resort Archives - Albeu.com

Kundër resortit! S’ka festë për ta, banorët e Rrjollit sërish në protestë, iu bashkohen dhe qytetarë të tjerë
Prej më shumë se gjashtë javësh vijon protesta e banorëve të Rrjollit kundër punimeve për ndërtimin e një resorti luksoz nga kompania Blue Gorgo. Edhe këtë të shtunë që përkon me festën e Ditës së Verës, përveç vetë banorëve të zonës, pjesë e protestës u bënë edhe qytetarë të ardhur nga vende të tjera në mbështetje të tyre.

Me mbërritjen e protestuesve pranë kantierit të punimeve, forcat e policisë formuan menjëherë një perimetër sigurie për të mos lejuar afrimin e tyre. Gjatë këtij momenti nuk munguan tensionet dhe përplasjet mes protestuesve dhe uniformave blu, ndërsa disa banorë u shoqëruan në polici.

Banorët pretendojnë se gjatë ndërhyrjes janë ushtruar edhe akte dhune ndaj tyre nga policia, duke theksuar se në këtë rast autoritetet po mbështesin interesat e kompanisë ndërtuese dhe jo qytetarët e thjeshtë. Pavarësisht situatës së krijuar, banorët shprehen të vendosur të vijojnë protestat çdo ditë deri në ndërprerjen e punimeve për resortin që, sipas tyre, cenon pronat dhe mjedisin e zonës.

The post Kundër resortit! S’ka festë për ta, banorët e Rrjollit sërish në protestë, iu bashkohen dhe qytetarë të tjerë appeared first on Albeu.com.

Akuza dhe arrestime/ Kush është fajtor për dhjetëra viktima në zjarrin në qendrën e skive në Turqi?
Opozita akuzon Ankaranë se ka neglizhuar rregullat e sigurisë ndaj zjarrit. Kurse ministri turk i Turizmit fajëson zjarrfikësit.

Pas zjarrit shkatërrimtar në një hotel në Turqi, prej të cilit gjetën vdekjen më shumë se 70 vetë, po shtohen akuzat për neglizhime të masave të sigurisë ndaj zjarrit.

Sipas mediave turke, dëshmitarët okularë kanë thënë se alarmi i zjarrit nuk kishte funksionuar dhe se nuk kishte pasur bombola për fikjen e zjarrit.

Klientëve të hotelit dymbëdhjetëkatësh, u ishte dashur të kërkonin rrugët e shpëtimit në errësirë ​​të plotë duke kaluar përmes korridoreve të mbushura me tym.

Sipas raportimeve kanë ndodhur skena dramatike. Disa vetë u hodhën në panik nga dritaret, të tjerë u përpoqën të zbrisnin nga dritaret duke përdorur çarçafë.

Brigadës së zjarrfikësve, iu desh të vinte nga qyteti Bolu që gjendet rreth 40 kilometra larg hotelit, i cili ndodhet në malet e mbuluara me borë.

Kritika ndaj zbutjes së rregulloreve të sigurisë ndaj zjarrit

Partia më e madhe opozitare, CHP, e akuzoi qeverinë islamike-konservatore në Ankara për zbutjen e rregulloreve të sigurisë ndaj zjarrit në vitin 2012.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit, hoteli nuk kishte as sistem spërkatës me ujë për raste zjarri, edhe pse një pajisje e tillë është e detyrueshme.

Kjo bëri që zjarri të përhapej më shpejt, duke shkaktuar një numër më të madh viktimash.

Ministria e Turizmit gjithashtu ia hedh fajin Drejtorisë Rajonale të Zjarrfikësve, e cila nuk ka inspektuar si duhet.

Akuza dhe arrestime

Prej zjarrit që shpërtheu mbrëmjen e së martës në hotelin, ku po qëndronin më shumë se 230 turistë, humbën jetën 76 vetë dhe u plagosën më shumë se 50 të tjerë. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se përgjegjësit do të përballen me organet e drejtësisë. Deri tani janë arrestuar nëntë vetë, përfshirë edhe pronarin e hotelit.

Ndërkohë ekipet Mbrojtjes Civile dhe zjarrfikësit e kanë kontrolluar sërish hotelin në kërkim të viktimave apo të plagosurve. Për shkak se ndërtesa është kryesisht prej druri, ekziston rreziku i shembjes. Çatia e hotelit dymbëdhjetëkatësh është dëmtuar rëndë dhe palestra në katin e poshtëm është djegur plotësisht./DW

The post Akuza dhe arrestime/ Kush është fajtor për dhjetëra viktima në zjarrin në qendrën e skive në Turqi? appeared first on Albeu.com.

“Është mbajtur në një resort”, gazetarja zbulon mesazhin e ardhur nga Kolumbia për “fatin” e Ervis Martinajt
Gazetarja Klodiana Lala, duke komentuar në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinaj, ndërsa ka deklaruar se është e dyzuar në lidhje me fatin e tij, ka zbuluar edhe një mesazh që hedh dritë në një nga pistat mbi atë që ka ndodhur me mbretin e lojërave të fatit.

Aty thuhet se Martinaj është mbajtur në një resort në Kolumbi.

“Jam përpjekur të mos jap kakofoni informacioni, por të qëndroj më shumë në habitatin tim për të qenë korrekte dhe për të mos e cenuar këtë çështje. A kam të drejtë si gazetare të dyshoj që fill pas zhdukjes së Vis Martinajt po diskutohen lojërat e fatit? A kam të drejtë të dyshoj kur bëhen bashkë disa aleanca grupesh që ta godasin atë? Kam shkruar edhe kur ai kaq qenë autor, por kam shkruar edhe kur ai ka qenë ‘viktimë’, pra i akuzuar. Unë kam qenë e balacuar edhe kur ai ka qenë në aleancë me grupe dhe godiste kundërshtarët, por edhe kur kundërshtarët e godisnin atë. Është ndër rastet më interesante, kam patur dhjetëra telefonata, qindra mesazhe nga mënyra të ndryshme, shkruajnë në email, Instagram, Facebook, shkruajnë shumë gjëra. Nuk mund të them se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Kjo ka lidhje me etikën profesionale, jo me trimërinë. Sikur të ekzistojë 1% rreziku për të ma rrëzuar atë që them do të ishte një kosto shumë e madhje për mua si gazetare por edhe për gjithë pjesën tjetër. Nëse unë dal dhe deklaroj që fati i Martinajt është ky, është familja përballë, unë kam biseduar me ata, s’i kanë pritur mirë shumë lajme, kanë patur pretendimet e tyre, edhe jam “sulmuar” pak, por nuk ka rëndësi, në fund fare nuk ka të bëjë me trimërinë, por me etikën dhe profesionalizmin. Nëse them është gjallë, duhet ta provoj. Nëse është i vdekur, duhet ta provoj. Njëri më dërgonte mesazh me numër nga Kolumbia se fati është kështu, se është mbajtur në këtë resort, se ka ndodhur kjo, por nuk mund të jap më shumë detaje, janë autoritetet që duhet ta thonë fjalën e tyre të fundit”, u shpreh Lala në Syri TV.

The post “Është mbajtur në një resort”, gazetarja zbulon mesazhin e ardhur nga Kolumbia për “fatin” e Ervis Martinajt appeared first on Albeu.com.