reagon Archives - Albeu.com

Ligji për portet turistike, reagon zyra e BE në Tiranë: Legjislacioni evropian kërkon transparencë dhe konkurrencë për dhënien e koncesioneve
Zyra e Delegacionit të Bashkimi Evropian në Tiranë, ka reaguar lidhur me ndryshimet e fundit në ligjin “Për portet turistike”, të miratuara nga Kuvendi.

Delegacioni i BE thekson se këto ndryshimet do të duhet të vlerësohen nga afër, duke theksuar se legjislacioni BE-së, kërkon procedura transparente dhe konkurruese për dhënien e koncesioneve, përfshirë edhe për portet.

Gjithashtu, në reagim theksohet se teksti i ri përfshin elementë të ngjashëm me ato të ligjit për Investitorët Strategjikë, një ligj që Shqipëria pritet ta shfuqizojë në kuadër të angazhimeve të saj në procesin e integrimit.

“Ne jemi në dijeni se Parlamenti miratoi ndryshime në Ligjin “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”. Ndryshimet do të duhet të vlerësohen nga afër nga shërbimet tona, veçanërisht në fushën e prokurimit publik dhe përputhshmërinë e tyre me legjislacionin e BE-së, i cili kërkon procedura transparente dhe konkurruese për dhënien e koncesioneve, përfshirë edhe për portet.

Gjithashtu kuptojmë se teksti i ri përfshin dispozita të pranishme në Ligjin për Investitorët Strategjikë. Ky është një ligj që Shqipëria pritet ta shfuqizojë si pjesë e hapave të Agjendës së Reformave dhe në kuadër të kushteve përmbyllëse për Kapitullin 27. Shqipëria duhet të përmbahet nga çdo hap që bie ndesh me këto angazhime”, thuhet në reagimin e zyrës së BE në Tiranë për News24.

The post Ligji për portet turistike, reagon zyra e BE në Tiranë: Legjislacioni evropian kërkon transparencë dhe konkurrencë për dhënien e koncesioneve appeared first on Albeu.com.

Pallati i djegur në Tiranë, reagon kryeministri Rama
Këtë të mërkurë, përmes një reagimi në platformën X, kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar pas zjarrit të rënë një ditë më parë në një pallat në Tiranë, pranë zonës së njohur si “Farmacia 10”, duke garantuar se godina do të rindërtohet plotësisht nga vetë ndërtuesi.

Sipas Ramës, pavarësisht se të dhënat paraprake tregojnë se shkaku i zjarrit nuk lidhet me ndërtimin, përgjegjësia për rindërtimin do të mbetet tek kompania ndërtuese.

Gjithashtu, kreu i qeverisë theksn se qytetarët e dëmtuar nuk mund të lihen vetëm përballë pasojave, ndërsa shtoi se edhe taksapaguesit nuk duhet të mbajnë barrën financiare të një dëmi që, sipas tij, duhet të mbulohet nga sigurimet.

“Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet – rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm. Gjithësesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falenderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara”, shkruan kryeministri Edi Rama.

The post Pallati i djegur në Tiranë, reagon kryeministri Rama appeared first on Albeu.com.

PS rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada gjermane: Goditja e korrupsionit në rangun e lartë, kusht për integrimin, ndjekja penale të realizohet shpejt dhe pa pengesa
Këtë të enjte 12 mars 2026, maxhoranca rrëzoi me votat e saj kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Pas rrëzimit te kërkesës, ambasada gjermane në Tiranë, ka lëshuar një paralajmërim se lëvizje të tilla mund të pengojnë seriozisht integrimin në BE.

Në një reagim zyrtar, ambasada thekson se kusht kryesor për rrugën evropiane është goditja e korrupsionit edhe në nivele të larta.

Ambasada thotë se presin që në raste të tilla, ndjekja penale të vijojë shpejt dhe pa pengesa, referuar lëvizjes së socialistëve.

“Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Prej politikës shqiptare vazhdon të kërkohet ende që ta garantojë këtë proces”, thekson ambasada.

REAGIMI I PLOTË I AMBASADËS

Lidhur me vendimin e sotëm të Parlamentit shqiptar rreth heqjes së imunitetit Ambasada Gjermane deklaron:

Gjermania mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian në përputhje me dëshirën e shqiptarëve.

Kusht i domosdoshëm për të bërë progres në këtë proces të bazuar në merita është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë. Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Prej politikës shqiptare vazhdon të kërkohet ende që ta garantojë këtë proces.

RRËZIMI I KËRKESËS NË KUVEND PËR HEQJEN E IMUNITETIT TË BALLUKUT

Maxhoranca rrëzoi me forcën e kartonit kërkesën e kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe hapjen e rrugës për arrestimin e saj. 82 votuan pro rrëzimit të kërkesës, 47 vota të opozitës ishin kundër rrëzimit të kërkesës së Prokurorisë. Ajo që u vu re është fakti se në votim mungonin dy deputetë të PS, Elisa Spiropali dhe Fatmir Xhafaj.

The post PS rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada gjermane: Goditja e korrupsionit në rangun e lartë, kusht për integrimin, ndjekja penale të realizohet shpejt dhe pa pengesa appeared first on Albeu.com.

Arrestimi i Andrew, reagon Mbreti Charles: Drejtësia ka mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë!
Mbretit Charles, ka reaguar pas arrestimit të vëllait të tij, ish-princit Andrew Mountbatten-Windsor, nën dyshimin për shpërdorim detyre dhe sjelle të keqe në detyrën publike.

Mbreti Charles, shkruan se e mësoi me shqetësimin më të thellë arrestimin e Andrew, duke shtuar se “ligji duhet të ndjekë rrugën e vet”.

Ai thekson se arrestimi i tij tani pasohet nga një proces ku çështja do të hetohet në mënyrën e përshtatshme dhe nga autoritetet kompetente.

Charles thekson se autoritetet kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë dhe të sinqertë të familjes mbretërore britanike.

“Siç kam thënë më parë, ata kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të plotë dhe të sinqertë”, shkruan ai, ndërsa shton se “familja ime dhe unë do të vazhdojmë detyrën dhe shërbimin tonë për ju të gjithë”.

Deklarata e Mbretit Charles pas arrestimit të Andrew Mountbatten-Windsor:

Kam mësuar me shqetësim të thellë lajmet rreth Andrew Mountbatten-Windsor dhe dyshimet për keqmenaxhim në detyrën publike.

Tani do të ndiqet një proces i plotë, i drejtë dhe i duhur, për të cilin çështja do të hetohet në mënyrën e përshtatshme dhe nga autoritetet kompetente.

Siç kam thënë më parë, ata kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të plotë dhe të sinqertë.

Le të bëj të qartë: ligji duhet të ndjekë rrugën e tij.

Ndërsa ky proces vazhdon, nuk do të ishte e drejtë të shpreh koment të mëtejshëm mbi këtë çështje.

Ndërkohë, familja ime dhe unë do të vazhdojmë detyrën dhe shërbimin tonë për ju të gjithë. — Charles R.

Vlen të theksohet se Andrew Mountbatten-Windsor nuk është arrestuar për asgjë që lidhet me Virginia Giuffre, familja e të cilës reagoi ashpër ditën e sotme.

Sipas BBC, arrestimi i tij ka të bëjë me informacionin në dosjet e Epstein, lidhur me aktivitetet e tij gjatë kohës që ishte përfaqësues i veçantë tregtar.

Edhe pse nuk dihen detajet specifike, supozohet se një pjesë e çështjes lidhet me ndarjen e dokumenteve brenda dosjeve të Epstein, midis Andrew-t dhe vetë Jeffrey Epstein. Pikërisht kjo ishte arsyeja që aktivizohet Policia e Thames Valley.

Megjithatë, kur hetimi ka të bëjë me dyshimet për keqmenaxhim në detyrën publike, ai nuk duhet të përqendrohet vetëm te ato email-e që janë publikuar në dosjet e Epstein.

Së pari, ka tre milion dokumente në ato dosje, kështu që mund të ketë të dhëna që mediat nuk i kanë publikuar.

Së dyti, Pallati Buckingham ka deklaruar se do të mbështesë Policinë e Thames Valley në hetimet e saj.

Kjo nënkupton se policia mund të ketë shkuar, ose mund të shkojë, në Pallat për të parë prova të komunikimeve midis Andrew-t dhe personave të tjerë.

Pra, nuk ka asgjë që tregon se hetimi duhet të përqendrohet vetëm te disa email-e të caktuara që janë bërë publike në dosjet e Epstein.

Reagimi nga familja e Virginia Giuffre

Familja e Virginia Giuffre tha këtë mëngjes në një deklaratë se arrestimi i Andrew Mountbatten-Windsor tregon se “askush nuk është mbi ligjin”.

Giuffre ishte një nga viktimat më të spikatura të financierit të turpëruar amerikan Jeffrey Epstein, i cili gjithashtu pretendoi se ishte trafikuar seksualisht nga Princi Andrew. Ajo i mori jetën vetes në prill të vitit 2025, në moshën 41 vjeç.

“Më në fund, sot zemrat tona të thyera janë ngritur lart me lajmin se askush nuk është mbi ligjin, madje as familja mbretërore.

Në emër të motrës sonë, i shprehim mirënjohjen tonë Policisë së Luginës së Thames të Mbretërisë së Bashkuar për hetimin dhe arrestimin e Andrew Mountbatten-Windsor. Ai nuk ishte kurrë princ. Për të mbijetuarit kudo, Virxhinia e bëri këtë për ju”, thuhet në deklaratën e tyre.

The post Arrestimi i Andrew, reagon Mbreti Charles: Drejtësia ka mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë! appeared first on Albeu.com.

Korreshi denoncoi situatën alarmante, reagon Ministria e Shëndetësisë: Spitali i Lushnjës vijon të ofrojë shërbime në kushte të sigurta, pamjet e publikuara…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka reaguar pas disa pamjeve të publikuar nga deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, lidhur me spitalin bashkiak të Lushnjes.

MShMS në një reagim publik bën me dije se pamjet dhe deklaratat e fundit për Spitalin Bashkiak Lushnje, i referohen godinës nr. 3, aktualisht jashtë përdorimit dhe në pritje të rikonstruksionit të plotë, për të cilin procesi i tenderimit ka përfunduar dhe pritet leja e ndërtimit.

Sipas MShMS, repartet janë transferuar në ambiente funksionale, ndërsa gjendja në bodrume dhe në hapësirat e jashtme ka karakter të përkohshëm dhe do të sistemohen.

MShMS thekson në njoftim se spitali Bashkiak Lushnjë vijon shërbimet për pacientët në kushte të sigurta dhe mbetet i hapur për çdo verifikim nga autoritetet kompetente.

Postimi i plotë:

Në lidhje me pamjet dhe deklaratat e fundit për Spitalin Bashkiak Lushnje, sqarojmë se ato i 𝐫𝐞𝐟𝐞𝐫𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐠𝐨𝐝𝐢𝐧𝗲̈𝐬 𝐧𝐫. 𝟯, 𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐣𝐚𝐬𝐡𝐭𝗲̈ 𝐩𝗲̈𝐫𝐝𝐨𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 dhe në pritje të rikonstruksionit të plotë, për të cilin procesi i tenderimit ka përfunduar dhe pritet leja e ndërtimit.

𝐑𝐞𝐩𝐚𝐫𝐭𝐞𝐭 𝐣𝐚𝐧𝗲̈ 𝐭𝐫𝐚𝐧𝐬𝐟𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐧𝗲̈ 𝐚𝐦𝐛𝐢𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞, ndërsa gjendja në bodrume dhe në hapësirat e jashtme ka karakter të përkohshëm dhe do të sistemohen.

Spitali Bashkiak Lushnj, garanton se 𝐬𝐡𝗲̈𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐩𝗲̈𝐫 𝐩𝐚𝐜𝐢𝐞𝐧𝐭𝗲̈𝐭 𝐯𝐢𝐣𝐨𝗷𝗻𝗲̈ 𝐭𝗲̈ 𝐨𝐟𝐫𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐧𝗲̈ 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐭𝗲̈ 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐭𝐚 dhe mbetet i hapur për çdo verifikim nga autoritetet kompetente.

VIDEOJA E PUBLIKUAR NGA KORRESHI:

The post Korreshi denoncoi situatën alarmante, reagon Ministria e Shëndetësisë: Spitali i Lushnjës vijon të ofrojë shërbime në kushte të sigurta, pamjet e publikuara… appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj i tronditur nga sulmi në shkollën e British Columbia: Shqipëria solidarizohet me popullin kanadez
Përmes një postimi në rrjetin social X, Presidenti i vendit Bajram Begaj, është shprehur i tronditur për sulmin me armë në shkollën e “British Columbia” në Kanada, ku kanë humbur jetën 10 persona dhe janë plagosur rreth 25 të tjerë.

Kreu i shtetit, u ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave dhe solidarizimin e Shqipërisë me popullin kanadezë kundër çdo akti dhune që merr jetë njerëzore.

“I tronditur nga të shtënat tragjike në një shkollë në British Columbia. Ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria solidarizohet me popullin kanadez dhe dënon çdo akt dhune që merr jetë njerëzore”, shkruan Begaj në “X”.

Shocked by the tragic school shooting in British Columbia.

My deepest condolences to the families of the victims and a swift recovery to the injured.

Albania stands in solidarity with the Canadian people and condemns any act of violence that takes human lives.

— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) February 11, 2026

Sipas raportimeve nga mediat e huja, shtatë nga viktimat u zbuluan brenda shkollës së mesme në komunitetin Tumbler Ridge. Dy persona të tjerë u gjetën të pajetë në një banesë, ndërsa një tjetër viktimë humbi jetën gjatë transportimit për në spital.

Edhe personi që dyshohet se hapi zjarr u gjet gjithashtu i pajetë, ndërsa ekziston mundësia që ai/ajo të jetë vetëqëlluar. Ende nuk është i qartë motivi i sulmit, ndërkohë që hetimet për identifikimin e autorit dhe viktimave vijojnë.

The post Presidenti Begaj i tronditur nga sulmi në shkollën e British Columbia: Shqipëria solidarizohet me popullin kanadez appeared first on Albeu.com.

Apeli i GJKKO e dënoi me një vit burg, reagon nga qelia ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës: Kryetarllëku ikën e vjen, Edisoni juaj është i burgosur, por…
Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla, ka reaguar pasi u vetëdorëzua në polici e më pas u dërgua ditën e djeshme në burgun e Rrogozhinës, për të vuajtur dënimin me një vit burg për korrupsion aktiv në zgjedhje, në bashkëpunim, dhënë nga Gjykata e Posaçme më 24 janar të vitit 2025.

Ai shkruan se burgosja e tij është një veprim i padrejtë e politik dhe se do përdorë çdo mundësi, për të fituar të drejtën e tij në Strasburg.

“Kushtet në të cilat flas nuk janë absolutisht ato që prisja nga vetja ime dhe nga drejtësia për të cilën kam luftuar fort, por mesa duket tentakulat e gjyqtarëve kundërshtarë politik, shtrihen më gjerë sesa besimi dhe forca që ka drejtësia e re, ama lufta ime nuk mbaron këtu, do përdor çdo mundësi ta fitoj të drejtën time deri në Stasburg”, ka shkuar ai.

“Kryetarllëku ikën e vjen po dashtë zoti jeta do të jetë shumë më e gjatë sesa kaq”, shkruan ai, ndërsa shton se sulmet personale, politike madje edhe familjare kanë qenë të njëpasnjëshme që në momentin që mori detyrën e kryetarit të bashkisë Rrogozhinë.

Në fund ai ka dhënë edhe një mesazh për mbështetësit e tij: “Vazhdoni të besoni dhe të luftoni për idealet tuaja, pavarësisht pengesave që do dalin para”.

Ndërsa për familjen e tij ai u bën thirrje të rrinë me kokën lart, pasi ai është i burgosur, por nuk është kriminel.

“Edisoni juaj është i burgosur por nuk është kriminel, Edi juaj as nuk ka vrarë, as nuk ka prerë dhe as nuk ka vjedhur, ju s’keni gabuar askund ndaj mos u mërzisni, është thjeshtë një sfidë tjetër të cilën do ta kalojmë të gjithë bashkë me miq e shokë zemre pranë”, shkruan ish-kryebashkiaku.

Reagimi i Memollës:

Miqtë e mi, t’ju flas tashmë në cilësinë e një ish kryetari është normale por në cilësinë e një të burgosuri politik me apo pa të drejtë sigurisht që është e rëndë.

Së pari, falenderoj me zemër çdo mik/e, shok/shoqe, koleg/e, mbështetës/e, qytetar/e dhe familjarë për mbështetjen e pakufijshme që më keni dhënë nga dhjetori i vitit 2020 e deri më sot, bashkë kaluam sfida përtej asaj çfarë mendonim se ishim të aftë të përballonim por sot fjalët për të përmendur arritjet tona mendoj që janë të tepërta pasi kush ka pasur sadopak besim dhe dëshirën e mirë, ka parë transformimin dhe ‘luftën’ e pastër që të gjithë bashkë kemi bërë krah për krah për të bërë më të mirën për qytetin tonë.

Së dyti, kushtet në të cilat flas nuk janë absolutisht ato që prisja nga vetja ime dhe nga drejtësia për të cilën kam luftuar fort, por mesa duket tentakulat e gjyqtarëve kundërshtarë politik, shtrihen më gjerë sesa besimi dhe forca që ka drejtësia e re, ama lufta ime nuk mbaron këtu, do përdor çdo mundësi ta fitoj të drejtën time deri në Stasburg.

Së treti, fjala merr dhenë më shpejt se era dhe përveçse flitet se këtë situatë e kam “peshqesh” nga kundërshtarë politik, nuk më pëlqen aspak ideja që diskutimi zgjerohet duke thënë që “peshqeshi” vjen nga rradhët e partisë socialiste qoftë brenda qytetit apo më lart.

Miqtë e mi, me Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama në krye, në Rrogozhinë, kemi fituar pesë palë zgjedhje, qytetarët na besuan plot pesë herë për aq kohë sa kam qenë drejtues apo kandidat, nëse do kishte sulme personale, askush s’do më kishte lejuar të ushtroja këtë “pushtet” me të gjithë ju përkrah nëse punët do ishin ndryshe nga çfarë janë, unë jam socialist dhe i tillë do mbetem dhe ju duhet të siguroheni që me ose pa mua të qëndroni të bashkuar, mos lejoni as kundërshtarët politik dhe as njëri tjetrin që t’ju distancojë nga qëllimi final, këto s’janë vetëm fjalët e një të burgosuri por janë fjalët e dikujt që njeh çdo rrënjë, degë apo gjethe të familjes së madhe socialiste.

Së katërti, sulmet personale, politike madje edhe familjare kanë qenë të njëpasnjëshme që në momentin që kam futur këmbët në zyrën e kryetarit të bashkisë Rrogozhinë dhe kam pasur bindjen që janë normale por të sulmohem dhe të burgosem sa kam ndihmuar dikë në nevojë, e kam shprehur dhe do ta them sërish…sa herë të kem mundësi t’i qëndroj pranë dikujt në vend që ta “gjunjëzoj” përballë vështirësive të jetës, çdo herë do kisha bërë të njëjtën sjellje për ta ndihmuar, qoftë kjo për energjinë elektrike apo nevoja të tjera jetësore. Kryetarllëku ikën e vjen po dashtë zoti jeta do të jetë shumë më e gjatë sesa kaq.

Së pesti, do ketë plot që do mërziten sikundër do jenë të shumtë dhe ata që janë gëzuar për gjendjen ku ndodhem, kam dy fjalë edhe për këtë…ndoshta do quhem i korruptuar, ndoshta hajdut, ndoshta i pabesë, ndoshta zaptues i asaj karrigeje, ndoshta do përflitem që mora apo lash stafetë kur ndërkoh aty vendoset ai që populli dhe drejtuesit mendojnë të aftë, ndoshta quhem si dikush që i ka rënë dikujt kot në qafë, mund të hidhet vrer mbi mua apo dhe ndaj familjes time, këto janë fjalë që do thuhen qofsha un më i miri apo më i keqi drejtues që ka qenë në krye të atij institucioni por dëshira e mirë dhe të kem dinjitetin tim të paprekur kanë qenë gjithnjë udhëheqësit e mi kryesor.

Së fundmi, qyetarëve i uroj përzemërsisht të kenë shëndet, mbarësi dhe dashuri në familjet e tyre.

Mbështetësve i them besojnë fort që më e mira është përpara, fati bëri një lojë tjetër me mua dhe vendosi që të vuaj dënimin në një institucion për të cilin u bë “molla e sherrit” në “kulmin” e karrierës sime por siç kuptuam edhe atëherë, fundi mund të jetë afër por shpresa për më mirë nuk ka asnjëherë fund. Vazhdoni të besoni dhe të luftoni për idealet tuaja, pavarësisht pengesave që do dalin para.

Dhe e fundit edhe më e rëndësishme, i them familjes dhe të afërmve të mi që të rrijnë me kokën lart, Edisoni juaj është i burgosur por nuk është kriminel, Edi juaj as nuk ka vrarë, as nuk ka prerë dhe as nuk ka vjedhur, ju s’keni gabuar askund ndaj mos u mërzisni, është thjeshtë një sfidë tjetër të cilën do ta kalojmë të gjithë bashkë me miq e shokë zemre pranë.

Për të gjithë…nuk është një lamtumirë por vetëm një mirupafshim për një kohë të caktuar, zoti ju bekoftë!

Me respekt, Edison Memolla!

Përgjimi:

Ka qenë një përgjim i një bisede telefonike që ka fundosur kryebashkiakun e Rrogozhinës, i cili paguante faturat e energjisë elektrike të qytetarëve në këmbim të votave.

Biseda telefonike:

Kryetari: Alo!

Zonja: Alo!

Kryetari: Përshëndetje

Zonja: Përshëndetje

Kryetari: Si jeni?

Zonja: Mirë, po ti?

Kryetari: Më fal se nuk më del numri

Zonja: E di që nuk del numri nuk e ke numrin tim ti, prandaj nuk të del

Kryetari: Po më thuaj!

Zonja: Unë jam goca e ….

Kryetari: Çfarë halli kishe

Zonja: Të thashë unë ty atë ditë për dritat, se më kanë ardhur për të më prerë dritat

Kryetari: Eee? ti prenë?! I thashë unë atij çunit

Zonja: Jo, ai çuni është aty përjashta Unë skam mundësi të paguaj

Kryetari: Po a është aty ai çuni? Foli të dali njëherë në telefon

Zonja: O Land, ku iku ai çuni?! Na çoje një çikë telefonin, ti foli atij xhaxhi kryetari. Prit një sekondë se ka shkuar atje te shtylla (zonja shkon çon telefonin tek elektricisti).

Një djalë: O xhaxhi, na foli pak xhaxhi kryetarit

Elektricisti: Kujt kryetar?

Djali: Të Rrogozhinës, po kush

Elektricisti: Alo.

Kryetari: Alo.

Elektricisti: Urdhëro?

Kryetari: Çfarë bën, qysh je? Edi jam

Elektricisti: Oo Rimi jam

Kryetari: O Rim, ça bën o, a do ia prisni, po lene të kalojë këtë muaj o burrë

Elektricisti: Po e kaloj këtë muajin, po muajin tjetër?!

Kryetari: Po muajin tjetër, shohim e bëjmë. Shif t’i matrim ato, ça kemi me i marrë, se jemi në zgjedhje

Elektricisti Rimi: E di, e di, po ça të bëjmë ne?

Kryetari: Po hajde se ia jap unë një muaj, sa lek ka?

Elektricist Rimi: Po ajo ka pesë muaj, sikur ka një muaj ajo.

Kryetari: Po paguaj një unë, pastaj të tjerat sa t`ia shtysh në qoftë se ke ndonjë problem aty.

Elektricisti Rimi: Problem e kemi ne se na kanë heqë nga dy javë të punës.

Kryetari: Pse, pse s`keni pre eee?

Elektricisti Rimi: Po.

Kryetari: Hajde se do diskutojmë një çikë me Edin, lëre sot, se do flas çik me Edin unë.

Elektricisti Rimi: Mirë.

Kryetari: Apo e ke raportuar ti?

Elektricisti Rimi: Për sot e kam lënë vetë unë e nja dy-tre ditë.

Kryetari: E mirë, të flas me Edin unë, të flasi me ato të mëdhenjtë që të mos ju bezdisin.

Elektricisti Rimi: Mirë po iki.

Kryetari: Hajde.

The post Apeli i GJKKO e dënoi me një vit burg, reagon nga qelia ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës: Kryetarllëku ikën e vjen, Edisoni juaj është i burgosur, por… appeared first on Albeu.com.

Debati për rritjen e pagave, reagon Shoqata e Prokurorëve: Gjykimi kushtetues të përfundojë i pandikuar nga çdo presion
Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, ka dalë në një reagim publik, lidhur me debatin për rritjen e pagave, ku në polemikë është përfshire kryeministri Edi Rama.

Kjo shoqatë, thotë se debatet që lidhen me sistemin e drejtësisë, duhet të zhvillohen në mënyrë të përgjegjshme dhe të balancuar.

Sipas shoqatës, çdo formë retorike që synon të kthejë opinionin publik kundër magjistratëve nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës.

“Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të zhvillimeve të fundit dhe debatit publik rreth gjykimit kushtetues mbi pagat e magjistratëve, në përmbushje të misionit dhe veprimtarisë së saj, e konsideron të domosdoshme të shprehë një qëndrim zyrtar në funksion të mbrojtjes së parimeve të shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë.

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë vlerëson se debatet publike për çështje që lidhen me sistemin e drejtësisë duhet të zhvillohen në mënyrë të përgjegjshme, të balancuar dhe me respekt për rolin kushtetues të magjistratëve. Çdo formë retorike që synon të kthejë opinionin publik kundër magjistratëve nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës.

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë i bashkohet qëndrimeve publike dhe kërkimeve të argumentuara tashmë në mënyrë shteruese nga shoqatat e gjyqtarëve përpara Gjykatës Kushtetuese. Theksojmë se çdo ndryshim ligjor që passjell regres në standardet e njohura më parë dhe ulje të pagave të magjistratëve, përbën cenim të garancive kushtetuese”, thuhet në reagim.

Gjithashtu, Shoqata thekson se gjykimi kushtetues i inicuar nga shoqatat e gjyqtarëve, duhet të përfundojë i pandikuar nga çdo presion i jashtëm, ndërsa thekson se pavarësia e Gjykatës Kushtetuese dhe e sistemit të drejtësisë në tërësi përbën një parim themelor.

“Në një shtet demokratik dhe të së drejtës, pavarësia e Gjykatës Kushtetuese dhe e sistemit të drejtësisë në tërësi përbën një parim themelor, i cili duhet të respektohet nga të gjithë aktorët institucionalë dhe publikë, veçanërisht në faza të ndjeshme përpara vendimmarrjes. Në këtë kontekst, gjykimi kushtetues i inicuar nga shoqatat e gjyqtarëve duhet të përfundojë i pandikuar nga çdo presion i jashtëm apo instrumentalizim i opinionit publik.

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë shpreh besimin e saj të plotë në Gjykatën Kushtetuese si autoriteti i vetëm legjitim për të dhënë fjalën përfundimtare në këtë proces, si dhe mbështet çdo përpjekje institucionale dhe civile që synon forcimin e rendit kushtetues, pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe mbrojtjen e standardeve demokratike në vend”, mbyll reagimin Shoqata e Prokurorëve.

The post Debati për rritjen e pagave, reagon Shoqata e Prokurorëve: Gjykimi kushtetues të përfundojë i pandikuar nga çdo presion appeared first on Albeu.com.

Mbyllja e Kadastrës në Vlorë, reagon Rama: Do të jetë një shërbim pa sportele, me akses që do merret online
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në lidhje me mbylljen e Kadastrës në Vlorë dhe zhvendosjen e saj në Tiranë. Sipas tij e ardhmja e Kadastrës është pa sportele dhe pa zyra në territor, por me akses si cdo shërbim që do të merret online.

Kreu i qeverisë tha se zhurma e krijuar ishte nje perceptim i gabuar dhe informim i mangët, por edhe me një mendësi, e cila, siç theksoi Rama, duhet përmbysur.

“Dy fjalë për zhvendosjen e zyrës së Kadastrës së Vlorës në Tiranë. Dhe janë dy fjalë që duhen thënë, sepse edhe një herë tjetër u ngatërrua qëllimisht ose më falni idiotësisht, adresa fizike e zyrës me shërbimin për qytetarët.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, ka kaluar prej kohësh nga një model shërbimi primitiv me sportele, radha, ecejake, zvarritje etj, etj, në një model shërbimesh online, ende i pambyllur plotësisht në të gjithë ciklin e vet, por gjithsesi përmes platformës, e-Albania, ky model mundëson që shumica e procedurave kadastrale, nuk kanë nevojë për paraqitjen fizikisht në një sportel të qytetarit. Kartela pasurie, vërtetime, regjistrime aktesh, kontratash, rivlerësime, të gjithë aplikohen dhe ndiqen online nga kudo, ku ndodhet qytetari, edhe nga Amerika.

Tani, gjithë kjo zhurmë dhe ky tension që u ndje në atë lëvizje, lidhet, jo vetëm me një perceptim të gabuar apo edhe informim të mangët, por edhe me një mendësi, e cila duhet përmbysur dhe duhet përmbysur, duke pasur parasysh që e nesërmja e afërt, jo e largët e Kadastrës, është një shërbim si plot shërbime të tjera, pa sportele, pa godina fizike të shpërndara në territor, por me akses në çdo shërbim, si një e drejtë themelore dhe një e drejtë që merret përmes celularit, që merret përmes kompjuterit më të afërt dhe që nuk ka asnjë lidhje me vendodhjen e zyrës”, u shpreh kryeministri Rama.

Kryeministri Rama paralajmëroi se të tjera drejtori do të zhvendosen: “Ky, nuk është i pari si veprim për zhvendosjen e një drejtorie vendore në qendër dhe nuk është as i fundit. Të tjera drejtori do të zhvendosen dhe ndërkohë, ajo që po punojmë për ditë pa pushim është që të sigurojmë mbylljen e ciklit, pra, jo më aplikim online dhe pastaj marrje mbrapsht të shërbimit me postë, por aplikim online dhe marrja e shërbimit menjëherë po aty online”.

The post Mbyllja e Kadastrës në Vlorë, reagon Rama: Do të jetë një shërbim pa sportele, me akses që do merret online appeared first on Albeu.com.

Deklaratat e Ramës për Ballukun, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Presion politik ndaj veprimtarisë gjyqësore
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me çështjen ‘Balluku’.

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, po hetohet nga SPAK për ‘shkelje të barazisë në tendera’ për Unazën e Madhe dhe për tunelin e Llogarasë, ndërkohë që GJKKO e pezulloi atë nga detyra.

Pas këtij vendimi, kryeministri veproi duke kundërshtuar vendimin, ndërsa e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Në reagimin e Shoqatës së Gjyqtarëve, çdo deklaratë në lidhje me çështjet e gjyqësorit, është presion politik.

“Ndarja dhe balancimi i pushteteve është një nga parimet themelore të demokracisë, prandaj pavarësia e pushtetit gjyqësor, arbitrit final për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve, përbën një gur themeli për ndërtimin e shtetit të së drejtës. Kjo pavarësi vihet në rrezik jo vetëm nga veprime konkrete që synojnë kufizimin e sferës së kompetencave të këtij pushteti, por edhe nga çdo akt ose deklaratë që perceptohet si kërcënim ose presion politik ndaj veprimtarisë gjyqësore apo që ul reputacionin e organeve të drejtësisë në sytë e publikut dhe, në këtë mënyrë, minon besimin e tij tek këto organe”, thuhet në reagim.

Reagimi:

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje prej disa ditësh komunikimin publik të Kryeministrit të vendit lidhur me çështjen gjyqësore në ngarkim të Zëvendëskryeministres dhe njëkohësisht Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila është duke u shqyrtuar në të njëjtën kohë nga Gjykata Kushtetuese, si dhe nga gjykatat e posaçme. Shoqata shpreh shqetësimin dhe indinjatën lidhur me qasjen që kreu i pushtetit ekzekutiv ka zgjedhur të bëjë për këtë problematikë, e cila është pjesë e juridiksionit të pushtetit gjyqësor. Nën petkun e ankesës për uzurpimin e pushteteve ekzekutiv dhe legjislativ nga ai gjyqësor në të vërtetë fshihet një mesazh presioni ndaj organeve të drejtësisë që kanë për shqyrtim çështjen në fjalë. Gjithashtu, mesazhe të tilla të përditshme të ushqyera ndaj publikut të gjerë synojnë të krijojnë një klimë mosbesimi ndaj pushtetit gjyqësor dhe mund të përdoren më tej si pretekst për marrjen e masave erozive ndaj këtij të fundit.

Shoqata rithekson se ndarja dhe balancimi i pushteteve është një nga parimet themelore të demokracisë, prandaj pavarësia e pushtetit gjyqësor, arbitrit final për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve, përbën një gur themeli për ndërtimin e shtetit të së drejtës. Kjo pavarësi vihet në rrezik jo vetëm nga veprime konkrete që synojnë kufizimin e sferës së kompetencave të këtij pushteti, por edhe nga çdo akt ose deklaratë që perceptohet si kërcënim ose presion politik ndaj veprimtarisë gjyqësore apo që ul reputacionin e organeve të drejtësisë në sytë e publikut dhe, në këtë mënyrë, minon besimin e tij tek këto organe. Komisioni Evropian ne raportet për Shqipërisë ka adresuar si shqetësim vazhdimin e përpjekjeve te ndërhyrjes dhe presionit ndaj sistemit gjyqësor nga zyrtarë të lartë publikë dhe politikanë.

Gjyqtarët janë të pavarur dhe i nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve e si të tillë qëllimi i misionit të tyre nuk është fitimi i pëlqimit të shumicës së publikut apo një pjese të tij, por zbatimi me fanatizëm i vullnetit të sovranit të shprehur në këto akte. Vendimet gjyqësore mund të jenë të papëlqyeshme për disa subjekte, por kjo nuk i bën ato ilegjitime, pasi sistemi demokratik i qeverisjes vepron brenda kufijve që i përcaktohen nga standardet e shtetit të së drejtës dhe zbatuesit finalë të këtyre standardeve janë gjyqtarët. Në këtë kuadër, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë fton dhe i kërkon secilit zyrtar të lartë të dy pushteteve të tjera që të respektojë pavarësinë e gjyqtarëve në vendimmarrjen e tyre dhe të distancohet nga çdo sjellje që e cenon atë. Ndërhyrja në veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë zhvillimit të procedurave gjyqësore përbën formën më të rrezikshme në shkeljen e parimit të ndarjes së pushteteve, pasi ka si qëllim deformimin e vendimmarrjes nëpërmjet formave të ndryshme të presionit.

The post Deklaratat e Ramës për Ballukun, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Presion politik ndaj veprimtarisë gjyqësore appeared first on Albeu.com.