refcorma ne drejtesi Archives - Albeu.com

Protestat në Izrael vazhdojnë deri në anulimin e reformës
Pas disa javë protestash, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu bëri të ditur ndalimin për momentin të reformës në sistemin e drejtësisë. “Kam vendosur që konsultimet e dyta dhe të treta në këtë periudhë seancash parlamentare të pezullohen”, tha Netanjahu në Jeruzalem. Kjo nënkupton që projektligji të paraqitet në parlament për miratim më së herëti në fillim të prillit.

“Ne ndodhemi në mesin e një krize, që rrezikon unitetin tonë themelor”, është shprehur Netanjahu. Ai paralajmëroi nga një luftë qytetare, e cila nuk duhet të ndodhë. “Të gjithë duhet të veprojnë me përgjegjësi”, theksoi Netanjahu, prandaj zgjas dorën për dialog. Ministri për Sigurinë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir kishte bërë të ditur më parë, se ai kishte rënë në ujdi për shtyrjen e reformës me Netanjahun. Për këtë do të krijohet një “Gardë Kombëtare” nën drejtimin e politikanit të ekstremit të djathtë. Nuk është e qartë, se çfarë nënkupton kjo konkretisht. Sipas mediave izraelite, Ben-Gvir e ka kërcënuar me dorëheqjen, nëse Netanjahu heq dorë nga planet e reformës në drejtësi.

Protestat vazhdojnë: reforma rrezikon drejtësinë dhe demokracinë

Organizatorët e protestave në Izrael do të vazhdojnë protestat. Në një njoftim të tyre theksohet, se nuk mjafton një ngrirje e përkohshme e planeve, dhe se protestat mbarëkombëtare do të vazhdojnë e forcohen deri në një anulim të reformës nga parlamenti, Knesset. Më parë dhjetëra mijëra vetë në Izrael protestuan kundër planeve të kontestuara të qeverisë për reformën në drejtësi. Si pasojë e një greve të përgjithshme në Izrael u pezulluan shumë fluturime. Të prekur ishin dhjetëra mijëra udhëtarë. Shoqata e Përgjithshme e Sindikatave në Izrael kishte bërë thirrje për grevën “për të ndalur këtë çmenduri të qeverisë”. Jo vetëm aeroportet, por edhe qendrat tregtare dhe universitetet qëndruan të mbyllura. Edhe kompanitë teknologjike “Start-up”, lokomotiva e ekonomisë izraelite, iu bashkuan grevës si edhe ambasadat izraelite në botë. Spitalet punuan me pak personel.

Tensionet u rritën pasi në fundjavë, Netanjahu kishte shkarkuar nga detyra, ministrin e Mbrojtjes, Joav Galant për shkak të kritikës ndaj reformës. Koalicioni partiak me kryeministër Netanjahun e akuzon Gjykatën më të lartë për përzierje të ekzagjeruar në vendimet politike. Parlamenti në të ardhmen me reformën e Netanjahut do të mund të shfuqizojë me një shumicë të thjeshtë vendimet e Gjykatës së Lartë. Përveç kësaj do të ndryshohet edhe përbërja e komisionit për emërimin e gjykatësve. Kritikët shikojnë tek kjo reformën rrezikimin e drejtësisë dhe demokracisë në Izrael.

Sidomos partneri i koalicionit të Netanjahut, Ben-Gvri kishte dalë kundër ndalimit të reformës. Qeveria nuk duhet “të kapitullojë para anarkisë, ksihte shkruar ai në tëitter. Në parlamentin izraelit, shumica për koalicionin qeverisës të Netanjahut përbëhet nga partia e djathtë Likud e Netanjahut dhe një aleancë me konservatorët, fundamentalistët fetarë dhe nacionalistët e djathtë./voa

The post Protestat në Izrael vazhdojnë deri në anulimin e reformës appeared first on Albeu.com.