regjimi Archives - Albeu.com

Dita e Rinisë/ Berisha: Regjimi me propagandën e tij fliste çdo ditë për demokratizimin, por vriste çdo javë të rinjtë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është i pranishëm në Qytet Studenti me rastin e Ditës së Rinisë.

Në fjalën e tij, kryedemokrati u shpreh se regjimi, me propagandën e tij, fliste çdo ditë për demokratizimin, por vriste çdo javë të rinjtë, të cilët niseshin për të kaluar në botën e lirë

Berisha: Mirëdita dhe përshëndetjet më të përzemërta.

Mirënjohjen më të thellë ndaj jush që, keni ardhur sot këtu për të nderuar veprën e pavdekshme të studentëve liberatorë dhe tribunit legjendar të tyre, Azem Hajdari, më 8 dhjetor të vitit 1990.

Miqtë e mi, ne kemi patur një histori të dhimbshme dhe të vështirë.

Në vitin 1912, u shpall pavarësia e kombit dhe liria e tij. Në vitin 1944, më 28 tetor, populli ynë u çlirua nga një pushtim i jashtëm, për të rënë po atë ditë me nnjë pushtim të brendshëm barbar, më mizorin që kohërat kanë njohur në diktaturën staliniste të Enver Hoxhës.

Kjo diktaturë, në 46 vite të ekzistencës së saj vendosi mbi shqiptarët shtypjen më të egër që ata kishin njohur në tërë historinë.

Vendosi diktaturën më të thellë të izolimit të tyre, sa kurrë ndonjëherë në histori. Vendosi tiraninë e urisë dhe skamjes që, shqiptarët s’e kishin njohur kurrë më parë nëpërmjet hiperkolektivizmit.

Rënia e murit të Berlinit dhe revolucionet demokratike të vitit 1989, pavarësisht prej tyre, Shqipëria mbetej siç e cilësonte partia staliniste dhe diktatori i fundi, si bastioni ose kështjella buzë Adriatikut e socializmit.

Regjimi, me propagandën e tij, fliste çdo ditë për demokratizimin, por vriste çdo javë të rinjtë, të cilët niseshin për të kaluar në botën e lirë.

Dhe jo vetëm i ekzekutonte, por i sillte dhe i zvarriste kufomat e tyre në qytetet: Shkodër, Gjirokastër, Sarandë, Korçë, vetëm e vetëm për të terrorizuar popullatën.

Pikërisht, në këto rrethana, 34 vite më parë, një grup studentësh dalin në darkë në këtë shesh dhe nisin protestën e parë studentore në historinë e vendit. Rreshtojnë një seri kërkesash.

Po regjimi, pavarësisht se ata nuk ishin shumë, atë natë ishin ndofta jo më shumë se sa jeni ju këtu sot.

The post Dita e Rinisë/ Berisha: Regjimi me propagandën e tij fliste çdo ditë për demokratizimin, por vriste çdo javë të rinjtë appeared first on Albeu.com.

Edi Paloka: Sot jemi në regjimin e diktaturës së Enver Hoxhës
Gjatë intervistës në Syri Tv, kreu i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratikem, Edi Paloka, ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

Paloka tha se akuzat e SPAK ndaj Sali Berishës, janë tërësisht politike me qëllim që Edi Rama të asgjësojë opozitën.

Gjithashtu, Paloka e krahasoi qeverisjen e Edi Ramës, njësoj me kohën e diktaturës së Enver Hoxhës.

Edi Paloka: “Personaliteti i Berishës, në këtë rast, thjesht është lartësuar në fakt. Sepse edhe ai më naivi, edhe ai me dyshuesi që mund të këtë qenë në këtë çështje, tashmë e ka të qartë që kemi të bëjmë me një farsë të madhe që vërteton në fakt, çfarë kemi thënë ne deri tashti.

Berisha mbahet në arrest sepse ka përballë një kundërshtar burracak, frikacak, që është mësuar që në gara të hyjë vetëm kur kundërshtari është i shtrirë pa ndjenja. Gjithë jetën e vet, Rama nuk ka hyrë në ndonjë garë. Nuk ka hyrë ndonjëherë në ring kur ka patur kundërshtarë në ring. Ai hyn në ring vetëm kur e sheh që kundërshtari është i shtrirë pa ndjenja dhe pastaj hyn aty që të ngrejë duart për fitore.

Berisha ka qenë tmerri i tij dhe këtë nuk e kam thjesht mendim personal, por e kam nga njerëz afër tij. Madje dikur e kam thënë e nuk po e përsëris tani se nuk dua, nga gazetarë afër tij, e kam që prej vitesh që Rama Berishën e ka pasur edhe tmerr, edhe ka dashur ta imitojë.

Kështu që ajo që ndodhi dje është ajo që pritej. Sa ishin ndezur motorët e fushatës. Vërtet fushata fillon sipas afatit kushtetues, por praktikisht filloi fushata për të dyja partitë me daljen e drejtuesve politike dhe me aktivitetet e para, praktikisht janë ndezur motorët e fushatës.

Afatet që kishte ne dispozicion SPAK-u i Ramës kishin mbaruar të gjitha, kështu që detyrimisht priten që të mbarojë edhe Asambleja e e PS dhe ndodhi ajo që ndodhi dje. Hapen më parë thashetheme sepse edhe ata vetë e dinë se sa absurde dhe qesharake është akuza që i kanë ngritur Berishës. Hapën fjalë se do ketë disa akuza, jo ju nuk i dini, jo po aty janë prova të tjera që nuk i di publiku. Në fakt doli ashtu sic pritej. Kemi një akuzë që ngrihet mbi një vendim kolegjial qeverie në ndihmë, shërbim të ish-pronarëve.

Të pronarëve të vjetër, se ish-pronarëve nuk është term që duhet përdorur. Të pronarëve të vjetër, që regjimi komunist i kishte masakruar u kishte marrë gjithçka. Pra, një vendim qeverie në favor të këtyre pronarëve të vjetër, një ndër të cilët, mijëra e mijëra familje që përfituan nga ky vendim, një ndër të cilët ishte edhe dhëndri i Sali Berishës. Për këtë arsye sot akuzohet edhe dhëndri edhe Sali Berisha se kanë korruptuar njëri- tjetrin.

Ky Dumani, kur është në vështirësi, e të detyrojnë të marrësh vendime, kështu qesharak do të bësh. Aty në parlament m’u përgjigj mua se janë ca krime intelektuale që janë të vështira t’i zbulosh. Ne sot jemi në regjimin e diktaturës së Enverit, madje ne ditët afër ngordhjes së Enverit…”.

The post Edi Paloka: Sot jemi në regjimin e diktaturës së Enver Hoxhës appeared first on Albeu.com.

Sokol Mjacaj dhe Ilir Kupa, kundër vendosjes në regjimin 41 Bis
Ekzekutuesi i Arben Lleshit brenda burgut të Sigurisë së Lartë të Peqinit, Sokol Mjacaj, ka ankimouar në Gjykatën e Posaçme, futjen e tij në regjimin “41 Biss”.

Raportohet se GJKKO ka hedhur shortin ku gjyqtar i çështjes është caktuar Erion Bani.

Kujtojmë se Mjacaj vetëm pak minuta pasi mësoi lajmin se ministri i Drejtësisë, kishte vendosur futjen e tij në “41 biss”, kreu vrasjen, dyshohet përkundrejt pagesës.

Pas ngjarjes gjykata e Elbasanit i komunikoi tjetër masë arresti në burg Mjacajt, të dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çek në 2015 në Prekal të Malësisë së Madhe.

Gjithashtu, Prokuroria e Elbasanit, ka ngritur akuzë për të dënuarin e dytë me dyshimet se është përfshirë në vrasjen e Arben Lleshit, pas Sokol Mjacajt.

Ka dyshime që Indrit Shaqja, që mbeti i plagosur edhe vetë nga të shtënat me armë zjarri, të ketë qenë përfshirë në planin e Mjacajt.

Përveç këtij të fundit, kërkesë për daljen nga “41 biss” ka bërë edhe Ilir Kupa, i dënuar për 25 vite burg për veprat penale të grabitjes me armë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, pjesë së bandës së “Babagjyshëve” të cilët grabisnin argjendari.

Gjyqtari i shortuar që do shqyrtojë kërkesën e Kupës është Erion Çela.

The post Sokol Mjacaj dhe Ilir Kupa, kundër vendosjes në regjimin 41 Bis appeared first on Albeu.com.

7-Marsi, Berisha me mësuesit: Gjatë këtyre 9 viteve arsimi ka qenë viktima më madhore e regjimit
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka zhvilluar një taki me mësuesit me rastin e 7-Marsit. Gjatë takimit me mësuesit Berisha theksoi se gjatë këtyre 9 viteve kleptokraci arsimi ka qenë viktima më madhore e regjimit.

Sipas tij qeveria e Edi Ramës ka vendosur në piedestal injorancën, duke partizuar arsimin.

“E vërteta është se sot në këto 9 vite kleptokraci në këto 8 vite kakistokraci, sundimit të më të këqinjve, në këto 9 vite të varfërimit të frikshëm të qytetarëve shqiptarë, në këto 9 vite të shkretimit si kurrë në histori me këtë shpejtësi të kombi tonë, arsimi, mësuesja, mësuesi kanë qenë nga viktimat madhore të këtij regjimi.

Sot mësuesia nuk është më një profesion i preferuar dhe këto janë sirena të frikshme alarmi për një komb. Një profesion që qëndron në një piedestal si asnjë tjetër dhe këtë nuk e duan, të rinjtë nuk e pëlqejnë, sepse kjo qeveri e ka përçmuar këtë profesion, e ka denigruar këtë profesion.

Kjo qeveri ka vendosur në piedestal, vulgun, injorancën. Kjo qeveri ka partizuar arsimin, arsimtarin”, u shpreh Berisha.

/AlbEu.com/

The post 7-Marsi, Berisha me mësuesit: Gjatë këtyre 9 viteve arsimi ka qenë viktima më madhore e regjimit appeared first on Albeu.com.

Berisha: Do të përdorim çdo mjet të mosbindjes civile për të përmbysur regjimin
Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë takimit me anëtarët e degëve 1, 3 dhe 4 ju bëri thirrje që të vijojnë revolucionin dhe mosbindjen civile deri në rrëzimin e plotë të regjimit q ëhstë në pushtet.

Sipas Berishës demokratët dhe shqiptarët do t’i tregojnë kësaj qeverie se ata janë të gatshmë të bëjnë gjithçka për të ndalur pushtetin.

“Ne takohemi sonte para një ngjarje shumë të rëndësishme për revolucionin tonë demokratik, para protestës së 3 marsit me të cilën ne duam ti demonstrojmë këtij regjimi që i bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë, ka vendosur në Shqipëri monizmin si një fatkeqësi të madhe kombëtare.

Duam ti demonstrojmë këtij regjimi se ne në asnjë rast dhe kurrë nuk do të pajtohemi me monizmin e tij dhe se ne do të bëjmë gjithçka për përmbysjen e këtij monizmi.

Koha e stabilitetit në kushtet e monizmit ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Ne do të jemi në këmbë, në betejë, ne do të përdorim çdo mjet të mosbindjes civile për ti shkurtuar ditët dhe për të përmbysur këtë regjim.

Ky regjim, për çdo shqiptar të vërtetë, çdo shqiptar që i thotë lirisë së vet liri, dinjitetit, dinjitet, ëstë më i egër se çdo pushtim që shqiptarët kanë njohur në histori. Ky regjim sotme politikat që ka ndjekur, me varfërimin masiv të shqiptarëve, me shndërrimin e votës në një letër pa vlerë, fiktive ua ka nxi jetën shqiptarëve, ua ka bërë vendin e tyre një vend në të cilin ata nuk mund të jetojnë. Ka shndërruar Shqipërinë në një vend ku të rinjtë dhe qytetarët largohen masivisht, shumë  më tepër se ata vendet e të cilëve janë në luftëra civile, ose kanë pësuar kalamitete të mëdha natyrore.

Nëse ju lexoni, nëse ju kërkoni, ju nuk mund të gjeni kurrë një vend të dytë në të cilin, një hapësirë kohore 8 vjeçare të jenë larguar prej tij, ta kenë braktisur atë mbi 1/3 e popullsisë. Përzëniet nga Shqipëria të qytetarëve, të rinjve veçanërisht nga ky regjim, tejkalojmë parashikimet e Çubrilloviçit, tejkalojnë çdo parashikim”, tha Berisha.

/AlbEu.com/

The post Berisha: Do të përdorim çdo mjet të mosbindjes civile për të përmbysur regjimin appeared first on Albeu.com.

Protestuan kundër regjimit në Iran, të paktën 500 persona mbetën të vrarë
Të paktën 522 persona janë vrarë përgjatë katër muajve të protestave kundër Qeverisë së Iranit, sipas raportimeve të organizatës HRANA me bazë në Shtetet e Bashkuara.

Në mesin e të vdekurve janë 70 fëmijë dhe 68 zyrtarë policorë, ka thënë organizata të dielën.

Gati 20.000 persona janë arrestuar, prej tyre 110 kanë akuza që mund të rezultojnë me dënime me vdekje.

Sipas të dhënave, katër protestues tashmë janë ekzekutuar.

Protestat janë mbajtur në më shumë se 160 qytete prej nisjes së tyre në shtator të vitit të kaluar.

Autoritetet iraniane nuk kanë bërë publike të dhënat për vdekjet dhe arrestimet, dhe as nuk kanë konfirmuar apo mohuar të dhënat e HRANA-s.

Protestat janë nxitur nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, kurdo-iranianes, sa ka qenë në mbajtje policore, me arsyetimin e nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë. /REL

The post Protestuan kundër regjimit në Iran, të paktën 500 persona mbetën të vrarë appeared first on Albeu.com.

Protestuan kundër regjimit, Irani ekzekuton dy burra
Dy burra u ekzekutuan në Iran më 7 janar, pasi u shpallën fajtorë për vrasjen e një anëtari të forcës Basij gjatë protestave anti-qeveritare në Karaj, afër kryeqytetit iranian.

“Mohammad Mahdi Karami dhe Seyyed Mohammad Hosseini, autorët kryesorë të krimit që çoi në vrasjen e Ruhollah Ajamian, u varën mëngjesin e sotëm”, njoftoi agjencia gjyqësore e lajmeve, Mizan Online.

Karami dhe Hosseini u dënuan me vdekje në fillim të dhjetorit.

Gjykata e Lartë la në fuqi dënimet me vdekje, duke i akuzuar ata për vrasjen e Ajamian më 3 nëntor.

Të dy i kishin mohuar akuzat kundër tyre dhe thanë se ishin torturuar në burg.

Protestat anti-qeveritare kanë shpërthyer kundër policisë për moral në Iran, pas vdekjes së Mahsa Aminit, 22-vjeçares e cila është ndaluar nga zyrtarë të këtij departamenti, nën dyshimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.

Më 8 dhjetor, Irani kreu ekzekutimin e parë për protestat anti-qeveritare, duke varur protestuesin Moshen Shekari, pasi Gjykata Supreme hodhi poshtë apelin e tij.

Organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Amnesty International, ka thënë se autoritetet iraniane synojnë të ekzekutojnë edhe dhjetra persona tjerë përmes “gjykimeve të rreme”.

Irani është një prej vendeve që kryen më së shumti ekzekutime në botë.

Autoritetet e këtij vendi i ekzekutojnë të burgosurit kryesisht duke i varur.  /REL

The post Protestuan kundër regjimit, Irani ekzekuton dy burra appeared first on Albeu.com.

Trajtonte të plagosurit e protestave kundër regjimit, mjekja iraniane ndërron jetë në mënyrë të mistershme
Një mjeke iraniane e cila sfidoi regjimin autoritar të Iranit duke mjekuar protestuesit ka vdekur pasi është torturuar në mënyrë brutale.

Viktima Aida Rostami u zhduk pas një turni në spital në Teheran dhe kur familja e saj telefonoi policinë, ata pretenduan se ajo kishte vdekur në një aksident me makinë, por u zbulua më vonë se ajo kishte mavijosje në trup.

Sipas autopsisë ajo kishte lëndime në ijë, të dy krahët i ishin thyer dhe njëri nga sytë i ishte nxjerrë teksa qepallat ishin qepur së bashku për ta fshehur.

Klinikat dhe spitalet janë kthyer në terrenet më të fundit të betejës ndërsa regjimi përpiqet të shuajë protestat që kanë përfshirë vendin.

Policia e Sigurimit kërkon emrat dhe detajet e kujtdo që kërkon trajtim për plagët që mund të ishin marrë në demonstrata.

The post Trajtonte të plagosurit e protestave kundër regjimit, mjekja iraniane ndërron jetë në mënyrë të mistershme appeared first on Albeu.com.

Xi Jinping-un e pret një vit i vështirë, a e ka arritur Kina kulmin e fuqisë së saj?
The Economist

Dhe në momentet më të mira dhe triumfuese, Xi Jinping pranoi se retë e zeza kishin mbuluar Kinën. Në 5 vjetorin e Kongresit të Partisë Komuniste në tetor të 2022, presidenti kinez arriti të siguronte fitoren duke marrë mandatin e tretë.

Duke folur përpara 2,300 delegatëve të partisë në Pekin, “timonieri”, siç quhet tani nga mediat shtetërore përshkroi një dekadë lundrimi kryesisht të qetë nën sundimin e tij.

Varfëria ekstreme është eliminuar dhe politika e tij “zero-covid” ka shpëtuar mijëra jetë, tha ai. Ai gjithashtu paralajmëroi udhëheqësit e partive që “të jenë të gatshëm t’i rezistojnë erërave të forta, ujërave të rrëmbyeshëm dhe madje edhe stuhive të rrezikshme”.

Xi beson se fuqitë e huaja, të udhëhequra nga Amerika, duan të frenojnë Kinën. Dhe jo pa arsye.

Shumë vende perëndimore e shohin rritjen e Kinës alarmante. Administrata e Presidentit Joe Biden ka kërkuar të pengojë industrinë e teknologjisë kineze duke vendosur sanksione dhe kontrolle të rrepta të eksportit.

Xi dëshiron të riformësojë rendin botëror në një mënyrë që do të bënte të lumtur autokratët. Ai paraqet modelin autoritar të Kinës si një alternativë të besueshme ndaj Perëndimit.

Dhe ai ka më shumë burime në dispozicion se çdo despot tjetër në histori.

Megjithatë, Kina është gjithashtu më e dobët se sa mund të ishte ndryshe, falë zgjedhjeve të vetë Xi. Problemet në vend janë gjithashtu në rritje kështu që për timonierin 2023  do ta jetë një vit i vështirë.

Ndër sfidat më urgjente është Covid-19.  Xi e ka futur Kinën në një qoshe me politikën e tij zero-covid, e cila mbështetet në bllokimet lokale dhe kufizimet drakoniane për të frenuar shpërthimet.

Ai ka të drejtë që ka shpëtuar jetët e njerëzve. Por tani ajo po mbyt ekonominë dhe po frustron qytetarët, të cilët jetojnë nën kërcënimin e vazhdueshëm të karantinës. Pjesa më e madhe e popullsisë nuk ka marrë doza të mjaftueshme të një vaksine për të reduktuar në masë të madhe rrezikun e sëmundjeve të rënda dhe vdekjes.

Kina ka preferuar bllokimet dhe as, për arsye politike, nuk do të importojë vaksina më efektive perëndimore MRNA. Sistemi shëndetësor është i dobët. Kjo e ka lënë Kinën në një situatë  të vështirë dhe të papërgatitur për të bashkëjetuar me virusin.

Modelet sugjerojnë se të heqësh dorë nga politika zero-covid do të rriste numrin e të infektuarve duke mbushur spitalet dhe duke shkaktuar qindra viktima. Diçka e tillë mund të shqetësojë partinë, duke shtuar edhe faktin se ekonomia e saj ka shënuar rënie.

Rritja ishte më e ngadaltë se sa pritej në 2022 dhe do të jetë përsëri në 2023 nëse qeveria vazhdon në rrugën e saj aktuale. Të rinjtë, përfshirë të diplomuarit, po luftojnë për të gjetur punë. Tregu i pronave, i cili mbështet një pjesë të madhe të PBB-së, është në krizë.

Bllokimet dhe kufizimet e udhëtimit, të cilat prishin zinxhirët e furnizimit dhe dobësojnë besimin, janë vetëm një pjesë e problemit. Xi ka miratuar një ekonomi më socialiste, të kontrolluar nga shteti. Ai beson se partia duhet të ketë më shumë të drejta në mënyrën se si drejtohen bizneset.

Ai ka ngadalësuar ritmin e inovacionit dhe ka zbehur dinamizmin e sektorit privat duke vendosur rregulla të ashpra ndaj firmave të teknologjisë dhe duke e shkëputur Kinën nga bota.

Demografia duket se është kundër Kinës. Në vitet 1980, udhëheqësit e saj zbatuan politikën e një fëmije. Atëherë besohej se popullsia po rritej shumë shpejt. Tani liderët po i frikësohen të kundërtës.

Në vitin 2023, popullsia e Kinës, aktualisht rreth 1.4 miliardë, ndoshta do të fillojë të tkurret dhe India do ta kalojë atë si vendi më i populluar në botë. Prej vitesh numri i të moshuarve në Kinë është në rritje, ndërkohë që fuqia punëtore vazhdon të shënojë rënie.

Kjo, gjithashtu, ka ulur rritjen ekonomike dhe ka lënë një barrë të madhe për të rinjtë. Në vitin 2015, Kina miratoi politikën e dy fëmijëve. Në 2021 lejoi tre. Por të rinjtë duket se nuk duan familje të mëdha.

Numri mesatar i lindjeve për grua është shumë më i ulët se sa ai që është i nevojshëm për të mbajtur popullsinë të qëndrueshme, e lëre më në rritje. Disa ekspertë i cilësojnë këto probleme, si dhe barrën e rëndë të borxhit të Kinës, dhe argumentojnë se ajo ka arritur kulmin e fuqive të saj.

Xi, i cili do të rikonfirmohet si president në seancën vjetore të legjislaturës në mars 2023, nuk është i gatshëm të ndryshojë kursin.

Çfarë do të thotë kjo?

Një Kinë me rritje më të ngadaltë ekonomike do të ketë më pak burime për të sfiduar Perëndimin. Por një Kinë e dobët, nga frika e “mbytjes” ekonomike nga Amerika, mund të jetë më e rrezikshme.

Nëse ajo po parashikon një rënie dhe ende dëshiron të riformojë botën ose të pushtojë Tajvanin, disa vëzhgues kanë frikë se Kina do të veprojë së shpejti. Perëndimorët duhet të jenë të kujdesshëm që të mos parashikojnë një rezultat – kolapsin e Partisë Komuniste, vetëm sepse do të ishte sipas dëshirës së tyre.

Edhe një ekonomi më e dobët kineze sërish do të jetë ndër më të mëdhatë në botë.

Shteti mund të mobilizojë burime të mëdha në fusha strategjike, të tilla si prodhimi i gjysmëpërçuesve ose armëve.  Vende të tjera, përfshirë Amerikën, do të përballen me sfidat e tyre demografike gjatë viteve në vijim.

Rritja e vazhdueshme e Kinës nuk është e pashmangshme, por as rënia e saj.

/albeu.com

The post Xi Jinping-un e pret një vit i vështirë, a e ka arritur Kina kulmin e fuqisë së saj? appeared first on Albeu.com.

Regjimi iranian është në luftë me fëmijët e tij
Nga Harriet Sergeant “The Spectator”

Njëzetedyvjeçarja Hadis Najafi nuk dukej si një ushtar këmbësor gjatë një revolucioni. Në videon e fundit ku Najafi ishte gjallë, ishte mbrëmje dhe ajo apo po ecte në një rrugë në Karaj, në qytetin e saj të lindjes, duke buzëqeshur dhe duke i lidhur flokët bisht.

Ajo ishte e re, bjonde dhe po shkonte t’i bashkohej një proteste. Najafi më kujton vajzën time, që i kap flokët në të njëjtën mënyrë të rastësishme dhe jo të pakuptimtë. Tridhjetë minuta më vonë, ajo vdiq, e qëlluar 6 herë në fytyrë, dorë, qafë dhe zemër. Krimi i saj?

Të shkosh në protestë dhe të mos mbash hixhab në kokë. Irani është sot një vend i bllokuar në një përplasje të përgjakshme midis teokracisë së tij mesjetare islame dhe gjeneratës së TikTok. Vrasja e vajzave të reja si Najafi dhe Mahsa Amini në fundin e verës, i ka nxjerrë në masë studentët në rrugë. Dhe deri më tani ka pasur mijëra arrestime:repere, aktore, shkrimtare, muzikante dhe personalitete sportive, madje edhe producentë të një podkasti në fushën e futbollit.

Në fund të shtatorit, 16-vjeçarja Nika Shakarami u zhduk pa asnjë gjurmë, dhe vetëm 10 ditë më pas, trupi i saj i pajetë u gjet në morgun e qendrës së paraburgimit. Të indinjuar nga vdekja e Nika-s, protestave kanë filluar që t’i bashkohen edhe më shumë vajza të shkollave të mesme.

Ato e filmojnë veten me flokë të lëshuara, duke bërë shpesh gjeste të turpshme me foton e Udhëheqësit Suprem që varet në çdo klasë shkollore. “Shpresa e vetme për këta fëmijë është nëse ndërhyn komuniteti ndërkombëtar dhe e trajton situatën me urgjencë”- më thotë njëra prej tyre.

Në dallim nga sfidat e dikurshme ndaj udhëheqësve të moshuar teokratikë të Iranit, kjo është një lëvizje proteste e nisur, e udhëhequr dhe e drejtuar nga gratë, dhe nga femra shumë të reja në moshë. Gjashtëdhjetë për qind e popullsisë iraniane është nën 30 vjeç.

Një iranian më tha se arsyeja pse këto vajza janë kaq sfiduese, i detyrohet pjesërisht pandemisë së Covid-19. Për shkak se shkollat ​​u mbyllën, kjo do të thoshte se nxënësit humbën 2 vjet nga indoktrinimi që bën zakonisht regjimi. “Ato nuk kanë frikë. Ato pështyjnë në fytyrë këdo që përpiqet t`i arrestojë”.

Mungesa e frikës së tyre, mund të jetë edhe arsyeja pse javën e kaluar parlamenti iranian bëri thirrje për ekzekutimin me vdekje të mbi 15.000 protestuesve që mbahen aktualisht në burgjet famëkeqe të Iranit. Nëse ndodh vërtet, do të ishte një akt i tmerrshëm, sidomos sepse Ali Fadavi, zëvendës komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), thotë se mosha mesatare e të arrestuarve është vetëm 15 vjeç.

Ky është një regjim në luftë të hapur me fëmijët e tij. Nuk është e çuditshme pse të hënën kombëtarja iraniane e futbollit refuzoi të këndonte himnin kombëtar, ndërsa tifozët iranianë bërtisnin “Be sharaf” (Turp). I njëjti refren u zgjua në sheshin Trafalgar të shtunën e kaluar, kur një grup iranianësh u mblodhën rreth një gruaje të gjatë iraniane të quajtur Lily Moo, palltoja e së cilës kombinonte me flokët e saj të lyer me një jeshile si të gurit të smeraldit.

Njëra më tha: “Lily vjen këtu çdo javë me mikrofonin e saj, edhe nëse bie shi. Ajo është këtu duke bërtitur: Bota duhet të zgjohet. Ky është shekulli XXI-të. Nuk është normale që një qeveri të vrasë fëmijë, adoleshentë ose studentë vetëm pse vallëzojnë, këndojnë, lëshojnë flokët apo synojnë të kenë një jetë  normale si gjithë të tjerët”.

Ajo e ngriti megafonin e saj dhe u bërtiti turmave: “Gra, Jetë, Liri!”. Mbi kokat tona valëviteshin flamuj të ndryshëm që përfaqësonin Persinë nën Shahun, Baluchistanin dhe Kurdistanin. Edhe në Iran, lëvizja e protestës ka bashkuar grupet e ndryshme.

Dy zonja të moshuara të veshura në mënyrë elegante, të cilat ishin larguar nga Irani që kur u rrëzua Shahu, po bisedonim me njëra-tjetrën. Njëra prej tyre mbante në prehër dhe përkëdhelte qenin e saj pomeranez. Ato vijnë çdo javë këtu për të protestuar. “Këta të rinj nuk duhet të harrohen”- i thonë ato turmës.

Një vajzë kurde me flokë kaçurrela më tha se kishte mbërritur në Britani vetëm 2 javë më parë. Në Iran ajo ishte mësuese, dhe nxënësit e saj kishin filluar të shkruanin slogane në muret e klasës. Dikush nga stadi mësimor i kishte dorëzuar organeve të drejtësisë pamjet e kamerave të sigurisë, në mënyrë që studentët të identifikoheshin dhe arrestoheshin, raporton abcnews.al

“Unë i fika kamerat, më pas i hapa pasi mbaruan këngët”- më tha ajo. Ajo shpjegon arsyet se pse iu bashkua nxënëseve të saj në protestë: “Baballarët dhe nënat tona u burgosën, torturuan dhe ekzekutuan në vitet 1980, nga të njëjtat autoritete që po vrasin sot 16-vjeçarët tanë në rrugë”.

Natyrisht, ajo u pikas nga regjimi. Autoritetet vizituan nënën e saj dhe më pas i arrestuan vëllain. E pyes: A është mirë? Fytyra e saj vrenjtet menjëherë . Ajo tundi kokën dhe u kthye. Gjëja e fundit që më tha im vëlla ishte: “Vrapo!”. Dy gra dhe një burrë rreth të tridhjetave thanë se vinin këtu për të protestuar çdo javë.

Një nga gratë kishte një motër adoleshente në Iran dhe ishte shumë e shqetësuar për fatin e saj. “Burgjet iraniane janë të tmerrshme. Burrat dhe gratë përdhunohen rregullisht. Madje  autoritetet urdhërojnë hapur përdhunimin e vajzave të reja. Sipas tyre virgjëreshat shkojnë në parajsë, ndaj duhet të përdhunohen para ekzekutimit”- thotë ajo.

Ndonjëherë familja e gjen trupin e fëmijës së tyre të hedhur si mbeturinat në rrugë. “Ndonjëherë atyre u jepet trupi me kushtin që të mos flasin me të tjerët për vdekjen e të afërmit. Shpeshherë të afërmit e të ndjerit sulmohen për t’u mbyllur gojën edhe gjatë funeralit”- thekson ajo më tej. Tezja e Nika Shakaramit u arrestua pasi tha për mediat se familja e kishte kërkuar për 10 ditë, përpara se ta gjenin trupin e saj në një qendër paraburgimi. Të gjitha gratë iraniane që takova ishin të tmerruara nga mbulimi që i ka bërë BBC-së protestave dhe injorimit nga e majta.

Takova një grup tjetër protestuesish iranianë që mbanin kapuça në kokë. Më shpjeguan se duhej të maskoheshin sepse autoritetet iraniane i mbanin nën kontroll demonstruesit edhe në Britani. “Ata na sulmojnë përmes frikësimit të anëtarëve të familjes në Iran”, tha një burrë. Vetëm këtë javë, drejtori i përgjithshëm i shërbimit sekret britanik MI5, Ken Mccallum, paralajmëroi se Irani përbën një kërcënim të madh të sigurisë për Mbretërinë e Bashkuar.

Ai theksoi se Britania kishte zbuluar të paktën 10 përpjekje për të rrëmbyer apo edhe vrarë shtetas britanikë me origjinë iraniane të perceptuar si armiq të regjimit.

“Irani përdor presionin, frikësimin dhe dhunën për të ndjekur interesat e tij”- tha ai. Lily Moo thotë: “Unë kam marrë kërcënime me vdekje. Por nuk do të ndalem derisa të bjerë ky regjim!”. Lily është deri më sot e dëshpëruar ndaj qëndrimit që po mban Perëndimi. Kur parlamenti iranian bëri thirrje për ekzekutimin e protestuesve të burgosur, përgjigja e disave këtu ishte relativizmi i saj, duke thënë se ajo nuk ishte një thirrje për ekzekutim masiv, por thjesht për dënime të ashpra të demonstruesve, përfshirë përdorimin e mundshëm të dënimit me vdekje.

Lily Moo replikën menjëherë: “Pra, të vriten të gjithë një nga një dhe jo menjëherë? Kjo është diçka që na qetëson disi!”.

Ajo vazhdoi duke thënë: “Irani ka një histori të masakrave. Dhe të na thuhet të mos e ekzagjerojmë, është një mungesë e madhe respekti për popullin iranian. Prindërit e mi më kanë folur për vrasjet në masë gjatë viteve 1980, ku njerëzit vareshin në litar njëri pas tjetrit. Për ata që thonë se kjo i përket së kaluarës, unë ju them se njeriu përgjegjës për ato ekzekutime është sot presidenti i Iranit”.

Ajo pyet veten pse dikush do të donte që  të  minimizonte mundësinë e një masakre. “Shpresa ime e vetme për ata fëmijë, është nëse komuniteti ndërkombëtar angazhohet dhe e trajton situatën me urgjencë”- thekson ajo.

/albeu.com

The post Regjimi iranian është në luftë me fëmijët e tij appeared first on Albeu.com.