renie e popullsise Archives - Albeu.com

Grafiku i OKB-së, popullsia e Shqipërisë do të “katandiset” njësoj si në vitet 1960
Në fillim të viteve 1960, popullsia e Shqipërisë ishte rreth 1.2 milionë banorë.

Në fillim të viteve ’90, numri i banorëve të vendit pothuajse u trefishua, duke arritur në 3.3 milionë banorë.

Pas viteve ’90 zhvillimet e vrullshme që ndodhën në vend sollën dhe ndryshime të mëdha demografike. Popullsia filloi të binte me shpejtësi, e ndikuar fillimisht nga niveli i lartë i emigracionit që kulmoi në dekadën e parë të tranzicionit dhe më pas nga stili i ri i jetesës, me lindshmëri më të ulët e familje më të vogla.

Në fund të vitit 2021, popullsia e Shqipërisë vlerësohet të jetë në 2.8 milionë banorë, megjithëse ky është vetëm një vlerësim, pasi Censi i fundit është kryer në vitin 2010, ndërsa pritet që të zhvillohet i riu këtë vit.

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) parashikon që numri i banorëve që jetojnë në Shqipëri do të vijojë të tkurret me ritme të shpejta në vitet në vijim.

Sipas parashikimeve të OKB-së, deri në vitin 2050 popullsia e Shqipërisë pritet të zbresë në 2.5 milionë banorë dhe deri në vitin 2100 do të tkurret në 1.1 milionë banorë, duke arritur në këtë mënyrë në nivelet e viteve 1960 (shiko grafikun).

Të dhënat e tjera të përpunuara nga Visual Capitalist tregojnë se popullsia e Shqipërisë pritet të tkurret me 15.8% deri në vitin 2050, sipas raportit, duke u renditur e dhjeta, pas Bullgarisë, Lituanisë, Letonisë, Ukrainës, Serbisë, Bosnjë Hercegovinës, Kroacisë, Moldavisë dhe Japonisë.

Arsyet

Rënia e normës së lindjeve dhe emigracioni i vazhdueshëm janë dy arsyet që po ndikojnë në reduktimin e popullsisë. Sipas OKB-së, rreth 40% e popullsisë së Shqipërisë jeton tashmë jashtë vendit. Ndërkohë cikli i emigracionit është rigjallëruara vitet e fundit, duke përfshirë familjet, të arsimuarit dhe sidomos të rinjtë. Edhe Covid-19 ka rritur vdekshmërinë në 2020-2021.

Sipas INSTAT, popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2022 rezulton 2.793.592 banorë, duke pësuar një rënie me 1,3 %, krahasuar me 1 janar 2021. Ky është viti i pestë radhazi me tkurrje të numrit të banorëve.

Gjatë vitit 2021 shtesa natyrore e popullsisë (lindje-vdekje) ishte -3.296 banorë, duke shënuar për herë të parë shtesë natyrore negative.

Gjatë vitit 2021 u konstatua dhe një rritje e ndjeshme e emigracionit, ndërsa numri i të kthyerve mbetet i ulët. INSTAT raportoi se numri i imigrantëve në vitin 2021 ishte 9.195 persona dhe numri i emigrantëve ishte 42.048 persona. Numri i të larguarve, sipas grafikëve të INSTAT, ishyte më i larti që nga viti 2019 dhe nga 2014-a.

Edhe normat e lindshmërisë (që shpreh numrin e fëmijëve që mund të bëjë një grua gjatë jetës së saj) po bien me ritme të shpejta vit pas viti, duke sinjalizuar rënie pa kthim të popullsisë. Norma e lindshmëria ka zbritur në rreth 1.3 lindje për një grua (poshtë normës së zëvendësimit), duke rënë ndjeshëm nga 6 në vitet 1960 dhe mbi 2 në fillim të viteve 90, sipas INSTAT.

Rënia e lindshmërisë poshtë normës së zëvendësimit të popullsisë sinjalizon rënien e popullsisë gjatë dekadave dhe plakjen e shpejtë. Kontinenti për ketë arsye po vuan plotësimin e nevojave të tregut të punës. Kërkesa për punë e nxitur nga faktori demografik do të krijojë kushtet për një rrjedhë të sigurt emigracioni edhe nga vendet në zhvillim të tilla si Shqipëria.

E prekur edhe nga normat e larta të emigracionit, popullsia e Shqipërisë ka hyrë në një proces plakje të shpejtë duke u shndërruar në një problem madhor për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.

The post Grafiku i OKB-së, popullsia e Shqipërisë do të “katandiset” njësoj si në vitet 1960 appeared first on Albeu.com.

Popullsia rurale bie me 4% për 4 vite
Tranzicioni demografik në vend është shndërruar në një problematikë për forcën e punës në të gjithë sektorët e ekonomisë në vend, por bujqësia mbetet më e rrezikuara, pasi popullsia në zonat rurale është duke u tkurrur me ritme më të shpejta se popullsia totale për shkak të emigracionit të lartë dhe migrimit të brendshëm.

Ministria e Bujqësisë në një strategji për zhvillimin e sektorit në 5 vitet në vijim, e cilëson si një sfidë që kërkon zgjidhje emergjente, kapitalin njerëzor në fshat.

Të dhënat mbi popullsinë tregojnë se popullsia rurale llogaritet në 964,791 banorë në vitin 2019. Përqindja e popullsisë rurale ka rënë vazhdimisht nga 42,57% në vitin 2015 në 38,89% në vitin 2019, e shkaktuar nga migrimi jashtë dhe përgjithësisht nivelet më të ulëta të lindjeve. Popullsia në zonat rurale ra me rreth 4% ndërmjet periudhës 2015-2019, përkundrejt -1.3 % të popullsisë së përgjithshme

Gjithashtu banorët e zonave rurale vijojnë të tërhiqen kryesisht nga zonat urbane, pasi shkalla e urbanizimit është në rritje pavarësisht nga një rënie e përgjithshme e popullsisë. Sipas parashikimeve, popullsia shqiptare do të ulet me 100,000 njerëz në rreth 2.75 milionë në vitin 2031 krahasuar me vitin 2020, e cila do të jetë kryesisht në zonat rurale, duke zgjeruar më tej hendekun e madh social-ekonomik midis zonave urbane dhe rurale pa kundërmasa.

Këto lëvizje po çojnë në një plakje të shpejtë të popullsisë në fshat, duke rrezikuar zhvillimin e bujqësisë me ritmet e tanishme duke qenë se sektori është pa mekanizim dhe i mbështetur në krahun e lirë të punës.

Gjithashtu popullsia rurale që jeton në fshat është më ekspozuar ndaj varfërisë, pasi sipas Anketës së të Ardhurave dhe Kushteve të Jetesës privimi i rëndë material vlerësohet në 38.3%.

Disponueshmëria dhe cilësia e infrastrukturës rurale dhe shërbimeve bazë janë ende dukshëm më të ulëta në zonat rurale, dhe veçanërisht në zonat e thella dhe malore, të cilat vuajnë nga furnizimi i paqëndrueshëm me energji elektrike, mungesa e aksesit në ujë të pijshëm , në rrjetin rrugor dhe në internet.

Nga ana tjetër Forca e punës është një faktor kyç për produktivitetin. Të dhënat e ILOSTAT-it për vitin 2019 tregojnë se bujqësia angazhon 460,600 punonjës, që do të thotë 36.4% nga fuqia totale e punës raportohen si të punësuar në bujqësi. Mosha mesatare e lartë e fermerëve dhe mungesa e pasardhësve të gatshëm për të vazhduar punën në bujqësi paraqet një kërcënim për fuqinë punëtore në të ardhmen e afërt.

Sipas konkluzioneve të OECD-së, punonjëset gra në bujqësi, të cilat përbëjnë rreth 43% të fuqisë punëtore bujqësore në vendet në zhvillim, janë të mbi-përfaqësuara në punë sezonale ose me kohë të pjesshme të papaguara dhe me pagesë të ulët dhe kështu ka gjasa të mbeten jashtë sistemeve të mbrojtjes sociale.

Aktualisht, kostoja e fuqisë punëtore në Shqipëri është 10 herë më e ulët se mesatarja e BE-së, ndërkohë që pagat në bujqësi janë nën mesataren kombëtare. Kështu, kostot e fuqisë punëtore mund të konsiderohen të lira, por megjithatë akoma jo të aftë për të zëvendësuar produktivitetin e makinerive.

Bujqësia po humbet gradualisht fuqinë punëtore, siç tregohet në anketat e INSTAT (p.sh. Anketa Tremujore e Forcës së Punës të kryer nga INSTAT për tremujorin e tretë 2020 krahasuar me tremujorin e tretë 2019) se norma vjetore e rritjes së punësimit në bujqësi ishte me minus -3.7 %, vlerë kjo më e ulët në krahasim me të gjithë sektorët e tjerë ekonomikë. Migrimi i të rinjve po kërcënon të ardhmen e tregut të punës, digjitalizimin e përmirësuar të bujqësisë dhe aksesin në inovacion./monitor

The post Popullsia rurale bie me 4% për 4 vite appeared first on Albeu.com.