rasim maloku Archives - Albeu.com

EMRAT/ Kosova me “dorë të hekurt”, urdhëron sekuestrimin e 75 vilave të politikanëve dhe biznesmenëve
Lista prej 75 pronave të sekuestruara në aksionin e fundit të prokurorit Rasim Maloku në Brezovicë, e cila përmban emra pronarësh të gjykatësve të të gjitha niveleve, politikanëve, biznesmenëve si dhe qytetarëve të tjerë tashmë mban edhe vulën e gjykatës.

Lajmin për sekuestrimin e përkohshëm të 75 pronave e ka konfirmuar për “Betimin për Drejtësi”, Shaqë Curri, gjykatës i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Pejë.

“Kam urdhëruar sekuestrimin e përkohshëm”, ka thënë Curri.

Sipas shkresave të lëndës së gjykatës, këto villa të sekuestruara rezulton se janë ndërtuar në Zonën e II-të në Parkun Kombëtar “Sharri” – Zona e Brezovicës, në të cilën ndalohet ndërtimi me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri”. Sipas shkresave të lëndës, thuhet se sipas këtij ligji, Zona e II-të e këtij Parku karakterizohet me ekosisteme, vlera peisazhore dhe vlera tjera të natyrës, ku mund të ushtrohet eko-turizmi, bujqësia tradicionale dhe veprimtari, të cilat nuk janë në kundërshtim me qëllimet e Parkut, kurse është e ndaluar ndërtimi i çfarëdo objekti për banim.

Në listën e 75 pronave, kryesisht villa, figurojnë emrat e pronarëve që përfshijnë si pronarë, gjykatës të të gjitha niveleve, politikanë, biznesmenë si dhe qytetarëve të tjerë, të cilët kanë blerë villa apo kanë blerë parcela dhe më pas kanë ndërtuar villa.

Ajo që bie në sy në këtë listë janë tre gjykatës të Ferizajt, të cilët janë gjykatës nga të trija nivelit e gjyqësorit. Të tretë fillimisht kanë blerë parcela në vitin 2016, ndërsa në vitet e fundit kanë ndërtuar villa. Fjala është për Mustafë Tahirin, Kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Bashkim Hysenin ish-Kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj, aktualisht gjykatës në Gjykatën e Apelit, si dhe Agim Maliqi, ish-gjykatës i Gjykatës Themelore në Ferizaj, aktualisht gjykatës në Gjykatën Supreme. Të tre këta gjykatës, pronat i kanë blerë bashkë në vitin 2016, në sipërfaqe 2.84 ari, respektivisht 2.4 ari me një çmim prej 6 mijë euro secili.

Tre gjykatësit, janë kontaktuar më javë më parë nga “Betimi për Drejtësi” dhe kanë konfirmuar sekuestrimet e villave të tyre nga Prokuroria. Ata kanë deklaruar se blerjen e pronave e kanë bërë përmes procedurave ligjore dhe dokumenteve të organeve kompetente, njëjtë edhe villat i kanë ndërtuar me leje të organit.

Sipas prokurorit Rasim Maloku, i cili kohë më parë ishte deklaruar në media, shumica e ketyre objekteve janë ndërtuar, duke keqpërdorur detyrën zyrtare të pandehurit, me lëshimin e lejeve ndërtimore në kundërshtim me ligjet që rregullojnë Parkun Kombëtar “Sharri”, me marrje të ryshfetit, dhënie të ryshfetit, me çka kanë degraduar mjedisin në këtë zone. Në këtë drejtim edhe janë sekuestruar objektet në Zonën II, pasiqë janë rrjedhojë e veprave penale, pasi sipas ligjit, në këtë zonë zyrtarët nuk kanë mundur në asnjë formë të lëshojnë leje ndërtimi, pasi ndalohet ndërtimi me ligj.

Siqodoftë, sipas deklarimeve publike të prokurorit Maloku, pronarët që kanë blerë villa apo kanë ndërtuar, duke mos u përfshirë në vepra penale, nuk do të hetohen dhe ndiqen penalisht, por atyre vetëm do t’iu sekuestrohen pronat, për të cilat sipas tij, të gjithë këta persona, do të kenë mundësinë ligjore që të ndjekin rrugët në procedurë civile për kompensim të dëmeve që iu shkaktohen, ndërsa për villat, sipas Malokut, do të bëhet kërkesë për rrënimin e tyre, në mënyrë që zona të kthehet ashtu siç përcaktohet në Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri”.

Sekuestrimet e këtyre pronave, sipas dokumenteve të siguruara, rezulton se janë bërë duke u mbështetur në Kodin e Procedurës Penale, ku theksohet se sendet që përkohësisht mund të sekuestrohen janë sende që mund të jenë prova gjatë një procedure penale, sende ose pasuri që kanë mundësuar kryerjen e veprës penale, ose sende që konsiderohen dobi pasurore e fituar me kryerjen e veprës penale dhe për të cilat ligji parasheh sekuestrimin.

Pas aktakuzës së ngritur në vitin 2022 për degradim të Brezovicës nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, rasti Brezovica është zgjeruar, duke rritur numrin e personave të arrestuar dhe personave që janë nën hetim, përfshirë zyrtarë dhe biznesmen të ndryshëm, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Ndër politikanët që figurojnë në listë janë Enver Hoxhaj ish-Ministër, dy vëllezërit e ish-Presidentit Hashim Thaçi si dhe një numër i madh i bizesmenëve, përfshirë edhe personat e arrestuar gjatë aksioneve në Brezovicë.

Lista e plotë të pronave të sekuestruara ku figurojnë emrat e pronarëve./Express

The post EMRAT/ Kosova me “dorë të hekurt”, urdhëron sekuestrimin e 75 vilave të politikanëve dhe biznesmenëve appeared first on Albeu.com.

Sekuestrohen vilat e politikanëve, biznesmenëve dhe VIP-ave në Brezovicë, arrestime dhe hetime, çfarë pritet të ndodhë sot
53 vila janë mbyllur e janë sekuestruar në Brezovicë nga rreth 100 sa janë gjithsej të ndërtuara në zonën e parë të Parkut Kombëtar të Maleve të Sharrit.

Ky park është i ndarë në tri zona dhe sipas zyrtarëve të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, në zonën e parë dhe të dytë nuk lejohet fare ndërtimi kurse në atë të tretë, vetëm me leje të veçantë e cila nuk guxon në asnjë mënyrë të jetë në kundërshtim me ambientin.

Rasim Maloku, prokuror në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ka deklaruar se operacioni i sotëm “Brezovica” është vazhdimësi e operacionit të ndërmarrë muaj më parë.

“53 vila janë mbyllur e janë sekuestruar, kurse operacioni vazhdon edhe në ditën e mërkurë nëse premtojnë kushtet atmosferike”, tha Maloku

Ai sqaroi se zona është nën kontroll dhe tanimë janë ndërprerë të gjitha punimet.

Prokurori u shpreh se zyrtarët që ishin përgjegjës për lëshim të lejeve për ndërtim dhe zyrtarët përgjegjës për zbatim, e që janë ata të Drejtorisë së Urbanizimit në komunën e Shtërpcës, që është dashur ta mbikëqyrin gjendjen si edhe inspektorati i Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, nuk e kanë kryer punën e tyre.

“Situata ka ardhur deri në këtë nivel për shkak të neglizhencës dhe është dashur të ndërhyjë prokuroria ngaqë janë kryer keqpërdorime të jashtëzakonshme”, tha Maloku.

“Dukuria e keqpërdorimit në këtë zonë ka filluar që nga vitet 2013-2014, por Policia e Krimeve Ekonomike është aktivizuar kurse ndalimet e punimeve janë bërë në vitin 2016, kur edhe kanë vendosur shirita për ndalim punimesh, përkatësisht edhe inspektorati i Ministrisë së Mjedisit”, tha ai, duke shtuar se “çështja ka ngelur në vend”.

Ai tha se është dashur të intervenojë prokuroria në vitin 2019.

“Por, sërish Inspektorati i Ministrisë i ka anuluar aktvendimet për ndërprerje të punimeve dhe kështu është dashur që komplet rastin ta marrë në duar prokuroria”.

Çështja e mbikëqyrjes së ndërtimeve, sipas prokurorit Maloku është punë e inspektorëve të nivelit komunal e qendror.

“Paralajmërimet për mos ndërtime nga ana e tyre kanë qenë shumë formale, por veprime efektive për ndërprerje të ndërtimeve nuk janë bërë asnjëherë”.

Prokuroria deklaroi se pikërisht për mos veprim të tyre inspektorëve, kanë filluar hetimet si ndaj komunës së Shtërpcës dhe atyre të Ministrisë së Ambientit.

“Në rastin Brezovicës, nën hetime i kemi 17 persona, ndaj 11 personave është ngritur aktakuzë në vitin 2020 për degradim ambienti. 18 janë në paraburgim, 3 janë në arrest shtëpiak e të tjerët janë nën masa më të buta sepse kanë bashkëpunuar me prokurorinë”.

Ai tha se hetimet do të vazhdojnë, pavarësisht nivelit të personave.

“Të gjithë do të dalin para gjykatës”, tha prokurori Maloku.

“Parku kombëtar ndahet në tri zona. Në dy të parat ndalohet rreptësishtë ndërtimi. Por në këtë zonë për shkak të akteve korruptimeve dhe mos mbikëqyrjes nga inspektorati i Ministrisë së Ambientit, janë kryer rreth 100 ndërtime, përfshirë edhe një motel, e që është dashur të ndalohen dhe të sekuestrohen”.

Prokurori Maloku u shpreh se do të vazhdohet me sekuestrime në zonën e dytë e pastaj në zonën e tretë.

The post Sekuestrohen vilat e politikanëve, biznesmenëve dhe VIP-ave në Brezovicë, arrestime dhe hetime,  çfarë pritet të ndodhë sot appeared first on Albeu.com.

Aksioni në lagjet e njohura të Prishtinës, arrestohet zyrtarë dhe biznesmenë
Prokurori i rastit “Brezovica”, Rasim Maloku ka konfirmuar për Gazetën Express se numri i personave të arrestuar në këtë aksion që nisi sot herët në mëngjes ka shkuar në shtatë.

Prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku tha se janë arrestuar shtatë persona nga aksioni, i cili është duke vazhduar dhe pas përfundimit të tij prokuroria do të dal me një komunikatë për media. Personat e arrestuar dyshohen kryesisht për marrje dhe dhënie ryshfeti, keqpërdorime etj.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me Prokurorinë e Ferizajt. Zyrtarët policorë kanë kryer bastisje në lagjen “Velania” të Prishtinës si dhe në rreth 10 lokacione të tjera.

The post Aksioni në lagjet e njohura të Prishtinës, arrestohet zyrtarë dhe biznesmenë appeared first on Albeu.com.