REL Archives - Albeu.com

PS nuk lejoi heqjen e imunitetit të Ballukut/ REL: Një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë drejt BE, ja çështjet për të cilën Unioni nuk bën kompromis
Dy ligje në Mal të Zi, që janë kontroverse prej perspektivës së Brukselit, amendamentet e ligjeve në sektorin e gjyqësorit në Serbi dhe dështimi për t’ia hequr imunitetin parlamentar ish-zëvendëskryeministres në Shqipëri, i kanë kthyer këto tre shtete kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian sërish para testit kryesor për pranim, atij për sundimin e ligjit.

Përparimi në të gjithë kapitujt që duhen mbyllur para anëtarësimit nuk do të jetë i mjaftueshëm nëse vendet kandidate stagnojnë apo shënojnë kthim mbrapa në Kapitujt 23 dhe 24, të cilët, sipas metodologjisë evropiane të integrimit, hapen të parët dhe mbyllen të fundit.

“Reformat e pakthyeshme në këto fusha janë kusht që partnerët e zgjerimit të përparojnë në rrugët e tyre të pranimit, duke i përmbushur standardet specifike”, ka rikujtuar Shërbimi për media i Komisionit Evropian në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Reformat nuk janë vetëm për letër, shtetet duhet të demonstrojnë zbatimin e tyre dhe duhet të garantojnë besueshmëri përmes rezultateve të prekshme”, është thënë mes tjerash në përgjigje.

Shqipëria dhe Mali i Zi, janë në krye të listës për t’u bërë anëtarë të rinj të bllokut evropian. Në këtë drejtim, Komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka folur me kryeministrin malazez, Millojko Spajiq javën e kaluar në Podgoricë.

“Ju duhet të keni patjetër një gjyqësor të pavarur, që ka kapacitet për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, si dhe të keni media të pavarura pasi ne nuk do të bëjmë kurrë kompromis në këto çështje”.

Pse dy ligje po ia vështirësojnë Malit të Zi rrugën drejt BE-së?

Ambiciet e autoriteteve në Mal të Zi që të bëhen vendi i 28-të anëtar i BE-së janë komplikuar pas miratimit të dy ligjeve kontroverse.

Bëhet fjalë për amendamente në Ligjin për Çështje të Brendshme dhe Ligjin për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare.

Sipas Komisionit Evropian, këto amendamente nuk janë në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Direktivën për Zbatimin e Ligjit.

Rregullorja për Mbrojtjen e të Dhënave, është ligj që përcakton se si mblidhen dhe ruhen të dhënat e individëve në Zonën Ekonomike Evropiane.

Ajo i forcon të drejtat për privatësi, vendos obligime serioze për organizatat dhe vlen për të gjitha kompanitë në botë që procesojnë të dhëna të banorëve të BE-së.

Direktiva për Zbatim të Ligjit rregullon mënyrën se si autoritetet e policisë dhe gjyqësorit në BE i procesojnë dhe mbrojnë të dhënat personale të individëve, sidomos të viktimave, dëshmitarëve dhe të dyshuarve për shkelje penale.

Opozita malazeze dhe shoqëria civile i kritikojnë ndryshimet e bëra në Ligjin për Çështje të Brendshme pasi besojnë se ato i rrisin kompetencat e ministrit të Brendshëm, sidomos në emërimin dhe shkarkimin e drejtorit të policisë, dhe kështu më pas hapet rruga për ndikim politik në punën e policisë.

Sa i përket Ligjit për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, kritika më e shpeshtë ka të bëjë me dispozitat që lejojnë qasjen në bazat e të dhënave të organeve dhe institucioneve shtetërore, në disa raste pa vendim gjykate.

Ndërkohë, Mali i Zi pritet të emërojë anëtarë të Këshillit Gjyqësor, trupit kryesor të gjyqësorit, anëtarët e të cilit mund të emërohen dhe shkarkojnë gjyqtarë.

Pse janë ligjet e reja problematike për rrugën e Serbisë në BE?

Në rastin e Serbisë, BE-ja ka qenë e qartë. Pas miratimit të ligjeve të gjyqësorit, me nismë të partisë së presidentit Aleksandar Vuçic, kritikat kanë qenë të shpejta nga Brukseli, përfshirë prej Komisionares për Zgjerim, e cila ka vlerësuar se këto ligje kufizojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe, sipas mendimit të saj, përbëjnë kthim mbrapa.

Vuçiq është përgjigjur duke thënë se nuk e kupton për çfarë kthimi mbrapa bëhet fjalë, meqë Serbia ka stagnuar në rrugën drejt BE-së që katër vjet.

Më 2021, Serbia e ka hapur grupin e kapitujve për agjendë të gjelbër dhe lidhshmëri të qëndrueshme, mirëpo përparim nuk është arritur.

Ligjet në gjyqësor që kanë nisur të zbatohen, janë duke e shtyrë vendin në drejtim të kundërt me standardet evropiane.

Bashkimi Evropian pati kërkuar që ligjet të mos miratoheshin dhe pasi Vuçici i ka nënshkruar ato, Brukseli ka thënë se zbatimi i tyre duhet të pezullohet derisa të ketë një opinion prej Komisionit të Venecias.

Florian Biber, profesor për histori dhe politikë dhe drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit, ka thënë se në një konstelacion të tillë politik, Serbia nuk ka shanse që t’iu afrohet strukturave evropiane.

“Nuk ka të bëjë vetëm me sundimin e ligjit, por me mungesën e respektit për rregullat demokratike bazike. Është e qartë se regjimi aktual nuk është i interesuar në anëtarësim në BE, apo të garantojë se Serbia është shtet demokratik”, ka thënë Bieber.

Sfidat e Shqipërisë

Në vitin e kaluar, Shqipëria i ka hapur të gjithë kapitujt negociues, pavarësisht problemeve në sektorin e sundimit të ligjit.

Sikur edhe me vendet tjera kandidate, Komisioni Evropian e ka përmendur në Raportin e Progresit, në tetor të vitit të kaluar se shqetësimet kryesore për Shqipërinë përfshijnë rritjen e presionit politik në gjyqësor, luftën e dobët kundër korrupsionit dhe lirinë e kufizuar të medias.

Sfida e fundit ka të bëjë me refuzimin e deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë për t’ia hequr imunitetin ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është e akuzuar për korrupsion.

Deputetët nga Partia Socialiste në pushtet kanë refuzuar t’ia heqin asaj imunitetin dhe vendimi është mirëpritur prej vetë kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se Parlamenti ka bërë “atë që do të bënte çdo shtet demokratik në Evropë”.

Brukseli nuk është pajtuar me deklaratën e Ramës se kërkesa për heqje të imunitetit nuk ka qenë në përputhje me Kushtetutën.

Radio Evropa e Lirë, ka mësuar që diçka e tillë ka ndikuar drejtpërdrejt në rezistencën e disa vendeve anëtare që t’ia garantojnë Shqipërisë një të ashtuquajtur IBAR pozitiv.

IBAR është shkurtesë për Raportin mbi Vlerësimin e Përkohshëm të Standardeve ku vlerësohet përparimi në sundimin e ligjit, gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit, për Kapitujt kyç 23 dhe 24 në negociatat e anëtarësimit.

Derisa vendet e BE-së të mos e miratojnë në mënyrë unanime IBAR-in, Shqipëria nuk do të mund të ecë përpara në mbylljen e kapitujve.

Mali i Zi, për shembull, është dashur të presë për IBAR pozitiv, i cili është miratuar në qershor të vitit 2024, në mënyrë që të nisë mbylljen e kapitujve. Para këtij vendimi, hera e fundit që ka mbyllur kapituj ka qenë vitit 2017.

A mund të mbyllet njëri sy?

Pranimi i anëtarëve të rinj pa të drejtën e vetos, që aktualisht e kanë të 27 vendet anëtare të BE-së, është diçka për të cilën kanë avokuar, edhe Edi Rama, edhe Aleksandar Vuçiq në një artikull të përbashkët muajin e kaluar në të përditshmen gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, i cili i ka shtuar spekulimet se shtetet e Ballkanit Perëndimor “mund ta mbyllin njërin sy”.

Florian Bieber, beson se brenda këtij kuadri ligjor është e pamundur të ndahen konsideratat politike nga kriteret e sundimit të ligjit.

“Sigurisht, elitat politike në Mal të Zi dhe Shqipëri e njohin momentumin politik dhe kanë prirje të jenë më pak të rrepta në lidhje me zbatimin. Megjithatë, në fund të fundit, nevojitet pëlqimi i 27 shteteve anëtare, i cili është larg të qenit i garantuar”, paralajmëron Bieber në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Komisionarja Kos, ka folur në këtë drejtim në Parlamentin Evropian në fillim të marsit, duke e theksuar se statusi i liderit në këtë proces nuk garantohet përgjithmonë.

Ajo u ka thënë Shqipërisë, Malit të Zi, Ukrainës dhe Moldavisë që “përparimi duhet të arrihet përmes reformave”.

A mund të ndihmojnë “mekanizmat mbrojtës”?

Mekanizmat mbrojtës nuk janë diçka e panjohur në proceset evropiane.

Kur Bullgaria dhe Rumania janë pranuar në BE më 2017, Komisioni Evropian pati vendosur të miratojë anëtarësimin e tyre, pavarësisht reformave të papërfunduara në fushën e sundimit të ligjit, me kusht që dobësitë të vazhdojnë të adresohen pas anëtarësimit përmes të ashtuquajturit Mekanizëm Bashkëpunimi dhe Verifikimi, i cili mundësoi monitorimin pas anëtarësimit dhe vlerësimin e rregullt të progresit në gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit.

Ky mbikëqyrje pas anëtarësimit zgjati plot 16 vjet dhe përfundoi në vitin 2023.

Për Florian Biberin, ekzistojnë zgjidhje për dilemat e mundshme të shteteve anëtare, dhe sipas tij, zgjidhja qëndron në një periudhë kalimtare që do t’u lejonte anëtarëve të rinj t’i zbatonin reformat pas anëtarësimit.

Sipas tij, pranimi i Malit të Zi dhe ndoshta i vendeve të tjera në rajon do të sinjalizonte se ka një të ardhme për rajonin në BE.

“Një projekt i tillë politik duhet t’i bindë skeptikët midis shteteve anëtare dhe duhet të përfshijë gjithashtu mekanizma të qëndrueshëm për të siguruar që anëtarët e ardhshëm do të respektojnë sundimin e ligjit”, vlerëson Biber.

Megjithatë, ai beson se edhe nëse ndonjë anëtar i ri i plotëson të gjitha kriteret, nuk ka garanci se nuk do të ketë pengesa.

Diçka e tillë ka ndodhur në Hungari, Poloni ose Sllovaki disa vjet pas anëtarësimit në BE, kur problemet me pavarësinë në gjyqësor dhe sundimin e ligjit dolën në pah në këto vende, sepse autoritetet shpesh përpiqeshin të ndikonin në gjykata, të kufizonin liritë e medias dhe të zvogëlonin kontrollin mbi institucionet e pavarura./REL

The post PS nuk lejoi heqjen e imunitetit të Ballukut/ REL: Një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë drejt BE, ja çështjet për të cilën Unioni nuk bën kompromis appeared first on Albeu.com.

USAGM ndërpret disa prej transmetimeve satelitore të radios “Evropa e Lirë”, REL, në gjuhën ruse
Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM) i ka ndërprerë kontratat me dy sisteme satelitore që transmetojnë përmbajtje në gjuhën ruse të prodhuar nga Current Time, rrjeti i udhëhequr nga Radio Evropa e Lirë (REL).

USAGM është duke bërë përpjekje t’i mbyllë gradualisht veprimtaritë në një numër transmetuesish të financuar nga Shtetet e Bashkuara.

Current Time tha më 4 prill se transmetimet në sistemet satelitore Astra dhe Eutelsat janë ndërprerë, pas vendimit të agjencisë qeveritare amerikane, e cila mbikëqyr veprimtaritë e REL-it dhe Zërit të Amerikës, megjithëse Current Time vazhdon të transmetohet në sistemin satelitor Hotbird.

USAGM-ja nuk dha asnjë shpjegim për vendimin e saj.

Current Time, i cili është shpallur “organizatë e padëshirueshme” nga Ministria e Drejtësisë e Rusisë, tha se audienca e tij mund të përdorë mjete të tjera digjitale për të pasur qasje në programet e tij, të cilat vazhdojnë të prodhohen.

Current Time e përqendron punën e saj në Rusi, Ukrainë, Azinë Qendrore, Evropën Lindore dhe rajone të tjera.

REL-i arrin pothuajse 50 milionë njerëz në vende si Bjellorusia, Kina, Irani dhe Rusia, duke synuar të ofrojë lajme dhe informata të pavarura dhe të paanshme për 23 vendet ku transmeton në 27 gjuhë.

Vendimi i USAGM për t’i ndërprerë kontratat satelitore vjen tri javë pas një urdhri ekzekutiv të nënshkruar nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i cili kërkon tkurrjen e shtatë agjencive – përfshirë USAGM – “në masën maksimale që lejon ligji në fuqi”.

Disa orë pas nënshkrimit të këtij urdhri, USAGM njoftoi për ndërprerjen e fondeve REL-it të miratuara nga Kongresi për buxhetin e vitit 2025, që përfundon më 30 shtator.

REL-i e ka cilësuar këtë veprim si të paligjshëm dhe tani është duke ndërmarrë veprime ligjore kundër USAGM-it.

Më 25 mars, një gjykatë amerikane pranoi kërkesën e REL-it për një urdhër të përkohshëm ndalimi (TRO), duke vendosur se USAGM-i kishte vepruar “në mënyrë arbitrare dhe kapriçioze” duke ndërprerë grantin e REL-it.

Një ditë më vonë, USAGM-i i shkroi REL-it, duke thënë se po e anulonte vendimin, por se ky veprim nuk ndikonte në të drejtën e USAGM-it për të ndërprerë grantin në të ardhmen.

REL-i, i cili më 1 prill u detyrua t’i çonte shumë nga punonjësit e tij në pushim me pagë të shkurtuar, ka thënë se ende pret konfirmimin zyrtar nga USAGM për rifillimin e financimit.

Avokatët e të drejtave të medias e kanë quajtur vendimin për të rrënuar USAGM-in si “të papranueshëm”, duke thënë se i jep një fitore regjimeve autoritare në mbarë botën.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve paralajmëroi më 1 prill se ky veprim gjithashtu vë në rrezik shumë gazetarë që kanë punuar për transmetues si REL-i.

“Gazetarët e lidhur me USAGM-in përballen me kërcënime serioze, burgosje dhe persekutim në vendet e tyre për shkak të raportimeve mbi çështje politike të ndjeshme”, thuhej në një letër të nënshkruar gjithashtu nga PEN America, Reporterët pa Kufij dhe organizata të tjera, të cilat i bënin thirrje Kongresit Amerikan të ndërmarrë “veprime të menjëhershme” për t’i mbrojtur gazetarët që kanë punuar për media të financuara publikisht.

USAGM është agjenci e pavarur e Qeverisë amerikane që mbikëqyr transmetimin e lajmeve dhe informacionit në gati 50 gjuhë, duke arritur rreth 361 milionë njerëz çdo javë.

Kërkesa totale për buxhetin e USAGM për vitin fiskal 2025 ishte 950 milionë dollarë, për të financuar të gjitha operacionet dhe investimet kapitale.

Kjo përfshin media si REL, Zëri i Amerikës, Radio Azia e Lirë, Zyra e Transmetimeve për Kubën (Radio Marti), Rrjetet e Transmetimit për Lindjen e Mesme (MBN) dhe Fondi i Teknologjisë së Hapur.

The post USAGM ndërpret disa prej transmetimeve satelitore të radios “Evropa e Lirë”, REL, në gjuhën ruse appeared first on Albeu.com.

Arrestohet në Teheran ish-gazetari i REL-it dhe shtetasi amerikano-iranian
Një ish-gazetar i Radios Evropa e Lirë (REL), i cili u kthye në Iran pas shumë vjetësh jashtë vendit, është arrestuar në Teheran, tha një burim për REL-in më 15 tetor.

Reza Valizadeh, i cili ka shtetësi të dyfishtë iraniane dhe amerikane, u arrestua rreth tri javë më parë dhe përballet me akuza, përfshirë për bashkëpunim me media në gjuhën persishte jashtë vendit, tha njëri nga të afërmit e tij për REL-in.

Zyrtarët iranianë nuk e kanë komentuar ende arrestimin e Valizadehit.

Valizadeh e la punën si anëtar i stafit të Radios Farda të REL-it në nëntor 2022 dhe qëndroi jashtë vendit për një kohë.

Në postimin e tij të fundit në X më 13 gusht, Valizadeh tha se kishte udhëtuar për në Teheran më 16 mars.

Ai tha se bisedimet “kishin mbetur në gjysmë” me agjencinë inteligjente të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, por në fund u kthye në Iran pas 14 vjetëve duke marrë përgjegjësinë mbi supet e veta dhe “pa asnjë letër besimi, qoftë verbalisht”.

Nuk është e qartë se në çfarë rrethanash e shkroi këtë postim.

Shumë iranianë me shtetësi të dyfishtë janë arrestuar nga agjencitë e sigurimit dhe janë akuzuar për kryerjen e krimeve të ndryshme. Shumica e pronave të tyre janë konfiskuar apo bllokuar, dhe në disa raste, pjesëtarët e familjeve të tyre brenda Iranit janë përballur me trysni për t’i detyruar këta njerëz të kthehen në Iran.

Irani akuzohet se u bën trysni qeverive të huaja t’i plotësojnë kërkesat e tij duke i arrestuar jashtëligjshëm, apo duke i “marrë peng” shtetasit e huaj, përfshirë ata me shtetësi të dyfishtë./ REL

The post Arrestohet në Teheran ish-gazetari i REL-it dhe shtetasi amerikano-iranian appeared first on Albeu.com.

Diplomatët e dëbuar rusë gjejnë shtëpi në Beograd
Në muajt pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia, vitin e kaluar, qindra diplomatë rusë u dëbuan nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Disa nga to përmendën dyshimet për spiunim si arsye për dëbimin e emisarëve.

Së paku tre prej tyre u rishfaqën më pas si diplomatë të akredituar në Serbi – dy prej të cilëve kanë lidhje me inteligjencën ruse, tregon një hulumtim disamujor i Radios Evropa e Lirë.

Diplomati i tretë, që aktualisht gjendet në Ambasadën ruse në Beograd, e la postin e tij në Ambasadën ruse në Helsinki dy muaj pasi Finlanda njoftoi për dëbimin e diplomatëve rusë, në përgjigje të pushtimit të Ukrainës, që nisi më 24 shkurt të vitit 2022.

Rusia e rriti praninë e saj diplomatike në Serbi, pas një vale të dëbimeve të diplomatëve nga BE-ja, vitin e kaluar. Në Serbi tani gjenden 62 diplomatë të akredituar, në krahasim me 54 sa ishin në mars të vitit 2022, tregon një analizë e listave diplomatike, që mbahet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë.

Ndryshe nga shumica e vendeve evropiane, Serbia nuk i vendosi sanksione Moskës, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, nisi pushtimin e Ukrainës.

Serbia aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por Qeveria e presidentit Aleksandar Vuçiq përpiqet të mbajë edhe lidhje të ngushta me Rusinë, e cila e mbështet Beogradin në mosmarrëveshje të shumta me Perëndimin.

Rusia është ndër vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe mbështet përpjekjet e Serbisë për ta bllokuar anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Tani, së paku një diplomat i dëbuar rus, i lidhur me një njësi të Shërbimit Federal rus të Sigurisë (FSB) – që akuzohet për sulme kibernetike kundër sektorit energjetik të SHBA-së – është vendosur në Beograd, ashtu si edhe një tjetër i lidhur me Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, tregon hulumtimi i REL-it.

The post Diplomatët e dëbuar rusë gjejnë shtëpi në Beograd appeared first on Albeu.com.

Analiza e REL: KFOR-i ka mjetet e duhura për të penguar dhunën në veri të Kosovës
KFOR-i thotë se beson fuqishëm se përdorimi i dhunës dhe sjellja agresive në veri për të ndikuar në vendimet politike në Kosovë, është i papranueshëm dhe perceptohet si provokim, duke shtuar se është përgjegjësi e të gjithëve që të garantojnë sigurinë kolektive të rajonit.

Kështu thuhet në njoftimin për media të 21 dhjetorit, të këtij misioni.

Komandanti i KFOR-it, gjeneral-major Angelo Michele Ristuccia, deklaroi se KFOR-i ruan aftësitë dhe mjetet e duhura për të parandaluar dhunën në rajon dhe për të siguruar që ekzistojnë kushte që inkurajojnë dialogun e mëtejmë politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për të ecur përpara, nën lehtësimin e Bashkimit Evropian.

KFOR-i thotë se ka shtuar praninë në pikëkalimin kufitar n Jarinjë.

“Ky shtim ishte i nevojshëm, duke pasur parasysh raportimet e fundit për praninë e supozuar të mundshme të grupeve të organizuara kriminale që ishin përfshirë në protesta”, thuhet në njoftim.

Më 18 dhjetor, në anën serbe afër Jarinjës – pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë – është mbajtur një protestë e thirrur nga grupe djathtiste serbe, si shenjë mbështetjeje ndaj barrikadave që kanë ngritur serbët lokalë në veri të Kosovës.

Barrikadat janë ngritur më 10 dhjetor në Jarinjë dhe Bërnjak, si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Misioni i NATO-s thotë që nuk raportohet për të lënduar dhe se “tensionet janë ulur” për shkak të koordinimit ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë dhe udhëheqjes së KFOR-it.

Në njoftim përmenden edhe stërvitjet e të fundit ushtarake, të mbajtur më 19 dhjetor, afër bazës që ka në Novosellë. Këto stërvitje u zhvilluan për të trajnuar dhe testuar aftësitë e njësive të KFOR-it për të garantuar lirinë e lëvizjes, duke përdorur mjetet në dispozicion (automjete të rënda logjistike dhe mjete inxhinierike).

“Për shkak të kompleksitetit të mjedisit aktual operativ, është thelbësore që këto sisteme dhe aftësi të testohen pasi ato zbusin rrezikun kolektiv nëse marrëveshjet e ardhshme politike nuk mund të përmbushen”.

“Ka shumë aktorë në terren të përkushtuar për të bërë përparim, por KFOR-i mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të reaguar. Ne jemi të përgatitur të ndërhyjmë, nëse është e nevojshme, por ne parandalojmë përshkallëzimin në përputhje me mandatin tonë të OKB-së”, thuhet në njoftim.

Së fundi, autoritetet serbe i kanë dërguar kërkesë KFOR-it për angazhimin e deri në 1.000 pjesëtarëve serbë të sigurisë në Kosovë, duke u thirrur në rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.

KFOR-i e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë pranimin e kërkesës dhe ka thënë se është “duke e shqyrtuar atë”.

Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pret që KFOR-i t’i largojë këto barrikada, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se pret që barrikadat të hiqen nga personat që i kanë ngritur ato./REL/

The post Analiza e REL: KFOR-i ka mjetet e duhura për të penguar dhunën në veri të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Kush qëndron pas incidenteve lidhur me targat në veri?
Institucionet e Kosovës po fajësojnë “grupet ilegale ekstremiste” për incidentet në veri, që kanë për cak serbët që po i konvertojnë targat e makinave të tyre nga ato të lëshuara nga Serbia në ato RKS – Republika e Kosovës. Ndërkaq, njohësit serbë të çështjeve të sigurisë, thonë se serbët kanë frikë që t’i riregjistrojnë makinat e tyre.

Deri më 31 tetor, sipas Qeverisë së Kosovës, serbët në veri mund të pajisen me targa RKS dhe t’i zëvendësojnë targat që i kanë me akronime serbe për qytetet e Kosovës, sikurse KM, PZ, PR e të ngjashme.

Deri më tani, vetëm 20 makina janë riregjistruar në RKS, dhe ky numër i vogël – krahasuar me afër 10.000 makina sa besohet se kanë targa të tilla në Kosovë – sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, është për shkak “të frikësimit” të serbëve.

Kosova thotë se nga 1 shtatori, ka regjistruar tri incidente të sulmeve ndaj serbëve që i janë përgjigjur kërkesës për riregjistrimin e makinave.

Sipas MPB-së, një rreshteri të Policisë së Kosovës në veri, që konvertoi targat, iu sulmua shtëpia dhe iu dogj një pjesë e saj.

Në Zveçan, një qytetari serb, sipas MPB-së, iu dogj një depo, pasi ai kishte riregjistruar veturën e djalit të tij, dhe po ashtu një banori në komunat në veri, pas riregjistrimit të veturës, më 27 tetor iu dogj vetura.

Nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë thanë për REL se janë duke i “hetuar rastet”.

Në të kaluarën, edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës – përfshirë edhe ata të komunitetit serb – kanë qenë cak i sulmeve, për të cilat, Qeveria në Prishtinë, po ashtu ka fajësuar “bandat kriminale” në veri.

Përfaqësuesit e Listës Serbe nuk kanë reaguar për djegien e makinave dhe pronave të banorëve serbë. As Beogradi zyrtar nuk ka komentoi publikisht sulmet ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb në veri.

Serbët “kanë frikë” të kritikojnë riregjistrimin

Në një anketë të zhvilluar javën e kaluar në veriun e banuar me shumicë serbe nga organizata “Qendra Humane Mitrovicë”, thuhet se 86 për qind e banorëve të veriut kanë frikë të shprehin publikisht qëndrimin e tyre kritik për targat, mes paralajmërimeve të zyrtarëve serbë në Kosovë dhe Serbi, se pas 31 tetorit mund të ketë barrikada në veri nëse Kosova konfiskon veturat dhe targat serbe.

Njohësi i çështjeve të sigurisë nga Mitrovica e Veriut, Verolub Petroniq, nga kjo organizatë, që nuk dëshiron të komentojë djegien e makinave të serbëve që po pajisen me targa RKS, thotë për REL-in se shumica e banorëve serbë në veri janë të gatshëm të marrin pjesë në protesta, përfshirë barrikada dhe forma të tjera të mosbindjes civile.

“Barrikadat janë një nga format e mosbindjes qytetare apo protestave sociale, për të shprehur pakënaqësinë. Ky është vendim politik, por hulumtimet tona tregojnë se megjithatë popullata është e gatshme për diçka të tillë, për shkak të ndonjë revolte të brendshme”, thotë ai.

Petroniq nuk e përjashtoi mundësinë e rritjes së tensioneve në veri pas skadimit të afatit për riregjistrim të makinave.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka paralajmëruar të enjten bllokimin e rrugëve në veri të Kosovës, nëse Kosova ndërmerr ndonjë veprim për konfiskimin e makinave me targa serbe.

Megjithatë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi priti në Beograd përfaqësuesit e Listës Serbe, dhe më pas u takua me Këshillin e tij të Sigurisë Kombëtare, deklaroi se targat që Beogradi i lëshon për serbët në Kosovë “do të mbesin” edhe pas 31 tetorit.

“Plani i tyre [i Kosovës] është që ato vetura të lëshojnë [Kosovën] duke mos lejuar që të kthehen në territorin e Kosovës”, tha Vuçiq, dhe shtoi se serbët do të bëjnë “rezistencë” nëse Prishtina konfiskon pronat e tyre.

Kosova ka thënë se makinat me targa të lëshuara nga Serbia, nuk do të mund të qarkullojnë pas 31 tetorit, e as të kalojnë kufirin.

Kush janë strukturat kriminale?

Sipas MPB-së së Kosovës, “grupe ilegale ekstremiste janë duke i shtypur qytetarët dhe vullnetin e tyre dhe kjo është bërë pengesë për jetën e përditshme të qytetarëve tanë atje”.

“Çfarëdo pajtueshmërie të qytetarëve për t’u legalizuar në jetën e përditshme i përgjigjen me presione, kërcënime, dhunë dhe sulme”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi, por nuk specifikoi se për cilat grupe bëhet fjalë.

Nga MPB-ja thonë se strukturat “ilegale” po nxiten nga udhëheqja politike në Beograd.

“Propaganda e krerëve të shtetit serb, përfshirë presidentin e Serbisë, [Aleksandar] Vuçiq, dhe veprimet e strukturave ilegale ekstremiste e grupeve kriminale janë të koordinuara dhe në shërbim të njëra-tjetrës drejt qëllim të frikësimit të qytetarëve tanë në veri”, thotë Fetoshi nga kjo ministri.

Pavarësisht se MPB-ja nuk specifikoi se për cilat grupe bëhet fjalë, megjithatë, në korrik të këtij viti, drejtuesi i MPB-së, Xhelal Sveçla, i tha REL-it se në krye “të strukturave kriminale, përfshirë ato të kontrabandës, të cilat e sulmojnë Policinë e Kosovës” në veri qëndron Millan Radoiçiq, nënkryetar i Listës Serbe.

Që nga dhjetori i vitit 2021, Radoiçiq gjendet në listën e zezë amerikane dhe cilësohet se është pjesë e një grupi të organizuar kriminal.

Ai, po ashtu, kërkohet nga Kosova për një rast tjetër për frikësim dëshmitarësh. Urdhërarresti ndaj tij është ende në fuqi për rastin “Brezovica” që ka të bëjë me lëshimin e lejeve të paligjshme në kompleksin turistik në Brezovicë, në Komunën e Shtërpcës.

Më 27 tetor, edhe Vjosa Osmani, fajësoi “strukturat ilegale dhe kriminale” në veri, që tha se janë pjesë e listës së zezë amerikane. Veprimet e tyre, sipas saj, dëshmojnë se riregjistrimi i makinave, në esencë është çështje e sundimit të ligjit.

“Ajo pakicë, e cila që akoma nuk i ka konvertuar[targat] është për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme për përfshirë me djegie veturash e shtëpish që po ua bëjnë strukturat ilegale kriminale. Lufta jonë është luftë kundër bandave. Në luftën tonë kundër bandave, në luftën tonë për sundim të ligjit ne presim përkrahjen e vazhdueshme të aleatëve tanë edhe në BE edhe në SHBA”, tha Osmani.

Përderisa Serbia po kërcënon me barrikada, dhe Kosova po insiston se riregjistrimi ka të bëjë me sundimin e ligjit, Bashkimi Evropian u ka kërkuar palëve që të shmangin përshkallëzimin e situatës.

Nga BE-ja thanë se po punojnë, së bashku me partnerët, që të gjendet një zgjidhje për targat para 31 tetorit.

BE-ja, por edhe Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë për 10 muaj afatin për riregjistrim. Por, sipas të dërguarit të Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Kosova ende nuk i është përgjigjur kësaj kërkese./REL

The post Kush qëndron pas incidenteve lidhur me targat në veri? appeared first on Albeu.com.

SHBA-ja sërish i bën thirrje Qeverisë Kurti të zbatojë vendimin për Manastirin e Deçanit
Ambasada amerikane në Prishtinë sërish i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, që të zbatojë vendimin për tokën e Manastirit të Deçanit.

Në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë, Ambasada amerikane tha se vendimi i vitit 2016 i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ka të bëjë me sundimin e ligjit, “jo me etninë, politikën apo fenë”.

“Qeveria Kurti u zgjodh mbi një platformë të përqendruar në forcimin e sundimit të ligjit. Respektimi i vendimeve të gjykatës nuk është çështje e zgjedhjes, dhe sigurisht nuk është çështje negociatash, politikash apo arritjes së ndonjë marrëveshjeje”, thuhet në përgjigjen e

Ambasadës amerikane dërguar REL-it.

Në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi që t’i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit për 24 hektarë tokë.

Pavarësisht se vendimet e Kushtetueses – si instanca më gjyqësore në Kosovë – janë të formës së prerë dhe obliguese për të gjitha palët, ligji nuk parasheh “dënim” për mosbindje ndaj vendimeve të kësaj gjykate.

Vendimin për kthimin e pronave të Manastirit të Deçanit po refuzojnë që ta zbatojnë autoritetet lokale në Deçan, pavarësisht thirrjeve të shumta të diplomatëve amerikanë dhe evropianë se ky vendim duhet respektuar.

“Vonesat e vazhdueshme të zbatimit të ligjit vënë në pikëpyetje zotimin e Kosovës për drejtësi të barabartë, llogaridhënie, transparencë dhe respektim të të drejtave pronësore”, tha Ambasada.

Autoritet në Deçan refuzojnë që t’i lejojnë ministrit që të regjistrojë në kadastër 24 hektarë tokë dhe pyll, sepse mendojnë se kjo pronë është e ndërmarrjeve sociale “Apiko” dhe “Iliria” dhe se nuk i ka takuar asnjëherë manastirit.

Ato vlerësojnë, po ashtu se Gjykata Kushtetuese e ka “legalizuar” vendimin e ish-presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ) Sllobodan Millosheviq, të vitit 1997, kur ai ka vendosur t’ia dhurojë atë pronë Manastirit të Deçanit.

Mbi këto pretendime shpesh thirren edhe kryeministri Kurti dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Që të dy kanë argumentuar se vendim i Gjykatës Kushtetuese bazohet në politikën “diskriminuese” të Qeverisë së Serbisë nga vitet ‘90.

Më 9 tetor, Kurti përsëriti qëndrimin e mëhershëm, por edhe shfaqi shpresën se çështja e Manastirit të Deçanit “mund të zgjidhet me dialog”.

Mirëpo, ai ka deklaruar se klerikët e Manastirit të Deçanit, në krye me abatin e atij manastiri, Sava Janjiq, refuzojnë të takohen me të.

“Paraardhësit e mi janë takuar [me Sava Janjiqin], por me mua nuk duan të takohen. Kam kërkuar takim, por më kanë refuzuar. Besoj që me dialog mund t’i zgjidhim problemet që kemi”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, më 7 tetor, ka deklaruar se “duhet pasur shumë kujdes me precedentin që krijohet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në rastin e Manastirit të Deçanit”.

“Mos harroni se Millosheviqi ka dhënë dhe ka marrë tokë në vitet ‘90 pa asnjë kriter, pa asnjë vendim, kjo është krejtësisht mbi baza diskriminuese. Madje, këtë e ka bërë gjatë viteve 1998-‘99, kur ishim në luftë, kur bëri gjenocid ndaj popullit të Kosovës. Prandaj, ky është problemi themelor i këtij vendimi”, ka thënë Osmani.

Nga Manastiri i Deçanit i thanë thënë REL-it se “deklaratat joprofesionale dhe politikisht ndezëse të zyrtarëve më të lartë të Kosovës kërcënojnë sigurinë e manastirit”, me pretendimin që opinionit t’ia paraqesin “sikur vetë manastiri ia ka marrë tokën dikujt tjetër”.

Ata kanë shpjeguar se në vitin 1997, manastirit iu kthyen në fakt 24 nga gjithsej 700 hektarë tokë, e cila u është marrë në vitin 1946 nga pushteti komunist i Jugosllavisë së atëhershme.

Nga Manastiri i Deçanit kanë theksuar se “në kohën e Millosheviqit”, nga viti 1991-1999, janë sjellë mijëra aktvendime ligjore për konteste të ndryshme dhe nisur nga kjo, ata thanë se pyesin veten nëse do të anulohen të gjitha ato aktvendime.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti se klerikët refuzojnë të bisedojnë me të, nga Manastiri i Deçanit thonë se ai “është i mirëpritur të vizitojë Manastirin e Deçanit nëse me vete sjell ekstraktin e pronës së manastirit nga kadastra, i cili do të tregojë qartë se trualli është regjistruar sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.

Ndryshe, në vitin 2021 Gjykata Kushtetuese i kishte dërguar një letër kryeprokurorit të atëhershëm të Shtetit, Aleksandër Lumezi, përmes së cilës e informoi për nxjerrjen e Aktvendimit për mospërmbarim lidhur me aktgjykimin e vitit 2016, sa i përket pronës së Manastirit të Deçanit.

Në letër, Kushtetuesja theksoi se ajo “nuk ka kompetencë për vlerësimin e përgjegjësisë për moszbatimin e aktgjykimeve të lartcekura nga autoritetet përgjegjëse”, duke shtuar se “i takon Prokurorisë së Shtetit që të ndërmarrë veprimet e mëtejme, sipas autorizimeve ligjore, bazuar në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale të Kosovës”./rel/

The post SHBA-ja sërish i bën thirrje Qeverisë Kurti të zbatojë vendimin për Manastirin e Deçanit appeared first on Albeu.com.

REL: Shqipëria i lufton zjarret me pajisje 50 vjet të vjetra
Zjarret vazhdojnë të përpijnë qindra hektarë pyje në Shqipëri, duke rrezikuar edhe zonat e banuara dhe tokat bujqësore. Rritja e temperaturave në muajin gusht po shoqërohet edhe me shtimin e vatrave të zjarrit në sipërfaqet pyjore dhe ato me shkurre të Shqipërisë.

Njëzet e tetë vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit, prej të cilave 20 janë shuar, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile.

Pjesa më e madhe e zjarreve në sipërfaqet pyjore shkaktohen nga temperaturat e larta, por, sipas autoriteteve vendore, një pjesë prej tyre edhe nga pakujdesia e banorëve, si dhe zjarrvëniet e qëllimshme.

Kreu i Emergjencave Civile në Shqipëri, Haki Çako, deklaroi për Radio Evropa e Lirë më 9 gusht se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë fikur mbi 30 zjarre. Për fikjen dhe lokalizimin e zjarreve u angazhuan mbi 1.000 efektivë, tha ai teksa bëri sërish thirrje për koordinim dhe njoftim më të shpejtë nga ana e autoriteteve lokale për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

“Ishin 24 orë shumë intensive në luftën ndaj zjarreve në Shqipëri për shkak edhe të temperaturave të pazakonta në vend. Kemi patur 34 vatra zjarri në mbarë vendin, të cilat po monitorohen me prezencën e të gjitha strukturave të Mbrojtjes Civile. Kanë marrë pjesë mbi njëmijë forca, janë angazhuar struktura nga ato vendoret, si Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor dhe forca vullnetare, të mbështetura nga forcat e armatosura të specializuara për luftën ndaj zjarreve, të mbështetura edhe nga helikopteri i tipit ‘Cougar’”, tha Çako më 9 gusht.

Ai shtoi se ka ende vatra aktive në fshatin Shetaj, në rrethin e Durrësit, në atë të Gramshit dhe në zonën e Kurbinit.

“Në fshatin Prongji, në bashkinë e Gjirokastrës, është riaktivizuar vatra e zjarrit e cila u fik ditën e djeshme. Kemi forca të shumta të angazhuara në monitorimin e këtyre zonave. Natyrisht që kapacitetet nuk janë maksimale, nuk janë ato të niveleve që të përballojnë zjarre masive në kulmin e verës, por duhet mbi të gjitha koordinimi dhe paralajmërimi i hershëm. Kjo pasi sa më shpejt të reagojmë, aq më shumë rezultat do të kemi në parandalimin e përhapjes së zjarreve”, tha ai.

Shqipëria pa mjetet e duhura për t’iu përgjigjur emergjencave civile

Një javë më parë, më 1 gusht, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi një takim me drejtues të pushtetit vendor, ku kërkoi gatishmërinë e tyre në terren për menaxhimin e situatës me zjarret.

Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, Rama kishte deklaruar se “fatkeqësia natyrore na zuri të papërgatitur” dhe u zotua se do të ketë investime për Emergjencat Civile.

Por, më shumë se dy vjet më vonë, ky shërbim i rëndësishëm punon me një numër të kufizuar zjarrfikësish për numër banorësh dhe me mjete të amortizuara dhe të vjetërsuara.

Ky fakt pohohet edhe në raportin diagnostikues të Bankës Botërore (BB) mbi “Vlerësimin e përgatitjes dhe të përgjigjes ndaj emergjencave” të publikuar në maj të këtij viti, ku analizohet situata në pesë vendet e Ballkanit Perëndimor: Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri.

Sipas këtij raporti, Shqipëria është e papërgatitur për t’iu përgjigjur emergjencave civile të tilla si “tërmete, zjarre në pyje dhe rrëshqitje toke.”

“Sistemit të përgatitjes dhe përgjigjes ndaj emergjencave civile i mungon baza operacionale për të pasur efektivitet dhe përgjigje ndërinstitucionale ndaj fatkeqësive natyrore në shkallë të gjerë”, vë në dukje Banka Botërore në raportin e saj diagnostikues për Shqipërinë.

Zjarrfikësit në Shqipëri me paga të ulëta

Për kryetarin e Sindikatës së Zjarrfikësve në Shqipëri, Bledar Bajramaj, është absurde gjendja në të cilën ndodhen zjarrfikësit. Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ai deklaroi se përveç mungesës së kushteve dhe pajisjeve për punë, zjarrfikësit shqiptarë i kanë edhe pagat të ulëta.

Paga bazë e një punonjësi zjarrfikës në Shqipëri është 36 mijë lekë (298 euro), ndërkohë sipas të dhënave në Kosovë një zjarrfikës i nivelit bazë paguhet 399 euro, ndërsa në Maqedoninë e Veriut 416 euro.

“Mjafton të krahasosh pagat e zjarrfikësve në Shqipëri me ato të rajonit. Në vendet e rajonit marrin 200 euro më shumë. I kemi bërë kërkesë Ministrisë së Brendshme, e cila u miratua nga komisioni dhe u dorëzua draft-VKM-ja (Vendimi i Këshillit të Ministrave), por nuk u mor më asnjë me të. Ministria e Brendshme, e cila është përgjegjëse për zjarrfikësit, e ka miratuar rritjen e pagës, por Qeveria nuk e rrit”, tha Bajramaj.

Bajramaj shtoi se në disa rrethe, kushtet e zjarrfikësve janë “skandaloze, si kushte pune dhe kushte qëndrimi”.

“Mjafton të marrim në konsideratë faktin që akoma në rrethe ka mjete zjarrfikëse të para 40 apo 50 vjetëve. Në shumë bashki të vendit, në raste aksidentesh që duhet t’u vijnë në ndihmë qytetarëve, nuk i kanë pajisjet”, shtoi ai.

Radio Evropa e Lirë pyeti Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) për investimet e kryera në dy vitet e fundit, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka kthyer përgjigje.

Shqipëria pjesë e mekanizmit të BE-së të mbrojtjes civile

Më 13 qershor të këtij viti Shqipëria aplikoi zyrtarisht për t’u anëtarësuar në mekanizmin e Bashkimit Evropian për Mbrojtjen Civile.

I themeluar në vitin 2001, kjo strukturë përbëhet nga 33 vende, 27 shtete anëtare të BE-së dhe gjashtë vende si Turqia, Serbia, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Islanda dhe Mali i Zi.

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile synon të forcojë bashkëpunimin midis shteteve anëtare të BE -së dhe shteteve pjesëmarrëse në mbrojtjen civile për të përmirësuar parandalimin dhe reagimin ndaj fatkeqësive natyrore.

Themelues i agjencisë është Komisioni Evropian, i cili luan rol kyç në koordinimin e reagimit ndaj katastrofave duke kontribuar me mbi 75 për qind të kostove të transportit. Në të gjithë historikun prej dy dekadash, mekanizmi është përdorur për përballimin e më shumë se 540 emergjencave civile, kryesisht zjarre e përmbytje, por edhe tërmete.

Me përjashtim të Bosnjë e Hercegovinës, Shqipëria është vendi i fundit që ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në mekanizmin e Bashkimit Evropian për Mbrojtjen Civile.

Vetëm gjatë muajit korrik, Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së është aktivizuar katër herë, për luftimin e zjarreve në Shqipëri dhe ka ndihmuar në dërgimin e avionëve zjarrfikës nga Greqia në Shqipëri.

Disa nga këta aeroplanë janë pjesë e flotës së përbashkët të zjarrfikësve të BE-së të quajtur “rescEU”./REL

The post REL: Shqipëria i lufton zjarret me pajisje 50 vjet të vjetra appeared first on Albeu.com.

Kurti për zhvillimet në veri: Situata mund të përshkallëzohej në konflikt të armatosur
Në komunat veriore të Kosovës, më 31 korrik, pati rrezik për përshkallëzim të situatës në konflikt të armatosur “për shkak të frikës së injektuar nga Beogradi dhe për shkak të planeve të bëra në Rashkë dhe në Beograd”. Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, barrikadat që u vendosën në rrugët e veriut, në kundërshtim të zbatimit të vendimit për targat dhe dokumentet hyrëse për shtetasit serbë, ishin të pozicionuara në atë mënyrë që të qëllohej me armë mbi automjete dhe njerëz që kalojnë në atë zonë.

Kurti ka thënë se nuk do të diskutojë lidhur me vendimet për targat dhe dokumentet hyrëse në takimin që do ta ketë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, më 18 gusht në Bruksel. Sipas tij, në mënyrë që më 1 shtator të shmangen tensionet e 31 korrikut, faktorët ndërkombëtarë “duhet ta zmbrapsin Beogradin në qasjen e tij destruktive ndaj Kosovës”.

Kryeministri ka bërë të ditur se ka dyshime për infiltrime nga Rusia pasi, sipas tij, Kremlini po dëshiron ta përdorë Serbinë si platformë për ta destabilizuar Ballkanin dhe, në veçanti, për ta sulmuar Kosovën.

Sa i përket marrëveshjes për Asociacionin për Komunat me shumicë serbe, ai ka thënë se organizimet që bashkojnë komunat me veçanti gjeografike apo ekonomike janë të nevojshme, por jo ato në bazë të etnisë.

Intervista:

Radio Evropa e Lirë: Të shtunën, Policia e Kosovës u përball me një sulm të armatosur në veri. Sulmet janë të përsëritura. A po bëhet i vështirë qarkullimi i Policisë në atë zonë?

Albin Kurti: Nga viti i kaluar deri sivjet i kemi pasur 14 sulme në veri të Kosovës, me ç’rast dhjetë prej tyre kanë qenë kundër zyrtarëve policorë. Këto ndodhin prej elementeve kriminale, të cilat bëjnë kontrabandë, e që janë të përfshira në trafiqe të ndryshme, ku dominon shpëlarja e parave, por sidomos droga.

Duhet të thuhet se jo vetëm kemi konfiskim të sasive të konsiderueshme të drogës, kemi edhe pesë laboratore të drogës që i kemi zbuluar dhe i kemi ndaluar në veri të Kosovës. Pra, është krimi i organizuar atje ai që rrezikon, jo vetëm rendin publik dhe sigurinë tonë kombëtare, por gjithashtu edhe organet tona të sigurisë dhe të rendit, përkatësisht Policinë e Kosovës, e cila me një profesionalizëm të jashtëzakonshëm dhe me guxim të pashoq është duke i bërë ballë dhe duke pasur sukses atje.

Nga prilli i vitit të kaluar deri në korrik të këtij viti kemi pasur 69 raste të iniciuara kundër krimit dhe kontrabandës në veri, me ç’rast janë realizuar 35 operacione të Policisë.

Radio Evropa e Lirë: Me gjithë këto sulme që po i përmendni ndaj Policisë së Kosovës, ende nuk e kemi parë që dikush është përballur me drejtësinë për këto sulme. Çfarë po bën shteti për të mundësuar qarkullim të sigurt të Policisë së Kosovës në veri të vendit?

Albin Kurti: Policia është hallka e parë e drejtësisë që duhet të vazhdohet më pastaj me Prokurori aktive dhe me gjyqësor efikas. Besoj që puna e madhe e Policisë do të pasohet edhe nga sistemi i drejtësisë.

Ndërkaq, për Policinë tonë ne jemi duke ndërmarrë të gjitha masat që ajo të jetë sa më pak e cenueshme, por njëkohësisht jemi të vetëdijshëm që rreziku zero nuk është i mundur.

Njëkohësisht bashkëpunojmë edhe me partnerët, aleatët ndërkombëtarë, në veçanti me KFOR-in, por edhe me përfaqësitë diplomatike këtu që të kemi sa më shumë informacion e parashikueshmëri dhe rrjedhimisht sa më pak rrezik për policët tanë.

Radio Evropa e Lirë: Në fundjavë, po ashtu, në veri të vendit u kap një shtetase ruse, e cila tashmë është shpallur e padëshiruar në Kosovë. A dihen qëllimet e saj brenda Kosovës?

Albin Kurti: Padyshim që qëllimet e saj nuk kanë qenë të mira. Dhe, këtë e kanë konstatuar edhe ata, të cilët e kanë intervistuar. Bëhet fjalë për një person të mirënjohur nga shumë shtete në Evropën lindore për veprimtarinë destruktive gjithnjë në funksion të Kremlinit zyrtar. Dhe nuk është e rastësishme që ajo u përpoq të vinte nga vendkalimi kufitar në veri të Kosovës. Pra, ishte në Serbi ku mbase ishte edhe e mirëpritur dhe që prej atje provoi të hynte edhe në Kosovë dhe organet tona e ndaluan dhe më pastaj edhe e dëbuan.

Nuk është e çuditshme që ajo vjen nga Serbia meqënëse Rusia po dëshiron ta përdorë Serbinë si platformë për të destabilizuar Ballkanin dhe në veçanti [për ta] sulmuar Kosovën që është rast i suksesshëm edhe i intervenimit të NATO-s për ta ndalur gjenocidin e Serbisë në pranverën e vitit 1999 edhe shembull suksesi i zhvillimit ekonomik me demokraci cilësore.

Të gjithë e dimë se në Serbi ekziston baza regjionale për Sputnikun në Beograd konkretisht dhe po atje brenda Ministrisë së Mbrojtjes ndodhet zyra e Ministrisë së Mbrojtjes e Rusisë. Ndërkaq 160 kilometra nga ky vend ku po e zhvillojmë intervistën, në Nish të Serbisë, është e ashtuquajtura Qendra Humanitare Ruse me shumë agjentë dhe me shumë oficerë rusë, të cilët bashkë me ata serbë natyrisht kanë për synim se si ta destabilizojnë Kosovën, si ta cenojnë paqen dhe demokracinë, si ta rrezikojnë sigurinë për Kosovën dhe jo vetëm. Andaj, veprimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ishte i menjëhershëm, i saktë, i duhur dhe profesional.

Radio Evropa e Lirë: Por, a ka informacione për persona të tjerë të infiltruar nga Rusia, sidomos në veri të vendit? Gjithashtu e keni përmendur se ka informacione për dezinformata të qëllimshme të shpërndara nga Rusia sidomos për çështjen në veri. Çfarë dini për këtë dhe çfarë është duke bërë Kosova për t’i luftuar këto dezinformata?

Albin Kurti: Ata janë duke e udhëhequr një luftë hibride, e cila siç është dëshmuar në rastin e Ukrainës, nuk është zëvendësim për luftën tradicionale çfarë e njeh historia, por është fazë përgatitore për të.

Andaj, ne jemi shumë vigjilentë. Jemi të brengosur, por nuk jemi të frikësuar meqenëse mekanizmat tanë shtetërorë janë në nivel të detyrës dhe për nga cilësia e tyre padyshim që mund t’iu bëjnë ballë ndërhyrjeve të atilla.

Edhe në shtatorin e vitit të kaluar, atëherë kur u ngritën për herë të parë barrikadat gjatë qeverisjes sonë, e mbaj mend shumë mirë se shumë prej atyre serbëve të strukturave ilegale të Serbisë që paguhen nga Beogradi dhe dirigjohen prej andej, e kur dalin në rrugë shndërrohen në banda kriminale, kishin afërsi me Moskën po aq sa me Beogradin e shpeshherë edhe më shumë se aq.

Nga invazioni dhe agresioni rus në Ukrainë kemi këtë fenomenin kur ata që kanë marrë pjesë nga Serbia në luftërat në ish-Jugosllavi tashmë nuk janë vetëm nacionalistë e shovinistë serbë, por të njëjtën kohë edhe adhurues të presidentit despotik [Vladimir] Putin dhe mbështetës të tij.

Andaj, në masë të konsiderueshme, Kremlini nuk ka nevojë të sjellë agjentë rusë në Serbi shumë, ndonëse edhe këtë e bën, meqenëse ka jo pak serbë vullnetarë që e kryejnë këtë punë. Mbase edhe këto matjet e opinionit publik në Serbi janë duke na dhënë fakte shqetësuese që më shumë se dy të tretat e serbëve në Serbi kanë mendim pozitiv për presidentin despotik Putin dhe, në anën vjetër, mbështetja për Bashkimin Evropian ka rënë në një të tretën.

Radio Evropa e Lirë: A ka dyshime konkrete për agjentë rusë ose persona të infiltruar në Kosovë, sidomos që qëndrojnë në veri të vendit pas arrestimit që ndodhi në fundjavë?

Albin Kurti: Sigurisht që ka dyshime, mirëpo organet tona të inteligjencës dhe sigurisë grumbullojnë të dhënat dhe vetëm më pastaj veprojnë duke i dëbuar ata, për të cilët kemi dyshim të bazuar për të mos thënë edhe siguri, sepse kjo u përket edhe organeve të gjyqësorit se bëhet fjalë për njerëz, të cilët kanë ardhur ta luftojnë republikën tonë, demokracinë tonë e sigurinë tonë.

Radio Evropa e Lirë: Edhe javën e kaluar, Kosova e kaloi një fundjavë me tensione. A mund të na tregoni se cilat ishin prapaskenat për marrjen e vendimit për shtyrjen e vendimeve për targat dhe për dokumentet hyrëse për shtetasit serbë?

Albin Kurti: Prapaskenat e tensioneve të 31 korrikut ishin skenat në Rashkë dhe Beograd ku u mbajtën mbledhjet përgatitore për ato 11[barrikada], plus dy barrikada, që u ngritën në veriun e Kosovës.

Kishim 11 barrikada në fshatrat e ndryshme dhe dy barrikata shtesë në urat te Liqeni i Ujmanit. Dhe së paku, nëntë barrikada janë ngritur brenda 10 minutave. Bëhet fjalë për një organizim dhe një përgatitje që nuk mund të jetë thjesht qytetare, por është shtetërore. Kjo është gatuar në Beograd që për më shumë se një muaj kishte zhvilluar fushatë se si me datën 1 gusht në Kosovë do të nisë e ashtuquajtura ‘Stuhia’, ngjashëm sikur në Kroaci dhe se do ta pasojë ferri në Kosovë.

Ata, duke qenë të vetëdijshëm se me datën 1 gusht nuk do të ketë asgjë të ngjashme, duke qenë plotësisht të vetëdijshëm se do të ketë vetëm një dokument që u lëshohet qytetarëve nga Serbia, jo të Kosovës, por [atyre] nga Serbia që vijnë me dokumente të lëshuara nga autoritetet atje, e shkaktuan një ditë përpara atë tensionim që kishte për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe në të njëjtën kohë rrezikimin e rendit publik dhe shkeljen e të drejtave të qytetarëve për liri të lëvizjes.

Këto barrikada që janë ngritur më 31 korrik e kanë një risi sepse për nga karakteri i tyre nuk janë thjesht barrikada për të penguar qarkullimin, por edhe për të qëlluar mbi automjetet që vijnë. Andaj në këto barrikada kishte njerëz të armatosur. Nuk bëhej fjalë për barrikada me njerëz civilë që, thjesht, pengojnë lirinë e qarkullimit. Bëhej fjalë për barrikada me njerëz të armatosur, të cilët e kanë vendosur barrikadën në një pozicion të tillë që është i favorshëm për të qëlluar mbi automjetet ose njerëzit që vijnë.

Nga këto 11 plus 2, gjithsej 13 barrikada të 31 korrikut kemi pasur dhjetëra shkelje të rënda të ligjit me të cilat po merren organet e shtetit dhe kishim edhe 11 shqiptarë të lënduar apo të maltretuar.

Radio Evropa e Lirë: Megjithatë katër orë para nisjes së zbatimit të vendimeve, me deklarime publike ju jeni treguar shumë i vendosur për zbatimin e këtyre vendimeve. A ka pasur diçka specifike, sidomos gjatë bisedave me faktorët ndërkombëtarë, me ambasadorin amerikan, që iu ka shtyrë drejt shtyrjes së zbatimit të vendimeve?

Albin Kurti: Edhe përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, (Josep) Borrell, edhe ambasadori amerikan në Kosovë, (Jeffrey) Hovenier, kanë kërkuar prej nesh që ta shtyjmë për 30 ditë zbatimin e vendimit, me ç’rast edhe njëherë e kanë konfirmuar që vendimi është i drejtë. Dhe, unë jam i bindur që edhe zbatimi ka qenë i drejtë.

Përgjatë orëve të 1 gushtit, 2.679 dokumente i kemi lëshuar në vendkalimet tona kufitare për qytetarët që kanë ardhur me dokumente të Serbisë dhe 20 sekonda ka qenë mesatarja e kohëzgjatjes së lëshimit të këtij dokumenti.

Ndërkaq, kur kalon në Serbi këtë dokument ta vonojnë prej 10 minuta deri në mbi 1 orë, sepse nganjëherë duan të të dekurajonë të mos e kalosh fare kufirin, për të vizituar familjarë, për shembull, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, e nganjëherë dëshirojnë që t’iu japësh para në mënyrë që të të lejojnë të kalosh.

Pra, atje ka edhe vonesa, edhe padrejtësi, edhe korrupsion. Ndërkaq, në Kosovë ka efikasitet digjital. Dhe, ata kanë qenë të vetëdijshëm që Kosova do të dëshmohet edhe më shumë si shtet me datën 1 gusht.

Ne jemi kritikuar edhe nga faktorët ndërkombëtarë që fushata jonë nuk ka qenë e mjaftueshme. Unë besoj që kemi bërë fushatë të mirë. A është plotësisht e mjaftueshme? Mbase asnjëherë, mirëpo nuk mendoj që ka qenë e mangët.

Ajo çka unë jam pajtuar me faktorët ndërkombëtarë, evropianë dhe amerikanë, është që ka pasur një fushatë tejet të madhe të dezinformimit, të cilën, ç’është e vërteta, ne mbase nuk e kemi analizuar dhe trajtuar sa duhet.

Radio Evropa e Lirë: A keni mundur ta parashikoni?

Albin Kurti: Kemi mundur ta parashikojmë si qasje e Beogradit, por mbase jo përmasën e efektit. Duke qenë se serbët në Kosovë përgjithësisht i shikojnë mediat televizive në Serbi dhe ta zëmë, kanali i dytë i RTK-së nuk arrin të depërtojë sa mediat e Serbisë, qytetarët serbë në Kosovë, por edhe qytetarët serbë në Serbi i janë nënshtruar një fushate të paparë të dezinformimit për atë se çka do të ndodhë më 1 gusht. Dhe, kjo pastaj ka krijuar shumë frikë, shumë ankth dhe shumë pasiguri edhe tek ata.

Shtyrja që ne e kemi bërë deri më datën 1 shtator, kur do të vazhdojë zbatimi, pra ky numri 2.679 do të rritet për ata që vijnë në Kosovë, ka të bëjë me një lloj ndjeshmërie shtesë të Qeverisë së Kosovës për brengën e madhe të faktorëve demokratikë ndërkombëtarë për fushatën dezinformuese të Serbisë.

Unë besoj që në kontekstin aktual e kemi bërë zgjidhjen e duhur. Jemi vonuar 11 vjet. Nëse këtyre 11 vjetëve ua shtojmë edhe katër javë për ta përforcuar qëndrimin, vendimin tonë edhe me mbështetje edhe më të madhe ndërkombëtare, unë besoj që ia vlen.

Në vitin 2011, Serbia ka pranuar në Bruksel se ajo do të lëshojë dokument, por këtë do ta bëjë edhe Kosova. Mirëpo, me kalimin e viteve Serbia është mësuar me privilegjin që ia ka dhënë Kosova duke mos e zbatuar masën e njëjtë. Dhe tash kur e vendosim reciprocitetin, Serbisë i duket padrejtësi. Zaten, ai i cili është mësuar me privilegje, barazia i duket padrejtësi. Kjo është situata e raportit tonë me Serbinë.

Radio Evropa e Lirë: Kryeministër përmendët grupet e armatosura që ishin të gatshme të qëllonin ndaj turmave. A ka pasur rrezik që në atë natë situata të përshkallëzohej në një konflikt të armatosur në veri?

Albin Kurti: Rrezik ka pasur për shkak të frikës së injektuar nga Beogradi dhe për shkak të planeve të bëra në Rashkë dhe në Beograd. Pra, mbledhjet në Beograd dhe në Rashkë janë vendet dhe ngjarjet ku është planifikuar ai tensionim i situatës në Kosovë. Padyshim që rreziku ekziston, por ne bëjmë gjithçka që atë ta minimizojnë.

Radio Evropa e Lirë: Nga opozita jeni kritikuar për zmbrapsjen e vendimit, duke thënë se me këtë po e jepni një përshtypje që veriu është jashtë kontrollit të shtetit. Si i përgjigjeni kësaj?

Albin Kurti: Unë nuk mund të them që shteti i Kosovës e ka kontrollin si në veri të Kosovës si në pjesë të tjera. Por, mund të them që prej nga viti 1999, kur është çliruar Kosova, e deri më sot luftim të krimit e korrupsionit dhe veprimtari e operacione të Policisë së Kosovë sikurse këtë vit, në veri të Kosovës nuk ka pasur asnjëherë.

Pra, ne jemi duke e shtuar luftimin e krimit dhe korrupsionit, sepse strukturat ilegale janë edhe struktura kriminale, janë edhe banda kriminale. Andaj, ne nuk i luftojmë ata pse janë serbë për nga përkatësia kombëtare, por i luftojmë për shkak se janë shkelës të ligjit, të cilët përveç se kanë fletëarreste në Kosovë, disa prej tyre janë edhe në listën e zezë të Thesarit amerikan. Por, në grupet që i arrestojmë, në individët që arrestohen nga Policia jonë, nuk janë që të gjithë serbë.

Krimi i organizuar është ndërkombëtar dhe multietnik. Aty ka edhe shtetas të vendeve të tjera të Ballkanit, por ka edhe qytetarë shqiptarë të Kosovës. Pra, nuk janë në shënjestrën tonë njerëzit sipas përkatësisë etnike, por sipas veprimtarisë kriminale.

Radio Evropa e Lirë: Lista Serbe ka thënë se atë ditë edhe Milan Radoiçiq është shëtitur rrugëve të barrikaduara të veriut. Si ka mundësi që një person me fletëarrest në Kosovë të qarkullojë aq lirshëm brenda territorit të Kosovës?

Albin Kurti: Policia e Kosovës i ka mbyllur shumë prej shtigjeve ilegale në veri të Kosovës. Mirëpo, këtu nuk kemi pasur edhe mbështetjen e mjaftueshme edhe të faktorëve ndërkombëtarë dhe kemi edhe rrugë ilegale që janë rihapur. Andaj, ne jemi të interesuar për sa më shumë bashkëpunim me KFOR-in që të mos ketë rrugë të tilla ilegale. Rrugët ilegale janë për njerëzit ilegalë, andaj këto rrugë duhet të mbyllen dhe shpresoj që edhe faktorët ndërkombëtarë, ata të sigurisë dhe mbrojtjes në Kosovë, kanë nxjerrë mësimet e duhura në mënyrë që të mos kemi më rrugë ilegale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ne dëshirojmë që gjërat që janë legjitime, legale, pra ligjore, dhe vetëm atëherë qarkullimi i lirë dhe lëvizja e lirë ka kuptim. Lëvizja e lirë në rrugë ilegale nuk është lëvizje e lirë, është lëvizje e ilegalëve. Dhe, këtu ne e vëmë theksin tonë kryesor, por duhet ta keni parasysh se edhe këtu ka një përparim të madh.

Tash, me shumë frikë, kryekrimineli në veri të Kosovës zhvillon ndonjë lëvizje atje, por pakrahsimisht qëndron më shumë në Serbi, ndërkohë që para disa vjetësh ai ka shëtitur i lirë edhe në Prishtinë dhe madje është mirëpritur edhe në Kryeministri. Është dallim i madh me periudhën para disa viteve dhe duhet ta kuptoni që disa njerëz bëhen më të rrezikshëm pikërisht atëherë kur iu vjen fundi.

Radio Evropa e Lirë: Në një intervistë të mëparshme keni përmendur se ekzistojnë rreth 10 organizata ekstremiste serbe që funksionojnë në Kosovë. Cilat janë disa prej tyre dhe a dihet nëse aktiviteti i tyre ka të bëjë edhe me këto tensione?

Albin Kurti: Një pjesë e tyre aktivizohen publikisht në festa si puna e 28 qershorit, kur shënohet Beteja e Kosovës nga viti 1389. Pastaj në festat fetare ata janë shumë aktivë dhe bëjnë veprimtari, ose atëherë kur ka konflikte ose tensione të ndryshme, sepse konflikti për ta është liri. Ata, duke mos qenë në përputhje me ligjin, një situatë si konflikti ua sjell lirinë e dëshiruar dhe gjithashtu bëjnë aktivitet në rrjetet sociale. Ne, me gjithë kapacitetet që kemi, i luftojmë ata, përballemi me ta. Por, janë organizata të cilat nuk ka nevojë as t’i bëj të famshme duke ua përmendur emrat princave nga mesjeta.

Radio Evropa e Lirë: Tashmë është konfirmuar në Bruksel takimi i juaj me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 18 gusht. Cila është agjenda e këtij takimi?

Albin Kurti: Ne nuk kemi një njoftim zyrtar mbi agjendën. Por, ajo çfarë kemi shkëmbyer gjatë komunikimit me Josep Borrellin, që është njëkohësisht edhe zëvendëspresident i Komisionit Evropian, është se duhet ta synojmë dialogun për marrëveshje – jo dialogun për dialog, por dialogun për marrëveshje – që kjo marrëveshje duhet të jetë ligjërisht e obligueshme dhe përveç kësaj një marrëveshje, e cila e bën normalizimin e plotë, duke e pasur në qendër njohjen reciproke.

Në këtë kuptim, unë jam i interesuar që më 18 gusht të diskutojmë hapur mbi elementet përbërëse të kornizës së përgjithshme të marrëveshjes që duam ta arrijmë me dialog.

Radio Evropa e Lirë: A pritet të diskutohet edhe për vendimet e parajmëruara të hyjnë në fuqi në shtator?

Albin Kurti: Vendimi i Qeverisë së Kosovës nga 29 qershori i këtij viti edhe sa i përket targave ilegale nga koha e [Slobodan]Millosheviqit për KM, PE, PZ, DJ, UR e GL, por edhe sa i përket dokumentit në vendkalimin kufitar është vendim sovran i Qeverisë së Kosovës. Ne, vendimet e Qeverisë nuk i negociojmë.

Por, ajo çfarë duhet të bëjmë në dialog është ta realizojmë marrëveshjen ligjërisht të obligueshme. Për atë është dialogu. Nuk është dialogu për të diskutuar për vendimet e Qeverisë së Kosovës. Ne, si Qeveri e Kosovës, i përgjigjemi Kuvendit të Republikës, qytetarëve të vendit tonë. Ndërkaq, vendimet të cilat ne i kemi marrë, është dashur në fakt të mos ketë nevojë të merren sepse Serbia është dashur shumë më herët të pushojë me prodhimin e targave ilegale nga koha e Millosheviqit.

Në fakt, që nga mesi i janarit i vitit 2018 Serbia nuk është dashur të prodhojë më targa ilegale. Prodhimi i targave ilegale po ashtu ka qenë ilegal edhe nga vetë pikëpamja e Serbisë që nga mesi i janarit të vitit 2018. Por, Kosova ka qenë tërësisht pasive në atë kohë. Qeveria e Kosovës në janarin e vitit 2018 ka fjetur dhe në vend se të thotë se nga 16 janari i vitit 2018 asnjë targë PR e KM në Kosovë, në atë kohë [njerëzit që ishin në pushtet] mbase kanë qenë shumë të zënë me lobimin që në mars të vitit 2018 ta kalojnë demarkacionin e padrejtë me Malin e Zi.

Radio Evropa e Lirë: Pra, kjo çështje për ju nuk është e negociueshme në Bruksel?

Albin Kurti: Vendimet e Qeverisë së Kosovës janë vendime të një shteti sovran, i cili është demokratik për dallim nga fqinji ynë verior ku qartazi edhe sipas Transparency International, e thënë butë, kemi regjim hibrid, që është një lloj eufemizmi për autokraci.

Nëse do të duhej të negocioheshin qëndrimet e një qeverie, do të duhej të negocioheshin qëndrimet e një qeverie të një shteti autokratik e jo të një shteti demokratik si Kosova. Dhe, kur kemi parasysh kontekstin aktual të kontinentit tonë me këtë luftën e tmerrshme në Ukrainë pas pushtimit dhe agresionit rus, mund të them që shteti i Kosovës, jo vetëm që është më demokratik sesa i Serbisë, por është edhe më i pavarur sesa i Serbisë.

Kosova është më e pavarur sesa Serbia. Serbia është e varur prej Rusisë. Pesëdhjetë e gjashtë për qind të industrisë së naftës në Serbi i ka Gazpromi. Basenin kryesor të gazit në Serbi, po ashtu e ka Gazpromi.

Mbi 60 për qind të Kuvendit të Serbisë janë në kuadër të Grupit të Miqësisë Serbi-Rusi. Armatimin e kanë nga Rusia, ushtrimet ushtarake i kanë me Rusinë, lidhjet kulturore-historike janë të gjera dhe të thella. Andaj në këtë kuptim, Kosova është vend shumë më i pavarur pakrasimisht sesa Serbia. Pra, ne nuk jemi vetëm më demokratik sesa Serbia, ne jemi edhe më të pavarur sesa Serbia. Ajo është e varur nga Rusia.

Radio Evropa e Lirë: A mund dhe a do të evitohen ngjarjet e 31 korrikut më 1 shtator?

Albin Kurti: Ne do të bëjmë gjithçka që ato të evitohen, por natyrisht që varet sa faktorët ndërkombëtarë do të arrijnë ta zmbrapsin Beogradin në qasjen e tij destruktive ndaj shtetit tonë, ndaj rendit tonë kushtetues dhe ndaj lirisë dhe sigurisë së qytetarëve tanë.

Radio Evropa e Lirë: Të flasim edhe për marrëveshjen që konsiderohet ndër më problematiket, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. A ka lëvizje drejt formimit të këtij Asociacioni dhe ku gjendemi aktualisht me këtë marrëveshje?

Albin Kurti: Kosova e ka Asociacionin e Komunave të Kosovës. Unë besoj se gjithçka mund të realizohet aty. Asociacioni i Komunave të Kosovës është shprehje e unitetit të vendit tonë dhe njëkohësisht është shprehje e brengës sonë për çdo nevojë që mund ta kenë komunat.

Pra, nuk besoj që ka ndonjë çështje që komunat e Kosovës nuk mund ta adresojnë në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Serbët e Kosovës nuk e kanë kërkuar asociacionin njëetnik, ai ka qenë kërkesë e Beogradit dhe fatkeqësisht koncesion i pararendësve të mi.

Radio Evropa e Lirë: I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë që tashmë Asociacioni duhet të diskutohet dhe, sipas tij, ka disa modele evropiane që mund të ndiqen për Asociacionin. A ka ndonjë model të pranueshëm për ju?

Albin Kurti: Modelet, të cilat janë zhvillimore, janë padyshim të nevojshme. Nëse kemi, ta zëmë, komunat e Maleve të Sharrit, ose të Bjeshkëve të Rugovës, ose komunat e Lumit Lepenc, komuna të cilat kanë të bëjnë me veçantinë gjeografike, ekonomike e zhvillimore të komunave, unë jam i interesuar.

Por, asociacione sipas kriterit etnik, nuk e kalojnë testin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të parimit universalist demokratik. Nuk e kalojnë. Pra, nuk duhet të bëhet asociacioni i komunave serbe pse kemi këtë identitet etnik, nëse ia duam të mirën këtij vendi. Dhe, kur kihet parasysh që Beogradi – paralelisht me kërkesën për asociacion njëetnik – deklaron se kurrë nuk do ta njohë Kosovën, pasi që masakra e Reçakut kurrë nuk ka ekzistuar – atëherë besoj që nuk ka njeri për të cilin nuk është i qartë konteksti në të cilin jetojmë.

Radio Evropa e Lirë: Kosova dhe Serbia tashmë janë pajtuar për zbatim të marrëveshjes për energjinë. Megjithatë, kompania e licencuar, Elektrosever, tashmë ka humbur disa afate të parapara që t’i dorëzojë disa dokumente. Si është duke shkuar zbatimi i kësaj marrëveshjeje?

Albin Kurti: Janë dy gjëra për të cilat gjatë qeverisjes sime jemi marrë vesh me Serbinë. Është çështja e targave, që të mos ketë targa të përkohshme, dhe përkohësisht t’i kemi ato letrat ngjitëse mbi simbolet. Edhe kjo duhet të përfundojë, sepse nuk është zgjidhje e përhershme, nuk është zgjidhje evropiane.

Për këtë jemi marrë vesh dhe këtë e kemi zbatuar ne si Kosovë. Dhe, tjetra (marrëveshje) për të cilën jemi marrë vesh, është për fillimin e faturimit të energjisë së konsumuar elektrike në veri të Kosovës. Edhe këtë e kemi zbatuar. I kemi pasur dy javë për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë që ta bëjë licencimin e kompanisë në veri. E ka bërë për dy ditë. Ndërkaq edhe sot, pas shumë e shumë javëve, që është dashur të na dorëzohet regjistri i fundit i konsumatorëve në veri, Serbia nuk e ka bërë.

Pra, ne i kemi dy dakordime me Serbinë, dhe është Serbia që nuk po i zbaton. Qeveria jonë, Qeveria aktuale, i ka dy dakordime. Në të dyjat, ne jemi konstruktivë dhe të përgjegjshëm. Atë çka merremi vesh, ne e zbatojmë. Por në asnjërën, Serbia nuk është konstruktive dhe nuk po e zbaton, as në kuptimin e qëllimit, se lëre më të praktikës. Pra, ata as nuk po thonë se do ta bëjnë. Dhe, kjo me të vërtetë është brengosëse. Besoj që faktorët ndërkombëtarë, e në veçanti Brukseli, do të duhej ta regjistronte, qortonte dhe ndëshkonte Beogradin për këtë.

Nuk kam kurrfarë mundësie në dimrin që vjen, të paguaj për veriun e Kosovës. Unë e di që nëse do ta shkëputnim veriun e Kosovës në Mitrovicë, në kuptimin e furnizimit me energji elektrike, menjëherë do të fillonte fushata për krizën humanitare në veri, që do të krijonte pretekst për dy lloj ndërhyrjesh.

E para, Serbia të përfshihet në veri më shumë, dhe e dyta, rrjeti energjetik ekzistues në veri të lidhet me Novi Pazarin.

Unë jam i bindur që ky është synimi i tyre. Ata kanë synim që ne t’i shkëpusim qytetarët në veri të Ibrit në stacionin në Mitrovicë. Mirëpo, ne tashmë kemi paguar për këtë gjë dhe kjo pagesa ynë nuk është dhuratë. Është borxh i regjistruar, që të mos përfundojmë në atë shteg të errët, ndërkaq në anën tjetër, që të mos e rrezikojmë anëtarësimin tonë në ENTSO (Rrjetin Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji). Edhe për këtë arsye ne e kemi paguar.

Por, kjo pagesë që e kemi bërë, e para është borxh dhe është e pamundur që të bëhet në dimrin që vjen. Andaj është shumë e rëndësishme që të zbatohet dakordimi i arritur.

Radio Evropa e Lirë: Por, në praktikë, nëse zbatimi i marrëveshjes dështon, a do të thotë që Kosova është e detyruar sërish të paguajë për banorët në veri. Cilët janë skenarët për dalje nga kjo krizë?

Albin Kurti: Ne nuk kemi mundësi të paguajmë në vjeshtën e vonë dhe dimrin që vjen, andaj duhet që, pa kurrfarë dileme, sa më parë, qysh dje, të zbatohet dakordimi që kemi arritur. Si mund të kërkojnë ata marrëveshje të reja me ne, kur nuk i zbatojnë këto që tashmë i kemi arritur në kohën e Qeverinë sonë? Kjo tregon që Serbia nuk e ka dialogun për marrëveshje dhe nuk e ka marrëveshjen për zbatim.

Radio Evropa e Lirë: Si do të përballet Kosova me një krizë energjetike këtë dimër, përveç problemit të veriut?

Albin Kurti: Ne bëjmë më të mirën e mundshme, edhe në lidhjen tonë me Shqipërinë, por edhe në përpjekjet tona që të merremi vesh paraprakisht me operatorë të fuqishëm ekonomikë ndërkombëtarë, lidhur me importin që do të na duhet edhe këtë dimër.

Është e qartë që me gjenerimin tonë, me termocentralet, Kosova A, Kosova B, dhe me burimet e ripërtërishme, ne nuk mund ta mbulojmë pikun e dhjetorit dhe të janarit, e mbase edhe të muajve tjerë. Andaj, ne po përpiqemi që ta minimizojmë edhe si sasi të importuar, edhe si çmim për atë import.

Radio Evropa e Lirë: A pritet të jetë dimër i vështirë edhe për bizneset dhe konsumatorët? A pritet të ketë reduktime, çfarë kërkohet prej qytetarëve për atë kohë?

Albin Kurti: Mund të themi që situata do të vështirësohet në stinën e dimrit, mirëpo në çfarë përmase do të jetë kjo, varet edhe prej rrethanave evropiane e globale. Ju po e shihni sesi edhe rritja e çmimeve, përkatësisht inflacioni, edhe shkurtimet në furnizimet me energji, dhe rishikimin e politikave energjetike, janë duke e bërë edhe vendet e zhvilluara të Bashkimit Evropian, që janë me dekada para nesh, e lëre më ne të cilët, siç dihet, as liberalizimin e vizave s’e kemi ende.

Ka krizë Gjermania, ka krizë Italia. Janë duke iu kthyer qymyrit. Pra, është situatë e paparë në disa rrafshe, që nga rënia e Murit të Berlinit, e në disa rrafshe që nga Lufta e Dytë Botërore. Andaj, çka varet prej situatave të ardhshme në kontinentin tonë, e që do ta pësojmë edhe ne, nuk është kollaj e parashikueshme sot.

Radio Evropa e Lirë: Njëjtë, në Evropë është duke u përmendur një krizë ushqimore e mundshme për shkak të situatës në Ukrainë. Si pritet ta përballojë këtë Kosova?

Albin Kurti: Shpresojmë që furnizimi i Evropës me grurë, edhe çmimet e energjisë, nuk do të jenë të tilla që do të na krijojnë gjendjen më të rëndë në kontinentin tonë që nga Lufta e Dytë Botërore. Por, një skenar i tillë i errët, me siguri që imagjinohet në kryeqendrat evropiane dhe ato i dizajnojnë politikat e tyre evropiane. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me to.

jo çfarë mund të them sot është që, përshtypjet e mia dhe Qeverisë sime, me ministrat, analizat që bëjnë, e kështu me radhë që i trajtojmë, është se, më tepër rrezikohemi nga çmimi i lartë i energjisë sesa nga mungesa e ushqimeve bazë. Pra, besoj që çmimet e larta të energjisë, sidomos për shkak të shantazhit me gazin rus të vendeve të Bashkimit Evropian, do të jenë më të rënda për t’i përballuar, sesa furnizimi me ushqimin bazë. Por, sërish, nuk i dihet. Është e vështirë të flitet në muajin gusht për muajt dhjetor e janar.

Radio Evropa e Lirë: Në intervistën e kaluar na keni thënë që prisni se marrëveshja përfundimtare me Serbinë të bëhet brenda mandatit tuaj. A mendoni sërish kështu?

Albin Kurti: Ashtu mendoj edhe më tej, që brenda këtij mandati ekzistojnë edhe mundësitë, edhe vullneti, edhe interesi për ta realizuar marrëveshjen ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në qendër të së cilës ndodhet njohja reciproke. Pra, qenia e Kosovës është në rregull, jemi shtet i pavarur, sovran dhe demokratik. Ajo çka nuk është në rregull është raporti ynë me Serbinë. Ky është një raport abnormal, që duhet të normalizohet./REL

The post Kurti për zhvillimet në veri: Situata mund të përshkallëzohej në konflikt të armatosur appeared first on Albeu.com.

Analiza për Kosovën: Kursim i energjisë në dimër ose “na ndihmoftë Zoti”
Shpeshherë kur flitet për dimrin që po vjen, qytetarët në Kosovë përballen me thirrjet nga institucionet për të bërë përgatitjet e nevojshme që të kursejnë energjinë elektrike.

Në vitet e para të pasluftës, thirrjet e tilla kanë qenë të shpeshta, bazuar kryesisht në mungesën e investimeve në infrastrukturën e vjetruar energjetike.

Por, infrastruktura e cila nuk është përtërirë, kësaj radhe nuk është arsyeja prapa thirrjeve të autoriteteve të Kosovës për qytetarët që ta kursejnë energjinë elektrike.

Thirrjet për kursim të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), në një njoftim për media, më 27 korrik, tha se “e tërë Evropa po hyn në një krizë të thellë energjetike” dhe se “rritja e kërkesës në njërën anë dhe zvogëlimi i prodhimit në anën tjetër, ka bërë që anekënd Evropës të fluturojnë çmimet e energjisë elektrike”.

Në njoftimin e KEDS-it thuhet se kriza e thellë energjetike në Evropë ka prekur edhe Kosovën.

“Pos çmimeve enorme, nevoja për energji elektrike ka kufizuar ndjeshëm edhe mundësitë tregtare. Në tenderët që kemi zhvilluar së fundmi, në shumicën e rasteve nuk kemi pranuar asnjë ofertë. Në rast oferte shfaqen çmime ekstra të larta sipas kushteve të tregut”, tha KEDS-i në njoftimin e 27 korrikut.

Sipas KEDS-it, në javën e parë të korrikut çmimi në bursën e Hungarisë – HUPX ishte 348 euro për megavat, kurse në javën e fundit të korrikut çmimi është rritur në 735 euro për megavat.

“Krijimi i këtyre situatave qysh verës, bën që të mbizotërojë një situatë shumë e pasigurt”, theksoi KEDS-i, i cili lut konsumatorët “që të krijojnë mekanizma kursimi dhe të orientojnë ngrohjen e hapësirave të tyre të banimit nga format alternative për stinën e dimrit”.

Qytetarët për kursim të energjisë, alternativat dhe sfidat

Nevojat e Kosovës për energji elektrike i tejkalojnë kapacitetet e prodhimit, sidomos gjatë dimrit.

Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavat në orë, kurse nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë. Këtë diferencë, ajo zakonisht e importon nga jashtë.

Bazuar në statistikat e institucioneve në Kosovë, amvisëritë janë shpenzuesit kryesorë të rrymës totale që prodhohet në vend.

Disa qytetarë në Prishtinë, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë, thanë se janë të njoftuar për thirrjet që kanë bërë institucionet për kursim të energjisë elektrike. Sipas tyre, përpjekjet për të kursyer energjinë elektrike në shtëpitë e tyre bëhen edhe gjatë muajve të verës dhe ngjashëm do të veprojnë edhe gjatë dimrit.

Nexhip Shylemaja tha se një kohë të gjatë ka punuar jashtë vendit dhe ka disa vite që është kthyer në Kosovë. Kursimin e energjisë në shtëpinë e tij, në periudhën e dimrit, ai nuk e sheh si problem.

“Unë për vete kursej. Unë përdori dru për ngrohje. Por, pa marrë parasysh, unë kursej. Kursej, sepse duhet njeriu të jetë shumë vigjilent. Fiken dritat, fiket bojleri gjatë ditës dhe ndizet natën (kur tarifat janë të lira). Në qoftë se këta (institucionet qeveritare) punojnë dhe i rregullojnë termocentralet A dhe B, si dhe populli të kursejë, mua ma merr mendja që do të dalim nga ky dimër”, tha Shylemaja.

Por, situatë tjetër ka Resmije Dedinca, punonjëse në arsim, e cila tha se familja e saj ka katër anëtarë. Ajo tha se është njoftuar me thirrjet e autoriteteve të Kosovës për të gjetur forma alternative të ngrohjes gjatë dimrit, në mënyrë që të kursehet energjia elektrike. Porse këtë e ka të pamundur.

“Nuk kemi tjetër alternativë, sepse edhe drutë janë shumë shtrenjtë. Thëngjilli është i ndaluar nga qeveria e kaluar. Nuk kemi tjetër alternativë të ngrohjes përveçse me rrymë (energji elektrike). Mundohemi të kursejmë, zakonisht natën, me rrobalarëse e enëlarëse. Do të thotë, aty ku mund të kursehet. Nuk e di, na ndihmoftë Zoti dhe të mos jetë një dimër i vështirë”, tha Dedinca.

Shfrytëzimi i pajisjeve elektrike gjatë natës, sugjerohet për shkak se tarifat e energjisë elektrike, kryesisht janë më të lira.

“Qeveria të na lidhë me Termokosin”

Mënyrën e kursimit e përshkroi ngjashëm edhe Nazmie Statovci, e cila punon në një studio grafike. Ajo tha se e kupton mirë situatën në të cilën gjendet vendi për sa i përket mundësive të furnizimit me energji elektrike.

Por, ajo tha se jeton në një banesë, e cila nuk përfshihet në skemën e ngrohtores së qytetit apo kompanisë Termokos. Megjithatë, ajo tha se i shfrytëzon disa mënyra për të kursyer energjinë elektrike.

“Të shfrytëzohen natën rrobalarësja, enëlarësja, bojleri. Krejt çfarë mund t’i shfrytëzosh natën, nuk ke pse t’i shfrytëzosh gjatë ditës. Ngrohëset e vogla e di që shpenzojnë shumë. Ne që jetojmë në banesa, nuk mund të ngrohemi me dru dhe as me thëngjill. Alternativa e vetme është rryma. Mbase do të duhej ta bëjë një zgjidhje Qeveria dhe aty ku ka ndërtesa, të lidhen me Termokosin, në mënyrë që të mos shfrytëzohet në ndërtesa rryma për ngrohje”, tha Statovci.

Këshillat e ZRRE-së

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë, më 8 shkurt të këtij viti, miratoi tarifa më të shtrenjta të rrymës, që është thënë se do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2023.

Shtrenjtimi, megjithatë, ka prekur vetëm ata konsumatorë që shpenzojnë mbi 800 kilovatë në orë, brenda një muaji.

Më herët, në fillim të këtij viti, Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRRE) kishte bërë disa rekomandime se si mund të kursehet rryma.

“Aktivizimi i makinave për larjen e rrobave, si dhe i atyre për larjen e enëve gjatë natës, me tarifa të ulëta, është vetëm një nga metodat për kursim”, thuhet në një udhëzim të ZRRE-së.

Një tjetër rekomandim thotë se akumulimi i nxehtësisë në termot ngrohëse, mund të bëhet gjatë natës me tarifa të ulëta, ndërsa bojleri mund të përdoret vetëm atëherë kur nevojitet.

ZRRE-ja jep edhe këshilla të tjera, si për shembull: mosvendosjen e frigoriferit afër burimeve të nxehtësisë dhe fikjen e dritave në hapësira që nuk shfrytëzohen. ZRRE-ja, po ashtu, rekomandon që të përdoren poçe elektrike kursyese dhe drita të neonit.

Kriza energjetike, e cila kërcënon Evropën, e rrjedhimisht edhe Kosovën, është pasojë e çmimeve të larta dhe jostaabile të energjisë në bursat ndërkombëtare. Ngritja e çmimeve, fillimisht nisi si pasojë e pandemisë së koronavirusit, ndërkaq hovin më të madh të ngritjes e morën pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt të këtij viti.

Kjo ka nxitur reagimin e Bashkimit Evropian, i cili ka vendosur një sërë pakosh të sanksioneve ndaj Rusisë. Kjo ka ndikuar edhe në uljen e furnizimit me gazin rus të vendeve evropiane, të cilat këtë gaz e kanë pasur burimin kryesor të energjisë.

Siç kanë theksuar nga KEDS-i, çmimet e energjisë elektrike në bursë janë katërfishuar, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021. Megjithatë, sipas KEDS-it, kërkesat për energji elektrike janë rritur./REL/

The post Analiza për Kosovën: Kursim i energjisë në dimër ose “na ndihmoftë Zoti” appeared first on Albeu.com.