raul zenunaj Archives - Albeu.com

Makina luksoze, truall dhe apartamente, SPAK sekuestron pasuritë e Raul Zenunajt
SPAK ka konfiskuar sot pasuritë e Raul Zenunajt, i dënuar në Itali për trafik droge.

Njoftimi i SPAK:

Më datë 01.06.2023 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë përfundoi gjykimi në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për konfiskimin e pasurive të subjektit të Aktit Normativ nr. 1 datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”, të ndryshuar, në lidhje me subjektin Raul Zenunaj dhe personave të lidhur me të.

Sipas konkluzioneve të dhëna nga Prokurori i Posaçm në seancat e mëparshme gjyqësore, me vendimin e datës 01.06.2023 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur midis të tjerash konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive mbi të cilat ishte vendosur sekuestro me vendimin nr.49 datë 05.01.2021 të Gjykatë së Posaçme kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë:

1) Pasurisë së llojit “Njësi” me sipërfaqe totale 70 m², Bashkia Vlorë, e blerë nga subjekti në vitin 2012 në vlerën 6.944.000 lekë;

2) Pasurisë së llojit “Njësi” me sipërfaqe totale 50 m², Bashkia Vlorë, e blerë nga subjekti në vitin 2012 në vlerën 4.960.000 lekë;

3) Pasurisë së luajtshme automjet i markës BMW tip GM730D, në pronësi të subjektit Raul Zenunaj, e blerë nga subjekti në vitin 2014;

4) Pasurisë së llojit “Arë”, me sipërfaqe 5000 m², aktualisht në pronësi të shtetases E.S.

5) Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe 159 m², Bashkia Vlorë, në pronësi të shtetasit V.Z, e blerë në vitin 2010 në vlerën 8.107.092 lekë.

6) Pasurisë së llojit “Truall”, me sipërfaqe 105 m², Bashkia Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M, e blerë në vitin 2013 në vlerën 1.100.000 lekë.

7) Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe 171 m², Bashkia Vlorë, në bashkëpronësi, të shtetasve V.Z dhe A.M, e blerë në vitin 2013 në vlerën 10.500.000 lekë.

8) Pasurisë së paluajtshme “Shtesë 4-katëshe”, me sipërfaqe totale të 4 kateve 640 m², në bashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M, Bashkia Vlorë. Nga ekspertimi i kryer në gjykim rezulton se vlera e investimit për pasurinë “shtesë 4-katëshe” është 20.216.320 lekë.

9) Pasurisë së llojit “Bodrum”, me sipërfaqe 181 m², Lagja “Kushtrimi”, Bashkia Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M, e blerë në vitin 2013 në vlerën 7.700.000 lekë.

Kush është Raul Zenunaj

Raul Zenunaj i arrestuar në kuadër të operacionit ‘Lulet e Pranverës’ në shkurt të 2019 i cili ka qenë i shtrirë në Shqipëri në disa qytete, në Durrës, Vlorë dhe në Lezhë, ndërsa janë dokumentuar katër raste të trafikut.

Gjithsej u sekuestruan në të dyja vendet mbi 3.3 ton kanabis. Në Itali operacioni u zhvillua në Calabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili dhe Lombardi.

Hetimet kanë zgjatur dy vite. 27 personat e arrestuar, mes tyre dhe Raul Zenunaj, janë akuzuar për krijimin e organizatave kriminale në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Itali.

Droga nga Shqipëria trafikohej drejt Italisë duke u shpërndarë më pas në vendet e tjera të Europës, mes të cilave në Gjermani e Zvicër. Grupet kriminale bazën e kishin në Lecce. Raul Zenunaj u arrestua në Itali.

Po kështu prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka regjistruar procedim pasuror ndaj personave me inicialet A. M. dhe S.B. të shpallur në kërkim ndërkombëtar si të dyshuar për veprat penale të “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Organizatë Kriminale” nga autoritetet Italiane./Albeu,.com.

The post Makina luksoze, truall dhe apartamente, SPAK sekuestron pasuritë e Raul Zenunajt appeared first on Albeu.com.

Makina luksoze, truall, apartamente e jo vetëm: Ky është “i forti” i Vlorës që iu sekuestrua pasuria
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur sekuestrimin e pasurive të Raul Zenunajt, i cili është person i dënuar nga autoritetet gjyqësore të Italisë, për vepra penale “Prodhim dhe trafikim i drogës”; “Prodhim dhe shpërndarje e drogës”, etj.

Prokuroria Vlorë ka dyshime të arsyeshme se të ardhurat e paligjshme të përfituara nga aktiviteti kriminal i zhvilluar në shtetin Italian, janë investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme në qytetin e Vlorës. Në funksion të këtij procedimi penal nr.1922 të vitit 2019 dhe mbi bazën e kërkesës së prokurorit, me vendimin nr.1480, datë 13.06.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur “Caktimin e masës së sigurimit pasuror të sekuestros preventive” për pasuritë e mëposhtme:

Dy “Njësi” me sipërfaqe totale prej 70 m² dhe 50 m² në Vlorë, në pronësi të shtetasit R.Z..

Një pasuri e llojit “Garazh”, me sipërfaqe 27.7m², ndodhur në Vlorë, në pronësi të shtetases A.M..

Tetë pasuri të paluajtshme të llojit “Apartament”:

– Apartament me sipërfaqe 159m², në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në pronësi të shtetasit V. Z..

– Apartament me sipërfaqe 171m², në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasëve V.Z.dhe A.M..

– Apartament me sipërfaqe prej 236 m² (komplet kati), në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, e shtetasit E.Z., porositur nëpërmjet kontratës kundrejt shumës prej 116.000 (njëqind e gjashtëmbëdhjetë mijë) euro.

– Apartament me sipërfaqe 87 m², në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit V. Z. e porositur me kontratën kundrejt shumës prej 50.000 euro.

– Apartament i shtetases A.M., me sipërfaqe 82m², në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, e porositur me kontratën kundrejt shumës prej 60.000 (gjashtëdhjetë mijë) euro.

– Apartament 2+1, me sipërfaqe prej 118 m², e shtetasve E.Z. dhe M.Z., në lagjjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, e porositur me kontratën kundrejt shumës 58.000 (pesëdhjetë e tetë) mijë euro.

– Apartament 3+1, me sipërfaqe prej 119 m², e shtetasve E.Z. dhe M.Z., në lagjjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë.

– Apartament, me sipërfaqe prej 232 m², e shtetasit V.Z., në lagjjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, blerë për çmimin prej 116.000 (Njëqind e gjashtëmbëdhjetë mije) euro.

Pasuri e paluajtshme e llojit “Tokë arë”, me sipërfaqe prej 5000 m², në bashkëpronësi të shtetasëve S.Z., L.Z., E.Z., R.Z., V.Z., V.Z., E.R.

Pasuri e paluajtshme e llojit “Truall”, ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasëve V.Z. dhe A.M..

Pasuri e paluajtshme e llojit “Bodrum”, me sipërfaqe prej 181m², lagjja “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasëve V.Z. dhe A.M.

Pasuri e paluajtshme “shtesë 4-kate”, në bashkëpronësi të shtetasëve V.Z. dhe A.M.

Automjet i markës BMW, GM 730 D, në pronësi të shtetasit R.Z”.

Po kështu prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka rregjistruar procedim pasuror ndaj shtetasve A. M. dhe S.B. të shpallur në kërkim ndërkombëtar si të dyshuar për veprat penale të “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Organizatë Kriminale” nga autoritetet Italiane.

Në kuadër të procedimit pasuror nr.02 të vitit 2021 dhe mbi bazën e kërkesës së prokurorit, me vendimin nr.1479, datë 12.06.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur “Caktimin e masës së sigurimit pasuror të sekuestros” për pasuritë e mëposhtme:

Apartament me sip.93 m², në emër të M.M. çmimi 39.000 Euro.

“Truall” me sip.160 m² dhe sip. ndërt. 40 m², në emër të A.M. çmimi 1.900.000 lekë.

Apartament 23 % të pasurisë me sip.164 m², në emër të A.M. çmimi 60.000 euro.

Automjet Benz E 300, në pronësi të S.M.

Automjet Citroen Berlingo, në pronësi të shtetasit A.M..

Në zbatim të vendimeve gjyqësore janë nxjerrë urdhërat e ekzekutimit të prokurorit të cilat po ekzekutohen nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

The post Makina luksoze, truall, apartamente e jo vetëm: Ky është “i forti” i Vlorës që iu sekuestrua pasuria appeared first on Albeu.com.