Recep Tayip Erdogan Archives - Albeu.com

Cilat janë teknikat që përdoren për të mbrojtur Putin, Biden dhe Erdogan? I tregon Karamuço
Eksperti për sigurinë dhe kriminalistikën, Ervin Karamuço, i ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka folur për mënyrat e mbrojtje së personazheve të rëndësishëm, dhe se ku u gabua në mbrojtjen e Berishës.

Karamuço tha se mbrojtja e personaliteteve ka nisur që në lashtësi, ndërsa tha se duhet gjatë gjithë kohës përgatitje fizike dhe psikologjike.

Ai tha se kemi tre lloj mbrojtjesh që është ajo konike, ajo katrore dhe ajo rrethore.

Karamuço zbuloi se amerikanët përdorin teknikën konike për të mbrojtur personalitetin. Në Turqi sipas Karamuços përdoret teknika rrethore, ndërsa për mbrojtjen e Putin përdoret teknika katrore.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Në rast se flasim për historikun në vetvete kur janë caktuar protokollet për mbrojtjen e një personaliteti?

Karamuço: Ka filluar që në lashtësi, filluar që në lashtësi, duke nisur nga Kina e lasht6ë, më pas samurajt japonezë, pastaj Filipi II dhe Aleksandri i Madh, që vendosën mbrojtjen me 7 fillimisht dhe më pas me 8-të. Por ka disa rregulla për përgatitjen e shoqëruesve që janë tre.

Xhokaxhi: Kush janë?

Karamuço: Konike, katrore dhe rrethore.

Xhokaxhi: Këto rregullua vazhdojnë të jenë akoma?

Karamuço: Po vijën që nga garda pretoriane. Janë tre shkolla, mund të kemi shkollën Amerikane, të cilët mbrojnë në formë konike. Që nga Kina e lashtë ne njohim një parim që vjen nga natyra, nëse hedh një gur në ujë, atëherë uji krijon rrathët, ashtu mbrohet një personalitet.

Xhokaxhi: Cila është forma më efikase?

Karamuço: Në tubime është rrethore, ajo që bën shkolla turke. Nëse shihni Presidentin Erdogan ka një zinxhir të gjatë rrethore. Putin ndjek një formë katrore, ka forma nga më të ndryshëm. Këto vijnë me shkollë me trajnime.

The post Cilat janë teknikat që përdoren për të mbrojtur Putin, Biden dhe Erdogan? I tregon Karamuço appeared first on Albeu.com.

Lufta në Ukrainë, Erdogan: Putin më i butë dhe më i hapur për negoaciata se në të kaluarën
Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ka bërë përpjekje të vazhdueshme për ta paraqitur veten si një ndërmjetës në përpjekjet për të arritur një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, shkruan SkyNews.

Duke folur për gazetarët gjatë kthimin nga Azerbajxhani, presidenti turk tha se gatishmëria e homologut të tij rus për t’u përfshirë në mënyrë thelbësore në diskutime të tilla mund të ketë ndryshuar kohët e fundit.

Ai këmbënguli se ruante shpresën  se një marrëshje  mund të arrtihet. “Pashë që zoti Putin është shumë më i butë dhe më i hapur ndaj negociatave për këtë çështje sesa në të kaluarën”, u shpreh Erdogan./albeu.com

The post Lufta në Ukrainë, Erdogan: Putin më i butë dhe më i hapur për negoaciata se në të kaluarën appeared first on Albeu.com.

Erdogan dhe Putin marrëveshje për krijimin e një qendre të gazit natyror në Turqi
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, në një deklaratë ditën e sotme se kishte rënë dakord me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për të krijuar një qendër të gazit natyror në Turqi.

Duke folur me anëtarët e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), Erdogan tha se Europa do të jetë në gjendje të furnizohet me gaz natyror përmes qendrës në Turqi, pas shkatërrimit pothuajse total të tubacioneve Nord Stream.

“Tani për tani, Europa po kërkon se vende ku mund të furnizohet me gaz natyror. Turqia nuk ka një problem të tillë. Në takimin tonë të fundit ne ramë dakord me Putinin që do të ndërtojmë një qendër të gazit natyror këtu.

Europa mund të marrë gaz natyror nga Turqia”, tha Erdogan.

The post Erdogan dhe Putin marrëveshje për krijimin e një qendre të gazit natyror në Turqi appeared first on Albeu.com.

Vjosa Osmani: Erdogani mund ta bindë Vuçiçin ta njohë Kosovën
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson se presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan mund ta bindë Serbinë, që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Komentet Osmani i bëri në një intervistë për TRT World, ku koërkoi nga homologu turk që ta vizitojë Kosovën.

Ajo shton se Erdogan ka një ndikim tek Vuçiç dhe sipas saj, kjo është rruga e vetme për stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor. Osmani tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por që Serbia nuk po i respekton marrëveshjevet e arritura.

“Unë besoj që presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan ka rol të rëndësishëm te Vuçiçi që ta bindë se rruga e vetme për stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor është që ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Erdogan mund ta bindë që t’i mbajë premtimet”, ka thënë Osmani.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Kosova kërkon që kjo marrëveshje të përfshijë njohjen e ndërsjellë, por Serbia nuk pranon.

The post Vjosa Osmani: Erdogani mund ta bindë Vuçiçin ta njohë Kosovën appeared first on Albeu.com.

Kthesë në politikën e Erdoganit ndaj Sirisë?
Nga pushtimi deri tek afrimi me regjimin e Asadit. Ankaraja ka filluar të manovrojë në politikën e saj ndaj Sirisë.

Katër orë negociuan presidenti turk Erdogan dhe ai rus, Putin në fillim të muajit në Sotçi. Në fund nuk pati as konferencë shtypi dhe as një deklaratë të përbashkët, që të linte të kuptoje, se Moska dhe Ankaraja në çështjet e rëndësishme nuk janë të një mendimi. Erdogna u takua me Putinin për të marrë dritën jeshile për operacionin ushtarak turk në veri të Sirisë të paralajmëruar që në maj të këtij viti, por kjo dritë nuk u ndez.

Ka qenë hera e dytë në pak javë që presidenti turk është përpjekur të marrë mbështetje diplomatike për planet e pushtimit të Sirisë veriore, po pa sukses.Nuk luan rol parësor në llogarinë e Erdoganit, që SHBA apo ministrja e Jashtme gjermane e kanë paralajmëruar me fjalë të qarta presidentin turk. Më shumë efekt ka pasur refuzimi i qartë që iu bë presidentit turk në samitin tresh me Putinin dhe presidentin iranian muajin e kaluar në Teheran.

Grupi i Astanasë

Me iniciativë të Moskës, Irani, Turqia dhe Rusia zhvillojnë takime konsultuese në grupin që njihet si grupi i Astanasë. Secili në koalicionin tresh që është i angazhuar me trupa në luftën e përgjakshme në Siri ndjek qëllimin të përfundojë lufta civile në Siri me përmbushjen e interesave të veta. Të përbashkëtat e treshes janë të kufizuara: Irani dhe Rusia janë mbështetësit kryesorë të regjimit të Asadit. Politika zyrtare e Ankarasë ka synimin e rrëzimit të Asadit. Erdogani dështoi edhe në Teheran me synimin, që të merrte miratimin ose të paktën tolerimin për politikën e tij ushtarake në Siri. Në dokumentin përfundimtar, Irani, Turqia e Rusia përforcuan “besimin e tyre për sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin e Republikës Arabe të Sirisë.” Ky formulim nuk pajtohet me prezencën e vazhdueshme ushtarake të Erdoganit në Sirinë veriore dhe akoma më pak me planet e Erdoganit për sulme të reja.

Aktualisht po shtohen sinjalet, se Putini po punon në drejtim të korrigjimit të kursit të politikës turke në Siri. Sipas njoftimeve të disa mediave që përputhen me njëra-tjetrën, bëhet fjalë që Erdogan të dorëzojë kursin e tij konfrontues me regjimin e Asadit dhe të shkojë drejt një kompromisi. Kjo do të ishte një arritje e madhe për regjimin jolegjitim dhe të izoluar prej vitesh në shkallë ndërkombëtare. Në botën arabe janë shtuar madje zërat për të hequr dorë nga bojkotimi i regjimit të Asadit. Në krye Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Rusia.

Kthesë e Turqisë?

Të bien në sy edhe deklaratat e ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu. Ai bëri fjalë javën e kaluar para një publiku ndërkombëtar për një takim të para disa muajve me ministrin e Jashtëm të Asadit. Sipas të dhënave të Cavusoglu, ai i ka thënë ministrit të Asadit: “Ne duhet në një farë mënyre të gjejmë një kompromis mes opozitës dhe regjimit në Siri”, ndryshe nuk do të ketë paqe të qëndrueshme. Është herët që nga kaq pak fjalë të konkludosh se kemi të bëjmë me një kthesë të fortë të Turqisë në politikën ndaj Asadit. Por deklaratat e Cavusoglu të lenë të kuptosh, se në botën e diplomacisë ndodhin gjëra, që mbeten të paditura për publikun.

Një kompromis mes Ankarasë dhe Damaskut kërkon që të dyja palët të bëjnë ndryshime të forta të kursit të tyre. Për regjimin e Asadit tërheqja e trupave turke nga veriu i Sirisë dhe dhënia fund e mbështetjes për organizatat paramilitare dhe ushtarake është një kusht i patjetërsueshëm. Ankaraja nga ana e saj kërkon shkrirjen e strukturave autonome të mbështetura nga grupet kurde në verilindje të Sirisë si edhe hapjen e rajoneve kufitare për të vendosur në mënyrë masive refugjatët sirianë nga Turqia.

Lufta në varësi të politikës së brendshme?

Politika e Ankarasë ndaj Sirisë përcaktohet edhe nga politika e brendshme. Asnjë temë tjetër nuk mobilizon kaq shpejt masat sa lufta kundër milicëve kurdë përtej kufijve. Demoskopët kanë llogaritur se një operacion ushtarak në Siri i sjell Erdoganit e partisë së tij tre deri në katër pikë më shumë tek votuesit.

Fushata zgjedhore në Turqi është futur në fazën e nxehtë. Tema e refugjatëve sirianë është një temë e preferuar, sidomos për opozitën. Turqia ka pranuar rreth 4 milionë sirianë, për shumë prej tyre Turqia është tani një atdhe i dytë. Por mikpritja e popullsisë ka arritur limitet e saj, për shkak të gjendjes ekonomike janë shtuar zërat, që refugjatët të kthehen andej nga vijnë.

Kthimi i refugjatëve sirianë është pjesë e rëndësishme e politikës së Erdoganit. Ata do të kthehen “vullnetarisht” dhe të organizuar, sipas tij. Por shumë të prekur nuk i besojnë këtyre premtimeve dhe askush nuk ka motiv të kthehet në një vend në luftë civile. Aktualisht Turqia po bën përgatitje të ethshme për vendndodhjen e refugjatëve sirianë në rajonet veriore kufitare të Sirisë. Në një fazë të parë, bëri të ditur ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu, duhet që të zhvendosen 64.000 refugjatë. Mediat turke bëjnë fjalë për 1 milionë vetë që do të zhvendosen me projektin pilot.

Në maj presidenti Erdogan bëri të ditur për herë të parë operacionin e pushtimit në Sirinë veriore. Për shkak të luftës në Ukrainë, krizës së Tajvanit, konflikti me Sirinë ka kaluar në plan të dytë të vëmendjes ndërkombëtare. Por kjo mund të ndryshojë shpejt, nëse Erdogan do të mbërrijë në përfundimin, që një luftë e re e ndihmon më shumë se e dëmton politikisht./DW

The post Kthesë në politikën e Erdoganit ndaj Sirisë? appeared first on Albeu.com.

Dyshja Putin-Erdogan kundër Perëndimit
Nga Hugo Blewett-Mundy, euobsever

Turqia dhe Rusia kanë më shumë të përbashkëta se shumica mund të mendojnë. Të dyja ndodhen në periferi të Europës dhe që po përballen me humbjen e perandorive të tyre përkatëse.

Procesi i rivendosjes së statusit të fuqisë së madhe ruse dhe turke ka çuar në një takim midis Moskës dhe Ankarasë. Pavarësisht nga fakti se Turqia është një anëtare e NATO-s dhe fakti që Rusia dhe Turqia e gjejnë veten në anët e kundërta në konfliktet e tyre rajonale të Sirisë, Libisë, Kaukazit Jugor dhe Ukrainës, të dyja kanë një interes të përbashkët për të qenë në krye të tavolinës ndërkombëtare për sa i përket vendimmarrjeve.

Në të vërtetë, takimi i fundit midis presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe presidentit rus Vladimir Putin në Soçi më 5 dhe 6 gusht ishte më pak një samit i liderëve dypalësh mes dy rivalëve që përplaseshin me njëri-tjetrin sesa një përpjekje për të demonstruar peshën e tyre gjeopolitike, raporton abcnews.al.

“Pavarësisht sfidave aktuale rajonale dhe globale, liderët riafirmuan vullnetin e tyre të përbashkët për të zhvilluar më tej marrëdhëniet ruso-turke”, tha Kremlini në një deklaratë të lëshuar pas përfundimit të bisedimeve të tyre.

Erdogan u takua me Putinin pas marrëveshjes së tij të ndërmjetësuar me sukses midis Rusisë dhe Ukrainës për rifillimin e eksporteve të drithit, për të cilin udhëheqësi turk shpreson se mund të krijojë bazën për një zgjidhje afatgjatë të paqes.

Rusia dhe Turqia kanë qenë të afta për të nxitur krizat dhe për t’i përdorur ato në avantazhin e tyre. Lufta civile në Siri në vitin 2011 i dha Ankarasë dhe Moskës një mundësi për të vendosur një prani sigurie në botën arabe.

Ndërsa Rusia ka mbështetur regjimin laik, të presidentit sirian Bashar al-Assad, Turqia i ka dhënë mbështetjen e saj islamistëve sunitë dhe forcave të tjera opozitare.

Konflikti sirian u ndërkombëtarizua me forcat ruse dhe turke që hynë në konfrontim të drejtpërdrejtë me njëra-tjetrën, siç u demonstrua në rrëzimin e një avioni rus dhe shënjestrimin e sulmeve ajrore ruse ndaj ushtarëve turq në Sirinë veriperëndimore në vitin 2020.

Pavarësisht përplasjeve të hapura mes Rusisë dhe Turqisë, ngrirja e konfliktit në Siri si rezultat i ndërhyrjeve të huaja ushtarake i ka shërbyer objektivave të përbashkëta gjeopolitike ruse dhe turke, raporton abcnews.al.

Në lehtësimin e negociatave të armëpushimit midis rebelëve dhe forcave të mbështetura nga Assad në Aleppo në vitin 2016, Rusia dhe Turqia u bënë aktorët kryesorë ndërkombëtarë në gjetjen e një zgjidhjeje për krizën në Siri.

Kjo rezultoi të ishte një pikë kthese në konflikt pasi formoi bazën e bisedimeve të ‘Formatit të Astanës’, të cilat në mënyrë efektive mënjanuan Perëndimin në procesin e paqes siriane. Takimet trepalëshe midis Rusisë, Turqisë dhe Iranit janë një demonstrim se një zgjidhje e qëndrueshme paqeje në Siri nuk mund të realizohet pa forcën ushtarake ruse dhe turke.

Një situatë e njejtë po ndodh në Ukrainë sot.

Rusia dhe Turqia kanë ndërhyrë në mbështetje të forcave që janë kundër njëra-tjetrës me synimin për të avancuar interesat e tyre të përbashkëta rajonale. Pushtimi i plotë i Ukrainës detyroi zbatimin e marrëveshjeve të paqes të Minskut që Rusia dhe Ukraina nënshkruan në vitin 2015.

Rusia këmbëngul se zonave të Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainë, të kontrolluara nga separatistët, duhet t’u jepet status special përpara se të ndodhë tërheqja e trupave të saj.

Turqia ka dhënë miratimin e saj për marrëveshjet e Minskut (një marrëveshje e vjetër armëpushimi në Ukrainë) me ofertën e Erdoganit për të ndërmjetësuar paqen midis dy vendeve.

Rregulli i Clausewitz

Gjenerali prusian dhe teoricieni ushtarak, Carl von Clausewitz, tha se “lufta është një vazhdimësi e politikës me mjete të tjera”. Ndërsa luftimet midis forcave separatiste ukrainase dhe pro-ruse intensifikohen dhe mbetën një ngërç, lind pyetja nëse procesi i Minskut ofron një rrugë të qëndrueshme drejt paqes.

Marrëveshja midis Kievit dhe Moskës për rifillimin e eksporteve të grurit është një tregues se ka një mundësi për bisedime. Ky është një zhvillim shqetësues për Perëndimin pasi krijon kushtet për të cilat Rusia dhe Turqia mund të çimentojnë rolet e tyre përkatëse në vendosjen e fatit të Ukrainës në një mënyrë të ngjashme si në Siri.

Rusia dhe Turqia janë në një pozicion të favorshëm për të mposhtur Perëndimin në një përsëritje të asaj që kanë arritur të bëjmë në botën arabe. Europa ka filluar të ndjejë ndikimin e luftës në Ukrainë përmes krizës së energjisë dhe kostos së jetesës, raporton abcnews.al.

Gjermania, ekonomia më e madhe e BE-së, ka vonuar dërgesat e armëve në Kiev. Kjo e ka detyruar Poloninë, qendrën kryesore për transferimin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë, t’i drejtohet Shteteve të Bashkuara dhe të tjerëve për mbështetje.

Me lodhjen që ka filluar të shfaqet në kontinentin europian, ekziston një rrezik real që Moska dhe Ankaraja mund të ndajnë “Ukrainën”, në një mënyrë kompromenton sovranitetin dhe integritetin e saj territorial.

The post Dyshja Putin-Erdogan kundër Perëndimit appeared first on Albeu.com.