reagon kina Archives - Albeu.com

Zyrtarët amerikanë vizitojnë Tajvanin, reagon Kina: Po shkelni sovranitetin
Kina tha se kreu manovra të reja ushtarake pranë Taiwanit, ndërsa një grup ligjvenësish amerikanë vizituan ishullin dhe u takuan me Presidenten Tsai Ing-Wen. Pekini kundërshtoi duke e quajtur vizitën shkelje të sovranitetit të Kinës.

Pesë ligjvenës amerikanë, me në krye Senatorin Ed Markey mbërritën në Taipei në një vizitë të paparalajmëruar. Kjo është vizita e dytë, që pas asaj të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi në fillim të gushtit, pas së cilës Kina filloi një sërë manovrash të paprecedenta ushtarake pranë ishullit.

Ministria e Mbrojtjes e Kinës vuri në dukje përmes një deklarate se vizita e ligjvenësve amerikanë është shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kinës dhe “demonstron natyrën e vërtetë të Shteteve të Bashkuara si prishës të paqes dhe stabilitetit në ngushticën e Tajvanit”. Në deklaratë nuk jepeshin hollësi nga manovrat e reja që kreu Kina sot.

Kryeministri i Tajwanit Su Tseng-Chang tha se ata nuk do të frikësohen nga reagimi i Pekinit ndaj vizitave të tilla.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrëdhënie diplomatike me Taiwanin, por janë të detyruara me ligj, t’i japin ndihmë ishullit të qeverisur në mënyrë demokratike, për t’u mbrojtur.

Kina kurrë nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për të vënë nën kontroll Tajvanin. Qeveria e Tajvanit thotë se Kina nuk e ka qeverisur kurrë ishullin dhe nuk ka të drejtë ta konsiderojë atë si pjesë të vetën dhe se vetëm 23 milionë banorët e ishullit kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e tyre. /VOA/

The post Zyrtarët amerikanë vizitojnë Tajvanin, reagon Kina: Po shkelni sovranitetin appeared first on Albeu.com.