reporteret pa kufij Archives - Albeu.com

“Shqipëria e fundit mes vendeve të rajonit për lirinë e shtypit”, Rama i shqetësuar nga gjetja e raportit: Do ta analizojmë me kujdes
Sot 3 maj është dita e Lirisë së Shtypit.

Me rastin e kësaj dite kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin e tij social në platformën “X”. Rama falendron Reporterët pa Kufij për raportin e tyre depërtues për sutuatën e lirisë së shtypi në Shqipëri.

Në raport Shqipëria ka shënuar përkeqësim të lirisë së shtypit duke u renditur e fundit mes vendeve të rajonit dhe shteteve kandidate për në Bashkimin Europian.

Lidhur me këtë Rama thotë se qeveria do ta analizojë me kujdes raportin dhe se do të konsultohet me të gjitha palët përkatëse për të ndërmarrë veprime të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin mediatik, për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të luftuar dezinformimin dhe për të forcuar të drejtat e gazetarëve.

“Ne jemi shumë të shqetësuar nga gjetja kryesore e raportit: se liria e medias është nën kërcënim globalisht. Qeveria shqiptare është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë e nevojshme për të ndihmuar në përballjen e kësaj tendence”, shkruan Rama ndër të tjera.

Postimi i plotë

Çështja e lirisë së informacionit është një nga më të rëndësishmet sot ndaj dua të falënderoj Reporterët pa Kufij për raportin e tyre të thellë. Ne do ta analizojmë me kujdes, do të konsultohemi me të gjitha palët e interesuara dhe do të ndërmarrim veprime të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin mediatik, për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të luftuar dezinformimin dhe për të forcuar të drejtat e gazetarëve. Jemi shumë të shqetësuar nga gjetja kryesore e raportit: se liria e medias është nën kërcënim në të gjithë botën. Qeveria shqiptare është e gatshme të ndërmarrë të gjitha përgjegjësitë e nevojshme për të ndihmuar në thyerjen e këtij trendi.

The issue of freedom of information is one of the most important today and I want to thank Reporters Without Borders for their insightful report. We will analyse it carefully, consult with all relevant parties and take further action to improve the media environment, protect…

— Edi Rama (@ediramaal) May 3, 2024

The post “Shqipëria e fundit mes vendeve të rajonit për lirinë e shtypit”, Rama i shqetësuar nga gjetja e raportit: Do ta analizojmë me kujdes appeared first on Albeu.com.

Liria e shtypit kërcënohet nga politika/ Reporterët Pa Kufij: Shqipëria, e fundit mes vendeve të rajonit
Organizata “Reporterët Pa Kufij”, shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj, po kërcënohet pikërisht nga ata që duhet të ishin garantuesit e saj, autoritetet politike.

Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit hartuar nga kjo organizatë, vërehet se mungesa e vullnetit politik për mbrojtjen e të drejtave të medias po përshpejton rënien e lirisë së saj.

Gjetjet e Indeksit mbështeten në faktin se nga pesë treguesit e përdorur për të bërë renditjen përkatëse, më shumë ka rënë treguesi politik, duke regjistruar një rënie mesatare vjetore globale prej 7.6 pikë.

“Një numër shtetesh dhe autoritetesh politike në rritje nuk po e përmbushin rolin e tyre si garant të mjedisit më të mirë të mundshëm për gazetarët si edhe të së drejtës së opinionit publik për të marrë informacion të besueshëm, të pavarur dhe të larmishëm. Organizata ‘Reporterët pa Kufij’ vëren një rënie shqetësuese të mbështetjes dhe respektimit të pavarësisë së media dhe rritje të trysnisë nga shteti ose aktorë të tjerë politikë”, thuhet në Indeksin e bërë publik në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Indeksi e klasifikon nivelin e shtypit si “të mirë”, “të kënaqshëm”, “problematik”, “të vështirë” ose “shumë të rrezikshëm”.

Norvegjia renditet e para për të tetin vit radhazi, ndërsa tre vendet e fundit, me gjendjen më të keqe të lirisë së shtypit në botë janë Afganistani, Siria dhe Eritrea.

Në raport vërehet se “interesat politike krijojnë një atmosferë mbytëse për gazetarët në shumë vende kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian, si Bosnje-Herzegovinë (renditur e 81-ta), Serbia (e 98-ta) dhe Shqipëria (e 99-ta). Turqia (e 158-ta) vazhdon të burgosë gazetarë dhe të minojë median nëpërmjet censurës në median on line dhe kontrollit mbi pushtetin gjyqësor”.

Rënie e mëtejshme është shënuar në Europën Lindore dhe në Azinë Qendrore, ku liria e shtypit nuk është e garantuar dhe ku mediat përdoren gjithnjë e më shumë në fushata dezinformimi.

Shteti rus (renditet i 162-ti) ka vazhduar sulmin kundër gazetarisë së pavarur, ndërsa mbi 1,500 gazetarë janë larguar jashtë vendit pas agresionit rus ndaj Ukrainës.

Shqipëri, konflikti i interesit dhe ndërhyrja e pronarëve pengojnë pavarësinë e medias

Shqipëria ka shënuar përkeqësim të lirisë së shtypit, duke e renditur e fundit mes vendeve të rajonit dhe shteteve kandidate për në Bashkimin Europian.

Në Indeksin që përfshin 180 vende, ajo radhitet në vendin e 99-të. Kosova radhitet e 75-ta. Organizata “Reporterët Pa Kufij” vlerëson se mjedisi për lirinë e shtypit në Shqipëri “është i vështirë”.

Ajo ka humbur tre vende krahasuar me një vit më parë, kur listohej e 96-ta.

“Në Shqipëri, pavarësia editoriale kërcënohet nga rregullat me frymë partiake. Gazetarët bien viktima të krimit të organizuar dhe hera herës të dhunës policore, e nxitur nga dështimi i qeverisë për mbrojtjen e tyre”.

Së bashku me Serbinë, Shqipëria përballet me rënien më të madhe në Indeks në shtetet e të Ballkanit Perëndimor.

Pavol Szalai, redaktor i Raportit të “Reporterëve pa Kufij” për BE-në dhe Ballkanin thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se krahasuar me standardet evropiane, gjendja për gazetarët në Shqipëri është jashtëzakonisht e vështirë.

“Vitin e kaluar një punonjës i sigurisë u vra si pasojë e të shtënave ndaj godinës së televizionit ‘Top Channel’. Në vlerësimin për Shqipërinë, kjo pasqyrohet në një tregues më të ulët të sigurisë. Por dhe 4 treguesit e tjerë të lirisë së shtypit kanë shënuar rënie – mjedisi ekonomik, mjedisi politik, kuadri ligjor dhe treguesi i jetës shoqërore”, shprehet ai.

Sipas zotit Szalai, gjatë vitit të kaluar problemet e vazhdueshme të Shqipërisë janë thelluar.

“Problemi më i madh është konflikti i interesit dhe ndërhyrja e pronarëve të medias mbi pavarësinë editoriale. Një tjetër problem është niveli i ulët i zhvillimit të qëndrueshëm afat-gjatë të medias në Shqipëri, që ndërlikohet më tej nga censura në median online, në rrjetet sociale, diçka e zakonshme atje dhe nga sulmet verbale politike kundër gazetarëve, të cilat bëhen nga të dyja palët, qeveria dhe opozita”, shprehet ai.

Sa i përket sigurisë së gazetarëve ai vë në dukje “problemin e krimit të organizuar, si dhe të fushatave online në media të caktuara, me shumë urrejtje dhe shpifje kundër gazetarëve”.

Sipas tij,”kjo nuk është diçka e re, por problemet në Shqipëri janë akoma më të mëdha, ndaj ajo renditet e fundit në rajon”.

Kosovë, shtimi i tensioneve me Serbinë përkeqësoi sigurinë e gazetarëve

Kosova përfshihet në grupin e vendeve ku mjedisi i medias është “problematik”. Ajo radhitet e 75-ta duke humbur 19 vende nga viti i kaluar, kur u listua e 56-ta.

“Këtë rënie ne duhet ta shohim në kontekstin e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë, në këtë kontekst, gazetarët në Kosovë janë përballur dhe kanë duruar shumë sulme fizike ndaj tyre. Janë me dhjetra sulme të tilla, ndërkohë që Partia në pushtet shtoi trysninë ndaj medias së pavarur. Ka patur dhe një lloj përndjekjeje administrative ndaj stacionit privat televiziv ‘Klan Kosova’. Nga ana tjetër, u bë zgjedhja e drejtorit të televizionit publik, i cili është i lidhur me kampin qeveritar. Pra, janë këto rreziqe të sigurisë dhe rreziqe politike, të cilat ju e dini se kanë patur pasoja të rënda mbi lirinë e shtypit në Kosovë”, thotë për Zërin e Amerikës Pavol Szalai, i “Reporterëve pa Kufij”

Liria e shtypit në Ballkanin Perëndimor

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, janë përballur me rënie të lirisë së shtypit, përveç Maqedonisë së Veriut, e cila ka shënuar përmirësim duke u renditur e 36-ta.

Serbia është radhitur e 98-ta, renditja e saj më e keqe në 22 vitet e fundit, që kur “Reporterët Pa Kufij” nisën publikimin e Indeksit Botëror mbi Lirinë e Shtypit.

“Gazetaria cilësore dhe fituese e çmimeve, e cila investigon krimin dhe korrupsionin, ndodhet e kapur mes lajmeve të rreme jashtë çdo kontrolli dhe propagandës. Ndonëse korniza ligjore është e fortë, gazetarët kërcënohen nga trysnitë politike dhe mosndëshkimi i krimeve të kryera ndaj tyre”, thuhet në raport.

Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, vlerësohen si vende ku gjendja e lirisë së shtypit është e “kënaqshme’. Maqedonia është përmirësuar me dy vende nga viti i kaluar, kur u rendit e 38-ta.

Mali i Zi radhitet në vend të 40, nga 39 që ishte vjet.

Bosnje Hercegovina listohet e 81-ta, 17 vende më poshtë se vitin e shkuar.

Gazetaria përballë dezinformimit

Organizata thotë se përdorimi i inteligjencës artificiale për përhapjen e dezinformimit për qëllime politike është shqetësues, duke theksuar se lajmet e rreme po zënë një rol të rëndësishëm në ndikimin e procesit zgjedhor.

Sipas saj, grupet politike shpesh shërbejnë si kanale për përhapjen e dezinformimit apo edhe nxitjen e tij. Në 138 vende nga 180 që vlerësohen në Indeks, të anketuarit e pyetuar kanë pohuar se aktorët politikë shpesh përfshihen në përhapjen e propagandës ose fushatat e dezinformimit.

Në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, veçanërisht në Bjellorusi, Gjeorgji, Kirgistan dhe Azerbajxhan është forcuar ndjeshëm censura mbi median, duke imituar metodat shtypëse të Rusisë, thuhet në raport.

“Ndikimi i Kremlinit ka arritur deri në Serbi, ku mediat pro-qeveritare përhapin propagandën ruse dhe autoritetet kërcënojnë gazetarët rusë në mërgim”, thuhet në raport.

Gjendja e shtypit në botë

Vendet ku gjendja e lirisë së shtypit, është “e mirë” ndodhen të gjitha në Evropë dhe më konkretisht brenda Bashkimit Europian.

Për të tetin vit radhazi, vendin e parë e zë Norvegjia, e ndjekur nga Danimarka dhe Suedia. Organizata vëren se politikanët në Evropë po përpiqen të ngushtojnë hapësirën për gazetari të pavarur.

“Në krye të kësaj prirjeje të rrezikshme janë kryeministri i Hungarisë që mbështet Kremlinin, Viktor Orban dhe homologu i tij sllovak Robert Fico”.

Liria e shtypit është vënë në provë nga partitë në pushtet në Hungari, (vendi 67), Maltë (vendi 73) dhe Greqi (vendi 88), vendet europiane me renditjen më të ulët.

Edhe Italia që drejtohet nga kryeministrja Giorgia Meloni, ka zbritur me tre vende duke u renditur në vendin e 46. Dhe në Evropën Lindore kushtet për të bërë gazetari po përkeqësohen, për shkak të dezinformimit dhe censurës mediatike, nëpërmjet ngritjes së akuzave të pavërteta për terrorizëm ose për dëmtim të sigurisë kombëtare.

Kështu po ndodh në Rusi (vendi 162), në Bjellorusi (vendi 167) dhe në Turkmenistan (i 175-ti), ndërkohë që në Gjeorgji, e cila ka zbritur 26 vende, duke u renditur e 103-ta, partia në pushtet po nxit politikën e afrimit me Moskën.

Falë përmirësimit të treguesit të saj të sigurisë – më pak gazetarë të vrarë dhe treguesit politik, Ukraina është ngjitur 18 vende, duke u renditur e 61-ta.

Afganistani, që përndjek pa reshtur gazetarët qëkurse talebanët morën kontrollin në vend, Siria dhe Eritrea renditen në tre vendet e fundit, ku gjendja për gazetarët është “shumë e rrezikshme”.

Indeksi i rendit Shtetet e Bashkuara në vendin e 55, me një rënie prej 10 vendesh, duke zbritur nga shtetet me gjendje “të kënaqshme” në ato “problematike” për lirinë e shtypit.

“SHBA-të zbresin me 10 vende ndërsa përgatiten për zgjedhjet presidenciale 2024, mes rritjes së mosbesimit në media, e nxitur pjesërisht dhe nga antagonizmi i hapur dashakeq i zyrtarëve politikë ndaj saj, përfshirë dhe thirrjet për burgosjen e gazetarëve”, vëren Organizata “Reporterët Pa Kufij”. “Në disa raste të profilit të lartë, organet ligjzbatuese vendore kanë kryer veprime frikësimi, përfshirë bastisjen në redaksi dhe arrestimin e gazetarëve”.

Në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, gjendja është “shumë e rrezikshme” në afro gjysmën e shteteve.

Gjatë këtij viti, 8 vendeve të tjera – Jemenit, Arabisë Saudite, Iranit, Palestinës, Irakut, Bahreinit, Sirisë dhe Egjiptit, të shënuara me të kuqe në hartë, i janë bashkuar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Territoret palestineze, më vdekjeprurësit për gazetarët, renditen gjithashtu afër fundit të Indeksit. Katari është vendi i vetëm në këtë rajon, ku gjendja nuk cilësohet as “e vështirë” dhe as “shumë rrezikshme”.

Organizata vlerëson se prej tetorit të vitit 2023, lufta në Gazë ka shënuar një numër rekord sulmesh kundër medias dhe gazetarëve. Mbi 100 reporterë palestinezë janë vrarë nga forcat e mbrojtjes izraelite, përfshirë të paktën 22 gazetarë të vrarë ndërsa ishin në punë.

Përveç se është vendi me numrin më të lartë të gazetarëve të arrestuar në botë, qeveria e Kinës (e renditur në vendin e 172) vazhdon të ushtrojë kontroll të rreptë mbi kanalet e informacionit, me politika censuruese dhe kontrolluese, duke bërë rregullime të përmbajtjes në internet dhe duke kufizuar përhapjen e informacionit që konsiderohet i ndjeshëm ose në kundërshtim me linjën e partisë.

Turqia ka vijuar të humbasë pikë në Indeks, duke u renditur në vendin e 158. “Reporterët Pa Kufij” vërejnë se burim për një farë shqetësimi përbën dhe rizgjedhja e Presidentit Recep Tayyip Erdogan./VOA

The post Liria e shtypit kërcënohet nga politika/ Reporterët Pa Kufij: Shqipëria, e fundit mes vendeve të rajonit appeared first on Albeu.com.

Reporterët pa Kufij: Kina burgu më i madh në botë për gazetarët
Kina burgosi më shumë gazetarë se vendet e tjera gjatë vitit të kaluar, me mbi 100 gazetarë që gjenden pas hekurave, njoftoi një organizatë për lirinë e shtypit. Këto masa vijne ndërsa qeveria e Presidentit Xi Jinping ka shtrënguar kontrollin mbi shoqërinë kineze.

Sipas “Reporterëve pa Kufij”, qeveria e zotit Xi është edhe një ndër eksportuesit më të mëdhenj të përmbajtjes propagandistike. Kina u radhit e parafundit në botë në indeksin vjetor për lirinë e shtypit, ndërsa në vendin e fundit gjendet vendi fqinj, Koreja e Veriut.

Partia Komuniste në pushtet ka shtrënguar edhe më tej kontrollin e rreptë mbi mediat në Kinë, ku të gjitha gazetat dhe transmetimet janë në pronësi të shtetit. Faqet e internetit dhe mediat sociale kanë detyrimin për të zbatuar censurën ndaj materialeve që mund të përhapin opozitarizëm ndaj regjimit monist.

Zoti Xi, drejtuesi më i fuqishëm në Kinë prej dekadash, u bëri thirrje gazetarëve gjatë një takimi për dhënien e medaljeve zyrtare në vitin 2016, që t’i përmbahen “orientimit të duhur të opinionit publik”.

Raporti i organizatës “Reporterët pa Kufij” i publikuar të mërkurën thotë se zoti Xi po zhvillon një “kryqëzatë kundër gazetarisë”. Raporti e quan “shkatërrimtar” rënien e lirisë së shtypit në Kinë.

Pekini ka një sistem kontrolli të internetit që konsiderohet të jetë ndër më të mëdhenjtë në botë. Filtrat e tij ja ndalojnë publikut kinez të shikojë faqe interneti të huaja, të organizatave të lajmeve, qeverive dhe grupeve aktiviste dhe të drejtave të njeriut.

Gazetarët kinezë hetohen me akuza për spiunazh, rrjedhje të sekreteve kombëtare dhe shkaktim trazirash, një akuzë e vakët kjo që përdoret për të burgosur disidentët. Të tjerë i nënshtrohen survejimit, frikesimit dhe ngacmimit.

Gazetari Dong Yuyu, i cili punonte për një gazetë pranë partisë në pushtet dhe është ish-studiues i Universitetit të Harvardit, përballet me akuza për spiunazh pasi u arrestua mbi një vit më parë, njoftoi javën e kaluar familja e tij.

Në vitin 2022, gazetarja e lindur në Kinë me shtetësi australiane Cheng Lei u gjykua në Kinë për akuza të lidhura me sigurinë kombëtare, por ende nuk i është komunikuar vendimi, tha në mars Ministrja e Jashtme e Australisë, Penny Wong.

Zonja Cheng punonte për CGTN, kanalin shtetëror kinez në gjuhën angleze që u drejtohet audiencave të huaja. Ajo u arrestua në gusht 2019 dhe u akuzua për ndarje të sekreteve shtetërore.

Në Hong Kong, Partia Komuniste detyroi mbylljen e gazetës së rëndësishme “Apple Daily”, në kuadrin e aksionit për të shtypur ndjenjat pro-demokracisë.

Themeluesi i gazetës, Jimmy Lai, u dënua për mashtrim vitin e kaluar, dënim për të cilin mbështetësit e tij thanë se ishte i motivuar politikisht. Gjashtë ish-drejtues të tjerë të gazetës u vetëdeklaruan fajtorë. /VOA

The post Reporterët pa Kufij: Kina burgu më i madh në botë për gazetarët appeared first on Albeu.com.

Shqipëria humbi 20 vende në raportin e lirisë së medias, reagon Yuri Kim
Pas raportit të Reporterëve pa Kufij për lirinë e shtypit në Shqipëri, ka reaguar edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

“Që lufta kundër korrupsionit të ketë sukses dhe pandëshkueshmëria të përfundojë, roli që ka një media e fortë dhe e pavarur është parësor”, thekson Kim.

Raporti e rendit Shqipërinë 20 vende më poshtë se një vit më parë, sa i takon lirisë së medias.

Në treguesin që përfshinë 180 vende, Shqipëria radhitet në vendin 103-të duke shënuar një rënie prej 20 vendesh krahasuan me vitin paraprak kur renditej ne vendin e 83-të.

Kosova ndërkaq ka shënuar një ngritje prej 17 vendesh. Treguesi i Gazetarëve pa Kufij e radhiti atë sivjet në vendin e 61-të ndryshe nga një vit më parë kur ishte në vendin e 78-të.

Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane në Tiranë:

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për gazetarët e pavarur të cilët përpiqen të zbulojnë dhe të përcjellin të vërtetën, të luajnë rolin e tyre mbikëqyrës në një mënyrë të përgjegjshme dhe të punojnë në një mjedis pa përndjekje, frikësime dhe vetëcensurë.

Javën e kaluar, Ambasadorja Yuri Kim u takua me gazetarët Edmond Hoxhaj (BIRN Albania) dhe Isa Myzyraj (Ora Neës) për të shprehur mbështetjen e palëkundur për gazetarët e pavarur dhe për të dënuar sulmet direkte dhe indirekte ndaj gazetarëve të cilët kërkojnë të raportojnë në mënyrë të pavarur dhe të saktë.

Që lufta kundër korrupsionit të ketë sukses dhe pandëshkueshmëria të përfundojë, roli që. ka një media e fortë dhe e pavarur është parësor.

The post Shqipëria humbi 20 vende në raportin e lirisë së medias, reagon Yuri Kim appeared first on Albeu.com.

Përmirësohet liria e mediave në Kosovë
Kosova ka shënuar përparim sa i përket lirisë së mediave, tregon Indeksi i Lirisë së Shtypit Botëror, i publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij.

Në këtë indeks, Kosova sivjet radhitet në pozitën e 61-të, në krahasim me pozitën e 78-të, që ka mbajtur në vitin 2021.

Trendi i rritjes vjen pas rënies që ka shënuar vitin e kaluar – për tetë pozita – në krahasim me renditjen e vitit 2020.

Por, edhe përkundër përparimit, Kosova vazhdon të mbetet në mesin e vendeve me “situatë problematike”, siç e vlerësojnë Reporterët pa Kufij.

Në këtë kategori radhiten edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, si: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.

Prej tyre, ngjashëm si Kosova, përparim kanë shënuar: Maqedonia e Veriut në pozitën e 57-të nga 90; Serbia në pozitën 79 nga 93 dhe Mali i Zi në pozitën 63 nga 104.

Shqipëria ka pësuar përkeqësim – nga pozita 83 ku ka qenë vitin e kaluar, në pozitën 103.

Ngjashëm edhe Bosnje e Hercegovina: vitin e kaluar ka qenë në pozitën 58, sivjet në 67.

Situata në Evropë

Raporti i Reporterëve pa Kufij vjen në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, që shënohet çdo 3 maj.

Raporti vlerëson gjendjen e gazetarisë në 180 vende dhe territore të botës.

Në Evropë, sipas raportit, Norvegjia mbetet në krye të Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit, por, megjithatë, ka pabarazi të konsiderueshme.

Estonia dhe Lituania – dy ish-shtete komuniste – janë tani në dhjetëshen e parë, ndërsa Holanda nuk është më.

Greqia, ndërkaq, ka zëvendësuar Bullgarinë në vendin e fundit në Evropë.

Këto zhvillime dhe pabarazi pasqyrojnë tri tendenca kryesore, thuhet në raport.

E para: vrasja e gazetarëve. Raporti përmend në mënyrë specifike vrasjen e gazetarëve: Giorgios Karaivaz në Greqi dhe Peter R. De Vries në Holandë, në vitin 2021.

“Përgjegjësit për vrasjen e Daphne Caruana Galizias në Maltë dhe të Jan Kuciakut në Sllovaki, para vitit 2020, nuk janë dënuar ende”, thuhet po ashtu në raport.

Duke përmendur arsyen e dytë të gjendjes në kontinent, raporti thotë se gazetarët – të barazuar gabimisht me qeveritë – janë përballur me armiqësi nga protestuesit, që kanë kundërshtuar masat kundër koronavirusit.

“Në Gjermani, Francë, Itali dhe Holandë, gazetarët janë sulmuar fizikisht, ndërsa janë përballur me fyerje dhe kërcënime të të gjitha llojeve në të gjithë kontinentin”, thuhet në raport.

Arsyeja e tretë, sipas raportit, është se disa qeveri të Bashkimit Evropian dhe të vendeve fqinje, kanë ashpërsuar ligjet kundër gazetarëve, sidomos në Slloveni, Poloni, Hungari, Shqipëri dhe Greqi, por aty nuk jepen detaje se për cilat ligje është fjala.

Pesë vendet e fundit në listën e Reporterëve pa Kufij, ku situata me të bërit gazetari konsiderohet si “shumë serioze”, janë: Koreja e Veriut, Eritrea, Irani, Turkmenistani dhe Mianmari./REL/

The post Përmirësohet liria e mediave në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Raporti mbi lirinë e mediave: 488 të burgosur dhe 46 gazetarë të vrarë në 2021
488 gazetarë janë burgosur dhe 46 gazetarë janë vrarë gjatë vitit 2021.

Këto të dhëna vijnë sipas një raportimi të Reporterëve pa Kufij.

“Asnjëherë më parë që nga krijimi i raportit vjetor të RSF-së në 1995 nuk ka qenë kaq i lartë numri i gazetarëve të burgosur, thuhet në deklaratën për shtyp.

Rritja e tyre alarmante prej 20% në një vit i detyrohet “kryesisht tre vendeve”, Mianmarit , Bjellorusisë dhe Kinës, ku ligji i sigurisë kombëtare në Hong Kong ka shkaktuar një rritje masive të gazetarëve të burgosur. Gjithashtu “asnjëherë më parë RSF nuk ka regjistruar një numër kaq të madh grash” në mesin e gazetarëve të burgosur, të cilët tani kanë arritur në 60, domethënë është rritur me një të tretën në krahasim me vitin 2020.

Megjithëse burrat vazhdojnë të përbëjnë shumicën dërrmuese të gazetarëve të burgosur në mbarë botën (87.7%), më shumë gra (17) janë burgosur në Bjellorusi sesa homologët e tyre meshkuj (15). Në Mianmar ku ushtria mori pushtetin në një grusht shteti, numri i gazetarëve është rritur në 53, nga vetëm dy një vit më parë, shkruan abcnews.al

Pesë vendet ku janë burgosur më shumë gazetarë më 1 dhjetor janë Kina (127), Mianmari (53), Vietnami (43), Bjellorusia (32) dhe Arabia Saudite (31). Megjithatë, numri i gazetarëve dhe profesionistëve të medias të vrarë – 46 persona është më i ulëti që është regjistruar në 20 vite, thekson organizata.

Shumica e vdekjeve ishin vrasje të synuara: “65% e viktimave u shënjestruan dhe u vranë qëllimisht.

Vendet më të rrezikshme

Meksika dhe Afganistani mbetën dy vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët, me 7 dhe 6 të viktima respektivisht. Në këtë listë makabre, në vendin e tretë është Jemeni dhe India, me nga 4 të vrarë.

Gjithashtu 65 gazetarë dhe bashkëpunëtorë të medias mbahen peng, dy më shumë se vitin e kaluar./albeu.com/

The post Raporti mbi lirinë e mediave: 488 të burgosur dhe 46 gazetarë të vrarë në 2021 appeared first on Albeu.com.