regjistrimi i makinave Archives - Albeu.com

BE-ja i kërkon Kosovës të japë “kohë të mjaftueshme” për riregjistrimin e makinave
Bashkimi Evropian tha më 1 shtator se Prishtina duhet t’i japë kohë të mjaftueshme zbatimit të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia në ato të Kosovës.

Periudha e riregjistrimit të makinave me targa të lëshuara nga Serbia, që përdoren në veri të Kosovës (KM, PR, PZ, etj.), ka nisur më 1 shtator dhe do të zgjasë deri më 31 tetor.

“Është e rëndësishme që të jepet kohë e mjaftueshme për zbatimin e këtij plani dhe që ai të jetë i përgatitur dhe të zbatohet në konsultim të ngushtë me qytetarët që afektohen nga vendimi, në linjë me praktikat e mira evropiane”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian, transmeton Reuters.

“Konkluzionet e vitit 2016 për lirinë e lëvizjes kanë përfshirë një afat më të gjatë kohor për riregjistrim, që duhet të ofrojë udhëzime për procesin e tanishëm”, shtoi ky zëdhënës.

Më 2016, është arritur marrëveshja për finalizimin e zbatimit të Marrëveshjes së lirisë së lëvizjes – të arritur në dialogun e Brukselit më 2011 – mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas asaj marrëveshjeje, Kosova ishte zotuar të zgjaste për pesë vjet vlefshmërinë e targave KS. Rrjedhimisht, targat KS kanë pasur vlefshmëri deri në vitin 2021.

Këto targa kanë status neutral ndaj Kosovës dhe Qeveria e Kosovës ka hedhur poshtë kërkesat e Serbisë të bëra së fundmi, që këto targa sërish të kthehen në përdorin, duke insistuar që makinat me targa serbe duhet të konvertohen në RKS – Republika e Kosovës.

Zëdhënësi tha se Bashkimi Evropian u bën thirrje “të dyja palëve që të shfrytëzojnë dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja si platformë për të adresuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet e hapura mes tyre… përfshirë edhe çështjet që kanë të bëjnë me targat e makinave”.

Më 1 shtator ka nisur procesi i riregjistrimit të makinave me targat që lëshohen nga Serbia, me akronime të Kosovës, sikurse KM, PZ e të ngjashme.

Prishtina i konsideron ilegale këto targa dhe ka thënë se me procesin e riregjistrimit, qytetarët në veri do të përfitojnë lehtësira të tjera tatimore, që mund të arrijnë vlerën e 5.000 eurove./REL

The post BE-ja i kërkon Kosovës të japë “kohë të mjaftueshme” për riregjistrimin e makinave appeared first on Albeu.com.