relaksimi Archives - Albeu.com

Çfarë ndodh me trupin tonë kur relaksohemi?
Çfarë është “relaksimi”? Kjo është ajo që ndodh kur sistemi nervor parasimpatik është përgjegjës për funksionet e trupit. Kjo pjesë e sistemit nervor rregullon funksionin e organeve dhe gjëndrave ndërsa trupi është në qetësi. Reagimi i relaksimit aktivizohet kur personi ndihet i sigurt. Në fakt mund të bllokojë efektet e reagimit të trupit ndaj stresit. Këto ndryshime janë të mira për shëndetin tuaj mendor dhe fizik.

Ritmi i zemrës ngadalësohet

Relaksimi e bën të ditur trupin se është në rregull dhe mund të kursejë energji. Sistemi parasimpatik merr përsipër dhe lëshon një hormon të quajtur acetilkolinë, i cili ngadalëson ritmin e zemrës.

Presioni i gjakut bie

Hormonet e stresit mund të përshpejtojnë rrahjet e zemrës dhe të ngushtojnë enët e gjakut, gjë që rrit përkohësisht presionin e gjakut. E kundërta ndodh në relaksim. Kjo është arsyeja pse teknikat e relaksimit, të tilla si meditimi, mund të ndihmojnë në menaxhimin e stresit dhe zvogëlojnë shanset për sëmundje të zemrës.

Tretja bëhet më e mirë

Kur trupi është nën stres, tretja vazhdon pasi gjaku lëviz në muskujt më të mëdhenj. Relaksimi e ndryshon këtë proces. Gjithashtu redukton inflamacionin që mund të dëmtojë zorrët. Stresi luan një rol në shumë probleme të tretjes, siç është sindroma e zorrës së irrituar.

Frymëmarrja ngadalësohet

Kur trupi është nën stres, frymëmarrja përshpejtohet. Frymëmarrja shumë e shpejtë mund të çojë në nivele të ulëta të dioksidit të karbonit në gjak, gjë që mund të shkaktojë marramendje ose dobësi. Relaksimi, megjithatë, ngadalëson ritmin e frymëmarrjes.

Muskujt relaksohen

Tensioni i muskujve relaksohet kur njeriu është i qetë. Në të kundërt, stresi afatgjatë mund të çojë në ngërçe të vazhdueshme të muskujve.

Më pak dhimbje

Relaksimi nuk e lehtëson dhimbjen, por mund të zvogëlojë pak intensitetin e saj. Muskujt e relaksuar dhembin më pak dhe relaksimi e shtyn trurin të lëshojë endorfinë, kimikate që veprojnë si qetësues natyral kundër dhimbjeve. Studimet tregojnë se teknikat e relaksimit si meditimi mund të zvogëlojnë dhimbjen nga kushte të tilla si fibromialgjia, migrena, dhimbja kronike e legenit dhe sindroma e zorrës së irrituar.

Kontroll më të mirë të sheqerit në gjak

Hormonet e stresit mund të shkaktojnë rritje të sheqerit në gjak. Relaksimi mund të ndihmojë në kontrollin e sheqerit në gjak (edhe pse mund të mos jetë një zëvendësues i ilaçeve).

Sistemi imunitar funksionon më mirë

Stresi afatgjatë e bën të vështirë për trupin të luftojë infeksionet, por relaksimi i thellë mund të ndihmojë sistemin imunitar të rimëkëmbet.

Gjumë më të mirë

Ndonjëherë ndodh që dikush nuk mund të bjerë në gjumë edhe kur është i rraskapitur. Kjo gjendje “e lodhur por e mbingarkuar” është shenjë se trupi është ende në gjendje stresi. Teknikat e relaksimit, të tilla si frymëmarrja e thellë, mund të ndihmojnë dhe ndonjëherë përdoren si një trajtim për pagjumësinë.

The post Çfarë ndodh me trupin tonë kur relaksohemi? appeared first on Albeu.com.