relaksim Archives - Albeu.com

7 truke të thjeshta për një mendje gjithmonë të relaksuar
Këto janë disa truke dhe këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë të mbani në funksion të mirë trurin tuaj, ku përveç të tjerave ju ndihmojnë edhe për të nisur të qetë dhe të relaksuar, javën e punës tuaj.

Shfrytëzoni dritë më të fortë.

Në një hulumtim të Universitetit të Miçiganit, personat të cilët i janë ekspozuar dritës së fortë kanë treguar rezultate dukshëm më të mira me rastin e zgjidhjes së detyrave të caktuara, nga ata të cilët kanë qenë të ekspozuar më shumë ndaj errësirës.

Shikoni gjelbërimin.

Disa hulumtime të ndryshme kanë treguar që dalja në natyrë mund të përmirësojë zgjidhjen kreative të problemit madje për 50 për qind. Madje edhe nëse nuk keni kohë që të dilni në natyrë, studimet e tjera kanë treguar që thjesht shikimi fotografive nga natyra rrisin kujdesin dhe aftësinë që të përfundojmë detyrat pa gabime. Shëtisni nëpër park pas drekës, apo vetëm shikoni nga dritarja…

Djersituni.

Madje edhe vetëm një ushtrim i lehtë mund të çojë deri në ndryshime pozitive psikofizike, stërvitja e shkurtër mund të përmirësojë memorien dhe mësimin, gjë që është rezultat i qarkullimit së shpejtë të oksigjenit në tru, thonë ekspertët.

Dashurohuni

Studimet kanë treguar që personat e moshuar të cilët kanë pasur marrëdhënie seksuale së paku një herë në javë, kanë treguar rezultate më të mira në teste të aftësive verbale. Hulumtuesit thonë që për këtë me siguri meritë kanë dopamina apo oksitocina të cilat lirohen pas seksit.

Përfitoni nga rrezet e diellit

Vitamina D, ose “vitamina e Diellit”, e cila përveçse nga dielli, gjendet në qumësht dhe në mish peshku, ndikon pozitivisht në përqendrimin tonë, por edhe në shpejtësinë e përpunimit të informacioneve.

Shkoni të flini gjumë më herët

Tashmë e dini që truri jua është i ngadalësuar dhe i lodhur kur jeni të pagjumë, mirëpo a e keni ditur se të shkosh në shtrat para mesnate “pastron” trurin nga mbetjet toksike të cilat janë akumuluar gjatë kohës që keni qenë zgjuar. Fondacioni kombëtar britanik i gjumit rekomandon shtatë deri në nëntë orë gjumë për të rriturit.

Mbani shënime të shkruara me laps dhe jo në kompjuter.

Ndoshta nuk do të dukeni modernë dhe bashkëkohor, si të tjerët përreth jush të cilët para vetes kanë kompjuterë, mirëpo do të bëni shumë mirë për trurin tuaj nëse shënimet i shkruani me laps në letër.

The post 7 truke të thjeshta për një mendje gjithmonë të relaksuar appeared first on Albeu.com.

PAGJUMËSIA/ Tre lëvizje që do t’ju relaksojnë, çdokush mund t’i bëjë
Nëse tensioni i ditës nuk iu lë të qetësoheni, mund të bëni 3 ushtrime të thjeshta në dyshek për t’u çlodhur dhe për të fjetur lehtësisht. Filozofia e jogës mund të jetë veçanërisht e dobishme nëse dëshironi të qetësoheni dhe të relaksoheni pas një dite stresuese. Frymëzuar nga joga, ja 3 ushtrime të thjeshta dhe variacionet e tyre që mund t’i bëni të shtrirë në dyshek, me lëvizje të qeta dhe komode, pa nxitim dhe pa presion.

Të gjitha ushtrimet duhet të bëhen me kujdes.

Ushtrimi i parë: Uluni rehat në skajin e shtratit tuaj me këmbët tuaja në dysheme dhe shtyllën kurrizore drejt. Gërshetoni gishtat dhe vendosni pëllëmbët pas kokës, afërsisht në nivelin e syve, me gishtat e mëdhenj të drejtuar nga qafa dhe bërrylat jashtë. Merrni frymë thellë dhe hapni ngadalë gjoksin, duke hapur bërrylat aq sa të lejon trupi ndërsa shikoni drejt tavanit.

Gjatë nxjerrjes mbyllni bërrylat dhe ulni mjekrën drejt gjoksit, pa e shtypur kokën me duar. Përsëriteni 6-8 herë.

Ushtrimi dy: Shtrihuni në shpinë dhe përkulni këmbën e djathtë afër gjoksit, ndërsa tjetrën e mbani drejt. Mbajeni për 3 frymëmarrje dhe më pas ndërroni këmbët.

Ushtrimi i tretë: Shtrihuni në shpinë dhe vendosni këmbët në mur. Vendosni legenin sa më afër murit. Mbajeni për 30” deri në 1′ dhe ngadalë ulni këmbët anash. Këshillë. Nëse keni vështirësi ose ndjeni ndonjë shqetësim, vendosni një jastëk nën legen.

The post PAGJUMËSIA/ Tre lëvizje që do t’ju relaksojnë, çdokush mund t’i bëjë appeared first on Albeu.com.

Me këtë ushtrim relaksues do të shpëtoni nga stresi brenda një minuti
Stresi është një reagim normal ndaj lodhjes së përditshme. Sidoqoftë, stresi i tepërt mund të jetë pengesë për një jetë të shëndetshme dhe të lumtur.

Ushtrimet e relaksimit janë shumë efektive në menaxhimin e stresit, dhe gjithashtu mund të ndihmojnë trupin të kthehet në funksionet e tij normale.

Nëse mendoni se stresi juaj po ju paguan, provoni ushtrimin vijues, kudo që të jeni, për lehtësim të menjëhershëm.

Vendosni një dorë në bark dhe tjetrën në gjoks.

Merrni frymë me hundë dhe nxirreni përmes gojës. Mundohuni të ngrini krahun që keni vendosur në bark më shumë sesa krahun që keni vendosur në gjoks kur merrni frymë.

Përësiteni 5-10 herë, 3 herë në ditë, shtrirë, ulur ose në këmbë./albeu.com

The post Me këtë ushtrim relaksues do të shpëtoni nga stresi brenda një minuti appeared first on Albeu.com.