Regjim Archives - Albeu.com

Pse protestat në Iran mund ta rrëzojnë këtë herë regjimin teokratik
Nga Reuel Marc Gerecht & Ray Takeyh “Wall Street Journal”

Raportet mediatike mbi shpërbërjen e “policisë morale” të Iranit ishin shumë të ekzagjeruara. Nuk ka asnjë provë që Ministria e Brendshme e ka shkrirë këtë njësi. Madje ajo mund të jetë ripërdorur përkohësisht për mbajtjen nën kontroll të trazirave. Ky deflacion zhgënjyes i raportimit të javës së kaluar, e përforcon pikëpamjen e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, CIA, se vala aktuale e trazirave në Iran nuk përbën ndonjë  kërcënim për regjimin.

Por kjo pikëpamje – e ndikuar edhe nga pasojat zhgënjyese të Pranverës Arabe dhe të ndërhyrjeve ushtarake perëndimore në Afganistan dhe Irak – është shumë pesimiste. Sunduesit e Republikës Islamike janë të pasigurt, të frikësuar dhe gjithnjë e më jo koherentë  në deklaratat e tyre publike.

Me siguri që ata e dinë se këto protesta synojnë të nxisin revolucionin, dhe jo reformat. Dhe ata kanë arsye të shqetësohen se protestuesit do të kenë sukses në lëvizjen e tyre. Në dallim nga kushdo popull tjetër në Lindjen e Mesme, iranianët kanë jetuar nën dy diktatura shumë të ndryshme.

Në fillim nën Shahët e dinastisë Pahlavi me qasje pro-perëndimore në vitet 1925-79, dhe nën një teokraci islamike që nga viti 1979. Dhe ata i kanë refuzuar që të dyja. Irani është i vetmi shtet i Lindjes së Mesme që ka pasur dy revolucione gjatë shekullit XX-të.

Për iranianët besimi tek vlera e një kushtetute dhe e një qeverie përfaqësuese, është më shumë se një ide perëndimore e importuar dhe e degraduar. Irani përqafoi një kod të shkruar ligjesh si një mjet për të kontrolluar ndikimin e huaj përmes Revolucionit Kushtetues të viteve 1905-1911.

Iranianët kanë një histori 120-vjeçare të përdorimit të demonstratave në rrugë për të kontrolluar pushtetin abuziv. Ndryshe nga protestat e kaluara në vendet e tjera të Lindjes së Mesme, rebelimi aktual popullor në Iran mund të sjellë një rend pluralist të qëndrueshëm.

Në asnjë shtet arab – madje as në Egjipt, ku klasat intelektuale dhe politike ishin thellësisht të perëndimorizuara nën pushtimin britanik – nuk kemi parë llojin e fermentimit politik dhe kritikave të autoritarizmit, si laik po ashtu edhe fetar, që kemi parë në Iran që nga Revolucioni Kushtetues.

Sundimi i monarkëve pro-perëndimorë por të pamëshirshëm, e shndërroi fenë në një mjet proteste politike dhe në një mekanizëm për krijimin e një qeverie përfaqësuese. Dyzet vite sundim i ashpër klerikal, e ka dobësuar fenë e iranianëve, por jo dëshirën e tyre për vetëqeverisje.

Irani është bërë një vend i xhamive të zbrazëta dhe i një krenarie kombëtare, e cila është dukshëm laike. Siç e thonë shpesh amerikanët, ndarja e kishës nga shteti mund të jetë çelësi për suksesin e demokracisë. Për shkak të ambicieve totalitare të teokracisë së Iranit, asnjë shoqëri e Lindjes së Mesme nuk është më pak e tunduar nga besimi fetar si një kredo politike sesa Irani.

Dhe ndërsa teokratët e kanë frenuar dëshirën e iranianëve për të pasur një qeveri përfaqësuese, ata kanë bërë lëshime ndaj sovranitetit popullor, të cilin e kanë mbajtur gjallë  një kulturë e konsoliduar e vetë-shprehjes politike. Republika Islamike është pra e “mallkuar” nga ky kompromis.

Zgjedhjet, edhe pse asnjëherë të lira, ishin dikur “valvula sigurie” për pakënaqësinë popullore. Një koleksion i larmishëm politikanësh janë zgjedhur presidentë, duke filluar nga reformatori klerik, Mohammad Khatami, deri tek populisti Mahmoud Ahmadinejad. Mexhlisi, parlamenti i Iranit, mund të kishte pozita të forta. Dhe një media dinamike mund ta kritikonte qeverinë. Revistat dhe librat shërbenin për diskutime serioze për njeriun, Zotin dhe SHBA-në. Kjo kulturë e shprehjes politike ushqehej nga zgjerimi masiv i regjimit klerik të infrastrukturës arsimore të vendit, një aspekt ky i dëshirës së zjarrtë të mullahëve për t’u modernizuar pas rrëzimit të Shahut.

Ata donin një komb që të ishte i vetë-mjaftueshëm, i mbështetur te vetja, dhe që kërkonte një popullatë të mirë-arsimuar. Sot, Irani ka rreth 6 milionë studentë universitarë, ku thuajse 60 për qind janë gra. Në një rikthim të prirjes së viteve 1970, arsimi i lartë është bërë motori i mospajtimit kundër revolucionit islamik.

Keq-menaxhimi dhe korrupsioni në kompanitë, kanë ndikuar shumë më tepër sesa sanksionet e SHBA-së për të kufizuar krijimin e vendeve të punës. Irani është sot një vend i njerëzve të varfër me arsim të lartë, etja e të cilëve për demokraci është e kufizuar, por nuk është shuar asnjëherë.

Dhe vendimi i vitit të kaluar i Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei për ta asfiksuar këtë demokraci të menaxhuar, duke diktuar zgjedhjen në krye të njeriut të tij Ebrahim Raisi, shkaktoi krizën ekzistenciale, e cila e ka shkatërruar legjitimitetin e regjimit.

Pas më shumë se një shekulli përfshirje shoqërore në politikë, iranianët janë më se të vetëdijshëm për natyrën serioze të vetëqeverisjes. Nuk ka të ngjarë që ata të bien sërish viktima të joshjes së një njeriu të fortë laik apo një mullahu militant, pasi i kanë parë shumë mirë dëmet e mëdha që shkaktojnë udhëheqës të tillë.

Arabët që u revoltuan kundër tiranisë një dekadë më parë, nuk kishin avantazhin e dekadave të sprovave dhe gabimeve. Vetë kritika nuk është një forcë e Lindjes së Mesme, por iranianët kanë arritur shumë për ta fajësuar veten për gjendjen e tyre të vështirë. Demokracia nuk mund të ringjallet apo të rezistojë në rast se qytetaria nuk merr përsipër përgjegjësinë për fatin e saj.

Irani duket gati për të kthyer faqe. Gratë iraniane, që me këmbëngulje kanë ushtruar presion për reforma që nga zgjedhja presidenti e zotit Khatami në vitin 1997, nuk janë më të shqetësuara nga akuzat se janë “gharbzadeh”, të “infektuara” nga Perëndimi.

Ato duken të etura të bëjnë të tyret idetë perëndimore për të drejtat natyrore, sidomos lirinë individuale. Ky është një hap thelbësor drejt funksionimit të demokracisë në vendet jo-perëndimore. Irani është një vend i larmishëm. Arabët, kurdët dhe baluçët kanë një histori kryengritjesh kundër autoritetit pers.

Diversiteti etnik ka shkaktuar përplasje edhe në të kaluarën. Por demonstratat mbarëkombëtare që nisën pas vdekjes së Mahsa Amini, një grua e re kurde, kanë qenë shumë unifikuese. Iranianët sot duan rrëzimin e regjimit islamik. Shumë amerikanë dhe evropianë ishin shumë të nervozuar me fuqizimin e partive fetare në Egjipt dhe Tunizi gjatë Pranverës Arabe.

Një Iran post-islamik ka të ngjarë të ketë një klub shumë më të  madh fansash perëndimorë sesa islamikët e zgjedhur në Afrikën e Veriut. Siç vuri në dukje dikur Samuel Huntington, mbështetja e huaj – zakonisht amerikane – për demokracitë e reja e rrit mundësinë e mbijetesës së tyre.

Shënim: Reuel Marc Gerecht, ish-oficer i objektivave iraniane në Agjencinë Qendrore të Inteligjencës dhe bashkëpunëtor në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive. Ray Takeyh është anëtar i think-tankut “Council on Foreign Relations”.

/albeu.com

The post Pse protestat në Iran mund ta rrëzojnë këtë herë regjimin teokratik appeared first on Albeu.com.

A është i pashmangshëm një rend botëror i udhëhequr nga Kina?
Nga George Yean “Naitonal Interest”

Qoftë në rastin kur udhëheqësi kinez Xi Jinping i dha leksione kryeministrit kanadez Justin Trudeau mbi informacionet e rrjedhura në media gjatë samitit të G20, protestat e fundit mbarëkombëtare kundër kufizimeve anti-Covid, apo nostalgjia për një Kinë më të hapur të shkaktuar nga vdekja e ish-presidentit kinez Jiang Zemin, njerëzit janë në mëdyshje se me çfarë lloj Kine kemi të bëjmë.

Tek e fundit, dallimi midis “revizionizmit” dhe “statuskuosë” është shumë i thjeshtë. Për dekada, studiuesit e kanë imagjinuar asimilimin e Kinës në sistemin global, duke diskutuar madje një rend të ardhshëm të udhëhequr nga Kina. Nëse marrëdhëniet ndërkombëtare kuptohen si një strukturë dhe socializim i shteteve bazuar në identitete dhe interesa, është i nevojshëm identifikimi i duhur i “natyrës” së Kinës.

Shumë studiues e konsiderojnë Kinën si një shtet realist, dhe shumë ekspertë kinezë të marrëdhënieve ndërkombëtare besojnë gjithashtu tek realizmi. Por realizmi është një vazhdimësi, shkalla dhe mikro-themelet e të cilit kanë rëndësinë e vet. Epoka e Maos ishte ideologjike, ndërsa pasardhësit e tij ishin shumë racionalë dhe pragmatikë.

Shtetet e Bashkuara synonin të kundërshtonin Bashkimin Sovjetik. Pas vdekjes së Maos, gjestet reformiste të liderëve kinezë çuan në dekada të hapjes dhe reforma të orientuara  nga tregu. Në fakt, vitet 1980 ishin “dekada e artë”. Por gjërat nisën të ndryshojnë rreth vitit 1990.

Disa ngjarje, si protesta e Tiananmenit dhe shpërbërja e BRSS, rindërtuan perceptimet e kërcënimit në udhëheqjen kineze. Kur udhëheqësi kinez Deng Xiaoping pa se studentët protestues në sheshin Tiananmen “u mbështetën nga Perëndimi për ta rrëzuar regjimin socialist”, ai kuptoi se tashmë kërcënimi ekzistencial vinte nga Perëndimi.

Pas shtypjes së përgjakshme të protestës, Jiang Zemin goditi të gjithë drejtuesit e lëvizjes studentore dhe nisi censurimin e internetit, që u shndërrua në ‘Firewall-in’ e madh shumë të sofistikuar që shohim sot. Por në atë kohë Kina ishte ende e dobët. Në vitin 1990, PBB-ja bruto i Kinës ishte vetëm sa 1/20 e asaj të SHBA-së.

Po ashtu, ajo kishte një ushtri të prapambetur dhe një sistem politik të paqëndrueshëm. Në dallim nga të tjerët, realistët priren ta perceptojnë botën si më të zymtë. Pasi pa kolapsin e aq shumë shteteve komuniste, Kina e pa sistemit ndërkombëtar – një hierarki të udhëhequr nga SHBA – si një botë ku secili ndihmon veten.

I rrethuar nga bazat ushtarake amerikane, i përballur me sanksione, i frikësuar se idetë liberale mund ta kërcënojnë regjimin dhe pa aleatë me peshë, Pekini ndihej i pasigurt. Zgjedhja e vetme e mbetur ishte rritja e aftësisë së Kinës ose ndryshimi i ekuilibrit të fuqisë, siç parashikojnë realistët.

Ndër ndryshimet strategjike të Kinës ishte fokusi i saj në zhvillimin e shpejtë të armëve asimetrike, si raketat balistike dhe nëndetëset, në vend të projekteve të shtrenjta si aeroplanmbajtëset. Synimi ishte përdorimi i një avantazhi asimetrik për t’iu kundërvënë epërsisë ushtarake të teknologjisë së lartë të Shteteve të Bashkuara.

Shtylla e dytë ishte sigurisht ekonomia. Kina duhej të mbështetej tek tregjet, kapitali dhe teknologjia amerikane. Që nga pranimi i saj në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), investimet, teknologjitë dhe përvoja e menaxhimit janë derdhur në Kinë, duke krijuar miliona vende pune dhe mijëra laboratorë kërkimore dhe fabrika prodhimi, raporton abcnews.al.

Për gati dy dekada, strategjia kryesore e Kinës ishte sa për të përdorur fjalët e Deng “Fshihni forcën, prisni kohën tuaj, dhe mos merrni kurrë asnjë drejtim”. Arkivat tregojnë se arsyetimi i kësaj strategjie bazohej në një krahasim objektiv të fuqisë, një qasje kjo tipike realiste. Liberalët mund të argumentojnë se ishte (ndër)varësia ekonomike, ajo që i parandaloi veprimet e profilit të lartë nga Kina. Gjatë viteve 1989-2002, Sekretari i Përgjithshëm i PKK Jiang Zemin e ndoqi në përgjithësi këtë strategji, duke shfaqur edhe disa karakteristika reformiste.

Edhe pasardhësi i Jiang, Hu Jintao, nuk ishte aq i sigurt në vetvete, por udhëheqja kolektive mbeti vigjilente. Kërcënimet e supozuara nga “revolucionet me ngjyra” mbeteshin në fokus, ndërsa vazhduan goditjet e brendshme. Më pas, ekonomia e Kinës lulëzoi, duke ia kaluar Japoninë pas krizës globale financiare të vitit 2008.

Fjalimet e liderëve kinezë në atë kohë, pasqyrojnë perceptimin e ri të PKK për rënien e Perëndimit. Për realistët, struktura dhe aftësitë ndërkombëtare janë të një rëndësie të veçantë. Ndaj nuk është për t’u habitur pse Kina hoqi dorë nga qëndrimi i saj i mëparshëm i profilit të ulët.

Pasi u bë president në vitin 2012, Xi Jingping e theksoi rëndësinë e luftës ndaj liberalizmit perëndimor. Shpeshherë SHBA-të u portretizuan nga mediat kineze si të korruptuara dhe kaotike. Xi nisi ndërtimin e kultit të tij të personalitetit, dhe ndërmori “fushata kundër korrupsionit” për të konsoliduar pushtetin.

Njëherazi e forcoi shtypjen ndaj protestuesve të të drejtave të njeriut, avokatëve, sindikatave, figurave të medias dhe grupeve fetare, si dhe në Xinjiang dhe Hong Kong. Me teknologjitë e përparuara të mbikëqyrjes, autoritarizmi dixhital në Kinë arriti një nivel të paprecedenta.

Politika e tij e jashtme u bë më agresive. Kina e ndërtoi fuqinë e saj ushtarake globale dhe i përshkallëzoi mosmarrëveshjet territoriale. Tani ajo ka nisur të krijojë institucionet e veta ekonomike dhe të sigurisë, ndoshta si pjesë e thirrjes së Xi për ndërtimin e “një rendi të ri e e të drejtë global”.

Në fakt Pekini ka eksportuar autoritarizëm në mbarë botën. Kjo do të thotë se Kina po e minon rendin aktual në planin afatgjatë. Megjithatë, demokracitë industriale kanë filluar të reagojnë dhe ato mund të jenë në gjendje të rifitojnë konkurrencën dhe tërheqjen globale.

Edhe nëse ka marrëveshje të nënshkruara, shtetet autokratike kanë më pak gjasa t’i respektojnë ato, sidomos sepse organizatat ndërkombëtare e kanë të vështirë të monitorojnë respektimin e tyre dhe u mungojnë mekanizmat efektivë për këtë.

Ndërkohë një rend me norma më të dobëta liberale mund të çojë gradualisht në më pak shtete liberale, dhe kjo mund ta bëjë botën më kaotike. Rrjedhimisht, do të binte niveli i besimit midis anëtarëve, dhe politika e fuqisë do të shndërrohej në mënyrë të pashmangshme në një tragjedi për shtetet kombëtare.

Për këto arsye modeli hipotetik për të zëvendësuar plotësisht rendin aktual, liberal mund të jetë  më shumë një mendim i dëshiruar, duke e bërë atë ndoshta edhe më konfliktual dhe më të rrezikshëm se sa rendi aktual.

Marrë me shkurtime

/albeu.com

The post A është i pashmangshëm një rend botëror i udhëhequr nga Kina? appeared first on Albeu.com.

Si protestuesit iranianë demaskuan lojën e vjetër të regjimit “Përça dhe sundo”
Nga Elahe Boghrat, World Crunch

Në Iran, pas dekadave të ndarjes shoqërore dhe përjashtimit nga Republika Islamike të shumicës dërrmuese të iranianëve në favor të një pakice të vogël besimtarësh, një komb tani është ngritur për të luftuar ndarje ose aparteidin në të gjitha format e tij.

Ndoshta për të tërhequr vëmendjen më të gjerë në mbarë botën dhe për të fituar simpatinë e demokracive perëndimore, shumë i kanë cilësuar protestat e vazhdueshme të Iranit si një ‘revolucion i grave’ ose ‘revolucioni i parë i grave’.

Por ajo që po ndodh në Iran është edhe më e madhe se kaq, një revoltë unike kundër një regjimi jashtëzakonisht negativ dhe kriminal.

Lëvizja e grave në Iran shpesh kishte të bënte me faktin se burrat nuk u dhanë kurrë mbështetje të mjaftueshme grave në luftën e tyre për të drejtat e tyre. Megjithatë, zërat e burrave kanë qenë të qartë në këto protesta, siç ishin në raundet e mëparshme, të përgjakshme të protestave kundër regjimit në 2009, 2017-18 dhe 2019.

Madje mund të jetë e drejtë të pretendohet se në të gjitha ato protesta, zërat e gjysmës së meshkujve të popullsisë ishin edhe më të zhurmshme se ajo e gjysmës së femrave.

Këtë herë, vrasja e Mahsa Amini, një 22-vjeçare, u bë shkas që ka ngritur të gjithë shoqërinë për të ripërtërirë me guxim kërkesat që ka bërë vazhdimisht më parë.

Regjimi në Teheran duhet të jetë i tmerruar.

Vdekja e një vajze u bë një thirrje për të gjitha grupet shoqërore që kanë një qëllim, rënien e Republikës Islamike dhe fashizmit të saj.

Sloganet “Gruaja, Jeta, Liria” dhe “Burri, Atdheu dhe Prosperiteti” gjejnë kuptim brenda këtij bashkimi.

Të dyja parullat në fund shpjegojnë unitetin dhe përfshirjen për të gjithë iranianët dhe nxjerrin në pah fiksimin prej 40 vitesh tashmë të regjimit me imponimin e barrierave subjektive dhe nxitjen e segmentimit dhe mosmarrëveshjes midis shoqërisë.

“Përça dhe sundo ishte dhe mbetet motoja e tyre.”

Regjimi në Teheran duhet të jetë i tmerruar tani teksa shikon një spektakël të unitetit kombëtar, rajonal, etnik, gjinor dhe klasor, dhe shembjen e të gjithë kufijve të tij .

/albeu.com

The post Si protestuesit iranianë demaskuan lojën e vjetër të regjimit “Përça dhe sundo” appeared first on Albeu.com.

Pse këtë herë regjimi në Iran e ka më të vështirë që t’i shtypë protestat?
Nga Kayhan London “World Crunch”

Dhjetë javë pas fillimit të kryengritjes mbarëkombëtare antishtetërore në Iran, agjencitë e sigurisë së regjimit po përballen me një krizë të nxitur nga katër faktorë kyç. Së pari humbje në radhët e tyre nga mosbindja, dezertimi ose neglizhenca ndaj trazirave.

Së dyti, kanë forca të pamjaftueshme në dispozicion për shkak të viktimave nga përleshjet. Së treti ka një rritje të numrit të akteve të subversionit dhe sabotimit, që po synojnë sidomos bazat strategjike. Dhe së katërti sulme kibernetike dhe kurthet e sigurisë të ngritura nga jashtë.

Njëkohësisht, regjimi iranian po përballet me një ndryshim të dukshëm të taktikave në mesin e protestuesve në krahasim me trazirat e dikurshme, gjë që i detyrohet veçanërisht e gjeneratave të reja të përfshira në këtë lëvizje.

Zyrtarë të lartë të Korpusit të Gardës Revolucionare – organi që po koordinon represionin ndaj lëvizjes – thonë se protestuesit janë kryesisht të moshës nga 15 deri në 25 vjeç. Është një lloj brigade e Gjeneratës Z, që bashkëpunon me protestues më të vjetër dhe me përvojë, të cilët kanë drejtuar raundet e mëparshme të protestave në vitin 2009, dhe sidomos në vitet 2017 dhe 2019, kur trazirat publike u rishfaqën me një forcë të veçantë.

Ky raund karakterizohet nga një përvojë më e madhe, nga më shumë koordinim “në terren” kundër forcave të sigurisë, nga një aktivizëm “me bazë lagjeje”, dhe me akte sabotuese specifike apo të vandalizmit simbolik. Po pse regjimi po fajëson për dhunën lojtarët e video-lojërave?

Udhëheqësit e regjimit po pyesin veten se pse këtë herë, shtypja e dhunshme dhe ndërprerja e internetit po dështon të shuajë protestat. Disa kanë fajësuar lojërat kompjuterike , të cilat ata duan t’i shohin të ndaluara, duke thënë se protestuesit e shumtë janë lojtarë adoleshentë, të cilët dyshohet se kanë praktikuar taktikat e tyre në internet përpara se të zbrisnin në rrugë.

Pra regjimi po fajëson lojërat kompjuterike dhe agresionin që ato duket se gjenerojnë, në vend të paaftësisë, mizorisë, kushteve të mjerueshme të jetesës së njerëzve dhe urrejtjes së këtyre të fundit ndaj një organizimi të tërë politik.

Por fakt është se represioni nuk po funksionon më, dhe dezertimet në radhët e forcave të regjimit, veçanërisht atyre me të cilat përballen protestuesit, janë shumë më të mëdha sesa duan ta pranojnë zyrtarët. Burime të ndryshme, pohojnë se janë shtuar rastet e refuzimit të punonjësve të policisë dhe personelit të sigurimit për të kryer detyrën, por edhe të ndihmës për veprimet subversive.

Tani zyrtarët e lartë po u besojnë më pak forcave të tyre, sidomos ato të policisë. Milicisë më besnike të regjimit, Basiji, të drejtuar nga Garda Revolucionare, i mungojnë forcat e mjaftueshme për të shuar protestat nëse ato vazhdojnë, dhe kundërshtime janë raportuar edhe tek familjet e trupave të saj.

Po ashtu ka raporte për një përçarje të thelluar midis regjimit dhe familjeve të “dëshmorëve” dhe veteranëve të plagosur të luftës së viteve 1980-1988 me Irakun. Regjimi i ka humbur bazat e tij kryesore të mbështetjes sociale.

Udhëheqësi suprem i vendit Ali Khamenei po paralajmëron forcat e armatosura për dezertimet, edhe pse kreu i ushtrisë së rregullt tokësore (Artesh), Abdulrahim Musavi, është përpjekur të qetësojë besnikët duke i përshkruar “dezertimet e papritura” si një gjyq i Zotit.

Rreth 70 agjentë shtetërorë numërohen si të vrarë që nga shpërthimi i protestave në mesin e shtatorit. Një humbje e konsiderueshme për regjimin, edhe pse shumë e vogël në krahasim me qindra iranianë të zakonshëm që shteti ka vrarë gjatë më shumë se 2 muajve.

Ndërsa kreu i Organizatës Gjyqësore të Forcave të Armatosura, Ahmadreza Purkhaqan, këmbëngul se “asnjë e keqe nuk do të ndodhë derisa Basij të jetë në këmbë”, ai ka dhënë alarmin për “të infiltruarit” që po depërtojnë në radhët e udhëheqjes.

Të fiksuar pas armiqve dhe të infiltruarve të brendshëm, zyrtarët e lartë iranianë nuk po munden ta kuptojnë se i takon atyre të vendosin nëse do të qëndrojnë me apo kundër popullit. Shumë prej tyre kanë zgjedhur tashmë njerëzit. Po ashtu mësohet se aktet e përhapura të sabotimit kanë shkuar përtej rafinerive dhe termocentraleve, për të arritur deri tek bazat ushtarake.

Kompanitë shtetërore industriale dhe minerare, kanë shtuar masat e sigurisë në ambientet e tyre, dhe kanë kërkuar mbrojtje nga ushtria. Në këtë kontekst, Udhëheqësi Suprem Khamenei këshilloi në një mbledhje urgjente më 26 nëntor me milicinë Basij që të “ruahet gatishmëria” dhe “të mos befasohen”.

Ai po duket gjithnjë e më shumë si kreu i një bande kriminale, që po ndjen se rivalët po i afrohen operacioneve të tij të jashtëligjshme. Shqetësimi i deklaruar i Khameneit në lidhje me integritetin e forcave besnike, përbën në fakt një pranim se kohezioni i tyre është dëmtuar.

Ai u tha milicëve të tij se disa atje në kupolën drejtuese e kishin këshilluar se që t’i jepte fund protestave, duhej të niste bisedimet me Amerikën. Ky sugjerim mund të ketë ardhur nga reformistët, të cilëve klika në pushtet i është drejtuar më në fund për këshilla apo mbështetje pas dekadash të izolimit dhe frenimit të tyre në skenën politike.

Këta reformistë, përfshirë personalitete si ish- presidentët Mohammad Khatami dhe Hasan Rouhani, mund ta shohin këtë si një mundësi për t’u kthyer në politikën e vijës së parë dhe për të “shpëtuar” veten dhe Republikën e tyre Islamike. Dhe e gjitha kjo është një qasje shumë e ndryshme nga ajo e pak ditëve më parë, kur Khamenei zotohej me besim se trazirat do të “merrnin fund”.

/albeu.com

The post Pse këtë herë regjimi në Iran e ka më të vështirë që t’i shtypë protestat? appeared first on Albeu.com.

Si nisin revolucionet, dhe si mund të përfundojnë ato
Nga Nigel Jones “Spectator”

Në mbarë Kinën, vendi më i populluar në botë dhe ekonomia e tij e dytë më e madhe, po shihen skena të paprecedenta që nga masakra e Sheshit Tiananmen të vitit 1989. Qytet pas qyteti turma të rinjsh po dalin në rrugë, duke mbajtur pankarta boshe në shenjë proteste kundër censurës shtetërore, dhe duke kërkuar që të trajtohen “si qytetarë dhe jo si skllevër”.

Shkaku i këtyre shfaqjeve të mospajtimit popullor janë bllokimet tepër të ashpra të regjimit komunist për të ndalur tërësisht përhapjen e infeksioneve me Covid-19, në vendin nga ku e ka origjinën virusi që shkaktoi pandeminë globale.

Por siç ndodh shpesh me protesta të tilla popullore, shkaku fillestar i protestave po zgjerohet në kërkesa për liri, të cilat ne në Perëndim i marrim si të mirëqena, por që ata që po marrin pjesë në demonstratat aktuale nuk i kanë njohur kurrë.

Disa nga kërkesat e protestuesve – që vijnë nga universitetet, të cilat po trajnojnë elitën e ardhshme qeverisëse të Kinës – tani duket se shkojnë përtej heqjes së bllokimeve të rrepta. Videot e protestave tregojnë protestuesit që po bëjnë thirrje për koncepte të tilla të perëndimore si demokracia dhe zgjedhjet e lira.

Madje ka kërkesa për fundin e sundimit të partisë komuniste, dhe rrëzimin e diktaturës së ripërtërirë se fundmi me mandatin e ri të presidentit Xi Jinping. Ndërkohë, në Republikën Islamike të Iranit, protestat të mëdha kanë nisur që nga shtatori pas vdekjes në ambientet e paraburgimit të Mahsa Aminit, gruaja e re e arrestuar nga policia fetare për shkak të mënyrës së gabuar se si e mbante hixhabin e saj – një mbulesë e kokës që të gjitha gratë iraniane janë të detyruara me ligj që ta mbajnë në vene publike.

Ato po vazhdojnë, madje kanë depërtuar edhe në radhët e kastës së klerikëve, që e kanë udhëhequr vendin me grusht të hekurt që nga viti 1979. Në manifestimin e fundit të pakënaqësisë së gjerë popullore, Farideh Moradkhani, vetë mbesa e liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, publikoi një video duke e kritikuar ashpër udhëheqjen e vendit.

Ajo u bëri thirrje vendeve të tjera që të ndërpresin të gjitha lidhjet me regjimin e udhëhequr nga xhaxhai i saj, derisa të ndalojnë shtypjen brutale të trazirave, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën më shumë se 400 njerëzve. Gjesti i saj i guximshëm, pasoi refuzimin po aq të guximshëm nga kombëtarja e futbollit për të kënduar himnin para ndeshjes së saj të parë në botërorin e Katarit.

Pra, a nënkuptojnë këto shpërthime protestash të njëkohshme por të rastësishme kundër regjimeve represive në Pekin dhe Teheran, se Ajatollahët duhet të frikësohen seriozisht për të ardhmen e shtetit të tyre? A duhet të mendojë presidenti kinez Xi një karrierë të ardhshme larg politikës?

Një perspektivë e tillë duket ende një mirazh i largët në të dyja rastet. Siç e tregoi masakrimi i qindra studentëve disidentë të panjohur në sheshin Tiananmen të Pekinit në vitin 1989, sundimtarët e Kinës nuk do të ndalen para asgjëje për të shtypur çdo kundërshtim serioz ndaj sundimit të tyre diktatorial.

Për më tepër, në 3 dekadat e fundit që kur “njeriu i panjohur që i doli përpara tankut” nisi të simbolizojë frymën e rezistencës së Kinës, duke qëndruar i vetëm në shesh para një autokolone me mjete të blinduara që po shkonte në qendër të Pekinit, përparimi i teknologjisë e ka forcuar represionin e shtetit totalitar.

Regjimi kinez i burgos dhe vret kundërshtarët e tij pa u menduar dy herë. Njohja e fytyrës, marrja e gjurmëve të gishtërinjve të ADN-së dhe sistemi i ‘vlerësimit të kreditit social’ të Kinës, janë kombinuar së bashku për të garantuar që vetëm më guximtarët – ose më të dëshpëruarit – të guxojnë të ngrenë zërin kundër tij.

Por teknologjia i ka ndihmuar gjithashtu edhe ata që janë mjaftueshëm të guximshëm për të kundërshtuar. Pavarësisht përpjekjeve energjike të regjimit për të fshehur dhe censuruar të vërtetën, imazhet dhe mesazhet në mediat sociale po tregojnë protestat dhe represionin e regjimit.

Ato po shihen dhe dëgjohen në të gjithë vendin. Si një regjim i egër dhe me mjete të ngjashme represioni në dispozicion, edhe Irani e ka treguar shpeshherë vullnetin e tij për të shtypur me dhunë demonstruesit dhe për të ekzekutuar në masë kundërshtarët.

Megjithatë, historia tregon se rënia e regjimeve autoritare që i shtypin njerëzit e tyre në ekstrem, mund të vijë me një shpejtësi të papritur dhe të paparashikuar. Ajatollahët e Iranit duhet të kujtojnë historinë e tyre, e cila ofron një leksion se si revolucionet mund të shpërthejnë befas.

Republika Islamike u krijua vetëm pasi demonstratat e gjata dhe të përgjakshme kundër regjimit të mëparshëm të Shahut, u përshkallëzuan pas më shumë se një viti pakënaqësish të mëdha. Duke e sfiduar policinë sekrete të frikshme të Shahut, SAVAK, dhe plumbat e ushtarëve të tij, turma gjithnjë e më të shumta dolën në demonstrata masive kundër tij.

Pika e kthesës erdhi kur forcat e sigurimit të Shahut u lodhën nga shtypja e vëllezërve dhe motrave të tyre, dhe iu bashkuan revolucionit. Monarku mërgoi dhe Ajatollah Khomeini mbërriti për të inauguruar themelimin e Republikës Islamike.

Ngjashëm, qeverisja e Partisë Komuniste Kineze ka vuajtur në mënyrë të përsëritur nga spastrimet vrastare dhe largimi i liderëve të partisë që kanë bërë gabime, apo që e kanë humbur simpatinë e atyre që sundojnë. Tani për tani, Xi Jinping dhe Ajatollah Khameini mund të flenë të qetë në shtratin e tyre, por regjimet e lindura derdhja e gjakut, mbyten shpeshherë në këtë të fundit.

/albeu.com

The post Si nisin revolucionet, dhe si mund të përfundojnë ato appeared first on Albeu.com.

A janë aq të fuqishme protestat në Kinë sa mund të rrëzojnë regjimin?
The Economist

Më 24 nëntor, të paktën 10 persona humbën jetën si pasojë e një zjarri që ra në një ndërtesë apartamentesh në Urumqi, një qytet në Kinën perëndimore. Shumë fajësuan kufizimet e rrepta të Covid-19 për numrin e viktimave.

Protestat kundër masave anti-covid janë përhapur që atëherë në të gjithë Kinën.

Gjatë fundjavës së 26 dhe 27 nëntorit, mijëra njerëz u mblodhën në Pekin, Shangai dhe qytete të tjera për të protestuar kundër kufizimeve të bllokimit që gjatë tre viteve të fundit kanë mbyllur ose kufizuar miliona në shtëpitë ose vendet e tyre të punës, shpesh për periudha të gjata.

Disa nga protestat janë në mënyrë eksplicite politike dhe kanë për qëllim të largojnë presidentin e Kinës. Në Shangai njerëzit brohorisnin “Poshtë Xi Jinping!, një thirrje e paprecedentë për ndryshimin e regjimit.

Kevin Slaten, një studiues në Freedom House, një think-tank amerikan, tha se midis 25 dhe 27 nëntorit janë regjistruar  27 protesta në 15 rajone të Kinës. Shpërthimi i trazirave të këtij muaji është jashtëzakonisht i madh.

Shpërthime të tilla shpesh kalojnë dhe mbyllen në Kinën autoritare, ku zyrtarët shpërndajnë me shpejtësi protestuesit dhe fshijnë nga interneti çdo gjë. Por përdoruesit e internetit kanë qenë prej kohësh të aftë në shmangien e përpjekjeve për të bllokuar mesazhet e ndjeshme.

Gjurmimi i postimeve në internet dhe raporteve të lajmeve jetëshkurtër mund të ndihmojë në sqarimin e shkallës dhe shkaqeve të trazirave. Sipas të dhënave të reja nga Staten dhe kolegët e tij nga Monitor në Kinë, midis periudhës 18 maj dhe 22 nënyor domethënë para raundit të fundit të traziarave janë regjistruar 822 protesta.

Të dhënat e tij vijnë nga raportet e lajmeve, postimet në mediat sociale dhe informacione nga OJQ-të që operojnë në vend.

Për shembull, China Labor Bulletin, një OJQ me bazë në Hong Kong, monitoron protestat e punëtorëve dhe ka regjistruar 688 protesta deri tani në vitin 2022. Megjithëse këto baza të dhënash nuk mund të regjistrojnë  reagim të zemëruar të popullit, ato ofrojnë një pasqyrë të çeshtjeve që po zemërojnë edhe më shumë popullin kinez.

Protestat e fundit filluan si pasojë e zhgënjimit ndaj politikës së qeverisë “zero-covid”. Por në fakt problemet kanë nisur prej kohësh. Shumica e pikave të ndezura të dokumentuara këtë vit kanë qenë të lidhura me sektorin e pronave të vendit.

Për gati tre vite politikëbërësit e Kinës kanë luftuar borxhin në rritje. Bllokimet për shkak të Covid kanë bllokuar gjithashtu punëtorët në shtëpi, duke lënë shumë prej tyre në qendra pritjeje.

Gjatë verës, blerësit në të paktën 93 qytete në shenjë proteste nuk paguan më hipotekat. Vonesat në projektet e strehimoreve nxitën nisjn e 244 protestave në të gjithë vendin, sipas China Dissent Monitor.

Baza e të dhënave rendit demonstratat në pothuajse çdo provincë, por shumica janë zhvilluar në Pekin dhe qytetet e pasura bregdetare. Kjo mund të jetë për shkak se banorët e zonave të pasura urbane nuk keqtrajtuar nga autoritetet, pasi në të kundërt do të ishte shumë me e lehtë përhapja e lajmeve tek ndërkombëtarët.

Në WeChat, platforma kryesore e mesazheve të Kinës, ka pasur një lum postimesh në lidhje me protestat. Në fakt që nga vdekja e Li Wenliang, një doktor që ngriti alarmin për Covid para se të vdiste vetë nga virusi, nuk ka pasur një pakënaqësi kaq të madhe publike se sa tani.

Regjimi i Kinës ka një arsenal të tërë metodash për të shuar trazirat. Dhe pakënaqësia e fundit e popullit do t’i vërë në provë.

/albeu.com

The post A janë aq të fuqishme protestat në Kinë sa mund të rrëzojnë regjimin? appeared first on Albeu.com.

“Protesta do dridhë themelet”, Berisha: Do shënojë sezonin më të vështirë për Ramën
Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Opinion, ka komentuar protestës e 12 nëntorit që Partia Demokratike do të mbajë në Tiranë.

Berisha ka thënë se protesta do të trondisë themelet e këtij regjimi.

Pyetje: Çfarë proteste do bëni të shtunën?

Berisha: Motivet e protestës janë të jashtëzakonshme. Ndaj populli shqiptar do i përgjigjet këtij armiku. Së pari, vetë protesta është simboli i revoltës popullore, skenari dhe koreografia është atribut i atyre që po merren me të. Shqipëria po zien. Mezi po presin, të mëdhenj dhe të vegjël të mbushin sheshin.

Asnjë bast dhe asnjë rrezik nuk ka. Kjo protestë do të jetë një protestë që do të dridhë nga themelet një regjim që bazohet në drogë. Një vend me liri fiktive, një vend që ka zbritur 4 shkallë më poshtë se sa Vietnami komunist, një shtet me monizëm, është një vend i cili i tëri duhet të ngrihet në revoltë si rrugën e vetme për të siguruar votën.

Pyetje: A jeni të organizuar me Partinë e Lirisë?

Berisha: Plotësisht. Për protestën është bërë një takim paraprak me kryetarin e PL-së pastaj me forcat e tjera politike. Do jenë të pranishëm. Do i adresohen popullit opozitar. Është inaugurimi i një sezoni të vështirë për një kryeministër i cili përpiqet të bëjë gjithçka për të fshehur megaaferat e tij.

The post “Protesta do dridhë themelet”, Berisha: Do shënojë sezonin më të vështirë për Ramën appeared first on Albeu.com.

Rusia e detyruar të heqë dorë nga ndryshimi i regjimit në Ukrainë
Planet e Vladimir Putin për të rrëzuar qeverinë ukrainase do të duhet të anulohen, ka thënë ish-shefi i shtabit të përgjithshëm, gjenerali Richard Dannatt.

Duke folur për Sky News, gjenerali Lord Richard tha se Putini tani duhet të pranojë se Presidenti Volodymyr Zelenskyy do të qëndrojë në pushtet në Kiev pasi Rusia dështoi në një pushtim të plotë të kryeqytetit.

Megjithatë, ai tha se “fuqia” e Rusisë ka të ngjarë të fillojë “të lodhë ushtrinë ukrainase” ndërsa lufta vazhdon.

Ai tha se pret që qyteti i Mariupol të bjerë në duart e forcave ruse përfundimisht, duke krijuar një lidhje tokësore nga Krimea e aneksuar me rajonin pjesërisht të kontrolluar nga separatistët Donbas në Ukrainën lindore.

Gjenerali Lord Richard tha se aktualisht është në interesin e Zelenskyy, ndërsa forcat e tij po bëjnë mirë për të arritur marrëveshjen më të mirë që mundet gjatë bisedimeve të paqes.

Ai shtoi: “Frika ime është se në periudhën afatmesme dhe afatgjatë, pozicioni i Zelenskyy do të dobësohet, pozicioni i Putinit do të forcohet dhe Zelenskyy do të marrë më pak nga ajo që dëshiron dhe Putini do të marrë më shumë nga ajo që dëshiron”.

The post Rusia e detyruar të heqë dorë nga ndryshimi i regjimit në Ukrainë appeared first on Albeu.com.