raporte Archives - Albeu.com

Milazim Maraj ngre shqetësime për raportet Kosovë-Shqipëri dhe kërkon diplomaci në mbrojtje të interesit kombëtar
<html><head></head><body>

Veprimtari politik Milazim Maraj ka vlerësuar se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë është dobësuar, duke e lidhur këtë me ndarjen historike dhe mungesën e një qasjeje të përbashkët kombëtare.

Sipas Marajt, ndarja e zgjatur politike ka prodhuar pasoja të mëdha në marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve që jetojnë në të dy anët e kufirit.

“Duket që pasojat e ndarjes së gjatë dhe okupimit edhe më të gjatë kanë ndikuar në ndjenjat e shqiptarëve në të dy anët e kufirit. Kjo gjendje ka sakrifikuar shumë shqiptarë, patriotë me vlera të larta intelektuale, humane dhe patriotike, duke sjellë pasoja të rënda politike e diplomatike në të dy anët e kufirit”, ka deklaruar Maraj.

Ai ka theksuar se zhvillimet rajonale, sipas tij, nuk janë trajtuar përmes një politike shqiptare të bashkërenduar, ndërsa interesat kombëtare shpesh kanë mbetur jashtë vëmendjes kryesore.

“Një gjendje e tillë duket se e ka copëtuar më tej hapësirën shqiptare dhe jo për herë të parë politikanë nga Shqipëria kanë marrë vendime që kanë ngritur shqetësime për interesat kombëtare. Historia ka treguar se sa herë që politika largohet nga parimet kombëtare, pasojat i vuajnë shqiptarët në rajon”, është shprehur ai.

Duke u ndalur te hapja e një konsullate serbe në Shkodër, Maraj ka thënë se ky zhvillim duhet të shqyrtohet më thellësisht nga aspekti politik dhe historik.

“Në kohën kur Serbia po përballet me humbje të reputacionit në arenën ndërkombëtare, dalja e çështjes së konsullatës në Shkodër ngre shumë pyetje. A kanë mësuar politikanët nga historia kombëtare? Sa gjak shqiptar është derdhur për Shkodrën nga sulmet serbe dhe malazeze për ta pushtuar këtë vend?”, ka thënë Maraj.

Sipas tij, raportet diplomatike nuk duhet të ndërtohen pa marrë parasysh të kaluarën historike dhe rrethanat politike të rajonit.

“Lidhjet historike apo kulturore mes shqiptarëve dhe Serbisë nuk kanë qenë një realitet i qëndrueshëm historik. Përkundrazi, historia është shoqëruar me luftëra dhe përpjekje për të dëmtuar identitetin dhe interesat shqiptare. Prandaj çdo hap diplomatik duhet të shihet me shumë kujdes dhe përgjegjësi”, ka deklaruar ai.

Maraj ka kritikuar po ashtu mungesën e një angazhimi më të fortë të diplomacisë shqiptare për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve, me theks të veçantë te komuniteti shqiptar në Luginën e Preshevës.

“Shqipëria do të duhej të ngrinte zërin në OKB, në Bashkimin Evropian dhe në çdo institucion ndërkombëtar për të mbrojtur bashkëkombësit e saj. Ndërsa sot kemi një situatë ku duket sikur diplomacia shqiptare nuk po e luan rolin që duhet në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në rajon”, është shprehur ai.

Ai ka nënvizuar se reciprociteti duhet të shoqërohet me rezultate konkrete dhe me përfitime të prekshme për shqiptarët në rajon.

“Çfarë përfitojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës nga këto zhvillime? Ky është një pyetje që duhet të marrë përgjigje. Reciprociteti nuk mund të jetë vetëm një deklaratë politike, por duhet të sjellë barazi reale dhe mbrojtje të të drejtave të komuniteteve”, ka thënë Maraj.

Në përfundim, veprimtari politik ka bërë thirrje që interesat kombëtare të vendosen sërish në qendër dhe që diplomacia të ketë rol më aktiv.

“Shqipëria nuk arriti që për shumë vite të bëhet epiqendër kulturore dhe kombëtare e shqiptarëve. Ideologjitë politike dhe interesat e ndryshme shpesh kanë mbizotëruar mbi interesin kombëtar. Por shqiptarët që nuk përkulen dhe që vazhdojnë të luftojnë për interesat e tyre kanë ekzistuar gjithmonë dhe do të ekzistojnë”, ka përfunduar Maraj.

</body></html>

The post Milazim Maraj ngre shqetësime për raportet Kosovë-Shqipëri dhe kërkon diplomaci në mbrojtje të interesit kombëtar appeared first on Albeu.com.

Raporti: Përkeqësim i demokracisë në mbarë botën
Demokracia po përkeqësohet në gjithë botën, me shtetet që po ndërmarrin veprime jodemokratike dhe të panevojshme për të mbajtur nën kontroll pandeminë COVID-19, thuhet në një raport të publikuar më 22 nëntor.

“Shumë qeveri demokratike janë duke u kthyer prapa”, tha Instituti Ndërkombëtar për Demokraci dhe Ndihmë Zgjedhore (IDEA).

Në raport thuhet se deri në gusht të vitit 2021, 64 për qind e shteteve kanë ndërmarrë masa kundër pandemisë, që janë konsideruar si “joproporcionale, të panevojshme apo joligjore”.

Kjo organizatë, me seli në Suedi, tha se situata po përkeqësohet në shtetet që nuk janë demokratike. Regjimet autokratike janë bërë edhe “më të pacipa në represionin e tyre”, liria e shprehjes është kufizuar dhe sundimi i ligjit është dobësuar, thuhet në raport.

Sipas raportit të organizatës IDEA, numri i demokracive që kanë shënuar regres është dyfishuar në dekadën e fundit dhe veçanërisht janë përmendur Shtetet e Bashkuara, Hungaria, Polonia dhe Sllovenia.

“Kjo është koha që demokracitë të jenë të guximshme, inovative dhe të rigjallojnë veten”, tha sekretari i përgjithshëm i IDEA-s, Kevin Casas-Zamora.

Në raport thuhet se “këto dy vjet pas raportit tonë të fundit, nuk kanë qenë të mira për demokracinë”.

“Në përgjithësi, numri i shteteve që lëvizën drejt autoritarizmit më 2020 tejkaloi numrin e shteteve që po shkonin në një drejtim demokratik”, thuhet në raport, duke shtuar se në dy vjetët e fundit, bota ka humbur të paktën katër demokraci ose përmes zgjedhjeve apo puçeve ushtarake.

Në raport thuhet se në mbi 80 shtete ka pasur protesta apo veprime të shoqërisë civile gjatë pandemisë, për shkak të masave të ashpra të qeverisë. Megjithatë, lëvizjet pro-demokracisë janë përballur me represion në Bjellorusi, Kubë, Esvatini, Mianmar dhe Sudan.

Sa i përket Evropës, në shtetet ku demokracia veçse ishte në rrezik, pandemia u përdor si arsyetim nga qeveritë për të dobësuar edhe më tej demokracinë. Qeveritë jodemokratike të Evropës – që sipas raportit janë ajo e Azerbajxhanit, Rusisë dhe Turqisë – kanë shtuar praktikat e tyre represive.

“Pandemia thelloi ndarjet ekzistuese ndërmjet demokracive me performancë të lartë në Evropën Perëndimore dhe demokracive më të dobëta në Evropën Lindore dhe Qendrore”, tha Sam Van Der Staak, kreu i Programit për Evropën.

“Kjo ndarje do të vazhdojë ta sfidojë unitetin e Evropës, pasi po ashtu përballet me presion nga jashtë të superfuqive jodemokratike”, shtoi ai.

Në Azi, sipas raportit të IDEA-s, Afganistani, Hong Kongu dhe Mianmari kanë vuajtur “nga vala në rritje e autoritarizmit”. Por, erozion demokratik ka pasur në Indi, Filipine dhe Shri Lankë.

“Ndikimi i Kinës, i shoqëruar me autokracinë e saj, gjithashtu ka vënë në rrezik legjitimitetin e modelit demokratik”, thuhet në raport.

Në Afrikë, rënia e demokracisë “ka minuar përparimin e madh të shënuar në kontinent gjatë tri dekadave të fundit”. Sipas raportit, pandemia e koronavirusit ka shtuar presionin ndaj qeverive që t’u përgjigjen shqetësimeve lidhur me qeverisjen, të drejtat dhe barazinë sociale.

Në raportin e IDEA-s gjithashtu thuhet se ka pasur rënie të demokracisë në Bolivi, Brazil, Kolumbi, El Salvador dhe Shtetet e Bashkuara./REL

The post Raporti: Përkeqësim i demokracisë në mbarë botën appeared first on Albeu.com.

Më shumë se shokë? Bearti flet për herë të parë pas fotove “të nxehta” me Encën (VIDEO)
Ish-konkurrenti i Për’puthen, Beart Rexhepi, dhe këngëtarja Enca kanë qenë së fundmi në qendër të vëmendjes. Fillimisht, Enca publikoi një foto në krahët e një djali misterioz që më vonë u zbulua se bëhej fjalë për Beartin. Ai do jetë protagonist në videoklipin e saj të ri, mirëpo dyshja duken shumë të afërt me njëri-tjetrin. Artistja ndau më pas një tjetër moment nga videoklipi, një skenë tepër të nxehtë, në të cilën 25-vjeçarja shfaqet në shtrat sipër tij në momente intime.

Kaq mjaftoi që rrjeti të ziejë. Por, çfarë po ndodh realisht mes tyre? Bearti duket se i ka hedhur edhe  më shumë benzinë zjarrit. Në një intervistë për “Prive” ai është pyetur se çfarë po e lidh me Encën. Dhe përgjigja ishte: “Fillimisht një projekt!” Kështu, ai ka lënë të kuptohet se pas realizimit të projektit mes tyre mund të ketë diçka më shumë. Nëse kjo është e vërtetë apo thjesht një deklaratë për vëmendje, do e shohim në vijim.

The post Më shumë se shokë? Bearti flet për herë të parë pas fotove “të nxehta” me Encën (VIDEO) appeared first on Albeu.com.