raporti i PE Archives - Albeu.com

Raporti i PE/ Jorida Tabaku: Shqetësime serioze për korrupsionin, qeverisë iu kërkua të trajtojë imunitetin e Ballukut me përparësi
Deputetja Jorida Tabaku, para se të hynte në Kuvend, tha për gazetarët se raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian adresoi shqetësimet e ngritura nga opozita.

Ajo tha se raporti përmendte si shqetësim serio korrupsionin në nivele të larta, ndërsa shtoi se adresohej qartë edhe rasti i imunitetit të Belinda Ballukut pasi socialistët e mbrojtën.

Gjithashtu, Tabaku shtoi se rekomandimet e adresuara në këtë raport duhet të shihen nga qeveria si një plan pune për të vijuar në rrugën përpara drejt integrimit në BE.

“Elementi i parë lidhet me zgjedhjet dhe sic citohet në raport të gjitha shqetësimet e OSBE ODIHR gjejnë vend edhe aty dhe bëjnë thirrje për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe territoriale me përfshirjen e opoitës. Së dyti, ngre shqetëimse serioze për luftën kundër korurpsionit, për rolin e parlamentit dhe gjykatat, dhe i bën thirrje qeverisë për trajtimin e cështjes së imunitetit me përparësi duke iu referuar rastit të ish zv kryeministres ka një pjesë të gjerë edhe për lirinë e medias, për sulmet ndaj gaztearëve dhe paditë strategjike. Flet për rolin e parlamentit, për faktin se parlamenti duhet të plotësojë rolin e tij dhe hapësirën e opozitës”, tha Tabaku.

The post Raporti i PE/ Jorida Tabaku: Shqetësime serioze për korrupsionin, qeverisë iu kërkua të trajtojë imunitetin e Ballukut me përparësi appeared first on Albeu.com.

Seanca në Kuvend, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Të diskutohet raporti i PE-së për Shqipërinë
Partia Demokratike, ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën e sotme në Kuvend, duke theksuar se në fokus të diskutimeve duhet të jetë raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian për Shqipërinë.

“Në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në mbështetje të nenit 31, pika 2, të Rregullores së Kuvendit, kërkoj ndryshimin e rendit të ditës të seancës plenare të datës 07.05.2026, ora 10:00, duke shtuar si pikë të parë: “Diskutime mbi raportin për Shqipërinë për vitin 2025, të miratuar në datën 05.05.2026 nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian”, thuhet në shkresën e firmosur nga Gazment Bardhi drejtuar Niko Peleshit.

Në raport, PE ngre disa shqetësime, pavarësisht vlerësimit pozitiv për avancimin e negociatave me BE-në.

Raporti thekson se vendi vijon të përballet me polarizim të fortë politik, probleme në procesin zgjedhor, përfshirë akuza për blerje votash dhe presion ndaj votuesve, si edhe me moszbatim të plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Sipas raportit korrupsioni mbetet shqetësim serioz në vendin tonë ndërkohë që kërkon forcim të hetimeve dhe dënimeve, sidomos në nivele të larta.

Në raport shprehet shqetësim edhe mbi keqpërdorimin e burimevë të administratës dhe polarizimi politik e diskursin përplasës që dëmton funksionimin e institucioneve demokratike.

The post Seanca në Kuvend, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Të diskutohet raporti i PE-së për Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

Tedi Blushi: Raporti i PE fakton blerjen e votave, Qeveria e ka humbur legjitimitetin
Sekretari i Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, deklaroi sot se raporti i Parlamentit Evropian fakton blerjen e votave në zgjedhjet patrlamentare të 11 majit.

Në këtë kontekst, Blushi u shpreh se Qeveria e ka humbur legjitimitetin e saj.

DEKLARATA E TEDI BLUSHIT

Konkluzioni i rëndë dhe alarmues i bërë sot në Parlamentin Europian se “strukturat kriminale nuk lejojnë ndryshimin e pushtetit në Shqipëri”, vërtetoi sot botërisht qëndrimet e drejta të Partisë së Lirisë dhe opozitës se shteti i bërë njësh me krimin shkatërroi nëpërmjet terrorizmit elektoral standardet e zgjedhjeve të 11 Majit.

Sot, nga zemra e Bashkimit Europian, u përcoll qartë mesazhi se kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin dhe se po mbahet në pushtet jo nga vullneti i qytetarëve, por nga fuqia e krimit të organizuar dhe abuzimit të përbindshëm me fondet dhe institucionet publike në funksion të axhendës politike, elektorale dhe kriminale të Edi Ramës.

Raporti i Parlamentit Europian për zgjedhjet, i prezantuar nga eurodeputeti i CDU, Michael Gahler, që udhëhoqi misionin vëzhgues në Shqipëri sqaron qartësisht se votat më 11 Maj u blenë nëpërmjet:

abuzimit me burimet publike,

presionit mbi votuesit, veçanërisht punonjësit publikë,

keqpërdorimit të aktiviteteve qeveritare për qëllime elektorale,

amnistia e minutës së fundit për gjobat e papaguara nga qytetarët, një lëvizje që perceptohet si blerje votash,

Si dhe bonusi për pensionistët, një muaj para zgjedhjeve.

Ky raport e damkos botërisht Qeverinë e Edi Ramës si një regjim që ka asgjësuar demokracinë dhe shtetin ligjor, që dhunon liritë dhe shkelmon brutalisht të drejtat themelore të njeriut.

Partia e Lirisë e përshëndet raportin e Parlamentit Europian dhe e përkrah fuqimisht propozimin për dërgimin e një misioni faktmbledhës në Shqipëri.

Këto zgjedhje të kriminalizuara nuk përmbushën asnjë standard ndërkombëtar dhe shkelën dhunshëm kriteret e Kopenhagenit dhe Partia e Lirisë është e vendosur në vijimin e betejës së saj të pakompromis për të denoncuar me fakte dhe prova manipulimin e procesit zgjedhor përmes kapjes së shtetit dhe bashkëpunimit kriminal në frikësimin e votuesve dhe manipulimin e rezultateve; përndjekjes gjyqësore ndaj liderëve të opozitës; pandëshkueshmërinë institucionale ndaj krimeve zgjedhore, të cilat qartësisht u dënuan edhe në rezolutën shumë të rëndësishme të organizatës politike më të madhe në botë, IDC-CDI.

Çdo ditë po dalin në dritë të diellit prova të pastra dhe të qarta të terrorizmit elektoral, që vërtetojnë para të gjithë shqiptarëve se si Narkoregjimi tjetërsoi në mënyrë mafioze dhe të dhunshme vullnetin e lirë të qytetarëve duke shkallmuar standardet e zgjedhjeve.

Vetëm në Narkoshtetin e Edi Ramës mund të ndodhë që të “humbin” 130 mijë fletë votimi, si 130 milion eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston.

Ky terrorizëm elektoral nuk mund të pranohet kurrë!

Shqipëria nuk mund të integrohet në Europë me “trenat bullgarë” të Edi Ramës, por vetëm duke ndjekur shinat kushtetuese dhe standardet ndërkombëtare që garantojnë votën e lirë dhe zgjedhje të ndershme.

Pa garantuar votën e lirë, themelin e demokracisë dhe shtetit ligjor, nuk mund të ketë integrim të Shqipërisë në familjen europiane!

The post Tedi Blushi: Raporti i PE fakton blerjen e votave, Qeveria e ka humbur legjitimitetin appeared first on Albeu.com.

Raporti i PE “shuplakë” Edi Ramës: Jemi të alarmuar për zgjedhjet, korrupsionin dhe ndërhyrjet në drejtësi
Këtë të mërkurë, Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian, miratoi raportin vjetor për Shqipërinë, duke ngritur alarmin për zgjedhjet në vendin tonë.

Por jo vetëm kaq, në rezolutën e tyre ata shprehin shqetësim për korrupsionin, krimin, ndërhyrjet politike në drejtësi dhe mungesën e pavarësisë së medias.

Raportuesi për Shqipërinë, Andreas Schieder, tha se vendi ynë është pararojë në negociatat për anëtarësim, megjithatë ende nuk është arritur vija e finishit.

Më poshtë njoftimi zyrtar për miratimin e raportit:

Eurodeputetët theksojnë konsensusin e gjerë politik dhe mbështetjen e fortë publike që ekziston në Shqipëri për anëtarësimin në BE, së bashku me përputhjen e plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, në një raport të miratuar nga Komisioni për Punët e Jashtme me 57 vota pro, 11 kundër dhe 6 abstenime. Më pasi ai do të kalojë për votim në seancën më të afërt plenare të Parlamentit Europian.

Nevojë urgjente për thellimin e reformave

Duke përshëndetur synimin e Shqipërisë për të përfunduar negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027 dhe progresin e bërë deri tani, eurodeputetët theksojnë nevojën urgjente për intensifikimin e reformave. Prioritetet kryesore përfshijnë forcimin e pavarësisë së gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe mbrojtjen e të drejtave themelore. Forcimi i pluralizmit dhe transparencës në media mbetet thelbësor për ndërtimin e besimit publik.

Dialogu politik dhe luftimi i ndërhyrjeve të huaja

Raporti vëren polarizimin e vazhdueshëm politik të shoqëruar me retorikë përçarëse dhe bën thirrje për një dialog politik më konstruktiv e gjithëpërfshirës. Eurodeputetët shprehin shqetësim serioz për ndikimin e huaj dashakeq, veçanërisht nga burime të lidhura me Kremlinin, që kërcënojnë institucionet demokratike të Shqipërisë dhe ambiciet për anëtarësim në BE. Ata kërkojnë më shumë qëndrueshmëri institucionale ndaj abuzimeve me financimin politik, manipulimit mediatik dhe kërcënimeve kibernetike.

Mbështetje përmes nismave të BE-së

Eurodeputetët përshëndesin Mekanizmin e ri për Reforma dhe Zhvillim prej 922 milionë eurosh të dedikuar për Ballkanin Perëndimor, i cili do të mbështesë Agjendën e Reformave të Shqipërisë sapo të përmbushen kushtet. Hapja e zyrës së Parlamentit Europian në Tiranë shihet si një hap i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve midis BE-së, institucioneve vendore dhe partnerëve të shoqërisë civile nga mbarë rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Procesi zgjedhor dhe reformat në drejtësi

Raporti reflekton mbi zgjedhjet parlamentare të majit 2025, duke i përshkruar si konkurruese, por të zhvilluara në një ambient thellësisht të polarizuar, me shqetësime për përdorimin e burimeve administrative. Eurodeputetët u bëjnë thirrje partive politike shqiptare të angazhohen për reforma zgjedhore gjithëpërfshirëse, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias.

Përparimi i bërë në reformën në drejtësi dhe hetimet për korrupsion të nivelit të lartë përshëndeten, megjithëse ndërhyrjet politike mbeten sfidë. Eurodeputetët kërkojnë përpjekje të vazhdueshme për të mbrojtur pavarësinë e gjyqësorit dhe për të rritur llogaridhënien.

The post Raporti i PE “shuplakë” Edi Ramës: Jemi të alarmuar për zgjedhjet, korrupsionin dhe ndërhyrjet në drejtësi appeared first on Albeu.com.