regis runaj Archives - Albeu.com

Vrasje me mbi 100 goditje thikë, Alibej tregon arsyen pse masakruan Regis Runaj në derë të Teqes dhe Ramazanin
Vrasja e Regis Runaj, në 29 korrik 2019 është vlerësuar në gjykatën e Posaçme SPAK, si një nga ngjarjet më të rënda dhe më makabre, të kryera nga grupi i Erjon Alibej dhe Nuredin Dumanit.

Kjo vrasje mund të krahasohet denjësisht me krimet shtazarake të organizatës terroriste ISIS, pasi trupi i të riut Runaj, është masakruar me mbi 100 goditje thike, duke lënë i pajetë mes një pellgu gjaku. Tabelat fotografike që ndodhen në dosje tregojnë viktimën të masakruar.

Runaj, është vrarë para derës së një Teqeje Bektashiane në Elbasan, teksa udhëtonte me motor së bashku me Euglen Halilin. Urdhërin e vrasjes së Runaj e ka dhënë Erjon Alibej (Krymi), i cili ka paguar Xhuljano Hoxhën me 30 mijë euro. Ndërsa pjesëmarrës në krim është dhe Euglen Halili.

Dy ditë më parë Halili u shpall fajtor dhe u dënua për këtë vrasje dhe ekzekutimin e Emiljano Ramazanit me burgim të përjetshëm.

Por për shkak të statusit të bashkëpunëtorit të SPAK, ai është dënuar përfundimisht me 17 vite burgim. Ndërsa personi tjetër Xhuliano Hoxha, është deklaruar fajtor dhe dënuar me burgim të përjetshëm.

Sipas “Ora News”, masakrimi me mbi 100 goditje thike i Regis Runaj, kishte ardhur vetëm pas dyshimeve të Arjan Spahisë, se Runaj dhe Emiljano Ramazani, kishin ndjekur në disa momente në Elbasan, Arjan Spahinë.

Veç të tjerash, Erjon Alibej, Nuredin Dumani dhe Arjan Spahia, kishin dhe një arsye më të fortë se pse duhet të vritej Regis Runaj. Pasi ai ishte djali i dajës së Mikael Qoses, alias “Keli i Kicit”, lidhje shumë e ngushtë e vëllezërve nga Dubai.

Sipas dëshmisë së Erjon Alibej, tashmë i kthyer në i penduar i SPAK, Runaj ishte njëri i afërt, dhe i besuar i Mikael Qoses që bënte shumë punë të Mikaelit, Ervis Dakës alias Drakoviçit dhe atyre të Dubait.

Edhe nga Ariani më është shpjeguar se Regis Runaj bashkë me Emiljano Ramazanin kanë ruajtur, kanë ndjekur, kanë vëzhguar Arian Spahiun. Dua të them që Arian Spahiu ka qenë i interesuar për të vrarë si Emiljano Ramazanin ashtu dhe Regis Runajn, gjithashtu dhe Ervis Dakën alias Drakoviçin.

Para se të ndodhte ngjarja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, ka ardhë dhe më ka takuar Xhulian Hoxha të cilin e kam takuar tek garazhi im, tek pallati ku jetojnë familjarët e mi aktualisht.

Mbaj mend që Xhulianon e kam takuar dhe kam komunikuar për herë të parë në muajt qershor-fillim korriku të vitit 2020…. Dua t’ju them që në kontakt me Xhuliano Hoxhën më ka vënë Endri Karaj.

Xhuliano Hoxha, ka qënë person i brendshëm i lidhjeve të afërta të Mikael Qoses, familjes së tij, por edhe shoqërinë e afërt të tyre në Elbasan. Njohje shumë të afërta tek vëllezërit Ramazani (Emiljano dhe Mani), që i njihte të gjithë këto dhe i rritur në lagjen e tyre.

Xhuliano, në këtë takim më ka shpjeguar personat që i shërbenin Mikael Qoses dhe vëllezërve Franci dhe Hajdar Çopja, që disa që më përmendi unë i dija se çfarë përfaqësonin dhe që i shërbenin këtyre që sapo përmenda. Kurse disa të tjerë që më foli Xhuliano, nuk i dija.

Për Mikael Qosen më ka thënë që:

”…kur kam qenë i vogël, Mikael Qose më ka detyruar të vjedh lekë tek dyqani i babait dhe t’ia jepja atij, më ka detyruar shumë herë të bëja diçka të tillë. Nuk do t’ia harroj derisa të vdes. Ato kanë ik në Dubai, kanë ik jashtë shtetit, nuk vijnë më. Por në qoftë se Mikaeli vjen në Shqipëri, unë do t’ia numëroj në kokë atij. Më beso që njeriu më i afërt që i bën punët që ai ka më shumë besim është Regis Runaj, që i shpërndan rrogat këtyre…”.

Në atë takim Xhuliano, më ka thënë:

”…kushëriri i Mikael Qoses, Regis Runaj, është njeriu që i shërben së tepërmi atij. Ai është gjatë gjithë kohës aktiv, vjen dhe k’tu tek lagjia jote, shpesh dhe rrin gjatë gjithë kohës në lëvizje. Kur vjen këtu tek lagjia jote takohet shpesh me Krista Mikën. Në 2-3 raste e kam parë vetë me sytë e mi që i ka dhënë zarfe, që mund të ketë patur lekë në këto zarfe. E kam shumë të kollajtë dhe të thjeshtë ta vras atë. Kam dhe një shok timin që e kam si vëlla…”.

Kur më fliste për këtë personin që e kishte si vëlla, unë nuk e njihja në fillim, por kohë më pas e kuptova që bëhej fjalë për Euglen Halilin, që emrin dhe mbiemrin e tij e mësova kur u arrestua për vrasjen e Regis Runajt.

“…nuk i mbaj mend të gjithë emrat që më ka përmendur, por emra të tjerë që më ka përmendur Xhuliano dhe që më ka shpjeguar dhe detaje në lidhje me këta persona si lidhje të vëllezërve Çopja dhe Mikael Qoses, ndër këta persona ishin 3 djemtë e Abedin Mamës, i cili më aktivi nga këto është Domeniko Mama (më i vogli nga vëllezërit). Kurse djali më i madh i Abedin Mamës, që e thërrasin “Memeci” që quhet Gëzim Mama takohej shpesh me Regis Runaj, ku në dy raste kanë ndyshuar makinat me njëri-tjetrin, për t’mos rënë në sy për të mbuluar lëvizjet që bënin.Këtë mund ta kënë bërë dhe për të mbledh informacione për familjarët e mi…”-deklaron Erjon Alibej.

Më tej ky i fundit i ka treguar prokurorëve të SPAK,se:

“…Xhuliano më ka thënë dhe për Abedin Mama (Dine Çami) ose (Xhaxhi) është njeriu kryesor që siguron mbrojtjen në shtet. unë e pyes “…ç’ne? qysh…?’, dhe ai më thotë:”…Dine Çami, dihet se ka lidhje të forta në polici, prokurori, dhe gjykatë…”, por nuk më ka thënë ndonjë detaj apo emër edhe pse unë e pyeta. Më ka përmendur dhe vëllezërit Ramazani, Emiljano Ramazanin (Ilin) dhe vëllain e tij që njihet si Mani. Xhuliano më ka përmendur dhe Elio Bitri, për të cilin unë e kisha të konfirmuar shumë kohë më përpara.

Ndër këta persona që unë s’kisha dijeni më ka përmendur kunatin (burrin e motrës) së Mikael Qoses, emri i tij nuk më kujtohet. Ky person është pjesë e grupit shoqëror të Mikael Qoses. Person tjetër që Xhuliano, më ka përmendur është kushëriri i Mikael Qoses, emrin nuk ia mbaj mend, ky e kishte shtëpinë afër hotel “Universit”, për të cilin Xhuliano, më tha që ky personi rri tek lagjia ku banoj unë dhe vëzhgon çdo gjë. Më ka thënë dhe emra të tjerë, por ka kaluar shumë kohë dhe nuk i mbaj mend që ti përmend.

I kam thënë Xhulianos që më bëj një listë, më shkruaj emrat e këtyre dhe ma sill. Xhuliano më ka sjellë këtë listë me emra, disa kohë më pas takimit të parë. Këtë listë ia kam vënë në dispozicion dhe oficerit të policisë, Leonard Palushit, nuk mbaj mend mirë sesi ia kam dërguar në foto apo të shkruar si mesazh, por ia kam dërguar në telefon me aplikacion “Ëhatsapp” ose “Signal”.

Në këtë listë ka patur dhe emra të punonjësve të policisë që kishin lidhje me vëllezërit Çopja, si dhe Mikael Qosen. Emrat e këtyre punonjësve të policisë aktualisht nuk i mbaj mend. Këtë listë ia kam vënë në dispozicion Leonard Palushit, që policia të hetonte këta persona dhe të parandalonte krime të radhës ndaj familjes time.

Xhulianon, e kam pyetur nëse punonte dhe më ka thënë që nuk punonte dhe se donte të angazhohej gjithë kohës, në dispozion për çfarë unë do të kisha nevojë. Xhuliano, në takim këmbëngulte vazhdimisht shumë për të vrarë Regis Runajn dhe më ka thënë “…që dua 30.000 Euro për të vrarë Regis Runajn…”. Xhulianos i thashë: “…lëre Regisin, dua të përkushtohesh për çdo gjë që bëjnë këta, Iëvizjet, personat, informacione të rëndësishme, mundohu të futesh akoma dhe më thellë tek lokali tek “Dine Çami”, tek lokali tek “Mani” (lokali Merlon), tek lokali tek “Drakoviçi”, dhe në çdo vend që rrijnë këta, dhe të më japësh informacion për çdo gjë…”. Xhulianos nuk i kam dhënë asnjëherë pagesë prej 30.000 Euro për vrasje…

…Atë ditë që jam takuar me të më ka thënë që ishte në hall shumë të madh, që kishte shumë të sëmurë bashkëshortën dhe më ka kërkuar 8.000 Euro borxh. Unë i kam dhënë në takim 8000 Euro, i kam dhënë dhe një telefon të kriptuar dhe i kam thënë:‘…nuk ke punë me asnjë në lidhje për të vrarë, por do marrësh vesh çdo gjë që ka të bëjë me aktivitetet e tyre…”.

Xhuliano më ka dërguar informacione nëpërmjet telefonit të kriptuar, por edhe në takim me të. Një pjesë të madhe të informacioneve i konfirmoja dhe nga Ardian Çollaku, për të cilat kam dhënë shpjegime dhe më përpara, person ky që mbeti i vrarë në Elbasan së bashku me një person tjetër.

Në ditët në vazhdim i kam thënë Xhulianos:”…a ke mundësi të më montosh disa kamera shtesë tek pallati jot”, pasi dua ti kem nën kontroll kamerat dhe aq më tepër dhe ti të kesh kontroll familjen tënde, por në të vërtetë unë nuk doja të kontrolloja Xhulianon, por doja të kisha nën kontroll pamjet për siguri të fëmijëve dhe nuses së Nuredinit që jetonin tek i njëjti pallat me Xhulianon. Sepse kam pas një merak shumë të madh për to.

“…në takime të ndryshme me Xhulianon, herë pas herë Xhuliano më kërkonte shuma lekësh për shpenzime dhe për borxhe që më thoshte se ai kishte. Pasi i kisha dhënë 8000 Euro dhe lekët e kamerave që përmenda më sipër, në atë kohë, me aq sa kisha mundësi i jepja shuma parash që varionin nga 500 Euro deri në 2000 Euro, që në total mund të kenë qënë diku rreth 10.000 Euro…”

Pak ditë pas vrasjes së Emiljano Ramazanit kam komunikuar me Nuredinin pasi ka qenë në dijeni për disa veprime të Regis Runajt, që i kam shpjeguar dhe më përpara që kanë të bëjnë me ndjekjet, vëzhgimet të Arian Spahiut dhe marrëdhëniet që Regis Runaj kishte me Mikael Qosen dhe Ervis Dakën (Drakoviçin).

Nuredinit i kam thënë çfarë mendon për këtë kushëririn e tyre, për këtë të voglin?. Nuredini më thotë:”…thuaji ta mbarojnë atë…” edhe pse unë në shumë raste si Nuredinit dhe Arianit, u kam pas thënë që për këta persona si Regisi, si Emiljano Ramazani, si Ervis Daka nuk duhet të ekzekutohen, se i bie të bëhet një zhurmë shumë e madhe në qytet, ku ka njerëz shumë më të rëndësishëm për momentin sesa këto, dhe kur thoja që ka njerëz më shumë më të rëndësishëm e kisha për vëllezërit Çopja (Francin dhe Hajdarin), Talo Çelën, dhe Mikael Qosen.

Pas komunikimit me Nuredinin në lidhje me Regisin i shkruaj Xhulianos në telefon të kriptuar i them Xhulianos:”…vazhdo me Regisin…, Xhuliano më kthen përgjigje “…Ok vëlla…”, dhe me të nuk kam komunikuar më, deri në ditën kur dëgjoj në radio që kisha frekuenca të policisë se çfarë kishte ndodh, mund të ketë qenë pas 2-3 ditësh pasi kisha komunikuar me të.

…Pas ngjarjes komunikova me të në telefon të kriptuar dhe më tha:”…do largohem dhe do iki disa ditë në plazh…”, dhe kjo ka qenë atë natë që kishte ndodh ngjarja.

…të nesërmen e ngjarjes, kam marrë vesh nga mediat, sesi ishte vrarë Regis Runaj, që ishte masakruar me thikë shumë herë, kam komunikuar me Xhulianon dhe e pyes: “…çfar ke bërë kështu…?, dhe më thotë:“…e meritonte ai, më iku truri…”, i shkruaj dhe i them:”…si more të iku truri…?

…mbaj mend që pas disa ditësh pas vrasjes ishte thirrur në polici. Pasi ka dalë nga policia i kam kërkuar që të vinte dhe të më takonte dhe më ka shpjeguar se e kishte bërë Xhuliano vrasjen e Regisit dhe jo Eugleni….

…Xhuliano më shpjegoi se kur ishte në komisariat, aty kur po e merrnin në pyetje në komisariat, ka ardhur motra e Regis Runaj dhe i ka thënë Xhulianos:”…o Xhulio, ke të fala nga Keli (Mikael Qose) dhe më tha Keli që të të them hap gojën sa lek do dhe mos ki merak dhe fol për Erionin…”.

“…Nuk mbaj mend më gjatë për çfarë kam biseduar tjetër, por mbas disa ditësh apo të nesërmen pas takimit, u arrestua dhe Xhuliano Hoxha dhe mandej edhe unë…”-ka treguar Erjon Alibej.

The post Vrasje me mbi 100 goditje thikë, Alibej tregon arsyen pse masakruan Regis Runaj në derë të Teqes dhe Ramazanin appeared first on Albeu.com.

Erion Alibej “zbërthen” disa ngjarje kriminale, prokurorët dhe BKH nisin verifikimet, kontrolle në disa ambiente
Erion Alibej është zbërthyer para hetuese pasi mori statusin e bashkëpunëtorit.

Mësohet se ai ka dhënë detaje për disa ngjarje kriminale dhe 2 prej tyre konsiderohen të rëndësishme për Prokurorinë e Posaçme.

Prokurorët së bashku me BKH kanë nisur menjëherë verifikimin e deklarimeve për të konstatuar nëse dëshmitë e Alibejt përputhen me provat e deritanishme për ngjarje të caktuara.

Edhe pse për mediet nuk bëhet e ditur për cilat ngjarje kriminale ka folur Alibej, mësohet se SPAK po pyet disa persona që përmenden dhe po mbledh materiale që mund të shërbejnë si prova të rëndësishme për hetimet.

Gjithashtu po zhvillohen kontrolle në disa ambiente.

Alibej përfundoi në pranga në shtator të vitit 2020, dhe është vëllai i Endrit Alibejt, i ekzekutuar në dhjetor të 2018 bashkë me Arben Dylgjeri, kushëririn e tij dhe një shtetas turk me emrin Erdal Durunay, në afërsi të Kombinatit Metalurgjik.

Për këtë ngjarje ai akuzonte Runaj dhe Emiljano Ramazanin të cilët urdhëroi të ekzekutoheshin në shenjë hakmarrje./Albeu.com

The post Erion Alibej “zbërthen” disa ngjarje kriminale, prokurorët dhe BKH nisin verifikimet, kontrolle në disa ambiente appeared first on Albeu.com.

“Ma vranë djalin me 27 thika”, rrëqeth babai i Regis Runajt: Ju i përqafoni fëmijët tuaj, unë rri e pres çdo ditë te shkallët
SPAK dha sot pretencën për vrasjen e Regis Runajt dhe Emiljan Ramazanit. Për Xhuliano Hoxhën është kërkuar 30 vite burg, ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë, 12 vite.

Në seancë ka qenë i pranishëm edhe babai i Regis Runajt. Ai ka prekur me fjalimin e tij në seancë.

“Ne jemi të varfër, kërkojmë drejtësi, gruaja imë është e sëmurë, shpesh e mbyll në shtëpi, djalin ma vranë me 27 thika, iu them këtyre djemve që vetëm një thikë më mjafton për të ikur te djali im. Ju i përqafoni fëmijët tuaj ndërsa unë rri e pres në shkallë. Dua që çunat të marrin aq sa meritojnë asnjë ditë më shumë”

Kujtojmë se vrasjet dyshohet se janë urdhëruar nga Erjon Alibej. Por kush ishte Emiljano Ramazani dhe përse u eliminua? Cila është lidhja e tij me vrasjen vetëm 9 ditë më pas mikut të tij, Regis Runaj? Cila ishte përplasja e grupit të tij ku ai bënte pjesë me atë të vëllezërve Alibej? Dhe cilat ishin vrasjet që shoqëruan këtë përplasje e cila mori trajta tragjike?

Një i penduar i drejtësisë do të rrëfente vrasjet e Emiljano Ramazanit dhetë Regis Runaj. Ai që ishte personi i fundit që ishte takuar mbrëmjen e vrasjes me këtë të fundit. Ndërsa Regis Runaj nuk e kishte kuptuar se personat me të cilët po shoqërohej kohët e fundit, ishin porositur për eleminimin e tij.Ky i penduar do të ishte Euglen Halili. Që rezultoi të jetë edhe vrasësi i Regis Runaj.

Ku për t’iu afruar sa më shumë presë tyre, dhe për të shmangur çdo dyshim të tijin mbi ta, ai dhe personat e tjerë në krim, shfrytëzuan hobin e tij për motorrat dhe shpejtësinë. Pasditen para ngjarjes, sipas dëshmisë të siguruar ‘Në Shënjestër’, Regis Runaj u takua në orën 17.30 në Shënkoll të Lezhës me Egisel Llapushin. Sipas tij, Regisi ishte marrë me shpërndarje narkotikësh dhe ishte dënuar më herët në Zvicër për këtë krim. Gjatë dëshmisë së tij, Egisel Llapushi, deklaroi se natën e ngjarjes, Regis Runaj ishte në shoqërinë e tij, Keidi Hazizollit, Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit. Lidhur mbi këtë dëshmi, policia shoqëroi për të marrë në pyetje, Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin.

Të cilët deklaruan se mbrëmjen e vrasjes së Regisit ata kishin shkuar në një park në afërsi të varrezave të qytetit të Elbasanit, ku kishin konsumuar hashash. Më pas Xhuliano Hoxha dhe Keidi Hazizolli kishin lëvizur bashkë, ndërsa Euglen Halili kishte lëvizur me viktimën Regis Runaj, me motor të drejtuar nga viktima. Menjëherë pasi morën këtë të dhënë, policia ushtroi kontroll në banesën e Euglen Halilit, nga ku në motorin e tij tip ‘Lifan’, poshtë pjesës së brendshme të sediljes, ekspertët gjetën gjurmë gjaku. Ku pas analizës së ADN-së, rezultoi të ishin të viktimës Regis Runaj. I gjendur përballë një prove të tillë të pakundërshtueshme, Euglen Halili, vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë, duke treguar se ishte ai vrasësi i Regis Runaj./albeu.com/

The post “Ma vranë djalin me 27 thika”, rrëqeth babai i Regis Runajt: Ju i përqafoni fëmijët tuaj, unë rri e pres çdo ditë te shkallët appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt me urdhër të Erion Alibejt, SPAK kërkon 30 vite burg për Xhuliano Hoxhën
Prokuroria e Posaçme SPAK ka dhënë pretencën për Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin, të cilët akuzohen për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj.

Sipas burimeve për Balkanweb, për Hoxhën është kërkuar 30 vite burg, ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë, 12 vite.

Kujtojmë se vrasjet dyshohet se janë urdhëruar nga Erjon Alibej.

Por kush ishte Emiljano Ramazani dhe përse u eliminua? Cila është lidhja e tij me vrasjen vetëm 9 ditë më pas mikut të tij, Regis Runaj? Cila ishte përplasja e grupit të tij ku ai bënte pjesë me atë të vëllezërve Alibej? Dhe cilat ishin vrasjet që shoqëruan këtë përplasje e cila mori trajta tragjike?

Një i penduar i drejtësisë do të rrëfente vrasjet e Emiljano Ramazanit dhetë Regis Runaj. Ai që ishte personi i fundit që ishte takuar mbrëmjen e vrasjes me këtë të fundit. Ndërsa Regis Runaj nuk e kishte kuptuar se personat me të cilët po shoqërohej kohët e fundit, ishin porositur për eleminimin e tij.Ky i penduar do të ishte Euglen Halili. Që rezultoi të jetë edhe vrasësi i Regis Runaj.

Ku për t’iu afruar sa më shumë presë tyre, dhe për të shmangur çdo dyshim të tijin mbi ta, ai dhe personat e tjerë në krim, shfrytëzuan hobin e tij për motorrat dhe shpejtësinë. Pasditen para ngjarjes, sipas dëshmisë të siguruar ‘Në Shënjestër’, Regis Runaj u takua në orën 17.30 në Shënkoll të Lezhës me Egisel Llapushin. Sipas tij, Regisi ishte marrë me shpërndarje narkotikësh dhe ishte dënuar më herët në Zvicër për këtë krim. Gjatë dëshmisë së tij, Egisel Llapushi, deklaroi se natën e ngjarjes, Regis Runaj ishte në shoqërinë e tij, Keidi Hazizollit, Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit. Lidhur mbi këtë dëshmi, policia shoqëroi për të marrë në pyetje, Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin. Të cilët deklaruan se mbrëmjen e vrasjes së Regisit ata kishin shkuar në një park në afërsi të varrezave të qytetit të Elbasanit, ku kishin konsumuar hashash. Më pas Xhuliano Hoxha dhe Keidi Hazizolli kishin lëvizur bashkë, ndërsa Euglen Halili kishte lëvizur me viktimën Regis Runaj, me motor të drejtuar nga viktima. Menjëherë pasi morën këtë të dhënë, policia ushtroi kontroll në banesën e Euglen Halilit, nga ku në motorin e tij tip ‘Lifan’, poshtë pjesës së brendshme të sediljes, ekspertët gjetën gjurmë gjaku. Ku pas analizës së ADN-së, rezultoi të ishin të viktimës Regis Runaj. I gjendur përballë një prove të tillë të pakundërshtueshme, Euglen Halili, vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë, duke treguar se ishte ai vrasësi i Regis Runaj.

The post Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt me urdhër të Erion Alibejt, SPAK kërkon 30 vite burg për Xhuliano Hoxhën appeared first on Albeu.com.

“Jam i gatshëm të flas”, Alibej “hap gojën”, pritet të dëshmojë për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt
Erion Alibej është thirrur për të dëshmuar në Gjykatën e Posaçme në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Procesi këtë të martë zhvillohet për vrasjen e Runajt  që u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të qytetit të Elbasanit në 2020.

Alibej  është thirrur në cilësinë e dëshmitarit dhe të pandehurit, teksa i pyetur nga gjykata  për herë të dytë tha se do të fliste, por në një moment tjetër.

“Jam i gatshëm të flas, por në një moment të dytë. Më ka ndodhur një problem familjar”.

Gjyqtarja i kujtoi të pandehurit se të njëjtin qëndrim ka mbajtur disa muaj më parë, por Alibej këmbenguli se problemi familjar sapo kishte ndodhur.

Kërkesa e tij u pranua edhe nga prokurori që i tha gjykatës që t’i jepej mundësia të dëshmonte në një moment tjetër.

Përveç kësaj, në GJKKO, dhanë deklarimet e tyre edhe dy dëshmitar që konstatuan të parët trupin e pajetë të Regis Runajt.

Latif e Mariglen Daka babë e bir, thanë se ishte djali i pari që kishte konstatuar trupin dhe lajmëruar të atin, ndërsa ky i fundit ishte rikthyer me Mariglenin dhe pasi panë trupin, njoftuan policinë./Albeu.com/

The post “Jam i gatshëm të flas”, Alibej “hap gojën”, pritet të dëshmojë  për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt appeared first on Albeu.com.

I penduari i drejtësisë dëshmon për dy vrasje në GJKKO, çfarë tha Nuredin Dumani
I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar këtë të martë në Gjykatën e  Posaçme në procesin që po zhvillohet ndaj Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit.

Këta dy të fundit janë marrë të pandehur për vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt tre vite më parë në Elbasan.

Dumani u shoqërua në masa të rrepta sigurie, në ambientet e Gjykatës së Posaçme.

I penduari i drejtësisë ka dhënë deklarimet e tij duke rrëfyer se me kërkesë të Alibejt është bërë vrasja e Emiljano Ramazanit me armë zjarri dhe ajo e Regis Runajt me thikë në verën e vitit 2020.

Dumani ka treguar se pasi ka marrë porosinë ka qenë personi që ka organizuar dy vrasjet.

Përpara gjykatës ai është shprehur se për vrasjen është paguar nga Alibej, ndërsa ai ka organizuar të gjithë ngjarjen, sipas Ora News.

Sipas tij, ai për vrasjen angazhoi Skerdi Tasin, ndërsa pas ekzekutimit u largua nga vendi i ngjarjes nga Henrik Hoxhaj, i cili ka pasur rolin e shoferit./Albeu.com/

The post I penduari i drejtësisë dëshmon për dy vrasje në GJKKO, çfarë tha Nuredin Dumani appeared first on Albeu.com.

Deformoi hetimet për vrasjen e Emiljano Ramazanit, GJKKO refuzon kërkesën e ish-drejtuesit të policisë
Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e ish-drejtuesit të Policisë, Leonard Palushi për ndryshim masës së sigurisë, pasi është momentalisht në qeli.

Palushi kërkoi zëvendësimin e masës në “arrest shtëpie”, për arsye familjare pasi priste të operohej njëri nga fëmijët e tij, por gjykata nuk pranoi kërkesën e të pandehurit.

Ai akuzohet nga SPAK për orientim të gabuar të hetimit duke shpërdoruar detyrën për vrasjen e Emiljano Ramazanit.

“Kam bërë vetëm detyrën, ndoshta pak më tepër nga sa duhet. I kërkoj autoriteteve të marrin në mbrojtje familjen time. Kam një jetë që kam vënë veten në rrezik në operacione të ndryshme përfshirë goditjen e kultivimit të drogës apo arrestime të personave të rrezikshëm. Kam dy fëmijë të mitur të cilëve iu duhet siguruar jeta. Kam zbatuar me përpikmëri rregullat e policisë. Kam mbajtur prej dy vitesh qëndrimet e mia për ngjarjen, pasi jam pyetur rreth saj. Nuk kam asnjë lidhje me grupe kriminale apo persona të tillë. Kontaktet me Erion Alibej për shkak se i kishin vrarë të vëllain, Endrit Alibej bashkë me xhaxhain e tij dhe një shtetas turk. Takimet me të kanë ndodhur vetëm në këtë kontekst, të marrjes në pyetje dhe informacioneve që mund të dinte” , ka deklaruar më herët Palushi Gjykatës./albeu.com/

The post Deformoi hetimet për vrasjen e Emiljano Ramazanit, GJKKO refuzon kërkesën e ish-drejtuesit të policisë appeared first on Albeu.com.

Gjyqi ndaj Erion Alibejt në “kolaps”, avokati i tij flet për vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt
Procesi gjyqësor ndaj Erjon Alibejt, i akuzuar si organizator i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Rigers Runajt në Elbasan është futur në ngërç.

Kjo situatë ka ardhur pas dëshmisë së Henrik Hoxhajt, bashkëpunëtorit të drejtësisë, i arrestuar së bashku me Nuredin Dumanin.

Kujtojmë se gjatë seancës së të hënës, avokati i një tjetër të penduari, Xhuliano Hoxhës, ka kërkuar të administrohet dëshmia e Henrik Hoxhajt që ka treguar se vrasjen e Ramazanit e ka kryer Skerdi Tase dhe ai ka luajtur rolin e shoferit.

Sipas Hoxhajt, vrasja është organizuar nga Nuredin Dumani, ndërsa urdhërues ka qenë Erjon Alibej.

Por ndryshe pretendon Euglen Halili dhe Xhuljano Hoxha që kanë treguar se vrasjen e kanë kryer ata me porosi të Alibejt.

Seanca e së hënës është shtyrë dhe do të mbahet më 6 shtator, për t’i lënë kohë avokatëve të administrohet dëshmia e Henrik Hoxhajt.

Vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt u zbardhën nga Prokuroria e Elbasanit pas arrestimit të Euglen Halilit dhe Xhuliano Hoxhës, që pasi kanë bashkëpunuar me drejtësinë kanë deklaruar se kanë kryer ata vrasjen e Ramazanit dhe me pas të Regis Runajt me porosi të Alibejt.

Më pas dosja u transferua në SPAK dhe sipas hetuesve pas arrestimit të Erion Alibejt, janë siguruar prova se ai ishte porositësi i vrasjes së Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit, si hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij Endrit Alibej në fund të dhjetorit të 2018-tës./Abcnews.al/

The post Gjyqi ndaj Erion Alibejt në “kolaps”, avokati i tij flet për vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt appeared first on Albeu.com.

“Nuk meritonte të vritej ashtu”, I masakruan djalin 27 herë me thikë, babai i Regis Runajt i dërrmuar: Erjon Alibej ma vrau, haram bukën time
Nga Klodiana Lala

Me duart që i dridhen dhe zërin e mekur, Jetnor Runaj, largohet qetësisht nga salla e gjyqit në Gjykatën e Posaçme. Sytë i ka me lot. “Ma vranë djalin. Ma vranë duart që i ushqeva”, thotë i moshuari. Është babai i Regis Runajt, 23-vjeçarit që u masakrua me 27 goditje thike, trupi i pajetë i të cilit u gjet më 29 korrik 2020, në afërsi të varrezave të qytetit të Elbasanit. Vetëm një javë pasi ishte ekzekutuar me armë miku i tij, Emiljano Ramazani. Erjon Alibej, i cilësuar si kreu i një grupi kriminal, akuzohet nga SPAK si urdhërues i krimit makabër, ndërsa si ekzekutorë Euglen Halilaj, që mban statusin e të penduarit të drejtësisë, dhe Xhuljano Hoxha, i cili së fundmi ka vendosur të rrëfehet me shpresën për të përfituar status bashkëpunëtori.

“Dua drejtësi. Asgjë më shumë. Të më thonë përse e vranë”, thotë babai i viktimës. “Iki e vij në gjykatë dhe seancat nuk zhvillohen. Javë pas jave, jam përballë atyre, që më vranë dritën e syve”, shprehet pensionisti.

Jetnor Runaj tregon më pas orët e fundit që kaloi me të birin përpara se ai te vritej në mënyrë makabre.

“Atë ditë isha në Berat bashkë me gruan. Takuam një avokat, pasi Regisi kishte marrë një ekspuls në Zvicër. Ishte deportuar prej andej. Me sa na kishte treguar ishte përplasur me një oficer policie. Rrugës së kthimit folëm disa herë më të në telefon. Një moment ndaluam e blemë gjëra për shtëpi. Ai doli dhe na ndihmoi. I ngjiti lart. Zbriti me Eugen Halilajn”, shprehet Jetnori. U kthye? – e pyes. “Jo, ai nuk erdhi më. E gjetën të vrarë” – tregon mes ngashërimash. Si e mësuat lajmin?. “E gjurmoja djalin. Kisha frikë se mund t’i ndodhte diçka, sepse unë kam punuar si shofer në polici. E mora në telefon. Më tha: Nuk vonohem”, kujton babai i viktimës.

Dy orë më vonë, Jetnori e telefon të birin. Por, nuk ja dëgjoi me zërin. Regisi nuk iu përgjigj në asnjërin prej numrave. “U shqetësova. Mora rrugën për në polici. Ju thashë djali nuk më përgjigjet”, kujton ai.

Teksa pensionisti ishte në polici, aty mbërriti lajmi se një person ishte gjetur i vrarë.

A menduat për një moment se mund të ishte Regisi? “Po, e mendova. Por uroja të mos ishte im bir. Për fat të keq ishte ai.”

A kishit dijeni që djali juaj kishte ndonjë përplasje?

“Jo, nuk dija gjë. Ai nuk fliste me mua e gruan për këto çështje. Por nuk meritonte te vritej ashtu. Erjon Alibej ma vrau. Duhet të ma thotë përse e bëri”, shprehet burri.

Erjon Alibej sipas SPAK urdhëroi vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij Regis Runaj, pasi kishte dyshime se ishin të përfshirë në ekzekutimin mafioz të vëllait të tij, Endrit Alibej, xhaxhait të tij, Arben Dylgjeri dhe një shtetasi turk në atë që njihet si masakra e Bradasheshit.

Prokuroria thotë se djali juaj u vra për hakmarrje?- e pyes. “Po nëse kishte gisht në ndonjë ngjarje, të arrestohej. Jo të ma vrisnin. Të më mbyllnin derën”, thotë Jetnori. E mandej flet për miqësinë e të birit me Emiljano Ramazanin. “Mik e kishte, por nuk di asgjë më shumë”, thotë ai.

I njeh Xhuljano Hoxhën dhe Euglen Halilaj?

“I njoh, haram e paçin bukën. Më morën në qafë djalin. Më mbyllën derën. Jetoj vetëm me gruan. Dy vajzat kanë familjet e tyre. Unë prisja që edhe Regisi të kishte një familje, por jo. E futën në dhe. Dua drejtësi. Nuk do të ndalem.”

The post “Nuk meritonte të vritej ashtu”, I masakruan djalin 27 herë me thikë, babai i Regis Runajt i dërrmuar: Erjon Alibej ma vrau, haram bukën time appeared first on Albeu.com.

Vrau Regis Runajn dhe Emiljano Ramazanin në Elbasan, SPAK çon për gjykim Erion Alibejn
Pas vrasjes së Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit në Elbasan, SPAK ka çuar për gjykim Alibejn.

Alibej është i akuzuar si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal dhe për dy vrasje të ndodhura në korrik të vitit 2021.

Konkretisht sipas prokuorisë Erion Alibej akuzohet për vrasje me paramendim të Emiljano Ramazanit më 20 korrik të vitit 2020 në lagjen “28 nënotri” në Elbasan. Po ashtu Alibej akuzohet edhe për vrasjen e Regis Runajt më 29 korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhi”.

Ndërkohë ndaj personave nën hetim Albert Manahasa dhe Seit Manahasa është kërkuar pushimi i çështjes për shkak se nuk e kanë kryer veprën penal për të cilën dyshoheshin.

Kujtojmë se Regis Runajt u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të Elbasanit, mbrëmjen e 29 korrikut 2020. Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin ndërsa u vranë njëri-pas tjetrit brenda 9 ditësh në Elbasan.

“Truri” i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik ishte 34-vjeçari Erion Alibej! 34-vjeçari ishte organizatori dhe porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan. Uniformat blu bënë arrestimin e tij në 18 shtator të 2020./albeu.com/

The post Vrau Regis Runajn dhe Emiljano Ramazanin në Elbasan, SPAK çon për gjykim Erion Alibejn appeared first on Albeu.com.