raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Archives - Albeu.com

Von Cramon: Integrimi i Kosovës në BE varet edhe nga dialogu me Serbinë
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian është hap i rëndësishëm, por shtoi se integrimi në bllok varet edhe nga dialogu me Serbinë.

“Është thelbësore që gjithë Ballkani Perëndimor të futet në BE. Ritmi i integrimit të Kosovës në BE do të varet nga përkushtimi i saj për miratimin e reformave të nevojshme dhe përfundimin e suksesshëm të dialogut me Serbinë, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian”, deklaroi ajo në Twitter.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i dorëzoi të enjten Çekisë – vendit që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian – aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Kjo, tha ai, është një ditë historike për Kosovën dhe një ditë e madhe për demokracinë në Evropë.

Aplikimi për anëtarësim në BE është vetëm hapi i parë i një procesi që mund të zgjasë me vite.

Një ditë më herët, udhëheqësit e Kosovës, përfshirë kryeministrin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, e nënshkruan aplikimin për anëtarësim në BE në Prishtinë, duke e cilësuar si “hap historik” për Kosovën.

Javën e ardhshme, presidenca çeke e BE-së pritet t’i njoftojë vendet tjera anëtare për aplikimin e Kosovës.

Trajtimin e kësaj çështjeje do ta vazhdojë pastaj Suedia, e cila merr kryesimin e BE-së nga 1 janari.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova mbetet e fundit në procesin e integrimeve evropiane./rel

The post Von Cramon: Integrimi i Kosovës në BE varet edhe nga dialogu me Serbinë appeared first on Albeu.com.

Von Cramon: Propozimi franko-gjerman, i afërt me atë çfarë dëshiron Kosova
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se propozimi franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi është një kompromis i pranueshëm për dy palët.

Von Cramon, ka thënë për KosovaPress, se në kuadër të kësaj ujdie duhet të përfshihet edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas saj, me atë çka ka lexuar, zgjidhja është shumë afër me çka Kosova do dëshironte të shihte. Ndërkohë, Von Cramon, thekson se Kosova meriton liberalizimin e vizave.

“Kjo varet nga të dyja qeveritë, mendoj se ka të paktën një kompromis të mirë, me sa di ai është i pranueshëm, është një kompromis shumë i largët dhe uroj që të dyja qeveritë që janë në krye të bien dakord dhe ta pranojnë këtë”, thotë Von Cramon.

Ajo këshillon dy palët në dialog që të pranojnë propozimin franko-gjerman.

“Jo, asociacioni është pjesë e të gjithë paketës. Nuk do t’i referohesha asociacionit si të tillë, por paketës së përgjithshme si kompromis. Të paktën ajo që kam lexuar është shumë afër me atë që Kosova do të dëshironte të shihte, prandaj do t’i këshilloja secilit që ta pranonte këtë”, ka shtuar raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën, Von Cramon, ka thënë se edhe për të është e paqartë ideja për përfshirjen e Kosovës në sistemin ETIAS.

Megjithatë, ajo kërkon nga Këshilli i ministrave që në mbledhjen e radhës në muajin nëntor të japin dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Tani ata kanë përmendur ETIAS, le të themi fazën tjetër, për mua personalisht nuk është shumë e qartë se çfarë do të thotë kjo. A do të thotë kjo, kushte të reja apo jo? Por për mua një gjë është e qartë, Kosova e meriton liberalizimin e vizave sa më shpejt të jetë e mundur. Ata kanë plotësuar të 96-të kriteret katër vite më parë. Komisioni ka dorëzuar një raport tjetër, raportin e shqyrtuar i cili është jashtëzakonisht pozitiv, kështu që nuk ka nevojë që asnjë shtet të thotë se Kosova duhet të presë, por çfarë do të negociohet dhe debatohet në këshillin e ardhshëm, ne nuk e dimë. Është e qartë se ka një grup shtetesh të cilat ende kanë rezerva”, ka shtuar ajo.

Propozimin franko-gjerman për dialogun e kanë konfirmuar në Kosovë edhe krerët institucional, por nuk kanë dhënë detaje për përmbajtjen e tij.

The post Von Cramon: Propozimi franko-gjerman, i afërt me atë çfarë dëshiron Kosova appeared first on Albeu.com.

Raportuesja e BE-së paralajmëron se Rusia mund të shfrytëzojë trazirat në Ballkanin Perëndimor
Euro-deputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka shprehur shqetësimin për protestat e dhunshme që kanë përfshirë Maqedoninë e Veriut.

Sipas saj ato mund të përhapen edhe në Mal të Zi dhe mund të përdoren nga Rusia për të destabilizuar rajonin.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Von Cramon bën përgjegjës Bashkimin Evropian që sipas saj dështoi në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ndërsa i bën thirrje të përshpejtojnë veprimet.

“Kur shtetet snëtare të BE-së dështojnë të japin shpërblim të prekshëm për qeveritë progresive në Ballkanin Perëndimor, ne kemi trazira në Maqedoninë e Veriut dhe potencialisht edhe në Mal të Zi që mund të shfrytëzohen nga Rusia dhe aktorë të tjerë të huaj. Ka ardhur koha që Bashkimi Europian të kuptojnë dhe të përshpejtojnë veprimet e tyre”, shkruan eurodeputetja.

Kujtojmë që protestat e dhunshme në Shkup kanë vijuar për të pestën ditë radhazi kundër propozimit francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë.

Protestuesit kërkojnë nga qeveria të mos i nënshtrohet kërkesave bullgare me të cilat dyshojnë se cenohet gjuha dhe identiteti maqedonas dhe hapet rruga për siç thonë, bullgarizim librash dhe heronjsh kombëtar

Ndërkohë, të enjten më 7 korrik, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka dërguar për shqyrtim në kuvend propozimin francez për kornizën negociuese në lidhje me zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, por ende nuk është marrë dokumenti zyrtar.

Pas marrjes së dokumentit, do të thirret një seancë sipas procedurave parlamentare ku do të marrin pjesë të gjithë deputetët. Pritet që kjo seancë të mblidhet të premten./rel

The post Raportuesja e BE-së paralajmëron se Rusia mund të shfrytëzojë trazirat në Ballkanin Perëndimor appeared first on Albeu.com.