redi peza Archives - Albeu.com

BKH zbarkon te biznesmenë ndërtimi/ Kontroll te Redi Peza i “Porto Lalzit”, Ardi Kollçaku i “Anchor Invest”, si dhe te Kujtim Shtufi i “Ferro Beton”
Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle në banesa, zyra dhe kompani ndërtimi, në kuadër të operacionit të SPAK kundër një rrjeti të dyshuar të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Në total, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, janë kontrolluar 23 ambiente, mes tyre shoqëri tregtare, zyra biznesi dhe banesa private, mëson Albeu.com.

Operacioni lidhet me hetimet ndaj një prej grupeve të dyshuara kriminale, që sipas SPAK drejtohej nga Salvatore Aliu, Shpëtim Aliu, Dritan Gjika, Eldi Dizdari dhe Armando Pacani. Përveç trafikut të kokainës, hetimet janë shtrirë edhe te mënyra se si dyshohet se janë pastruar paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal.

Në fokus të kontrolleve kanë qenë edhe emra biznesmenësh dhe kompani të lidhura me sektorin e ndërtimit dhe investimet në bregdet.

Sipas burimeve të Albeu.com, hetuesit e BKH-së kanë ushtruar kontroll te Redi Peza, i njohur si pronar i “Porto Lalzit” dhe “Sviluppo Mare”, te biznesmeni Ardi Kollçaku, pronar i “Anchor Invest”, si dhe te Kujtim Shtufi dhe kompania “Ferro Beton” sh.p.k.

Dyshimet e SPAK janë se një pjesë e parave të ardhura nga trafiku ndërkombëtar i kokainës mund të jenë futur në ekonomi përmes investimeve në beton, pasuri të paluajtshme dhe projekte turistike. Sektori i ndërtimit, prej vitesh një nga fushat me qarkullimin më të madh të kapitalit në vend, po shihet nga hetuesit si një prej kanaleve të mundshme të pastrimit të parave.

LEXO edhe SPAK sekuestron hotelin luksoz me 5 yje në Jalë, pjesë e pasurive 150 milionë euro të grupit kriminal

LEXO edhe Nga dosja e SPAK/ Si u shpronësua toka te “Air Albania” për llogari të kartelit të drogës

Burime nga dosja bëjnë me dije se hetimet po përqendrohen te gjurmimi i flukseve financiare, origjina e kapitaleve të investuara dhe lidhjet e mundshme mes personave të dyshuar për trafik droge dhe kompanive që kanë përfituar apo zhvilluar projekte ndërtimi.

Kontrollet e fundit tregojnë se SPAK nuk po ndjek vetëm gjurmët e kokainës, por edhe rrugën e parave që dyshohet se kanë dalë prej saj. Në qendër të hetimit tashmë nuk janë vetëm emrat e njohur të trafikut, por edhe ekonomia formale ku paratë e dyshuara kriminale mund të jenë ricikluar në prona, kulla, resorte dhe beton.

The post BKH zbarkon te biznesmenë ndërtimi/ Kontroll te Redi Peza i “Porto Lalzit”, Ardi Kollçaku i “Anchor Invest”, si dhe te Kujtim Shtufi i “Ferro Beton” appeared first on Albeu.com.