raporti i ekspertëve gjermanë Archives - Albeu.com

Tragjedia në Tetovë: Deri ku ka shkuar raporti i ekspertëve gjermanë?
Raporti i ardhur nga ekspertët gjermanë lidhur me zjarrin në spitalin modular në Tetovë është dërguar për përkthim profesional dhe i njëjti pritet të zgjasë disa ditë, shkaku i terminologjisë dhe përmbajtjes së tij komplekse, shkruan Alsat

Kështu thonë nga Prokuroria e Tetovës për rastin e modularit, ku humbën jetën 14 persona.

“Përkthimi i raportit pritet të zgjasë nga tre deri në dhjetë ditë, thonë prokurorët, ndërsa më pas do të merret për analizë nga ekipi i prokurorëve të kyçur në hetimin e djegies së modularit në qytetin e Tetovës”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani.

Deri më tani, për këtë lëndë janë marrë në pyetje më se 30 persona, ndërsa ka pasur raste kur edhe vullnetarisht janë paraqitur për të dhënë dëshmitë e tyre, familjarë dhe persona të tjerë të cilët kanë ndodhur aty natën e kobshme të 8 shtatorit.

Gjithashtu janë marrë në pyetje punonjës të spitalit dhe të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale si dhe nga Ministria e Shëndetësisë, bashkë me persona të kyçur në ndërtimin e modularit. Nga prokuroria thonë se raporti i ekspertëve gjermanë është tejet i rëndësishëm sepse, nga ky raport do të mund të hapen edhe pista të reja hetimi.

“Varësisht nga raporti i hetuesve gjermanë, nuk përjashtohet mundësia e hapjes së pistave të reja të hetimit, në mënyrë plotësuese, pavarësisht hetimeve që janë bërë deri më tani nga pesë prokurorët e kyçur në lëndë”, thonë nga Prokuroria e Tetovës.

Nga Prokuroria publike në Tetovë kanë sqaruar se hetimi po vonon pasi lënda është tejet voluminoze, andaj edhe merr kohë trajtimi i së njëjtës. Dyshimet fillestare janë se, zjarri ka shpërthyer nga një kabllo zgjatuese e cila është nxehur dhe ka shkaktuar zjarr. Në zjarrin që shpërtheu natën e tetë shtatorit të vitit të kaluar, humbën jetët 14 persona, 12 nga të cilët ishin pacientë dhe dy persona familjarë që kujdeseshin për pacientët e prekur me kovid. /Alsat.mk/

The post Tragjedia në Tetovë: Deri ku ka shkuar raporti i ekspertëve gjermanë? appeared first on Albeu.com.