rehabilitimi i hidrocentralit te fierzes Archives - Albeu.com

Rehabilitimi i hidrocentralit të Fierzës, qeveria do të marrë 50.3 milion euro hua
Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme një marrëveshje huaje për për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës.

Për rehabilitimin e hidrocentralit është parashikuar një vlerë huaje prej 50 350 000 (50 milion e treqind e pesëdhjetë mijë) euro.

Me tre vendime qeverie, këshilli i ministrave ka miratuar marrëveshjen e grantit mes Shqipërisë të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfË Frankfurt am Main (KfË), si dhe Korporatës Elektro-energjetike Shqiptare (KESH), (Agjencia e zbatimit të projektit).

VENDIMET

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË GRANTIT DHE PROJEKTIT TË BE-SË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, (MARRËSI), TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, DHE KFË FRANKFURT AM MAIN (KFË), DHE KORPORATËS ELEKTROENERGJETIKE SHQIPTARE (KESH), (AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT), REHABILITIMI I HIDROCENTRALIT TË FIERZËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit dhe projektit të BE-së, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, (Marrësi), të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfË Frankfurt am Main (KfË), dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), (Agjencia e zbatimit të projektit), rehabilitimi i hidrocentralit të Fierzës, me një grant në shumën 8 350 000 (tetë milionë e treqind e pesëdhjetë mijë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ARBEN AHMETAJ

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË GRANTIT SHOQËRUES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (MARRËSI), TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, DHE KFË FRANKFURT AM MAIN (KFË), DHE KORPORATËS ELEKTROENERGJETIKE SHQIPTARE (KESH), (AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT), MASAT SHOQËRUESE PËR REHABILITIMIN E HIDROCENTRALIT TË FIERZËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit shoqërues, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (Marrësi), të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfË Frankfurt am Main (KfË), dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), (Agjencia e zbatimit të projektit), masat shoqëruese për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës, me një grant në shumën 2 000 000 (dy milionë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ARBEN AHMETAJ

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (HUAMARRËSI), PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, DHE KORPORATËS ELEKTROENERGJETIKE SHQIPTARE (KESH) (AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT) DHE KFË FRANKFURT AM MAIN (KFË), PËR REHABILITIMIN E HIDROCENTRALIT TË FIERZËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 26 e 27, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë e të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin në parim, të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) (agjencia e zbatimit të projektit) dhe KfË Frankfurt am Main (KFË), për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës, me një hua në shumën 40 000 000 (dyzet milionë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ARBEN AHMETAJ./albeu.com

The post Rehabilitimi i hidrocentralit të Fierzës, qeveria do të marrë 50.3 milion euro hua appeared first on Albeu.com.