Raporti vjetor i Demokracisë Archives - Albeu.com

Raporti vjetor i Demokracisë, në Ballkanin Perëndimor Kosova renditet e para ndërsa Serbia e fundit
Instituti Suedez V-Dem, ka publikuar ditën e sotme raportin vjetor të demokracisë 2024.

Sipas  këtij raporti, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, janë “demokraci elektorale”, që është një kategori më e lartë krahasuar me vitin e kaluar.

Ndërsa Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina mbeten në “zonën gri” mes demokracive dhe autokracive.

Serbia është konsideruar si një “autokraci zgjedhore” nga V-Dem që nga viti 2014.

V-Dem dallon katër lloje regjimesh: demokraci liberale, demokraci elektorale, autokraci zgjedhore dhe autokraci të mbyllur. Disa vende janë gjithashtu në “zonën gri demokratike” ose “zonën gri autokratike”.

“Sipas vlerësimit tonë më të mirë… bota është pothuajse e ndarë në mënyrë të barabartë midis 91 demokracive (liberale dhe elektorale) dhe 88 autokracive (zgjedhore dhe të mbyllura) në fund të vitit 2023”, thuhet në raport.

Në raportin e këtij viti, Mali i Zi u bë “demokracia elektorale” për herë të parë, ndërsa Maqedonia e Veriut u kthye në këtë kategori pasi ra në “zonën gri” vitin e kaluar. Kosova është në këtë kategori që nga viti 2014.

“Sllovenia është i vetmi vend në këtë rajon që u përkeqësua sipas llojit të regjimit në vitin 2023, nga demokracia liberale në demokracinë zgjedhore, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi u përmirësuan nga demokracia elektorale e “zonës gri” në statusin e demokracisë zgjedhore jo të dykuptimtë”, thekson raporti i V-Dem.

Trajektorja e Malit të Zi ishte e “trazuar” në 2021-2022 nga shkeljet e supozuara të Kushtetutës nga Presidenti dhe një konflikt rreth përgjegjësive, por se zgjedhjet e 2023 ishin kryesisht të lira dhe të ndershme.

Bosnja dhe Hercegovina dhe Shqipëria, nga ana tjetër, kanë mbetur në “zonën gri demokratike”, që do të thotë se V-Dem nuk i konsideron rezultatet e tyre të demokracisë aq të larta sa të kategorizohen në “demokracitë elektorale”.

The post Raporti vjetor i Demokracisë, në Ballkanin Perëndimor Kosova renditet e para ndërsa Serbia e fundit appeared first on Albeu.com.