raporti i Borrellit Archives - Albeu.com

Heqja e masave sanksionuese nga BE, Kosova pret që raporti i Borrellit të jetë pozitiv
Masat sanksionuese të vendosura nga Bashkimi Evropian vazhdojnë të jenë në fuqi, ndërsa nga Qeveria e Kosovës janë shprehur optimist që masat do të hiqen gjatë javës kësaj jave.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, para disa ditësh deklaroi se kanë informata që raporti i Josep Borrellit, do të jetë pozitiv dhe do të rekomandohet heqja e masave.

“Besojmë se do të dërgohet për aprovim në Këshill gjatë javës së ardhshme. Përmbajtja e raportit me aq sa e di unë është pozitive dhe aty do të rekomandohet heqja e masave”, është shprehur Bislimi

Që Bashkimi Evropian është vonuar me heqjen e masave e thotë edhe analisti politik, Dritëro Arifi.

Për Telegrafin, Arifi tha se Kosova tashmë ka përmbushur obligimet dhe masat duhet larguar.

“Shpresoj që raporti i zotëri Borrellit të jetë pozitiv për largimin e masave, sepse realisht Kosova ka përmbushur obligimet e veta sa i përket arsyes pse janë vendosur. Pra, masat do të duhej të largoheshin nga Bashkimi Evropian, sepse kjo do ta rriste kredibilitetin e Bashkimit Evropian, për një vend i cili tregohet pragmatist, dhe fleksibil në raport me BE-në dhe në raport me marrëveshjet për të cilat janë zotuar të dyja palët për të arritur deri te pika e largimit të masave”, theksoi ai.

Tutje, Arifi tha se “do të ishte jashtëzakonisht serioze që largimi i masave ta shtynte Kosovën të lëvizte tutje me marrëveshjet, sepse do ta kuptonte që do të shpërblehej nëse ndodhë kjo”.

Sipas tij, BE do të përcjellte këtë mesazh edhe te vendet tjera, duke shtuar se “Vendet që zbatojnë marrëveshjet do të mund të lëvizin tutje dhe drejt integrimit evropian. BE është vonuar sepse masat do të duhej të largoheshin që në momentin që e ka zbatuar marrëveshjen e Bratisllavës”.

Ndryshe, ditë më parë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në një prononcim ka thënë se ende nuk është dorëzuar raporti mbi përmbushjen e kërkesave të BE-së nga Kosova.

Siç theksoi ai raporti është ende në finalizim dhe së shpejti do t’u paraqitet shteteve Anëtare në Këshill.

“Në konkluzionet e tij të 12 dhjetorit 2023, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme rikujtoi se BE-ja është e gatshme të heqë masat ndaj Kosovës në rast të përparimit të mëtejshëm në përmbushjen e kërkesave të BE-së të shprehura në deklaratën e 3 qershorit 2023. Këshilli ftoi përfaqësuesin e Lartë, Josep Borrell që të prezantojë një raport mbi përmbushjen nga Kosova të kërkesave të BE-së”, tha Stano.

Ndryshe, vendimi për masa është marrë mbi arsyetimin se Kosova nuk ka bërë mjaftueshëm për t’i ulur tensionet në veri të vendit, në maj dhe qershor të vitit të kaluar.

The post Heqja e masave sanksionuese nga BE, Kosova pret që raporti i Borrellit të jetë pozitiv appeared first on Albeu.com.