referendumi Archives - Albeu.com

Rezultatet e para të sondazheve rrëzuan propozimin e qeverisë së saj, reagon Meloni: Italianët kanë vendosur, do respektojmë vendimin e tyre
Kryemistrja italiane, Giorgia Meloni ka reaguar për herë të parë pas rezultateve të referendumit për reformën në drejtësi. Me anë të një videomesazhi, Meloni u shpreh se qytetarët italianët e kanë shprehur mendimin e tyre rreth kësaj çështje dhe se e respekton vendim e tyre.

Mediat italiane shkruajnë se Meloni deklaroi se qeveria do të vazhdojë përpara me përgjegjësi, vendosmëri dhe respekt për popullin italian dhe për Italinë.

“Italianët kanë vendosur. Dhe ne e respektojmë këtë vendim. Ne do të ecim përpara, siç kemi bërë gjithmonë, me përgjegjësi, vendosmëri dhe respekt për popullin italian dhe për Italinë”, tha Giorgia Meloni.

The post Rezultatet e para të sondazheve rrëzuan propozimin e qeverisë së saj, reagon Meloni: Italianët kanë vendosur, do respektojmë vendimin e tyre appeared first on Albeu.com.

“Shteti i kapur dhe me institucione të paralizuara”, Meta: Referendumi, e vetmja rrugë për rivendosjen e llogaridhënies
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale ka theksuar vendosmëri e partisë së tij për rikthimin e referendumit në vend.

Ai shkruan se PL në bashkëpunim me Partinë Demokratike dhe grupet e interesit do ta bëjë të mundër rivendosjen e kësaj të drejte  që populli e votoi në Kushtetën e vitit 1998, por që iu mohua më pas.

Postimi i plotë:

22 Nëntori i vitit 1998, dita kur përmes Referendumit populli shqiptar votoi për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë meriton një nderim të veçantë.

Kjo është një nga ngjarjet më pozitive për demokracinë në vend, mirëpo prej 24 vitesh popullit shqiptar i është mohuar e drejta për t’u shprehur me anë të Referendumit.

Në bashkëpunim me Partinë Demokratike, me të gjithë forcat e tjera opozitare, me shoqërinë civile dhe grupet e interesit ne do të bëjmë të mundur që popullit shqiptar t’i rikthehet kjo e drejtë, të cilën ja garanton vetë Kushtetuta, që populli e votoi 24 vjet më parë.

Në një shtet të kapur dhe me institucione të paralizuara, e vetmja rrugë për rivendosjen e llogaridhënies është Referendumi./albeu.com

The post “Shteti i kapur dhe me institucione të paralizuara”, Meta: Referendumi, e vetmja rrugë për rivendosjen e llogaridhënies appeared first on Albeu.com.

Erdogan paralajmëron referendum për mbajtjen e shamisë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se partia e tij mund të mbajë referendum për amendamente kushtetuese që do të mbronin të drejtën e grave për të mbajtur shami të kokës. Partia Drejtësi dhe Zhvillim (AK) e Erdoganit u takua me partitë opozitare për këtë çështje, teksa subjektet politike po tentojnë të marrin mbështetjen para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale që mbahen në qershorin e vitit 2023. Sipas sondazheve, mbështetja për Qeverinë e Erdoganit është duke rënë.

Sondazhet e tjera tregojnë se pak turq e shohin shaminë e kokës si çështje debati, ndërkaq kritikët dhe opozita thanë se caku i vërtetë i ndryshimeve kushtetuese është komuniteti LGBT+. Shamia e kokës më herët ka qenë burim i ndasive të mëdha në Turqinë me popullsi myslimane, por që është shtet sekular. Por, kjo çështje ka nxitur kundërthënie pas reformave të ndërmarra gjatë qeverisjes 20-vjeçare të partisë me rrënjë islamike të Erdoganit. Megjithatë, partia sekulariste CHP, për një kohë të gjatë ka kundërshtuar veshjen e shamisë së kokës në Parlament dhe në institucionet publike, duke rikthyer muajin e kaluar debatin për të drejtën e shamisë.

Në përgjigje, Erdogan propozoi reforma kushtetuese për këtë çështje, së bashku me disa masa për mbrojtjen e familjes nga ata që ai i quan “trendë perversë”, që duket se kanë për cak ligjet për martesat mes gjinisë së njëjtë nëpër botë. Presidenti Erdogan tha se referendumi mund të mbahet nëse ndryshimet nuk marrin mbështetjen e 360 deputetëve në Parlamentin prej 600 ulësesh. Partia e tij dhe aleatët nacionalistë kanë së bashku 334 deputetë.

“Ne jemi të gatshëm të marrin hapa të tjerë, përfshirë referendumin”, tha Erdogan para Parlamentit.

Më 2 nëntor, Partia AK u takua me tri partitë opozitare dhe subjekti më i madh opozitar, Partia Popullore Republikane (CHP), tha se nuk do të mbështesë ndryshimet./REL

The post Erdogan paralajmëron referendum për mbajtjen e shamisë appeared first on Albeu.com.

Maqedoni e Veriut, Xhaferi hedh poshtë nismen e Mickoskit për referendum mbi shfuqizimin e marrëveshjes me Bullgarinë
Kryetari i Kuvendit në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, ka hedhur poshtë nismën e kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për mbajtjen e referendumit për shfuqizimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë.

Xhaferi në arsyetimin e tij thotë se nisma është në kundërshtim me Kushtetutën, pasi sipas tij, në nenin 8, paragrafi 1, alineja 11 e Kushtetutës është përcaktuar se vlera themelore e rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut është edhe respektimi i normave të pranuara të përgjithshme të të drejtës ndërkombëtare.

“Nisma nuk është në përputhje me nenin 118 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si edhe me nenin 8, paragrafi 1, alineja 11 e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Respektivisht, në nenin 118 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut është përcaktuar se Marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar në përputhje me Kushtetutën janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj. Në nenin 8, paragrafi 1, alineja 11 e Kushtetutës është përcaktuar se vlera themelore e rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut është edhe respektimi i normave të pranuara të përgjithshme të të drejtës ndërkombëtare”, thuhet në përgjigjen e Xhaferit ndaj nismës së Mickoskit./albeu.com/

The post Maqedoni e Veriut, Xhaferi hedh poshtë nismen e Mickoskit për referendum mbi shfuqizimin e marrëveshjes me Bullgarinë appeared first on Albeu.com.

Meta flet për referendum: Është i domosdoshëm, populli nuk gabon, udhëheqësit po
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ftuar në emisioni “Log.”ka thënë se situata në Shqipëri është aq e rëndë, sa referendumet janë shumë të rëndësishme. Meta tha se është koha që asnjë vendim kushtetues nuk duhet bërë pa referendum.

“Për aq kohë sa institucionet funksionojnë në mënyrë perfekte. Asnjëherë nuk ka qenë më rëndë Shqipëria me institucionet. Kur ndodh ajo që ndodh, kur anëtarët e gjykatës kushtetuese betohen te noterët privatë dhe presidentit I bëhet presion, derisa jemi në këtë situatë, e pashë të arsyeshme thirrjen e popullit me 2 mars. Këtu asjnë deligjitmuar kaq shumë institucionet saqë rruga e vetme e vendosjes së kushtetutshmërisë është aktivizimi i popullit dhe referendumi. Në tre referendumet e mëparshme, populli nuk ka gabuar. Populli shqiptar në referendume ka shkëlqyer. Në këtë moment, që ushtron këtë, sa herë që e sheh që qeveria nuk funksionon, ta përdorë si mjet. Ku ka vend më të suksesshëm sesa Zvicra për referendume. Një politikan si unë e ka shumë të sinqertë. Kam dhënë dhe kam marrë besim dhe e kam bindje të plotë që aplikimi i referendumit është i domosdoshëm. Referendumi është e vetmja garanci. Populli nuk gabon, udhëheqësit po. Ka shumë çështje që duhet të shkojnë në referendum. Dua t’ju them se asnjë ndryshim kushtetues nga kjo që na ka ndodhur ne, asnjë ndryshim kushtetues në të ardhmen nuk duhet të bëhet pa referendum. Ne kemi injoruar rëndësinë e kushtetues si garancia më e fortë juridike për të qenë një shtet serioz”, tha Meta.

Vijon…

The post Meta flet për referendum: Është i domosdoshëm, populli nuk gabon, udhëheqësit po appeared first on Albeu.com.

Ilir Meta e zbulon: Kam ëndërr të bëhem kryetar i referendumit
Ish-presidenti Ilir Meta është shprehur se nuk e njeh autoritetin e dosjeve, pasi sipas tij, ky është autoriteti i manipulimeve.

Meta tha se mezi pret që të bëhet kryetar i referendumit, pasi sipas tij, vetëm kështu do të mund të rrëzohet qeveria e korruptuar e Ramës.

“Ëndrra ime më e madhe për momentin është të bëhem kryetar i referendumit. Sepse referendumi është si buton, e shtyp dhe nuk ekziston më qeveria e korruptuar. Për mua nuk ekziston më autoriteti i dosjeve. Ata do të përfundojnë në shtyllën e turpit”, u shpreh Meta./albeu.com/

The post Ilir Meta e zbulon: Kam ëndërr të bëhem kryetar i referendumit appeared first on Albeu.com.

Vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut, Bullgaria paralajmëron se mund të mbajë referendum
Bullgaria në qershor nuk do ta heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Europian bazuar në qëndrimet e fundit të presidentit Rumen Radev. Megjithatë, nuk e përjashton as mundësinë që për çdo zgjidhje të mundshme të vendoset në referendum.

Mediat në Bullgari raportuan se presidenti Radev dhe kryeministri Kiril Petkov, janë ftuar në Paris në një takim me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Presidenti Radev deklaroi se nuk ka asnjë përafrim të qëndrimeve me Shkupin, andaj edhe nuk ka se për çfarë të udhëtojë në Paris.

Agjencia bullgare e lajmeve, BGNES, kishte raportuar të enjten se dy krerët e lartë të shtetit bullgar ishin ftuar në takim nga presidenti Macron për të marrë garanci se të gjitha kërkesat e Sofjes do të jenë pjesë e kornizës negociuese me Maqedoninë e Veriut, dhe në këmbim të saj Bullgaria ta heqë bllokadën.

“Nuk ka përparim në çështjet e hapura mes Sofjes dhe Shkupit, kështu që nuk ka kushte për vizitën time në Paris te presidenti Macron. Dua të shoh rezultate reale. E vlerësoj përkushtimin dhe përpjekjet e partnerëve tanë evropianë”, ka deklaruar Radev për mediat.

Ndërkaq, kryeministri Petkov nuk ka konfirmuar nëse do të udhëtojë drejt Parisit për takimin e paralajmëruar me presidentin Macron. Megjithëatë Petkov ka thënë se çfarëdo zgjidhje që mund të paraqitet, duhet të miratohet në Kuvendin e Bullgarisë.

“Po punohet shumë në nivel të ministrive të jashtme për t’i parë të gjitha mundësitë për përparim në temën e Maqedonisë së Veriut. Nuk mund të konfirmojmë asgjë për sa i përket hapave. Por, ajo që konfirmoj është se për të shmangur çdo spekulim, çfarëdo që të bëhet, gjithçka do të kalojë në Kuvend, pasi institucioni ligjvënës është shkalla e fundit dhe nuk do të ketë asgjë të fshehtë apo për të fshehur nga populli bullgar”, ka thënë Petkov.

Por, presidenti Radev ka thënë se fjalën e fundit e ka populli dhe jo deputetët, duke paralajmëruar mundësinë e organizimit të referendumit.

“Lidhur me deklaratën e kryeministrit Petkov se instanca e fundit për çështjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut është Kuvendi, më duhet të sqaroj se instanca e fundit çdoherë është populli dhe ka mekanizma kushtetues për konsultimin e tij”, ka thënë Radev duke aluduar në organizimin e mundshëm të një referendumi.

Drejtuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut nuk i kanë komentuar përplasjet e krerëve shtetërorë bullgarë, por kanë thënë se janë në kontakt me Sofjen “për të siguruar intensifikimin e bisedimeve në periudhën vijuese, në të gjitha nivelet ndërmjet dy ministrive të jashtme, në drejtim të tejkalimit të dallimeve gjatë Presidencës franceze”.

“Ekziston një numër iniciativash nga partnerët tanë ndërkombëtarë, me idetë e tyre për t’u përfshirë në këto bisedime, ndër të cilat natyrisht edhe Franca si kryesuese aktuale e Këshillit të Bashkimit Evropian”.

“Të gjitha palët e përfshira në proces po bëjnë të gjitha përpjekjet për të siguruar një propozim në tavolinë, i cili do të hiqte veton për integrimin tonë evropian, dhe që do të ishte edhe në përputhje me qëndrimet për të cilat është zotuar Qeveria përmes deklaratës në Kuvend”, thuhet në një njoftim me shkrim të ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka thënë më parë se “në qershor duhet të nisin bisedimet pasi çdo shtyrje e procesit të integrimit, mund të ketë pasoja ndaj stabilititetit në rajon”. Sipas tij, “situata mund të shfrytëzohet për rritjen e ndikimit nga vendet tjera, në veçanti nga Rusia”.

Albert Musliu, njohës i çështjeve politike, thotë se dallimet në qëndrime të krerëve shtetëror bullgarë, kanë të bëjnë interesat e tyre politike, duke marrë parasysh paqëndrueshmërinë politike në këtë vend.

Ai vlerëson rolin dhe angazhimin e vendeve me ndikim të BE-së, por trysnia ndaj Sofjes, siç thotë Musliu, nuk mund të jetë e madhe pasi bëhet fjalë për një shtet evropian (Bullgarinë) me ndikim në rritje pas agresionit rus në Ukrainë.

“Mendoj se partnerët tanë euroatlantik janë angazhuar maksimalisht, por ndërkohë kemi të bëjmë me një shtet anëtar të NATO-s dhe BE-së, me një shtet, pesha gjeostrategjike e të cilit pas pushtimit rus në Ukrainë është rritur shumë dhe të gjitha këto konsideroj se e ngadalësojnë procesin”, thotë Musliu.

Por, sipas tij, nëse procesi nuk zhbllokohet, mund të ketë edhe lëvizje strategjike në Maqedoninë e Veriut, por pa saktësuar se cilat mund të jenë ato.

“Mendoj se kjo është e logjikshme pasi ky vend ka një përvojë të hidhur me kontestin me Greqinë që zgjati afër tri dekada, kështu që ne, si shoqëri, nuk mund ta mbajmë tensionin me integrimet evropiane dhe të hyjmë në një kontest më të paqartë”, vlerëson Musliu.

Ai thotë se problemi i mosarritjes së një marrëveshjeje me Bullgarinë, qëndron në pozicionin e paqartë dhe të paqëndrueshëm të Sofjes.

Bullgaria fillimisht kontestonte gjuhën dhe identitetin maqedonas duke kërkuar nga Shkupi që të pranojë “rrënjët bullgare” në të kaluarën e tyre, por tani kërkesa kryesore e saj ka të bëjë me të drejtat e pakicës bullgare duke përkuar përfshirjen e tyre në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Analisti Albert Musliu thotë se BE-ja duhet të bëjë gjithçka që të procesi i integrimit të zhbllokohet me lëshime nga të dyja palët, apo që kërkesat bullgare të plotësohen deri në anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në BE./REL/

The post Vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut, Bullgaria paralajmëron se mund të mbajë referendum appeared first on Albeu.com.

Meta: Referendum për ndryshimet kushtetuese, i kam shërbyer interesit qytetar (VIDEO)
Presidenti Ilir Meta është shprehur se Kushtetuta e republikës nuk duhet të ndryshojë asnjëherë pa kaluar më parë në referendum.

Meta ka publikuar disa nga mesazhet e forta të dhëna në një intervistë televizive ku ka venë theksin te mbrojtja e Kushtetutës së vendit.

Meta shprehet se ai i ka shërbyer gjithmonë demokracisë, pluralizmit politik, integrimit europian dhe mbrojtjes së librit themeltar të shtetit.

POSTIMI:

Koherenca ime ka qenë absolute për demokracinë, pluralizmin, për integrimin europian dhe për mbrojtjen e Kushtetutës, që nuk mund të ndryshohet asnjëherë pa referendum.

Unë gjithmonë i kam shërbyer këtyre kolonave shumë të rëndësishme, që kanë të bëjnë më interesin e të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Koherenca ime ka qenë absolute dhe jam shumë krenar për këtë./albeu.com/

The post Meta: Referendum për ndryshimet kushtetuese, i kam shërbyer interesit qytetar (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Serbët e Kosovës votojnë në referendumin në Serbi, hapen qendrat e votimit
Mëngjesin e sotëm, në orën shtatë janë hapur vendvotimet për votim në referendumin për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, në pjesën që ka të bëjë me gjyqësorin, raporton media serbe Tanjug.

Sipas mediave serbe, qytetarët do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre në pak më shumë se 8000 qendra votimi, të cilat mbyllen në orën 20:00.

Mbrëmë vonë, Komisioni i Zgjedhjeve atje ka marrë vendim që serbët e Kosovës të votojnë në katër qytete të Serbisë si: Kurshumlia, Rashkë, Novi Pazar dhe Vranjë, kjo pasi Kosova nuk lejoi mbajtjen e referendimit serb në Republikën e Kosovës.

Për këtë çështje Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutë kundër mbajtjes së këtij referendumi. /Express

The post Serbët e Kosovës votojnë në referendumin në Serbi, hapen qendrat e votimit appeared first on Albeu.com.

Një herë Asociacioni e tani referendumi, Kurti e Borell përplasen publikisht për herë të dytë (FOTO & VIDEO)
Çështja e organizimit të referendumit të Serbisë në Kosovë ka shënuar edhe përplasjen e dytë të hapur në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit dhe shefit të politikës së BE-së dhe kryengociatorit, Josep Borell, pas përplasjes së hapur në dhjetorin e vitit të kaluar teksa kishin folur për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Përplasja për punën e Asociacionit kishte filluar pas deklaratës së Borell në konferencën e përbashkët para gazetarëve, ku thoshte se Asociacioni është pjesë e marrëveshjes së Brukselit dhe se pret që marrëveshjet të respektohen dhe zbatohen plotësisht nga të dy palët.

Pas kësaj deklarate, ishte kundërpërgjigjur kryeministri Albin Kurti duke thënë se marrëveshja për Asociacionin nuk është në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe si e tillë s’mund të themelohet.

“Janë 33 marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe dy të tretat e tyre nuk janë zbatuar nga Serbia, por Beogradi gjithnjë e përmend vetëm një marrëveshje e cila nuk e ka kaluar sprovën në Gjykatën Kushtetuese. Mbaj mend se më 31 dhjetor të vitit 2015, kur Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin, asnjë serb në Kosovë nuk protestoi, vetëm Beogradi. Prandaj bisedimet duhet të kenë synim përfitimet e qytetarëve të të dyja vendeve”, kishte deklaruasr kryeministri Kurti në konferëncën e mbajtur më 8 dhjetor.

“Unë jam demokrat, prandaj besoj që kapitujt e ardhshëm të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk duhet të jenë aty për të kënaqur një politikan, për t’i shpëtuar lëkurën atij apo fytyrën e një politikani tjetër, por për të ndihmuar dhe për t’u shërbyer qytetarëve. Kam frikë se ky Asociacion i Komunave me Shumicë Serbe, është më shumë në shërbim të Beogradit sesa qytetarëve të varfër serbë të Kosovës, të cilëve unë u shërbej si kryeministër i republikës sonë”, kishte shtuar tutje kryeministri Kurti.

On a call w/ EUHR @JosepBorrellF, conveyed our stance: Serbs in Kosova w/ dual citizenship can vote in Serbia’s referendum by mail or in the liaison office in Prishtina. A referendum in the sovereign territory of another state is not a practice accepted by any democratic country. pic.twitter.com/xNza0pCUex

— Albin Kurti (@albinkurti) January 12, 2022

Pas kësaj s’kishte qëndruar pa reaguar as Borell, duke thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetutese të Republikës së Kosovës nuk e bën të pamundur themelimin e Asociacionit.

“Më duhet të them se unë jam demokrat po ashtu dhe nuk jam këtu t’i shërbej asnjë politikani të cilësdo palë. Nuk pajtohem me ju që Gjykata Kushtetuese e bën të pamundur zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Ajo u arrit nga përfaqësuesit e dy palëve, në mirëbesim dhe në pajtim me normat ndërkombëtare dhe në kuadër të bisedimeve. Më vjen keq kryeministër, por duhet të kërkojmë zbatimin e kësaj marrëveshjeje. E di se ka edhe marrëveshje të tjera, të cilat nuk janë zbatuar, por çështja e Asociacionit është shumë e rëndësishme”, ishte kundërpërgjigjur Josep Borrell.

Spoke to @albinkurti & @predsednikrs yesterday regarding the collection of votes in Kosovo for Sunday’s constitutional referendum in Serbia.

Collection of votes in the past has taken place through facilitation of the @OSCE. People should be able to exercise their right to vote.

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) January 13, 2022

Ndërkohë përplasja e dytë publike në mes të Kurtit dhe Borell vjen vetëm një muaj pas.

Kreu i Qeverisë së Kosovës s’është pajtuar që të organizohet referendumi i Serbisë edhe në Kosovë, derisa ka shtuar se serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë përmes postës apo edhe në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.

Kurti kishte theksuar dje se nuk është praktik e pranuar nga ndonjë vend demokratik organizimi i një referendumi të një shteti në territorin e pavarur të një shteti tjetër.

Por kryediplomati i Brukselit sot ka reaguar dhe ka përmendur se si në të kaluarën janë grumbulluar votat nga misioni i OSBE-së.

Sipas Borell, qytetarëve duhet t’iu jepet mundësia për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar./Ekspress/

The post Një herë Asociacioni e tani referendumi, Kurti e Borell përplasen publikisht për herë të dytë (FOTO & VIDEO) appeared first on Albeu.com.