republikanet Archives - Albeu.com

Zgjedhjet në SHBA/ Republikanët fitojnë Senatin, sigurojnë 51 vendet që u duhen
Republikanët fitojnë edhe Senatin. Sipas projeksioneve të FOX, por edhe të mediave të tjera prestigjioze amerikane, ata kanë siguruar 51 vendet që u duhen, teksa mund të marrin edhe më tepër pasi procesi vijon.

Partia Republikane do të mbajë të paktën 51 vende, të mjaftueshme për një shumicë të plotë.

Vendi i pikës së kthesës është Nebraska, ku FOX projekton që senatori aktual republikan Deb Fischer, do të mundë sfiduesin e pavarur Dan Osborn.

Nuk është ende e qartë se kush do të shërbejë si udhëheqësi i ardhshëm i shumicës në Senat.

Udhëheqësi republikan Mitch McConnell, i cili është udhëheqësi më jetëgjatë i Senatit në histori, njoftoi në fillim të këtij viti se ai do të largohej.

The post Zgjedhjet në SHBA/ Republikanët fitojnë Senatin, sigurojnë 51 vendet që u duhen appeared first on Albeu.com.

Donald Trump u kërkon republikanëve të refuzojnë marrëveshjen e Senatit për masat kufitare
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u kërkoi republikanëve të hënën që të refuzojnë një marrëveshje dypartiake të Senatit që tregton masa të ashpra të sigurisë kufitare, për 60 miliardë dollarë financime për Ukrainën dhe prioritete të tjera të sigurisë kombëtare.

“Mos u bëni budallenj!!! Ne kemi nevojë për një projektligj të veçantë për kufirin dhe imigracionin. Ai nuk duhet të lidhet me ndihmën e huaj në asnjë mënyrë apo formë!”, tha Trump, i cili kandidon për rizgjedhje dhe është i dëshpëruar të privojë presidentin Joe Biden, nga një fitore e madhe legjislative përpara votimit të nëntorit.

Me garën për Shtëpinë e Bardhë që duket pothuajse e sigurt se do të jetë një revansh i vitit 2020, ish-presidenti republikan ka goditur pasardhësin e tij demokrat, për numrin rekord të migrantëve pa dokumente që kalojnë kufirin jugor.

Senatorët zbuluan të dielën një nga projektligjet më të ashpra të imigracionit në një gjeneratë, duke përfshirë kufizime të rëndësishme që Biden është zotuar për nënshkrimin e ligjit.

Paketa prej 118.3 miliardë dollarësh përfshin 60 miliardë dollarë për Ukrainën, 14 miliardë dollarë për Izraelin, 10 miliardë dollarë ndihmë humanitare, gati 5 miliardë dollarë për partnerët e Azi-Paqësorit, përfshirë Tajvanin dhe 20 miliardë dollarë financime të reja kufitare.

Do të ishte një fitore e madhe për skifterët e imigracionit plot koncesione që demokratët normalisht do t’i kishin kundërshtuar fuqishëm, si frenimi i diskrecionit presidencial në lejimin e refugjatëve për arsye humanitare, një proces largimi i përshpejtuar dhe një mandat për mbylljen e kufirit kur kapjet arrijnë në 5000 në ditë.

Ai gjithashtu, nuk përfshin asnjë nga prioritetet që zakonisht kërkojnë demokratët, siç është rruga drejt shtetësisë për rreth 11 milionë emigrantë pa dokumente.

Por Trump ka një kontroll të hekurt ndaj republikanëve që udhëheqin Dhomën e Përfaqësuesve dhe ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur, që Partia të v*rasë legjislacionin dhe t’i mohojë Bidenit dhe demokratëve të tij një fitore politike përpara zgjedhjeve të nëntorit.

Ky projektligj, është një dhuratë e madhe për demokratët dhe një urim vdekjeje për Partinë Republikane”, shtoi Trump.

The post Donald Trump u kërkon republikanëve të refuzojnë marrëveshjen e Senatit për masat kufitare appeared first on Albeu.com.

Republikanët nominojnë Steve Scalise për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve
Ligjvënësit nga Partia Republikane kanë nominuar Steve Scalise për t’u bërë kryetari i ri i Dhomës së Përfaqësuesve. Por, tani ata duhet të tentojnë të unifikojnë partinë që ai të zgjidhet gjatë votimit në Dhomë, pas shkarkimit të Kevin McCarthyt nga udhëheqja e këtij institucioni.

Në votimin privat të mbajtur në Kongres më 11 tetor, në garë për nominim ishin Jim Jordan dhe Scalise. Ky i fundit fitoi nominimin me një rezultat të ngushtë.

“Ne kemi shumë punë për të bërë”, tha Scalise pas votimit.

Votimi për zgjedhjen e tij mund të mbahet më së afërmi pasditen e së mërkures.

Javën e kaluar, McCarthy u bë udhëheqësi i parë i Dhomës së Përfaqësuesve në historinë amerikane që u shkarkua gjatë një votimi. Ende është e paqartë nëse ligjvënësit republikanë, mbështetës të ish-presidentit Dinald Trump, të cilët votuan për shkarkimin e McCarthyt, do të votojnë për zgjedhjen e Scalise.

Demokratët pritet të kundërshtojnë nominimin e republikanëve.

Që Scalise të zgjidhet në krye të Dhomës së Përfaqësuesve, duhet që për të votojnë shumica e institucionit prej 435 ulësesh.

“Nuk e di se si do të arrijmë 2018 vota”, tha përfaqësuesi republikan në Dhomë, Troy Nehls. “Do të jetë një javë e gjatë”.

Politikanët e linjës së ashpër votuan për largimin e McCarthyt, pasi ai arriti një marrëveshje me demokratët e Senatit për t’i financuar agjencitë qeveritare.

Zgjedhja e kryetarit të ri vjen në një moment të një krize politike në Dhomën e Përfaqësuesve, vetëm dhjetë muaj pasi Republikanët fituan shumicën në këtë institucion.

Që Scalise të bëhet kryetari i ri i Dhomës, atij i duhet të marrë pothuajse të gjitha votat e republikanëve. Zakonisht kërkohen 218 vota, por aktualisht në Dhomë janë dy ulëse të zbrazëta, duke bërë që pragu për t’u zgjedhur kryetari i ri të ulet në 217.

The post Republikanët nominojnë Steve Scalise për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve appeared first on Albeu.com.

Trump mund të mungojë në debatin e parë mes republikanëve: Jam para në sondazhe
Ish-presidenti Donald Trump tha se ai mund të mos marrë pjesë në debatin e parë të Partisë Republikane për zgjedhjet paraprake presidenciale që mbahet më 23 gusht, duke përmendur epërsinë e tij në sondazhe dhe atë që ai e quajti njëanshmëria kundër tij, të kanalit televiziv që organizon debatin. Ai tha se gjatë asaj periudhe mund të zhvillojë një aktivitet alternativ.

Në një intervistë telefonike me agjencinë ‘Reuters’, zoti Trump tha “ndoshta jo”, kur u pyet nëse do të merrte pjesë në debatin që do të organizohet nga kanali ‘Fox News’ në Miluauki, më 23 gusht.

Debati do të jetë shansi i parë për votuesit që të shohin kandidatët republikanë për president të përballen me njëri-tjetrin.

Zoti Trump e quajti kanalin ‘Fox News’, të cilin e ka kritikuar për mosmbulimin e aktiviteteve të fushatës së tij, një “rrjet armiqësor” dhe tha se shihte pak merita në debatimin e kandidatëve si me ish-guvernatorin e Nju Xhersit, Chris Christie, të cilët janë shumë prapa tij në sondazhe.

“Pse do t’u jepja atyre kohë për të bërë deklarata? Pse do ta bëja këtë kur udhëheq me 50 dhe 60 pikë në sondazhe”, tha zoti Trump.

Sondazhet kombëtare kanë treguar vazhdimisht se ai është kandidati kryesor në garën paraprake republikane me një diferencë të madhe.

Një sondazh i agjencive Reuters/Ipsos në fillim të këtij muaji tregoi se rreth 43% e republikanëve të vetëidentifikuar si të tillë, thanë se Donald Trumpi ishte kandidati i tyre i preferuar, krahasuar me 22% që zgjodhën guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis. Chris Christie kishte 2% mbështetje.

Zoti Trump është përballuar me kritika për shkak të sugjerimeve të bëra edhe më parë, se ai mund ta anashkalojë debatin.

Chris Christie, një ish-aleat i Donald Trumpit, i cili tashmë është një nga kritikët e tij më të ashpër, e ka akuzuar ish-presidentin se ka frikë të bashkohet në debate nga shqetësimi se mos humbet epërsinë e tij në garë.

Donald Trumpi tha se ai kishte oferta për të mbajtur një ngjarje tjetër gjatë debatit ose më vonë atë mbrëmje.

“Ne kemi pasur shumë oferta, qoftë për një tubim apo për një intervistë nga dikush tjetër”, tha ai. “Nuk dua të mburrem, por debati nuk do të jetë shumë emocionues nëse nuk do të jem unë atje.” /VOA

The post Trump mund të mungojë në debatin e parë mes republikanëve: Jam para në sondazhe appeared first on Albeu.com.

Republikanët, në mbështetje të ish-presidentit Trump pas publikimit të aktpadisë
Aktpadia me akuza për dokumentat e klasifikuara do t’i paraqitet ish-presidentit Donald Trump në një gjykatë federale në Florida. Por një pjesë e mirë e mbështetjes për zotin Trump po bëhet 1500 km larg, në hollet e Kongresit, ku republikanët janë përgatitur prej muajsh për një kundërpërgjigje agresive kundër Departamentit të Drejtësisë.

Aktpadia federale kundër zotit e bërë publike të premten, përfshin 37 akuza, përfshirë pretendimet se ish-presidenti mbante qëllimisht dokumente të klasifikuara, ua tregonte vizitorëve, kundërshtoi në mënyrë të vetëdijshme kërkesat e Departamentit të Drejtësisë për t’i kthyer ato dhe bëri deklarata të rreme tek autoritetet federale për to.

Fushata e republikanëve për të diskredituar prokurorët federalë e anashkalon thelbin e akuzave, që u ngritën nga një juri e madhe në Florida.

Reagimet filluan pas orë pasi vetë ish-presidenti Donald Trump tha të enjten se prokurorët federalë kishin përgatitur aktpadi, republikanë me peshë në Uashington dhe gjetiu shfaqën solidaritet me të në mediat sociale duke denoncuar akuzat si abuzim me autoritetin nga ana e administratës së presidentit Joe Biden.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, aktualisht republikani më i fuqishëm në Uashington, denoncoi aktakuzën në një postim në Twitter të enjten vonë.

Zoti McCarthy e quajti “një padrejtësi të rëndë” paditjen e kandidatit kryesor për emërimin presidencial republikan dhe personin që ka më shumë gjasa të sfidojë zotin Biden në garën e tij për një mandat të dytë. Edhe disa nga republikanët në garë me ish-presidentin për emërimin republikan, u shprehën kundër aktakuzës.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, i hodhi poshtë akuzat si një instrument nga ana e qeverisë për goditje politike.

Republikanët premtojnë kundërpërgjigje

Zoti McCarthy të enjten shkroi në Twitter: “Sot është me të vërtetë një ditë e zezë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është e papranueshme që një president të padisë rivalin e tij kryesor. Joe Biden mbajti dokumente të klasifikuara për dekada të tëra.” Ai shtoi: “Unë dhe çdo amerikan që beson në sundimin e ligjit, qëndrojmë me Presidentin Trump kundër kësaj padrejtësie të rëndë. Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve do të marrin masa ndaj këtij shpërdorimi politik të pacipë të pushtetit.”

Demokratët paralajmëruan menjëherë zotin McCarthy kundër përdorimit të Kongresit për të ndërhyrë në sistemin federal të drejtësisë.

Disa nga mbështetësit më të zjarrtë të zotit Trump në Kongres sulmuan gjithashtu vendimin për të ngritur akuza ndaj tij. Kongresmeni nga Florida, Matt Gaetz, shkroi në Twitter, “Kjo aktakuzë e rreme … kundër Presidentit Trump përbën ndërhyrjen më të rëndë në zgjedhje që kemi parë ndonjëherë nga ana e qeverisë federale!”

Anëtarja e Dhomës së Përfaqësuesve nga Xhorxha, Marjorie Taylor Greene sulmoi agjencitë e zbatimit të ligjit në Twitter për pjesëmarrjen në hetimin e ish-presidentit. “Është e turpshme. Vërtet patetike. Hipokrizia më e madhe në historinë moderne. Një dështim i plotë dhe total për popullin amerikan. Një njollë për kombin tonë që FBI dhe Departamenti i Drejtësisë janë kaq të korruptuara dhe as që e fshehin më.”

Ndikimi në fushatën presidenciale mes republikanëve

Disa nga republikanët që janë në garë përballë zotit Trump për emërimin republikan për zgjedhjet e vitit 2024 i kishin shtuar në mënyrë të matur kritikat ndaj ish-presidentit, të kujdesshëm që të mos bënin të pakënaqur bazës e rëndësishme të mbështetësve të tij brenda partisë.

Megjithatë, të enjten, shumë nga rivalët e zotit Trump dolën me shpejtësi në mbështetje të tij kundër qeverisë federale.

“Përdorimi politik agjencive federale të zbatimit të ligjit përbën një kërcënim vdekjeprurës për një shoqëri të lirë,” shkruante guvernatori DeSantis, aktualisht kundërshtari kryesor i zotit Trump.

“Kemi qenë dëshmitarë të një zbatimi në mënyrë të pabarabartë të ligjit në varësi të përkatësisë politike”, shprehej ai duke shtruar më pas pyetjen se pse këto organe ishin kaq të zellshme në ndjekjen e ish-presidentit Trump, por pasivë ndaj ish-sekretares së shtetit Hillary Clinton ose djalit të presidentit Biden, Hunter Biden.

Zonja Clinton, ish-kandidate demokrate për presidente u hetua, por ndaj saj nuk u ngritën akuza për keqpërdorim të informacionit të klasifikuar, ndërsa Hunter Biden është aktualisht nën hetim federal.

Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, e cila shërbeu si ambasadore në OKB në administratën e ish-presidentit Trump tha të premten:

“Drejtësia nuk duhet të zbatohet kështu në vendin tonë. Populli amerikan është lodhur nga tejkalimi i kompetencave nga prokurorët, standardet e dyfishta dhe politika e hakmarrjes”.

Në një intervistë në Fox News, senatori Tim Scott, gjithashtu një kandidat për emërimin republikan për president, i quajti akuzat kundër zotit Trump një “padrejtësi” dhe tha: “Ajo që kemi parë gjatë viteve të fundit është përdorimi politik i Departamentit të Drejtësisë kundër një ish-presidenti”.

Disa zëra republikanë dalin kundër rrymës

Disa republikanë ishin më të prirur t’i merrnin në konsideratë akuzat.

“Le të shohim se cilat janë faktet kur të dalë aktakuza,” tha ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie në Twitter përpara se aktakuza të bëhej publike.

Pas daljes së aktpadisë, në një intervistë për televizionin CNN ai e quajti sjelljen e ish-presidentit Trump “të papërgjegjshme” dhe “të gabuar nga kushdo që mund ta bënte por veçanërisht të tmerrshme për dikë që ka qenë president dhe aspiron të bëhet president përsëri”.

Ish-guvernatori i Arkansasit, Asa Hutchinson lëshoi një deklaratë duke i bërë thirrje ish-presidentit të tërhiqej nga gara për emërimin republikan.

“Veprimet e Donald Trump-it – nga shpërfillja e tij e qëllimshme e Kushtetutës deri te mosrespektimi i sundimit të ligjit – nuk duhet të përkufizojnë vendin tonë apo Partinë Republikane”, tha zoti Hutchinson.

“Kjo është një ditë e trishtuar për vendin tonë”, tha ai duke shtuar se zoti Trump duhet t’i japë fund fushatës së tij.

Ish-nënpresidenti Mike Pence tha në një intervistë se ishte “thellësisht i shqetësuar” nga vendimi për të akuzuar ish-presidentin, por shtoi menjëherë: “Më lejoni të jem shumë i qartë: askush nuk është mbi ligjin”./voa

The post Republikanët, në mbështetje të ish-presidentit Trump pas publikimit të aktpadisë appeared first on Albeu.com.

Bisedimet për kufizimin e borxhit ngecin, republikanët kritikojnë Shtëpinë e Bardhë
Një nga negociatorët e ekipit të kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy në bisedimet për tavanin e borxhit tha të premten se është koha për një “pauzë”, në bisedime, siç u shpreh ai, pasi negociatat me Shtëpinë e Bardhë në Kapitol janë bllokuar nga një ngërç i papritur.

Ligjvënësi Garret Graves, republikan nga Luiziana, i dërguar nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve McCarthy, për të udhëhequr bisedimet, doli nga një seancë një orëshe dhe tha se hendekur mes republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe administratës demokrate mbetet.

“Është koha për të bërë pauzë sepse bisedimet thjesht nuk është produktive,” u tha zoti Graves gazetarëve.

Ai shtoi se negociatat janë bërë “thjesht të paarsyeshme” dhe se ishte e paqartë se kur do të rifillojnë bisedimet.

Një tjetër negociator republikan, ligjvënësi Patrick McHenry i Karolinës së Veriut, tha se “Ka një “hendek serioz” midis palëve.

“Jemi në një fazë të vështirë,” tha zoti McHenry, kryetari i Komisionit të Financave të Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa u largua nga takimi.

Administrata e Presidentit Joe Biden po përpiqet të arrijë një marrëveshje me republikanët e udhëhequr nga zoti McCarthy, ndërsa vendi përballet me një mospagim katastrofik të borxhit nëse qeveria nuk arrin të rrisë kufirin e huamarrjes për të vazhduar të paguajë faturat e vendit.

Negociatorët e Shtëpisë së Bardhë nuk pranuan të komentojnë ndërsa u larguan nga seanca e shpejtë e mëngjesit.

Negociatorët u takuan për të tretën ditë pas dyerve të mbyllura në Kapitol me shpresat për të zgjidhur një marrëveshje këtë fundjavë përpara votimeve të mundshme të Dhomës së Përfaqësuesve javën e ardhshme. Ata përballen me një afat të afërt më 1 qershor, kur Departamenti i Thesarit ka thënë se do t’i mbarojë paratë e gatshme për të paguar borxhin e qeverisë.

Ekspertët kanë paralajmëruar se edhe kërcënimi i një falimentimi të mundshëm do të dërgonte valë tronditëse në ekonomi.

Republikanët duan të nxisin shkurtime të mëdha të shpenzimeve që presidenti Biden deri më tani ka refuzuar t’i pranojë. Çdo marrëveshje do të kishte nevojë për mbështetjen e republikanëve dhe demokratëve për të gjetur miratimin në një Kongres të ndarë dhe për t’u miratuar në ligj.

Presidenti Biden, i cili ndodhet në Japoni për të marrë pjesë në takimin e Grupit të Shtatëshes, pritet të kthehet në Uashington më vonë të dielën.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha se Presidenti planifikon të informohej mbi negociatat nga ekipi i tij të premten në mbrëmje.

Nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga Shtëpia e Bardhë ndaj komenteve të ligjvënësit Graves.

Ndërsa republikanët kërkojnë shkurtime të shpenzimeve dhe ndryshime politikash, Biden po përballet me një trysni në rritje nga demokratët, veçanërisht nga progresistët, për të mos u dorëzuar ndaj kërkesave që ata argumentojnë se do të jenë të dëmshme për amerikanët.

Demokratët refuzojnë veçanërisht propozimin republikan për të mbrojtur shpenzimet e mbrojtjes dhe të veteranëve nga shkurtime, duke argumentuar se ato do të jenë shumë të larta në programe të tjera.

Republikanët gjithashtu duan të imponojnë kërkesa më të rrepta pune për marrësit e ndihmës qeveritare. Zoti Biden ka sugjeruar se ai mund të jetë i hapur për ta shqyrtuar këtë çështje, por demokratët në Kongres kanë thënë se ajo nuk është pikë fillimi në negociata./voa

The post Bisedimet për kufizimin e borxhit ngecin, republikanët kritikojnë Shtëpinë e Bardhë appeared first on Albeu.com.

Dhoma e Përfaqësuesve në Tenesi përjashton dy ligjvënës demokratë
Në një akt të jashtëzakonshëm hakmarrjeje politike, republikanët përjashtuan dy ligjvënës demokratë nga ndërtesa e Kapitolit në Tenesi për rolin e tij në një protestë, në të cilën bëhej thirrje për më shumë kontroll të armëve pas një sulmi vdekjeprurës në një shkollë në Nashville.

Republikanët nuk siguruan votat e mjaftueshme për të përjashtuar edhe ligjvënësen tjetër demokrate, Gloria Johnson.

Votimi 72-25 për përjashtimin e ligjvënësit demokrat Justin Jones ishte një veprim i jashtëzakonshëm që Dhoma e Përfaqësuesve në këtë shtet e ka përdorur vetëm disa herë që nga përfundimi i Luftës Civile Amerikane në vitin 1865. Në një votim tjetër, ligjënësit republikan e përjashtuan me shumicë votash edhe ligjvënësin demokrat Justin Pearson.

Dhoma e Përfaqësuesve votoi për përjashtimin e dy ligjvënësve demokratë, një javë pasi ata, së bashku me ligjvënësen tjetër demokrate, Gloria Johnson, gjatë një debati për armëmbajtjen u bashkuan me thirrjet e protestuesve në korridorin e ndërtesës për më shumë kontroll të armëve.

“Ne po e humbasim demokracinë tonë. Kjo nuk është normale. Kjo nuk është në rregull”, u tha Pearson gazetarëve. Tre ligjvënësit “thyen një rregull të Dhomës sepse ne po luftojmë për fëmijët që po vdesin nga dhuna me armë dhe njerëzit në komunitetet tona që duan të t’i japin fundi përhapjes së armëve në komunitetet tona. Dhe kjo çon në përjashtimin tonë? Kjo nuk është demokraci.”

Mijëra njerëz u dyndën drejt Kapitolit në Nashville për të mbështetur demokratët, duke brohoritur jashtë sallës së Dhomës së Përfaqësuesve aq fort sa zhurma e bëri pothuaj të pamundur që të dëgjoheshin procedurat nën shqyrtim.

Dy ligjvënësit e përjashtuar mund të mos jenë largë Dhomës së Përfaqësuesve për shumë kohë. Komisionet e qarqeve në rrethet e tyre duhet të zgjedhin zëvendësuesit e tyre deri në mbajtjen e zgjedhjeve speciale.

Ligjvënësit e përjashtuar kanë të drejtë të emërohen për të shërbyer përsëri në postet e tyre. Ata gjithashtu kanë të drejtë të kandidojnë në zgjedhjet speciale. Sipas Kushtetutës së shtetit Tenesi, ligjvënësit nuk mund të përjashtohen për të njëjtën vepër dy herë./VOA

The post Dhoma e Përfaqësuesve në Tenesi përjashton dy ligjvënës demokratë appeared first on Albeu.com.

Si Trump mund të përfitojë nga hetimi i nisur ndaj tij
Të martën (4 prill), Donald Trump pritet t’i dorëzohet autoriteteve për t’u përballur me akuzat në lidhje me rastin e blerjes së heshtjes së porno yllit Stormy Daniels, pak para fitores së tij në zgjedhjet e vitit 2016. Ai është ish-presidenti i parë i SHBA-së që po ndiqet penalisht nga drejtësia, por për shkak të temperamentit të tij dhe publikut që i drejtohet, shumë besojnë se prokuroria mund të veprojë si një shtysë për të.

Trump pritet të fotografohet nga autoritetet, të merren shenjat e gishtërinjve dhe të dalë para një gjyqtari për t’u deklaruar i pafajshëm ose fajtor. Pamjet pritet të shkaktojnë përçarje të mëtejshme në SHBA, ndërkohë që analistët politikë nuk përjashtojnë që ndjekja e parë mund të hapë rrugën për një sërë çështjesh të tjera. Përveç kësaj, Trump po hetohet në kontekstin e një rasti në lidhje me menaxhimin e të dhënave të Shtëpisë së Bardhë dhe për presionin që ai dyshohet se ka ushtruar ndaj zyrtarëve të shtetit të Xhorxhias pas zgjedhjeve të vitit 2020.

Ndoshta shumë politikanë ishin tashmë në fokus pas këtyre zhvillimeve. Megjithatë, siç thotë profesori i Princeton, Julian Zelizer, “një nga talentet më të mëdha të Trumpit është të përfitojë nga sulmet që ai merr”.

Dhe këtë pritet të bëjë sërish, duke luajtur rolin e viktimës dhe rolin e kandidatit revolucionar, duke i kthyer akuzat ndaj kundërshtarëve politikë. Sa më i madh të jetë krimi i supozuar, aq më i fuqishëm është roli i viktimës që ai merr dhe tani për tani Partia Republikane duket se po e shijon “teatrin”. Edhe ata që nuk pajtohen ose kanë rezerva janë veçanërisht të gatshëm të kritikojnë Trump për aventurat e tij ligjore, nga frika e reagimit të tij dhe bazës së partisë.

Trump u shfaq tashmë si favorit për garën e kandidatit të partisë republikane për zgjedhjet presidenciale në 2024. Pavarësisht rënies që pati pas humbjes në zgjedhje dhe ngjarjeve me pushtimin e Kapitolit, Trump arriti në një kohë relativisht të shkurtër të rikuperojë pothuajse të gjithë mbështetësit e tij, ndërkohë që ka arritur t’u mbijetojë të gjitha skandaleve në të cilat është përfshirë, duke përgënjeshtruar vazhdimisht ata që i parashikuan fundin e tij. Ish-presidenti tani duket se do të fitojë lehtësisht zgjedhjet paraprake të partisë së tij për nominimin presidencial.

Vihet re se çështja e procedimit të tij nuk ndikon në kandidimin e tij. Në SHBA, një i pandehur ose një person i dënuar mund të zgjidhet në çdo pozicion. Kushtetuta parashikon vetëm një përjashtim: për ata që kanë marrë pjesë në “rebelim” ose “qëndrim” kundër vendit. Trump është nën hetim federal për rolin e tij në sulmin në Kapitol më 6 janar 2021, por ende nuk janë ngritur akuza kundër tij.

“Persekutimi i regjimit Biden ndaj kundërshtarëve të tij politikë të kujton kohën e terrorit të Rusisë staliniste”, tha Donald Trump në një tubim të fushatës në Teksas, duke zgjuar mbështetësit e tij që e hyjnizuan atë.

“Ky është problemi më serioz me të cilin përballet SHBA sot”, shtoi ai. Në një fjalim tjetër ai foli për “persekutim politik” dhe “ndërhyrje të paprecedentë në zgjedhje”.

Strategjia e ish-presidentit amerikan pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm te republikanët. Mbështetësit e tij pajtohen se ky është një rast i motivuar politikisht dhe, siç thanë zyrtarët republikanë dhe analistët politikë për Reuters, zhvillimet mund të “ngurtësojnë” mbështetjen për ta.

Fakti që prokurori i Nju Jorkut, Alvin Bragg, që e procedon, ka lidhje me Partinë Demokratike dhe se bëhet fjalë për një çështje shtatë vite më parë që është “hapur” para zgjedhjeve, padyshim që i jep “armë” shtesë betejës së Donald Trump.

Sido që të jetë, rasti e ka kthyer Trumpin aty ku dëshiron të jetë: në lajme. Të gjithë tani po flasin për Trumpin dhe nëse kjo nuk i lodh republikanët, atëherë duhet marrë si e mirëqenë se do t’i japë atij një shtysë të re për të pretenduar Presidencën e SHBA. Nuk është rastësi që pas shkarkimit, Trump, sipas sondazheve, duket se po zgjeron epërsinë ndaj Ron DeSandis, kandidatit tjetër republikan. /albeu.com

The post Si Trump mund të përfitojë nga hetimi i nisur ndaj tij appeared first on Albeu.com.

Republikanët sulmojnë prokurorin e Nju Jorkut që po heton ish-Presidentin Trump
Ligjvënësit republikanë sulmuan të hënën prokurorin e Nju Jorkut, të zgjedhur nga radhët e demokratëve, që po heton ish-Presidentin Donald Trump në lidhje me akuzat për një pagesë prej 130 mijë dollarësh për të siguruar heshtjen e një aktoreje të filmave pornografikë, përpara mbajtjes së zgjedhjeve të vitit 2016.

Kryetarët e tre komisioneve të Dhomës së Përfaqësuesve akuzuan prokurorin e distriktit të Manhatanit për shkelje të rregullave hetimore dhe kërkuan që ai t’u ofrojë informacion dhe dokumenta në lidhje me hetimet e tij për ish-Presidentin Trump.

Ish-presidenti tha gjatë fundjavës se ai pret të arrestohet gjatë procesit gjyqësor për këtë çështje të martën, megjithëse prokurori nuk ka bërë asnjë njoftim publik për të sinjalizuar nëse do të ngrihen akuza apo jo ndaj ish-Presidentit Trump. Zoti Trump bëri thirrje për protesta në rast se ngrihen akuza, dhe zyrtarët e Nju Jorkut janë koordinuar me agjencitë federale të sigurisë për të përballuar ndonjë trazirë të mundshme pranë gjykatës në Nju Jork.

Ish-Presidenti Trump do të bëhej në këtë rast i pari ish-president i Shteteve të Bashkuara ndaj të cilit ngrihet një akuzë penale.

Ai përballet gjithashtu me hetime të gjera nga prokurori i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë, si dhe nga një prokuror shtetëror në Xhorxhia, për rolin e tij në përpjekjet për të qëndruar në pushtet nëpërmjet përmbysjes së humbjes në zgjedhjet e vitit 2020 përballë demokratit Joe Biden.

Prokurori i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë, Jack Smith po heton edhe rolin e ish-Presidentit Trump në nxitjen e sulmit të 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara, ndërsa ligjvënësit ishin mbledhur për të çertifikuar fitoren e zotit Biden, si dhe të rrethanave se si ish-Presidenti Trump mbajti dokumenta të klasifikuara në pronën e tij në Florida pas largimit nga detyra, në vend që t’i dorëzonte ato në Arkivat Kombëtare, siç e parashikon ligji.

Hetimi i Nju Jorkut bazohet tek 130 mijë dollarë të paguar për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels nga ish-avokati i ish-presidentit, Michael Cohen, për të garantuar heshtjen e saj përpara zgjedhjeve të vitit 2016, për një marrëdhënie të shkurtër seksuale që ajo pretendon se ka patur me zotin Trump, një aludim që ai e ka mohuar prej kohësh. Zoti Cohen ka thënë se ish-Presidenti Trump e miratoi pagesën dhe pastaj e rimbursoi atë, duke thënë se ishte për shpenzime ligjore.

“Duket se jeni pranë përfshirjes në një abuzim të paprecedent të autoritetit hetimor: ngritje akuzash ndaj një ish-presidenti të Shteteve të Bashkuara”, shprehen në një letër dërguar prokurorit Bragg kryetarët republikanë të tre komisioneve të Dhomës së Përfaqësuesve.

“Këto akuza vijnë pas vitesh kërkimesh nga zyra juaj për një bazë ligjore – çfarëdolloj baze – mbi të cilën të ngrinit akuza”, shtuan ata.

Letra u nënshkrua nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve Jim Jordan, Kryetari i Komisionit për Mbikqyrjen James Comer, dhe Kryetari i Komisionit për Administratën Bryan Steil.

Demokratët i kundërshtuan kritikat për hetimin ndaj ish-Presidentit Trump. Ligjvënësi Daniel Goldman u shpreh në Twitter se “mbrojtja e Trump-it nuk është një objektiv legjitim për Kongresin, (apo) hetimi i një prokurori të disktriktit të një shteti”.

“Kongresi nuk ka asnjë juridiksion për të hetuar prokurorin e Manhatanit, i cili nuk merr fonde federale, dhe as nuk ka ndonjë lidhje tjetër federale”, tha Ligjvënësi Goldman, i cili drejtoi procesin e ngritjes së akuzave në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2019 për shkarkimin e ish-Presidentit Trump.

Ish-Presidenti Trump njoftoi disa muaj më parë synimin për të marrë pjesë në garën për të fituar nominimin e Partisë Republikane për të kandiduar për president në vitin 2024, dhe ka thënë se do ta vazhdojë fushatën edhe në rast se ndaj tij ngrihen akuza penale. Anketime të shumta në nivel kombëtar e tregojnë atë si kryesues në garën për marrjen e nominimit të Partisë Republikane, megjithëse disa republikanë të tjerë e kanë shpallur tashmë kandidaturën e tyre, ose kanë thënë se po shqyrtojnë seriozisht mundësinë e konkurimit përballë zotit Trump.

Ndaj ish-Presidentit Trump u ngritën dy herë akuza me qëllim shkarkimin e tij gjatë periudhës që ishte në detyrë, një herë në vitin 2019 për sjelljen e tij duke i kërkuar Ukrainës të hetonte zotin Biden, si dhe sërish në vitin 2021 për sulmin e mbështetësve të tij ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara. Ai u shpall i pafajshëm nga Senati të dyja herët./VOA/

The post Republikanët sulmojnë prokurorin e Nju Jorkut që po heton ish-Presidentin Trump appeared first on Albeu.com.

Republikanët akuzojnë Bidenin për “hipokrizi” lidhur me dokumentet e klasifikuara
Republikanët e kanë akuzuar presidentin amerikan, Joe Biden, për “hipokrizi”, pasi së fundmi janë zbuluar më shumë dokumente të klasifikuar anë shtëpinë e presidentit në Delauer.

“Nëse jetoni në një shtëpi prej qelqi, mos hidhni gurë”, tha për ABC, kongresisti republikan nga Nebraska, Don Bacon.

Të paktën 20 dokumente që datonin nga koha kur Biden ishte nënpresident në administratën e Barack Obamës, janë gjetur në shtëpinë e tij dhe në një zyrë që Biden ka përdorur në Uashington.

Biden kishte kritikuar paraardhësin e tij, Donald Trump, pasi në shtëpinë e ish-presidentit amerikan u gjetën dokumente të klasifikuara.

“Si mund dikush të jetë kaq i papërgjegjshëm”, kishte deklaruar atëbotë Biden.

Trump po hetohet nga një këshilltar i posaçëm për shkak të zbulimit të qindra dokumenteve të klasifikuara në shtëpinë e tij Mar-a-Lago vitin e kaluar.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka kryer bastisje pasi që ekipi i Trumpit nuk u kishte dorëzuar autoriteteve të gjitha dokumentet që ishin zbuluar se mungonin.

Biden po ashtu po hetohet nga këshilltari i posaçëm, Robert Hur, i cili është emëruar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, për të hetuar mënyrë se si presidenti kishte vepruar me dokumentet e klasifikuara.

Ende është e paqartë se sa dokumente janë gjetur në posedimin e Bidenit, por CBS ka raportuar se disa prej tyre ishin të shënjuara “top sekret”, që është niveli më i lartë i klasifikimit.

Sipas ligjit, të gjitha dokumentet e Shtëpisë së Bardhë duhet të dërgohen në Arkivat Kombëtare pas përfundimit të mandatit.

Të dielën, një numër republikanësh po ashtu akuzuan Bidenin për standarde të dyfishta.

James Comer nga Kentaki tha për CNN se “përderisa ai po bënte këtë [po akuzonte Trumpin], ai e dinte mirë se vetë kishte nën posedim dokumente të klasifikuara, prandaj hipokrizia është shumë e madhe në këtë rast”.

Edhe disa demokratë po ashtu kanë ngritur shqetësime lidhur me dokumentet e klasifikuara. Adam Schiff, ligjvënës demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve tha për mediat se dëshiron të dijë “nëse ka ndonjë rrezik të ekspozimit dhe cili do të jetë dëmi” për sigurinë kombëtare si pasojë e dokumenteve të klasifikuara që iu gjetën Bidenit.

Shtëpia e Bardhë nuk ka deklaruar se për sa kohë të gjatë e ka ditur Biden se dokumentet ishin nën posedimin e tij, por ka insistuar se avokatët e presidentit i kanë dorëzuar dokumentet menjëherë pasi i kanë gjetur.

Është e paqartë se me çfarë ndëshkimesh mund të përballet Biden, por ekspertët kanë thënë se nuk pritet të ngrihen akuza penale, pasi prokurorët duhet të vërtetojnë se presidenti dhe ndihmësit e tij me qëllim kanë marrë dokumentet.

Biden është shprehur i habitur kur ka kuptuar se janë gjetur materiale të klasifikuara.

Grupi i parë i dokumenteve u gjetën më 2 nëntor në zyrën e Qendrës Penn Biden, disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të mesmandatit. Megjithatë, gjetja e tyre u bë publike javën e kaluar.

Më pas u njoftua se janë gjetur edhe disa dokumente në shtëpinë private të presidentit amerikan në Delauer./REL/

The post Republikanët akuzojnë Bidenin për “hipokrizi” lidhur me dokumentet e klasifikuara appeared first on Albeu.com.