rekursin Archives - Albeu.com

Gjykata e Lartë rrëzon sërish rekursin e Ilir Metës, ish-presidenti mbetet në qeli
Këtë të enjte, Gjykata e Lartë, ka rrëzuar sërish rekursin e ish presidentit Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Kreu i PL-së, ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024.

Ai kërkonte heqjen e masës së sigurisë, duke arsyetuar se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për ta mbajtur në qelitë e paraburgimit, por pretendimet e ish-kreut të shtetit nuk u morën në konsideratë nga gjykata supreme.

Meta është rrëzuar edhe më herët nga të tre shkallët e gjyqësorit për ndryshimin e masës së sigurisë. Ai ka argumentuar se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore për ta mbajtur në paraburgim dhe se masa ‘arrest me burg’ është e pajustifikuar dhe jo proporcionale në raport me rrethanat e çështjes.

Më herët, gazetarja Klodiana Lala, raportoi se Meta kishte hequr dorë nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” që kishte paraqitur në GJKKO.

Kërkesa për ndryshimin e masës ishte depozituar më herët, por gjatë seancës së zhvilluar në GJKKO ai ka vendosur të tërhiqet.

Kreu i Partisë së Lirisë i është drejtuar gjithashtu edhe Gjykatës Kushtetuese për masën e sigurisë.

Kujtojmë që ish presidenti është dërguar për gjykim për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë. Hetimet e SPAK u bazuan në tre çështje: CEZ-DIA, lobimi i LSI-së në SHBA dhe hetimi pasuror.

The post Gjykata e Lartë rrëzon sërish rekursin e Ilir Metës, ish-presidenti mbetet në qeli appeared first on Albeu.com.

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Metës, kreu i PL mbetet në burg
Gjykata e Lartë, ka vendosur të mos pranojë rekursin e paraqitur nga Ilir Meta, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin.

Vendimi është bërë publik sot, duke vulosur kështu qëndrimin e ish-Presidentit të Republikës në qeli.

“Mospranimin e rekursit të kërkuesit/të pandehurit Ilir Metaj, kundër vendimit nr. 183 (87-2025-284), datë 08.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin”, thuhet në njoftimin zyrtar.

The post Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Metës, kreu i PL mbetet në burg appeared first on Albeu.com.

Ankimoi kontrollin e SPAK në banesë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Arbër Veliajt
Gjykata e Lartë, ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Arbër Veliaj, vëllai i Erion Veliajt, i cili ishte ankuar ndaj vendimit për kontrollin e banesës së tij, të kryer nga SPAK gjatë vitit 2024.

Vendimi është dhënë në dhomë këshillimi nga trupi gjykues i përbërë nga Albana Boksi, Medi Bici dhe Sokol Binaj, të cilët u shprehën se vendimi i Apelit të Posaçëm i datës 31 korrik 2025 duhet të qëndrojë në fuqi.

Me këtë vendim, Gjykata e Lartë, ka lënë në fuqi aktin që autorizonte kontrollin e banesës së Arbër Veliajt, duke rrëzuar pretendimet e tij kundër procedurës së SPAK-ut.

The post Ankimoi kontrollin e SPAK në banesë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Arbër Veliajt appeared first on Albeu.com.

Dyshohet se hakeruan kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK, GJKKO rrëzon rekursin e Zambak Gjonit dhe Arnold Rrokajt
GJKKO nuk ka pranuar rekursin e Zambak Gjonit dhe Arnold Rrokajt, të cilët akuzohen se ndërhynë në sistemin e IT në SPAK, duke vjedhur dosjet në hetim nga tre prokurorët.

Dy të akuzuarit, të cilët kishin qenë pjesë e administratës, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj do të vazhdojnë të hetohen në qeli.

“GJKKO 61004-00440-00-2025 ZAMBAK GJONI, ARNOLD RROKAJ Nenet 228,229,238,258,259 KPP‘’ Mospranimin e rekursit të paraqitur nga personat nën hetim Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni kundër vendimit nr.28 ( 87-2025-142), datë 22.04.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, thuhet në njoftimin e GJKKO.

Arnold Rrokaj është 33- vjeçari që pretendohet se ka pranuar se ka ndërhyrë në postën elektronike të tre prokurorëve. Vlonjati që ka qenë i punësuar në IMT mësohet të ketë thënë se “e bëra nga kurioziteti”, duke lënë të kuptohet se, në fakt, ka përvetësuar materiale nga adresat elektronike të prokurorëve.

Mirëpo, hetimi i çështjes tashmë është fokusuar tek fakti se Rrokaj, i cili dyshohet se ia ka dhënë të dhënat e përftuara Zambak Gjonajt dhe ky i fundit i ka shpërndarë në persona të tretë, ka funksionuar si grup kriminal bashkë me Gjonajn dhe personat e tjerë.

Sipas të dhënave hetimore është e qartë se i dyshuari, me detyrë të mëparshme punonjës pranë IMT, ia ka kaluar më tej të dhënat Zambak Gjonit, edhe ai me profesion jurist, si dhe ish-zyrtar i burgjeve. Por grupi i hetimit është i bindur që i riu nuk ka thënë të vërtetën. Sulmi, siç njoftoi zyrtarisht SPAK, u sinjalizua në datën 12 mars 2025, por në harkun e 48 orëve janë identifikuar dy bashkëpunëtorët, ndaj të cilëve u vendos arrest në burg. Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, njëherazi urdhëroi ‘ndalimin e publikimit të dosjes’, përderisa hetimet po vazhdojnë ende për të zbardhur të gjithë skenarin.

Çështja po hetohet për grup kriminal. SPAK ka njoftuar zyrtarisht se pas një hetimi administrativ është konstatuar se hakeruesit nuk kanë arritur të hyjnë në sistem.

Ndërsa vijojnë analizat e brendshme hetimore për të konkluduar se çfarë përmbante posta elektronike e tre prokurorëve, të cilët dyshohet se kishin fjalëkalime të lehta të email-ve për sa kohë janë thyer nga të interesuarit. SPAK nuk bën me dije se çfarë materialesh janë marrë në këto adresa dhe se kush janë palët e treta që kanë pasur interes për materialet hakeruese.

The post Dyshohet se hakeruan kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK, GJKKO rrëzon rekursin e Zambak Gjonit dhe Arnold Rrokajt appeared first on Albeu.com.

Kërkoi heqjen e sekuestros ndaj pronës, Gjykata e Lartë vendos mospranimin e rekursit të Ajola Xoxës
Gjykata e Lartë, ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës për heqjen e sekuestros për vilën në Qeret.

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga ankuesit, shtetasja Ajola Xoxa, “Partners Law” sh.p.k., dhe Shoqeria “Ava Studio” sh.p.k”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.

Bashkëshkortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg prej datës 10 shkurt, ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Fillimisht ndaj saj u caktua “arrest shtëpie”, por u ndryshua me vendim të GJKKO-së.

Ajola Xoxa, akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

AKUZAT E SPAK

Prokuroria e Posaçme SPAK, ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Erion Veliajt, masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ ndaj bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si dhe masat e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ ndaj 5 biznesmenëve.

Sipas SPAK, Erion Veliaj, akuzohet “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ajola Xoxa, akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, akuzohen për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

Gjithashtu, masë sigurie “arrest në burg” është caktuar ndaj një zyrtari, emri i të cilit ende nuk është publik.

SPAK njofton se nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si edhe bashkëshortja e këtij të fundit, Ajola Xoxa, është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

Në lidhje me praktikat e ndjekura nga këta shtetas, nisur nga provat e administruara në fashikull, SPAK thotë se në të paktën 10 raste, krijohet dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprimeve me natyrë korruptive nga i zgjedhuri vendor, si edhe pastrim të produkteve të veprës penale.

“Kryetari i Bashkisë Tiranë, shtetasi ERION VELIAJ, përmes veprimeve konkrete të cilat kanë kulmuar me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e fondeve publike si edhe lejet e ndërtimit tek disa subjekte tregtare, të lidhur ngushtë me të, përfaqësuesit e të cilëve janë përmendur më lart. Këto fonde publike më pas kanë përfunduar tek disa organizata jofitimprurëse, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e tij, shtetësja AJOLA XOXA., si edhe individë të afërt me këtë të fundit, duke krijuar një rrjet të dyshimtë e të komplikuar transaksionesh.

Organi procedues ka mbledhur prova, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm mbi ekzistencën dhe funksionimin e një skeme korruptive, nga zbërthimi i së cilës në përmbledhje rezulton se fondet publike që dalin nga institucioni i Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e titullarit, i) kanë kaluar drejtpërsëdrejti tek bashkëshortja e këtij të fundit (rrjedhimisht tek vetë shtetasi nën hetim ERION VELIAJ) dhe rrethi i saj familjar, përmes OJF-ve dhe personave juridikë të kontrolluar de jure dhe de  facto nga kjo shtetase; ii) kanë kaluar përmes sponsorizimeve, likuidimeve të faturave fiktive apo blerjeve, të bëra prej subjekteve tregtare, të cilët nga ana e tyre kanë përfituar leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia Tiranë, tek OJF-të, shpk-të dhe personat fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë; iii) kanë kaluar si pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme, specifikisht  një godinë banimi e tipit “Vilë” e ndodhur  në Qerret-Kompleksi “Marea Resort”, dhënë si përfitim i parregullt nga persona konkretë përmendur më lartë, të cilët zotërojnë dhe përfaqësojnë subjekte tregtarë, të lidhur ngushtë me interesa financiare me Bashkinë Tiranë, përmes përfitimit të fondeve publike si edhe lejeve të ndërtimit, tek familja e kryetarit të Bashkisë Tiranë; iv) janë shpenzuar për blerje me vlera të mëdha nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, duke i kamufluar këto blerje, përmes personave të tjerë. Çdo transferim i këtyre fondeve publike dhe lëshimi i lejeve të ndërtimit është kryer me miratimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, shtetasit ERION VELIAJ.

Faktet dhe provat e grumbulluara, edhe pse i referohen episodeve konkrete të evidentuara deri në këtë fazë, krijojnë dyshimin e arsyeshëm se në rastin konkret bëhet fjalë për një sistem të organizuar korrupsioni dhe shpërdorimi të fondeve  publike, të shtrirë në kohë, sipas një skeme të vënë në funksionim nga kryetari i bashkisë Tiranë dhe bashkëshortja e këtij të fundit. Në qendër të kësaj  skeme korrupsioni dhe pastrimi të produkteve që burojnë nga kjo vepër, rezulton të jetë titullari i institucionit, nënshkrimi i të cilit ka qenë përcaktues për shpërndarjen e fondeve publike, prej të cilave ai dhe familjarët e tij të ngushtë kanë përfituar drejtpërsëdrejti në mënyrë të parregullt”, njofton SPAK.

Ndër të tjera, Prokuroria e Posaçme, ka arritur në konkluzionin se, përveç pasurive të paluajtshme të përfituara nga shtetasit nën hetim (nën regjimin pasuror të bashkësisë ligjore), këta të fundit, vetëm përmes shoqërive “P. L.” shpk, “A. L.” shpk, “A. S.” shpk, “N. G.” shpk, “H.” OJF, “E.” OJF, “B.-A” OJF dhe “M.” OJF, për të cilat ekzistojnë prova të mjaftueshme se kontrollohen plotësisht nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, por edhe “R.” shpk dhe shoqëri të tjera të lidhura me shtetasin nën hetim E. A., kanë gjeneruar të ardhura të cilat kapin shifrën e rreth 110.000.000 lekë.

Më pas, me veprimet e tyre të kundërligjshme, të kryera në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, të cilat konsistojnë në integrimin në sistemin bankar të këtyre shumave monetare, të siguruara si përfitime të parregullta, por edhe të fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë së pasurive, në kushtet kur këto pasuri dihet se janë produkte të veprës penale sipas nenit 260 të ligjit material, shtetasit nën  hetim dyshohet se kanë përmbushur elementët e parashikuar në gërmat a) dhe b) të nenit 287 të Kodit Penal (“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose  veprimtarisë kriminale”).

Qëllimi kriminal i shtetasve nën hetim për integrimin në sistemin bankar të shumave monetare, të cilat janë rezultat i përfitimeve të parregullta, do të ishte i pamundur të përmbushej pa rolin përcaktues të subjekteve të tjera tregtare, shpk dhe OJF, të identifikuar deri tani në regjistrin e njoftimit të veprave penale. OJF-të “H.”, “E.”,  “M.” dhe “B.-A”, të kontrolluara plotësisht nga shtetësja nën hetim AJOLA XOXA., deri në këtë fazë të hetimit paraprak dyshohet të kenë kryer veprime konkrete të kundërligjshme në drejtim të pastrimit të produkteve të veprës penale, nëpërmjet transferimit të pasurive me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre, duke ditur se këto pasuri janë produkt i veprës penale sipas nenit 260 të Kodit Penal. Në vijim të hetimeve Prokuroria e Posaçme ka regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale edhe emrat tregëtarë të këtyre OJF – ve.

Po kështu, ky qëllim kriminal për pastrimin e produkteve të veprës penale, që i referohet rastit të kalimit të të hollave nga shoqëritë e administruara nga shtetasi nën hetim …. dhe familjarë të tij, do të ishte i pamundur të realizohej pa bashkëpunimin e këtij të fundit në kryerjen e veprimeve të kundërligjshme, të cilat kanë kulmuar në pagesat e bëra për shoqëritë tregtare si edhe personat fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga shtetësja AJOLA XOXA.

Përveç sa është përshkruar më lart, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja AJOLA XOXA., vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë. Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të.

Po kështu, kjo shtetase në asnjë rast nuk ka përmbushur detyrimet që burojnë nga ligji nr. 9049 datë 10.04.2023, në lidhje me deklarimin e pjesëmarrjes së saj në bordin e një organizate jofitimprurëse, e cila provohet të ketë gjeneruar të ardhura të  shumta, por edhe njëkohësisht pronare (organizata) e një subjekti tregtar me natyrë fitimprurëse (shpk). Fshehja e këtyre fakteve nga shtetësja nën hetim AJOLA XOXA., ka pamundësuar organet ligjzbatuese për të patur një panoramë të plotë dhe të qartë sa  i takon, jo vetëm pjesëmarrjes së kësaj shtetase në borde organizatash, të cilat nga ana e tyre zotërojnë shpk, por çfarë është më e rëndësishme, ka pamundësuar “konstatimin” dhe “gjurmimin” e një sasie të konsiderueshme të hollash, të cilat kanë qarkulluar nëpërmjet këtyre subjekteve të kontrolluara faktikisht nga shtetësja nën hetim. Pikërisht, mungesa e plotë e kësaj transparence ka bërë të mundur më pas edhe funksionimin e një skeme kaq të organizuar të lëvizjes së shumave monetare, nga, dhe nëpërmjet këtyre OJF-ve dhe shpk-ve.

Në lidhje me shtetasit nën hetim, përfaqësues të subjekteve tregtare cituar më lart, organi procedues ka grumbulluar prova të cilat të çojnë në konkluzionin se ekziston dyshimi i arsyeshëm se ata, me veprime aktive të kundërligjshme kanë konsumuar elementë të veprës penale“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.

Këta shtetas, dyshohet se kanë dhënë përfitime të parregullta tek i zgjedhuri vendor dhe bashkëshortja e tij, drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet OJF-ve, shoqërive me përgjegjësi të kufizuar dhe personave fizikë të kontrolluar nga kjo e fundit, të cilat konsistojnë në pasuri të paluajtshme (godinë banimi e tipit “vilë”), sponsorizime, likuidime faturash për shërbime konsulence ligjore fiktive, blerje sendesh në mënyrë fiktive, financime fiktive festivalesh artistike, pagesa udhëtimesh e qëndrime në hotel etj. Të gjithë subjektet tregtare që shtetasit nën hetim GENTIAN SULA., FATMIR BEKTASHI. SOKOL KRYEZIU, SHKELQIM FUSHA dhe MERIMAN PALUSHI përfaqësojnë, gjatë kohës që korrespondon me periudhën e dhënies së përfitimeve të parregullta, por jo vetëm, kanë përfituar nga Bashkia Tiranë, me firmën e titullarit të saj, fonde të konsiderueshme publike si edhe leje ndërtimi.

Në lidhje me këto pasuri, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur me vendimin nr. 84 Akti datë 10.02.2025, caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, në lidhje me pasurinë e paluajtshme:

Pasuria numër 1/647, Vol. 29, Faqe 103, ZK.  3101, sipas certifikatës për vërtetim pronësie nr. 1456523, ndodhur në Zonën e Stimuluar “Ardian Çarçani”, Qerret, lloji “truall”, sipërfaqe trualli të objektit 494 m2, sipërfaqe të bazës së njësisë 82 m2, leja e legalizimit nr. 705199, datë 31.01.2020, regjistruar në ASHK në emër të “Agi Kons” shpk.

Po kështu, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, me vendimin nr. 98 Akti /datë 10.02.2025 ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror, në lidhje me llogaritë bankare të ndodhura në “Intesa Sanpaolo Bank” dhe “Banka Kombëtare Tregtare”, ne emër të shtetasës AJOLA XOXA. dhe shoqërive të lidhura me të, në shumën totale prej 869,149.78 Euro.

Nga ana tjetër, gjatë kontrollit të ushtruar  pranë zyrave të “P. L.” shpk, administruar nga shtetësja AJOLA XOXA., e cila është njëkohësisht dhe pronare e vetme, janë gjetur në një kasafortë dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të hollash, prej 95,350 Euro (shumica prej tyre prerje 500 euro), 14,900 USD dhe 665,000 Lekë.

Përveç sa është përmendur mësipër, Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases Klotilda Bushka. Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim Klotilda Bushka ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon Policinë e Shtetit për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë.

NJOFTIMI I PLOTE I SPAK PER ARRESTIMIN E VELIAJT

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 27 të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Deklaratat e rreme  përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”,  parashikuar nga neni 260, 245, 287/2, 257/a/2, 305/b e 301 i Kodit Penal.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme më datë 24.01.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 7 Akti/datë 09.02.2025 ka vendosur:

1.Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasin nën hetim ERION VELIAJ, me detyrë, Kryetar i Bashkisë Tiranë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 260 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal;

2.Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasen nën hetim AJOLA XOXA., si e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal;

3.Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk;

4.Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim GENTIAN SULA., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “A. K.” shpk;

5.Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim MERIMAN PALUSHI, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “P.” shpk;

6.Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim FATMIR BEKTASHI., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “K.” shpk;

7.Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim SOKOL KRYEZIU, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “G.-A” shpk;

8.Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim SHKELQIM FUSHA, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “F.” shpk.

Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga shtetasit nën hetim, specifikisht Erion Veliaj (me detyrë kryetar i Bashkisë Tiranë) si edhe bashkëshortja e këtij të fundit, AJOLA XOXA., është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

Në lidhje me praktikat e ndjekura nga këta shtetas, nisur nga provat e administruara në fashikull, në të paktën 10 raste, krijohet dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprimeve me natyrë korruptive nga i zgjedhuri vendor, si edhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, shtetasi ERION VELIAJ, përmes veprimeve konkrete të cilat kanë kulmuar me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e fondeve publike si edhe lejet e ndërtimit tek disa subjekte tregtare, të lidhur ngushtë me të, përfaqësuesit e të cilëve janë përmendur më lart. Këto fonde publike më pas kanë përfunduar tek disa organizata jofitimprurëse, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e tij, shtetësja AJOLA XOXA., si edhe individë të afërt me këtë të fundit, duke krijuar një rrjet të dyshimtë e të komplikuar transaksionesh.

Organi procedues ka mbledhur prova, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm mbi ekzistencën dhe funksionimin e një skeme korruptive, nga zbërthimi i së cilës në përmbledhje rezulton se fondet publike që dalin nga institucioni i Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e titullarit,

i) kanë kaluar drejtpërsëdrejti tek bashkëshortja e këtij të fundit (rrjedhimisht tek vetë shtetasi nën hetim ERION VELIAJ) dhe rrethi i saj familjar, përmes OJF-ve dhe personave juridikë të kontrolluar de jure dhe de  facto nga kjo shtetase;

1. ii)kanë kaluar përmes sponsorizimeve, likuidimeve të faturave fiktive apo blerjeve, të bëra prej subjekteve tregtare, të cilët nga ana e tyre kanë përfituar leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia Tiranë, tek OJF-të, shpk-të dhe personat fizikë të kontrolluar de juredhe de facto nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë;

iii) kanë kaluar si pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme, specifikisht  një godinë banimi e tipit “Vilë” e ndodhur  në Qerret-Kompleksi “Marea Resort”, dhënë si përfitim i parregullt nga persona konkretë përmendur më lartë, të cilët zotërojnë dhe përfaqësojnë subjekte tregtarë, të lidhur ngushtë me interesa financiare me Bashkinë Tiranë, përmes përfitimit të fondeve publike si edhe lejeve të ndërtimit, tek familja e kryetarit të Bashkisë Tiranë; iv) janë shpenzuar për blerje me vlera të mëdha nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, duke i kamufluar këto blerje, përmes personave të tjerë. Çdo transferim i këtyre fondeve publike dhe lëshimi i lejeve të ndërtimit është kryer me miratimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, shtetasit ERION VELIAJ.

Faktet dhe provat e grumbulluara, edhe pse i referohen episodeve konkrete të evidentuara deri në këtë fazë, krijojnë dyshimin e arsyeshëm se në rastin konkret bëhet fjalë për një sistem të organizuar korrupsioni dhe shpërdorimi të fondeve  publike, të shtrirë në kohë, sipas një skeme të vënë në funksionim nga kryetari i bashkisë Tiranë dhe bashkëshortja e këtij të fundit. Në qendër të kësaj  skeme korrupsioni dhe pastrimi të produkteve që burojnë nga kjo vepër, rezulton të jetë titullari i institucionit, nënshkrimi i të cilit ka qenë përcaktues për shpërndarjen e fondeve publike, prej të cilave ai dhe familjarët e tij të ngushtë kanë përfituar drejtpërsëdrejti në mënyrë të parregullt.

Organi procedues ka arritur në konkluzionin se, përveç pasurive të paluajtshme të përfituara nga shtetasit nën hetim (nën regjimin pasuror të bashkësisë ligjore), këta të fundit, vetëm përmes shoqërive “P. L.” shpk, “A. L.” shpk, “A. S.” shpk, “N. G.” shpk, “H.” OJF, “E.” OJF, “B.-A” OJF dhe “M.” OJF, për të cilat ekzistojnë prova të mjaftueshme se kontrollohen plotësisht nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, por edhe “R.” shpk dhe shoqëri të tjera të lidhura me shtetasin nën hetim E. A., kanë gjeneruar të ardhura të cilat kapin shifrën e rreth 110.000.000 lekë.

Më pas, me veprimet e tyre të kundërligjshme, të kryera në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, të cilat konsistojnë në integrimin në sistemin bankar të këtyre shumave monetare, të siguruara si përfitime të parregullta, por edhe të fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë së pasurive, në kushtet kur këto pasuri dihet se janë produkte të veprës penale sipas nenit 260 të ligjit material, shtetasit nën  hetim dyshohet se kanë përmbushur elementët e parashikuar në gërmat a) dhe b) të nenit 287 të Kodit Penal (“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose  veprimtarisë kriminale”).

Qëllimi kriminal i shtetasve nën hetim për integrimin në sistemin bankar të shumave monetare të cilat janë rezultat i përfitimeve të parregullta, do të ishte i pamundur të përmbushej pa rolin përcaktues të subjekteve të tjera tregtare, shpk dhe OJF, të identifikuar deri tani në regjistrin e njoftimit të veprave penale. OJF-të “H.”, “E.”,  “M.” dhe “B.-A”, të kontrolluara plotësisht nga shtetësja nën hetim AJOLA XOXA., deri në këtë fazë të hetimit paraprak dyshohet të kenë kryer veprime konkrete të kundërligjshme në drejtim të pastrimit të produkteve të veprës penale, nëpërmjet transferimit të pasurive me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre, duke ditur se këto pasuri janë produkt i veprës penale sipas nenit 260 të Kodit Penal. Në vijim të hetimeve Prokuroria e Posaçme ka regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale edhe emrat tregëtarë të këtyre OJF – ve.

Po kështu, ky qëllim kriminal për pastrimin e produkteve të veprës penale, që i referohet rastit të kalimit të të hollave nga shoqëritë e administruara nga shtetasi nën hetim …. dhe familjarë të tij, do të ishte i pamundur të realizohej pa bashkëpunimin e këtij të fundit në kryerjen e veprimeve të kundërligjshme, të cilat kanë kulmuar në pagesat e bëra për shoqëritë tregtare si edhe personat fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga shtetësja AJOLA XOXA.

Përveç sa është përshkruar më lart, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja AJOLA XOXA., vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë. Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të.

Po kështu, kjo shtetase në asnjë rast nuk ka përmbushur detyrimet që burojnë nga ligji nr. 9049 datë 10.04.2023, në lidhje me deklarimin e pjesëmarrjes së saj në bordin e një organizate jofitimprurëse, e cila provohet të ketë gjeneruar të ardhura të  shumta, por edhe njëkohësisht pronare (organizata) e një subjekti tregtar me natyrë fitimprurëse (shpk). Fshehja e këtyre fakteve nga shtetësja nën hetim AJOLA XOXA., ka pamundësuar organet ligjzbatuese për të patur një panoramë të plotë dhe të qartë sa  i takon, jo vetëm pjesëmarrjes së kësaj shtetase në borde organizatash, të cilat nga ana e tyre zotërojnë shpk, por çfarë është më e rëndësishme, ka pamundësuar “konstatimin” dhe “gjurmimin” e një sasie të konsiderueshme të hollash, të cilat kanë qarkulluar nëpërmjet këtyre subjekteve të kontrolluara faktikisht nga shtetësja nën hetim. Pikërisht, mungesa e plotë e kësaj transparence ka bërë të mundur më pas edhe funksionimin e një skeme kaq të organizuar të lëvizjes së shumave monetare, nga, dhe nëpërmjet këtyre OJF-ve dhe shpk-ve.

Në lidhje me shtetasit nën hetim, përfaqësues të subjekteve tregtare cituar më lart, organi procedues ka grumbulluar prova të cilat të çojnë në konkluzionin se ekziston dyshimi i arsyeshëm se ata, me veprime aktive të kundërligjshme kanë konsumuar elementë të veprës penale“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.

Këta shtetas, dyshohet se kanë dhënë përfitime të parregullta tek i zgjedhuri vendor dhe bashkëshortja e tij, drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet OJF-ve, shoqërive me përgjegjësi të kufizuar dhe personave fizikë të kontrolluar nga kjo e fundit, të cilat konsistojnë në pasuri të paluajtshme (godinë banimi e tipit “vilë”), sponsorizime, likuidime faturash për shërbime konsulence ligjore fiktive, blerje sendesh në mënyrë fiktive, financime fiktive festivalesh artistike, pagesa udhëtimesh e qëndrime në hotel etj. Të gjithë subjektet tregtare që shtetasit nën hetim GENTIAN SULA., FATMIR BEKTASHI. SOKOL KRYEZIU, SHKELQIM FUSHA dhe MERIMAN PALUSHI përfaqësojnë, gjatë kohës që korrespondon me periudhën e dhënies së përfitimeve të parregullta, por jo vetëm, kanë përfituar nga Bashkia Tiranë, me firmën e titullarit të saj, fonde të konsiderueshme publike si edhe leje ndërtimi.

Në lidhje me këto pasuri, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur me vendimin nr. 84 Akti datë 10.02.2025, caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, në lidhje me pasurinë e paluajtshme:

Pasuria numër 1/647, Vol. 29, Faqe 103, ZK.  3101, sipas certifikatës për vërtetim pronësie nr. 1456523, ndodhur në Zonën e Stimuluar “Ardian Çarçani”, Qerret, lloji “truall”, sipërfaqe trualli të objektit 494 m2, sipërfaqe të bazës së njësisë 82 m2, leja e legalizimit nr. 705199, datë 31.01.2020, regjistruar në ASHK në emër të “Agi Kons” shpk.

Po kështu, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, me vendimin nr. 98 Akti /datë 10.02.2025 ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror, në lidhje me llogaritë bankare të ndodhura në “Intesa Sanpaolo Bank” dhe “Banka Kombëtare Tregtare”, ne emër të shtetasës AJOLA XOXA. dhe shoqërive të lidhura me të, në shumën totale prej 869,149.78 Euro.

Nga ana tjetër, gjatë kontrollit të ushtruar  pranë zyrave të “P. L.” shpk, administruar nga shtetësja AJOLA XOXA., e cila është njëkohësisht dhe pronare e vetme, janë gjetur në një kasafortë dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të hollash, prej 95,350 Euro (shumica prej tyre prerje 500 euro), 14,900 USD dhe 665,000 Lekë.

Përveç sa është përmendur mësipër, Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases Klotilda Bushka Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim Klotilda Bushka ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon Policinë e Shtetit për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë.

The post Kërkoi heqjen e sekuestros ndaj pronës, Gjykata e Lartë vendos mospranimin e rekursit të Ajola Xoxës appeared first on Albeu.com.

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Artan Gaçit, nuk pranon heqjen e sekuestros për 5512 m2 tokë
Gjykata e Lartë, ka lënë në fuqi sekuestron mbi pasurinë e Artan Gaçit, vëndim i dhënë nga Apeli i Posaçëm. Bëhet fjalë për 5512 m2 tokë e ndodhur ne Gjilekë të Himarës, nën administrimin e shoqërisë AG.TÇ, e cila rezulton të jetë e Artan Gacit, ku do të ndërtohej një kompleks turistik.

Kjo sipërfaqe toke dyshohet se u përfitua nga dokumentat e falisfikuara.

Sipas SPAK ish- kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro në bashkëpunim dhe me zyrtarë të asaj kohe , 5512 m 2 tokë bujqësore me dokumente të falsifikuara e kanë tjetërsuar nga tokë shteti në tokë private, e konkretisht në pronësi të Foto Mëhillit i cili ishte i ati i Stavri Mëhilli.

Pikërisht kalimi i pronës tek Stavri Mehilli, i dha këtij të fundit të drejtën edhe për ta shitur ku nga hetimet ka rezultuat se 10 ditë më pas pikërisht më 25 shkurt në llogarinë e Stavri Mëhillit, kanë kaluar 12,677,600 leke nga ‘AGTTC Hotel Management kompani kjo në emër te Artan Gacit.

Rezulton që Stavro Mëhilli, e ka shitur 12,677,600 lekë sipas kontratës nga të cilat kësti i parë në vlerën 3.000.000 lekë është likuiduar në datë 25.07.2019, nëpërmjet një transaksioni bankar dhe kësti i dytë në vlerën 9.677.600 lekë është likuiduar në datë 25.02.2020.

Aktualisht, prona figuron e regjistruar ne emër/pronësi të shoqërisë “AG. TÇ” shpk shprehet SPAK.

Po ashtu, më 28 mars 2024 Gjykata e Posaçme ka vënë nën sekuestro dhe sipërfaqen tjetër prej 5080 m2 e cila rezulton ne kufi me sipërfaqen tjetër prej 5512 m2.

The post Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Artan Gaçit, nuk pranon heqjen e sekuestros për 5512 m2 tokë appeared first on Albeu.com.

Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë merr vendim për Ervin Salianjin
Ditën e sotme, Gjykata e Lartë, ka rrëzuar rekursin e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, për t’u liruar nga qelia.

“Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga të giykuarit Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, kundër vendimit nr.2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, thuhet në vendimin e marrë nga Gjykata e Lartë, me relator Sokol Binajn.

Kujtojmë që më datë 15 tetor 2024, Gjykata e Lartë, refuzoi një kërkesë të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli.

Më 26 shtator, Gjykata e Apelit, vendosi lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë për Salianjin, ndërsa ky i fundit e quajti procesin të montuar dhe e cilësoi veten si të dënuar politik.

The post Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë merr vendim për Ervin Salianjin appeared first on Albeu.com.

Kërkon lirimin nga burgu, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Metës dhe Kryemadhit
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka depozituar pak ditë më parë në Gjykatën e Lartë kërkesën për të hequr masën e sigurisë “arrest me burg”.

Kërkesa e tij do të shqyrtohet ditën e sotme nga Gjykata e Lartë në orën 10:00. Në seancën e sotme do të shqyrtohet rekursi i Metës dhe Monika Kryemadhit.

Gjykata ka caktuar që të shqyrtojnë rekursin Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici.

Ilir Meta, është arrestuar prej tetorit të vitit të kaluar dhe ai kërkon një masë më të butë sigurie. Ai ka kërkuar t`i hiqet masa e arrestit me burg, në lidhje me postin e tij si drejtues i forcës së dytë opozitare në vend dhe situatës në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me dosjet e bashkuara Cez-Dia, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.

Gjykata e Posaçme e shkallës së parë dhe ajo e apelit kanë lënë në fuqi masën e “arrestit në burg”, duke bërë që Meta prej afro 4 muajsh të mbahet në paraburgim te 313-ta.

The post Kërkon lirimin nga burgu, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Metës dhe Kryemadhit appeared first on Albeu.com.

Iu sekuestruan llogari bankare dhe apartamente/ Kundërshtoi vendimin e Apelit për ekstradimin në Gjermani, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e “Peshkaqenit”
Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e trafikantit të drogës Princ Dobroshi i cili kundërshtoi vendimin e Apelit për ekstradimin e tij në Gjermani.

Apeli i jurdiksionit të përgjithshëm vendosi me 9 prill të këtij viti ekstradimin e tij, ku i dërgoi edhe ministrisë së drejtësisë vendimin e zbardhur.

Në këto kushte, Dobroshi e dërgoi dosjen në Gjykatën e Lartë. ku kërkoi prishjen e vendimit.

Gjykata e Hamburgut ka lëshuar urdhër-arrest për 59-vjecarin, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Trafikimi të lëndëve narkotike”, të kryer në bashkëpunim, si pjesëtar i një grupi kriminal.

Me 29 mars të këtij viti, shtetasi kosovar i njohur dhe me nofkën “peshkaqeni” ra në rrjetën e SPAK ku iu sekuestruan 10 llogari bankare me vlerë 133 mijë euro, Vilë në Gjirin e Lalzit, dy apartamente te Kodra e Diellit, një apartament te Liqeni i Thatë, makinë Volvo, dhe shoqërinë tregtare ‘SLAI’.

Këto asete i kishte në bashkëpunim me kunatin e tij Olsi Syziu.

The post Iu sekuestruan llogari bankare dhe apartamente/ Kundërshtoi vendimin e Apelit për ekstradimin në Gjermani, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e “Peshkaqenit” appeared first on Albeu.com.

Londra rrëzoi rekursin për shpalljen non-grata, reagon ashpër ish-kryeministri Sali Berisha
Këtë të hënë, përmes një mesazhi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha, ka reaguar ashpër për rrëzimin e rekursit nga Londra për shpalljen non grata.

Berisha sqaron rrugëtimin gjyqësor, ndërsa shtoi se procesi është vonuar qëllimisht, për të penguar sipas tij zbulimin e të vërtetës.

Gjithashtu, Berisha paralajmëron se rruga e drejtësisë do të vazhdojë.

“Sa mund të mbulohet dielli me shoshe, aq mund të humbë e vërteta nën mashtrime. Mbetem i bindur se rruga e drejtësisë që do të vazhdojë do t’i shërbejë të vërtetës dhe do të godasë në mënyrë të merituar korrupsionin transnacional”, mbyll reagimin e tij Berisha.

Deklarata e plotë e kryetarit të PD Sali Berisha:

Vendim i SIAC shton një kat ne monumentin e korrupsionit dhe turpit te vendimit për perjashtimin e Sali Berishes

Ne gusht të vitit 2022, une fillova procedurën e kundërshtimit të vendimit te State Secretary of Home Department (Home Office) të BM për përjashtimin tim nga ky vend, që m’u komunikua në datë 21 Korrik 2022, fillimisht nga Edi Rama në parlament dhe pastaj nga qeveria britanike.

Procedura e ankimimit parashikonte fillimin e detyrueshëm të saj pranë Komisionit të Posaçëm të Apelimit për Migracionin (SIAC), perpara se palet te shkojne ne gjykate.

Procesi në SIAC eshte vonuar pertej çfaredolloj afati te arsyeshem per te penguar zbulimin e te vertetes.

Ky proces perfundoi sot, pas dy vitesh, me lënien ne fuqi te vendimit te Home Office nga Komisioni i Apelimit, duke deshmuar keshtu dështimin e plote të ketij komision në goditjen e korrupsionit në segmente te administrates se Britanisë së Madhe.

Në paragrafin 17 të vendimit të tij Komisioni (SIAC) pohon se nuk kane vleresuar as vertetesine e provave dhe as ate të akuzave të ngritura ndaj meje, por vetem nese Sekretarja e Home Office ka pasur baze qe, në bazë të provave që i janë vënë përpara, të besonte se vendimi i përjashtimit ishte i drejtë. Kjo provon qartë se, jo vetëm SIAC nuk ka hetuar zbulimin e të vërtetës siç pohon vete, por edhe se vendimi i Sekretares është marrë në bazë të artikujve të mediave të sponsorizuar nga Soros dhe deklaratave të kundershtarëve të mi politikë Rama, Basha, Veliaj.

SIAC gjithashtu pohon në vendimin e tij se nuk ka vleresuar fare mijëra faqe prova dhe deshmi të paraqitura nga avokatet e z. Berisha, me pretendimin se jane paraqitur jashte afati (paragrafi 9). Nderkohe qe ato jane dorëzuar absolutisht brenda afatit, por zyrtarët ligjorë te Home Office nuk ia kane paraqitur Sekretares te ketij institucioni me qellim qe ajo te mos njihej me permbajtjejn e tyre dhe per rrjedhoje te mos pranoheshin më pas nga SIAC, meqë Sekretarja nuk i kish patur para saj në momentin e marrjes së vendimit (shif paragrafin).

Theksoj se ky perjashtim i qellimshem i provave vjen:

(i) Pasi ambasadori ambasadorit Alastair King Smith i deshtuan provat e paraqitura ndaj meje ne Home Oficce, duke e detyruar të kalonte nga zyra ne zyre ne Tirane duke kerkuar prova tjera dhe duke u shprehur ne konfidence se ne e përjashtuam Berishen, por na duhen prova se ai na ka paditur.

(ii) Pasi ambasadori Alastair King Smith, i shkruante autoriteteve të tij se heqja e ekspulsionit per Berishen, qofte me vendim nga Home Office apo me vendime të tjera ligjore do të ulte reputacionin e Mbreterisë së Bashkuar.

(iii) Se fundi, kjo ka ndodhur pasi kur punonjësi i Home Office që përgatiti vendimin për përjashtimin tim i kërkoi provat kundër meje organit që kish përgatitur rekomandimin e përjashtimit tim – Crime State Nexus (CSN), që drejtohej nga paraardhesi i Ambasadorit Alastair King Smith, z. Norman Duncan, ky i fundit iu pergjigj në mënyrë qesharake se vendimi për përjashtimin tim ishte bazuar ne 38 DipTel (telegrame diplomatike), por se të gjitha DipTel kanë humbur. Natyrisht kjo nuk ishte e vertet dhe kjo ishte një tentative mjerane për të fshehur faktin se DipTels nuk tregonin asgje.

Sipas ambasadoreve te korruptuar nga lobimi i Xhorxh Soros dhe Edi Rames, Berisha duhej ndaluar sepse:

(1) Paska lidhje me piramidat e vitit 1997. ne nje kohe kur hetimet penale dhe parlamentare të zhvilluara nga PS pas ardhjes së saj në pushtet nuk kane deshmuar dot asnje fakt per kete gje. Vetë provat e sjella nga Home Office përgënjeshtrojnë pretendimet e saj. Madje vetë Parlamenti i MB, në një raport të posacëm që flet mbi këto skema, vlerëson qëndrimin e qeverisë shqiptare dhe që këshillon institucionet britanike të ndjekin përqasjen e saj, si të vetmen rrugë të drejtë dhe ligjore – falimentimin e skemave piramidale dhe vënien e drejtuesve të tyre para drejtësisë.

(2) Berisha paska lidhje me krimin e organizuar pasi qe nje militant i PD te cilin Berisha nuk e kish takuar kurre ne jete (F. Dauti) gjate nje vajtje te komisionit te rithemelimit ne PD ka goditur me shkelm nje dere! Ndonëse në dokumentat e saj Home Office pohon se nuk gjetem asnje provë qe Berisha te kete ndonje lidhje me z. Dauti, në mënyrë allogjike e qesharake shprehen se kjo provon lidhjen e Berishes me krimin e organizuar, Kjo vetëm sepse ambasadori ka marrë të gatshme shprehjet e Lulzim Bashës.

(3) Berisha paska pasuruar biznismenin Damir Fazliç dhe ka ndaluar hetimin e tij sipas nje media te Soros. E verteta eshte se Fazliç nuk është favorizuar kurrë nga Berisha dhe qeveria e tij dhe nuk ekziston asnjë fakt që të provojë të kundërtën. Aludimi për ndërhyrje në hetimin e Fazlic i referohet faktit që prokuroria në një rast ka dashur t’a ndalojë pa pasur vendim me shkrim për ndalimin e tij, gjë që është refuzuar të zbatohet nga zyrtarët e policisë, në përputhje me Kushtetutën dhe garancitë universal për të drejtat e njeriut. Kur prokuroria leshoi shkresen ligjerisht, Fazlic erdhi dhe dha deshmine e tij. Prokuroria zhvilloi gjatë 1 viti hetime në Shqipëri dhe shtete të tjera ndaj Fazlic dhe nuk gjeti dot asnjë prove që të tregonte ndonje shkelje nga ana e tij.

(4) Berisha paska pasuruar Fazliç pasi ai, si çdo qytetar tjetër i këtij vendi apo i huaj, ka blerë 12 hektarë tokë private në Porto Romano, nga të cilat 2 hektarë nga dhëndri im dhe se për këtë shkak unë paskam zgjeruar parkun e Porto Romanos në mënyrë që toka e tij të futej brenda zgjerimit. E vërteta është se toka e Fazlic ishte pjesërisht brenda parkut të miratuar nga qeveria socialiste dhe qeveria e PD e zgjeroi parkun jo me pak hektare, por me 850 hektarë të tjerë, pasi në bazë të nje studimi shume-vjecar Ministria e Ekonomise krijoi zonen industriale energjitike ne Porto Romano, në bazë të interesave të krijimit të një parku të tillë dhe jo për pak hectare që kish blerë Fazlic. Që në vitin 2004 e në vijim, në fletoret zyrtare të Shqipërisë si dhe në media janë publikuar akte zyrtare që tregonin se parku energjetik do të zgjerohej, cka shtyu dhjetra biznesmenë të blinin tokë në këtë zone. Ky park dhe sot po zgjerohet perseri.

(5) Pretendimi se vajza ime paska perfituar nga investimi 100 ml euro i biznesmenit Ansar eshte shpifje dhe genjeshter e trashe. Kjo pasi ky investim nuk ka ndodhur kurrë. Personi në fjalë kërkoi të investonte pa respektuar rregullat e tenderit dhe kur vajza ime, ne perputhje me ligjin, refuzoi te loboje prane qeverise per këtë gjë, ai, pas një dreke në Rogner me Taulant Ballën dha deklarata të rreme dhe u largua pashlyer as detyrimin ndaj saj për punën avokatore (rreth 8,000 euro).

Si PERFUNDIM:

Te thuash se po lufton krimin e organizuar pse nje militant i panjohur goditi me shkelm nje dere dhe po ndeshkon liderin e opozites eshte perpjekje mjerane per te mbajtur ne pushtet korrupsionin dhe krimin e organizuar nderkombetar qe perfshin (i) narkoshtetin e pare ne Evrope ku kryeministri akuzohet nga zevendesi i tij se takon ne zyre kreret e bandave kriminale, ku shefat e policise jane ne marrdhenie me krimin per te porositur vrasje, (ii) ku jepen licence kazinoje per kartelin e droges Sinaloa, ku kokat e krimit te organizuar marrin statusin e investitorit strategjik (iii) ku kryeministri dhe keshilltaret e tij korruptojne e shefat e inteligjences se FBI si McGonigal dhe gjeneralin rumun Coldea, etj.

Rastet e paraqitura jane tregues qe nuk ka asnje prove apo fakt per asnje veprim te paligjshem nga lideri i opozites por duken qarte se jane perpjekje per te ndaluar opoziten te sfidoje pushtetin e korruptuar, qe eksporton krim te organizuar por qe pranon te marre refugjate sipas deshires se kerkueseve/lobuesve.

Sa mund te mbulohet dielli me shoshe, aq mund te humbe e verteta nen mashtrime. Mbetem i bindur se rruga e drejtesise qe do te vazhdoj do t’i sherbeje te vertetes dhe do te godase ne menyre te merituar korrupsionin transnacional.

The post Londra rrëzoi rekursin për shpalljen non-grata, reagon ashpër ish-kryeministri Sali Berisha appeared first on Albeu.com.