disa vite me radhë kryeqyteti i Portugalisë, Lisbona, u rendit si një nga destinacionet kryesore të Europës.

Rajoni nuk kushton

Vendet e rajonit në përgjithësi janë ndër më të lirat në Europë, ku akomodimi dhe ushqimi kushton mesatarisht sa gjysma apo më pak e mesatares europiane.

Më të shtrenjtat në rajon janë Mali i Zi, me rreth 57% të mesatares Europian dhe Serbia dhe Bosnja me 55%.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë jo vetëm më të lirat në rajon, por edhe ndër më të lirat në Europë, me 46.2% të mesatares europiane.

Sipas Eurostat, Të dhënat e Eurostat tregojnë se Shpenzimet nominale për banor për hotele e restorante në vitin 2021 në Shqipëri ishin 185 euro.

Vitet e fundit vendi ynë është bërë një destinacion tërheqës për turistët nga e gjithë bota, që vijnë të shijojnë jo vetëm bukuritë natyrore, por edhe çmimet ende më të lira se në shumë shtete të tjera të Europës.

Për 11 mujorin, sipas INSTAT, vendin e vizituan një numër rekord prej 7.1 milionë të huajsh, duke tejkaluar me 17% edhe nivelin e para pandemisë.

Shifrat për Kosovën mungojnë, por renditje të tjera tregojnë se niveli i çmimeve është pak më i lirë sesa Shqipëria.

Më e lira në Europë është Turqia

Turqia është destinacioni i shumë shqiptarëve si gjatë verës ashtu dhe në periudha festash. Dhe jo më kot. Akomodimi dhe ushqimi në Turqi është më i liri në Europë, me vetëm 42% të mesatares europiane./monitor

The post Shtetet e Europës ku hotelet dhe restorantet janë më të lirat e të shtrenjtat, si renditet Shqipëria appeared first on Albeu.com.

VOA: Largimi i të rinjve pengon zhvillimin e turizmit në Shqipëri
Njësitë e shërbimeve në disa zona turistike në Shqipëri po përballen me vështirësi për të gjetur punëtorë sezonalë si rezultat i nivelit të lartë të emigrimit të të rinjve. Qarku i Gjirokastrës mbetet nga zonat më të prekura nga mungesa e fuqise punëtore ndërsa turizmi është gjithnjë e në rritje.

Operatorët vendas thonë se veçanërisht profesionistët që kualifikohen largohen gjithnjë e më shumë jashtë vendit duke sjellë sfida të reja për sektorin turistik.

Vikjana Nakaj është udhërrëfyese për një grup turistësh që vizitojnë tunelin e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër.

Studente në ekonomi, Vikjana thotë se e nisi vullnetarisht këtë angazhim dhe tani ndihet mirë që është përfshirë nga Bashkia e Gjirokastrës në grupin e rreth 10 të rinjve që punojnë në mënyrë sezonale si udhërrëfyes turistik.

“Kam më shumë se 5 vjet që merrem me guidën turistike. Ka qenë një dëshirë e imja për t’i njohur turistët e huaj me qytetin tim, Gjirokastrën. E fillova si guidë vullnetare dhe më pas u pranova nga Bashkia në grupin e guidave sezonale të qytetit”.

Por ndërsa turizmi po rritet, sidomos në qendrën historike të Gjirokastrës, nevojat për shërbime turistike bëhen edhe më të mëdha.

Shpëtim Hora, specialist pranë Qendrës së Formimit Profesioanl që mbulon disa kurse përfshirë udhërrëfyesit turistik, thotë se nga janari deri në korrik të këtij viti nga rreth 600 kursantë të regjistruar rreth 170 kanë qenë në fushën e turizmit.

“Pjesa e turizmit zë një nga pjesët më të madhe të kurseve tona. Disa nga kurset që zhvillojmë në fushën e turizmit janë udhërrëfimi turistik, kursi i guzhinës, shërbime në hoteleri- turizëm, shërbime në bujtina, bar restorant . Në total për periudhën nga janari në korrik kemi pasur 600 kursantë të regjistruar nga të cilët 170 të rinj kanë qenë në kurset për turizmin”.

Vetëm në kurset e udhërrëfyesve janë kualifikuar 33 të rinj, thotë më tej zoti Hora . Por sipas tij largimi i të rinjve që kualifikohen jashtë vendit sjell probleme për sektorin turistik.

“Fatkeqësisht kjo është një dukuri që po ndodh në kohët e sotme sidomos në Qarkun e Gjirokastrës. Vjen pak nga papunësia, pak nga dëshira për të parë diçka të re, nga pagat e ulta e shumë faktorë të tjerë.”

Zoti Hora thotë se ata bashkëpunojnë me sipërmarrjet sidomos në aspektin e praktikave profesionale.

“Në përgjithësi të gjitha bizneset nuk po gjejnë forcë të kualifikuar jo e jo, por kanë problem të gjejnë forcë punëtore. Ne kemi bashkëpunime të mira me bizneset dhe zhvillojmë edhe praktikat profesionale pranë tyre. Dikush që bën kursin e kuzhinës e zhvillon praktikën pranë restoranteve në Gjirokastër dhe përpiqemi në përgjithësi t`i nxisim të rinjtë të qëndrojnë këtu.”

Më të prekur nga nevojat për punonjës në shërbime turistike janë hotelet dhe restorantet. Hysen Kodra, sipërmarrës në dy hotele dhe një restorant thotë se sfida më e madhe po shfaqet me mungesën e punonjësve.

“Tani po kërkojmë thjesht punëtorë, thotë ai dhe po përpiqemi t`i aftësojmë, por edhe me ata ndodh që pasi mësojnë punën largohen jashtë . E kemi ndier mungesën e fuqisë punëtore që në fillim të sezonit që kërkonim e s`gjenim që nga kamerieret, kuzhinierët, ndihmësit në procese të ndryshme shërbimi.”

Zoti Kodra thotë se do të shohin si mundësi edhe punësimin e emigrantëve të huaj sidomos gjatë sezonit turistik, kur nevojat janë të mëdha. Në disa zona turistike në Shqipëri restorantet dhe hotelet po tërheqin fuqi punëtore nga jashtë për të përballuar nevojat.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri në vitin 2021 ishte rreth 9 mijë, duke shënuar një rritje me 18,9 %, krahasuar me vitin 2020.

Sipas INSTAT arsyeja për punësim ishte kryesorja e lejeve të qëndrimit të të huajve në Shqipëri gjatë vitit të shkuar me rreth 47,7 % . Ndërkohë që Gjirokastra shënon një rritje të ndejshme të turistëve, këtë vit ajo po shfaq nevojën edhe të fuqisë punëtore sezonale.

Drejtori i Turizmit dhe Trashëgimisë në Bashkinë Gjirokastër, Blerim Kore, thotë se mbi 220 sipërmarrje turistike kanë rritur ofertën për punë.

“Prej fillimit të vitit deri në fund të gushtit janë mbi 90 mijë turistë të huaj që kanë vizituar vlerat e trashëgimisë kulturore si në Gjirokastër edhe në rrethina. Kjo vizitueshmëri ka qenë e rëndësishme jo vetëm për gjallërimin e qytetit, por në veçanti për nxitjen e sektorit të turizmi dhe zhvillimit të sipërmarrjeve që sigurojnë hapjen e vendeve të reja të punës”.

Qarku i Gjrokastrës është më i prekuri në Shqipëri nga emigrimi sidomos i të rinjve.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në janar të këtij viti qarku që përfshin Gjirokastrën, Përmetin dhe Tepelenën shënonte 55 mijë banorë nga rreth 58 mijë që regjistronte në 2021.

Ndërsa në pesë vitet e fundit qarku ka humbur rreth 11 mijë banorë pjesa dërmuese e të cilëve janë të rinj. Ndryshe nga pesë vite më parë kur të rinjtë emigronin kryesisht në Greqinë fqinje dhe ktheheshin në Shqipëri edhe për punësim sezonal tani emigrimi i tyre është drejt vendeve të Europës Perëndimore dhe Veriore./voa

The post VOA: Largimi i të rinjve pengon zhvillimin e turizmit në Shqipëri appeared first on Albeu.com.