regjistrohen Archives - Albeu.com

Në Shqipëri regjistrohen rreth 39 mijë shtetas të huaj, 60% e tyre për të punuar! Numrin më të madhe të lejeve të qëndrimit e kanë…
Në Shqipëri deri në qershor 2026 rezultojnë se janë të regjistruar gati 40 mijë shtetas të huaj, ku më shumë se gjysma e tyre po qëndrojnë në vend për të punuar.

Konkretisht, sipas të dhënave të Policisë së Shtetit për Monitor deri më 30 Qershor 2026 janë regjistruar gjithsej 38,712 leje qëndrimi të miratuara për shtetasit e huaj.

Sipas shtetësisë, numrin më të lartë të lejeve e kanë shtetasit e Kosovës me 7,302 leje duke përbërë rreth 19% të totalit të lejeve aktive të qëndrimit.

Pas tyre, numrin më të lartë e përbëjnë shtetasit nga Italia me 4,332 leje qëndrimi apo me 11% të totalit. Numri i lejeve të qëndrimit të shtetasve nga India arriti në 3,882 duke zënë 10% të totalit, nga Filipinet në 3,638 (9.3% të totalit) dhe nga Egjipti me 3,441 apo 8% të lejeve aktive.

Punësimi mbetet arsyeja kryesore e qëndrimit të shtetasve të huaj në Shqipëri. Sipas të dhënave, numrin më të madh të lejeve të qëndrimit e zënë lejet unike për punëmarrës dhe lejet unike të vetëpunësimit.

Për të dyja këto kategori, numri i tyre deri në qershor 2026 arriti në 22,693 leje për punësim, duke përbërë 59% të totalit të lejeve të qëndrimit.

Numrin e të huajve të pajisur me leje unike nga punëmarrësit e kryesuan shtetasit nga Filipinet, India dhe Egjipti. Këto vende kanë së bashku të miratuara 10,258 leje unike për punëmarrës, duke përbërë rreth 50% të totalit të punësuarve në vend.

Pas tyre janë lejet për bashkim familjar. Deri në qershor 2026 numri i tyre arriti në 7,124 leje aktive duke përbërë 18% të totalit të lejeve aktive të qëndrimit.

Numri i lejeve për bashkim familjar dominohet nga shtetasit nga Kosova me 2,978 leje apo duke zënë rreth 42% të totalit të lejeve me motiv bashkimin familjar.

Edhe shtetasit italianë kanë një numër të konsiderueshëm të lejeve për bashkim familjar. Numri i tyre ka arritur në 783 leje apo 11% të lejeve për bashkim familjar. Pas tyre janë shtetasit turq të pajisur me 518 leje qëndrimi (apo 7% e totalit të lejeve për këtë kategori).

Ndërsa numri i lejeve për motivi studimi arriti në 1,261 duke përbërë 3% të totalit të lejeve aktive. Për këtë kategori lejet kryesohen nga shtetasit italiane me 462 leje apo që zënë rreth 37% të tyre.

Pas tyre vijnë shtetasit indianë. Me leje studimi janë të pajisur 426 shtetas indianë apo 34% e totalit për këtë kategori lejesh.

Për lejet me motiv humanitar, numri më i madh është regjistruar për shtetasit e Iranit ku numri i tyre arrin në 2,440, ndërsa shtetasit e vendeve të tjera paraqesin një numër dukshëm më të ulët në këtë kategori./Monitor

The post Në Shqipëri regjistrohen rreth 39 mijë shtetas të huaj, 60% e tyre për të punuar! Numrin më të madhe të lejeve të qëndrimit e kanë… appeared first on Albeu.com.

Krimet zgjedhore/ Regjistrohen 44 kallëzime, Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi
Përmes një njoftimi zyrtar, Prokuroria e Përgjithshme, ka publikuar një informacion në lidhje me regjistrimin e kallëzimeve dhe procedimeve penale për krimet zgjedhore. Thuhet se në total, janë regjistruar 44 kallëzime për veprat penale që lidhen me fushatën zgjedhore.

Prokuroria sqaron se burimet e njoftimit të veprave penale për kallëzimet e mësipërme, kanë qënë: 19 raste nga policia gjyqësore, 9 raste nga SPAK, 6 raste subjekte politike, 8 raste të nisura kryesisht dhe 2 raste nga shtetas.

“Nga raportimet e bëra në Prokurorinë e Përgjithshme rezulton se kallëzimet e mësipërme janë regjistruar 5 në Prokurorinë Fier, 3 në Prokurorinë Sarandë, 2 në Prokurorinë Durrës, 7 në Prokurorinë Tiranë, 2 në Prokurorinë Gjirokastër, 3 në Prokurorinë Kukës, 3 në Prokurorinë Lezhë, 9 në Prokurorinë Dibër, 2 në Prokurorinë Vlorë, 1 në Prokurorinë Korçë, 2 në Prokurorinë Shkodër dhe 5 në Prokurorinë Elbasan”, thuhet ne njoftimin e Prokurorise se Pergjithshme.

Njjoftimi:

Në Prokuroritë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm deri më 07.05.2025, janë regjistruar në total 44 kallëzime penale në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 327, 328, 328/a, 328/b, 329, 329/a, 331/a dhe 332/a të Kodit Penal.

Burimet e njoftimit të veprave penale për kallëzimet e mësipërme, kanë qënë: policia gjyqësore në 19 raste; SPAK në 9 raste; subjekte politike në 6 raste; të nisura kryesisht në 8 raste dhe shtetas në 2 raste.

Nga raportimet e bëra në Prokurorinë e Përgjithshme rezulton se kallëzimet e mësipërme janë regjistruar 5 në Prokurorinë Fier, 3 në Prokurorinë Sarandë, 2 në Prokurorinë Durrës, 7 në Prokurorinë Tiranë, 2 në Prokurorinë Gjirokastër, 3 në Prokurorinë Kukës, 3 në Prokurorinë Lezhë, 9 në Prokurorinë Dibër, 2 në Prokurorinë Vlorë, 1 në Prokurorinë Korçë, 2 në Prokurorinë Shkodër dhe 5 në Prokurorinë Elbasan.

Nga kallëzimet e kryera janë regjistruar gjithësej 20 procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 327, 328/a, 328/b, 329, 329/a, 331/a dhe 332/a të Kodit Penal si më poshtë:

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier janë regjistruar gjithesej 5 procedime, 2 procedime për veprën penale të parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a të Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a, paragrafi 4 i Kodit Penal dhe 1 procedim për veprën penale të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal;

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër janë regjistruar 2 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 326/1 dhe 329/1 të Kodit Penal;

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan janë regjistruar në total 4 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a, 248, 332/a, 134/1 dhe 287/b të Kodit Penal;

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës është regjistruar 1 procedim për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a dhe 248 të Kodit Penal;

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër është regjistruar 1 procedim për veprat penale të prashikuara nga nenet 237/5 dhe 328/a, paragrafi 4 të Kodit Penal;

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër janë regjistruar 2 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a dhe 328/b të Kodit Penal;

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë janë regjistruar 2 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 325 dhe 326/a të Kodit Penal;

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës është regjistruar 1 procedim për veprën penale të prashikuara nga neni 328/a i Kodit Penal;

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë është regjistruar 1 procedim për veprën penale të prashikuar nga nenet 328/a i Kodit Penal; dhe

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë është regjistruar 1 procedim për veprën penale të prashikuar nga nenet 328/a i Kodit Penal.

Ndërkohë i janë dërguar për kompetencë SPAK 1 kallëzim nga Prokuroria Durrës dhe një procedim penal nga Prokuroria Fier. Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi.

The post Krimet zgjedhore/ Regjistrohen 44 kallëzime, Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 Majit/ Regjistrohen 14 kallëzime për shkelje zgjedhore në disa qytete
Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme, ka bërë të ditur se deri më 28 prill 2025 janë regjistruar 14 kallëzime penale në Prokuroritë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Kallëzimet lidhen me veprat penale të “Pengimit të subjekteve zgjedhore”, “Dëmtimit me dashje të materialit zgjedhor”, “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” dhe “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, të parashikuara në nenet 325, 326/a, 328/a dhe 328 të Kodit Penal.

Sipas të dhënave, 7 raste janë referuar nga policia gjyqësore, 3 nga SPAK, 2 nga subjektet politike, ndërsa 2 të tjera kanë ardhur nga burime të tjera, përfshirë një shtetas dhe një nisje kryesisht nga organet e drejtësisë.

Në aspektin gjeografik, më shumë raste janë regjistruar në Fier (5 kallëzime), Sarandë (3), Tiranë dhe Gjirokastër (nga 2 raste), si dhe Durrës e Elbasan (nga 1 rast).

Deri tani janë regjistruar 7 procedime penale, ku 5 prej tyre janë në Prokurorinë e Fierit për vepra të ndryshme që lidhen me procesin zgjedhor, ndërsa 2 procedime të tjera janë hapur në Prokurorinë e Gjirokastrës.

Në këtë fazë, një kallëzim nga Durrësi dhe një procedim penal nga Fieri, janë dërguar për kompetencë në SPAK, ndërkohë që kallëzimet e tjera janë ende në proces verifikimi.

Njoftimi i Prokurorisë së Përgjithshme:

Në kuadër të informimit të publikut mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se në Prokuroritë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm deri më 28.04.2025, janë regjistruar në total 14 kallëzime penale për veprat penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, ‘Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor’, ‘Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore’ dhe ‘Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’, të parashikuara përkatësisht në nenet 325, 326/a, 328/a, 328 të Kodit Penal.

Burimet e njoftimit të veprave penale për kallëzimet e regjistruara, kanë qenë në 7 raste policia gjyqësore, në 3 raste Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), në 2 raste subjektet politike, një rast është nisur kryesisht, ndërsa në një rast burimi ka qenë një shtetas.

Nga raportimet rezulton se 5 nga kallëzimet e mësipërme, janë regjistruar në Prokurorinë e Fierit, 3 në Prokurorinë e Sarandës, 2 respektivisht në Prokurorinë e Tiranës dhe Gjirokastrës dhe nga 1 rast në Prokuroritë Durrës dhe Elbasan.

Nga kallëzimet e kryra deri më 28.04.2025, janë regjistruar gjithësej 7 procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 328/a dhe 329 i Kodit Penal.

Pesë procedime janë regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, nga të cilat 2 procedime për veprën penale të parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a të Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a, paragrafi 4 i Kodit Penal dhe 1 procedim për veprën penale të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Ndërsa dy procedimet e tjera penale janë regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprat penale të prashikuara nga nenet 326/1 dhe 329/1 të Kodit Penal.

Janë dërguar për kompetencë në SPAK 1 kallëzim nga Prokuroria Durrës dhe një procedim penal nga Prokuroria Fier. Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi.

The post Zgjedhjet e 11 Majit/ Regjistrohen 14 kallëzime për shkelje zgjedhore në disa qytete appeared first on Albeu.com.