renia e euros Archives - Albeu.com

Rënia e euros/ Jorida Tabaku: Po varfëron shqiptarët dhe po shkatërron prodhimin vendas! Pastrimi i parave po dëmton rëndë ekonominë
Këtë të shtunë, në një video të publikuar në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për pasojat e rënda ekonomike që po sjell zhvlerësimi i euros, duke e cilësuar situatën si një nga goditjet më serioze ndaj ekonomisë shqiptare dhe mirëqenies së qytetarëve.

Tabaku thekson se euro ka prekur minimumet historike të kursit të këmbimit, ndërsa në vitet e fundit vlera e saj ka rënë me rreth 40%.

Sipas saj, ndonëse për shumë qytetarë kursi i këmbimit mund të duket si një koncept abstrakt, efektet e tij janë tashmë të prekshme në përditshmëri.

“Zhvlerësimi i euros po ndikon drejtpërdrejt në çmime, në eksporte, në punësim dhe në mbijetesën e bizneseve shqiptare. Çdo retorikë e qeverisë për nxitjen e eksporteve është e pavlefshme, për sa kohë ekonomia po goditet nga ky fenomen”, – shprehet Tabaku.

Sipas deputetes demokrate, dy sektorët kryesorë që po vuajnë më shumë janë prodhimi fason dhe bujqësia, sektorë që deri dje mbështeteshin te eksportet dhe sot po humbasin tregjet ndërkombëtare.

Ajo paralajmëron se zhvlerësimi i euros po e bën të pamundur që produktet shqiptare të konkurrojnë jashtë vendit, duke reduktuar të ardhurat e fermerëve dhe duke rrezikuar vendet e punës në industrinë fason, ku punësohen rreth 175 mijë persona.

Tabaku e lidh drejtpërdrejt këtë situatë me kriminalizimin e ekonomisë dhe futjen e parave të pista, të cilat, sipas saj, po deformojnë tregun dhe po prodhojnë pasoja të pakthyeshme për ekonominë reale.

“Ky ndikim po shkon drejtpërdrejt në xhepin e qytetarëve dhe po sjell pasoja katastrofike. Nuk ka asnjë mekanizëm që ta rekuperojë dëmin që po i bëhet sot ekonomisë nga pastrimi i parave”, – thekson ajo.

Në përfundim, Tabaku nënvizon se rënia e euros nuk është thjesht një tregues financiar, por rreziku real që po thellon varfërimin e shqiptarëve, po shkatërron prodhimin vendas dhe po minon të ardhmen ekonomike të vendit, në mungesë të një reagimi serioz nga qeveria.

The post Rënia e euros/ Jorida Tabaku: Po varfëron shqiptarët dhe po shkatërron prodhimin vendas! Pastrimi i parave po dëmton rëndë ekonominë appeared first on Albeu.com.

Jorida Tabaku: Rënia e euros po varfëron shqiptarët
Deputetja e PD Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me rënuen e euros në pikën e saj më të ulët, ku shkruan se shqiptari sot është më i varfër edhe në raport me rajonin, pasi me pagat që merr, mund të blejë shumë pak gjëra, me çmimet që janë të larta.

Tabaku thekson se “nga situata përfitojnë monopolet e importit, ato të grosistëve të mëdhenj, të parasë së pisët informale dhe të një sektori që përditë e më shumë futet në zonën e riskut të kuq; ndërtimi”.

Postimi i Tabakut:

Dje, Euro shënoi pikën më të ulët në raport me monedhën tonë vendase. Kursi këmbimit tregonte që 1 euro këmbehej me më pak se 100 lekë.

A do të thotë forcimi i monedhës shqiptare në raport me Euron që familjet tona janë më të pasura? Që një shqiptar i shtresës së mesme blen më shumë në pazarin e fundjavës? Që një shqiptar që punon gjithë ditën ka më shumë të ardhura? Që një bujk që gdhihet në mëngjes dhe punon tokën derisa perëndon dielli do të marrë më shumë për produktin e tij?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë me shumë gjasa, JO!

Një monedhë më e fortë lek nuk vjen si pasojë e një ekonomie që po rritet në sektorët e saj. Sipas të gjithë treguesve ekonomik që raporton INSTAT, ekonomia po rritet vetëm nga ndërtimi. Kush e sponsorizon ndërtimin? Rrogat e shqiptarëve?!

Një monedhë vendase e fortë nuk do të thotë një shqiptar më i pasur, por një shqiptar më i varur nga importi. Një monedhë vendase më e fortë do të thotë kosto më të larta importi, që rriten edhe më shumë kur Autoriteti Konkurrencës nuk bën detyrën sepse tregun e sundojnë monopoli.

Një monedhë vendase më e fortë nuk është shenjë e mirë për shtresën e mesme dhe as për punëtorin që rropatet përditë. Shifrat e EUROSTAT që krahasojnë fuqinë blerëse të shqiptarëve në raport me rajonin, tregojnë se jemi më të varfër dhe kemi çmimet më të larta.

Një monedhë vendase më e fortë nuk janë më shumë të ardhura për bujkun; i lënë në harresë pa një reformë reale, me mjete primitive në shërbim, me mungesë subvencionesh, i keqtrajtuar fiskalisht dhe me një treg të monopolizuar ai nuk dërgon dot produktin e tokës sonë as në tryezën e familjeve tona as të turistëve.

Atëherë kush përfiton nga zhvlerësimi euros? Monopolet e importit, ato të grosistëve të mëdhenj, të parasë së pisët informale dhe të një sektori që përditë e më shumë futet në zonën e riskut të kuq; ndërtimi.

Pra, përfitojnë ata të dyshuarit e përhershëm që duan këtë moçal ekonomik dhe sistem të korruptuar të qëndrojë përjetësisht në kurrizin e çdo shqiptari të ndershëm që punon, të shtresës së mesme dhe të bujqve. Prandaj ata nuk e duan qarkullimin duke preferuar stanjacionin.

The post Jorida Tabaku: Rënia e euros po varfëron shqiptarët appeared first on Albeu.com.

Çfarë po ndodh? Rënia e Euros fut bizneset në konflikt për tregjet
Hallkat e zinxhirit të vlerës janë përfshirë në konfliktin më të ashpër të regjistruar ndonjëherë në tregjet tona. Rënia e paprecedentë e Euros dhe ulja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, janë bërë shkak për përfshirjen në konflikt të eksportuesve me prodhuesit e serrave, të fabrikave me fermat blegtorale, bimët mjekësore me kultivuesit, fasonët me nënkontraktorët etj.

Në fund të betejës, prodhuesit do të mbajnë peshën më të madhe të humbjeve. Si po ndikohet e gjithë ekonomia

Rënia e qëndrueshme e Euros në këmbim me Lekun, vitet e fundit ka rritur konfliktin në tregje si asnjëherë tjetër.

Hallkat e zinxhirit të vlerës, në vend të bashkëpunimit për të rritur fitimet që nga prodhimi, grumbullimi, shpwrndarja, eksporti dhe tregjet e pakicës, këtë vit janë përfshirë në një konflikt të ashpër që rrezikon të çojë në ulje pa kthim prodhimin vendas dhe të dëmtojë më së shumti ata që nxjerrin lëndën e parë për sektorin e përpunimit.

Rënia e kërkesës dhe çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe, nga ana tjetër, mungesa e subvencioneve për sektorin e prodhimit dhe sidomos në bujqësi, po shkëput zinxhirin e hallkave të vlerës.

Që nga fillimi i vitit 2021 e deri më tani, vlera e Euros ka rënë nga rreth 124 lekë në 100.3 lekë.

Nënçmimi i Euros ndaj Lekut, bashkë me uljen e çmimeve të eksporteve në tregjet ndërkombëtare, kanë tkurrur fitimet e eksportuesve.

Për shkak të kësaj situate, eksportuesit po ofrojnë çmime më të ulëta për prodhuesit, të cilët në mungesë të subvencioneve, nuk kanë mundësi të shesin lëndën e parë me çmimet e reja, pasi rrezikojnë të falimentojnë.

Eksportuesit pohojnë se nuk e kanë kaluar kurrë më parë një situatë konfliktuale me prodhuesit si këtë vit.

Për të shmangur kostot, shumë prej eksportuesve kanë nisur të furnizohen me lëndë të parë nga importi. Kjo tendencë po reflektohet në tregtinë e jashtme ku në 5-mujorin e parë, importet në sasi u rritën me 15.5%, ky ishte niveli më i lartë në 6 vitet e fundit, tregojnë të dhënat zyrtare.

Lufta mes hallkave të industrisë

Kompania INCA, pak vite më parë, investoi në një rrjet grumbullimi të të brendshmeve të bagëtive, të cilat përdoreshin si lëndë e parë për industrinë e sallamerisë.

Zoti Alban Zusi, i cili drejton INCA, i dha vlerë një malli që hidhej dhe po krijonte ndotje të mjedisit.

Duke aplikuar modelin e ekonomisë qarkulluese, ai injektonte te thertoret rreth 2 milionë euro në vit, duke grumbulluar të ashtuquajturat mbetje ushqimore para këtij procesi.

Ulja e vlerës së Euros dhe rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare e detyroi z. Zusi të reduktojë çmimet ndaj thertoreve.

Të mësuara me një çmim mbi 100 lekë për kilogram, ata nuk pranuan të shesin me çmime të reja 50 lekë për kilogram.

Konflikti mes tij dhe thertoreve, u thellua deri në atë pikë sa vendosi të ndërpresë bashkëpunimin me furnitorët vendas.

Tani ai po merr një pjesë të konsiderueshme të lëndës së parë nga importi dhe nga tregu vendas, merr vetëm një të katërtën e vitit të kaluar.

Bashkëpunimi me furnitorët po shkon drejt fundit, shpjegoi ai. Humbjet që krijoi rënia e Euros kanë rritur presionin në hallkat e brendshme.

Eksportuesit po përpiqen të mbajnë në këmbë aktivitetin, duke ulur çmimet, por ky mekanizëm ka acaruar shumë prodhuesit duke bërë që kontratat të prishen në dëm të prodhimit vendas.

Në situatë të ngjashme janë të gjitha njësitë e përpunimit të ushqimeve për eksport. Njësitë e prodhimit të pijeve, përpunimit të frutave dhe perimeve, si dhe mishit janë në të njëjtat kushte dhe konflikt me furnitorët.

Blegtorët në konflikt me fabrikat, po tentojnë të krijojnë baxho të vogla

Fermat blegtorale në vendin tonë, kanë hyrë në një cikël të shumëfishtë krize, e cila është thelluar dukshëm me konkurrencën e importeve, për shkak të rënies së Euros.

Dashamir Çela nga Samatica e Beratit, me shumë sakrificë e punë në emigracion, plotësoi ëndrrën e jetës së tij, një fermë me 50 krerë lopë të qumështit.

Vitin e kaluar, kur ai zgjeroi fermën, çmimet e bulmetit dhe sidomos qumështit po rriteshin me shpejtësi nga mungesa kudo në Europë dhe rajon.

Pas luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, shumë ferma blegtorale në Europë u mbyllën nga rritja e madhe e ushqimeve për kafshë. Ukraina është një furnitor i madh global i ushqimeve të bagëtive dhe grurit.

Lufta çoi në amulli tregjet dhe çmimet dhe për rrjedhojë, edhe prodhimin e bulmetit. Për shkak të kësaj situate, fabrikat shqiptare vitin e kaluar e blenë një litër qumësht 14-160 lekë me TVSH, duke i shtyrë blegtorët të investojnë më tej në zgjerim.

Kjo ndodhi në të gjithë rajonin, duke sjellë më shumë prodhim në tregje këtë vit. Mbiprodhimi çoi sërish në ulje të çmimeve. Në fillim të këtij viti, fabrika e përpunimit i kërkoi z. Çela në kontratën e re të furnizimit, çmim 50% më të ulët.

“Nuk kam asnjë mundësi të shes më pak se 80 lekë për litër, pasi kostot e fermës janë të larta në kushtet mungesës së subvencioneve”, – tha z. Çela. Shoqata e Përpunuesve të Qumështit sqaroi se, për shkak të konkurrencës me bulmetin e importit kanë ulur çmimet në tregjet me pakicë.

“Ulja e çmimeve të pakicës dhe rritja e stoqeve na ka shtyrë të ulim çmimet ndaj blegtorëve”, – ka bërë të ditur shoqata.

Në këtë konflikt, qindra blegtorë dy muaj më parë dolën në protesta, duke derdhur botet e qumështit, ndërsa disa të tjerë po shesin sërish bagëtitë.

Konflikti ndërmjet fabrikave të qumështit dhe blegtorëve, ka arritur në atë pikë që po çon në prishje të kontratave dita-ditës.

Shumë blegtorë po përpiqen të mbyllin ciklin dhe nga ana tjetër, përpunuesit e qumështit po furnizohen me lëndë të parë (qumësht) kryesisht nga Serbia dhe rajoni.

Në 5-mujorin e parë të vitit 2024, importet e qumështit dhe bulmetit ishin 56% më të larta se në të njëjtën periudhë të vitit 2019 dhe 5% më të larta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Gjithsej janë importuar 12,6 mijë tonë qumësht në janar-maj 2024. Një kilogram i qumështit të lopës nga ferma në tregun shqiptar aktualisht shitet nga 50-75 lekë për kilogram, në varësi të rajonit dhe llojit të fermës, ndërsa në BE, çmimi mesatar i një kilogrami qumësht në fermë është 35 – 45 cent.

Zoti Çela, veç të tjerash, është i pasionuar pas blegtorisë. Për të mbijetuar do të bëjë provën e fundit, duke instaluar një baxho për të kthyer në djathë qumështin e lopës.

“Nuk kam rrugë tjetër. Çmimi që kërkojnë fabrikat është më i lirë se vlera që më duhet mua për të përballuar kostot.

Është shumë e vështirë të mbyllësh ciklin në blegtori, pasi pajisjet e baxhos kushtojnë dhe gjetja e tregjeve është e vështirë, por nuk kam zgjidhje tjetër”, – tha z. Çela.

Ai ka punuar me sezone të gjata në Gjermani, ku kurseu para për të zgjeruar fermën, e cila nuk po qëndron dot në këmbë nga çmimet e ulëta.

Prodhuesit dhe blegtorët pohojnë se kostot në zinxhirin e blegtorisë janë të larta, pasi shteti nuk e subvencionon sektorin.

Me heqjen e përjashtimit të TVSH, duke rikthyer nivelin 20%, situata e përkeqësua më tej. Çmimi i qumështit në fermë aktualisht është 40% më i lartë se në BE dhe rajon.

Në Shqipëri, vitin e kaluar, blegtorët që kishin mbi 10 krerë lopë morën nga 98 euro për kokë me dy këste.

Ndërkohë që në Serbi, pas grevës së blegtorëve vitin e kaluar, subvencioni për një lopë qumështi është 365 euro dhe për çdo litër blegtori merr mbrapsht 0.16 cent.

Diferenca në çmime po i orienton fabrikat shqiptare drejt importit të qumështit nga jashtë, ç`ka do të thotë se është një presion i shumëfishtë për blegtorët që vuajnë nga kostot e larta të lëndës së parë, mungesa e fuqisë punëtore dhe braktisja e fshatit.

Në vitin 2022, qumështi i importuar zuri 27% të sasisë së grumbulluar në vend dhe të dhënat e vitit 2023 tregojnë se ky raport është thelluar më tej në favor të importit.

Serrat, në “luftë” me grumbulluesit, hedhin prodhimet në kanale

Në fillim të prillit 2024, kanalet e kullimit në Drenovicë dhe Samaticë të Beratit u mbushën me kastravecë të rritur në serrat pranë, ndërkohë që çmimi në tregjet e pakicës në Tiranë ishte 120-140 për kilogram dhe më i lartë se në vitin e kaluar.

Gjithashtu, çmimi i domates në serra ra më pak se 40 lekë nga më shumë se 80 lekë që kushtoi në sezonin e parë të prodhimit të vitit të kaluar.

Mungesa e prodhimit në Spanjë dhe Itali dhe inflacioni i lartë, rritën çmimet e zarzavateve në eksport vitin e kaluar.

Kërkesa për prodhimet shqiptare u rrit dhe, gjithashtu, edhe çmimet. Këtë vit, situata ka ndryshuar krejtësisht. Euro është nënçmuar më tej, duke rënë nga qershori 2023 në qershorin 2024 me 6.2 pikë për qind.

Rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe ulja e vlerës së Euros, ka shtyrë eksportuesit të ulin çmimet ndaj prodhuesve të serrave.

Konflikti arriti deri në atë pikë sa prodhuesit për ditë të tëra hodhën prodhimet në kanale, duke refuzuar t’i shisnin ndaj eksportuesve.

“Çmimet që ofrohen aktualisht për domatet dhe kastravecët e serrave janë shumë poshtë kostos. Që të sigurojmë mbijetesën, na duhet që së paku të shesim me 60 lekë një kilogram”, – tha z. Ziu, fermer me përvojë në zonën e Satamicës në Berat.

Ai tha se biznesi i serrave vijon të jetë me rrezik të lartë, i varur nga kushtet e motit dhe kushtet e tregut.

Prodhimi i sezonit të parë të perimeve ka qenë i mbarë në të gjithë Mesdheun, duke bërë që çmimet në eksport të jenë më të ulëta.

Por teksa fermerët e Europës mbrohen nga ndryshimet në çmimet e tregut, pasi subvencionohen, fermerët shqiptarë janë tërësisht të ekspozuar ndaj ndryshimeve.

Humbjet e një sezoni për ta janë shumë, pasi kjo ndikon negativisht mbjelljet e dyta dhe investimet në rritjen e sipërfaqeve.

Zoti Ziu tha se, çmimet e ulëta për prodhimet në serra do të nxisin braktisjen e mbjelljeve për eksport në sezonet e ardhshme.

Ai tha se vitin e kaluar, çmimet e larta nxitën rritjen e sipërfaqeve të mbjella, por sezonin në vijim do të ndodhë e kundërta. Prodhimi në bujqësi po përballet me kosto të larta.

Mungesa e punonjësve ka rritur kostot e punës teksa inputet vijojnë të jenë të larta. Në të gjithë këtë situatë, prodhuesit janë në konflikt me grumbulluesit dhe eksportuesit pasi mendojnë se po spekulojnë ndaj tyre.

Përpjekjet për të bllokuar shitjet ndaj tyre në grupe dështuan disa herë.

Ndërkohë eksportuesit janë vështirësi. Në njërën anë, humbjet nga kursi i këmbimit dhe në tjetrën, rritja e pagës minimale po i bëjnë prodhimet shqiptare për eksport jokonkurruese në tregjet ndërkombëtare.

Humbjet nga kursi i këmbimit kapën 10% të xhiros në muaj të caktuar të vitit 2023, ndërsa paga minimale nga 32 mijë lekë në prill 2022 arriti në 40 mijë lekë në prill 2023.

Fasonët, në konflikt me klientët dhe nënkontraktorët

Eksportet e veshjeve dhe këpucëve në vlerë shënuan rënie vjetore me 19.1% në janar-maj 2024, sipas të dhënave zyrtare.

Në fillim të këtij viti, një seri klientësh nga Europa tërhoqën porositë nga Shqipëria drejt vendeve të tjera, ku çmimet e prodhimit ishin të lira.

Rritja e pagave dhe rënia e fitimeve nga nënçmimi i Euros bënë që shumë prodhues të rrisnin çmimet për klientët. Kjo çoi në mbyllje të kontratave me Shqipërinë dhe ulje të porosive.

Situata rriti konfliktin brenda industrisë si kurrë më parë. Shumë fabrika të mëdha prishën marrëdhëniet me kompanitë nënkontraktore brenda vendit.

Fabrikat e mëdha në Tiranë operonin me nënkontraktorë. Ulja e porosive bllokoi punën për nënkontraktorët, duke çuar në falimentin e tyre.

Që nga viti 1996, Shkodra ka qenë qendra kryesore prodhuese dhe logjistike e prodhimit të veshjeve intime jashtë Italisë për kompaninë “Cotonella”, lider në tregun fqinj, që tashmë është një markë e njohur ndërkombëtare.

Me rritjen e kostove të prodhimit në Shqipëri, nga nënçmimi i Euros dhe paga minimale, kompania italiane po tërheq një pjesë të prodhimit për t’u zhvendosur në Uzbekistan.

Zotëruesi i kompanisë “Albania Tricot”, Gjergj Leqejza, që prodhon për “Cotonella”, pohoi se “për të qenë konkurrues në treg dhe si rezultat i rritjes së çmimeve në Shqipëri, ‘Cotonella’ s.p.a. ka vendosur të fillojë prodhimin në Uzbekistan”. Prodhimi në Shqipëri do të vijojë, por do të jetë më i kufizuar.

Do të ketë tkurrje të aktivitetit dhe shkurtim të numrit të punonjësve gjatë këtij viti.

Kjo ka bërë që shumë biznese që kanë punuar si nënkontraktorë të zotit Leqejza të jenë në vështirësi dhe në faliment.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT, tregojnë se vitin e kaluar kishin mbyllur aktivitetin 29 biznese me mbi 50 të punësuar në sektorin e industrisë.

Fenomeni është përkeqësuar më tej në fillim të 2024, kur klientët e huaj nuk nënshkruan kontrata të reja me shqiptarët.

Por teksa çmimet e prodhimit në Shqipëri ndryshuan nga rritja e pagës minimale dhe rënia e Euros, në një kohë që tregjet europiane shfaqën rënie të kërkesës për veshje nga kriza e inflacionit, klientët historikë të Shqipërisë po zhvendosen në vende të tjera ku ka kosto më të lira prodhimi.

Harta globale e prodhimit të modës po ndryshon. Prodhuesit, veçanërisht nga qendrat tradicionale si India, po zgjerojnë operacionet e tyre në rajone të reja si Afrika, Lindja e Mesme, Turqia dhe Amerika Latine.

Këto lëvizje synojnë kapërcimin e kufizimeve gjeografike në kërkim të kostove më të ulëta të punës, akses në lëndët e para dhe afërsi me tregjet e konsumit në Europë dhe Amerikë.

Ky diversifikim gjeografik është pjesërisht një përgjigje ndaj ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit gjatë pandemisë dhe tensioneve të vazhdueshme gjeopolitike. Industria e modës po lëviz gjithashtu shumë shpejt drejt automatizimit.

Robotët dhe makineritë e lidhura me Inteligjencë Artificiale po bëhen shumë më efektive se njerëzit në detyra si prerja, qepja, përfundimi dhe madje edhe palosja.

Teksa makineritë po marrin gjithnjë e më shumë detyra të kryera tradicionalisht nga njerëzit, ata kërkojnë punonjës të kualifikuar për drejtimin e tyre.

Bimët mjekësore, rënia vjetore e çmimit me 68% tensionon bashkëpunimin

Prej vitesh qindra familje, kryesisht në Qarkun e Shkodrës kultivojnë sherbelë në fushë, nisur nga kërkesat e mëdha të grumbulluesve të bimëve mjekësore që eksportojnë këtë produkt deri në Amerikën e largët.

Vitin e kaluar, një kilogram nga sherbela e kultivuar në fushë u shit me 160 lekë, ndërsa çmimi këto ditë ka shkuar edhe në 50 lekë.

Rënia e çmimeve ka ndezur një konflikt të ri mes prodhuesve dhe grumbulluesve që rrezikon që bizneset të mos kultivojnë në vitet në vijim.

Filip Gjoka, një nga grumbulluesit më të mëdhenj të bimëve mjekësore dhe sherbelës për eksport, tha se këtë vit ka një superprodhim kudo në rajon dhe kjo ka sjellë rënie të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Pandemia Covid-19, rriti jashtëzakonisht konsumin e sherbelës dhe për rrjedhojë pati rritje të çmimeve.

“Nisur nga kërkesa e lartë gjatë pandemisë, klientët tanë grumbulluan sasi të mëdha të produktit, por tani konsumi ka rënë dhe çmimi gjithashtu.

Magazinat janë plot me stoqe dhe kërkesa nga klientët ka rënë”, tha z. Gjoka.

“Stoqet janë aq të larta në magazina sa edhe sikur dy vite të mos mbillet sherbelë, tregu ka furnizime”, tha ai.

Nga ana tjetër, Euro ka ulur se tepërmi fitimet, duke e bërë të detyrueshme uljen e çmimeve për prodhuesit.

Prodhuesit po refuzojnë të vjelin dhe të dorëzojnë me çmimet aktuale. Z. Gjoka tha se duhet ndërhyrja e shtetit për të stabilizuar situatën. Fabrikat nuk kanë nevojë për sherbelë, por mosgrumbullimi rrezikon mbledhjet në të ardhmen.

Fabrikat e bimëve mjekësore prej kohësh, janë duke vuajtur nga kostot e larta të grumbullimit të bimëve dhe të fuqisë punëtore në tërësi. Rënia e popullsisë në zonat ku bimët rriten në gjendje të egër e ka vështirësuar situatën, ndërsa për ata që kultivojnë bimët mjekësore në fusha gjithashtu kostot janë rritur.

“Mungesa e punonjësve ka rritur kostot e punës dhe prodhuesit kërkojnë çmime më të larta vit pas viti.

Fabrikat këtë vit gjenden në mes të presioneve nga tregu ndërkombëtar, që nuk ka kërkesë, dhe prodhuesve vendas të cilët kërkojnë çmime që të mbulojnë kostot dhe të japin fitimet që u takojnë. Tregu i sherbelës është i ngopur”, – thotë z. Gjoka, i cili tha se Turqia ka nisur kultivimin dhe po kthehet në një prodhues të madh global.

Duke pasur sipërfaqe të mëdha dhe kosto më të ulëta, Turqia po bëhet një furnizues global me çmime të ulëta të sherbelës.

“Lufta” mes zinxhirëve të vlerës penalizon prodhimin

Hallkat e zinxhirit të vlerës këtë vit janë në konflikt më shumë se kurrë, në vend që të rrisin bashkëpunimin.

Në të gjithë këtë konflikt po dëmtohen ata që prodhojnë lëndët e para. Fabrikat do të gjejnë një mënyrë të punojnë. Pronarët e tyre mund të transferohen edhe në aktivitete të tjera dhe mund ta marrin lëndën e parë jashtë vendi.

Dëmi do të jetë i madh tek ata që prodhojnë. Rënia e çmimeve dhe fitimeve në hallkat e sipërme të tregut po peshon te prodhuesit.

Çmimet e ulëta do të dekurajojnë bujqit të mbjellin, blegtorët të rrisin kafshë për qumësht etj. Këtë vit, prodhimi po pëson goditje të shumëfishta që po vijnë nga rënia e Euros dhe çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

“Për shkak se furnitorët nuk pranojnë çmimet e reja, gati 70% të lëndës së parë tani e importoj. Më parë e merrja në tregun vendas”, tha Alban Zusi.

Prodhimi dhe eksporti, janë baza më e qëndrueshme për zhvillimin e një vendi sado i vogël të jetë në sipërfaqe dhe popullsi.

Përvojat kanë treguar se të gjitha vendet me mirëqenie të lartë, kanë pasur në themel të zhvillimit prodhimin dhe eksportet.

P.sh. Gjermania e krijoi pasurinë e saj në bazë të një modeli që nxiti prodhimin në shërbime për industritë zhvilluara në prodhimin e teknologjisë së lartë, makinave, pajisjeve mjekësore, produkteve kimike, energjisë alternative dhe produkteve të tjera të avancuara.

Vende të tjera shfrytëzojnë burimet natyrore, si klimën dhe kapitalin njerëzor për të prodhuar dhe për të shitur jashtë vendit mallra dhe shërbime dhe për t’u pasuruar nëpërmjet tyre.

P.sh. Estonia një vend në Polin e Veriut ky gjysma e vitit është natë, me popullsi vetëm 1.3 milionë banorë, kishte 16 miliardë euro eksporte në vitin 2021, gati katër herë më shumë se Shqipëria, pasi po zbaton një model të bazuar në zhvillimin e eksportit të produkteve teknologjike që lidhen me shërbimet dixhitale që kanë vlerë të lartë.

Në dy vitet e fundit, prodhuesit shqiptarë po kalojnë periudhën më të vështirë të dekadës së fundit, ku ndërthurja e shumë faktorëve me ndikim negativ e ka bërë të paqartë perspektivën.

Nënçmimi i Euros, ka pasur ndikimin më të lartë në përkeqësimin e prodhimit vendas.

Sipas të dhënave zyrtare prej qershorit 2023 në qershorin 2024, vlera e Euros në këmbim me Lekun ka rënë me 5.6%. Euro u këmbye afër vlerës së 100 lekëve javën e kaluar, duke pësuar rënie me 3.2% në krahasim me fillimin e vitit.

Me afrimin e kulmit të sezonit turistik dhe ardhjes së emigrantëve Euro rrezikon të nënçmohet edhe më tej. Rënia e saj po dekurajon prodhimin dhe po ul të ardhurat nga eksportet muaj pas muaji.

INSTAT, raportoi se në 4-mujorin e parë të vitit 2024, eksportet e mallrave arritën vlerën 130 mld lekë, duke u ulur me -17,1% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 284 mld lekë, duke u rritur me 0,4%, krahasuar me një vit më parë.

Deficiti tregtar i mallrave u përkeqësua më tej, duke arritur vlerën e 154 mld lekë, me rrije me 22,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023.

Përveç kursit të këmbimit, ulja e çmimeve të mallrave në tregjet ndërkombëtare dhe rënia kërkesës ka krijuar vështirësi shtesë.

Çmimet kanë rënë deri në 60% për disa prodhime bujqësore në krahasim me vitin 2023, duke sjellë më pak të ardhura në të gjithë zinxhirët e prodhimit të lidhura me eksportin./ Blerina Hoxha / MONITOR

The post Çfarë po ndodh? Rënia e Euros fut bizneset në konflikt për tregjet appeared first on Albeu.com.

Rritja e kostove dhe rënia e euros, çon industrinë përpunuese në pikiatë
Dy sektorët kryesorë prodhues të vendit, industria dhe bujqësia, kontribuuesit më të mëdhenj në punësim, shënuan rënie të fortë vitin e kaluar, duke sinjalizuar një tranzicion me pasoja drejt shërbimeve.

Të dhënat mbi rritjen ekonomike të vitit 2023, treguan se industria përpunuese shënoi rënie vjetore me 6.1%, më e forta e dekadës që nga viti 2012.

Industria përpunuese është kryesisht e përqendruar në prodhimin për eksport dhe përfaqësohet nga industria automotive, ajo e veshjeve dhe këpucëve dhe industria ushqimore.

Sektori i industrisë, që po lulëzonte deri në mes të vitit 2022, përmbysi arritjet e një dekade nga zhvlerësimi i euros dhe rënia e kërkesës nga jashtë pas luftës në Ukrainë.

Fabrikat e mëdha janë në mbijetesë, teksa njësitë e vogla të përpunimit deri në 130 punonjës po mbyllen në seri në këtë fillim viti.

Fabrikat pohojnë se faktori kryesor lidhet me rënien e fitimeve, e krijuar nga kursi i këmbimit. Euro u këmbye mesatarisht me 108.7 lekë në 2023, duke zbritur në verë afër 100 lekëve, nga 118 lekë që ishte mesatarja e 2022.

Eksportuesit pohuan se kostot e rënies së euros kanë gërryer fitimet e biznesit, pasi ato nuk mund të transferohen në çmime.

Në të njëjtën periudhë, paga minimale arriti në 40 mijë lekë në tremujorin e parë 2023, nga 34 mijë lekë që ishte në vitin 2022.

Në anën tjetër, porositë nga jashtë për veshje dhe këpucë ranë me shpejtësi në vitin 2023, pas një kërkese të fortë pas pandemisë në vitin 2021.

Lufta në Ukrainë dhe inflacioni i lartë që krijoi, ndikuan në rënien e konsumit në artikuj të tjerë jo të domosdoshëm.

Fabrikat pohojnë se kjo krizë, më e forta e 15 viteve, i ka vënë bizneset para zgjidhjeve të vështira.

Njësitë e vogla po mbyllen dhe po shkojnë drejt sektorëve të tjerë si turizmi, aktivitetet e pasurive të paluajtshme dhe industria ushqimore, ndërsa fabrikat e mëdha po përshtaten, duke kaluar në segmente më të lartë të prodhimit dhe duke shkurtuar kostot e brendshme, nëpërmjet rritjes së produktivitetit.

Më të cenuarit duket se janë punonjësit, të cilët kanë kaluar në mbi 20 vite duke qepur këpucë dhe e kanë të vështirë të përshtaten në sektorë të tjerë.

Të dhënat të INSTAT, tregojnë se në fabrikat e prodhimit të këpucës ishin të punësuar rreth 20 mijë persona në vitin 2022, por të dhënat nga industria tregojnë se një pjesë e madhe, më shumë se 40% e tyre kanë humbur punën muajt e fundit./Monitor

The post Rritja e kostove dhe rënia e euros, çon industrinë përpunuese në pikiatë appeared first on Albeu.com.

Leku mbyll vit “triumfues”, kursi i Euros në rënie vjetore me më shumë se 9%
Leku e ka mbyllur vitin 2023 në mbiçmim të ndjeshëm krahasuar me një vit më parë.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten (dita e fundit që publikohet kursi zyrtar për këtë vit) në nivelin e 103.88 lekëve. Krahasuar me ditën e fundit të vitit 2022, kursi i këmbimit Euro-Lek ka rënë me 9.1%.

Tendencë në rënie ka shënuar edhe kursi me shumicën e valutave të tjera kryesore.

Kursi i Dollarit Amerikan me Lekun e mbylli vitin në nivelin e 93.94 lekëve, në rënie me 12.2% krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

Kursi i Paundit Britanuik me Lekun e ka mbyllur vitin në vlerën e 119.47 lekëve, në rënie me 7.3% krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

Franga Zvicerane e mbylli vitin në vlerën e 112.1 lekëve, në rënie me 3.5% krahasuar me një vit

Leku ka vit ka shënuar vitin e vet më të mirë të kursin e këmbimit. Mbiçmimi kundrejt Euros preku nivelin e 14% gjatë verës, kur kursi shënoi njëkohësisht edhe nivelin më të ulët historik, me 100.49 lekë. Në vazhdim, kursi pati një korrektim në rritje, por duke ruajtur tendencën mbiçmuese vjetore të Lekut.

Pasi i stabilizua pranë nivelit të 106 lekëve në mbyllje të sezonit veror, gjatë muajit nëntor Leku u forcua ndjeshëm sërish, duke arritur sërish në kufirin e 101 lekëve, kryesisht si rezultat i të ardhurave nga shitja e energjisë elektrike. Në muajin dhjetor, Euro rifitoi disi terren, për shkak të rritjes së ofertës së Lekut në treg, si rrjedhojë e rritjes së fortë të shpenzimeve publike në javët e fundit të vitit.

Mbiçmimi i Lekut këtë vit është sidomos rezultat i përmirësimit të ndjeshëm të Bilancit të pagesave, por edhe i një politike fiskale shumë shtrënguese të ndjekur nga Qeveria shqiptare.

Në tremujorin e tretë 2023 bilanci i llogarisë korrente ishte pozitiv në vlerën e 354 milionë eurove, përkundrejt një deficiti prej 145 milionë eurosh që ishte shënuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo bëri që për 9-mujorin bilanci i llogarisë korrente të jetë pozitiv në vlerën e 28 milionë eurove. Të paktën që nga hapja e ekonomisë shqiptare, kjo është hera e parë që Shqipëria ka një bilanc të llogarisë korrente progresiv pozitiv. Ndikimin kryesor në përmirësimin e Bilancit të Pagesave e dha rritja rekord e të ardhurave nga turizmi.

Suficiti fiskal këtë vit ka prekur nivelet më të larta historike, duke kulmuar me shumën e 51 miliardë lekëve në muajin shtator. Kjo ka shtrënguar ndjeshëm ofertën e Lekut në tregun valutor, me përjashtim të muajit dhjetor, kur përqendrimi i lartë i shpenzimeve ka sjellë një zhvlerësim të lehtë.

The post Leku mbyll vit “triumfues”, kursi i Euros në rënie vjetore me më shumë se 9% appeared first on Albeu.com.

Euro i rikthehet rënies, zbret pranë kufirit të 103 lekëve
Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po zhvendoset përsëri në rënie gjatë kësaj jave. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipëris, Euro u këmbye të mërkurën me 103.21 lekë. Kursi ka pësuar rënie me afërsisht 1.2 lekë që nga enjtja e kaluar, kur u shënua rritja e fundit domethënëse, pas sinjaleve të dhëna nga Banka e Shqipërisë.

Javën e kaluar, Guvernatori Gent Sejko, paralajmëroi ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë për të frenuar mbiçmimin e Lekut në kursin e këmbimit valutor. Në vijim, Banka e Shqipërisë zyrtarizoi rritjen e blerjeve të valutës të planifikuara këtë vit, në një kufi të ri prej 300 milionë eurosh, nga 220 milionë euro që ishte limiti i mëparshëm.

Blerjet e Bankës së Shqipërisë realizohen nëpërmjet ankandeve të programuara dhe zyrtarisht nuk kanë si qëllim ndërhyrjen në kursin e këmbimit, por rritjen e rezervës valutore. Megjithatë, duke parë forcimin e shpejtë të lekut këtë vit, Banka e Shqipërisë po e përdor këtë mekanizëm për të tërhequr një pjesë të prurjeve të mëdha të valutës në treg.

Sidoqoftë, sipas ekspertëve, shuma shtesë prej rreth 80 milionë eurosh që do të blihet nga Banka e Shqipërisë nuk ka shumë të ngjarë të sjellë ndryshime të rëndësishme të raporteve të kursit të këmbimit. Javën e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu 18 milionë euro, por megjithatë tendenca rënëse e kursit të këmbimit ka vijuar.

Agjentët mendojnë se prurjet valutore këtë vit janë mjaft të mëdha, kryesisht për shkak të numrit rekord të turistëve të huaj që po vizitojnë Shqipërinë këtë vit. Nga ana tjetër, edhe rritja më e ngadaltë e kreditimit dhe politika fiskale shtrënguese që po ndjek qeveria shqiptare favorizojnë forcimin e lekut.

Megjithatë, për momentin kursi i këmbimit duket pak më i stabilizuar dhe marzhet e tregtimit janë ulur disi. Kjo nënkupton se pasiguria mes agjentëve të tregut është zbutur disi.Edhe kursi i valutave të tjera ka ardhur në rënie të lehtë këtë javë, por ngelet në nivele pak më të larta krahasuar me nivelet minimale historike që prekën rreth datës 20 korrik, duke ndjekur rënien e kursit të Euros.

Ekspertët mendojnë se gjatë kësaj periudhe është e natyrshme që Leku të ngelet në pozita të forta. Efekti sezonal mund të fillojë të zbehet në ditët e fundit të gushtit, megjithëse sezoni turistik po shfaq një tendencë të zgjerimit në kohë.

Pas vjeshtës mund të kuptohet nëse Euro mund të rifitojë pjesërisht terren, ndonëse për këtë vit projeksionet në përgjithësi ngelen në favor të lekut të fortë. Të vetmit faktorë të parashikueshëm që mund të rrisin kërkesën për euro mund të jenë importet e energjisë elektrike, sidomos në rast të mungesës së rreshjeve në vjeshtë, ose një ndërhyrje më e fortë e Bankës së Shqipërisë për tërheqjen e valutës nga tregu./monitor

The post Euro i rikthehet rënies, zbret pranë kufirit të 103 lekëve appeared first on Albeu.com.

Banka e Shqipërisë bleu 18 milionë euro të premten, kursi i Euros ra përsëri
Banka e Shqipërisë zhvilloi të premten ankandin e njëmbëdhjetë të këtij viti për blerjen e valutës në tregun e brendshëm.

Ky ankand ishte njëkohësisht i pari pas sinjaleve të dhëna këtë javë nga Guvernatori se banka qendrore do të rrisë blerjet në tregun e brendshëm valutor për të frenuar mbiçmimin e fortë të Lekut në kursin e këmbimit.

Shuma e planifikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes pesë dhe nëntë milionë eurove, ndërsa Banka e Shqipërisë realizoi blerje në vlerën e sipërme të intervalit, për gjithsej 9 milionë euro.

Blerjet në raundin e parë u realizuan me një kurs midis 104.37 dhe 104.55 lekëve. Kursi mesatar i ponderuar i blerjeve në raundin e parë ishte 104.41 lekë.

Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në raundin e dytë, për një shumë shtesë prej 8 milionë eurosh, me kursin mesatar të blerjeve në raundin e parë, prej 104.41 lekësh. Në total, shuma e blerë në ankandin e datës 4 gusht arriti në 18 milionë euro.

Banka e Shqipërisë vendosi këtë muaj që të rrisë blerjet e planifikuara të Euros në tregun e brendshëm valutor në një interval midis 220 milionë euro dhe 300 milionë euro, nga intervali i mëparshëm 160 milionë -220 milionë euro. Ky vendim erdhi si një formë për të tërhequr sasinë e madhe të valutës nga tregu dhe për të frenuar forcimin e mëtejshëm të Lekut.

Nga ana tjetër, për shtatë muajt e parë të vitit Banka e Shqipërisë ka blerë tashmë rreth 170 milionë euro (që u shtohen edhe 18 milionë euro të ankandit të parë të gushtit), por pavarësisht kësaj kursi i këmbimit të monedhës europiane me Lekun ka shënuar rënie të paprecedentë këtë vit.

Pavarësisht sinjaleve të dhëna nga Guvernatori Sejko dhe ankandit të radhës për blerje valute, euro ditën e premte pësoi sërish rënie. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 104.04 lekë, në rënie me 0.66 lekë krahasuar me një ditë më parë. Gjatë pasdites së të premtes, rënia e kursit të Euros vijoi edhe përtej vlerave të kursit zyrtar, të publikuar nga banka qendrore në mesditë.

Sipas ekspertëve, efektet e sinjaleve të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor u ndjenë kryesisht pasditen e të mërkurës dhe të enjten, kur kursi i këmbimit të Euros me lekun shënoi rritje të ndjeshme. Por, ky efekt duket se nuk ka zgjatur shumë dhe të premten Euro ka rënë përsëri.

Mbështetur në shifrat e reja të publikuara nga Banka e Shqipërisë, në periudhën gusht-dhjetor 2023 në tregun e brendshëm mund të blihen deri në 130 milionë euro të tjera.

Blerja e 130 milionë eurove në pesë muaj do të rezultonte me një mesatare të blerjeve prej rreth 26 milionë euro në muaj ose 18.6 milionë euro për ankand. Këto shifra janë pak më të larta se mesatarja e blerjeve në shtatë muajt e parë të vitit, prej 24.3 milionë eurosh në muaj ose 17 milionë euro për ankand.

Gjithsesi, rritja e blerjeve të Bankës së Shqipërisë në terma mesatarë nuk duket e atyre përmasave sa të ketë ndikime shumë të mëdha në kursin e këmbimit valutor.

Pavarësisht se sezoni veror sjell historikisht presione të shtuara për rënien e kursit Euro-Lek, vitet e fundit këto presione janë shfaqur gjithnjë e më shpesh edhe në periudha të tjera të vitit.

Nëse këto tendenca do të vazhdojnë edhe gjatë muajve të ardhshëm, janë të pakta gjasat që blerjet e planifikuara nga Banka e Shqipërisë të mund të ndryshojnë ekuilibrat e kursit të këmbimit. /monitor

The post Banka e Shqipërisë bleu 18 milionë euro të premten, kursi i Euros ra përsëri appeared first on Albeu.com.

Leku më i fortë se kurrë, zhvlerësimi i Euros dhe Paundit prek rekorde të reja
Leku e ka nisur këtë javë me një forcim të mëtejshëm në kursin e këmbimit ndaj Euros dhe valutave të tjera kryesore.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 102.36 lekë, në rënie me 0.99 lekë që nga fundi i javës së kaluar. Me bazë vjetore, kursi i këmbimit Euro-Lek ka arritur një rënie prej 12.7%. Për agjentët e këmbimit valutor, rënia e Euros është konfirmim i pritshmërive të tregut.

Kursi Euro-Lek këtë filloi një rënie të ndjeshme qysh në fillim të tremujorit të dytë, ndërsa ardhja e sezonit turistik po e zhyt më shumë në rënie monedhën europiane. Të dhënat e deritanishme kanë treguar një numër rekord të turistëve të huaj dhe të flukseve valutore hyrëse nga turizmi. Besohet se prurjet e mëdha valutore janë faktori kryesor që po ndikon në zhvlerësimin e shpejtë dhe të paprecedentë të monedhës europiane.

Përveç turizmit, prurjet valutore po ndikohen nga rigjallërimi i remitancave dhe nga vlerat e larta të investimeve të huaja. Tendencë e re e viteve të fundit është rritja e investimeve të shtetasve të huaj në pasuri të paluajtshme në Shqipëri.

Agjentët e këmbimit mendojnë se prurjet informale ngelen gjithashtu një faktor që ka ndikimin e vet edhe kursin e këmbimit valutor. Agjentët presin që, për shkak të efektit sezonal, kursi Euro-Lek të vazhdojë të ndjekë një tendencë rënëse të paktën deri në javën e parë të muajit gusht.

Me rënien e saj të fortë, Euro po përheq pas vetes edhe valutat e tjera kryesore.

Paundi Britanik ka rënë në minimumin e ri historik prej 119.12 lekëve.

Dollari Amerikan ka rënë në vlerën e 91.03 lekëve, niveli më i ulët që prej vitit 2009.

Franga zvicerane ka zbritur në nivelin e 106.11 lekëve, niveli më i ulët që prej vitit 2010.

Euro është valuta referuese për sektorin financiar në Shqipëri dhe kursi i monedhave të tjera përcaktohet nga vlera e Euros e kombinuar me kursin e këmbimit të monedhës europiane kundrejt secilës prej tyre. Në javët e fundit, rënia e Euros ndaj Lekut po shoqërohet me një rënie të valutave kryesore ndaj Euros në tregjet ndërkombëtare. Rrjedhimisht, kjo ka sjellë rënie rekord edhe për shumicën e valutave të huaja kundrejt Lekut.

Forcimi i Lekut në kursin e këmbimit, veçanërisht kundrejt Euros, sjell ndikime të rëndësishme në ekonomi. Leku më i fortë ul çmimin e importeve të mallrave dhe shërbimeve dhe në teori ushtron presione rënëse mbi çmimet e importit dhe inflacionin.

Leku i fortë po favorizon shumë edhe huamarrësit në valutë të huaj, duke tkurrur vlerën e detyrimeve të tyre në monedhën vendase. Përfituesi më i madh mes tyre është vetë qeveria shqiptare, që po përfiton rënie të ndjeshme të portofolit të borxhit në valutë të huaj.

Por, një forcim në këto përmasa i Lekut po dëmton ato subjekte ekonomike që kanë të ardhura në valutë të huaj dhe shpenzime në Lekë, duke filluar nga eksportuesit. Forcimi i Lekut me rreth 13% në një vit ka një efekt të fortë negativ mbi marzhet e fitimit dhe në këto kushte alternativat janë rritja e çmimeve, shkurtimi i shpenzimeve ose gjetja e mënyrave për të rritur produktivitetin.

Një kategori që po preket ndjeshëm forcimit të Lekut janë edhe familjet e varura nga remitancat. Zhvlerësimi i valutave ka ulur fuqinë e tyre blerëse dhe potencialisht mund të jetë një faktor që do t’i nxisë emigrantët të dërgojnë më shumë para, faktor që, nga ana tjetër, do të krijonte presione të reja për forcimin e Lekut.

Leku i fortë po ul gjithnjë e më shumë vlerën e kursimeve në valutë të huaj të shqiptarëve. Megjithatë, duke qenë se ekonomia shqiptare është e euroizuar në një shkallë të lartë, ky faktor nuk duket se po e dekurajon shumë mbajtjen e kursimeve në Euro, siç tregojnë të dhënat e depozitave bankare./monitor

The post Leku më i fortë se kurrë, zhvlerësimi i Euros dhe Paundit prek rekorde të reja appeared first on Albeu.com.

Inflacioni rritet papritur në maj, ushqimet shtrenjtohen me 10%, rënia e euros nuk ndihmon
Pas gjashtë muajsh radhazi, kur shfaqi shenja ngadalësimi, rritja e çmimeve u përshpejtua sërish në muajin maj, përkundrejt pritshmërive të Bankës së Shqipërisë që treguesi të kishte një ulje graduale përgjatë këtij viti.

INSTAT njoftoi se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Maj 2023 është 4,7%, një vit më parë ky ndryshim ishte 6,7%.

Që nga tetori i vitit 2022, kur inflacioni arriti në 8.3%, niveli më i lartë që nga 1998, treguesi ishte ulur në mënyrë konstante deri në prill, kur zbriti në 4.6%, për t’iu rikthyer sërish rritjes së lehtë në maj.

Nuk duket të ketë ndikuar as rënia e ndjeshme e euros e dollarit, që teorikisht duhet të ulte çmimet e produkteve të importuara, pasi importuesit me të njëjtën sasi lekësh mund të blejnë më shumë valutë e si rrjedhojë më shumë mallra.

Ndikimin kryesor në shtimin e presioneve inflacioniste e ka dhënë shtrenjtimi i ushqimeve. Sipas INSTAT, rritja vjetore e çmimeve në muajin Maj është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +3,58 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,47 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,41 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,22 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,18 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,16 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,06 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” me -0,82 pikë përqindje.

Banka e Shqipërisë deklaroi më herët se inflacioni ka pasur tendencë rënëse, i ndikuar nga rënia e përgjithshme e inflacionit në ambientin botëror, efekti i bazës së lartë krahasuese të një viti më parë dhe nga efektet e para të normalizimit të qëndrimit të politikës monetare.

Parashikimet e bankës sugjerojnë se inflacioni do të vijojë rënien graduale gjatë këtij viti dhe do të kthehet në objektiv brenda gjysmës së parë të vitit 2024. Megjithatë, rritja e pagave pritej që të ndikonte në shtimin e presioneve inflacioniste.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Maj 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 10,0%, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 6,9%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6,5%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5,0%, “Veshje dhe këpucë” me 4,2%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 4,0%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,7%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Shërbimi arsimor” me 2,2% secili, “Shëndeti” me 1,4% dhe “Komunikimi” me 1,2%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënoi ulje me 12,3%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 18,3%, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 14,3%, “mish” me 12,1%, “fruta” me 12,0%, “peshk” me 9,2%, “bukë dhe drithëra” me 4,5%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 4,1%, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Prill 2023, çmimet e grupeve “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Transporti” u ulën më 1,2% secili.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 1,2%, pasuar nga “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,9%, “Veshje dhe këpucë” me 0,5%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,4% secili, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,2% dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1%./monitor

The post Inflacioni rritet papritur në maj, ushqimet shtrenjtohen me 10%, rënia e euros nuk ndihmon appeared first on Albeu.com.

Thellohet rënia e eksporteve në prill, zhvlerësimi i euros dhe ulja e çmimeve “fundosin” eksportuesit
Eksportet kanë thelluar rënien në muajin prill, duke u tkurrur me 19.3%, me bazë vjetore, pasi në mars ishin reduktuar me 11.7%.

Ritmet e ritmet së eksporteve në vlerë janë ngadalësuar ndjeshëm në krahasim me janarin, kur shitjet jashtë vendit u zgjeruan me 20.2% me bazë vjetore, ndërsa në shkurt u zgjeruan me vetëm 2.8%.

Si rrjedhojë, për gjithë 4 mujorin, shitjet jashtë vendit ranë rezultuar me tendencë negative, duke u reduktuar me 3.4%.

Sipas INSTAT, Duke qenë se Shqipëria, kryen pjesën më të madhe të shkëmbimeve tregtare me vendet e Eurozonës, zhvlerësimi i Euros ka ndikuar në volumin tregtar, krahasuar me një vit më parë. Gjithashtu, rënia e çmimeve në tregjet botërore të produkteve, që kanë ndikim në volumin tregtar, ka ndikuar në treguesit e eksport/importit për muajin Prill 2023 krahasuar me një vit më parë.

Sipas INSTAT, në Prill 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 34 miliard lekë, duke u ulur me -19,2%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me -19,3%, në krahasim me Mars 2023.

Në këtë katër mujor eksportet e mallrave arritën vlerën 156 miliard lekë, duke u ulur me -3,4%.

Gjatë muajit Prill 2023, në uljen e eksporteve prej -19,2%, kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -10,2 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -4,6 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me -3,8 pikë përqindje. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +0,2 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me +0,2 pikë përqindje.

Për 4 mujorin, grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -4,9 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -0,5 pikë përqindje dhe “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -0,3 pikë përqindje. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,1 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me +1,1 pikë përqindje.

Industria tekstile ngadalësohet ndjeshëm nga rritja e kostove dhe rënia e euros

Në prill, eksportet e “Tekstile dhe këpucë”, shënuan një rënie të fortë prej 13.1% për herë të parë në shumë muaj. Kjo tendencë negative erdhi pasi ky grup ishte zgjeruar me më pak se 1% në mars me bazë vjetore, teksa në shkurt ishin rritur në 4.2% me bazë vjetore, nga 12.8% që kishte qenë ecuria pozitive në janar. Për gjithë katër mujorin, ky grup është rritur me 0.68%.

Sipas eksportuesve, ecuria e dobët e eksporteve është ndikuar nga rënia e shitjeve për shkak të shtimit të kostove. Sipas Eva Laro, nga kompania e prodhimit të këpucëve “Pro Dyn”, tendenca ka ardhur si rrjedhojë e reduktimit të kërkesës në Europë si efekt i krizës.

Një tjetër faktor i rëndësishëm, sipas saj, është braktisja e Shqipërisë nga partnerët e huaj për shkak të rritjes së kostos, që ka ardhur nga ndryshimi disa herë i pagës minimale. Por efekti kryesor lidhet me zhvlerësimin e euros, që ul të ardhurat e konvertuara në lekë të eksportuesve.

Vetëm pak ditë më parë, Shoqata e Eksportuese u dërgoi shkresa dhe organizoi takime me Bankën e Shqipërisë dhe Ministrinë e Financave, ku kërkonte që të merreshin masa për të frenuar humbjet që po vinin nga zhvlerësimi i euros). Eksportuesit kanë deklaruar se vetëm në tre muajt e parë të vitit, humbjet nga rënia e monedhës së përbashkët vlerësoheshin në rreth 45 milionë euro.

Sektori po vuan dhe mungesën e punonjësve., si rrjedhojë e emigracionit të lartë.

Edhe në sasi, eksportet e tekstileve e këpucëve janë tkurrur ndjeshëm, përkatësisht me 21% në prill dhe 9.5% për 4 mujorin.

Bien dhe mineralet e lëndët djegëse

“Mineralet dhe lëndët djegëse” ranë me 24.4% në prill. Burime nga Bankers Petroleum thanë se ndonëse ata të gjithë prodhimin po e çojnë për eksport, rënia ka ardhur si rrjedhojë e çmimeve më të ulëta të naftës.

Për 4 mujorin, tkurrja është 1.14%.

Materialet e ndërtimit dhe metalet në tkurrje të ndjeshme

Materialet e ndërtimit dhe metalet vijuan me tkurrjen e ndjeshme dhe në prill, me -40.5% (nga – 33% në mars), duke pasur ecurinë më negative nga të gjitha grupet. Sipas burimeve nga Kurum, një ndër eksportuesit më të mëdhenj në vend tha se tendenca lidhet me disa faktorë, si rënia e çmimeve, por dhe frenimi i kërkesës.

Për 4 mujorin, ky grup u tkurr me 21.5%, duke dhënë ndikimin më negativ në ecurinë e eksporteve.

Ngadalësohen dhe Ushqimet, pijet dhe duhani

“Ushqimet, pijet dhe duhani” u rritën me vetëm 1.6% në prill (nga 18.2% në mars). Përfaqësuesit e sektorit thonë se janë ndikuar nga rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare për shkak të motit të favorshëm, që ka rritur prodhimin.

Për 4 mujorin, ky grup është zgjeruar me 12.2% për shkak të ecurisë së mirë në tre muajt e parë të vitit.

Industria automotive, me rënie, pas rritjes së lartë

Eksportet e Makineri, pajisje, pjesë këmbimi ishin deri në muajin mars grupi që po shënonte ecurinë më të mirë të eksporteve si rrjedhojë e zgjerimit të fabrikave që punojnë në industrinë mbështetëse automotive. Por, në prill, edhe ky grup shënoi rënie të eksporteve me 5.9% me bazë vjetore, duke u ndikuar nga zhvlerësimi i euros.

Gjithsesi, për 4 mujorin, ky grup u zgjerua me 14.4%, duke dhënë ndikimin më pozitiv në eksportet total, së bashku me ushqimet, pijet e duhanin.

Thellohet deficiti tregtar

Në Prill 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 34 miliard lekë, duke u ulur me -19,2%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me -19,3%, në krahasim me Mars 2023.

Importet e mallrave arritën vlerën 75 miliard lekë, duke u ulur me -3,9%, në krahasim me një vit më parë dhe me -7,1 %, në krahasim me Mars 2023. Deficiti tregtar i këtij muaji është 41 miliard lekë, duke u rritur me 14,1 %, krahasuar me Prill 2022 dhe me 6,4 %, në krahasim me Mars 2023.

Në këtë katërmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 156 miliard lekë, duke u ulur me -3,4%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 283 miliard lekë, duke u ulur me -0,8%, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 127 miliard lekë, duke u rritur me 2,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022.

Ulen eksportet drejt Italisë, Gjermanisë, e Kinës

Në muajin Prill 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Prill 2022 janë: Italia (16,7%), Gjermania (48.2%) dhe Kina (59.9%). Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur rritje më të madhe, është: Greqi (5,9%), Kosova (6,1%) dhe Spanja (285,2%).

Gjatë këtij katërmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (10,6%), Gjermania (28,9%) dhe Kina (52,0%). Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, është: Kosova (3,3%), Greqi (51,3%) dhe Maqedoni (31,9%).

Në muajin Prill 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe te importeve, janë: Itali (0,2%), Turqi (42,4%) dhe Greqi (14,8%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe të importeve, në krahasim me Prill 2022 janë: Kina (44,0%), Gjermani (8,8%) dhe SHBA (161,5%).

Gjatë këtij katërmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (2,7%), Turqia (21,0%) dhe Greqia (17,8%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe janë: Kina (32,3%), Gjermani (8,1%) dhe SHBA (75,0%)./monitor

The post Thellohet rënia e eksporteve në prill, zhvlerësimi i euros dhe ulja e çmimeve “fundosin” eksportuesit appeared first on Albeu.com.