republika erpska Archives - Albeu.com

“Nëse Schmidt më shkarkon kam një plan rezervë”, çfarë po parlajmëron Dodik në Bosnje
Presidenti i entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, tha se vendimet e përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, nuk do të aplikohen në entitetin serb.

“Unë kam një plan nëse përfaqësuesi i lartë sjell diçka. Do të jetë shumë interesant, por plani nuk përfshin asnjë konflikt, por sfidë politike”, tha Dodik duke komentuar raportimet mediave për shkarkimin e tij.

Përfaqësuesi i lartë në Bosnje, Christian Schmidt, ka autoritetin që të shkarkojë çdo zyrtarë të emëruar apo të zgjedhur, nëse ai vlerëson se ata kërcënojnë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit apo sundimin e ligjit.

Gjatë një konference për media, Dodik tha se ai është zgjedhur në postin e presidentit të Republikës Sërpska nga qytetarët gjatë zgjedhjeve të mbajtura tetorin e vitit të kaluar.

“Lëreni të tentojë, ndoshta ai ka dëshirë që ajo të ndodhë në mënyrë që të shfaqet paaftësia e tij për të bërë diçka”, tha Dodik.

Deklarata e tij vjen një ditë pasi anëtarët e Agjencisë për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) mblodhi dokumentacione në zyrat e Gazetës Zyrtare në Republikën Sërpska.

Ky institucion ka publikuar dekretin joligjor të Dodikut që thotë se vendimet e Zyrës së përfaqësuesit të lartë më nuk do të publikohen në Republikën Sërpska, sikurse edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës më nuk do të aplikohen në territorin e entitetit.

Dekreti i Dodikut është publikuar në Gazetën Zyrtare më 10 korrik. Propozuesit e këtij legjislacioni ishin Dodik, deputetët dhe Qeveria e Republikës Sërpska. Asambleja e këtij entiteti i miratoi këto ndryshime ligjore në fund të qershorit.

Schmidt me vendimet e tij të 1 korrikut ka pezulluar krejtësisht të gjithë procedurën ligjore. Përfaqësuesi i lartë po ashtu ka penalizuar mosrespektimin e vendimeve të tij dhe kushdo që e bën këtë shkelje mund të dënohet deri me pesë vjet burgim.

Konferenca për media e Dodikut u mbajt pas takimit të zyrtarëve të lartë të Bosnjës me kryetaren e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Johanna Sattler, dhe drejtoreshën për Evropë të Shërbimit për Punë të Jashtme të BE-së, Angelina Eichhorst.

Pas takimit të mbajtur në Sarajevë, Dodik tha se ai dëshiron që Bosnja të pranohet si anëtare e BE-së.

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për krizën politike të shkaktuar nga aktivitetet anti-Dejton të Dodikut.

Dodik tha se u pajtua me BE-në që përfaqësuesit e autoriteteve duhet të paraqesin një propozim për shtensionim politik deri të hënën./ REL

The post “Nëse Schmidt më shkarkon kam një plan rezervë”, çfarë po parlajmëron Dodik në Bosnje appeared first on Albeu.com.