refluks Archives - Albeu.com

“Djali lindi me refluks të gradës së tretë”, Olta Boka ndan episodin sfidues
Rreth një vit më parë, Olta Boka u bë nënë për herë të dytë dhe në familjen e saj u shtua djali, Brel. Tashmë Gaia është pesë vjeçe dhe këngëtarja u është përkushtuar plotësisht të dyve për të qenë pranë tyre në vitet e para të fëmijërisë. Në bisedën me “Rudinën” në Tv Klan, ku gjendet krah babait, Reshitit dhe vëllait, Stivit, Olta thotë se po e shijon shumë këtë periudhë me dy fëmijët.

Ajo vëren ndryshime mes tyre në karakter, por edhe në rritje. Me Brelin ka përjetuar edhe një episod shëndetësor pak sfidues, por tani e sheh me mirënjohje për të vlerësuar edhe kënaqësitë e përditshmërisë.

Olta Boka: Mendoj që është një nga periudhat më të mira që unë po shijoj. Kam marrë shumë me vete dhe nuk kam pasur pishmane kur jam bërë mama, si me Gaiën, ashtu edhe me Brelin, por mbi të gjitha faleminderit Zotit që kam mundësi të bëj atë lloj mëmësie për të qenë e pranishme, për të qenë prezente për ta, të paktën minimalisht që unë i mendoj si gur themeli shumë të rëndësishme për fëmijërinë dhe jam duke e shijuar si Gaian, si Brelin.

Rudina Magjistari: Si ka qenë nëse do t’i krahasoje të dy? Si duket djali?

Olta Boka: Në të dy aspektet, si dielli me hënën. Ndoshta edhe mungesa e eksperiencës bënte që t’i shihja ndryshe gjërat me Gaiën, por me një sy të ftohtë karakterialisht janë shumë të ndryshëm, nevojat i kanë komplet të ndryshme, vajza është më emocionale, djali më i pavarur, por nga ana tjetër mendoj që do të kisha vetëm eksperiencën dhe mos të vinin ato dy-tre shqetësime të vogla në fillim të vitit të parë që pata me Brelin, do të kishte qenë shumë vaj, por them që Zoti t’i jep shkallët ngadalë-ngadalë për t’u përforcuar që ti të mundesh të kalosh edhe sfida të tjera.

Rudina Magjistari: Po, por mendoj që imuniteti është gjithmonë delikat në vitin e parë.

Olta Boka: Po, por Breli lindi me refluks të gradës së tretë dhe muajt e parë m’u përkeqësuan në aspektin edhe fizik sepse nuk e ushqeja dot, nuk e ndërroja dot, për të fjetur ishte shumë e vështirë, unë e shtrija mbi trupin tim, në kraharor dhe flija vetëm në një krevat me jastëkë në të dyja anët sepse kisha frikë se mos më binte. Ishte një periudhë paksa sfiduese se gjërat harrohen, por janë ca gjëra të vogla që të thonë kujdes, mos i merr të mirëqena gjërat që ti i gëzon mjaftueshëm në përditshmërinë tënde.

The post “Djali lindi me refluks të gradës së tretë”, Olta Boka ndan episodin sfidues appeared first on Albeu.com.

5 gjërat që nuk i dinit rreth zhvillimit të bebeve
Të porsalindurit i përgjigjen prekjeve të caktuara në të njëjtën mënyrë. Dhe çdo foshnjë e njeh zërin, aromën dhe fytyrën unike të nënës së tij. Për të nxitur trurin e foshnjës suaj, flisni shumë. Duhet të dini që secili fëmijë merr kohën e vetë të zhvillimin, që ndryshon nga ajo e fëmijëve të tjerë.

Bebet vijnë në jetë me reflekse fizike të forta që i mundësojnë të kryejnë disa veprimtari që prej lindjes.

– Refleksi Rooting (i kthimit të kokës): Prekni faqen e foshnjës suaj, dhe do të shihni që ai do të kthejë kokën nga ju.

– Refleksi i hapave: Nese e mbani fëmijën tuaj me këmbët që prekin një sipërfaqe të fortë, ai do të fillojë të bëjë një kërcim të vogël.

– Refleksi i kapjes: Prekni pëllëmbën e dorës së foshnjës suaj dhe ai do të mbyllë gishtat në një kapje.

– Refleksi i thithjes: Vendosni gishtin në gojën e fëmijës suaj, dhe ai do ta thithë me forcën e një fshesë me korrent.

– Refleksi Babinski: Kaloni gishtin në mënyrë të ndjeshme në pjesën e jashtme të shputës së bebit tuaj, dhe gishti i madh i tij do të përkulet përpara ndërsa gishtërinjtë e tjerë të këmbës do të hapen duke u larguar nga njëri tjetri.

Truri i foshnjës suaj i mundëson atij të mësojë që nga lindja, duke përdorur shqisat. Të porsalindurit njohin dhe preferojnë këto elemente të nënës së tyre:

Zërin: Foshnjat njohin zërin e nënës së tyre që në lindje, që do të thotë jo vetëm që foshnjat dëgjojnë në bark, por ata gjithashtu i mbajnë mend ato që dëgjojnë.

Aromën: Të porsalindurit i përgjigjen aromës së nënës së tyre thuajse menjëherë pas lindjes. Brenda disa ditësh, një foshnjë në gji mund të nuhasë ndryshimin midis qumështit të nënës së tij apo atij të dikujt tjetër.

Fytyrën: Të porsalindurit mund të shohin dhe bëjnë dallimin midis fytyrave duke parapëlqyer atë të nënës së tyre.

Mund të jetë e vështirë të mos shqetësohesh kur fëmija juaj po zhvillohet me një ritëm tjetër nga moshatarët e tij. Por për shkak se foshnjat zhvillohen me afate kohore individuale, ekziston një gamë e gjerë e asaj që konsiderohet normale.

Ndërsa shumica e foshnjave fillojnë të ecin kur janë mes 12 dhe 15 muajsh, për shembull, të tjerët nuk e zotërojnë aftësinë derisa arrijnë 16 ose 17 muaj. Foshnjave të lindura para kohe shpesh u duhet më shumë kohë për të arritur pikat e zhvillimit.

Një sekuencë tipike zhvillimi për një foshnjë shkon afërsisht në mënyrë të tillë: rrotullimi, pasuar nga qëndrimi ulur, zvarritja, ngritja lart duke u mbajtur diku, ecja duke u mbajtur, ecja autonome dhe vrapimi. Megjithatë, disa foshnje do të lëvizin duke u rrotulluar ose zvarritur në stilin komando për një kohë të gjatë.

Për sa kohë që foshnja juaj po mëson të koordinojë secilën anë të trupit të tij dhe po përdor këmbët dhe krahët e tij në mënyrë të barabartë, si dhe duke u zhvilluar brenda udhëzimeve të përshtatshme për moshën, në përgjithësi nuk ka nevojë të shqetësoheni.

The post 5 gjërat që nuk i dinit rreth zhvillimit të bebeve appeared first on Albeu.com.