Renato Hoxhaj Archives - Albeu.com

Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj/ Policia: U arrestua Armando Gega, në kërkim një rumun
Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Vlorës më 27 prill, ku Renato Hoxha u vra me katër plumba në kokë dhe trup.

Policia njoftoi arrestimin e Kleanth Bylyku alias Armando Gega, i dyshuar si një nga autorët kryesorë të vrasjes.

Në kërkim është shpallur një shtetas rumun 53-vjeçar me precedent penal, si bashkëpunëtor në këtë krim. Rumuni është identifikuar si Daniel Cornea.

Për këtë vrasje është nën hetim edhe një shtetas tjetër, me inicialet I. S., 26 vjeç, i vënë në pranga më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për të cilën vijon puna për të përcaktuar rolin e tij në këtë ngjarje kriminale.

“Si rezultat i angazhimit profesional të strukturave hetimore dhe operacionale, ditët e fundit, në Vlorë, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i vrasjes se shtetasit Renato Hoxha, ndodhur më datë 27.04.2025. Konretisht, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e njërit prej autorëve.

Në vazhdën e punës hetimore për dokumentimin ligjor të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, vetëm tre ditë më parë, më datë 01.08.2025, strukturat e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Në Gjurmë”, me objekt kapjen e shtetasit Kleanth Bylyku alias Armando Gega, 42 vjeç, banues në Vlorë, në kërkim për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Ndaj tij ishte lëshuar urdhër ekzekutimi i vendimit penal nga Gjykata e Vlorës, për caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për vrasjen e shtetasit Renato Hoxhaj, ndodhur më 27.04.2025, rreth orës 06:20, në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës. Viktima u qëllua me armë zjarri, me katër plumba në trup dhe kokë, duke humbur jetën në vend.

Lidhur me këtë ngjarje, falë hetimeve të thelluara dhe analizës së provave të gjetura në vendngjarje, u dokumentua se vrasja ishte e planifikuar dhe e kryer në bashkëpunim me disa persona të tjerë. Si rezultat, janë ndërmarrë këto masa:

* Në muajin prill, u ndalua me iniciativë shtetasi E. M., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”;

* U shpallën në kërkim shtetasi i huaj, me kombësi rumune, D. C., 53 vjeç, me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit. Për këtë shtetas është lëshuar urdher arrestit ndërkombëtar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

* Në hetim për këtë vrasje është edhe një shtetas tjetër, me inicialet I. S., 26 vjeç, i vënë në pranga më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për të cilën vijon puna për të përcaktuar rolin e tij në këtë ngjarje kriminale”,– njofton policia.

Ndërkohë, janë duke vazhdur me intensitet hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje kriminale në Vlorë dhe në Sarandë.

The post Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj/ Policia: U arrestua Armando Gega, në kërkim një rumun appeared first on Albeu.com.

Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë/ Gjykata lë në burg Kleanth Bylykun
Gjykata e Vlorës, ka lënë në burg Kleanth Bylykun, një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Renato Hoxhaj.

Kleanth Bylyku alias Armando Gega, u vu në pranga dy ditë më parë.

Ai rezulton se është pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe ishte i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Lidhur me ngjarjen, ishte arrestuar më parë edhe Erlis Mehmeti, pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes duke i siguruar automjetin me të cilin lëvizte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 më 27 prill, kur viktima po kthehej në shtëpi nga vendi ku punonte si roje i një objekti në ndërtim.

Hoxhaj është qëlluar nga afër tre herë me armë zjarri. Raportohet se ka qenë bashkëjetuesja e tij që ka dëgjuar të shtënat dhe e ka gjetur të vdekur.

Ajo ka shpërthyer në lot, duke thënë “e vranë mo e vranë”, ndërsa më pas është marrë në pyetje nga policia.

Viktima ishte i divorcuar dhe bashkëjetonte me një grua, ndërsa raportohet se është baba i dy fëmijëve të rritur.

Hoxhaj mori 2 plumba në kokë dhe dy në trup, ndërsa pistoleta ka qenë me gëzhoje 9 mm.

Në dëshminë e saj, bashkëjetuesja ka treguar vetëm se si e ka gjetur të vrarë dhe ka njoftuar policinë.

Askush nga banorët nuk ka parë personat që kanë kryer krimin. Pistat kryesore të hetimit janë konfliktet e mundshme së fundmi dhe përfshirja në ndonjë ngjarje.

The post Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë/ Gjykata lë në burg Kleanth Bylykun appeared first on Albeu.com.

Ndihmoi autorin e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë, zbardhet dëshmia e Eris Mehmetit
I ndaluari Eris Mehmeti, ka dhënë dëshminë para ofircerëve të policisë, ku ka mohuar që të ketë lidhje me vrasjen e 58-vjecarit Renato Hoxhaj në Vlorë më 27 Prill.

Raportohet se Eris Mehmeti, ka thënë në polici se makina është e njëjta me atë që ai ka në pronësi.

Ndër të tjera, ai ka shtuar se makinën ia ka lënë në përdorim një miku të tij, pasi ia kishte kërkuar dhe se tashmë nuk e di se për cfarë është përdorur makina e tij.

Eris Mehmeti, është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës, për përkrahje të autorit të krimit dhe sigurim kushtesh, për te kryer vrasjen e Renato Hoxhaj. Nga dyshimet që ka policia dyshohet se automjeti mund të jetë cmontuar.

The post Ndihmoi autorin e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë, zbardhet dëshmia e Eris Mehmetit appeared first on Albeu.com.

Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë/ Viktima roje në banesën e Sokol Sinomatit, i njohur si “Buzëderri”? Publikohet VIDEO e autorit
Në videon e mëposhtme, të siguruara nga Boldnews, janë pamjet e autorit të vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, i cili u ekzekutua mëngjesin e së dielës në lagjen “Hajro Çakërri” në qytetin e Vlorës.

Pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë pranë zonës ku ndodhi krimi, ku vrasësi shfaqet në momentin kur shkon mes rrugicave për të kryer krimin (pamjet e errëta) dhe momenti kur largohet sërish mes rrugicave (pamjet me dritë natyrale).

Siç shihet, vrasësi është maskuar me kapele, doreza të zeza dhe një maskë në fytyrë, teksa grupi hetimor dyshon se ai ka vendosur edhe një maskë silikoni në të gjithë kokën, si dhe një bark artificial për t’ia vështirësuar grupit hetimor identifikimin e tij. Dyshohet se pasi ka kryer krimin, vrasësi është larguar drejt Greqisë përmes kufirit të gjelbër.

Në lidhje me këtë atentat, Policia ndaloi në Tiranë shtetasin Eris Mehmetaj, i cili është me origjinë nga Tropoja, teksa njihet dhe si mik i Roan Brahimit alias Sidorel Prendit, i ekzekutuar në Maj të vitit të kaluar në Athinë, i cili strehohej në Dubai.

Ai është ndaluar nga uniformat blu, pas identifikimit nga Policia e Vlorës të automjetit me të cilin ka lëvizur vrasësi ditën e krimit.

Nga hetimi ka rezultuar se Mehmetaj ia ka dhënë automjetin para krimit autorit, teksa mjetit më pas i ishin ndërruar edhe targat.

Eris Mehmetajt, i është sekuestruar edhe celulari, nga i cili grupi hetimor beson se do të marrë të dhëna që mund ta ndihmojnë për zbardhjen e vrasjes së Renato Hoxhajt.

Grupi hetimor dyshon se vrasja e 58-vjeçarit është porositur nga Dubai, nga një grup kriminal nga Vlora, nën dyshimet se ai mund të ketë qenë informator për grupin kundërshtar.

Mediat raportojnë se viktima Renato Hoxhaj, ka qenë komshi me Sokol Sinomatin, i njohur me nofkën “Buzëderri”, një prej personazheve më të njohur të krimit në Vlorë.

Raportohet se 58-vjeçari, ka qenë edhe roje i banesës së Sinomatit në lagjen “Hajro Çakërri”.

Një vit më parë, Sokol Sinomatit i vranë të birin, Gëzim Sinomati me snajper, një atentat që u pasua nga ngjarje të tjera kriminale në qytetin e Vlorës dhe në Tiranë.

Renato Hoxhaj, tani punonte si roje në një pallat, teksa u ekzekutua pranë banesës së tij, kur po kthehej në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Mbi Renato Hoxhajn, autori qëlloi katër herë me armë zjarri pistoletë, ku 58-vjeçari mori dy plumba në trup dhe dy në kokë.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se autori ka hyrë nga një rrugicë pas pallatit ku 58-vjeçari punonte, duke i dalë këtij të fundit përballë dhe më pas është larguar përsëri në rrugica.

Renato Hoxhaj, jetonte i vetëm në shtëpi, teksa prej dy vitesh bashkëjetonte me një grua të komunitetit rom. Ai ishte babai i dy fëmijëve të rritur. Gruaja e tij e parë jetonte në Itali dhe shpesh fëmijët vinin për ta takuar.

Krimet që kanë tronditur Vlorën në muajt e fundit?

Më 18 Dhjetor të vitit të kaluar, pre e një atentati ra 30-vjeçari Kevin Hajrulla, i cili u qëllua me 24 plumba, teksa po udhëtonte me automjetin e tij, tip “Benz”, në një kryqëzim të lagjes “24 Maji”. Ai mbeti i plagosur rëndë, ku iu nënshtrua dhe tre ndërhyrjeve kirurgjikale, por fatmirësisht, ia doli të mbijetonte.

Kevin Hajrulla është kushëriri i Inez Hajrullës, i cili njihet si i forti i Vlorës, që gjithashtu u ka shpëtuar disa atentateve. Inez Hajrulla, mori drejtimin e grupit kriminal të Edison Arizajt, pas vrasjes së këtij të fundit në Durrës në vitin 2018.

Atentati mbetet ende i pazbardhur, teksa grupi hetimor ka dyshime se ai u tentua të eliminohej për shkak të aktivitetit kriminal të kushëririt të tij, Inez Hajrulla.

Kjo pistë u përforcua edhe për faktin se vetëm pak ditë më vonë, mbrëmjen e 21 Dhjetorit u regjistrua një shpërthim i fortë me tritol me dron në një apartament në katin e 9-të të një pallati në Tiranë.

Apartamenti ishte marrë me qira nga Elena Arëza, partnerja e Bernard Sinomati dhe dyshohet se të dy ata ndodheshin në banesë në momentin e shpërthimit dhe janë larguar vetëm pak minuta më pas.

Bernard Sinomati, është një personazh i krimit të organizuar në Vlorë dhe vëllai i Sokol Sinomatit, teksa u ka shpëtuar edhe dy herë të tjera sulmeve me tritol dhe armë.

Grupi i Sinomatajve, njihet për përplasjen me grupin e Inez Hajrullas, por burime bëjnë me dije se deri më tani ky i fundit nuk është marrë në pyetje për t’u pyetur në lidhje me këto dy atentate, pasi sipas sistemit TIMS rezulton jashtë vendit.

Ndërkohë, ka dyshime dhe se dy atentatet e mësipërme mund të kenë lidhje dhe me ngjarjen e regjistruar mbrëmjen e 7 Janarit, ku Bernard Sinomatit i vranë në Vlorë nipin me snajper (djali i Sokolit), Gëzim Sinomatin, vetëm 23-vjeç, ngjarje ende e pazabardhur.

Në momentin kur u qëllua, i riu ndodhej në ballkon duke pirë cigare, teksa brenda apartamentit dyshohej se ndodhej Bernard Sinomati.

Viktima sapo ishte kthyer nga Blegjika, teksa nuk njihej për precedent penal dhe dyshohet se në atë atentat qitësin mund të kenë ngatërruar edhe shënjestër, pasi mund të kenl dashur të vrasin pikërisht Bernard Sinomatin.

The post Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë/ Viktima roje në banesën e Sokol Sinomatit, i njohur si “Buzëderri”? Publikohet VIDEO e autorit appeared first on Albeu.com.

Publikohet FOTO-ja e autorit të dyshuar që ekzekutoi 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë
Personi që ka qëlluar 4 herë me armë zjarri ndaj Renato Hoxhaj, është shfaqur në orët e para të mëngjesit me një kapele dhe një maskë kirigjikale, duke mbuluar thuajse totalisht pamjen e fytyrës.

Gazetari Elton Qyno, ka siguruar foton e autorit të dyshuar htë vrasjes, ndërsa një person me inicialet E.M është ndaluar si autor i përkrahjes së autorit të krimit.

Personi që duket në foto, është fiksuar nga kamerat e sigurisë që ndodhet të instaluara në zonën ku ndodhi krimi.

Tashmë policia ende nuk ka emrin e saktë të këtij personi, por po punohet intesivisht për identifikimin e tij.

Ngjarja tronditi Vlorës, pasi viktima nuk kishte asnjë precedent penal. Ndërsa pista e hetimit është përqëndruar në konfliktet e mundshme të pronësisë dhe marëdhënies sentimentale.

Hoxhaj kishte disa kohë që ishte divorcuar nga gruaja dhe bashkëjetonte me një grua tjetër. Ai punonte si roje në një biznes në Vlorë.

The post Publikohet FOTO-ja e autorit të dyshuar që ekzekutoi 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Ekzekutimi i 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë/ Zbardhet pista kryesore e hetimeve
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë. Raportohet se zona ku viktima kishte shtëpinë, ishte e vendosur në një vend shumë të lakmuar për ndërtime të reja, dhe pikërisht kjo indicie ka nxitur autorietet të hetojnë lidhjen e mundshme me vrasjen.

Burime pranë familjes së Hoxhajt, janë shprehur se kohët e fundit ai ishte shfaqur i shqetësuar, pasi kishte marrë kërcënime të ndryshme për të dhënë tokën për ndërtim, por nuk kishte pranuar.

Vetëm disa metra më larg banesës së viktimës, është ndërtuar një pallat disa katesh ku çmimet e apartamenteve janë të larta, duke shkuar në rreth 1500 euro për metër katror.

Mësohet se policia po merr në pyetje disa persona për këtë pistë, përfshirë pronarin e pallatit të ndërtuar pranë banesës të tij, për të vërtetuar nëse ekziston prej tij një kërkesë e tillë apo jo.

Sipas të njëjtave burime, në kontakte me të afërmit, viktima ishte shprehur se po merrte kërcënime për shtëpinë me qëllim që aty të ndërtohej por ishte duke rezistuar.

Kjo pistë po hetohet më intensivisht edhe për faktin që Hoxhaj nuk kishte probleme të tjera dhe në zonë njihej si një njeri i qetë dhe i respektueshëm.

Sakaq, dy fëmijët e rritur të tij nuk kanë patur shumë kontakte me të pasi jetojnë jashtë shtetit prej vitesh dhe kontaktet e vetme kanë qenë telefonike.

The post Ekzekutimi i 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë/ Zbardhet pista kryesore e hetimeve appeared first on Albeu.com.

Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë/ Zbardhet dëshmia e partneres: Ai dilte ndonjëherë natën…
Mëngjesin e ditës së djeshme rreth orës 06:00, një ngjarje e rëndë tronditi Vlorën, pasi u gjet i pajetë shtetasi 58-vjeçar, Renato Hoxhaj.

Viktima Renato Hoxhaj, punonte prej 5 vitesh si roje në një objekt pranë shtëpisë së tij në lagjen “Hajro Çakërri”.

Për vrasjen e 58-vjeçarit, ende nuk ka dyshime mbi ndonjë autor të mundshëm dhe motivin e këtij krimi.

Por kemi arritur të mësojmë pak mbi përditshmërinë e të ndjerit, përmes bashkëjetueses së tij, K.Rakipaj.

Në një interviste për Klan News, zonja Rakipaj, është shprehur se në dijeninë e saj, 58-vjeçari nuk ka ndjerë kërcënim, e as nuk është përfshirë në ndonjë konflikt të mëparshëm.

Rutina e tij ndryshoi kohët e fundit, pasi Hoxhaj nuk ka pasur një orar të rregullt të kthimit në shtëpi, apo të daljes nga banesa.

Çifti bashkëjetonte prej rreth 2 vitesh në shtëpinë e të ndjerit Hoxhaj. Bashkëjetuesja shprehet për gazetaren se prej gati 1 viti e gjysmë, ai nuk punonte më si roje.

Rakipaj tregon dhe pak nga ajo se çfarë ajo ka dëshmuar para uniformave blu. Sipas saj, ajo ka dëgjuar të shtënat e armës teksa ndodhej në shtëpi, por i ka konsideruar si fishekzjarre.

Pas rreth 2 orësh, ajo ka dalë nga banesa, dhe ka parë Hoxhajn të pajetë. Ka njoftuar ndihmën e shpejtë, por 58-vjeçari kishte ndërruar jetë që në vendngjarje.

Bashkëjetuesja e të ndjerit, edhe pse nuk është në dijeni të ndonjë konflikti të mundshëm të viktimës, është larguar nga banesa ku të dy jetonin, pasi shprehet se ka frikë.

Intervista e plotë:

Pyetje: Pra ju bashkëjetonit prej dy vitesh?

Rakipaj: Po, e ai punonte roje.

Pyetje: Prej sa vitesh punonte i ndjeri, tek subjekti në afërsi të banesës?

Rakipaj: Ai përpara rrinte, ruante… kishte lokalin, ishin shtëpi ato më përpara. Si u prishën shtëpitë, e u bë ai pallati, edhe rrinte në shtëpi ai pastaj. Nuk shkonte më tek puna. Vetëm në mëngjes ulej ky, nga ora 06:30.

Pyetje: Prej sa kohësh nuk punonte më?

Rakipaj: Vajti goxha që nuk shkonte më tek puna. Nuk rrinte roje natën.

Pyetje: Një vit e gjysmë?

Rakipaj: Po, po. E nuk shkonte më. Vetëm ditën.

Pyetje: Ti sot je larguar nga shtëpia dhe je strehuar tek mikesha jote. Pse je larguar nga shtëpia? Ke frikë? Ndihesh e kërcënuar?

Rakipaj: Kam frikë. Ku të vete të rri?

Pyetje: A është ndjerë ndonjëherë bashkëjetuesi juaj i kërcënuar? A ka pasur ai ndonjë konflikt të mëparshëm?

Rakipaj: Jo, jo.

Pyetje: Si mendoni ju, pse është shtënë me armë zjarri ndaj tij?

Rakipaj: S’e di. As vetë s’e di. S’më tregonte, që ka pasur këtë, ka pasur atë…

Pyetje: Pra, ai nuk është shprehur se ndonjëherë…

Rakipaj: Jo, jo. As më ka thënë asgjë. Të më thoshte mua kam këtë e atë, s’më thoshte fare. Se ai dilte, ikte. Ai sa vinte ikte. Ka ikur e në 2 të natës.

Pyetje: Pra po thua që nuk kishte një orar të rregullt që kthehej e vinte në shtëpi.

Rakipaj: Ky vinte, shkonte në punë. Dilte ndonjëherë në natë të vona, edhe… unë isha në punë. Ikja në punë unë, në orën 19:30, të darkës, edhe vija deri nga ora 03:00 të mëngjesit. E kur vija e gjeja në shtëpi. Në gjumë. Edhe ngrihej nga gjumi ky, e ikte poshtë te lokali e shkonte pinte kafen aty. Rrinte aty gjatë ditës. Pastaj ikte, lëvizte. Ku di unë nga lëvizte ai. Se unë s’do ruaja atë se nga shkonte.

Pyetje: Pra, ti po thua se nuk je në dijeni të ndonjë konflikti të mëparshëm që bashkëjetuesi juaj kishte.

Rakipaj: Nuk e di.

Pyetje: A është ndjerë ai ndonjëherë i kërcënuar?

Rakipaj: Për këtë nuk di ç’të thëm. Nuk më ka thënë asgjë.

Pyetje: Ti personalisht jo.

Rakipaj: Jo, jo. Unë s’di asgjë për vete.

Pyetje: Çfarë kërkoni sot?

Rakipaj: Unë kërkoj për veten time, ja tani, ku të rri.

Pyetje: Ku jetonit ju? Në shtëpi me qira?

Rakipaj: Jo, çfarë me qira? Unë rrija me atë.

Pyetje: Ku jetonit?

Rakipaj: Po me atë rrija unë. Ndonjëherë më merrte me të mira ai, ndonjëherë më përzinte, më nxirrte në rrugë. Rrija, përjashta rrugëve. Vija pastaj, rrija te kjo, 5 minuta, pastaj ikja prap. Ngjitesha lart në shtëpi. E s’më thoshte gjë.

Pyetje: Sot në mëngjes ju kanë shoqëruar në polici, ju kanë marrë në pyetje. Çfarë ju pyetën?

Rakipaj: Më pyetën vetëm për këtë. Pe gjë më thanë, nuk pash gjë i thash unë. Unë s’pash gjë. Unë isha brenda i thashë. Unë e dija se ishin fishekzjarre i thashë. Mendova i thashë se ishin fishekzjarre, mendova. Nuk dola i thashë, se po vishesha. Në atë kohë, i thashë unë, po vishja rrobat, e s’mund të dal. Si do dilja unë.

Pyetje: Çfarë ju thanë në polici?

Rakipaj: Më morën në pyetje, vetëm kaq. Pastaj më lëshuan, ika dola, se erdhi dhe daja i tij pastaj, nga njerëzit e vetë.

Pyetje: Nga njerëzit e të ndjerit, vetëm daja ishte?

Rakipaj: Vetëm daja, edhe ai djali i dajës.

Pyetje: Çfarë thonë ata të dy?

Rakipaj: Asgjë, çfarë të thoshin ata të dy. Nuk e di tha ai.

Pyetje: As sipas tyre nuk ka pasur një konflikt të mëparshëm që ka çuar në këtë atentat?

Rakipaj: Jo, jo. Ata më flisnin mua, unë kam respekt për ata.

The post Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë/ Zbardhet dëshmia e partneres: Ai dilte ndonjëherë natën… appeared first on Albeu.com.

Prekëse/ Pas ekzekutimit të 58-vjeçarit në Vlorë, qeni i tij e kërkon nëpër lagje (VIDEO)
Mëngjesin e sotëm, një 58-vjeçar është ekzekutuar  më tre plumba, në afërsi të banesës së tij. Viktimë mbeti Renato Hoxhaj, ndërsa ende nuk dihet shkaku apo autori/ët.

Ai u gjet i pajetë nga bashkëjetuesja e tij në rrugë, e cila më pas njoftoi dhe policinë.

Në një video të siguruar nga korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, shihet qeni i viktimës që pas ngjarjes sillet përreth lagjes, dhe kafeneve pranë, duke kërkuar të zotin.

The post Prekëse/ Pas ekzekutimit të 58-vjeçarit në Vlorë, qeni i tij e kërkon nëpër lagje (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Ekzekutimi i 58-vjeçarit në Vlorë, familjarja shpërthen në lot: E vranë, ku ishte Ceno?
Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, u ekzekutua me armë zjarri 58-vjeçari, Renato Hoxhaj në lagjen ‘Hajro Çakërri” në Vlorë.

Dyshohet se viktima ka dy plumba në kokë dhe një në trup dhe se është goditur me armë zjarri nga shumë pranë, ndërsa një familjare e viktimës ka shpërthyer në lot në vendin e ngjarjes.

“E vranë! E vranë! Ku ishe Ceno”? – thotë e afërmja.

E tronditur ajo ka mbërritur në vendin ku u vra 58-vjeçari i cili punonte si roje në një pallat në ndërtim e sipër që po bëhej pranë banesës së tij.

Nga biseda duket që Renato Hoxhaj, mund të mos ishte i vetmi person që ruante godinën në ndërtim e sipër, që mund të ruhej dhe nga persona të tjerë.

The post VIDEO/ Ekzekutimi i 58-vjeçarit në Vlorë, familjarja shpërthen në lot: E vranë, ku ishte Ceno? appeared first on Albeu.com.

Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj me armë zjarri në Vlorë/ Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë
Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën, pasi është gjetur i pajetë shtetasi 58-vjeçar, i identifikuar si Renato Hoxhaj.

Mësohet se 58-vjeçari është vrarë në rrugë, në afërsi të banesës së tij, ndërsa policia po heton mbi ngjarjen.

Sipas policisë, 58-vjeçari Renato Hoxhaj, është qëlluar me tre plumba, dy në kokë dhe një në kraharor.

Po në afërsi të banesës së tij ai punonte si roje, në një objekt ndërtimi.

Ndërkohë, mësohet se 58-vjeçari nuk ka pasur asnjë precedent të mëparshëm penal, ndërsa në zonë njihej si njeri jo problematik. Ai ishte i divorcuar dhe baba i dy fëmijëve dhe jetonte vetëm.

Pranë vendit ku është vrarë ka edhe kamera sigurie, të cilat janë marrë nga policia për tu këqyrur, ndërsa po ashtu është marrë në pyetje edhe një prej familjarëve të viktimës.

Ndërkohë, janë publikuar dhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes.

Ai ruante një objekt në ndërtim pranë banesës së tij në lagjen “Hajro Çakërri”.

Ndërkohë bëhet me dije se vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

The post Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj me armë zjarri në Vlorë/ Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë appeared first on Albeu.com.