Ratko Mlladiç Archives - Albeu.com

Ratko Mlladiç ndërron jetë në Hagë, Vuçiç: Nuk u lejua të vdiste në Serbi, siç kishte dëshiruar
Ratko Mlladiç, ish-komandanti ushtarak serb i Bosnjës, vdiq të enjten në moshën 83-vjeçare në qendrën e paraburgimit të OKB-së në Hagë, ndërsa vuante dënimin e përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte gjatë konfliktit në Bosnjë të viteve 1992-95.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç kritikoi gjykatën e OKB-së, duke e akuzuar për “sjellje të pacivilizuar” pasi nuk lejoi që Mlladiç të dërgohej në Serbi, ku ai dëshironte të vdiste. Beogradi, sipas tij, ende nuk ka marrë informacion nëse trupi i ish-udhëheqësit ushtarak do t’u dorëzohet autoriteteve serbe.

“Nuk kemi informacion nga Haga”, deklaroi Vuçiç para gazetarëve. Ai shtoi se Serbia do të ndihmonte në organizimin e një ceremonie mortore dinjitoze për Mlladiçin, nëse një gjë e tillë do të kërkohej nga familja e tij.

“Tani e shohim se Haga donte që Mlladiç të vdiste në burg”, u shpreh presidenti serb.

“Ata nuk lejuan që gjenerali të vdiste në Serbi, ku ai donte të vdiste. Kjo është sjellje e paqytetëruar, pa precedent dhe pa justifikim”, shtoi ai.

Vdekja e të ashtuquajturit “Kasapi i Bosnjës” ndodhi disa ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY) rrëzoi kërkesën e familjes së tij dhe të qeverisë serbe për transferimin e tij në një spital ushtarak në Beograd, ku do të merrte trajtim.

Gjykata e OKB-së kishte deklaruar se gjendja shëndetësore e Mlladiçit ishte kritike, por e qëndrueshme, dhe se ai po merrte trajtim në mënyrën e duhur në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Autoritetet serbe po presin të mësojnë se kur Haga do ta dorëzojë trupin, tha ministri serb i Drejtësisë, Nenad Vujic, i cili deklaroi më herët se Mlladiç do të varrosej “me nderimet ushtarake dhe shtetërore që i meriton”.

Sipas raportimeve të mediave serbe, Mlladiç kishte kërkuar të varrosej në një varrezë të Beogradit, pranë vajzës së tij Ana, e cila humbi jetën në vitin 1994.

Ndërkohë, gjykata ka hapur një hetim për rrethanat e vdekjes së tij. Gjyqtari i caktuar për të drejtuar hetimin qëndroi rreth tre orë në qendrën e paraburgimit, por nuk dha deklarata për gazetarët.

Ratko Mlladiç ishte një nga tre figurat kryesore të kampit serb, së bashku me ish-presidentin jugosllav Slobodan Millosheviç dhe ish-udhëheqësin politik të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, në periudhën kur ish-Jugosllavia u përfshi nga masakrat pas rënies së komunizmit.

Konflikti në Bosnjë shkaktoi rreth 100,000 viktima dhe detyroi 2.2 milionë persona të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Në Srebrenicë, trupat serbe nën drejtimin e Ratko Mlladiç ekzekutuan 8,000 myslimanë boshnjakë, të cilët ishin strehuar në një zonë që supozohej të ishte e mbrojtur nga OKB-ja.

Vuçiç, i cili në vitet 1990 shërbeu si ministër nën regjimin e Slobodan Millosheviçit dhe dikur njihej si ultranacionalist, vitet e fundit është paraqitur si reformator pro-evropian, ndërsa ka ruajtur marrëdhënie të afërta me Rusinë dhe Kinën.

The post Ratko Mlladiç ndërron jetë në Hagë, Vuçiç: Nuk u lejua të vdiste në Serbi, siç kishte dëshiruar appeared first on Albeu.com.

Vdes “Kasapi i Bosnjës” Ratko Mladiç, Serbia do t’a varrosë me nderime shtetërore dhe ushtarake
Ratko Mladiç, ish-komandanti i Shtabit Kryesor të Ushtrisë së Republikës Serbe në Bosnjë i njohur si “Kasapi i Bosnjës” ka ndërruar jetë në Hagë. Ai ishte i dënuar për krime lufte në Bosnjë dhe përgjegjës direkt për gjenocidin në Srebrenicë, shkruan Albeu.com.

Sipas mediave serbe, Serbisë nisi procedurën nëpërmjet autoriteteve kompetente për të përmbushur dëshirën e fundit të Ratko Mladiçit për t’u varrosur pranë vajzës së tij Ana.

Lajmi vjen pasi u njoftua se Mlladiç vdiq në Hagë pas disa muajsh problemesh shëndetësore.

Burimet thonë se Mladiç do të varroset me të gjitha nderimet shtetërore dhe ushtarake – tha redaktori i Informer, Dragan J. Vuçiçeviç, në Programin Special në televizionin Informer, transmeton Kurir.

Ai donte të varrosej pranë vajzës së tij

Një vend të veçantë në jetën private të Ratko Mladić-it e zuri vajza e tij Ana, e cila vdiq në vitin 1994 në moshën 24 vjeç.

Sipas versionit zyrtar, Ana Mladić kreu vetëvrasje në shtëpinë familjare në Beograd. Megjithatë, Ratko Mladić nuk e pranoi kurrë këtë version dhe për vite me radhë pretendoi se vajza e tij u vra.

Ratko Mladić i kaloi vitet e fundit të jetës së tij në Hagë, ku vuajti dënimin me burgim të përjetshëm. Gjendja e tij shëndetësore gjatë muajve të fundit ishte jashtëzakonisht e vështirë ndërkohë familja dhe përfaqësuesit e Serbisë kërkuan vazhdimisht që ai të trajtohej në Serbi por këto kërkesa nuk u pranuan nga Gjykata e Hagës.

The post Vdes “Kasapi i Bosnjës” Ratko Mladiç, Serbia do t’a varrosë me nderime shtetërore dhe ushtarake appeared first on Albeu.com.

Kërkoi lirimin nga burgu për arsye shëndetësore, Gjykata në Hagë rrëzon sërish kërkesën e Ratko Mlladiç
Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale (ish-Tribunali i Hagës) ia ka hedhur poshtë përsëri kërkesën Ratko Mlladiçit për lirimin të përkohshëm nga burgu për arsye shëndetësore, ku ai po e vuan dënimin për krime të luftës. Mlladiç, ish-komandant i Ushtrisë së Republikës Sërpska entiteti serb i Bosnjës u dënua në vitin 2021 me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje e Hercegovinë. Mekanizmi tha të enjten se ekspertët e pavarur mjekësorë kanë konstatuar se Shërbimi Mjekësor i Njësisë së Paraburgimit të Kombeve të Bashkuara dhe spitali i burgut po e vëzhgojnë dhe trajtojnë në mënyrë adekuate gjendjen shëndetësore të Mlladiçit.

“Ata nuk kanë hasur në mungesë të kujdesit ose trajtimit të duhur, që do ta arsyetonte lirimin e tij”, thuhet në njoftimin e Mekanizmit.

Mekanizimi shtoi se Mlladiç është vendosur përgjithmonë në një strukturë spitalore burgu të ndërtuar rishtazi, e cila është e pajisur për të ofruar kujdes multidisiplinor për të burgosurit me probleme komplekse mjekësore.

“Mlladiç po vendoset në një spital të ri burgu, të teknologjisë së fundit, me monitorim të vazhdueshëm dhe transferime të shpejta në spitale civile sipas nevojës”, tha ai.

Thuhet se i burgosuri ka kujdes të përshtatshëm paliativ, ndihmë me aktivitetet e përditshme, si dhe përkthyes dhe staf që flasin gjuhën e tij. Mbrojtja e tij kërkoi lirim të përkohshëm për shkak të, siç u tha, shëndetit të tij të dëmtuar rëndë dhe nevojës për trajtim spitalor.

Ministri serb i Drejtësisë, Nenad Vujiç, e vizitoi atë më 20 prill dhe i kërkoi Hagës që t’ia mundësonte Mlladiqit të mjekohej në liri. Kjo është hera e dytë që atij i refuzohet kërkesa për lirim nga burgu për arsye shëndetësore. Në qershor të vitit 2025, mbrojtja e Mlladiçit kërkoi lirim të përkohshëm ose të parakohshëm bazuar në diagnozën e tij të dyshuar terminale dhe jetëgjatësinë e shkurtër.

Mekanizmi e hodhi poshtë kërkesën me arsyetimin se Mlladiç po merrte kujdes të plotë mjekësor. Mlladiç u dënua përfundimisht në Hagë më 8 qershor 2021 për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai ka qenë në paraburgim nën mbikëqyrjen e Mekanizmit Ndërkombëtar që nga arrestimi i tij në vitin 2011 në Serbi.

Vendimi i gjykatës së Hagës e shpalli atë fajtor për gjenocid kundër rreth 8.000 boshnjakëve në Srebrenicë, një zonë e mbrojtur nga OKB-ja, në verën e vitit 1995, për persekutimin dhe transferimin me forcë të boshnjakëve dhe kroatëve në gjithë Bosnjën, terrorizimin e civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës dhe mbajtjen peng të paqeruajtësve të OKB-së gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1995. Ai u dënua për 10 nga 11 pikat e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./ REL

The post Kërkoi lirimin nga burgu për arsye shëndetësore, Gjykata në Hagë rrëzon sërish kërkesën e Ratko Mlladiç appeared first on Albeu.com.