Redi Strugës Archives - Albeu.com

Tjetërsim pronash në zonën e Zvërnecit/ SPAK sekuestron llogaritë bankare të kompanisë “Albania Land Development” të Redi Strugës
Në kuadër të një hetimi që lidhet me dyshime për tjetërsim pronash në zonën e Zvërnecit, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka sekuestruar llogaritë bankare të kompanisë Albania Land Development, ku parashikohet ndërtimi i një resorti turistik.

Sipas gazetares Klodiana Lala, një nga administratorët e kompanisë, Redi Struga, i cili përmendet si ndërmjetës me investitorët nga Katari, i është nënshtruar kontrollit nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Po sipas burimeve, bëhet e ditur se SPAK po verifikon një skemë të dyshuar të tjetërsimit të pronave në zonën bregdetare të Zvërnecit.

Në qendër të hetimeve ndodhet edhe Artur Shehu, i cili jeton në SHBA. Sipas dyshimeve paraprake, ai mund të ketë pasur rol drejtues në skemën e pretenduar të tjetërsimit të pronave.

Kompania e Strugës i ka blerë pronat nga zotërues të tjerë, përfshirë kompaninë “SERE”. Redi Struga shërben përmes kompanisë “Albanian Land Development” si ura lidhëse me vëllezërit miliarderë Ramez dhe Mohamad AlKhayyat nga Katari, të cilët investojnë krah Kushnerit.

The post Tjetërsim pronash në zonën e Zvërnecit/ SPAK sekuestron llogaritë bankare të kompanisë “Albania Land Development” të Redi Strugës appeared first on Albeu.com.

U projektua nga “Infrakonsult” e Redi Strugës/ Kompania fitoi tenderin 530 milionë lekë për aksin Librazhd-Prrenjas që u shemb dhe izoloi Juglindjen
Kompania “InfraKonsult” sh.p.k. e Redi Strugës, është kompania projektuese dhe mbikëqyrëse e punimeve në segmentin rrugor Librazhd-Prrenjas, i cili u shemb në muajin shkurt, duke bllokuar qarkullimin dhe zoluar tërësisht Juglindjen e vendit e duke shkaktuar një dëm shumë të madh ekonomik.

Për mbi 10 ditë, bllokimi i këtij aksi paralizoi komunikimin e Juglindjes me pjesën tjetër të vendit dhe goditi rëndë tregtinë me Maqedoninë e Veriut.

Bizneset pësuan humbje kolosale, qytetarët u përballen me kosto shtesë dhe pasiguri, ndërsa përgjegjësit teknikë të rrugës heshtin.

Sipas dokumenteve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, “InfraKonsult” sh.p.k. me administrator Redi Strugën fitoi në fund të vitit 2020 tenderin me fond limit 530 milionë lekë për “studim, projektim dhe zgjerim të segmentit rrugor dalje Elbasan-Prrenjas-Qafë Thanë”, me afat realizimi 9 muaj.

E njëjta kompani ka kryer punimet topografike dhe studimet gjeologjike përgjatë gjithë gjatësisë së rrugës, përfshirë zonën ku ndodhi rrëshqitja.

Në dokumentacionin zyrtar, Redi Struga, figuron si personi përgjegjës edhe për mbikëqyrjen e punimeve.

Kjo e vendos atë dhe kompaninë e tij në qendër të përgjegjësisë teknike dhe profesionale për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e veprës.

Nëse studimet gjeologjike janë bërë siç duhet, pse ndodhi rrëshqitja?

Nëse projekti ka parashikuar masat mbrojtëse, pse ato nuk funksionuan?

Nëse mbikëqyrja ka qenë reale dhe jo formale, si mund të dështojë një segment i sapozgjeruar në këtë mënyrë?

Kur një vepër publike dështon në këtë mënyrë, përgjegjësia ka emra, firma dhe kontrata. Dhe në këtë rast, dokumentet tregojnë qartë se Redi Struga dhe “InfraKonsult” janë i gjithë zinxhiri i përgjegjësisë.

Banorët dhe bizneset e juglindjes presin jo vetëm riparimin e rrugës, por edhe llogaridhënie nga ai që ka firmosur studimet, që u pagua të mbikëqyrë punimet, dhe të verifikojë nëse masat mbrojtëse janë zbatuar siç duhej.

Tani fjalën e ka Prokuroria, institucion i cili ka detyrë të hetojë me seriozitet çdo hap të projektimit, studimeve dhe mbikëqyrjes së punimeve.

Është koha për verifikim të plotë të dokumentacionit, të zbardhen arsyet e rrëshqitjes dhe të vendoset nëse janë respektuar standardet teknike dhe ligjore.

Deri tani nuk është bërë publike asnjë përgjegjësi konkrete. Çdo vonesë në hetim është një rrezik për sigurinë publike dhe një dëm i drejtpërdrejtë ekonomik për zonën.

Përgjegjësia duhet të zbardhet dhe çdo hap i hetimit duhet të bëhet publik, që qytetarët të dinë se paratë e tyre nuk janë shpërdoruar dhe jetët e tyre nuk janë lënë pas dore.

The post U projektua nga “Infrakonsult” e Redi Strugës/ Kompania fitoi tenderin 530 milionë lekë për aksin Librazhd-Prrenjas që u shemb dhe izoloi Juglindjen appeared first on Albeu.com.