raportin Archives - Albeu.com

PPE dorëzon raportin për Shqipërinë: Zgjedhjet dhe korrupsioni, rrezikojnë rrugën drejt BE-së
Partia Popullore Europiane (PPE) ka dorëzuar në Parlamentin Europian 26 amendamente në raportin e 2025 për Shqipërinë, duke theksuar me forcë mangësitë sistemike në zgjedhje, drejtësi dhe qeverisje.

Raporti i propozuar nën drejtimin e Reporterit për Shqipërinë, Andreas Schieder, nxjerr në pah dështimet serioze të qeverisë shqiptare në fusha kyçe si zgjedhjet, drejtësia, administrata dhe qeverisja.

Raporti thekson se pa reforma të thella dhe të pakthyeshme, Shqipëria rrezikon të humbasë besueshmërinë ndaj Bashkimit Evropian.

Eurodeputeti Andrey Kovatchev dhe grupi i PPE ka dorëzuar një paketë amendamentesh ku denoncohen mangësi serioze sistemike në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri.

Raporti nxjerr në pah përdorimin e gjerë të burimeve publike nga partia në pushtet, mungesën e kushteve të barabarta për opozitën dhe pretendime për blerje votash.

Sipas dokumentit, mungesa e ndarjes së qartë midis institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake minon konkurrencën dhe besimin e qytetarëve.

Raporti kërkon një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, që siguron akses të barabartë në media, mbrojtje ndaj keqpërdorimit të burimeve administrative dhe zbatim efektiv të ligjit.

Po ashtu, raporti përshkruan sfidat e vazhdueshme të gjyqësorit, duke përfshirë mbingarkesën me çështje të pazgjidhura dhe përpjekjet për ndikim të padrejtë.

Eurodeputetët nënvizojnë rëndësinë e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të pavarësisë së gjyqësorit.

Korrupsioni i nivelit të lartë mbetet shqetësim kryesor, ndërsa SPAK duhet të fuqizohet për të ndërtuar një histori të qartë hetimesh dhe dënimesh.

Raporti kritikon qeverinë për informalitetin e lartë ekonomik dhe mungesën e efikasitetit në administratë, të cilat pengojnë mjedisin e biznesit dhe konkurrencën.

Në qendër të vëmendjes është edhe AKSHI, për mungesën e transparencës dhe kontrollit në prokurimet publike dhe infrastrukturën digjitale.

Parlamentarët bëjnë thirrje për auditime të pavarura dhe mekanizma gjithëpërfshirës të kontrollit të investimeve dhe prokurimeve.

Raporti evidenton përkeqësimin e lirisë së medias, centralizimin e pronësisë dhe presionin ekonomik mbi gazetarët.

Në përfundim, përmes amendamenteve të paraqitura nga grupi PPE, eurodeputetët bëjnë thirrje për veprim të menjëhershëm nga autoritetet shqiptare: reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, depolitizim të administratës, luftë të vendosur kundër korrupsionit dhe transparencë të plotë në prokurimet publike, duke paralajmëruar se perspektiva e Shqipërisë drejt BE-së mbetet në rrezik pa këto ndërhyrje.

The post PPE dorëzon raportin për Shqipërinë: Zgjedhjet dhe korrupsioni, rrezikojnë rrugën drejt BE-së appeared first on Albeu.com.

Manja lexon raportin për Ballukun: Në kërkesën e SPAK-ut s’ka akuza as për korrupsion e as për pengim të drejtësisë
Deputeti Ulsi Manja, lexon raportin e Partisë Socialiste për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Ballukun.

“Në kërkesën e SPAK-ut s’ka akuza as për korrupsion e as për pengim të drejtësisë nga ana e deputetes“, u shpreh Manja.

Manja thotë se pretendimet e SPAK janë hipotetike dhe të pabazuara në prova apo fakte. Në raport thuhet se për sa kohë Belinda Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, nuk ka më asnjë rrezik real të prishjes së provave.

“Kam që nga viti 2013 jam në këtë sallë dhe në fakt në këtë sallë kjo është kërkesa e 7 e organit të akuzës që vjen në këtë kuvend për dhënie autorizimi për arrestimin e një anëtari parlamenti. Nuk kam dëgjuar në këtë sallë raport më të detajuar në analizën e provave, fakteve dhe rrethanave të një kërkese të SPAK se sa sot.

Gjë cila në fakt bie ndesh në frymën e nenin 73 të Kushtetutës, madje këtë raport kaq të detajuar nuk ke kam dëgjuar nga kolegët e opozitës as në 21 dhjetor 2023 kur këtu kishim kërkesën e SPAK për një tjetër anëtarë, por atëherë me një ndryshim, raporti i pakicës sugjeronte ndryshe nga sot, rrëzimin e kërkesës me argumentit se nuk plotësohen kërkesat e nenit 260 të procedurës penale. N raportin e shumicës do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës.

Në emër të anëtarëve të shumicës, në momentin që e paraqitëm raportin tonë për kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Ballukut, ka ndodhur një realitet i ri. Juridik që e ndryshon natyrën e vlerësimit dhe shqyrtimit të kërkesës së SPAK.

Ky fakt ka të bëjë me atë që deputetja në fjalë nuk ushtron më funksione ekzekutive për shkak të ndryshimeve në kabinetin qeveritar. Masa e sigurimit personal, ajo e pezullimit nga detyra, nuk prodhon më asnjë efekt, në të njëjtën linjë, raporti ynë e qartëson edhe narrativen mbi të cilën SPAK ka ndërtuar kërkesën e aplikimit masave më të rënda, prishja e prova, apo arratisje, janë hipotetike për sa kohë lidhet me ushtrimin e funksioneve ekzekutive, detyra në fjalë që nuk i ushtron më.

Shpesh kemi parë përpjekje për ta zhvendosur këtë çështje në një gjykim publik që bie ndesh me shtetin e të drejtësh dhe prezumimin e pafajësisë. Është e domosdoshme që kuvendi të flasë qartë, të dalë politikën nga drejtësia, zhurmën nga faktet dhe gjykimin publik nga procesi i rregullt ligjor. Kuvendi nuk është sot përballë një votimi të zakonshëm, jemi përballë një vendimmarrje q prek lirinë personale të një deputeti, ushtrimin e mandatit dhe balancën ndërmjet pushteteve. Kuvendi ska kompetencë të gjykojë fajësinë”, tha Ulsi Manja.

The post Manja lexon raportin për Ballukun: Në kërkesën e SPAK-ut s’ka akuza as për korrupsion e as për pengim të drejtësisë appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, OSBE/ODIHR publikon raportin: Vota e diasporës, test i rëndësishëm për institucionet e vendit
Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), ka publikuar një raport lidhur me zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 11 maj.

Në raportin e OSBE/ODIHR, zgjedhjet konsiderohen si një moment kyç për zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe për rrugën drejt Bashkimit Europian.

Gjithashtu, theksohet se për herë të parë do të aplikohet votimi nga jashtë vendit, ndërkohë që sistemi zgjedhor është ndryshuar me një formulë të kombinuar mes listave të mbyllura dhe preferenciale.

Më tej thuhet, se disa rekomandime të OSBE/ODIHR, si heqja e pragut kombëtar për kandidatët e pavarur dhe ndalimi i kandidimit të liderëve të partive në disa zona zgjedhore, janë përfshirë, por shumë rekomandime të tjera mbeten të paimplementuara.

Ndryshimet në kuadrin ligjor gjatë viteve 2024 dhe 2025, sollën rregulla të reja në sistemin zgjedhor dhe lejuan votimin nga jashtë, por ende nuk është bërë një rishikim gjithëpërfshirës i ligjeve zgjedhore.

Sipas sistemit të ri, subjektet zgjedhore paraqesin lista të mbyllura dhe lista me preferenca. Fillimisht, mandatet ndahen sipas listave të mbyllura.

Disa rekomandime të OSBE/ODIHR, si heqja e pragut kombëtar për kandidatët e pavarur dhe ndalimi i kandidimit të liderëve të partive në disa zona zgjedhore, janë përfshirë, por shumë rekomandime të tjera mbeten të paimplementuara.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve. Përgatitjet janë në rrugën e duhur, përfshirë edhe procesin e votimit nga jashtë përmes postës, për të cilin KQZ ka ndërmarrë një fushatë të gjerë informimi.

Gjithashtu, janë lancuar fushata edukimi për votuesit, duke përfshirë minoritetet kombëtare dhe personat me aftësi të kufizuara.

Votimi dhe numërimi elektronik do të pilotohet në disa bashki, me testime dhe demonstrime publike para ditës së zgjedhjeve.

Rreth 3.7 milionë qytetarë janë regjistruar për të votuar, përfshirë rreth 246 mijë nga jashtë vendit. Për të përfshirë sa më shumë emigrantë, KQZ vendosi të zgjasë vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit të skaduara.

Gjatë periudhës së verifikimit publik, qytetarët kishin mundësi të kontrollonin dhe korrigjonin të dhënat edhe online. Identifikimi i votuesve në ditën e zgjedhjeve do të bëhet me pajisje elektronike.

Kandidatët për zgjedhje mund të jenë të propozuar nga parti politike, koalicione ose të pavarur. KQZ ka regjistruar gjithsej 11 subjekte zgjedhore – tetë parti dhe tre koalicione – me një total prej 2,046 kandidatësh.

Kodi Zgjedhor përfshin një kuotë gjinore që kërkon që një në tre kandidatë në të dyja listat të jetë nga gjinia më pak e përfaqësuar.

Gratë janë të përfaqësuara në mënyrë të barabartë në kabinetin qeveritar, duke mbajtur gjysmën e posteve ministrore.

Megjithatë, në Kuvend ato zënë vetëm 36 për qind të vendeve (50 nga 140). Në KQZ, gratë përbëjnë vetëm 3 nga 12 anëtarë, ndërsa në komisionet e administrimit të zonave zgjedhore janë rreth 31 për qind.

Nga kandidatët e regjistruar, 787 janë gra (38.47%). Disa bashkëbisedues të Misionit Vëzhgues të ODIHR kanë theksuar se stereotipet gjinore vijojnë të jenë të pranishme në jetën politike.

The post Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, OSBE/ODIHR publikon raportin: Vota e diasporës, test i rëndësishëm për institucionet e vendit appeared first on Albeu.com.

Komisioni i Venecias publikon raportin në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës
Komisioni i Venecias, ka publikuar opinionin në lidhje me kërkesën e bërë nga socialistër për mandatin e deputetes dhe ish-ministres Olta Xhaçka.

Kërkesa është parashtruar më 13 shtator nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, për një opinion lidhur mbi marrëdhëniet ndërmjet demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese.

Çështja “Xhaçka”, është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita, e cila pretendon se deputetes socialiste duhet t’i hiqet mandati me argumentin e konfliktit të interesit, për shkak të dhënies së statusit “investitor strategjik” bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, në kohën kur ajo mbante postin e ministres.

Deputetët e Partisë Socialiste, me urdhër të kryeministrit Edi Rama, kanë votuar dy herë kundër vendimit të Kushtetuese për të shqyrtuar mandatin e Xhaçkës, duke mbrojtur kështu kolegen e tyre.

Ndërsa pas 14 orësh seancë parlamentare, pas mesnate më 13 shtator deputetët e PS-së nuk votuan kundër, si dy herët e tjera, por pjesa më e madhe e tyre abstenuan, duke rrëzuar kështu për herë të dytë vendimin e Kushtetueses.

Pas kësaj, Kuvendi iu drejtua zyrtarisht Komisionit të Venecias, për t’i marrë një opinion nëse Gjykata Kushtetuese, mund të imponojë një deputet se si duhet të votojë.

Xhaçka akuzohet se ka shkelur Kushtetutën, duke përfituar si deputete të mira publike, që kur bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, fitoi të drejtën e përdorimit të bregdetit për 30 vite falë një vendimi qeverie.

Më konkretisht në mars të vitit 2022, Këshilli i Ministrave shpalli një vendimin për dhënien në përdorim të një zone bregdetare në Gjilekë të Himarës për resortin “Dreamades Luxury Suites” për një periudhë 30-vjeçare. Në atë kohë, Olta Xhaçka mbante postin e ministres së Jashtme.

Sipas këtij vendimi, kompanisë ‘AGTTC Hotel Management’ i jepet leje e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, që po ndërtohet në fshatin Gjilekë të bashkisë Himarë.

Rasti është kthjellësisht i pastër dhe për precedentë të tillë Kushtetuesja i ka hequr më parë mandatin e deputetit, Ilir Beqjas dhe Koço Kokëdhimës.

Konkluzionet në raportin e Komisionit të Venecias:

54. Komisionit të Venecias i është kërkuar nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të japë mendimin e tij “për marrëdhëniet ndërmjet demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese në kuadrin e rolit të Kuvendit në shqyrtimin e mocionet për papajtueshmërinë me mandatin e deputetit (deputetit)”, duke u marrë kështu me zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi.

55. Ky Opinion nuk synon të mbajë qëndrim në lidhje me vendime të veçanta të Gjykatës Kushtetuese dhe as nuk është kompetencë e Komisionit për të interpretuar Kushtetutën e Shqipërisë.

56. Nocioni i papajtueshmërisë kuptohet si pengim i një deputeti për të kryer mandatin e tij për faktin se ai mban një pozicion (privat ose publik) i cili konsiderohet i papajtueshëm dhe në konflikt me detyrën e deputetit. Ai fokusohet në arsyet e tërheqjes së një mandati me zbatimin e ndalimit për të mbajtur një post të papajtueshëm. Një arsye e tillë mund të jetë se ka një konflikt interesi midis funksioneve.

57. Pyetjet në lidhje me mandatin e deputetit (pyetjet 1 dhe 3) kuptohen si më poshtë: “çfarë standardesh rregullojnë mandatin e një deputeti në një demokraci parlamentare përfaqësuese dhe në çfarë rrethanash një deputet mund të detyrohet të votojë në një mënyrë të caktuar. ?” Mund të konkludohet në vijim: Pajtueshmëria e të gjitha autoriteteve me vendimet e Gjykatës Kushtetuese bazohet në parimin e besnikërisë kushtetuese si element i shtetit të së drejtës. Një pajtueshmëri e tillë nuk duhet të kushtëzohet me votën e shumicës parlamentare, por është një kërkesë thelbësore e shtetit të së drejtës. Kur vendimi i një Gjykate Kushtetuese interpreton Kushtetutën si kufizim të fuqisë vendimmarrëse të Parlamentit, ky i fundit duhet të marrë një vendim në përputhje me gjykimin e Gjykatës dhe të votojë për çështjen e kufizuar të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, dhe jo edhe për mundësinë, për t’ia referuar çështjen Gjykatës Kushtetuese. Pra, Parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar, por është në gjendje të votojë vetëm për çështje që janë në kompetencën e tij.

58. Për çështjet në lidhje me standardet për dispozitat e papajtueshmërisë dhe rolin e organeve legjislative dhe gjyqësore (pyetjet 2 dhe 4, pjesa 1) mund të konkludohet në vijim. Në përgjithësi, parimi i ndarjes së pushteteve shtetërore imponon që funksione të caktuara nuk mund të mbahen nga një person në të njëjtën kohë, duke siguruar kështu integritetin dhe funksionimin e duhur të çdo pushteti (legjislativ, ekzekutiv apo gjyqësor). Në disa nga këto raste, standardet ndërkombëtare parashikojnë një papajtueshmëri absolute (për shembull të jesh deputet ndërsa të jesh gjyqtar). Në raste të tjera, lejohen përjashtime (për shembull një deputet që është pjesë e Qeverisë). Normalisht, kur një person zbulohet se ka dy funksione të cilat janë të papajtueshme me njëri-tjetrin, kjo situatë mund të riparohet nga personi – zakonisht duke zgjedhur njërën nga zyrat dhe duke i dhënë fund tjetrës. Megjithatë, në rastet kur situata nuk riparohet, pasoja e zakonshme është që personi në fjalë humbet mandatin e tij. Për sa i përket procedurës së vendosjes për papajtueshmërinë, nuk ka standarde të qarta.

59. Lidhur me praktikën shtetërore për dispozitat e papajtueshmërisë dhe rolin e organeve legjislative dhe gjyqësore (pyetjet 2 dhe 4, pjesa 2), Komisioni i Venecias ka mbledhur informacion mbi dispozitat kushtetuese për papajtueshmërinë në 12 nga shtetet e tij anëtare dhe në Bashkimin Evropian. BE).

Gjetjet e analizës tregojnë se nuk ka qasje uniforme për çështjen e papajtueshmërive dhe praktika e shteteve ndryshon në varësi të faktorëve të ndryshëm, si struktura e qeverisjes, numri i dhomave dhe parametra të tjerë specifikë të vendit. Prandaj, pyetjet e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me praktikën shtetërore mund të trajtohen me njëfarë kujdesi si më poshtë. Në bazë të materialit që Komisioni i Venecias ka shqyrtuar për këtë Opinion, konstatimi i papajtueshmërisë me mandatin e një deputeti – në nivel kushtetues – në shumicën e rasteve bëhet në bazë të funksioneve të tjera që ka deputeti. Në disa vende, aktivitetet (siç janë aktivitetet fitimprurëse) të deputetit mund të konsiderohen të papajtueshme me detyrën e një deputeti (edhe pse kjo nuk rregullohet gjithmonë në nivel kushtetues). Në shumicën e shteteve, subjektet që kanë të drejtë t’i referojnë një çështje një organi gjyqësor janë organe politike ose persona pjesë e një organi politik; dhe më së shpeshti shqyrtimi bëhet nga një gjykatë kushtetuese ose një gjykatë e zakonshme. Vetëm në disa vende, çështja e papajtueshmërisë vendoset nga organi legjislativ.

60. Pyetja për Gjykatën Kushtetuese dhe krijimin e normave të reja kushtetuese (pyetja 5) kuptohet si më poshtë: a mundet në parim Gjykata Kushtetuese të krijojë norma të reja? Mund të konkludohet se kompetenca për të krijuar norma të reja kushtetuese i takon pushtetit legjislativ dhe kompetenca për të interpretuar në mënyrë autoritative një normë kushtetuese ekzistuese i takon Gjykatës Kushtetuese, e cila merr parasysh parimet e përgjithshme kushtetuese, si qasja në drejtësi. kur interpreton dispozita të veçanta kushtetuese. Megjithatë, kufiri i saktë ndërmjet interpretimit të një norme kushtetuese ekzistuese dhe krijimit të një norme të re kushtetuese nuk është i qartë.

61. Komisioni i Venecias qëndron në dispozicion të autoriteteve shqiptare për asistencë të mëtejshme në këtë çështje.

The post Komisioni i Venecias publikon raportin në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës appeared first on Albeu.com.

Ministria e Financave publikon raportin, qeveria dështon të justifikojë me punime pagesat për inceneratorin e Tiranës
Ministria e Financave, publikoi raportin e Monitorimit të Kontratave Koncesionare, por për disa objekte si inceneratori i Tiranës raporti u ndal, vetëm te pagesat pa shpjeguar se çfarë punimesh janë bërë në objekt.

Raporti Vjetor i Përmbledhur (RVP), është një dokument i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, që përfshin mbledhjen dhe raportimin e të dhënave të ecurisë dhe performancës financiare dhe jofinanciare të kontratave të koncesionit/PPP, i cili synon të sigurojë për risqet kryesore fiskale nga kontratat e koncesionit/PPP, janë identifikuar dhe raportuar në mënyrë sistematike.

Por për shumë nga kontratat, informacioni është i pjesshëm vetëm për pjesën e pagesave, pasi autoritetet kontraktore hezitojnë të çojnë informacion të Ministria e Financave.

Inceneratori i Tiranës, që është një çështjet me të bujshme të korrupsionit që ka çuar pas hekurave zyrtarë të lartë dhe ish ministria.

Ministria e Financave, sqaroi se me vendimin të datës 28.07.2023 tё Gjykatës sё Posaçme tё Shkalles sё Parё pёr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ёshtё vendosur masa e sekuestros pёr pasuritё e shoqёrisё “Integrated Energy BV S.P.V” sh.p.k dhe shoqёrisё “Integrated Technology Servis” sh.p.k, shoqёri tё cilat administrohen nga Agjencia e Administrimit tё Pasurive tё Sekuestruara dhe Konfiskuara, nё zbatim te legjislacionit nё fuqi pёr administrimin e pasurive tё sekuestruara dhe konfiskuara.

Me ketë tagër Agjencia e Pasurive të Konfiskuara, në varësi të Ministrisë së Brendshme, do të duhet të zhvillojë punimet në objekt përderisa merr financimet ose t’i riktheje serish fondet në buxhet.

Agjencia e Pasurive të Konfiskuara e cila në ombrellën e saj ka një seri biznesesh shtetërore dhe private për të administruar po merr fondet buxhetore teksa objekti nuk po ndërtohet. Nga ky institucion nuk ka të dhëna se çfarë bëhet me pagesat, ndërsa në raportin e financave jepet raportimi i Autoritetit Kontraktor.

Sipas skedës aktuale të koncesionit për inceneratorin e Tiranës, Autoriteti Kontraktues i këtij koncensioni janë : Ministria e infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Autoritet i Përfshirë është Bashkia e Tiranës dhe Njësitë e Qeverisjes Vendore Qarku Tiranë (shiko tabelën e mëposhtme).

Vlera e investimit është 17,1 miliardë Lekë dhe Data e fillimit të kontratës është 31 Gusht 2017. o Kohëzgjatja e kontratës është 30 vjet dhe faza aktuale e projektit cilësohet “Ndërtim & Operim”.

Të dhënat e tjera nga Data Baza Lokale e Spending Data Albania tregojnë se nga data 1 janar deri më 17 prill 2024 nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave janë kryer 392,334,823 lekë pagesa (3,8 milionë euro).

Inceneratori i Tiranës, një vepër që nuk ekziston dhe procesi është nën hetim dhe sekuestro nga SPAK, do të financohet nga taksat e shqiptarëve me 1,27 miliardë lekë (12 mln euro) këtë vit, me rritje gati 20% nga viti 2023, sipas parashikimeve në buxhetin 2024.

Deri në mes të prillit janë paguar 30% e fondeve të planifikuara këtë vit për inceneratorin, teksa fondet për investimet kapitale thuajse janë bllokuar.

Të dhënat nga bilancet tregojnë se Integrated realizoi 9,9 miliardë lekë të ardhura gjatë periudhës 2017-2022, nga të cilat 2,7 miliardë lekë (23,8 milionë euro ishin fitime).

Të dhënat referojnë se përveç fondeve për investimin e inceneratorit, kompania ka përfituar pagesa nga bashkitë e Durrësit, Kavajës, Tiranës për administrimin e mbetjeve.

Bashkia e Durrësit, përbën një rast unik se si mbi gjysmën e të ardhurave që ajo mbledh vetë e shpenzon vetëm për një zë, për mbrojtjen e mjedisit (kryesisht pastrimi mbeturinave).

Në vitin 2022, të ardhurat e veta të Bashkisë (nga taksat e tarifat e taksat e ndara) ishin 1.53 miliardë lekë, me rënie 3% në krahasim me vitin e mëparshëm, sipas të dhënave nga Co-Plan.

Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen e mjedisit, erdhi pas mbylljes së depozitimit të Porto Romanos dhe dërgimit të mbetjeve në inceneratorin e Sharrës në Tiranë.

Sipas kontratës, që qeveria ka me koncesionarin e plehrave në Sharrë, kosto e depozitimit të mbetjeve është 29.05 euro/ton për të gjithë kohëzgjatjen e koncesionit.

Të dhënat nga pasqyrat financiare tregojnë se të ardhurat e integrated Energy B.V. S.P.V.” ishin shumë më të lata se, të dhënat nga thesari i Ministrisë së financave, për shkak se përveç fondeve për investimin e inceneratorit kompania ka përfituar pagesa nga bashkitë e Durrësit, Kavajës, Tiranës për administrimin e mbetjeve/ Monitor

The post Ministria e Financave publikon raportin, qeveria dështon të justifikojë me punime pagesat për inceneratorin e Tiranës appeared first on Albeu.com.